Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 8 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,460
    Faleminderit
    18
    255 falenderime nė 230 postime

    Gjon Mili, "shqiptari gjenial"

    E Diele, 26 Qershor 2005


    GJON MILI, "SHQIPTARI GJENIAL"

    Dhe pse nje fotograf madheshtor, qe eshte cilesuar si shqiptari me i madh ne Amerike, Gjon Mili eshte njohur ne Shqiperi vetem ne rreth te ngushte fotografesh profesioniste. Vetem dy dite me pare, pas 15 vjetesh komunikim me boten u realizua ne Galerine Kombetare te Arteve nje ekspozite e pare me fotografi te zgjedhura te fotografit te madh. Nje nisme e fotografit Roland Tasho, i cili nje album te zakonshem me 32 foto nga arkivi i vet, e riprodhoi dhe e paraqiti per publikun kurioz shqiptar.

    Foto artistike realiste, ku dallohet kendveshtrimi artistik, perzgjedhja e detajeve rastesore ne dobi te nje koncepti te gjetur ne realitet e me pas pohuar prej fotografit. Portrete te posacme edhe te emrave te medhenj te Hollivudit, si; Sofia Loren, Frenk Sinatra, qe deshmojne per rendesine e madhe qe ka pasur fotografi yne ne boten e artit amerikan. Por ajo qe deshmohet si mjeshteria me e madhe e Gjon Milit, dhe si risi e tij ne fotografine boterore, sipas fotografeve shqiptare te pranishem ne ekspozite eshte puna e tij e madhe me ndricmin. Ai ishte nje shkencetar i fotografise. Duke qene edhe nje inxhinier elektrik ne profesion, Mili arriti te fiksoje edhe imazhe te levizshme, duke bere maksimumin qe mund te beje aparati per te dhene kete realitet. Thjesht duke praktikuar i pari "driten stroboskopike", te shpikur nga Harold Edgerton, me te cilin edhe bashkepunoi arriti te percjelle edhe pozicionet e ndryshme te nje pike uji duke rene etj.

    "E njoh qe nga viti 1980 kete fotograf dhe albumin e tij ma kane sjelle nga Amerika. Doja te theksoja edhe nje fakt interesant, qe Gjon Mili kurre nuk e ndryshoi emrin e tij ne Xhon, apo.Gjithmone kembenguli ta mbante emrin e tij shqiptar", thote Roland Tasho. Por nje tjeter fotograf i madh Pirro Nace eshte i vetmi qe ka vizituar shtepine e Gjon Milit ne SHBA dhe te pritet nga bashkeshortja e tij, nje ish-gazetare, fotografe. Nderkohe qe ne Kosove ka nje shkolle qe mban emrin e tij, ne Shqiperi nuk ekziston asgje. "Po mendojme qe t'i propozojme Bashkise se Tiranes qe nje institucioni te rendesishem ne Tirane t'i vihet emri i ketij artisti dhe shqiptari te madh", perfundon Tasho.

    Jeteshkrimi i "shqiptarit gjenial"

    Gjon Mili, shqiptari me origjine nga Korca, konsiderohet fotografi shqiptar me i suksesshem ne bote per 100 vitet e kaluara. Botimi ne vitin 2000 i fotografise se tij "Pikaso" ne albumin "The Photo Book" te shtepise botuese prestigjioze te Londres "Phaidon" eshte nje argument me teper per kete perfundim. Nje komision i specializuar ka zgjedhur dhe paraqitur ne kete album 500 fotografe nga 59 vende te botes me krijimet e tyre qe nga fillimet e ketij arti "rreth 150 vite me pare) deri ne fund te shekullit te kaluar.

    Po kush eshte Gjon Mili, ky fotograf i permasave boterore qe deri para 10 - 12 vitesh ishte, jo per faj te tij i panjohur dhe i padeshiruar per Shqiperine e asaj kohe? Rrjedh nga nje familje korcare dhe ka lindur ne Korce me 1904, ende pese vjec, bashke me familjen emigroi ne Rumani, ku jetoi derisa kreu shkollen e mesme, e me vone me 1923 shkoi ne SHBA. Aty u mor shpejt me artin fotografik me entuziazmin e nje artisti te ri me fantazi te begate, duke u bere specialist ne fushen e teknikave te reja te fotografimit. Pasi u diplomua ne Institutin e Teknologjise se Masashusetsit si inxhinier ndricimi, ai u dallua me punen e tij ne ndermarrjen "Westinghouse" qe prodhonte paisje elektrike. Me 1937 mori titullin profesor dhe perdori per here te pare "Flashin elektronik" dhe aty "driten stroboskopike" te shpikura nga profesori Exherton "Harold Edgerton) me te cilin edhe bashkepunoi. Emri i Gjon Milit "shqiptarit gjenial" "the genial albanian) sipas dramaturgut Shon O'Kejsi "Mili - Photographs and Recolections, Boston, 1990) permendet ne shume botime serioze ne bote mbi artin e fotografise, qofte me riprodhime te fotove te tij, po ashtu edhe me diskutime, komentime, madje edhe duke i marre si shembull per ilustrimin e perfundimeve studimore "Feininger, Gautrand, Kismarik etj) fotografi dhe studiuesi yne i njohur i artit grafik, Piro Nace shkruan per te: "Ai ishte serioz deri i rrepte per shkencen e ndricimit dhe per kerkimet fotografike" "Skena dhe Ekrani, 3/198 . Mili ka punuar si gazetar dhe fotoreporter sidomos ne revisten e njohur "Life" puna me te cilen e beri te vizitonte vende te ndryshme dhe te fotografonte figura te njohura ne to. Me 1934 hapi ekspoziten e pare vetjake, ndersa te fundit me 1980 ne Nju Jork me rastin e 75-vjetorit te lindjes, ku u paraqiten 140 fotografi nga e gjithe krijimtaria e tij. Shoqata "New York Graphic Society" botoi per nder te tij albumin "Mili - fotografi e kujtime". Ai ka levruar me sukses shume zhanre te fotografise si portretin, peizazhin, reklamen, foton dokumentare, politike, ate te arteve "teater, kinema, koncerte, vallezime, sportive) etj. Ne librin e Susan Kismaric "Americans Politicans" - photographs from 1843 to 1993 - te botuar nga "The museum of Modern Art", Nju Jork, 1994, ndermjet shume fotografive gjejme edhe dy krijime me teme politike te Milit. Fotografia "Pikaso i famshem duke vizatuar me drite" sic e quan Michel Frizot ne librin e tij "Nee History of Photography", Paris, 1998, eshte bere me sugjerimin e Milit ne vitin 1949 ne vilen Valauris ne Francen e Jugut. Atje jetonte dhe punonte piktori i madh. Mili e ka realizuar fotografine me dy shpejtesi drite. Piktori ka vizatuar ne ajer me nje llambushke nje centaur, veprim i bere ne erresire te plote me abturatorin e aparatit stroboskopik hapur, kuptohet me kohezgjatjen e duhur, pastaj pa levizur aparati dhe pa xhiruar bobina e filmit eshte mbyllur obturatori, eshte ndricuar nje mjedis "hapur dritarja ne te djathte te figures) dhe me kohezgjatje marramendesisht te shkurter "disa te mijtat e sekondes) eshte bere impresionimi mbi te njejtin kuader filmi i personit me mjedisin. Nga ky kombinim ka dale fotografia. Fotografi dhe studiuesi i shquar gjerman Andreas Feininger shprehet per fotografine se "megjithe fokusimin e persosur, jep idene e levizjes" "La nuova tecnica della fotografia, Rome, 1991). Edhe qendrimi i piktorit ne nje pozicion tejet kalimtar, e thekson idene e levizjes. Syri i djathte i piktorit, megjithese nuk eshte ne boshtin optik te fotografise, perben qendren e gravitetit kompozicional te saj ku "ngec" shikimi qe ne sekondat e para te kqyrjes se saj. Nuk eshte shikimi i qete me "sy depertues qe duken sikur cpojne letren ku jane stampuar" "G. Clavenzi, Specchio, 24. 6 2000) i fotografit te njohur amerikan Arnold Neeman bere Pikasos. Ne rastin e Mlit kemi nje sy te djathte te piktorit, fiksuar ne nje gjendje shperthyese, ne rezonance te plote me mjedisin dhe sidomos me figuren e centaurit. Fotografia e Pikasos duke pikturuar centaurin, i cili ne mitologjine e lashte greke ishte nje perbindesh gjysem njeri e gjysem kale dhe qe simbolizonte pasionet e egra dhe te papermbajtura, eshte bere afersisht ne te njejten kohe kur nje pellumb i bardhe i pikturuar nga ai ishte kthyer ne "pellumbin e paqes", si simbol i propagandes kunder luftes qe zhvillonin forcat e majta ne Europe, te udhehequra nga Bashkimi Sovjetik me demagogjine e tij tradicionale. Vertete figura e Pikasos ben t'i rritet "fusha manjetike"kesaj fotografie, por nuk duhet lene pa permendur fakti se Gjon Mili ka fotografuar edhe personalitete te tjera te shquara te artit e kultures boterore si regjisorin Hickok, aktoren Helen Vaigel "e shoqja e Brehtit), piktorin Matis, dramaturgun Shon O'Kejsi, filozofin De Kiriko, dirigjentin dhe kompozitorin Pablo Kazals, kengetarin Pol Robson, artisten Sofia Loren etj. Gjithashtu Mili eshte fotografuar nga artisti i shquar i fotografise francezi Henri Kartje - Breson, gjate nje bisede ku pasqyrohet vitaliteti i tij. Permasat e personalitetit te Gjon Milit shtohen po te kemi parasysh edhe disa fakte me karakter atdhetar si mosndryshimin e emrit dhe te kombesise si dhe perdorimin e "gjuhes shqipe, te cilen e fliste dhe e shkruante aq bukur", sic thekson P. Nace, vleresimi qe bota e artit fotografik ka bere dhe ben per fotografin me origjine shqiptare Gjon Mili, na ngjall nje krenari te natyrshme per bashkekombasin tone dhe na nxit qe te kete figure te shquar ta bejme te njohur gjeresisht ne vendin tone dhe dashamiresit e ketij arti te perfitojne nga krijimtaria e tij artistike dhe shkencore.

    Koha Jone.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,460
    Faleminderit
    18
    255 falenderime nė 230 postime

    Gjon Mili: Fotografi i dritės

    Gjon Mili: Fotografi i dritės

    Elsa Demo


    Njė dekadė pasi bota evropiane kishte parė shpėrthimin dhe utopinė e gėzimit futurist, nė Itali dhe mė pas nė Rusi, pra nė vitin 1934, Gjon Mili hap tė parėn ekspozitė personale nė vendin ku kishte shkelur 5-vjeē si fėmijė emigrant. Nėse ka ndonjė lidhje rrėnjėsh me futurizmin, fotografia e Milit, nuk ėshtė utopia, por zbatimi me sukses i shkencės dhe teknikės dhe shfrytėzimi i dritės dhe shpejtėsisė. Mili pat studiuar nė Institutin Teknologjik tė Masaēusetsit ku u diplomua inxhinier ndriēimi. “Padyshim qė Mili krijoi njė shkollė tė vetėn, sidomos nė hulumtimet e tij stroboskopike qė askush para tij nuk i kishte bėrė. Ishte pionieri i dritės stroboskopike”,- komenton Burim Myftiu fotografi kosovar, njė nga themeluesit e konkursit ndėrkombėtar tė fotografisė “Gjon Mili” nė Prishtinė. Si njohės i krijimtarisė sė Milit, ai ishte i pranishėm nė Tiranė me rastin e hapjes sė ekspozitės sė parė me riprodhime tė fotografit shqiptaro-amerikan. Mili ishte ai qė pėrdori flashin elektronik dhe dritėn stroboskopike tė shpikura nga profesori Harold Edgerton mė 1931. Njė nga krijimet ku e gjejmė kėtė dimension futurist tė Milit, e ekspozuar gjithashtu nė ekspozitėn e Tiranės nė GKA, ėshtė edhe fotoja e vitit 1942 ku ėshtė fiksuar predha e njė topi avioni kalibėr 37mm, me njė kohė ekspozimi prej njė tė miliontėn pjesė tė sekondės. Fotografi Myftiu e vlerėson nė veēanti kėtė shfrytėzim tė shpejtėsisė dhe lėvizjes qė Mili ka kapur sidomos nė skenė tek balerinėt, muzikantėt, apo sportistėt, duke na sjellė nėpėrmjet fotografisė atė qė zakonisht fotografia ėshtė e pafuqishme ta tregojė, pra tingujt, ritmin dhe vrullin.

    Intervista

    A kemi nė ekspozitėn e Tiranės njė ekspozitė qė e pėrfaqėson vėrtet dhe pėr herė tė parė krijimtarinė e Gjon Milit?
    Ekspozita e prezanton krijimtarinė e Gjon Milit nė nivel, sepse janė zgjedhur punime qė kanė lėnė gjurmė nė fotografinė artistike gjatė karrierės sė tij. Puna kuratoriale e Roland Tashos, ka qenė mė tė vėrtetė e mirė, sepse ka arritur tė marrė nga krijimtaria perlat e Milit, pra atė profil tė punės sė tij qė ka qenė mė me peshė.
    Fakti qė kėtu janė paraqitur riprodhimet, sa humbje kemi humbur nga “perlat” e artistit?
    Ky ishte njė prezantim me tė drejtė autoriale tė riprodhimit tė veprave tė Gjon Milit, mirėpo riprodhimet janė tė mrekullueshme, ndryshe nga ē’e prisja.
    Kur e keni njohur pėr herė tė parė krijimtarinė e Milit dhe ēfarė ju ka bėrė pėrshtypje?
    Kam dėgjuar shumė vonė pėr tė, jo mė shumė se dhjetė vite. Nisa tė thellohem dhe tė lexoj monografitė e tij. Mė pas morėm njė iniciativė nė Kosovė nė 2001, pėr krijimin e Konkursit Ndėrkombėatar tė Fotografisė me emrin “Gjon Mili” ku marrin pjesė artistė nga gjithė bota.
    Nė asnjė sferė tė arteve tė tjera shqiptarėt nuk janė prezantuar aq denjėsisht sa me punėn e Gjon Milit. Ai konsiderohet njė nga 100 fotografėt mė tė mėdhenj tė tė gjitha kohėrave. Ai ėshtė futur edhe nė enciklopedinė e fotografisė artistike botėrore, dhe nė pėrmbledhjen “Phaidon”, ndėr 500 fotografėt mė tė mirė, bashkė me njė foto tė Kel Marubit, “Dorėzimi i armėve”. Kėshtu qė ka dhėnė kontributin e tij dhe mburremi qė e patėm.
    Ē’rol ka drita dhe si shfrytėzohet nė imazhet e zgjedhura nga Mili?
    Gjon Mili ka qenė mjeshtėr i madh i dritės. Nėse fotografia ėshtė pikturim, vizatim me dritė, atėherė Gjon Mili ėshtė mjeshtėr i saj. Portretet e tij janė vėrtet unike, sidomos portreti i Pikasos ėshtė njė i tillė. Vetė ideja e pikturimit nė ajėr me njė burim drite ėshtė njė ide gjeniale. Mili pėrdori shumė stroboskopin qė tė krijonte fotografi qė nga ana teknike ishin njė mjeshtėri ndriēimi, pėr tė cilėn Mili kishte studiuar. Mirėpo ai u fut ndėr 100 fotografėt botėrore sidomos nė bazė tė pėrkushtimit ndaj fotografisė deri nė fund tė jetės. Gjithė shpenzimet e tij shkonin vetėm pėr fotografinė.
    Mendoni se e shteroi deri nė fund metodėn stroboskopike?
    E shfrytėzoi deri nė fund dhe nė ēdo mėnyrė tė mundshme pikturimin me stroboskop, me dritė artificiale dhe ėshtė njeriu qė ka bėrė mė shumė nė kėtė sferė. Kur pėrmendet fotografia me dritė stroboskopike dhe artificiale, ēdokujt i shkon mendja tek Mili. Ai ėshtė simbol i kėsaj lloj fotografie. Padyshim qė ai ka krijuar njė shkollė tė vetėn nė artin fotografik, sidomos nė hulumtimet e tij stroboskopike qė askush para tij nuk i kishte bėrė dhe ai mbetet pionier i saj.
    Personalisht, nuk mė bėn mė shumė pėrshtypje kjo periudhė e krijimtarisė sė tij, se sa pjesa tjetėr e punės sė tij, kryesisht portretet.
    Pėr shembull…
    Pėr shembull portreti i Pikasos qė mban njė lule nė vesh. Ėshtė portret autentik. Fotografi e mirė ėshtė njė fotografi qė nuk harrohet. Prandaj mendoj se ēdokush qė e sheh kėtė fotografi nuk mund ta harrojė, pėr rrjedhojė, as Gjon Milin. Kjo foto ėshtė shumė eksentrike, sikurse ishte edhe krijimtaria e Pikasos. Ai sigurisht ka dashur tė bėjė njė portret qė tė jetė i jashtėzakonshėm, sikurse ishte i jashtėzakonshėm Pikaso. Dhe ia ka arritur qėllimit. Ėshtė shumė konceptuale pėr kohėn kur u realizua, dhe sot mbetet shumė moderne
    Nė vitet 40-60, siē e tregojnė fotot e ekspozitės, ai ėshtė marrė shumė me artin skenik, me baletin, muzikantėt, teatrin. Ēfarė mendoni se e shtynte Milin drejt kėtij territori?
    Nė tė vėrtetė Gjon Mili do tė dallohej nė fotografimin e balerinėve, e muzikantėve tė jazz-it. Ai arriti qė tė fotografojė me prapavijė tė zezė siluetat, mirėpo tė gjitha ato kishin njė shkėlqim qė na japin njė dimension artistik, sikurse aureolat qė krijonte rreth figurave, balerinėve, duke krijuar me kėtė teknikė sende tė pėsosura, minimaliste. E zeza me tė zezė, me aureolė qark duke paraqitur vallėzimin, lėvizjen, momentin artistik.
    Ėshtė pėr tė ardhur keq qė arkivi i tij 50-vjeēar u dogj, u shkatėrrua, nė vitin 1966. Mė pas ai u deyrua tė jetonte aty ku punonte nė “Life Magazine”, sepse nuk kishte ku. Dhe prej atij momenti u rrėnua prej dėshpėrimit, deri sa ndėrroi jetė. Tė gjithė negativat e tij u zhdukėn.
    Cilat ishin marrėdhniet e tij me artistė tė tjerė tė kohės, si Pikaso, Henri-Cartier Bresson?
    Henri-Cartier Bresson ēdo herė qė e takonte Gjon Milin do t’i thoshte: je njė shqiptar i ēmendur. Ai e konsideronte vėrtet gjeni Milin, pasi shqiptari kishte njė diapazon tė gjerė nga ēdo sferė e artit nė pėrgjithėsi. Ndėrsa Mili ia kthente: Ti je njė amator. Ishte njė shaka.
    Mė ka ndodhur qė tė takoj njė fotograf tė “Life Magazine” i cili kishte punuar pėr 7 vjet bashkė me Gjon Milin. Nė Turqi jam takuar me njė nga fotografėt mė tė mėdhenj turq, Ara Gyler i cili e pat njohur personalisht Milin. Madje mė rrėfeu dhe njė bisedė mes tyre, kur Gyler kishte punuar nė “Life Magazine” dhe e pat pyetur Milin pėrse njė fotograf i madh si ai i shiste fotot e tij aq lirė. Mili i qe pėrgjigjur: kam nevojė tė jetoj. Kjo dėshmon se ishte njeri vėrtet i dalldisur pas artit dhe nuk i bėnte pėrshtypje gjė tjetėr, si psh tė bėnte pasuri.




    27/06/2005
    KATEGORIA: Kulture.Shekulli

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,460
    Faleminderit
    18
    255 falenderime nė 230 postime

    Magneti i Gjon Milit

    Magneti i Gjon Milit


    Fani Zguro


    Mė nė fund nė njė retrospektivė minimale nė hapėsirat e Galerisė Kombėtare tė Arteve. Krahas Phil Collins dhe tė tjerė. Shumė mirė vėrehen koordinimet mė tė fundit nė GKA. Magneti fillon tė tėrheqė copėzat mė tė mira dhe atmosferat kanė filluar tė shkunden me fillimin e punės rreth Bienales sė Tiranės dhe jo vetėm.
    Por le ta kthejmė lėndėn pėrsėri tek fillesa e portretit te Milit, i cili e fillon subjektin e antiromanit gati 100 vjet mė parė. Ekzaktėsisht mė 1904. Xhon Mili bebja e destinuar tė shėtisė gjysmėn e botės pėr efekte prioriteti eciklopedik pretendohet tė ketė lindur nė Korēė. Ndėrkohė qė disa veterane ende tė pasklerozuar nga skleroza mė kanė mbushur mendjen se fotografi gjenial i emigruar kohė mė parė, mban njė tjetėr territor materniteti. Fshatin Progėr nė Devoll, pranė kufirit doganor tė Kapshticės nė Bilisht. Sesa e vėrtetė ėshtė kjo, nuk di ta vėrtetoj as vetė. Fundja mėmėdheu i Arbėrit ėshtė atdheu i imagjinatave surreale dhe shpikjeve kuotidiane mė tė shfrenuara, sidomos kur kemi tė bėjmė me starė dhe fishekzjarrė. Megjithatė ajo qė vlen nė kėtė rast ėshtė edhe njėherė talenti i njė kombi, i cili herė pas herė nuk harron tė vendosė personazhet e tij diabolike nė rresht pėrbri fenomeneve tė historisė sė artit botėror. Kjo ėshtė e vėshtirė pėr t’u pranuar mediatisht around the ėorld. Por nėse hapim manualet apo projektin e kompanisė Google do tė vėrejmė se ky komb i vogėl me 3 milionė banorė sjell me njė lehtėsi tė ēuditshme heronj diabolikė: revolucionarė qė thyejnė barriera mizore, se veē kėtė dinė tė bėjnė. Mjafton tė ndalemi nė qytetin e barrikadave me slang internacional dhe hasim udhėtarė fantastikė nė kohė si A.Preljocaj, I.Kadare, I.Mula apo djaloshė qė pėrngjajnė me thembrėn e Akilit si A.Sala e I.Azizi. Pastaj bėjmė njė shėtitje me shoqėrinė turistike RYAN AIR dhe alkoolizohemi me tė tjerė guximtarė si A.Lulaj, Ahmeti, S.Xhafa, A.Paci apo njė histori si kjo.
    Nė qytetin ndėrkombėtar tė artistėve nė Paris hyjnė dy japoneze dhe mė ofrojnė njė partiturė nė shqip pėr ta pėrkthyer. Pėr habinė time tė informacionit dalloj njė emėr shqiptar si Vasil Tole psh. dhe rreshta literalė nė shqip. Bėhet fjalė pėr konkursin e kantos nė konservatorin e muzikės dhe Tole ėshtė pėrzgjedhur sė bashku me Puēinin pėr t’u interpretuar nga sopranot e reja. Gjithkush qė pretendon kompensimin e vlerave ndihet krenar, jo sepse ėshtė shqiptar, por sepse familjarizohet me vendin e tij, ndėrkohė qė ėshtė mijėra kilometra larg, dhe jo nėpėrmjet kronikės sė zezė.
    Ky duhet tė jetė magneti i heronjve qė pėr 50 vjet na i kanė ngatėrruar me kreshnikė malesh, gra nė format burrash, kanibalė ideologjish e sa tė tjera strategji makabre, pėr tė kuptuar se shqiptari nuk i rruan thepin pushkės. Por fenomenologjia e kėtij kombi ėshtė krejt tjetėr. Ajo fillon nė tryezat e rrumbullakta tė Kastriotėve dhe jo Kanunit. Nė zėrin e Marlon Brandos qė pikėsėpari e gjejmė tek Aleksandėr Moisiu. Njė inxhinier zėri do tė na e shpjegojė mė mirė se si reagon njė fėmijė disa muajsh pėrpara kėtyre zėrave. Ai tėrhiqet menjėherė nga tingulli i tyre dhe fiksohet derisa gjoksi i nėnės t’i zėvendėsojė fizikėn me biberon.
    Dhe nėse Xhon Mili do tė krahasonte lastrat e tij mė ato tė Marubit, Picasso do ta pėrdorte aparatin fotografik jo vetėm pėr kolazh me penelin, por edhe pėr njė eksperiment tė parakohshėmn rreth programit tė fotoshopit. Ndėrkohė qė perspektivėn e breshėrive tė “Matrix”-it e shohim 70 vjet mė parė nė fotogramat e amerikanit shqiptar tė birėsuar pėr t’ia kaluar elementėt pamore strukturės eksperimentale te dixhitalit. Enciklopedia e artit shqiptar aprovohet nga mitografė si Szeemman kur pėrmendet Shqipėria, ai citon: “gjak dhe mjaltė!” Ndoshta ėshtė ky magneti ynė. Tė guxojmė fundin dhe fakti qė njė komb me 3 milionė banorė ka shokuar njė planet pėr motive tė ndryshme ėshtė thjesht provė e njė gjenialiteti ą priori. Ejani nė Tiranė dhe do tė shihni projekte mė tė spikatur se ato tė Hausmanit para 200 vjetėsh. Nesėr do tė habitemi nė Defonsin e pėrshtatur nė llogoret e Bathores dhe piktori tashmė i dalė nė pension me vullnet na kujton se baballarėt nuk vlejnė vetėm si kapituj dekonspirues nė antologjinė e Xhojsit, por si mjet pėr t’a shndėrruar Tiranėn nė kryeqytetin urban tė Ballkanit ose nė mirėnjohje tė thellė kundrejt pionierėve qė nuk janė mė vetėm. Pėr mė tepėr dėrgoji Salės njė test pyetjesh dhe ai do tė tregojė se Mili ka mė shumė sekrete edhe se mbeturinat e alienėve nė Teksasin e viteve ’40, edhe se vetė projekti aziatik pėr fuēi me mbushje bėrthamore.

    27/06/2005
    KATEGORIA: Kulture.Shekulli

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,460
    Faleminderit
    18
    255 falenderime nė 230 postime

    “Korēari qė bėri Sofia Loren e Pikaso tė pozojnė pėr tė”

    “Korēari qė bėri Sofia Loren e Pikaso tė pozojnė pėr tė”

    Autori i Lajmit: Petrika GROSI


    Emigrimi e largoi nga vendlindja e tij, Korēa, qė nė moshėn 5-vjeēare. Askush nuk do tė mendonte se, mė vonė, Gjon Mili do tė bėhej njė ndėr fotografėt mė tė shquar botėrorė dhe mė i kėrkuari nė Amerikė. Yje tė asaj kohe nga fusha tė ndryshme tė artit, si: Pikaso, Marlon Brando, Sofia Loren, Frank Sinatra, presidenti Harry Truman, etj, pozonin pa asnjė kompleks pėr fotografin e talentuar shqiptar qė shpiku edhe fotografinė nė lėvizje. Nė nder tė kėtij emri, fotografi Roland Tasho ka ēelur kohėt e fundit njė ekspozitė me fotografitė e gjeniut shqiptar nė Galerinė Kombėtare tė Arteve nė Tiranė, pėr tė cilėn flet dhe nė intervistėn qė vijon mė tej.
    -Si lindi ideja pėr tė ēelur njė ekspozitė me fotografi tė Gjon Milit?
    Vjet isha i ftuar nė jurinė e konkursit ndėrkombtar “Gjon Mili” qė organizohet tashmė prej 5 vitesh nė Kosovė dhe mora vesh se Mili kishte dy pėrvjetorė, 100 vjetorin e lindjes dhe 20 vjetorin e vdekjes. Ngaqė nuk arrita tė bėja diēka nė kohėn e duhur mendova ta realizoja tani kėtė ekspozitė me foto tė kėsaj figure qė unė e njoh mirė. Nė fund tė fundit ia vlente tė bėhej kjo gjė pasi ngrihen lart shumė persona qė nuk e meritojnė, vetėm pėr arsye se ata kanė punuar e jetuar jashtė shtetit. Emri i Milit ka qenė mė shumė i njohur mes fotografėve dhe artistėve, ndėrsa nga populli historia dhe punėt e tij tė famshme nuk dihen thuajse fare. Ai hyn nė elitėn e fotografėve botėrorė, mes 100 profesionistėve mė tė mirė tė kėsaj fushe pėr shekullin e kaluar dhe ka lėnė nė albumin e 500 fotografive mė tė mira tė botės disa fotografi. Njėra nga kėto fotografi ėshtė i famshmi Pikaso qė vizaton centaurin me dritė. E veēanta e Milit ėshtė se veēse mjeshtėr i fotografisė, ai ėshtė shpikėsi i fotografisė troposkopike, (fotografisė nė lėvizje). Duke qenė inxhinier elektrik ai njihte shumė mirė dritėn dhe bazohej mbi tė dhe jo tek aparati fotografik.
    -Cilat janė disa nga fotografitė mė impresionuese qė ka bėrė Mili sipas jush?
    Pėrveē fotografive me lėvizje, Mili njėkohėsisht hynte nė elitėn e artistėve amerikanė duke punuar nė revistėn prestigjoze “Life” duke fotografuar kėshtu emra si: Frank Sinatra, Marlon Brando, Sean O.Casey, Alfred Hitchcock, Sofia Loren, presidentin amerikan Harry Truman, etj. Shumė nga kėta personazhe tė famshėm botėrorė njihen me fotografitė qė ai u ka bėrė, madje dhe atėhere ato fotografi i pėrdornin pėr pėrfaqėsimin e tyre nė publik.
    -Po lidhjet e tij me figurat shqiptare cilat qenė?
    Mili kishte lidhje me Faik Konicėn, Fan Nolin, tė cilit i ka bėrė dhe njė fotografi qė ėshtė e njohur kudo. Njė e veēantė e kėtij artisti ishte se ngado qė ai prezantohej nuk pranonte qė emri i tij tė shkruhej ndryshe, apo tė konvertohej nga Gjon nė “John”, ai e shkruante me “gj” dhe thoshte se “emri Gjon, shkruhet e lexohet vetėm nė Shqipėri. Gjithmonė ai prezantohej duke thėnė se qe “Gjon Mili nga Shqipėria”. Ai njihej me disa emra, dikush e thėrriste “Gjeniu shqiptar”, e dikush e thėrriste edhe “Fotografi i ēmendur”, e kėshtu me radhė.
    -Sė fundi, nga janė marrė fotot e kėsaj ekspozite dhe si u mundėsua hapja e saj?
    Janė 32 fotografi tė marra nga njė album i Gjon Milit, duke pasur dhe tė drejtėn e autorit nga revista “Life”. Kjo u arrit me mbėshtetjen e madhe tė Ambasadės Amerikane dhe veēanėrisht znj. ambasadore. Nė datėn 1 shtator kėto fotografi do tė udhėtojnė drejt Prishtinės pėr t’u ekspozuar edhe aty.

    Data e Publikimit: 28/06/2005

    marre nga Ballkan

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,460
    Faleminderit
    18
    255 falenderime nė 230 postime

    Mili, fotografi shqiptar dhe shpikja e shekullit

    Mili, fotografi shqiptar dhe shpikja e shekullit



    Kush ėshtė...

    Gjon Milli lindi nė qytetin e Korēės nė vitin 1904. Mėsimet e para i mori nė Rumani dhe kur ishte 19 vjeē u nis drejt Amerikės.U diplomua nė Institutin e Teknologjisė sė Masaēusetit si inxhinier ndriēimi, por gjatė kėsaj kohe ai u mor edhe me artin fotografik. Mė 1937 mori titullin "Profesor". Ka lėvruar me sukses shumė zhanre tė fotografisė, si portretin, peizazhin, reklamėn, foton dokumentare, politike, atė tė arteve etj. Ekspozitėn e parė vetjake Mili e ka hapur me 1934, ndėrsa tė fundit, mė tė zgjedhurat e gjithė krijimtarisė me 140 foto, mė 1980 nė Nju-Jork me rastin e 75-vjetorit tė lindjes. Gjon Mili vdiq nė vitin 1984, nė moshėn 79-vjeēare.

    Artisti nga Korēa, qė fitoi adhurimin e Pikassos, Prustit, Bresonit

    N ė vitin 1946, njė shqiptar nga Korēa ekspoznte fotografitė e tij nė Paris . Quhej Gjon Mili dhe ishte 42 vjeē. Fjalėn e hapjes nė kėtė ekspozitė e mbante filozofi i madh francez Zhan Pol Sartri. Sartri po thoshte se gjithēka kishte ndryshuar nė perseptimin e tij pėr fotografinė, qė kurse kishte njohur kėtė fotograf, i cili kishte lindur pėr tė bėrė revolucion nė artin e fotografisė. "Para se tė takoja Milin, isha mėsuar tė shihja vetėm ata fotografė ēapaēulė qė bėnin fotografi nga njė farė marazi, ashtu si tė vrisnin dicka. Mili nuk ka maraz. Ai nuk kėnaqet thjesht me kapjen e njerėzve tė famshėm me aparatin e tij fotografik. Ēdo fotografi e shndėrron nė studim, nė pėrvojė. Pėr tė ka aq mėnyra fotografimi, sa ka dhe tipa".Po kush ishte fotografi Gjon Mili i cilėsuar si fotograif i shekullit XX? I lindur nė qytetin e Korēės, nė vitin 1904, ai kaloi vetėm vitet e para tė fėmijėrisė sė tij nė kėtė qytet, por edhe nė Shqipėri. I larguar nga mosha 5 vjeēare, rininė e hershme, deri nė moshėn 19 vjeēare e kaloi nė Rumani. E mė tej bota e tij qe Amerika, udhėtimet e pafundme, dhe pasioni pėr fotografinė qė e ktheu nė njė nga fotografėt mė tė famshėm nė botė.

    Hapat e parė

    Vitet e para nė Amerikė, ishin tė mbushura me obligime tė zakonshme. Punė tė ēfarėdoshme, e ndonjėherė edhe fotograf amator. Studioi dhe u diplomua nė Institutin e Teknologjisė sė Masaēusetit si inxhinier ndriēimi dhe nė vitin 1937 mori titullin "Profesor". Por fotografimin nuk e la mėnjanė. Gjatė punės me fotografinė Mili kuptoi se njė nga faktorėt mė tė rėndėsishėm tė fotografimit ishte ndriēimi i duhur i objektit. Ai pėrdori pėr herė tė parė "Flashin elektronik" dhe "dritėn stroboskopike", dhe njihet si specialist nė fushėn e teknikave tė reja tė fotografimit. Nė vitet e para tė famės, punoi si gazetar dhe fotoreporter, ku mė shumė u botua nė revistėn "Life". Nė kėtė periudhė njohu dhe fotografoi shumė personalitete, mes tyre Pikason, piktorin Henri Matis, aktoren Helen Vaigel, dramaturgun Shon O'Kejsi, etj.

    Shpikja

    e shekullit

    Nė zhanret e fotografisė qė lėvroi Mili pėrmenden, portreti, peisazhi, reklama, fotot dokumentare, politike, fotot nė fusha nė dryshme tė artit, etj. Por momenti qė bėri mė shumė bujė nė jetėn e tij artistike ishte ai i vitit 1942. Kishte studiuar dhe kuptuar se mund tė arrinte diēka qė s'ishte bėrė deri mė atėherė. Gjon Mili arriti tė fotografojė predhėn e njė topi avioni kalibėr 37 mm, ndėrsa dilte nga gryka e topit, me njė kohė ekspozimi prej njė tė miliontėn pjesė tė sekondės. Ishte njė foto e bujshme. U botua nė shumė gazeta tė mėdha tė kohės, dhe komentet e shtypit ishin: "shpikja e shekullit". Njė tjetėr foto e rrallė u cilėsua ajo ku, Pikaso ėshtė fotografuar ndėrsa vizatonte nė errėsirė me dritė. E mė tej pėrmenden njė varg fotosh ku ēdo gjė ėshtė lėvizje, kėrcimtarė, personazhe nė shfaqje teatrore nė koncerte, etj.

    Personaliteti

    Kontributi i jashtėzakonshėm i Gjon milit ėshtė dokumentuar dhe vlerėsohet sot e kėsaj dite nė tė gjithė botėn. Breson, nė vitin 1980, katėr vjet para vdekjes sė fotografit tė shquar, shkruante pėr Milin: "Shoqėrimi i ngushtė me Milin pėr mua paraqet kėndelljen e shpirtit dhe fisnikėrimin e mendjes. Madhėshtia e Milit buron nga personaliteti i tij kompleks, i pėrmbushur me urtėsi filozofike dhe me pasion pėr pėrsosmėri. Studioja e tij pėr njė numėr tė madh prej nesh ka qenė Athina e Nju - Jorkut. Unė ngre nė qiell pėrkushtimin dhe profesionalizmin e tij, sikur tė kishte hyrė nėn urdhrat hyjnore 1000 vjet mė parė". Ngjan befasi ēdo informacion qė mbėrrin pėr kėtė fotograf, qė gjithmonė iu thoshte miqve tė tij tė famshėm "jam shqiptar dhe emri im shkruhet "Gjon' e jo "John' ". Por Gjon shqiptari siē e thėrrisnin tė gjithė, nuk arriti tė kthehej kurrė nė Shqipėri, tė cilėn e la nė moshėn 5-vjeēare, sepse pushteti komunist ia kishte mbyllur dyert edhe nė vitet e arta tė famės sė tij. Fatkeqesisht shqiptarėt nuk e njohėn dhe pėrjetuan famėn e tij, dhe sot, Gjon Mili nė Shqipėri, sapo ka nisur tė zbulohet.

    Pėr
    gatiti: Admirina PEĒI


    PASIONE

    Shkrimtar dhe kineast

    Veē fotografisė nė jetėn e tij artistike Gjon Mili zbuloi brenda vetes dhe aftėsinė pėr tė shkruar. Tri novelat e tij me tituj "Larg", "Ėndėrr" dhe "Nėna", tė shkruara me njė shqipe tė pastėr, janė botuar nė vitin 1929 nė revistėn "Studenti shqiptar" qė botonte Odise Paskali nė Torino. Por Gjon Mili ėshtė marrė edhe me kinematografi. Ka xhiruar me skenar tė tijin gjashtė filma dokumentarė, kushtuar veprės sė Pablo Kazals-it, Shon O'Kejs-it, Henri Breson-it etj.

    Milosao.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xhuxhumaku : 24-07-2005 mė 09:47
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,145
    Faleminderit
    81
    794 falenderime nė 648 postime
    GJON MILI- NJĖ DHURATĖ E FAIK KONICĖS

    Nė “Panteonin Shqiptar”, padyshim njė vend i nderuar u pėrket edhe Faik Konicės (1875-1942), personalitet i shquar i kulturės sonė i fillimshekullit tė kaluar dhe Gjon Milit (1904-1984), artistit shumė tė dėgjuar shqiptaro-amerikan tė fotografisė. Vendosja nė kėtė vend nderi e kėtyre dy emrave tė shquar tė botės shqiptare ėshtė rrjedhojė e nivelit tė lartė tė veprės sė tyre me ndikim tė ndjeshėm nė kulturėn shqiptare dhe botėrore. Ndonėse nė fusha tė ndryshme, Konica dhe Mili janė figura tė ndritura tė kombit, pavarėsisht se i pari mė shumė i njohur nė vend e mė pak nė botėn e jashtme, dhe i dyti jo aq i pėrmendur nė Shqipėri, por i dalluar nė kulturėn botėrore.
    Konica, eruditi dhe letrari i mėnjėanshėm nė kapėrcyell tė shekujve XIX dhe XX, ėshtė lindur nė Konicė (vilajeti shqiptar i Manastirit, sot nė shtetin grek ) nė vitin 1875 nė njė familje bejlerėsh, kurse Gjon Mili, 29 vjet pas tij , pak kilometra nė veriperėndim, nė fshatin Progėr tė Korēės. Fati donte qė tė dy tė mėrgonin nga vendlindja e tė takoheshin shumė larg, nė njė tokė e botė qė ėndėrohej nga miliona njerėz.
    Ishte viti 1923 kur nė Boston (SHBA) u takuan pėr herė tė parė dy “tė mėdhenjtė e kombit”, Konica burrė i pjekur 48-vjeēar me Milin, djalė tė rritur 20 vjeē. Pėrveē ADN-s shqiptare, tė pėrbashkėt te tė dy, ata kishin shpirt krijuesi, dhe po ashtu shquheshin pėr ndjenja tė forta atdhetarie. Pas njohjes sė drejtėpėrdrejtė, njeriu i madh i letrave shqip, dalloi shpejt te djaloshi i dobėt e me syze miopi, i sapo ardhur nga Rumania pėr t’u shkolluar, shkėndijat e njė shpirti artisti. Pėr kėtė vetė Mili shkruan :”…zura miqėsi me Faik Konicėn, njė mik i vjetėr shqiptar. Njė shkrimtar elegant, njė humanist i kulturuar dhe njė intelektual i mprehtė, Konica, nxiti interesin tim pėr artet, veēanėrisht pėr kinematografinė”. (Gj.Mili-Photographs & Recollections- Boston, 1980- faqe 18). Kėshillat e Konicės, tė cilat pa mėdyshje mund tė quhen prindėrore, nuk i mori era. Mili i ri, paralelisht me vazhdimin e universitetit pėr inxhinieri elektrike (Instituti Teknologjik i Masashusetsit, njė nga mė tė njohurit nė botė ), filloi tė ndiqte me endje filmat e rinj, i rishihte, i rindėrtonte pėrsėri skenarėt me fantazinė e tij tė begatė. Ai ėndėrronte tė shkonte nė Hollivud dhe tė bėhej i famshėm. Koha (jeta) i plotėsoi vetėm kėtė tė dytėn, madje ndoshta mė tepėr seē e kish imagjinuar, por nė njė fushė tjetėr. Kjo gjithsesi nuk do tė vinte aq shpejt dhe aq lehtė si gjithmonė arritjet madhore nė histori tė njerėzimit. Futja ndėrkohė e zėrit nė filmin kinematografik e pezmatoi edhe Milin, ashtu si shumė tė tjerė, duke menduar se kjo shpikje e re teknike do tė zbehte vlerat artistike tė kinemasė. Ndėrkohė, djaloshi nis tė fotografojė me pasion. Plotė kėnaqėsi ai shkruan :”…unė tashmė isha amator i fotografisė”( Libri i cituar me sipėr, po ajo faqe).
    Djali i ri nė kėtė periudhė fliste shumė mirė vetėm rumanisht, shqipen amtare nga mospėrdorimi e “belbėzonte”, ndėrsa anglishten po e mėsonte nė shkollė. Afrimi dhe aktivizimi me rrethet atdhetare tė shqipėtarėve tė Amerikės bėri qė nė njė kohė tė shkurtėr te djaloshi tė ripėrtėrihej aftėsia e tė folurit nė gjuhėn amtare, madje edhe tė shkruarit. Ai filloi tė mbante fjalė nė mbledhjet e degėve tė “Vatrės” me nje shqipe tė pastėr, duke kėnaqur kėshtu sė tepėrmi bashkėkombasit, si ai tė mėrguar. Nė njė fotografi (qė botohet pranė shkrimit deri tani me autor tė panjohur), e vitit 1927, paraqitet Faik Konica, atėherė kryediplomat i Shqipėrisė nė SHBA, bashkė me vatranė (antarė tė shoqėrisė “Vatra”) tė dalluar, ndėr ta me drejtorin Akile Tasi tė gazetės sė tyre “Dielli”. Pas krahėve tė Konicės qėndron “si rastėsisht” Mili i ri, i cili atėherė quhej si amerikanėt Xhon (John), ngaqė kur lindi u pagėzua me emrin Jani. Ndoshta ka qenė nga herėt e fundit qė djaloshi pėrdorte emrin e amerikanizuar, sepse nga hulumtimet nė gazetėn “Dielli” (1925-1930), pas vitit 1927, e deri sa ndahet nga jeta mė 1984, emrin e tij e shkruan vetėm “Gjon”, emėr pėr tė cilin edhe ai ėshtė i vetėdijshėm se “ e shkruajnė dhe e lexojnė kėshtu vetėm shqipėtarėt”. E kjo ishte njė kėshillė tjetėr e vyer e babait tė tij shpirtėror, Konicės.
    Mili nė mezin e viteve ’20 kishte provuar edhe artin e tė shkruarit me disa tregime tė cilat shquhen jo vetėm pėr pėrmbajtjen atdhetare, por edhe pėr gjuhėn e pastėr dhe tė pasur shqipe. Ato u botuan fillimisht nė “Dielli” e mė pas nė Itali nga studenti i atėhershėm i letėrsisė dhe filozofisė, Odise Paskali (Skulptor i Popullit), nė revistėn e tij “Studenti shqiptar” (Torino).
    Pėr marrėdhėniet e ngrohta ndėrmjet Faik Konicės dhe Gjon Milit mėsohet shumė edhe nga tri letra tė viteve 1931-32-33, qė Mili ia dėrgon shokut tė tij nė Shqipėri, Sotir Kondi. Nė ato flitet pėr shumė vizita qė ai i kishte bėrė Konicės, mikut tė tij tė madh, nė rezidencėn diplomatike tė Shqipėrisė nė Uashington. Udhėtimet e Milit nga Bostoni nė Uashington, pėrveē pėrkujdesit pėr punėt private, shoqėroheshin edhe me takimet me Konicėn, tė cilat pėrbėnin pjesėn mė tė rėndėsishme dhe mė tė kėndshme tė vizitave. Nga letra e vitit 1932 shkėpusim rreshtat:” Kėtė radhė ndejta nė Uashington katėr ditė dhe ashtu pata rast tė shkoj mjaftė kohė nė shoqėri tė z.Konica”. Nė prill 1931 i shkruan mikut tė tij ndėr tė tjera : “….nė shkurt isha nė Uashington pėr njė vizitė fare tė shkurtėr…siē sheh kisha mjaftė shokė si mysafirė tė z.Konica”. Prej tyre mėsojmė edhe pėr dreka tė shtruara me sqimė tė veēantė nga Konica pėr Milin dhe shqiptarė tė tjerė- miq tė diplomatit tė nderuar.
    Gjon Mili, pasi punoi rreth 10 vjet (1927-37) si inxhinier elektrik ndriēimi, iu pėrkushtua vetėm fotografisė. Fillon tė punojė si fotograf pranė revistės “Life” dhe shpejt u bė i pari qė zbatoi shpikjen e flashit elektronik me foto shumė tė suksesshme.
    Nė pak vite ai arriti majat e artit fotografik duke u bėrė i famshėm jo vetėm nė Amerikė, po edhe nė Europė e mė gjerė. Emri i tij, tipik shqiptar, ende sot vazhdon tė shkėlqejė nė yllėsinė e artistėve tė mėdhenj tė fotografisė artistike botėrore. E nė gjithė kėtė arritje, shkėndijėn e parė e ndezi fjala e dashamirėse e Konicės qė e kėshilloi t’i drejtohej artit. Kėshtu, mund tė themi se Gjon Mili ėshtė njė dhuratė tjetėr e madhe dhe e veēantė e Konicės pėr Kombin tone.

    Pėrgatiti: Qerim Vrioni

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 02-01-2007 mė 23:24

  7. #7
    Perjashtuar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,566
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 3 postime
    Gjon Mili, shqiptari i madh qė shpiku blicin

    NGA MAKSIM ZOTAJ

    02/02/2008-gazeta metropol

    Publikimit tė njė monografie modeste mbi fotografinė dhe elementė tė shkurtėr biografikė tė jetės sė fotografit me famė botėrore Gjon Milit, ėshtė njė detyrė pėr ēdo shqiptar. Botimi im i parė i monografisė qė bėri gazeta “Ylliria” nė Amerikė, nė mars tė vitit 2003, reagimi befasues pozitiv nga njė numėr i konsiderueshėm lexuesish, qė njėkohėsisht mė sugjeronin se do tė qe me vlerė sikur t’i hyja njė studimi tė plotė tė veprės dhe jetės sė artistit tonė me famė botėrore ishte pėr mua kėnaqėsi. Por njė ide e tillė mbetet gjithmonė diēka ngacmuese e kėrkon njė investim tė madh nė kohė. Dhe koha pėr mua ėshtė ende njė pikėpyetje. Por nė kėtė ribotim, unė megjithatė kam bėrė disa shtesa tė vogla nė kuadrin e informacioneve dhe dokumenteve tė reja qė mė kanė rėnė nė dorė vitet e fundit.

    Ē’thoshin kolegėt e tij pėr tė?

    Gjon Mili ishte njė ndėr gjigantėt e shek. XX, nė fushėn e fotografisė botėrore. Ishte inxhinier shpikės dhe njė fotograf po ashtu, i cili la gjurmė tė rėndėsishme nė fotografinė e shekullit tė kaluar. Nė njė anketim pėr fotografinė dhe fotografin mė tė mirė tė vitit 1955 nga e gjithė bota, Gjoni ynė ishte i vetmi qė cilėsohej shpikės dhe fotograf midis nėntė emrave tė tjerė tė mėdhenj nė kėtė fushė. Kam shfletuar dhe shfletoj me kėnaqėsi dhjetėra libra pėr fotografinė botėrore dhe gati nė mėnyrė absolute, drejtpėrdrejt apo shkarazi pėrmendet Gjon Mili me kontributin e tij tė pakrahasuar nė kėtė fushė. Unė nė fakt nuk dua tani qė t’i pėrmend tė gjitha kėto nė kėtė ribotim, por nė kuadrin e tė rejave, dua tė shtoj disa gjėra tė vogla qė duket dalėngadalė po shtrojnė rrugėn e njė monografie tė plotė dhe dinjitoze pėr artistin tonė tė madh. Nė edicionin e botimeve tė ndryshme dua tė veēoj librin me titull “Historia e Metropolian Operas”. Pėr ilustrim tė kėtij libri janė pėrdorur 67 fotografi tė Milit, tė bėra gjatė njė kohe relativisht tė gjatė nga mjeshtri. Le tė theksojmė, se ai kishte njė pasion tė dukshėm pėr Teatrin dhe Operėn dhe gjithashtu i la njė trashėgimi tė konsiderueshme fotografish mbi kėto aktivitete, revistės “Life”. Pėr vite me radhė, nė anketat e ndryshme Gjoni ishte nė dhjetėshen mė tė mirė dhe shpesh nė krye tė kėtyre listave.

    Nė disa intervista, tė bėra nga John Loengard, fotograf dhe editor i revistės “Life” me qendėr nė Nju-Jork, intervista qė Loengard i bėri nė kohė tė ndryshme me gjigantėt e fotografisė botėrore, si Alfred Eisensteadt, Anselm Adams, John Loengard, Dmitri Kessel, Andreas Feininger, Cornell Capa, Marta Holmes, George Silk, Gordon Parks, Carl Mydans, David E. Scherman dhe shumė tė tjerė, zbulon drejtpėrdrejt apo tėrthorazi dhe nė njė mėnyrė krejt tė sinqertė kontributin e Gjon Milit si fotograf dhe vlerat e tij tė pazėvendėsueshme. Pra, kemi njė rast gati unikal, ku kolosėt flasin me shumė respekt pėr kolosin e fotografisė botėrore, Gjon Milin. Aty gjejmė gjithashtu shumė elemente interesante dhe krejt tė panjohura tė personalitetit tė Milit si njeri, veēanėrisht nė atė tė komunikimit. Njė artist brilant, qė i jepte leksione kujtdo qė pretendonte se dinte nė kėtė fushė, por nė tė njėjtėn kohė thuhet ishte njeri me zemėr tė madhe, koleg i pakrahasueshėm dhe qė ndihmonte gjithkėnd me kėnaqėsi. I kėndshėm, i shoqėrueshėm, erudit, me njė kulturė tė gjerė enciklopedike dhe qė i impononte kujtdo kėnaqėsinė e veēantė kur kalonin kohėn e lirė sė bashku. Interesante gjithashtu ishte se Gjoni asnjėherė nuk pranoi tė bėhej anėtar i stafit tė revistės “Life”. Ai preferoi qė tė ishte fotograf nė profesion tė lirė, nėnshkroi kontrata tė veēanta dhe nuk pranoi qė pėr hatėr tė karrierės tė bėnte kompromise qė mund t’i vinin nė pikėpyetje personalitetin. Si ēdo artist, ai ēmonte pavarėsinė nė fushėn e kėrkimeve dhe atė tė krijimtarisė artistike.

    Mili dhe fotoja e famshme e “Watergatet” Nė njė pyetje qė John Loengard i bėri David E. Scherman midis tė tjerave i thotė: “Kush ishte mė i miri fotograf i revistės “Life”? Scherman pėrgjigjet shkurt: “Gjon Mili”. Dhe mė pas vazhdon me argumente.

    “Gjoni nė aspektin teknik ishte brilant. Gjithashtu, ishte artistikisht dhe emocionalisht brilant. Ai e nisi karrierėn duke fotografuar sportistė tė ndryshėm me blicin stroboskopik. Fotografonte rėnien e pikės sė ujit nė ujė, apo plumbin kur dilte nga gryka e armės. Ne gjithmonė thoshim midis nesh, nė qoftė se Mili e bėn”… Mė tej, ai vazhdon: “Mili ishte shkencėtar dhe teknikisht i paarritshėm. Dhe sikur tė mos mjaftonte e gjitha kjo, na ēmendte me cilėsinė e lartė artistike nė tė fotografuar. I padiskutueshėm, njė artist fantastik. Ēmendurisht ta thuash! Por… Ai ishte ekspert i vallėzimit, pra kuptohet i baletit po ashtu. Fotografitė e tij tė baletit tė publikuara nga “Life” janė ende tė nivelit tė paarritshėm edhe sot. Mė vonė, Gjonit iu shkrep tė fotografonte skulpturat. Dhe si pėr tė na e mbyllur gojėn pėrfundimisht, plasi skandali i Watergatet. Nė atė kohė Mili i kishte kaluar tė 70-t nė moshė, niset pėr nė Washington me njė kamerė fotografike 35 mm dhe pastaj realizon fotografinė mė tė famshme nė fushėn e gazetarisė. Betimin e John Deanit pėrpara komisionit investigues.

    Dhe pak mė tej, Scherman vazhdon: “Pra, Gjon Mili ishte fotograf i gazetarisė, i fotografisė artistike gjithashtu. Shpikės dhe teknikisht i paarritshėm, ku mbi tė gjitha unė nuk dua qė tė harroj, se ai ishte njė qenie njerėzore sensacionale, gjė qė nė fakt nuk ka tė bėjė aspak me zanatin. Kam mendimin se vetėm Alfred Eisenstaedt ndoshta mund t’i afrohej atij. Por teknikisht edhe Eisenstaedt nuk ishte i aftė sa Gjoni. Ajo qė e bėn Eisien, konkurrues me Milin, ėshtė sensi i shfrytėzimit tė kohės.

    “Eisie, kurrė nė jetėn e tij nuk bėri njė foto tė keqe, sė paku nga ato qė kemi parė ne. Nė qoftė se ti doje tė mbaroje njė punė tė vėshtirė, dėrgo Eisien dhe ai me siguri qė do ta mbaronte”.

    Silk: Mili, pionieri i “Life”

    Njė tjetėr koleg dhe fotograf i revistės “Life”, George Silk na tregon: “Papritur, duke fotografuar nė fushėn e luftės, u bėra i famshėm nė Nju-Jork. Jo sa Dmitri Kessel, ose aq mė tepėr Gjon Mili, por … nė njė rang mė tė ulėt, kuptohet. Kur mė pyesin se cilin fotograf admironi ju? Unė me qejf i pėrgjigjem nė formė shakaje: Tė gjithė!”. Dhe vazhdon: “Gjon Mili me blicin fotografik, ishte ndėr pionierėt e parė qė punoi pėr revistėn ‘Life’. Mė kujtohet njėherė kur unė shkova nė studion e tij. Ai mė pyeti nėse pėlqeja ndonjė nga fotot e tij.

    - Po, - i thashė shkurt, - fotografinė e maces.

    - Oh, foton e Blackiet, - mė pyeti, sikur nuk ishte i sigurt se bėhej fjala pėr Blackien.

    – Tamam, ia ktheva unė.

    – E kam fjalėn pėr macen e zezė! Ai duke mė parė drejt nė sy, si me lutje mė thotė: - Nuk do tė doje ndonjė nga nudot e mia, duke zbritur shkallėt?

    E pashė se nuk kishte dėshirė tė ma jepte macen e zezė. Po bėnte me dhimbje tė dukshme rolin e budallait.

    - Blackie, s’di pse mė pėlqen shumė, - i mėshova! Dhe Gjonit tė shkretė i mori mė shumė se gjashtė muaj qė tė vendoste tė mė falte njė kopje tė Blackiet!

    “Kur ti mė pyete se cilin fotograf admiroj, vetėm dy emra kam nė mendje: Dmitri Kessel dhe Gjon Milin! 3.

    Martha Holmes, njė nga tri femrat qė punoi si fotografe pėr revistėn “Life”, ishte kolege e Milit gjithashtu. E pyetur se cilin fotograf admironte mė shumė, ajo thotė: “Harry Bensoni, pėr shembull. Nė mėnyrėn e tij, si ai filloi gjithēka nga zeroja. Kjo i bėnte fotot e tij tė dukeshin natyrale dhe absolutisht tė bukura”.

    Mė tej vazhdon...

    - Gjoni? - Ah, Gjon Mili! - Ai po! - Ishte i mrekullueshėm!… Ishte shumė i mirė, por unė gjithmonė kisha njė ndjenjė hezitimi nė shpirt, dhe ende nuk e di pėrse”. Ai vazhdimisht mė thoshte: “Eja tė mė takosh. Unė do tė ndihmoj ty!” Por unė, kurrė nuk u bėra mbarė qė tė shkoja nė studion e tij pėr ta takuar, pėrveēse pas momentit tė aksidentit qė ai pati… “Njėherė fotografova njė aktor i cili po luante me njė buratin druri. I shkova Gjonit dhe ia tregova kėto foto duke i thėnė: “Ndriēimin e kam pėrdorur nė stilin e Gjonit tim”. Mendova se isha nė rregull… Ai i pa fotot e mia me kujdes, dhe papritur pyeti: “Po ku e ke dritėn e tretė”? Unė i hodha njė sy fotografive dhe e vura re se ai kishte pasur tė drejtė. Kishte pasur absolutisht tė drejtė… Aty duhej patjetėr njė ndriēim i tretė…

    Pra, siē jua pėrmenda nė fillim, John Loengard, fotograf dhe editor pėr njė kohė tė gjatė nė revistėn “Life”, autori i kėtyre intervistave, kishte synim tėrheqjen e opinionit tė “mjeshtrave” pėr ēka ata kishin arritur nė artin e tė fotografuarit. Nė intervistėn qė “Life” i bėri atij mbi eksperiencėn qė kishte me ta, njė nga pyetjet ishte e drejtpėrdrejtė pėr Milin… 4

    - Ju i keni njohur fotografėt tanė nga afėr… A pe ndonjė ndryshim kur fotografove Gjon Milin nė fund tė jetės sė tij?

    Loegrand me trishtim pėrgjigjet: “Gjoni kishte pėsuar njė aksident automobilistik, duke kaluar nga njė trotuar nė tjetrin disa vite tė shkuara nė Manhattan. Kjo ishte njė ngjarje e tmerrshme… Mili kishte trurin e gjeniut! Unė kisha kaluar orė tė tėra duke biseduar me tė, pėr artin e fotografisė me njė kėnaqėsi tė jashtėzakonshme. Ky pra, ishte Gjoni qė njihja unė. Por pėr disa arsye, pas aksidentit, ai u transformua nė njė njeri fjalėpakė… Po bėhej gjithnjė e mė vėshtirė ta bėje atė tė bisedonte si dikur. Mė nė fund, dikush qė punonte pėrditė me tė mė sugjeroi qė tė shkoja ta fotografoja dhe sa mė shpejt qė tė ishte e mundur. Mora aparatin dhe shkova nė zyrėn e tij nė ndėrtesėn e “Life&Time”. E gjeta nė zyrė dhe i thashė: “Gjon! Kam ardhur posaēėrisht pėr ty, a do tė mė lejosh tė bėj disa fotografi?

    Ai mė tha: “Mirė”. Jam i sigurt qė ai e kuptoi pse ndodhesha aty. Por unė nė fakt nuk e dija se po e fotografoja atė, pėr tė fundit herė… I thashė gati me tė lutur qė tė ulej nė tavolinėn e tij tė punės dhe ta mbėshteste bėrrylin mbi tė… Ai filloi tė lėvizte ngadalė si njeri prej akulli, nė pozicionin qė i kėrkova. Jam i sigurt se po ta shikonte vetė kėtė foto, ai do tė mė thoshte se ajo ishte patjetėr njė foto e keqe…

    - Emocionalisht isha i dėrrmuar qė tė shikoja Milin nė kėtė gjendje kaq tė rėndė. Por… ne fotografėt jemi njerėz shumė praktikė nė pėrgjithėsi. Vėshtirėsia ishte se Gjoni nuk mė pėrgjigjej dot… Dhe unė nuk isha nė gjendje qė tė bėja diēka mė shumė me kėtė rast. Ky pra, u bė shkaku qė ma bėnte tė paarritshme realizimin e njė fotografie tė mirė…

    Mbi jetėn e Gjon Milit

    Siē e pėrmendėm pak mė lart, emrin e Gjon Milit e gjejmė pothuaj nė tė gjitha enciklopeditė apo librat e historisė botėrore tė fotografisė tė shek XX. Cilėsohet “babai i (FleshLight-it)” ose blicit tė aparatit fotografik. Ai e shpiku atė, pėr ta ngritur fotografinė botėrore nė ato nivele tė mrekullueshme qė ne i gėzojmė edhe sot. Gjon Mili qė me lehtėsi mund qė ta kuptoni edhe nga emri i tij, ishte shqiptar. Mė bukur dhe mė pastėr akoma do ta thėrriste dramaturgu i madh irlandez Shon O’Kejsi: (Albanian Genius), pra gjeniu shqiptar. Konsideratė qė ai e kishte fituar me punėn e tij tė palodhur nė fushėn e fotografisė.

    Gjoni ynė pat lindur nė Korēė mė 1904-n. Mė vonė, ai sė bashku me familjen shkon nė Bukuresht tė Rumanisė, sepse prindėrit emigruan atje pėr arsye ekonomike. I ati i tij, Vasil Mili, ndėrroi jetė para kohe, gjė qė nė fakt e vuri nė vėshtirėsi familjen e Milėve. Kur Gjoni kujtonte tė atin, ai thoshte se “babai im ndėrroi jetė nė pranverėn e vitit 1917, gati gjashtė muaj pėrpara se Rumania tė merrte pjesė nė Luftėn e Parė Botėrore nė krahun e aleatėve perėndimorė. “Babai im, Vasil Mili, ose Milidi (siē e quanin ata nė Rumani), ishte njė ėndėrrimtar i madh dhe me njė sjellje krejt aristokratike. Imagjinoni, kujtonte Gjoni pėr tė atin, ai kishte dėshirė qė tė vishej me frak, duke vėnė nė kokėn e tij tė madhe njė borsalinė nga ato si tė aristokratėve amerikanė tė plantacioneve tė jugut. Gjithashtu, do ta shikoje qė tė mbante gjithmonė nė duar njė bastun tė zi me dorezė prej briri. Dhe jo vetėm kaq, por qė pėr ta kuptuar mė mirė se si lėvizte mendja e tij, mė kujtohet kur isha i vogėl, mė thėrriste shpesh qė tė mė demonstronte idetė e veta, kryesisht si ai i krijonte gjėrat nga hiēi. Ai merrte pėr shembull njė copė kompensatė tė hedhur, duke mė thėnė se prej kėsaj “hedhurine” nė dukje ne mund tė shpikim diēka krejt tė re dhe tė bukur. Pastaj pėrpara syve tė mi niste qė ta priste kompensatėn dhe gjithmonė ndėrtonte “diēkanė” qė pėrpara meje transformohej nėn pushtetin e duarve tė tij krijuese. Zakonisht, ai na bėnte lodra dhe ne fėmijėt e vegjėl luanim dhe kėnaqeshim. Pra, i parė nga ky aspekt, babai im kishte shpirtin e inxhinierit.

    Ndėrsa nėna e tij, Vitoria, ishte si tė thuash gjithēka qė Gjoni pėrmblidhte nga dashuria qė ai kishte pėr familjen, prej tė cilės ai u largua nė njė moshė relativisht tė re.

    Dramaturgu i famshėm amerikan i shek XX, Artur Miller, na e pėrshkruan pak a shumė kėshtu Milin: “Aty nga fundi i jetės sė tij, nja njėzet e ca vite mė vonė, Gjoni filloi tė mė fliste gjithnjė e mė shpesh pėr nėnėn, porositė e sė cilės sipas tij (ai Gjoni) i kishte akoma tė nevojshme. Edhe pse i kishte kaluar tashmė tė shtatėdhjetat, ai donte qė tė kishte ende sukses nė Amerikė, me qėllim qė nėna e tij, nja nėntėdhjetė e kusur vjeē, tė mund tė mburrej me djalin e saj atje larg, diku nė malet e izoluara tė Shqipėrisė.”

    Gjoni kishte gjithashtu edhe njė vėlla tjetėr me emrin Vasil (siē duket me tė njėjtin emėr si i ati) dhe motrėn me emrin Kostanca. Nė librin mbi karrierėn dhe jetėn e tij, “Gjon Mili, fotografi dhe refleksione”, botuar nga Shoqata Grafike e Nju-Jorkut, mė 1980, pėrmendet edhe njė vėlla i nėnės sė tij (dajė) me emrin Koēo, i cili kishte emigruar qysh nga viti 1914 nė Amerikė. Mė pas ishte daja Koēo qė u bė shkak pėr ardhjen e Gjonit nė “Tokėn e premtuar”. Kjo ndodhi diku aty nga 1923, dhe Mili atėherė sapo i kishte kapėrcyer tė tetėmbėdhjetat… Amerika

    Me tė zbritur nė Amerikė, Gjoni i hyri rrugės pėr t’u bėrė inxhinier. Dhe po nė kėtė fillim, ai na pėrmend njė takim mjaft interesant me Faik Konicėn. Konica, sipas Gjonit, “ishte njė shqiptar mendjemprehtė”. Nė bisedėn qė kishte pasur me tė, Konica paraqitej si njė humanist dhe shkrimtar i kompletuar. “Ai (Konica) u mundua tė mė zgjonte interesin nė fushėn e artit, veēanėrisht nė atė filmit, e cila siē thoshte edhe ai vetė, i jepte kėnaqėsi tė madhe dhe gjithmonė sipas tij kjo gjė ishte bėrė shumė sinjifikante pėr kohėn. Sidomos filmat me kartonė tė Walt Disneyt, me atė fantazinė marramendėse tė fluturimit, qė dhunojnė realen deri nė absurd dhe qė krijojnė njė tjetėr kohė dhe hapėsirė, ishte njė zbulim i jashtėzakonshėm”.

    Kjo bisedė kishte qenė shumė mbresėlėnėse pėr tė dhe megjithatė tashmė Gjoni i kishte hyrė rrugės sė fotografisė. Ai ishte regjistruar nė M.I.T (Masachuset Institute of Teknology) dhe nė studimet e inxhinierisė ai kishte kėrkuar optikėn dhe ndriēimin nė fund pėr tė mbrojtur diplomėn. Dhe po nė atė kohė ai shkonte shpesh nė kinema dhe i shikonte filmat mė shumė se njė herė. Shpesh duke parė i ndėrtonte me fantazinė e tij skenarėt dhe nė atė kohė ai sinqerisht mendonte se njė ditė do tė arrinte nė Hollivud. Por megjithatė, pasi u diplomua nė inxhinieri mė 1927-n, ai iu kthye ideve tė fillimit, dhe kjo nuk kishte tė bėnte aspak me filmin dhe Hollivudin. Kreu njė vit specializim mė vonė nė Westinghouse. Prej kėsaj ai e kuptoi se kjo gjė ishte vėrtet frytdhėnėse. Pėrfundimisht u profilizua mbi ndriēimin. Ndjeu pėrfundimisht se njohuritė qė kishte fituar nė M.I.T mbi fotografinė, po e ndihmonin shumė pėr t’i bėrė kėrkimet e tij sa mė tė efektshme mbi ndriēimin e fotografisė gjatė lėvizjes.

    Si e konceptonte Mili lėvizjen?

    Kur Gjon Mili vdiq, nė shkurt tė vitit 1984, nė moshėn 79-vjeēare, gazeta “Nju Jork Tajms” ka dhėnė njė njoftim tė shpejtė me kėtė rast. Nė kėtė njoftim thuhej se midis tė tjerash Gjonit i ėshtė gjetur nė portofolin e tij njė thėnie e vjetėr e Heraklitit, tė cilėn po mundohemi ta riprodhojmė fjalė pėr fjalė, dhe tė cilėn siē duket ai preferonte qė ta mbante gjithmonė me vete. Sentenca ishte kjo: “Gjithėsia ekziston dhe nuk ekziston, ajo ėshtė e rrėshqitshme, ėshtė nė ndryshim tė pandėrprerė, dhe largohet gjithmonė nė mėnyrė tė njėtrajtshme”. Po ta analizojmė nė mėnyrė tė kujdesshme kėtė fakt tė vogėl, Gjoni pra, ishte njė pionier i ndryshimit tė pandėrprerė tė gjėrave. Siē duket, kjo ishte ajo qė e ka shtyrė atė drejt eksperimentimit mbi objektin e dritės. Dhe provat e para tė kėtij eksperimenti, siē dihet ai i nisi nė njė kishė tė braktisur nė Montclair, Nju Xhersi.

    Kėtu mundet qė ta themi me siguri se ky ka qenė momenti i Milit, me atė fillim tė bukur pune pėr ta revolucionarizuar fotografinė, duke kėrkuar njė funksion tė ri tė saj, mė tė veēantė mbi dritės artificiale. Kėtu pra, Gjoni ynė filloi eksperimentet e tij nė njė mėnyrė krejt tė pavarur. Nė pėrpjekjet e para, ai fotografoi njė objekt nė lėvizje, me njė “fotoflash” tė ri tė sapoardhur nga Gjermania. Ky pra ishte portreti i Margaret Aue duke luajtur nė violonēel. Ishte nė fakt fjala pėr njė dritė “fotoflash” e suportuar nga njė fletė reflektuese alumini nė formėn e pjatės ose siē edhe ndryshe quhet me gjuhėn e teknikės fotografike “Strobelight”. E veēanta e saj me kėtė metodė tė re fotografimi ishte se ajo arrinte njė thellėsi mė tė mirė figure nė kuadrin e kualitetit tė fotos, duke pėrdorur natyrisht njė shpejtėsi tė re mė tė madhe nė 1/100 sek, ose 1/250 sekondės nėn prezencėn tashmė tė dritės artificiale “Strobelight”. Pra, duke u marrė vazhdimisht me eksperimente, ai filloi qė tė jepte leksione pėr fotografėt profesionistė tė cilėt donin qė pėrfitonin nga evoluimi i teknologjisė. Kėta fotografė prej Milit mėsonin nė praktikė adaptimin e kėtij mjeti tė ri dhe tė fuqishėm veēanėrisht nė fotografinė gazetareske. Dhe ja, papritur vjen viti 1937. Gjon Milin e gjejmė krah pėr krah me prof. Harold Edgerton, duke referuar nė njė simpozium mbi rėndėsinė e veēantė tė ndriēimit artificial tė fotografisė, i organizuar nga Masachusset Institute Tecnology ose (M.I.T). Mili aty referoi mbi pėrfitimet e pakufizuara qė afron pėrdorimi i dritės artificiale nė fushėn e fotografisė me ato burime tė mundshme qė shfrytėzoheshin nė atė kohė. Po aty Gjoni pati rastin qė tė diskutonte pėr mundėsinė e pėrdorimit tė dritės artificiale nė njė shpejtėsi tė re, e cili ishte e jashtėzakonshme pėr kohėn nė 1/100 000 e sekondės.

    Prof. Edgerton ishte i pėrqendruar nė fotografimin e objekteve tė vogla, si “zogun mizė” apo rėnien e njė pike qumėshti nė enėn e qumėshtit ose mė tej nė “momentin e goditjes sė topit tė futbollit”, tė cilat afronin me qartėsi deformimin nė momentin fillestar tė goditjes. Kjo gjė e mrekulloi Gjonin dhe e shtyu mė tej qė tė mendonte se koha nė tė vėrtetė mundet qė “ngrinte” nė momentin e shkrepjes sė aparatit. Tashmė dukshėm po shtrohej pyetja nė mundet qė ky mjet i ri, “flashlight”, tė pėrdorej pėr qėllime kaq mondane siē ėshtė pėr shembull fotografia e gazetarisė apo ajo e reklamave? Duke eksperimentuar me kujdes “flashlightin”, Gjoni kuptoi se ai ishte nė gjendje qė ta revolucionarizonte fotografinė nė lėvizje. Dhe u bind se ai ishte i vetmi qė mund ta bėnte kėtė gjė.

    Me revistėn “Life”

    Nė kėtė periudhė qė po flasim, revista e sapodalė “Life” nė mė pak se njė vit nga numri i saj i parė, po blihej me shpejtėsi tė madhe nė tė gjitha kioskat ku dilte zakonisht shtypi i pėrditshėm. Pėr publikun amerikan, siē duket aplikimi i “Fotojournalizmit” dhe aventurat me kartonė u pritėn me entuziazėm tė madh.

    “Sipas propozimit tim, kujton Mili, prof. Edgerton dhe tė dy bashkėpunėtorėt e tij, Keneth Germeshausen dhe Herbert E. Grier, pranuan qė tė mė furnizojnė me bateri tė fuqishme pėr eksperimentimet e mija tė mėtejshme me ‘flashin elektronik’”. Dhe nė fakt, furnizimin e mori nė njė kohė fare tė shkurtėr, nė punė javėsh. Mbas disa muajsh pune kapitėse eksperimentuese, Gjoni ishte nė gjendje qė me njė tufė fotografish nėn sqetull tė paraqitej nė zyrat e revistės “Life”. Atėherė ai ende punonte dhe eksperimentonte nė kishėn e braktisur tė Montclearit nė Nju-Xhersi. Njė vit mė pas, mė 1938, ai pati njė ngarkesė tė jashtėzakonshme pune dhe midis tė tjerash nėnshkroi gjashtė kontrata tė ndryshme pune vetėm me “Life”. Kjo i nxori fotografit shqiptar nevojėn pėr njė studio mė tė madhe dhe mė tė kompletuar nga ana profesionale, diku nė Nju-Jork. Dhe ky shans fatlum pėr tė, falė edhe mbėshtetjes dhe bashkėpunimit tė ngushtė me “Life”, ju paraqit shumė shpejt. Nė njė ndėrtesė pesėkatėshe qė ndryshe njihej si “Galeria e Artit Amerikan”, pranė tė famshmit “Flatiron” nė rrugėn Nr. 23 nė Manhattan, aty ku dhe kryqėzohen Broduej me tė pestėn Avenju, u vendos studioja e re e Gjon Milit. Ishte tamam 1 marsi i vitit 1939.

    Madhėsia e kėsaj studioje dhe hapėsira e “pafund” e bėnin Gjonin qė tė ndihej i ngazėllyer nė maksimum. Ai shikonte me sytė e mendjes hapėsirėn dhe dritėn, e nuk e llogariste aspak pluhurin e trashė tė dyshemesė i cili ngrihej si njė re tymi, kur ai filloi qė tė kėrcente dhe tė vallėzonte nga gėzimi. Superintendenti i pallatit, duke kundruar dalldinė time thoshte: “Mili, me ca sy qė dukshėm shprehnin habi dhe dyshim nė tė njėjtėn kohė, kėrkoi menjėherė qė t’i bėja njė portret. Mė vonė, po ky do tė mė thoshte se sipas rradakes sė tij unė as qė do tė arrija qė t’i bėja tre muaj nė njė studio tė madhe si kjo. Po sipas tij, qiraja ishte e lartė dhe me sa shihte tek unė, qysh nga dita e parė qė unė nisa qė tė tundem pėrpara syve tė tij nga gėzimi, i mbusha mendjen se isha vėrtet i lojtur nga fiqiri”.

    Sipas Milit: “Ky njeri i mprehtė me emrin Dick Ahearn, mori njė portret prej meje si i thonė, pa filluar unė ende nga puna dhe pastaj mė zgjati ēelėsat e studios sė re. Dhe arsyeja gjithmonė ishte sipas tij thjesht qė ta kishte ‘njė foto tė mirė’ prej meje. Dhe kjo sipas tij, pėr sa kohė ai ishte ende i pashėm, duke ua dėrguar tė afėrmve nė Irlandė sa pa u plakur mirė”. Qė prej kėtij momenti filloi pėr Gjonin karriera e tij tepėr e suksesshme me “Life” qė mė vonė do ta kishte zili ēdo fotograf nė botė. Aty pati shpėrthime tė jashtėzakonshme tė talentit tė tij, udhėtoi kudo nėpėr botė nė kėrkim tė portreteve, pėrfshi kėtu disa nga figurat mė nė zė tė asaj kohė. Midis tyre nė listėn e Gjon Milit pėrfshihen emra muzikantėsh, piktorėsh, dramaturgėsh, filozofėsh, kėrcimtarėsh me famė, apo boksierėsh, atletėsh, etj. Pėr tė, siē pėrmendet shpesh edhe nga ai vetė, “ishte me njė rėndėsi shumė tė madhe qė faktori kohė tė ndalonte nė celuloid”. “Gjė e cila lėvizte nė mėnyrė tė njėtrajtshme dhe largohej pandėrprerė”.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    9,308
    Faleminderit
    267
    366 falenderime nė 341 postime

    Pėr: Gjon Mili, "shqiptari gjenial"

    Intervistė e vitit 1946, me Gjon Milin: Fotografi mė i shpejtė nė botė

    Aurenc Bebja - Telegraf

    “Le Franc-tireur” ka botuar tė premten e 4 tetorit 1946, nė faqen e dytė, njė intervistė tė Gjon Milit, fotografit shqiptar me famė botėrore. Intervista ėshtė si mė poshtė.

    Mbretėrimit tė kartolinės po i vjen fundi: Gjon Mili, fotograf i shpejtėsisė

    Nga: André Jean

    – Ju keni lindur nė U. S. A.?

    – Jo. Nė Shqipėri nė 1904. Nė Rumani deri mė 1923. Pastaj Nju-Jork dhe menjėherė nė shkollėn e Bostonit…

    Gjon Mili shtriu kėmbėt e tij tė gjata poshtė tryezės sė zyrės e cila ndodhej nė njė ndėrtesė tė rėndėsishme e tė denjė tė “Place de la Concorde”.

    Pamja e tij ndryshuese ėshtė e efektshme pėr shpejtėsinė; me njė hundė aerodinamike, mustaqe tė vogla duhet tė jetė nė gjendje tė tėrhiqet si ingranazhi i uljes sė njė avioni Thunderbolt. Gjon Mili ėshtė fotografi mė i shpejtė nė botė, i cili ju qėllon i gjallė me aparatet e tij tė komplikuara. Siē e thotė qartė dhe fatmirėsisht Jean-Paul Sartre, nuk bėhet fjalė qė pėr tė tė jesh njė i fotografuar “normal”, “njė i vdekur i balsamuar, i lyer me hiposulfit…”.

    Kjo ėshtė njė histori tjetėr.


    Dhe, Mili, nė njė gjendje tė mirė, ėshtė i gatshėm ta na e tregojė.

    – Nė Boston, unė ndoqa mėsime qė do tė mė mundėsonin postin e “fotografit inxhinier”. Ju nuk keni asgjė tė ngjashme nė Francė, besoj. Gjatė disa viteve, nė mėnyrė metodike shtyva njohuritė e mia nė optikė, teknikė fotografike, energji elektrike, kimi dhe fizikė. Pastaj hyra nė Westinghouse si “inxhinier kėrkimesh” nė seksionin e studimeve tė dritės. Kam punuar atėherė me H. E. Edgertonin i cili sapo kishte shpikur llambat speciale tė cilat mė lejojnė sot tė arrij rezultate mjaft tė jashtėzakonshme. Procesi ėshtė ai qė konsiston nė prodhimin nė njė tub tė vogėl njė blic shumė tė fuqishėm, por tė njė shkurtėsie qė mund t’ju befasojė.

    – 1 / 1.000 e sekondės ? …

    – Shumė mė shpejt. Kėto llamba lejojnė “blice” qė variojnė nga 1/1.000 e deri nė tė miliontėn e sekondės. Me kėtė zbulim shkencor, unė isha nė gjendje tė shtyja shumė mė tej kėrkimet e mia artistike.

    – Studioja juaj ėshtė nė Nju-Jork apo nė Kaliforni ?

    – Nė Nju-Jork, 6 East 23 rd. Ėshtė njė nga mė tė mėdhatė nė botė. Ne ishim nė gjendje tė realizonim filma aty – gjashtė vitin e kaluar. Hans Richter po xhiron nė tė njė film surrealist.

    – Bėjnė ende filma surrealist nė Shtetet e Bashkuara ?

    – Sigurisht. Dhe qė do t’ju pėlqejnė, jam i sigurt.

    Gjon Mili shikon lart dhe ky fotograf i pajisur mirė lėshon disa ide nga tė cilat mund tė frymėzohen amatorėt mė tė pėrulur, pronarė tė kutive katrore me objektivė akromatikė.

    – Fotografia nuk ėshtė pikturė. Fotografia ėshtė njė mėnyrė e mrekullueshme pėr tė kapur “njė moment”. Fotoja ėshtė ēasti. Dhe, duke shkuar mė tej, u pėrpoqa nė disa nga punimet e mia tė krijoja “njė fjali fotografike”, falė sekuencave tė mbivendosjeve tė llogaritura.

    – Pa dyshim, Mili. Por, nė Francė, fotografėt tanė mė tė mirė hasin pengesa. Ėshtė e vėshtirė tė shkosh shumė larg me pajisje tė rralla dhe nė pamundėsi materiale pėr tė marrė mjetet moderne pėr tė cilat mė keni folur.

    – Unė e di atė. Dhe unė i admiroj aq mė shumė miqtė e mi nė Evropė tė cilėt me pajisje tė dobėta shpesh marrin rezultate tė shkėlqyera: Bressai (Brassaļ) pėr shembull. Teknika amerikane ėshtė shumė e pėrparuar, natyrisht…

    Mili afrohet nė dritare dhe shikon dritėn delikate duke luajtur mbi gurėt e vjetėr tė Place de la Concorde.

    – Nė Paris, megjithatė, pėrfundon ai, ju keni njė avantazh tė madh: kryeqyteti juaj ėshtė njė qendėr unike pėr tė krijuar dhe shpikur…

    Duhet tė shkoni e tė shikoni ekspozitėn e tė fotografuarve tė Gjon Milit e cila sapo ėshtė hapur nė 46 rue du Bac. Fo tė zbuloni se ēfarė na rrėfen objektivi i paepur i Milit pėr z. Paul Boncour, duke bėrė thashetheme rreth paqes tė z. Truman, bekuesit “Babitt”, tė z. Eden, nxėnėsit tė vjetėr tė Eton-it, tė z. Molotov duke bindur Kongresin mbi vullnetin e mirė tė BRSS-sė. Ju do tė shihni njė xhongler me topa, i kapur nė mėnyrė flagrante, me shpejtėsinė e 15 “blicave” pėr sekondė, ku secili blic pėrfaqėson 1/30.000 e sekondės. Ju do tė mėsoni se si njė thikė pret ujin, si shiu godet ēadrėn, sesi njė zezak luan daulle, sesi njė vezė pėrhapet nė tigan… Dhe, do tė kuptoni, me Gjon Milin, se fotografia ėshtė “njė art qė lėviz”… /Darsiani/

    https://telegrafi.com/intervista-e-v...pejte-ne-bote/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 06-10-2020 mė 11:08

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •