Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet nė Bllog
    17

    Kungata Hyjnore

    Botuar nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė

    TIRANĖ, 1997


    Autori: Dhimitėr Beduli
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet nė Bllog
    17
    Pasqyra e lėndės


    I. Kisha Orthodhokse dhe Kungata Hyjnore............ 7
    1. Nevoja e Kungatės Hyjnore........................ 7
    2. Kungata Hyjnore, pjesė dhe qėllimi
    kryesor i Liturgjisė Hyjnore........................ 9

    II. Sa herė duhet tė kungohemi .................... 12
    1. Ē'thotė Zoti vetė............................... 12
    2. Ē'thotė Apostull Pavli...........................13
    3. Ē'thonė Etėrit e Shenjtė........................ 14
    4. Njė zakon i parregullt qė duhet mėnjanuar........19

    III. Pėrgatitja pėr kungim ........................ 22
    1. Dėshira pėr Kungatėn Hyjnore ................... 24
    2. Kontrolli i vetvetes "prova".....................25
    3. Rrėfimi..........................................2 8
    4. Mė shumė dashuri pėr Zotin dhe tė afėrmin....... 29
    5. Lutje e pėrulėsi.................................32
    6. Shpresėtari dhe frikė........................... 35

    IV. Nė kohėn e kungimit.............................21
    1. Mėnyra e paraqitjes sė besimtarėve
    para Kupės sė Shenjtė...............................37
    2. Prifti dhe kungimi i besimtarėve ............... 38
    3. Nėna dhe Kungata Hyjnore........................ 39
    4. Disa sqarime qė duhen pasur parasysysh.......... 40

    V. Disa urata nga shėrbesa e pėrgatitjes pėr
    kungim dhe e falenderimit pas kungimit..............41

    Para Kungimit.......................................42
    Pas Kungimit........................................44

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet nė Bllog
    17
    I. Kisha Orthodhokse dhe Kungata Hyjnore


    1. Nevoja e Kungatės Hyjnore

    Nė Kishėn tonė Orthodhokse ka dy Mistere tė Shenjtė tė lidhur ngushtė me njėri-tjetrin: Pagėzimi dhe Eukaristia Hyjnore.
    Pėr tė parin, pėr Pagėzimin, Zoti tha: "Me tė vėrtetė, me tė vėrtetė po tė them: nėse ndonjė nuk do tė lindet prej uji dhe prej shpirti, nuk do tė mund tė hyjė nė mbretėrinė e Perėndisė" (Joan. 3:5). Pėr tė dytin, pėr Eukaristinė Hyjnore, Zoti shtoi: "Me tė vėrtetė, me tė vėrtetė po ju them: po tė mos hani Trupin e Birit tė njeriut, dhe po tė mos pini Gjakun e Tij, nuk do tė keni jetė nė veten tuaj" (Joan. 6:53).
    Dhe, sikurse pa Pagėzimin ėshtė e pamundur qė njeriu tė bėjė njė jetė shpirtėrore dhe tė shpėtojė, po kėshtu edhe pa ngrėnė Trupin dhe pa pirė Gjakun e Birit tė njeriut ėshtė e pamundur tė rrojė si duhet shpirtėrisht e tė shpėtojė. Sepse, Pagėzimi lind jetėn, ndėrsa Kungata Hyjnore ushqen dhe mban jetėn e lindur nga Pagėzimi, sikurse shprehet pėr kėtė Shėn Joan Gojarti, duke thėnė: "Jo mė kot dhe as rastėsisht kanė dalė kėto burime, por nga qė mbi tė dy kėto qėndron Kisha dhe besimtarėt rrojnė, duke u rilindur (duke u pagėzuar) me anėn e ujit dhe duke u ushqyer me gjakun dhe me trupin (me Kungatėn Hyjnore) (Bisedė 85, par.3. nė Ungjillin sipas Joanit).
    Por, ekziston dhe njė ndryshim ndėrmjet kėtyre dy mistereve bazė. Pagėzimi bėhet vetėm njė herė (Efes. 4:5), kurse Kungata Hyjnore kryhet vazhdimisht dhe pėr ditė (I. Kor. 11:26).
    Prandaj, kur Zoti u dorėzonte kėtė mister nxėnėsve tė Tij, nuk tha nė formė kėshilluese: Kush tė dojė, le tė hajė Trupin tim dhe kush tė dojė, le tė pijė Gjakun tim, siē kishte thėnė herė tė tjera, por ua tha nė mėnyrė urdhėruese: "Merrni, hani, ky ėshtė Trupi im" dhe "Pini prej kėtij tė gjithė, ky ėshtė Gjaku im". Domethėnė, qė me ēdo kusht duhet tė hani Trupin Tim e tė pini Gjakun Tim. Dhe shton: "Kėtė ta bėni pėr kujtimin tim" (Lluk. 22:20). Domethėnė, "kėtė Mister po jua dorėzoj ta kryeni jo vetėm njė, apo dy apo tri herė, po vazhdimisht pėr kujtim tė pėsimeve tė mija, tė vdekjes sime dhe pėr tėrė sa bėra unė pėr ju." Pra, fjalėt e mėsipėrme tė Zotit kėshillojnė qartė dy kushtet e domosdoshme tė kungimit: tė parin, qė ėshtė urdhėr dhe porosi e prerė pėr t'u kunguar dhe tė dytin, se kjo duhet kryer vazhdimisht.
    Dhe ne e kemi pėr detyrė tė zbatojmė me rigorozitet porositė dhe vendimet e Zotit, pėr tė siguruar njė jetė shpirtėrore sipas Tij.
    Apostujt e Shenjtė, duke zbatuar porosinė urdhėruese tė Zotit tonė Jisu Krishtit: "Kėtė ta bėni..." si edhe: "Merrni hani... Pini prej kėtij tė gjithė", se pėrndryshe "nuk do tė keni jetė nė veten tuaj" (Joan. 6:53), kur filluan tė predikojnė, mblidheshin herė pas here nėpėr shtėpi me besimtarė tė Kishės sė parė, fshehurazi, nga frika e judenjve, dhe i mėsonin Fjalėn e Zotit. Dhe, siē tregon Ungjillori i Shenjtė Lluka nė "Veprat e Apostujve", si faleshin mirė e mirė, pastaj kungoheshin. "Qenė, thotė ai, gjithnjė bashkė nė pritje tė mėsimit tė apostnjve, nė pjesėmarrjen nė tė thyerit e bukės dhe nė lutje" (Vep. Ap. 2: 42).
    Qė kjo porosi e prerė e Zotit tė ruhej e tė mbahej edhe nga breznitė e ardhėshme tė tė krishterėve e tė mos harrohej, Apostujt e Shenjtė e kanė kodifikuar nė kanonet qė i lanė Kishės.


    2. Kungata hyjnore, pjesė dhe qėllimi kryesor i Liturgjisė Hyjnore

    Po t'i hedhim njė vėshtrim me kujdes Liturgjisė Hyjnore, do tė shohim se si qėllim kryesor ka Kungimin e besimtarėve me Misteret Hyjnore.
    Kėshtu p.sh. nė uratėn, e cila quhet "e besimtarėve", lexojmė: "Dhe jepu atyre (domethėnė besimtarėve) gjithnjė me frikė dhe dashuri tė tė adhurojnė pa faj dhe tė marrin pjesė pa dėnim nė Misteret e Tua tė Shenjta"
    Nė uratėn pas kryerjes sė Mistereve shkruhet: "qė kėto tė bėhen pėr ata qė kungohen, pėr pastrim shpirti dhe ndjesė mėkatesh".
    Nė uratėn para Kungimit theksohet: "dhe bėna tė denjė me dorėn tėnde tė fortė tė marrim Trupin tėnd tė kulluar dhe Gjakun tėnd tė ēmuar dhe me anėn tonė, t'ia japim gjithė popullit".
    Po Himni Keruvik? A nuk ėshtė ky njė pėrgatitje e vėrtetė pėr Kungatėn Hyjnore, kur thotė: "Ne qė simbolizojmė mistikėrisht Keruvimet, dhe qė i kėndojmė Trinisė jetėbėrėse himnin trishenjtor, le tė largojmė prej nesh tėrė kujdesin pėr jetėn; qė Mbretin e tė gjithave tė presim, tė pasuar padukurisht prej rreshtave engjėllore".
    Gjithashtu, thirrjet me zė tė lartė tė meshtarit, si organ tė Zotit, "Merrni hani, ky ėshtė Trupi Im" dhe "Pini prej kėtij tė gjithė, sepse ky ėshtė Gjaku Im" a nuk tregojnė sė ne thirremi tė hamė e tė pimė prej tyre?
    Dhe, kur prifti, duke mbajtur Kupėn e Shenjtė me Trupin dhe Gjakun Jetėbėrės tė Zotit, del te Dera e Bukur dhe, duke ia treguar kėtė popullit, e fton atė pėr kungim dhe thotė me zė tė lartė:
    "Me frikė Perėndie, besim dhe dashuri afrohuni", ē'gjė tjetėr tregon kjo, veē detyrės qė kemi pėr t'u kunguar?
    Pas marrjes sė Kungatės Hyjnore, edhe prifti, edhe besimtarėt, a nuk falėnderojnė Perėndinė pėr kėtė Hir tė madh tė Kungatės Hyjnore, qė u bėmė tė denjė tė marrim? Pra, prifti me zė tė lartė thotė: "Drejtė. Si u kunguam me Misteret Hyjnore tė frikshme, tė shenjta, tė kulluara, tė pavdekshme, qiellore dhe jetėbėrėse tė Krishtit, le tė falenderojmė Zotin siē i ka hije".
    Kungata Hyjnore, pra, me Trupin e kulluar dhe Gjakun e ēmuar tė Zotit dhe Shpėtimtarit tonė Jisu Krishtit, ėshtė ajo qė mban qenien tonė shpirtėrore dhe e fuqizon atė pėr tė kryer porositė e Zotit dhe ēdo virtyt tjetėr: ėshtė ushqimi i vėrtetė i shpirtit dhe i trupit, siē thotė vetė Zoti: "Trupi Im ėshtė me tė vėrtetė ushqim dhe Gjaku Im ėshtė me tė vėrtetė pije" (Joan 6:55).
    Pėr Kungatėn Hyjnore kryhet dhe Liturgjia Hyjnore. "Nė Liturgjinė Hyjnore, - thotė i hirėshmi Nikolla Kavasila, - kryhet kthimi i Dhuratave tė Shenjta nė Trup dhe Gjak Hyjnor, si edhe shenjtėrimi i besimtarėve nėpėrmjet tyre".
    Liturgjia Hyjnore kryhet pėr shenjtėrimin tonė dhe shenjtėrimi jepet me anėn e kungimit me Misteret e kulluara, siē theksohet qartė nė uratėn, e cila thuhet pa zė pas shenjtėrimit: "Qė tė bėhen pėr ata qė kungohen, gatishmėri shpirti, ndjesė mėkatesh, pjesėmarje tė Shpirtit Tėnd tė Shenjtė, pėrmbushje tė Mbretėrisė sė Qiejve, paraqitje pa drojtje pėrpara Teje, jo pėr gjykim apo dėnim", gjė qė tė jep tė kuptosh se ata qė nuk kungohen, nuk shenjtėrohen, megjithėse mund tė vijnė nė Kishė pėrditė.
    Nga sa u thanė, rezulton se ēdo i krishterė orthodhoks, po s'pati ndonjė ndalesė pėr shkak mėkatesh, tė kungohet. Sepse, kungimi i shpeshtė ėshtė i domosdoshėm pėr tė mbajtur jetėn tonė shpirtėrore. Po shpjegohemi, p.sh. pėr ruajtjen e jetės sė njeriut ėshtė e domosdoshme frymėmarrja, sepse pa atė ėshtė e pamundur tė rrojė. I domosdoshėm ėshtė, gjithashtu edhe ushqimi pėr mbajtjen e trupit. Kėshtu pra, sikundėr frymėmarrja dhe ushqimi janė elemente tė domosdoshme e tė nevojshme pėr mbajtjen e trupit, ashtu edhe Kungata Hyjnore ėshtė e domosdoshme pėr jetėn e shpirtit, dhe pėr mbajtjen e qenies sė tij.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 25-06-2005 mė 20:57

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet nė Bllog
    17
    II. Sa herė duhet tė kungohemi

    Ē'thonė pėr kėtė ēėshtje:
    1) Vetė Zoti,
    2) Apostull Pavli,
    3) Etėrit e Shenjtė dhe mėsuesit e Kishės sonė Orthodhokse.


    1. Ē'thotė Zoti vetė

    "Unė jam buka e jetės. Etėrit tuaj (u thoshte judejve) hėngrėn mannėn nė shkretėtirė dhe vdiqėn. Kjo ėshtė buka qė zbriti nga qielli, nga e cila kush ha, nuk vdes. Unė jam buka e gjallė qė zbriti nga qielli; nė qoftė se dikush ha nga kjo bukė, do tė rrojė nė jetė tė jetėve; dhe buka qė do tė jap Unė, ėshtė Trupi Im, tė cilin Unė e jap pėr jetėn e botės. Judejtė, pra, diskutonin ndėrmjet tyre, duke thėnė: si ėshtė e mundur qė ky tė na japė tė hamė trupin e tij? Dhe Jisui u tha atyre: Me tė vėrtetė, me tė vėrtetė po ju them, se po tė mos hani Trupin e Birit tė njeriut dhe po tė mos pini Gjakun e Tij, nuk do tė keni jetė nė veten tuaj. Kush ha trupin tim dhe pi gjakun tim, ka jetė tė amėshuar dhe unė do ta ngjall ditėn e fundit. Sepse, Trupi im ėshtė me tė vėrtetė ushqim dhe Gjaku im ėshtė me tė vėrtetė pije. Kush ha Trupin tim dhe pi Gjakun tim, jeton tek unė, dhe unė tek ai. Ashtu si mė dėrgoi Ati qė jeton edhe unė jetoj pėr Atin dhe ai qė mė ha mua, edhe ai do tė jetojė pėr mua. Kjo ėshtė buka qė zbriti nga qielli; jo ashtu si etėrit tuaj hėngrėn mannėn e vdiqėn; kush ha kėtė bukė, do tė jetojė nė jetė tė jetėve" (Joan. 6:48-59).
    Dhe pėrsėri: "Dhe ndėrsa ata po hanin, Jisui mori bukėn dhe si e bekoi, e theu, dhe duke ua dhėnė nxėnėsve tha: merrni hani, ky ėshtė Trupi im; pastaj mori kupėn dhe si e bekoi, ua dha atyre, duke thėnė: pini prej saj tė gjithė, sepse ky ėshtė Gjaku im i Dhiatės sė Re, i cili derdhet pėr shumė, pėr ndjesėn e mėkateve" (Mat, 26:26; Lluk. 22:19).


    2. Ē'thotė Apostull Pavli

    Apostull Pavli, duke u shkruar Korinthianėve pėr kėtė Mister, thotė: "Sepse, unė e mora nga Zoti atė qė ua dhashė juve; se Zoti Jisu, natėn qė u tradhėtua, mori bukė, e theu e tha: Merrni hani... kėtė e bėni pėr kujtimin tim. Po kėshtu, mori dhe Kupėn pas darkės e tha: Kjo Kupė ėshtė Dhiata e re nė Gjakun tim. Kėtė e bėni... sa herė qė e pini atė pohoni vdekjen e Zotit, deri nė ardhjen e tij. (I. Kor. 11:23-26).
    Dhe Apostull Pavli, duke thėnė "Sa herė" qė do tė hani kėtė Bukė e do tė pini nga kjo Kupė, i jep tė drejtėn dhe lirinė atij, i cili dėshiron dhe ėshtė shumė i gatshėm qė tė kungohet, duke e ēliruar nga ēdo kufizim e dallim ditėsh. Pra, lė tė lirė tė bėhet gati e tė vijė pėr t'u kunguar "sa herė" tė dojė, qė nė fakt, do tė thotė "gjithnjė".
    Po kėshtu, nė "Veprat e Apostujve" lexojmė se tė krishterėt e Jeruzalemit mblidheshin me Apostujt e Shenjtė nė krye dhe kryenin Misterin e Eukaristisė Hyjnore dhe kungoheshin me Misteret e kulluara. "Ishin nė pritje, thotė Shėn Llukai - tė predikimit tė Apostujve, tė tė thyerit e bukės dhe tė lutjeve." (Vep. Ap. 2,42).

    Mirėpo del pyetja: sa herė nė vit kungoheshin?

    Dhe pėrgjigjen e gjejmė nė vazhdim, nė vargun 47, nė tė cilin thuhet: "Dhe ēdo ditė, duke shkuar me tė njėjtėn dėshirė nė Tempull e duke thyer bukėn nėpėr shtėpitė, kungoheshin me ushqimin e tyre me gėzim e thjeshtėsi zemre, duke lavdėruar Perėndinė dhe duke patur hir para gjithė popullit" (Vep. Ap. 2:47).
    Nga sa del mė sipėr, Kungimi Hyjnor i vazhdueshėm nuk ėshtė nė kundėrshtim me mėsimin e Krishtit dhe tė Apostujve tė Shenjtė, sepse, siē pamė, vetė Apostujt e zbatuan kėtė mėsim tė Krishtit me porosi qė morėn nga Ai vetė.


    3. Ē'thonė Etėrit e Shenjtė

    Etėrit e Kishės, duke zbatuar hap pas hapi mėsimet e Zotit tonė Jisu Krisht dhe tė Apostujve tė Shenjtė, kryenin vazhdimisht Misterin e Eukaristisė Hyjnore dhe lejonin tė krishterėt e pėrgatitur tė kungohen shumė herė.
    Le tė shohim se ē'thonė ata pėr kėtė problem:

    Hierodėshmori Shėn Kliment thotė: "Le tė kungohet episkopi, pastaj priftėrinjtė, dhiakonet e ipodhiakonėt, anagnostėt e psaltėt, asketėt e dhiakoneshat dhe populli, me radhė, e me frikė e shpresėtari e pa zhurmė" (Klim. krye. 13).

    Filozofi dhe Dėshmor Justin (165), thotė: "Ditėn e Dielė (d.m.th. Ditėn e Zotit) bėhet mbledhje e tė gjithė atyre qė banojnė nė qytete dhe nė fshatra dhe lexohen kujtimet e Apostujve apo nga Shkrimet e profetėve, aq sa shihet e arsyeshme. Pastaj, si mbaron lexuesi, i pari mban njė fjalim kėshillimi dhe nxitjeje pėr tė imituar gjėrat e mira. Pastaj, ngrihemi mė kėmbė tė gjithė dhe i drejtojme (Zotit) urata. Pasi mbarojmė uratėn sillet bukė, verė dhe ujė dhe i pari i drejton Perėndisė gjithashtu urata dhe falenderime me sa fuqi qė ka, kurse populli i miraton duke thėnė: Amin. Nga ato, pastaj i jepet dhe kungohet secili, kurse atyre qė nuk janė tė pranishėm, u dėrgohet me anėn e dhiakonėve (Pat. Vol. II-tė, f. 198).

    Shėn Vasili i Madh (339-370), thotė se i krishteri, duke u ushqyer vazhdimisht me Misteret Hyjnore, ka pėrfitim dhe dobi tė madhe pėr jetėn e tij shpirtėrore. "Duhet - thotė Shėn Vasili, - qė ai, i cili rilindet me anėn e Pagėzimit, tė ushqehet, pra edhe me kungimin e Mistereve Hyjnore; ėshtė pra nevojė qė ne tė ushqehemi me ushqim jete tė pėrjetshme, tė cilin na e dha Biri i Perėndisė sė gjallė". Po ky at, kur u pyet nga Patricia, njė pasanike e madhe nga Qesaria se sa herė duhet kunguar, u pėrgjigj kėshtu: "Edhe ēdo ditė po tė kungohesh dhe tė marrėsh Trupin dhe Gjakun e Shenjtė tė Krishtit, ėshtė gjė e mirė dhe e dobishme. Sepse vetė Zoti thotė qartė: Ai qė ha Trupin tim dhe pi Gjakun tim ka jetė tė pėrjetshme; sepse kush ėshtė ai qė dyshon se pjesėmarrja e vazhdueshme nė jetė nuk ėshtė gjė tjetėr veēse tė shtosh jetėn. Ne, pra, katėr herė nė javė kungojmė, tė dielėn, tė mėrkurėn, tė premten dhe tė shtunėn por edhe nė ditėt e tjera, nė qoftė se bie kujtimi i ndonjė shenjti" (Migne, Vol. 32, Letra 93).

    Shėn Ambrozi, duke kritikuar ata qė nuk kungohen shpesh, thotė pėr Bukėn e Jetės, se Perėndia na e dha kėtė bukė pėr ēdo ditė, kurse ne e bėjmė kėtė njė herė nė vit. Dhe shton: "Duhet tė bėjmė njė jetė tė tillė, sa tė jemi nė gjendje tė kungohemi pėrditė" (Migne. Vol. 19, faqe 678).

    Shėn Joan Gojarti, duke pasur parasysh Kanonet e hirshėm tė Apostujve tė Shenjtė, nė shumė nga fjalimet e tij kėshillon tė krishterėt qė tė kungohen. Meritojnė tė studiohen dhe tė thellohen, sidomos ato qė ai thekson nė Fjalimin e tij tė tretė mbi letrėn e Apostull Pavlit Hebrenjve, ku kritikon jo vetėm ata qė kungohen thjeshte nga zakoni, por edhe ata qė marrin pjesė nė Liturgji dhe, pa pasur ndonjė arsye tė fortė, nuk kungohen.

    Pėr t'i dhėnė rast lexuesit, qė tė gjykojė vetė mbi kuptimin e lartė tė Gojartit, pėr pjesėmarrjen nė Kungatėn Hyjnore, po japim tė pėrkthyer njė pjesė tė atij fjalimi:

    "Shoh shumė, tė cilėt kungohen me Trupin dhe Gjakun e Krishtit, thjesht dhe rastėsisht, tė nxitur vetėm nga zakoni dhe jo nga njė mendim dhe gjykim i drejtė; sepse, edhe nė arriftė koha e Kreshmėve tė shenjta, secili, cilido qoftė, i denjė apo i padenjė, kungohet. Po kėshtu, bėn edhe kur vjen dita e Theofanisė (e Ujit tė bekuar). Por, meqė, as Theofania e as Kreshmėt nuk i bėjnė tė denjė njerėzit pėr t'u kunguar, por tė denjė i bėn pastėrtia e shpirtit, me kėtė pastėrti lejohesh qė nė ēdo kohė tė kungohesh; pa atė nuk tė lejohet asnjė herė tė kungohesh, sepse Pavli i hyjshėm thotė: "... sa herė kungoheni, tė kujtoni vdekjen dhe pėsimet e Zotit". Gjykoni mirė se ē'pėrpikmėri pėrdornin ata, tė cilėt hanin nga theroret e ligjit tė vjetėr, sepse ē'nuk bėnin? ē'nuk pėrdornin? Vazhdimisht pastroheshin. Po ti, qė dėshiron tė marrėsh pjesė nė njė therore tė tillė, para sė cilės dridhen engjėjt, e kufizon pastėrtinė brenda periudhave kohore? Dhe si dėshiron tė paraqitesh para Tribunės sė Krishtit, kur guxon dhe kungohesh me duar dhe me buzė tė ndyra e tė papastėrta? "Dhe shton: "Shoh se po bėhet shumė anomali gjatė kungimit, sepse nė ditėt e tjera tė vitit ju nuk kungoheni, megjithqė shpesh herė jeni tė pastėr. Por, kur vjen Pashka, edhe sikur tė keni kryer ndonjė akt tė keq, ju merrni guximin dhe kungoheni. Sa ligsht na vjen pėr kėtė zakon te keq dhe pėr kėtė keqkuptim qė keni".

    Kungata Hyjnore nuk ka tė bėjė me kohė ose periudha tė caktuara tė vitit. Provė e gjallė ėshtė fakti se nė kohėn e Shėn Joan Gojartit tė krishterėt kungoheshin tri ose katėr herė nė javė. Ja si e shpreh vetė Gojarti kėtė: "Pashkėn (domethėnė Kungatėn Hyjnore) e marrim tri, madje dhe katėr herė nė javė, apo mė drejtė sa herė qė dėshirojmė. Sepse, Pashka nuk ėshtė kreshmė, por ėshtė ofrimi dhe therorja qė bėhet nė Kishė pėrditė. Dhe se kjo ėshtė e vėrtetė, dėgjo Pavlin qė thotė: "Edhe Pashka jonė qė ėshtė Krishti, u bė theror pėr ne" (I.Kor. 5;7). Kėshtu qė, sa herė kungohesh me ndėrgjegje tė pastėr, merr Pashkėn. ... Marrja e kungimit nuk vlerėsohet nga koha kur merret, por nga ndėrgjegja e pastėr, me tė cilėn merret".

    Dhe vazhdon: "Lavdėrojmė ata, tė cilėt kungohen me ndėrgjegje tė pastėr, me zemėr tė pastėr dhe me jetėn pa njolla. Sa janė tė tillė, le tė kungohen pėrherė, kurse ata, tė cilėt nuk janė tė tillė, s'janė tė denjė tė kungohen as edhe njė herė nė vit, sepse kungimi do tė jetė pėr ta mėkat e dėnim".

    Shėn Theodhor Studiti pėrshkruan dobinė qė kemi, duke u kunguar shpesh. "Fuqi tė madhe - thotė ai - kanė lotėt e lutjet, por jo sa kungimi me tė shenjtat... Eshtė dhuratė e pambaruar, sepse Krishti jo vetėm qė vdiq pėr ne, por na dha edhe Vetveten pėr ushqirn. A ka dashuri mė tė madhe se kjo? A ka shpėtim mė tė madh pėr shpirtin tonė?"

    Tė tilla kėshilla dhe porosi pėr Kungimin e shpeshtė na japin, pothuaj tė gjithė Etėrit dhe mėsuesit e Kishės, kanunet e shenjtė tė Sinodheve Ekumenikė, enciklikt patriarkale e sinodhike e tė tjera.


    4. Njė zakon i parregullt qė duhet mėnjanuar.

    Tek ne, nė Kishėn tonė, ekziston njė zakon qė nuk ėshtė i rregullt, lidhur me kohėn kur duhet tė kungohemi; ekziston njė pikėpamje krejt e gabuar, e cila ka zėnė rrėnjė nė njė pjesė tė mirė tė besimtarėve tanė, sidomos ndėr ata tė moshės sė madhe.

    Sipas kėsaj pikėpamjeje, tė krishterėt orthodhoksė paskan pėr detyrė tė kungohen katėr herė nė vit: ditėn e Krishtlindjes, mė 25 dhjetor, ditėn e Pashkės sė Madhe, ditėn e Apostujve tė Shenjtė, mė 29-30 qershor dhe ditėn e Fjetjes sė Shėn Marisė mė 15 gusht. Dhe kėtė e lidhin me periudhėn e Kreshmėve, qė Kisha ka caktuar tė mbahen para atyre tė kremteve, tė konsideruara si tė vetmet pėrgatitje pėr kungim.

    Duhet kuptuar qartė e thėnė prerė: Kjo pikėpamje ėshtė e gabuar, ėshtė mbeturinė e kohės sė errėt tė sundimit osman, qė erdhi si njė zakon i keq pėr tė mėnjanuar traditėn e vjetėr tė Kishės, domethėnė kungimin e shpeshtė me Trupin e Gjakun e Zotit. Errėsira, sado tradicionale qė tė jetė, errėsirė ėshtė dhe duhet tė shpėrndahet, tė ndriēohet, sepse ėshtė e dėmshme, nga qė i mban njerėzit larg ushqimit hyjnor, larg Kungatės Hyjnore. Dhe ne, kėtė sqarim e bėmė ne kapitujt e parė tė kėtij studimi tė shkurtėr.

    Ne paraqitėm nė mėnyrė tė qartė: ē'na thonė e ē'na porositin pėr Kungatėn Hyjnore vetė Zoti ynė Jisu Krisht, Apostujt e Tij tė Shenjtė e kanonet e tyre apostolike, Etėrit e Shenjtė dhe mėsuesit e mėdhenj tė Kishės. Tė gjithė na kėshillojnė nevojėn e marrjes sė Kungatės Hyjnore. Asnjė prej tyre nuk thotė qė i krishteri duhet tė kungohet katėr herė nė vit. Tė gjithė thonė dhe porositin se Kungata duhet marrė vazhdimisht, sa herė qė bėhet Liturgji Hyjnore, mjafton qė besimtari ta ndjejė nevojėn e saj dhe tė bėjė pėrgatitjen e duhur para se ta marrė.

    Pėrsa i pėrket ēėshtjes sė Kreshmėve, tė cilat konsiderohen si kusht i domosdoshėm pėr marrjen e Kungatės Hyjnore, Kisha jonė Orthodhokse na mėson:

    Kreshmėt janė porosi e Krishtit dhe e Kishės sė Tij dhe mjet i domosdoshėm pėr ushtrimin dhe pėrparimin shpirtėror tė ēdo tė krishteri. Krishti vetė i karakterizoi "kreshmėt si armė tė fortė kundėr tė ligut" (Mark. 9:23). Dhe Shėn Joan Gojarti thotė: "Kreshmėt janė ilaē, po ilaēi, sado i dobishėm qė tė jetė, shpesh nuk vlen krejt, nga mungesa e pėrvojės sė atij qė e pėrdor. Sepse, duhet qė njeriu tė dijė kohėn e pėrdorimit, sasinė e nevojshme, gjendjen e trupit qė do ta marrė ilaēin, kushtet klimaterike, dietėn qė duhet tė mbajė, stinėn mė te pėrshtatshme tė vitit, e shumė tė tjera, tė cilat po tė mos i ketė parasysh, ilaēi nuk sjell asnjė dobi" (Patr. Migne, 49:51-52). Prandaj, Kisha jonė e Shenjtė i ka caktuar periudhat kur i krishteri orthodhoks duhet tė mbajė kreshmė. Kėto jane:

    1 - E mėrkura dhe e premtja e ēdo jave;
    2 - Rreshmėt e Krishtlindjes qė fillojnė mė 15 nėntor dhe mbarojnė mė 24 dhjetor;
    3 - Kreshmėt e Pashkės sė Madhe, qė fillojnė tė Hėnėn e Bardhė tė periudhės sė Triodhit dhe mbarojnė tė shtunėn e Javės sė Madhe;
    4 Krėshmėt e Apostujve Petri dhe Pavli, tė cilat fillojnė tė hėnėn pas sė Dielės sė gjithė shenjtorėve dhe mbarojnė mė 28 qershor;
    5 - Kreshmėt e Fjetjes sė Hyjlindėses qė fillojnė mė 1 gusht dhe mbarojnė mė 14 gusht.

    Pėrveē kėtyre, Kisha kėshillon tė mbajmė kreshmė edhe nė disa ditė tė tjera tė vitit, si:
    - Mė 5 janar, qė ėshtė pragfesta para Ujit tė Bekuar;
    - Mė 29 gusht, ditėn kur pėrkujtojmė prerjen e kokės sė Shėn Joan Pagėzorit;
    - Mė 14 shtator, ditėn qė pėrkujtojmė lartėsimin e Kryqit tė nderuar nė Jeruzalem.

    Kreshmėt qė u pėrmendėn mė lart, tė cilat u caktuan nga Kisha tė mbahen para tė kremteve tė mėdha tė Krishterimit, kanė pėr qėllim kryesor tė na pergatisin shpirtėrisht, pėr t'u njohur dhe ndėrgjegjėsuar me ngjarjet e mėdha qė kremtojmė nė ato ditė. Ato nuk kanė lidhje me Kungatėn Hyjnore, e cila ėshtė njė synim dhe njė nevojė e pėrhershme pėr shpirtin tonė.

    "Kreshmėt duhen mbajtur, - thotė Shėn Joan Gojarti, - sepse ato zbutin trupin, frenojnė veset e keqija, pastrojnė dhe fuqizojnė shpirtin, e ngrenė lart dhe e lehtėsojnė".

    Prandaj, kreshmėt duhen mbajtur rregullisht nga ēdo i krishterė nė periudhat qė ka caktuar Kisha, me pėrjashtim tė atyre qė janė tė sėmurė. Njėkohėsisht, i krishteri orthodhoks duhet edhe tė kungohet rregullisht, si gjatė periudhės sė Kreshmėve, ashtu edhe gjatė kohės kur nuk ėshtė kreshmė. Kungata Hyjnore nuk ėshtė e kushtėzuar me kreshmėt.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet nė Bllog
    17
    III. Pėrgatitja pėr kungim

    Nė kėtė pjesė do tė tregojmė se ē'pėrgatitje duhet tė bėjė i krishteri orthodhoks para se tė kungohet, sepse asnjė nga ne nuk duhet tė kungohet pa bėrė njė farė pėrgatitjeje.
    Kungata Hyjnore ėshtė ushqim, ėshtė shpėtim, ėshtė arma shpėtimtare mė e fuqishme, madje edhe se lutja, edhe se kreshmėt, edhe se asketizmi, edhe se agripnia, pėr tė luftuar tė ligun, pėr tė pasur njė jetė me tė vėrtetė shpirtėrore. Janė tė qarta fjalėt e Zotit: "Po tė mos hani Trupin tim e po tė mos pini Gjakun tim, nuk do tė kini jetė nė veten tuaj".
    Prandaj, Kungata Hyjnore duhet marrė shpesh e denjėsisht, pas njė pėrgatitjeje tė kujdesshme tė vetvetes.
    Apostull Pavli nė letrėn e tij tė parė drejtuar tė krishterėve tė Korinthit thotė: "Cilido qė tė hajė bukėn ose tė pijė nga Kupa e Zotit padenjėsisht, do tė jetė fajtor ndaj Trupit dhe Gjakut tė Zotit. Njeriu, pra, le tė provojė vetveten dhe kėshtu le tė hajė nga buka e tė pijė nga Kupa. Sepse, ai qė ha e pi pa e merituar, ha e pi dėnim pėr veten e vet, se nuk e dallon Trupin e Zotit. Pėr kėtė arsye, shumė nga ju janė tė dobėt e tė sėmurė dhe mjaft ndėrrojnė jetė" (I. Kor. 11:27-30).
    Sipas Apostull Pavlit, ai i krishterė qė nuk i jep rėndėsinė e duhur Trupit dhe Gjakut tė Krishtit dhe vjen e kungohet i papėrgatitur, ėshtė fajtor, sepse mosdhėnia e rėndėsisė dhe e vlerės sė duhur Trupit dhe Gjakut tė Krishtit dhe kungimi me to pa pėrgatitjen e duhur, pėrbėjnė faje, madje faje tė rėnda. Aq tė rėnda i konsideron Apostull Pavli kėto faje, sa qė shkaktojnė shpesh dhe dėnime tė rėnda nga ana e Perėndisė. "Prandaj, - thotė apostull Pavli, -ka ndėr ju shumė tė dobėt, tė sėmurė dhe mjaft qė ndėrrojnė jetė".

    Pra, duhet tė pėrgatisim veten para se tė kungohemi.

    Njė gjė duhet tė kemi mirė tė ngulitur nė mendje, qė asnjė besimtar nuk duhet tė paraqitet pėr tė marrė Kungatėn Hyjnore i papėrgatitur. Tė gjithė duhet tė pėrgatitemi, madje tė pėrgatitemi mirė. Tė bėjmė njė pėrgatitje tė vėrtetė shpirtėrore dhe esenciale.

    Nė se qėndron kjo pėrgatitje?

    Elementet kryesore, qė pėrbėjnė njė pėrgatitje tė vėrtetė, serioze e dinjitoze, janė:


    1. Dėshira pėr Kungatėn Hyjnore

    Besimi te Misteri i Kungatės Hyjnore, besimi se te Kupa e Shenjtė ėshtė vetė Hyjnjeriu Jisu Krisht trupėrisht, besimi nė veēanti se Kungata Hyjnore ėshtė ushqim i domosdoshėm pėr qenien tonė shpirtėrore. Pra, besimi lind nė shpirtin e besimtarit dėshirėn dhe mallin qė tė vijė nė kontakt tė drejtpėrdrejtė, tė bėhet njė me Zotin tonė. Tė krishterėt e parė qenė "pėrditė nė pritje tė gjithė bashkė nė Tempull" (Vep. Ap. 2:46). Ajo pritje, ai mall i flaktė, duhet tė ekzistojė nė zemrėn e besimtarit.

    Kemi mall tė takohemi nė jetė me persona tė afėrt, tė dashur dhe me miq. Shumė, shumė mė i madh e mė i flaktė duhet tė jetė malli ynė pėr tė takuar Jisuin, qė ėshtė mė i dashuri nga tė gjithė tė dashurit tanė. Dhe nė Kungatėn Hyjnore nuk bėjmė njė takim tė thjeshtė, po bėhemi njė me Tė. Marrim vetė Trupin dhe Gjakun e Krishtit. Bėhemi Krishtprurės.

    Kjo dėshirė pėr t'u kunguar shtohet shpesh e rregullisht, po tė marrim parasysh se nė kėtė jetė Kungata Hyjnore ėshtė unaza pėr njė komunikim tė plotė me Perėndinė nė jetėn e ardhshme. Eshtė kusht i domosdoshėm pėr tė trashėguar mbretėrinė qiellore. Dėshira pėr marrjen e rregullt tė Kungatės Hyjnore ėshtė rezultat i dashurisė sonė pėr Krishtin, ėshtė rezultat i Dashurisė Hyjnore. Pėr kėtė arsye, pak para se tė kungohemi, lutemi e themi: "Mė tėrhoqe nga malli, o Krisht, dhe mė ndryshove me dashurinė tėnde hyjnore".

    2. Kontrolli i vetvetes - "prova".

    Kur duam tė kungohemi, e kemi pėr detyrė tė kontrollojmė vetveten, nėse jemi nė gjendje pėr t'u kunguar. Apostull Pavli porosit nė formė tė prerė: "Njeriu, pra, le tė provojė vetveten dhe kėshtu le tė hajė nga buka e tė pijė nga kupa. Sepse, ai qė ha e pi pa e merituar, ha e pi dėnim pėr veten e vet, se nuk e dallon Trupin e Zotit" (I. Kor. 11:28-29).

    Njė kontroll i imtė i vetes tonė, nė kohė qetėsie e pas njė faljeje, do te na tregojė nėse mund tė marrim Kungatėn Hyjnore. Por, kujdes! Nė kėtė hetim, nė kėtė kontroll tė vetvetes, nuk duhet tė jemi as tė rreptė jashtė mase as tepėr tė butė. E kemi theksuar dhe herė tė tjera se asnjė njeri nuk ėshtė krejtėsisht i denjė pėr t'u kunguar. Kungata Hyjnore nuk ėshtė dekoratė pėr tė pamėkatshmit, por pėrforcim pėr mėkatarėt, pėr ata mėkatarė qė pėrpiqen pėr njė jetė mė shpirtėrore. Nuk kungohemi pse jemi tė denjė, po qė tė bėhemi tė denjė.

    Kontrolli i vetvetes sė njė njeriu shpirtėror kurrė nuk mund tė ketė rezultat pafajėsie. Ndėrgjegjia jonė, ky hetues I padukshėm, po i drejtė, gjithnjė do tė na akuzojė pėr plot gabime. Besimtari qė ka vetėnjohje dhe sidomos perėndinjohje, gjithnjė i njeh vetvetes tė meta dhe di ta fajėsojė. Por, ndryshon njė fajėsim nga tjetri.
    Nė rast se besimtari e ndjen nė veten e tij se ėshtė fajtor pėr mėkate tė rėnda, tė cilat pėrbėjnė pengesė pėr tė marrė Kungatėn Hyjnore, atėherė ai nuk kungohet pa u rrėfyer. Tė tilla mėkate janė sidomos zemėrimet dhe hakmarrjet, gabimet trupore, sjelljet jokorrekte, qė ndodhin edhe ndėrmjet besimtarėve orthodhoksė. Eshtė e tepėrt tė theksojmė se nė kėtė rast flasim pėr tė krishterė tė ndėrgjegjshėm, qė dėshirojnė tė kungohen shpesh dhe jo pėr ata, tė cilėt kungohen sa pėr tė shkuar radhėn, ndonjė herė nė vit, qė pastaj tė fillojnė prapė nga jeta e shthurur.

    Pra nėse besimtari, ndjen se ėshtė fajtor pėr mėkate "tė zakonshme" e "tė lehta", te cilat mund t'i ndodhin edhe shenjtit mė tė madh "qė ėshtė me trup e banon nė kėtė botė", atėherė ai vendos tė kungohet, i ndėrgjegjshėm, pėr fajėsine e tij. Shėn Nikodhim Ajoriti, nė librin e tij "Mbi marrjen shpesh tė Kungatės Hyjnore", paraqet mendimin e Shėn Anastasit tė Antiokisė, i cili bėn dallim ndėrrnjet mėkateve tė zakonshme dhe tė rėnda. Ja teksti i Shėn Anastasit:
    "Nėse kemi rėnė nė mėkate tė vogla, tė zakonshme e tė lehta, siē janė mėkatet qė na kanė shpėtuar nga rrėmbimi, tė cilat i kemi kryer me gjuhėn tonė, me -veshėt, me sytė, me fodullėkun, me marrjen nėpėr gojė tė tė tjerėve dhe nga inati, atėherė pasi tė na vijė keq pėr to, le tė marrim pjesė nė Misteret e kulluara, me besimin se kungimi me kėto Mistere ėshtė edhe pastrim nga kėto mėkate. Mirėpo, nėse kemi kryer mėkate tė rėnda, tė liga e trupore, si dhe kemi rėnė nė vese tė ndyra dhe ruajmė nė zemėr urrejtje ndaj tė afėrmit tonė, atėherė, nė asnjė mėnyrė s'duhet t'u afrohemi Mistereve Hyjnore, deri sa tė pendohemi me tė vėrtetė".

    Besimtari, qė ka bekimin nga ati i tij shpirtėror qė tė kungohet shpesh, duhet e kontrollojė ndėrgjegjen e tij. Nė qoftė se ndėrgjegjia nuk e akuzon me faje tė rėnda, atėhere kalon nė fazat e tjera tė pėrgatitjes sė tij pėr tė marrė Kungatėn Hyjnore. Nuk ėshtė nevojė qė besimtari tė rrėfehet para ēdo marrjeje tė Kungatės Hyjnore, meqėnėse ai kungohet rregullisht. Ndėrgjegje me pastėrti tė plotė s'mund tė ketė asnjė njeri. Veē kėsaj, le tė mos harrojmė qė Kungata Hyjnore merret edhe "pėr ndjesė mėkatesh". Besimtari nuk mund tė kungohet me Misteret e Kulluara, vetėm se ka dėshminė e ndėrgjegjes sė tij qė ėshtė i denjė. Diēka e tillė do tė tregonte njė egoizėm tė madh dhe do ta bėnte akoma me tė padenjė pėr t'u kunguar. Tė gjithė njerėzit janė apriori tė padenjė pėr Kungatėn Hyjnore. Besimtari kungohet, "duke pasur kurajė te mėshira pa kufi dhe te hiri i Zotit qė e fton", pėr tė fituar ndjesėn e fajeve tė tij, qė tė vijė nė bashkim me Shpirtin e Shenjtė, qė tė shenjtėrohet e tė forcohet, pėr tė qenė i aftė tė vazhdojė luftėn e tij brenda nė botė, me synimin qė tė fitoj ė Mbretėrinė e qiejve. Nė pėrgjithėsi, Ati shpirtėror cakton edhe se kur duhet tė kungohemi.

    Nė qoftė se kontrolli i vetvetes ka parasysh padenjėsinė relative, atėherė besimtari pėrgatitet pėr t'u kunguar. Dhe kur ndodhet nė Liturgjinė Hyjnore dhe ėshtė gati t'i afrohet Kupės sė Jetės, lutet bashkė me meshtarin e thotė: "Bėna tė denjė dhe ne tė kungohemi me Misteret e tua qiellore e tė frikshme tė kėsaj Tryeze tė Shenjtė dhe shpirtėrore, me ndėrgjegje tė pastėr, pėr ndjesėn e mėkateve, pėr falje tė fajeve...".


    3. Rrėfimi

    Por, nė qoftė se besimtari e ndjen veten fajtor pėr mėkate tė tilla, tė cilat pėrbėjnė pengesė pėr Kungimin Hyjnor, atėherė si kusht kryesor pėr pjesėmarrjen nė Darkėn Mistike, ėshtė praktikimi i Misterit tė Rrėfimit.
    Dhe, ashtu si kur tė jepet rasti pėr tė marrė pjesė nė ndonjė drekė a darkė tė zakonshme, ndjen nevojėn tė lash mė parė duart, shumė-shumė mė tepėr duhet tė ndjesh nevojėn pėr tė larė shpirtin tėnd nė banjėn e Rrėfimit tė Hirshėm, sidomos kur ėshtė fjala pėr tė marrė pjesė nė tryezėn e shenjtė e shpirtėrore tė ushqimit tė Misterit tė Eukaristisė Hyjnore. Nė vendin e rrėfimit, para petrahilit tė atit shpirtėror, besimtari pendohet sinqerisht dhe ndėrkohė kryhet pastrimi dhe zbardhja e shpirtit, me lotėt e nxehtė.

    Nevojėn e rrėfimit pėrpara marrjes sė Kungatės Hyjnore e ndjen ēdo besimtar. Para atit shpirtėror ai pėrsėrit fjalėt penduese tė birit tė shthurur tė paravolisė "Atė, fėjeva nė qiell e pėrpara teje dhe nuk jam i denjė tė quhem biri yt" (Lluk. 15; 21). Me zemėr tė thyer pohon fajet e tij. Me lotė tė nxehta shpreh pendimin e tij dhe dėgjon nga ati shpirtėror fjalėt ngushėlluese: "Bir, tė falen mėkatet e tua" (Mark: 2,5). Gėzimi i tij pas rrėfimit ėshtė i madh, sepse ai shpėtoi nga barra e mėkateve dhe iu dha leja nga ati shpirtėror pėr tė marrė pjesė nė Kungatėn Hyjnore.

    Duhet theksuar se Misteri i Rrėfimit nė Kishėn tonė orthodhokse ėshtė pak i organizuar, pėr mungesė tė kuadrit pėrkatės, i cili duhet tė ketė njė pėrgatitje tė thellė e tė kujdesshme dhe pėrvojė. Megjithatė, pėr ta kryer kėtė mister nė dioqezė, Kryepiskopata ka ngarkuar njė prift tė moshuar i cili ka njė pėrvojė tė gjatė si meshtar. Ndaj ėshtė nevojė qė edhe tek ne tė fillojė tė praktikohet rregullisht Misteri i Rrėfimit, i cili, jo vetėm qė ėshtė themeluar nga vetė Zoti ynė Jisu Krisht, pėr ndjesėn e mėkateve, por ėshtė dhe mjet shumė frytdhėnės pėr pėrmirėsimin e gjendjes sonė morale dhe pėr formimin e karaktereve tė shėndosha tė krishtera orthodhokse.


    4. Mė shumė dashuri pėr Zotin dhe tė afėrmin

    Kungata Hyjnore ėshtė vepėr e dashurisė. Nga dashuria, nga dashuria e madhe pėr ne, Perėndia, nė personin e dytė tė Hyjnisė, komunikoi me njerėzit. Erdhi nė tokė, u bė njeri, " u shoqėrua me njerėzit". Nga dashuria e shumtė Ai bėri fli vetveten pėr ne. Nga dashuria e shumtė derdhi Gjakun e tij tė nderuar. Nga dashuria e shumtė e jep veten "pėr ngrėnie e pirje" nė besimtarėt, me misterin e Kungatės Hyjnore. "Perėndia, qė ėshtė i pasur nė mėshirė, pėr dashurinė e tij tė madhe, me tė cilėn na deshi, edhe kur ishim tė vdekur nė faje, na dha jetė me Krishtin" (Efes. 2:4-5). Me Kungatėn Hyjnore marrim jetė. Ai nga dashuria e madhe komunikoi me njeriun, u bė njė me ne. Dhe ne e kemi pėr detyrė, nga dashuria e shumtė, tė bėhemi njė me Tė, tė kungohemi me Trupin dhe Gjakun e Tij.

    Vajtja jonė te Misteri i Kungatės Hyjnore varet nga dashuria qė kemi pėr Krishtin. Ai qė e do shumė Jisu Krishtin, qė pėrmbi ēdo tjetėr dashuri ka dashurinė pėr Krishtin, ai ndjen mall tė bisedojė me Krishtin nėpėrmjet lutjes, tė dėgjojė me kujdes zėrin e Tij nėpėrmjet leximit tė Shkrimit tė Shenjtė dhe tė bashkohet shpesh me Tė nėpėrmjet Kungatės Hyjnore. Njė dashuri hyjnore, njė dashuri e flaktė pėr Krishtin, e nxit besimtarin pėr t'u kunguar shpesh. Po u ftoh kjo dashuri, atėherė shuhet dhe dėshira pėr kungimin hyjnor ose bėhet formale marrja e tij.

    Mirėpo, pėr pėrgatitjen e shpirtit, qė tė jetė i denjė pėr kungim, ėshtė e domosdoshme dhe dashuria ndaj njerėzve, e cila ėshtė dhe provė e dashurisė ndaj Perėndisė.

    Nxėnėsi i dashurisė, Ungjillori Joan, nė letrėn e tij tė parė koordinon tė tre llojet e dashurisė: dashurinė e Perėndisė pėr ne, dashurinė tonė pėr Perėndinė dhe dashurinė tonė pėr njerėzit e tjerė. Ai thotė: "Ne e duam atė, se Ai na deshi i pari. Nė qoftė se dikush thotė se e dua Perėndinė por urren vėllain e tij, ai ėshtė gėnjeshtar; se kush nuk do vėllain e tij, tė cilin e ka parė, si mund tė dojė Perėndinė, tė cilin nuk e ka parė? Dhe kjo ėshtė porosia qė kemi nga Ai, qė ai i cili do Perėndinė, tė dojė dhe vėllanė e tij". (I Joan. 4, 19-21).

    Krishti nė fjalimin e Tij nė mal thekson se, para adhurimit dhe dhuratės nė Kishė, kėrkohet qė tė jemi pajtuar mė parė me njerėzit, me tė cilėt jemi zėnė e nuk flasim. Ja si thotė Ai: "Pra, nė qoftė se ti je duke blatuar dhuratėn tėnde nė hierore dhe aty tė kujtohet se vėllai yt ka diēka kundėr teje, lerė aty para hierores dhuratėn tėnde dhe shko mė parė tė pajtohesh me vėllanė tėnd, dhe pastaj eja tė japėsh dhuratėn tėnde". (Mat. 5:23-24). Prandaj, dhe nė fillim tė shėrbesės sė Kungatės Hyjnore, si kusht kryesor pėr t'u kunguar kėrkohet pajtimi me tė gjithė:

    "Kur dėshiron, o njeri, tė kungohesh me Trupin e Zotit,
    Afrohu me frikė, qė tė mos digjesh, se ėshtė zjarr. Kur dėshiron tė kungohesh me Gjakun Hyjnor,
    Mė parė pajtohu me ata qė tė kanė hidhėruar,
    Dhe pastaj guxo tė hash ushqimin mistik."


    Dhe Shėn Joan Gojarti thekson se ai qė ka armiq dhe i urren, nuk mund t'i afrohet Tryezės sė Shejtė dhe Kupės sė Jetės.
    "Ja tek po tė them dhe protestoj apo bėrtas me zė tė fortė: asnjė nga ju tė mos i afrohet Tryezės sė Shenjtė e tė marrė Trupin e Zotit, po pati ndonjė armik. Ke armik? Mos u afro. Ke dėshirė tė afrohesh? Shko, pajtohu me armikun tėnd dhe pastaj eja t'i afrohesh Misterit" (Patr. Migne 49,204).

    Kungata Hyjnore do tė thotė dashuri dhe ndjesė ndaj tė tjerėve. Po ka ndonjė nga ne qė thotė: Pse tė kėrkoj ndjesė? Po sikur tjetri ta marė kėtė pėr dobėsi dhe e shfrytėzon kundėr meje? Nuk jam unė fajtori, ėshtė ai, dhe ai duhet tė mė kėrkojė ndjesė... Ky mendim, sipas Krishtit nuk ėshtė i drejtė, ėshtė pjellė e egoizmit, i zemėrgurėsisė dhe na shpie nė rrugė tė keqe!

    E theksojmė edhe njė herė: njė nga kushtet kryesore tė pėrgatitjes tonė pėr t'u kunguar ėshtė dashuria ndaj tė tjerėve. Krishti, tė cilin dėshirojmė ta marrim nėpėrmjet Kungatės Hyjnore, ėshtė dashuri.. Me dashuri, pra, le t'i afrohemi edhe ne. Eshtė mirė madje, qė para se te marrim Kungatėn Hyjnore, tė kėrkojmė ndjesė nga njerėzit e familjes dhe nga njerėzit e rrethit tonė. Eshtė mirė gjithashtu, qė fėmijėt t'u puthin dorėn prindėrve, si dhe t'u kėrkojnė ndjesė dhe uratėn e tyre.


    5. Lutje e pėrulėsi

    Kur besimtari dėshiron qė tė kungohet tė dielėn, duhet tė ketė kujdes pėr veten e tij tėrė javėn. Pėrgatit shpirtin e tij qė "tė pranojė" Zotin. Stolis shpirtin e tij qė tė pranojė Margaritarin Hyjnor. Tregon kujdes qė tė mos bėjė diēka qė mund ta pengojė nga gėzimi i Kungatės Hyjnore. Falet pėrditė me pėrulėsi, qė tė jetė i denjė pėr kėtė dhuratė aq tė ēmuar. Nė mėnyrė tė posaēme, tė shtunėn mbrėma dhe te dielėn nė mėngjes falet mė me zemėr, qė tė jetė i denjė pėr marrjen e Kungatės Hyjnore. Mund tė lexojė, po ta ketė, "Shėrbesėn e Kungatės Hyjnore".

    Pak nga besimtarėt orthodhoksė kanė dijeni pėr kėtė shėrbesė tė bukur, e cila ėshtė pėrkthyer nga shkruesi dhe gjendet nė fq. 249 tek "Libėr i shėrbesave tė shenjta tė Kishės Orthodhokse", botuar nė vitin 1961.

    "Shėrbesa e pėrgatitjes pėr kungim dhe e falenderimit pas Kungimit", pėrbėhet nga katėr pjesė.

    Pjesa e parė, pėrmban kanonin, i cili fillon me troparin "Bukė e jetės sė pėrjetshme..." dhe mbaron me troparin "Si zjarr dhe si dritė le tė mė bėhet...." Kėtė kanon e lexojmė tė shtunėn mbrėma, ose nė mbrėmjen e ēdo tė kremteje qė dėshiroj mė tė kungohemi.

    Pjesa e dytė, pėrmban tre psalme (22,23 dhe 115), si dhe dhjetė urata (dy tė Shėn Vasilit, katėr tė Shėn Joan Gojartit, dy tė Shėn Joan Damaskinoit, njė tė theologut tė ri Simeon dhe njė tė Simeon Metafrastit). Tė gjitha thuhen nga besimtari tė dielėn nė mėngjes, para se tė niset pėr nė Kishė. Nė krye tė uratave, theksohet nė vargje domosdoshmėria e leximit tė tyre:

    "Para se tė kungohesh me theroren e frikshme,
    tė Trupit Jetėdhėnės tė Zotit,
    falu me dridhje kėshtu."


    Nė pjesėn e tretė, gjenden disa nga troparet dhe vargjet, tė cilat thuhen nė Kishė gjatė kryerjes sė Liturgjisė Hyjnore, pikėrisht nė kohėn kur afrohet ora pėr t'u kunguar dhe besimtari ecėn drejt Kupės sė shpėtimit pėr tė marrė Trupin dhe Gjakun e ēmuar. Eshtė momenti kur shpirti i besimtarit ndodhet nė kulmin e pėrmallimit. Shpirti i tij ėshtė gati tė pranojė "Zotin e tė gjithave". Buzėt e tij thonė me dridhje troparin e fundit e mė tė bukur:

    "Nė Darkėn tėnde Mistike, o Bir i Perėndisė, merrmė sot pjesėtar, se nuk do t'ua them armiqve Misterin, as qė do tė tė jap puthje si Juda; por si kusari po tė pohoj: Kujtomė, o Zot, nė mbretėrinė tėnde"

    Pjesa e katėrt, pėrmban Eukaristinė, domethėnė falenderimin pas marrjes sė Kungatės Hyjnore. Ky thuhet nė Kishė, pas mbarimit tė Meshės Hyjnore. Ata qė u kunguan, nuk duhet te ikin nga Kisha pa thėnė ose pa dėgjuar Eukaristinė. Siē themi uratat pėr pėrgatitjen e Darkės Mistike, ashtu, duhet tė themi edhe uratat e falenderimit pėr Darkėn Mistike. Shumica nga ne, pikėrisht pse nuk e njohim "Shėrbesėn e Kungimit", pasi marrin Margaritarin Hyjnor, dhuratėn mė tė lartė, largohen pa falenderuar Perėndinė dhuratėdhėnės. U ngjajnė tė nėntė leprozėve, tė cilėt kur u pastruan prej Krishtit, nuk u kthyen pėr ta falenderuar. Ankesa e Zotit "A nuk qenė dhjetė ata qė u pastruan? Po tė nėntėt ku janė?" (Lluk. 17:17), na drejtohet edhe ne qė kungohemi dhe nuk falenderojmė. Besimtari qė e ndjen se ē'dhuratė e madhe ėshtė Kungata Hyjnore, qėndron nė Kishė dhe, me gėzim, ngazėllim e mirėnjohje, thotė uratat e falenderimit qė kanė nė krye kėto vargje:

    "Pasi tė kungohesh
    me dhuratat jetėdhėnėse dhe mistike
    himno menjėherė dhe falendero me tė madhe,
    duke i thėnė me shpirt e zemėr Perėndisė.
    Lavdi ty, o Perėndi, lavdi ty, o Perėndi, lavdi, ty
    o Perėndi!"

    Uratat e falenderimi mund tė thuhen edhe nė shtėpi, mbasi kthehesh nga Kisha.


    6. Shpresėtari dhe frikė

    Stadi i fundit i pėrgatitjes pėr Kungatėn Hyjnore ėshtė frika e Perėndisė dhe shpresėtaria qė duhet tė ekzistojnė nė shpirtin e besimtarit, kur ai shkon pėr tė marrė Kungatėn Hyjnore. Meshtari, duke mbajtur Kupėn e shenjtė nė dorė, i fton besimtarėt pėr t'u kunguar me kėto fjalė:

    "Me frikė Perėndie, besim e dashuri afrohuni".

    Pėr besimin dhe dashurinė, si kushte tė domosdoshme qė i kėrkohen njeriut, qė dėshiron tė kungohet, kemi folur mė lart. Tani ėshtė nevoja tė themi disa gjėra pėr frikėn e Perėndisė, qė duhet tė ndjejė besimtari nė shpirtin e tij. Ėshtė fjala pėr atė frikė tė shenjtė qė lind nga ndėrgjegjėsimi i fajėsisė, nga momenti i shenjtėrimit dhe nga madhėshtia e Perėndisė tė cilės po i afrohet besimtari. Por, duhet tė theksohet se ėshtė pėr tė ardhur keq pėr mungesėn e respektit me tė cilin vijnė pėr t'u kunguar njė pjesė e besimtarėve, sidomos ditėt e tė kremteve tė mėdha. Zhurma, shtyrjet, sjellja jo e rregullt qė vihen re nė ato ditė tė shenjta, shkaktojnė me tė vėrtetė, njė gjendje jo dinjitoze pėr momentin e shenjtė tė kungimit. Dhe kjo ndodh, sepse nga shpirti i tyre mungon frika e shenjtė.

    Shėn Joan Gojarti thotė: "Cili, pra, ėshtė ky mėkat qė bėhet sheshit? Eshtė ai qė njerėzit vijnė te Kungata Hyjnore pa frikė e shpresėtari, por me britma e fyerje, me tė shtyra e me zhurmė. Pse nxitohesh? Kungata Hyjnore quhet Mister. Dhe atje ku ka Mister, duhet tė ketė heshtje. Me heshtje tė madhe, me rregull tė madh, me shpresėtarinė e duhur, le tė afrohemi dhe ne pėr t'u kunguar. Kėshtu do tė tėrheqim dashurinė dhe mėshirėn e Perėndisė, do tė pastrojmė shpirtin tonė dhe do tė gėzojmė tė mirat e pėrjetshme" (Patr. Migne 49. 370-372).

    Dhe po ky at i shenjtė thotė nė njė pjesė tjetėr: "Le tė qėndrojmė me frikė dhe dridhje tė madhe, le tė mbajmė me pėrulėsi sytė poshtė, le tė ngremė lart shpirtin, le tė ndjejmė dhimbje nė heshtje, mistikisht dhe le tė thėrresim nga zemra jonė. Nuk shikoni ata qė shkojnė pėr t'u takuar me ndonjė personalitet tė kėsaj bote? Qėndrojnė nė vend pa lėvizur, as flasin, as vėshtrojnė andej-kėndej, po rrijnė serioze, syulur e me respekt. Aq mė mirė duhet tė qėndrojmė ne qė paraqitemi para Mbretit qiellor, Zotit dhe Shpėtimtarit tonė Jisu Krisht".

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet nė Bllog
    17
    IV. Nė kohėn e kungimit

    Nė kėtė pjesė mendojmė tė flasim: pėr mėnyrėn se si duhet tė paraqitemi para Kupės sė Shenjtė pėr t'u kunguar; pėr disa rregulla, qė duhet tė ketė meshtari parasysh nė kohėn kur kungon besimtarėt; pėr nėnat qė sjellin fėmijėt pėr t'i kunguar, si edhe disa rregulla qė duhet tė respektohen nga tė martuarit qė dėshirojnė tė kungohen.

    1. Mėnyra e paraqitjes sė besimtarėve pėrpara Kupės sė Shenjtė

    Nė ēastin kur meshtari del te Dera e Bukur me Kupėn e Shenjtė nė dorė e na thėrret pėr t'u kunguar, me fjalėt.: "Me frikė Perėndie, besim e dashuri, afrohuni", ne nisemi nga vendi ku qėndrojmė, me heshtje tė plotė e pa zhurmė e zemė vend nė rresht, me pėrkushtim tė thellė tė shpirtit e tė mendjes te Misteri Hyjnor. Dhe, kur arrijmė para Kupės sė Shenjtė, bėjmė me shpresėtari shenjėn e Kryqit, mbajmė me tė dyja duart mbulesėn e Shenjtė dhe e vemė nėn nofull, hapim gojėn si duhet dhe pėrcjellim brenda Margaritarin Hyjnor; pastaj, me kujdes fshijmė buzėt me mbulesėn e Shenjtė, bėjmė edhe njė herė me shpresėtari shenjėn e Kryqit dhe kthehemi po me heshtje e nė rregull nė vendin tonė, ku, pas mbarimit tė Liturgjisė Hyjnore, themi me respekt uratat, e falenderimit pas Kungatės Hyjnore. Nė shtėpi kthehemi pasi tė kemi marrė nga dora e meshtarit naforėn e bekuar dhe pasi tė kemi puthur dorėn e tij, dorėn qė e ka bėrė flijimin e frikshėm.

    2. Prifti dhe kungimi i besimtarėve

    Prifti gjatė kungimit tė besimtarėve duhet tė ketė parasysh disa rregulla, qė na i imponon si struktura e vetė Liturgjisė Hyjnore ashtu edhe tradita jonė orthodhokse 20-shekullore.
    Ai duhet tė ketė parasysh qė:

    a) Kungimi i besimtarėve duhet bėrė gjithnjė para Derės sė Bukur dhe nė ēastin kur ai del me Kupėn e Shenjtė nė dorė dhe i fton ata me fjalėn: "Afrohuni..."
    E theksojmė kėtė, sepse tek ne, bashkė me zakonin jo tė rregullt qė tė kungohemi vetėm katėr herė nė vit, ekziston dhe njė zakon tjetėr, gjithashtu jo i rregullt, qė tė kungohemi ose nė mėngjes herėt para fillimit tė Meshės ose pas mbarimit tė saj dhe jo para Derės sė Bukur, por nga Dera e Veriut, qė hyhet nė altarin e Shenjtė. Tė dy kėto zakone nuk janė tė rregullta, prandaj prifti dalėngadalė e me bindje duhet t'i mėnjanojė.

    b) Tė ketė kujdes qė kur e kungon besimtarin tė ketė nė lugė nga tė dy elementet e Kungatės Hyjnore, Trupin dhe Gjakun e ēmuar tė Zotit dhe Shpėtimtarit tonė Jisu Krishtit dhe jo vetėm Gjakun, siē vepron gabimisht ndonjė prift.

    c) Ai, pėr ēdo person qė kungohet duhet tė theksojė qartė fjalėt: "Kungohet shėrbėtori i Perėndisė (thotė emrin e atij qė kungohet) me Trupin dhe Gjakun e Zotit tonė Jisu Krisht, pėr ndjesė mėkatesh dhe jetė tė pasosur." Kėto fjalė duhet t'i kuptojė mirė e qartė ēdo njeri qė kungohet.

    ē) Eshtė mirė qė sė pari tė kungohen fėmijėt e vegjėl me nėnat e tyre, pastaj tė moshuarit e invalidėt dhe sė fundi, mbarė besimtarėt qė vijnė pėr t'u kunguar, pa bėrė preferime personash. Para Kupės sė Shenjtė, jemi tė gjithė njė.

    d) Kur fėmijėt tė cilėt i sjellin prindėrit pėr t'u kunguar, pėrveē Kryqit tė nderuar, mbajnė tė varur ndonjė nuskė ose hajmali, prifti duhet tė kėshillojė prindėrit t'i heqin, e pastaj t'i kungojė.

    e) Prifti gjatė kungimit duhet tė jetė i qetė shpirtėrisht, plot me besim, shpresėtari e dashuri, duke pasur gjithmonė kujdes, se lejohet tė marrin Kungatėn Hyjnore vetėm ata qė janė pagėzuar.


    3. Nėna dhe Kungata Hyjnore

    Nėna, e cila interesohet mė tepėr se ēdo person tjetėr nė familje pėr edukimin e fėmijėve dhe nė veēanti pėr edukimin fetar tė tyre, qė i pagėzon dhe u mėson si ta bėjnė Kryqin e tė thonė lutjet, si dhe i bėn anėtarė tė Kishės, duhet tė dijė disa gjėra lidhur dhe me kungimin. Sė pari, duhet tė dijė qė fėmija, gjer nė njė farė moshė, nuk ėshtė nė gjendje tė kuptojė ē'ėshtė Kungata Hyjnore, prandaj ai nuk e do dhe qan. Por, edhe kur nėna i jep ushqim ose ilaē, fėmija, qan, pra, kungimi ėshtė "ilaē pėr pavdekshmėrinė". Akoma bashkė me fėmijėt duhet tė kungohen edhe prindėrit. Nė qoftė se nėna i thotė fėmijės se ėshtė mirė qė tė kungohet, fėmija mund ta pyesė: "Atėherė ti pse nuk kungohesh?"

    Secili e ka pėr detyrė qė gjatė kungimit tė thotė me vete kėtė uratė: "O Zoti im, mos merr parasysh padenjėsinė time, por nga dashuria jote e madhe, shenjtėro dhe forco kėte fėmijė me Trupin dhe Gjakun tėnd tė ēmuar, qė tė bėhet qytetar i Mbretėrisė sate qiellore".

    Nė Kishė, nėna duhet t'i mbajė fėmijėt pranė, t'i kėshilloj ė tė rrinė qetė e me respekt, tė mos krijojnė shqetėsime pėr tė tjerėt, si dhe t'i mėsojė qė tė mos largohen nga Kisha pa mbaruar Liturgjia dhe pa marrė naforė. Eshtė mirė qė foshnjet tė kungohen nė ditėt e javės, meqė Liturgjia nė kėto ditė ėshtė mė e shkurtėr, dhe fėmijėt nuk lodhen si dhe nuk krijojnė shqetėsime gjatė Liturgjisė tė sė Dielės, e cila kryhet mė e gjatė dhe mė madhėshtore.


    4. Disa sqarime qė duhen pasur parasysh

    1. Asnjė njeri qė nuk ėshtė pagėzuar, femijė ose i rritur, nuk lejohet tė kungohet. Pa u pagėzuar, ai nuk mund tė konsiderohet pjestar i bashkėsisė sė krishterė, i trupit mistik tė Krishtit, i Kishės.

    2. Pėr tė martuarit, tė cilėt, pėr arsye tė ndryshme nuk e kanė kryer shėrbesėn fetare tė martesės, kėshillohet qė ta kryejnė atė.
    Megjithėse qė tė dy mund tė jenė orthodhoksė, por meqė nuk kanė bėrė Misterin e Martesės, atėhere nuk kemi tė bėjmė me dy bashkėshortė tė bekuar, por me njerėz moralisht tė degjeneruar. Pra, nuk lejohet tė kungohen. Nėse njė orthodhoks ėshtė martuar gjatė periudhės kur feja ishte e ndaluar me njė jo tė krishterė dhe, kjo e fundit nuk do tė pagėzohet e kurorėzohet, atėherė bashkėshorti orthodhoks mund tė kungohet.
    Njėkohėsisht, atyre u kėshillohet qė, kur dėshirojnė tė kungohen, tė mos kenė kryer kontakte seksuale mė pėrpara.

    3. Femrat qė janė me periudhat e zakonshme, domethėnė, sipas kanonit "tė papastra", nuk u lejohet tė kungohen gjatė periudhės sė papastėrtisė.

    4. Femrat qė paraqiten pėr t'u kunguar dhe nė pėrgjithėsi, kur marrin pjesė nė Liturgjinė Hyjnore, duhet tė paraqiten tė veshura nė mėnyrė dinjitoze, pa minifunde e streēe. Nėse ėshtė e mundur, jo me pantallona, pa buzė tė lyera etj., ashtu siē e kėrkon shenjtėrimi dhe respekti i shtėpisė sė Zotit; nė tė kundėrt pėrdhoset Kisha, qe ėshtė vendi mė i Shenjtė.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet nė Bllog
    17
    V. Disa urata nga shėrbesa e pėrgatitjes pėr Kungim dhe e falenderimit pas tij

    Po japim disa nga uratat mė tė domosdoshme, qė duhet t'i lexojė besimtari, si nė kohėn e pėrgatitjes sė tij pėr kungim ashtu edhe pas Kungimit. Ato tė para Kungimit zakonisht mund t'i besojnė nė kohėn kur psalti ose kori kėndon "Kungėtoren", kurse ato tė falenderimit, i lexon pasi tė kungohet.


    Para Kungimit

    Uratė e Shėn Joan Damaskinoit

    Pėrpara dyerve tė tempullit tėnd qėndroj dhe nga mendimet e frikshme nuk largohem. Po ti, o Krisht Perėndi, qė drejtėsove kumerqarin dhe pėrdėlleve gruan kananease dhe i ēele kusarit dyert e Parajsės, ēilma dhe mua zemrėn e njeridashjes sate dhe pritmė qė po tė vij pranė e po mbėshtetem tek ty, siē prite laviren dhe gruan qė vuante nga hemoragjia, se kjo, duke prekur cepin e rrobės sate gjeti shumė lehtė shpėtim, kurse e dyta, duke mbajtur kėmbėt e tua tė kulluara, mori zgjidhjen e mėkateve; po bėj, qė edhe unė i ngrati, qe guxova tė pres tėrė Trupin tėnd, tė mos digjem, po pritmė si ato dhe ndriēomi ndjenjat e shpirtit, duke djegur fajet e mėkatet e mija, me ndėrmjetimet e asaj qė tė lindi pa farė dhe tė fuqive qiellore; se i bekuar je nė jetė tė jetėve. Amin.


    Uratė e Shėn. Joan Gojartit

    Besoj, o Zot, dhe pohoj, se Ti je me tė vėrtetė Krishti, Biri i Perėndisė sė gjallė, qė erdhe nė botė pėr tė shpėtuar mėkatarėt, nga tė cilėt i pari jam unė. Edhe besoj se ky ėshtė Trupi yt i kulluar dhe ky ėshtė vetė Gjaku yt i ēmuar. Tė lutem, pra mėshiromė dhe ndjemi fajet, tė bėra me dashje e pa dashje, me fjalė, me punė, me dije e pa dije, dhe bėmė tė denjė tė kungohem pa dėnim me misteret e tua tė kulluara, pėr ndjesė mėkatesh dhe pėr jetė tė amėshuar. Amin.


    Vargje tė Metafrastit

    Ja tek po shkoj nė Kungatėn Hyjnore
    Mos mė digj, o Krijues, kur tė kungohem,
    Se Ti je zjarr, qė i djeg ata qė s'janė tė denjė,
    Po pastromė prej ēdo njolle.
    Dridhu, o njeri, kur shikon Gjakun Hyjnor,
    Sepse ėshtė zjarr qė djeg tė padenjėt.
    Trupi Hyjnor mė ushqen dhe mė hyjnizon
    Mė hyjnizon shpirtin dhe mė ushqen mendjen
    mrekullisht.


    Dhe kėto tropare

    Mė ngazėllove me mallin tėnd, o Krisht, dhe mė ndryshove me dashurinė tėnde hyjnore, po digji dhe mėkatet e mia me zjarr tė palėndshėm dhe bėmė tė denjė tė mbushem me gėzimin tėnd, qė tė madhėroj me gėzim, tė dy ardhjet e Tua, o i Mirė.
    Ndėr shkėlqimet e shenjtorėve tė Tu, si do tė hyj unė i padenji, se, nė guxofsha tė hyj bashkė nė nusėroren, kėmisha mė tregon se s'ėshtė e dasmės dhe i lidhur do tė nxirrem jashtė prej engjėjve. Pastro, o Zot, ndyrėsinė e shpirtit tim dhe shpėtomė si njeridashės.


    Pastaj kėtė uratė

    O Zot njeridashės, Zoti Jisu Krisht, Perėndia im, tė mos mė bėhen pėr gjykim kėto tė shenjta, nga qė jam i padenjė, po pėr pastrim shpirti dhe trupi dhe tė bėhem i denjė pėr jetėn dhe Mbretėrinė tėnde tė ardhme. Ėshtė mirė pėr mua t'i ngjitem Zotit dhe te Zoti tė vė shpresėn e shpėtimit tim.


    Dhe kėtė tropar

    Nė Darkėn tėnde Mistike, o Bir i Perėndisė, merrmė sot pjesėtar; se nuk do t'ua them armiqve Misterin, as do tė tė jap puthje si Juda; po, si kusari po tė pohoj: kujtomė, o Zot, kur tė vish nė mbretėrinė tėnde.

    Dhe kėshtu shko e kungohu me devocion tė madh!


    Pas Kungimit


    Uratė falenderimi i e Shėn Vasilit tė Madh

    Tė falenderoj, o Zot, Perėndia im, se nuk mė le mua mėkatarin, po mė bėre te denjė tė jem pjesėtar i tė shenjtave tė tua. Te falėnderoj se mė bėre tė denjė mua te padenjin tė kungohem me dhuratat e tua tė kulluara dhe qiellore. Po, o Zot njeridashės, Ti qė pėr ne durove vdekje, u ngjalle e na fale kėto mistere tė trembshme dhe jetėdhėnėse pėr tė mirėn dhe shenjtėrimin e shpirtrave dhe tė trupave tanė, bėj qė edhe per mua tė jenė kėto pėr shėrim trupi dhe shpirti, pėr dėbim tė ēdo gjėje kundėrshtare, pėr ndriēim tė syve tė zemrės sime, paqėsim pėr fuqitė e mia shpirtėrore, besė e paturpėruar, pėr dashuri pa hipokrizi, pėr urtėsi, pėr shtim tė hirit tėnd hyjnor dhe pėr bashkim nė mbretėrinė tėnde qė, duke u ruajtur nė shenjtėrimin tėnd me anėn e kėtyre, tė kujtoj pėr gjithėnjė hirin tėnd e tė mos rroj mė vetėm pėr vete, po tek Ty, Zot dhe bamirės im. Dhe kėshtu, kur tė lė kėte jetė me shpresėn e jetės sė pėrjetshme, te arrij nė prehjen e pėrjetshme, ku ndihet pa pushim zėri i atyre qė kremtojnė dhe ėmbėlsia e pafund e qė shikojnė bukurinė e patreguar tė Fytyrės sate. Se Ti je dėshira e vėrtetė dhe ngazėllimi i patreguar i atyre qe tė duan, o Krisht Perėndia ynė, dhe Ty tė himnon pėrjetė tėrė krijesa. Amin.


    Uratė tjetėr, po e Shėn Vasilit tė Madh

    O Zoti Krisht Perėndi, mbret i jetės dhe krijues i gjithėsisė, tė falėnderoj pėr tė gjitha tė mirat qė mė ke dhėnė dhe pėr kungimin me Misteret e tua tė kulluara dhe jetėdhėnėse. Tė lutem pra, o i Mirė dhe Njeridashės, ruajmė nėn mbulesėn tėnde dhe nėn hijen e krahėve tė tu dhe bėmė qė gjer nė frymėn e fundit tė kungohem me mendje tė pastėr e denjėsisht me tė shenjtat e tua, pėr ndjesė tė fajeve dhe pėr jetė tė pėrjetshme; se Ti je buka e jetės, burim i shenjtėrimit, dhėnės i tė mirave dhe Ty ta drejtojme lavdinė bashkė me Atin e me Shpirtin e Shenjtė, tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve. Amin.

    Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit tė Shenjtė, tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve. Amin.
    Mėshiro o Zot, mėshiro o Zot, mėshiro o Zot.
    Mė tė nderuarėn se Keruvimet dhe mė tė lavdėruarėn se Serafimet, qė pa u cėnuar linde fjalėn Perėndi, me tė vėrtetė Hyjlindėsen, ty tė madhėrojmė.
    Me uratat e Etėrve tanė tė Shenjtė, o Zot Jisu Krisht, mėshirona dhe shpėtona. Amin.

Tema tė Ngjashme

  1. Ceshtja e lirise Ndertrinitare
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-07-2006, 11:51
  2. 24 Prill: E Diela e Meshires Hyjnore
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 16:57
  3. Adhurimi - Kapitulli V. Mesha Hyjnore
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 03-04-2005, 22:32
  4. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02
  5. Sherbesat Hyjnore, nga Kryepiskop Serafim Sllobodskoj
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-12-2002, 14:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •