Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 174
  1. #1
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    50 kineastët më të mëdhenj të shekullit të XX

    50 regjizort MITIK te shekullit te XX dhe 50 filmat e tyre kult (nje regjizor, nje film)

    Nga lista e postuar tek tema "Filmat qe kane bere Historine e Kinemase", po shkepus 50 emrat e 50 regjizorve m te medhenj dhe perkatesisht, filmin e tyre m te mir, sipas te njejtit parim: perzgjedhja eshte bere nga mediat e specializuara (dhe jo nga une), opinionin e te cilave e konsideroj binds (nuk behet fjal per filma limonad apo komercial, por per ato filma qe personalisht i konsideroj si filma me tru por qe fare mire mund te kene qene edhe suksese komerciale) : .

    Regjizoret jane renditur sipas nje Vleresimi qe merr parasysh po aq sasine e filmave te realizuar, sa edhe cilesine e tyre.

    Per secilin kineast, do te kete nje permbledhje te shkurter te vepres se tyre ne postimet ne vijim:

    1.John Ford (USA)
    Orson Welles (USA)
    Ingmar Bergman (SUEDI)
    Alfred Hitchcock (ANGLI/USA)
    Charles Chaplin (USA)
    Jean-Luc Godard (FRANCE)
    Michelangelo Antonioni (ITALI)
    Fritz Lang (AUSTRI/USA)
    Kenji Mizoguchi (JAPONI)
    10.Jean Renoir (FRANCE)
    Joseph L. Mankiewicz (USA)
    Franois Truffaut (FRANCE )
    Luchino Visconti (ITALI)
    Satyajit Ray (INDI)
    Howard Hawks (USA)
    Ernst Lubitsch (USA)
    Friedrich W. Murnau (GJERMANI/USA)
    Roberto Rossellini (ITALI)
    Stanley Kubrick (ANGLI/USA)
    20.Fancis Ford Coppola (USA)
    Federico Fellini ( ITALI )
    Maurice Pialat ( FRANCE)
    Frank Capra (USA))
    David Lynch (USA)
    Andrei Tarkovski (RUSI)
    Clint Eastwood (USA)
    Stanley Donen (USA)
    Sergio Leone (ITALI/USA)
    Takeshi Kitano (JAPONI )
    30.Yasujiro Ozu (JAPONI)
    Pier Paolo Pasolini ( ITALI)
    Martin Scorsese (USA
    Nicholas Ray (USA)
    Serguei Eisenstein (RUSI )
    Akira Kurosawa (JAPONI)
    Rainer W. Fassbinder (GJERMANI)
    Vincente Minnelli ( USA)
    David Cronenberg (KANADA
    Robert Bresson ( FRANCE)
    40.Billy Wilder (USA
    Tim Burton (USA)
    Luis Bunuel (SPANJE)
    Lars von Trier (DANIMARKE)
    Michael Curtiz (USA)
    David Wark Griffith (USA)
    Woody Allen ( USA)
    Pedro Almodovar (SPANJE)
    Steven Spielberg (USA)
    Bernardo Bertolucci ( ITALI)
    50.QuentinTarantino (USA)

  2. #2
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    1. John FORD

    1. John FORD (1895-1973) regjizor i famshem amerikan, m produktivi, dhe kineasti me numrin m t madh te filmave kult !

    54 filmat e tij te pare jane zhdukur (realizuar kryesisht midis viteve 1917-1925) dhe kane mbetur rreth 60 filma te tjere, realizuar deri ne fund te jetes se tij.

    Mjeshter ABSOLUT i filmave western, ne te cilet angazhoi aktoret me te medhenj te asaj kohe: Wallace Berry, Ronald Colman, Edward G. Robinson, Katherine Hepburn, Henry Fonda, Claudette Colbert.

    Nder filmat e tij, te cilet shquhen si filma epik dhe romanesk, me te njohurit jane: "Stagecoach", "The grapes of wrath", "Fort Apache", "Cheyenne Autumn", "She wore a yellow ribbon", "Rio Grande", "The man who shot Liberty Valance" si dhe filmi i tij qe kam perzgjedhur ne fotot e meposhtme, i famshmi: "The Searchers"(1956) me: John Wayne (Ethan Edwards), Jeffrey Hunter (Martin Pawley), Vera Miles (Laurie Jorgensen), Ward Bond (Capt. Rvrend Samuel Johnson Clayton), Natalie Wood (Debbie Edwards).
    Fotografit e Bashkngjitura Fotografit e Bashkngjitura    

  3. #3
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    2. Orson WELLES (1915-1985), regjizor dhe aktor i madh amerikan, autori i te famshmit "Citizen Kane"(1941), filmi i PAR i tij, te cilin e realizoi ne moshn ... 25 vjeare !
    Film i ovacionuar asokohe nga kritika, por i injoruar nga publiku, "Citizen Kane" konsiderohet si "filmi me i madh i te gjitha koherave".

    Orson Welles eshte konsideruar shpesh nga kritikt si fmija-gjeni i kinemase! Gjithesej 15 filma te realizuar ne 30 vjet karriere, pothuaj te gjithe kryevepra te kinemase; nga me te permendurit, veohen: "The magnificent Ambersons", "The lady from Shanghai", "Othello", "The trial" etj.

    Ne foto: Orson Welles dhe afishet e filmit te tij "Citizen Kane"
    Fotografit e Bashkngjitura Fotografit e Bashkngjitura    

  4. #4
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    3. Ingmar BERGMAN

    3. Ingmar BERGMAN (lindur ne 1918- jeton akoma) - SUEDI

    M i madhi i regjizoreve skandinav, nga m t medhenjt e te mdhenjve ! Tejet prodhimtar : 47 filma ne 60 vjet karriere, pothuaj te gjithe "master-piece" (kryevepra).

    Tema kryesore e filmave bergmanian eshte frika dhe vetmia e njeriut, e shikuar si mallkim.

    Cilin nga filmat e tij t permendesh m par...! Gjithsesi, nga m te njohurit, jane: "Cries & whispers", "Persona", "Monika", "The seventh seal", "Fanny och Alexander" si dhe filmi i fundit qe realizoi vjet, ne moshen 86 vjeare : "SARABAND" !

    Ne foto: Ingmar Bergman-i dhe foto nga filmi i tij kult: "Cries & whispers".
    Fotografit e Bashkngjitura Fotografit e Bashkngjitura    

  5. #5
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    4. Alfred HITCHCOCK

    4. Alfred HITCHCOCK (1899-1980) - ANGLI/USA

    Karrira e Hitchcock-ut ndahet ne dy pjese: periudha angleze (1922-1940) dhe periudha amerikane (1940-1975).

    Mjeshtri me i madh i filmit suspens : Babai i suspensit !

    Lista e filmave me te njohur te tij do ishte e pafundme : "Rebecca", "Shadow of a doubt", "Spellbound", "Under Capricorne", "Dial M for murder", "Rear window", "The Trouble with Harry", "The wrong man", "Vertigo", "North by northwest", "Psycho", "The birds".

    Keto 4 te fundit konsiderohen si veprat ABSOLUTE te Hitchcock-ut.

    Zgjodha per ilustim ate qe konsiderohet si maja e majave te filmave te tij: "VERTIGO" (1958)
    Fotografit e Bashkngjitura Fotografit e Bashkngjitura    

  6. #6
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    Charles Chaplin (USA)

    5. Charles Chaplin (1889-1977) USA

    I vetmi nga gjigandt e kineasteve amerikane qe kemi mundur t njohim gjate diktatures komuniste.

    Lindur ne Londer (Angli) m 16 prill 1889, autor i kompletuar, Charles Spencer Chaplin ka qene inkarnacioni i kinemase per miljona njerez pergjate disa gjeneratave.

    Charlot-i, personazhi i tij i interpretuar nga ai vete, eshte ne fund te fundit nje "anarkist" qe tallet po aq me mizerabilitetin sa edhe me idealet e epokes qe jetoi. Por ne filmat e tij, Charlot-i gjithsesi beson tek Njeriu dhe mesazhi kryesor mbetet: Njeriu duhet ti qendroje me dinjitet mizerabilitetit dhe duhet te harxhoje gjithe energjite e tij per tu liruar nga kondicionimi shoqeror.

    Githsej 15 filma si dhe 64 metrazhe te shkurtra te realizuara midis viteve 1914-1917.

    Nder filmat me te njohur: "The kid", "The gold rush", "A woman of Paris", "City light", "The modern times", "Diktatori", etj

    Ne foto: filmi "Dritat e qytetit".
    Fotografit e Bashkngjitura Fotografit e Bashkngjitura    

  7. #7
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    6. Jean-Luc Godard (FRANCE)

    6. Jean-Luc Godard (lindur ne 1930 - jeton dhe xhiron akoma) - FRANCE -

    N mos m i madhi, m i "mnduri" nga kineastt francez. Babai i "nouvelle vague" (vala e re) e viteve '60-t, -- rryma m e madhe rrevolucionarizuese qe ka njohur ndonjehere kinematografia boterore. "La Nouvelle Vague" (Vala e re) shkaterroi te gjithe rregullat klasike te kinemase dhe aplikoi per here te pare nje forme te re te shprehuri, dhe qe ne filmat e sotem nuk na bn m pershtypje dhe na duket normale.

    Jean-Luc Godard ka realizuar gjithesej 52 filma dhe vazhdon te realizoje akoma. Filmat e tij mund te ndahen ne dy periudha: periudha e "Nouvelle vague" (1959-1969) dhe filmat qe vazhdoi dhe vazhdon t bj, pas 1970-s.

    Thelbi i kinemase godarjane eshte braktisja e rrefimit (diskursit) si aks qendror ne nje film. Nse filmat e tij te viteve '60 u duartrokiten fuqishem qofte nga publiku, qofte nga kritika, ato te mevonshmit (deri ne ditet tona), publiku pothuaj i injoron, ndersa kritika mbetet si e mekur... .

    Nje gj eshte e sigurt: imazhet e fimave te tij jane tmerresisht te bukur, dhe ato qe te degjojne veshet gjate filmave te tij, jane gjera po aq inteligjente. Problem mbetet fakti se kur del nga kinemaja, te duket se nuk ke kuptuar asgje...

    Ata pak kritike qe guxojn te interpretojne filmat aktuale te Godard-it, shtrojne pyetjen: "Ne fundin e shekullit te XIX-te, askush nuk i blinte tabllote e Van Gog-ut. Pesedhjete vjet me vone, punimet e tij u konsideruan dhe vazhdojne te konsiderohen si kryevepra te piktures dhe Van Gog-u u konsiderua nje gjeni. A do te ndodhe e njejta gj me filmat e Jean-Luc Godard-it, pas 50 vjetesh ?"


    Nga filmat m te njohur te Jean-Luc Godarit jane:"A bout de souffle ", "Le Petit soldat", "Pierrot le fou", "Passion", "Je vous salue Marie", "Hlas pour moi", si dhe "Le mpris", ("Perbuzja") -1963, nga jane shkeputur dhe fotot e meposhtme.

    Ne foto: Jean Luc Godard
    Fotografit e Bashkngjitura Fotografit e Bashkngjitura    

  8. #8
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    Michelangelo Antonioni

    7. Michelangelo Antonioni (lindur ne 1912-en, jeton akoma por ka ndaluar aktivitetin artistik) ITALI

    N mos me i madhi, m intriguesi i maestrove te kinemase italiane. GJithesej 17 filma, pothuaj te gjithe "capo lavoro" !

    Ne 1960-en, Antonioni realizon "L'avventura", qe konsiderohet si filmi i pare Modern i Historise se kinemase boterore.

    Thelbi i kinemase se Antonionit eshte: njerezit e kane te pamundur per te komunikuar (per tu marre vesh) me njeri-tjetrin sepse e tille eshte natyra njerezore.

    Filmat me te njohur te tij: " L'avventura", "La notte", "L'eclisse", "Blow up" (qe konsiderohet kryevepra e tij absolute), "Professione: reporter" etj.

    Fotot e meposhtme: Michelangelo Antonioni dhe filmi i tij kult: "Blow up" (1966)
    Fotografit e Bashkngjitura Fotografit e Bashkngjitura    

  9. #9
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    Fritz Lang (AUSTRI/USA)

    8. Fritz Lang (1890-1976) -AUSTRI/USA -

    Mjeshter i madh i kinemase amerikane me origjine austriake, realizoi 41 filma. Autor i te parit dhe ndofta me te mirit film fantastik : "Metropolis" ne 1928-en. Ne 1931shin realizon "M", filmi i tij kult, nje nga filmat me te famshem te Historise se Artit te Shtate.

    Fritz Lang largohet ne 1934-en nga Gjermania, duke ndjere rrezikun e Hitlerit edhe pse ky i fundit kishte per film te preferuar te tijin pikerisht filmin "Metropilis".

    Ne USA punon per komanite me te medha hollywoodiane filmat qe kane mbetur ne fondin e arte te kinematografise: "You only live once", "Man Hunt", "Hangman also die", "House by the river", "Dr.Mabuse", "Moonfleet".


    Ne foto: Fritz Lang, dhe dy filma te tij kult: "M" dhe "Metropolis"
    Fotografit e Bashkngjitura Fotografit e Bashkngjitura    

  10. #10
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    Kenji Mizoguchi (JAPONI)

    9. Kenji Mizoguchi (1898 1956) -JAPONI-


    Nje nga dy m te medhenjte (tjetri eshte Akira Kurosawa) e kinemase japoneze. 89 filma te realizuar ne vetem 25 vjet karriere !

    Tema e filmave te Mizoguchit eshte kundershtia midis aspiratave te thella te njeriut, si jane seksualiteti, lufta apo paqja dhe realiteti i dominuar nga paraja.


    N foto: Kenji Mizoguchi dhe filmi i tij qe konsiderohet si m i rendesishmi i tij : "Sansho the bailiff".
    Fotografit e Bashkngjitura Fotografit e Bashkngjitura    

  11. #11
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    10. Jean Renoir (1894 - 1979) - FRANCE

    Babai i kinematografise franceze! 40 filma ne 40 vite karriere. "La grande illusion" (the big ilusion) e ben te njohur ne gjithe boten, ne 1937-en.

    Nga filmat me te njohur: Boudu sauv des eaux , Madame Bovary, Une partie de campagne, La grande illusion, French Cancan dhe kryevepra e tij : "La regle du jeu" (1937).


    Ne foto : Jean Renoir dhe filmi i tij kult: "La regle du jeu".
    Fotografit e Bashkngjitura Fotografit e Bashkngjitura    

  12. #12
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    Joseph L. Mankiewicz

    11. Joseph L. Mankiewicz (1909-1993) USA

    Ne 30 vite karrier, Mankiewicz-i realizoi 20 filma, te cilet jane T GJITH te mrekullueshem.

    Konsiderohet si regjizori qe ne karrieren e tij nuk beri asnje film te dobt.
    Perdorimi i flash-back-ut dhe dialogjet e sofistikuara jane dy karakteristikat e kinematografise te tij.

    Cilin nga filmat e tij te permendesh m pare .... Padyshim, Mankiewicz eshte autori i filmit me te bukur fantastik (ne kuptimin e vertete te fjales, pra "film me fantazm", por me nje lirizm te pashoq qe asnje regjizor tjeter deri me sot nuk arrin persosmerine: "The Ghost and Mrs Muir" ! Master-piece !

    Po aq te mrekullueshem jane: "All about Eve", "Dragonwyck", The late George Apley, The Ghost and Mrs Muir, A Letter to Three Wives, Five Fingers, The Barefoot Contessa.


    p.s. Mankiewicz-i eshte nje nga dy regjizort e mi te preferuar amerikan. Tjetri eshte i 16-ti ne rradh...

    Ne foto: Joseph Mankiewicz, dhe dy kreyveprat e tij: "All abour Eve" dhe "The Ghost and Mrs Muir".
    Fotografit e Bashkngjitura Fotografit e Bashkngjitura    

  13. #13
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    Franois Truffaut

    12. Franois Truffaut (1932 - 1984) - FRANCE -

    Regjizor francez, i cili bashke me Jean Luc Godard (nr. 6) themelon "la nouvelle vague", rryme e re e kinemase franceze, por dhe boterore, ne vitet '60.

    Qe ne moshe fare te vogel ishte kinefil i "mendur", duke shkuar disa here ne dite nga nje kinema ne nje tjeter. Nje nga kritiket m brilant te kinemase!

    Filmi i tij i pare, "Les quatre cents coups", te cilin e realizon ne moshen 27 vjeare , korr nje sukses te jashtezakonshem.

    Truffaut kundershtoi me force akademizmin ne kinema si dhe kinemane "popullore" komerciale.

    Nga filmat e tij me te njohur, veohen: Les quatre cents coups, Tirez sur le pianiste , Jules et Jim, Baisers vols, La sirne du Mississipi (me Jean-Paul Belmondo dhe Catherine Deneuve !), L'histoire d'Adle H. (me Isabelle Adjanin), La chambre verte, si dhe KRYEVEPRA e tij : "La femme d' ct" me Grard Depardieu dhe Fanny Ardant.

    Ne foto: Franois Truffaut dhe filmi i tij kult: La femme d' cot" (Woman next door)
    Fotografit e Bashkngjitura Fotografit e Bashkngjitura    

  14. #14
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    Luchino Visconti

    13. Luchino Visconti (1906 - 1976) - ITALI-

    Nje nga m te medhenjte e te medhenjve te kinemase italiane, kryemjeshtri i filmave historik!

    Gjithsej 13 filma ne 30 vite karrier, por pa asnje perjashtim, te gjithe filma te paharrueshm: Ossessione, Senso, Rocco e i suoi Fratelli, Il gattopardo, La Caduta degli dei, Morte a Venezia.

    Mjeshteria e Viscontit qendron kryesisht ne aftesine e realizimit te skenave te medha, shpesh te filmuara ne ngjyre te kuqe dhe te arte, si eshte skena e operas ne filmin "Senso" apo skena e ballos gjigande tek "Il gattopardo". Visconti filmonte qet, pa nerva, pa ngut : nje maestro i vertete.

    Vetem Visconti, ky arsitokrat i kinemase legjendare italiane, diti te filmoje dekompozimin dhe rnien e botes arsitokratike te pasur, si askush tjeter !!

    Ne foto: Luchino Visconti dhe filmi i tij i famshem "Il gattopardo"
    Fotografit e Bashkngjitura Fotografit e Bashkngjitura    

  15. #15
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    Satyajit Ray

    14. Satyajit Ray (1921 1992) - INDI-

    Gjeniu i kinemase indiane !

    Gjithesej 30 filma. Tre filmat e pare, qe perbejne nje trilogji dhe qe i realizoi ne vitet '56-'58, e bene te njohur ne Indi dhe ne gjithe boten.
    Autor i kompletuar, ai eshte kompozitor i te gjithe filmave te tij.

    Filmi i tij i pare, qe hap dhe trilogjine e historise se femijerise, "Pather Panchali" konsiderohet si kryevepra e tij, pa harruar "Jalsaghar" ("Salloni i muzikes" -Le salon de musique)



    Ne foto: Satyajit Ray dhe filmi i tij kult: Pather Panchali (La complainte du sentier )
    Fotografit e Bashkngjitura Fotografit e Bashkngjitura    

  16. #16
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    Howard Hawks

    15. Howard Hawks (1896-1977) - USA

    Kineast amerikan, realizoi 40 filma gjate aktivitetit te tij; nga me te njohurit jane: "Scarface" (1932), "Bringing Up Baby" me Cary Grant dhe Katharine Hepburn, "Red River" (qe e konsideroj si westernin m te bukur qe kam pare ndonjehere), "The Big Sky", komedine e famshme burleske "Gentlemen Prefer Blondes" (Les hommes prfrent les blondes) me Marilyn Monroe, "Rio Bravo".


    Ne foto: Howard Hawks dhe filmi i tij kult: "Red River"
    Fotografit e Bashkngjitura Fotografit e Bashkngjitura    

  17. #17
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    Ernst Lubitsch

    16. Ernst Lubitsch (1892-1947) - USA


    Perve faktit qe realizoi 70 filma te mrekullueshem gjate karrieres se tij, Ernst Lubitsch eshte i njohur edhe per stilin e tij unik e qe sot thirret : "Lubitsch's touch ".

    Emri i tij eshte sinonim i komedise se sofistikuar, i elegances dhe i shijes TEJET te holl !

    Lindur ne Berlin ne 1892, largot per ne USA ku dhe zhvillon aktivitetin e tij artistik : Nga 1937 deri ne 1942 xhiron disa nga filmat e tij me te njohur: "Angel", ku i ofron Marlene Dietrich-it nje nga rolet e saj m te bukur, "Bluebeard's Eighth Wife" , "Ninotchka" , filmin e fashem "To be or not to be" (1942) si dhe komedine "The shop around the corner" (te cilen e konsideroj si komedin me te bukur qe kam pare ndonjehere!!)


    Ne foto: Ernst Lubitsch dhe filmi i tij kult: "To be or not to be".
    Fotografit e Bashkngjitura Fotografit e Bashkngjitura    

  18. #18
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    Friedrich Wilhelm Murnau

    17. Friedrich W. Murnau (1888 - 1931) - GJERMANI/ USA

    Lindi ne Gjermani dhe duke filluar qe prej 1918-es filloi ti kushtohet filmit, duke qene nismetari i ekspresionizmit ne kinema. Asokohe realizon dhe filmin e tij "Nosferatu", filmi I PARE ne historine e kinemase me vampirin DRACULA , dhe ndofta m i arriri deri me sot. Po ashtu realizon "Der letzte mann" (Njeriu i fundit) dhe "Faust".

    Duke filluar nga 1926, xhiron filmat e tij ne USA dhe realizon ate qe konsiderohet si kulmin e kinemase pa z : "SUNRISE", (i njohur ne frengjisht si "L'aurore") por qe per nje kineast si Franois Truffaut (nr. 12), eshte filmi m i bukur ne bote ("le plus beau film du monde" !).

    "SUNRISE" eshte nje perl kinematografike, nepermjet te cilit Murnau konfirmon se ishte nje mjeshter absolut i drit-hijes.

    Friedrich Wilhelm Murnau vdes shume shpejt, ne vitin 1931, ne nje aksident me makine, kur kinemaja me z sapo kish filluar.

    Charles Chaplin-i ka shkruar: "Friedrich Murnau e oi kinemane pa z ne kulmin e saj".


    Ne foto: Murnau dhe kryevepra e tij (dhe ndofta filmi m i bulur ne bote): SUNRISE
    Fotografit e Bashkngjitura Fotografit e Bashkngjitura    

  19. #19
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    18.Roberto Rossellini (1906 - 1977) -ITALI-

    Babai i neo-realizmit italian me filmin e tij "Roma, citta aperta" te cilin e realizoi ne 1944, ne ditet e fundit te fashizmit.

    Ne 1953-shin, regjizori i madh,, realizon me ate qe me vone do te behet gruaja e tij,pra me aktoren Ingrit Bergman, "Stromboli", film qe e ben te famshem ne gjithe boten, dhe me vone, ne 1955, kryevepren e tij "Viaggio in Italia", udhetim ne Itali. Ne total, 25 filma.


    Ne foto: Roberto Rossellini dhe "Viaggio in Italia", filmi i tij kult.
    Fotografit e Bashkngjitura Fotografit e Bashkngjitura    

  20. #20
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    19. Stanley Kubrick (1928 -1999) - USA

    Kubrick-u i famshem ka lindur ne nje familje ifute njujorkeze te Brox-it dhe eshte i njohur per filmat e tij me fam, si "Paths of glory", "Dr Strangelove", "2001, a space odyssay", "A Clockwork orange" (orange mcanique), "Barry Lyndon", "Shining", "Full metal jacket ", dhe i fundit i tij: "Eyes wide shut ".

    Realizoi pak filma, vetem 13 ne gati 50 vjet karriere. Me se shumti, filmat e tij jane adaptime te romaneve te njohur, si eshte "Shining", bazuar ne romanin e shkrimtarit te madh Stephen King.

    Nese ka nje film qe mund te veohet nga te tjeret(te cilet jane po aq te njohur, sidomos "barry Lyndon") dhe qe figuron ne te gjitha listat e filmave me te medhenj te te gjithe kohrave, eshte "2001: A Space Odyssay".

    Ne foto: Stanley Kubrick dhe filmi i tij kult: "2001: A Space Odyssay".

    p.s. personalisht, filmin ne fjale e konsideroj si filmin m inteligjent ne bote !
    Fotografit e Bashkngjitura Fotografit e Bashkngjitura    

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema t Ngjashme

  1. Prgjigje: 109
    Postimi i Fundit: 30-11-2009, 05:18
  2. Islami N Trojet Iliro-shqiptare Gjat Shekujve
    Nga Arber gerguri n forumin Komuniteti musliman
    Prgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 16:01
  3. Islami ne trojet iliro-shqiptare gjate shekujve
    Nga Klevis2000 n forumin Komuniteti musliman
    Prgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 24-11-2007, 10:59
  4. Kodikt e Shqipris
    Nga Albo n forumin Komuniteti orthodhoks
    Prgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 27-12-2005, 15:25
  5. Prgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund t hapni tema t reja.
  • Ju nuk mund t postoni n tema.
  • Ju nuk mund t bashkngjitni skedar.
  • Ju nuk mund t ndryshoni postimet tuaja.
  •