Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Gratë që po zgjidhin hallet duke vrarë burrat!!

    TIRANE

    Prej shumë kohësh vinte i pirë dhe më keqtrajtonte dhe për këtë shkak u detyrova ta vrisja". Nëpërmjet këtyre argumenteve të thata, janë justifikuar përpara organeve të drejtësisë disa prej grave-vrasësve të burrave të tyre. Një fenomen, i cili fatkeqësisht kohët e fundit ka qenë më i shpeshtë, dhe që, më tepër sesa një ngjarje kriminale, duket se është pasojë e kushteve sociale dhe ekonomike në të cilat ndodhen familjet ku kanë ndodhur këto krime. Pamundësia edhe për shkak të mentalitetit për t'i zgjidhur grindjet bashkëshortore, duket se detyrojnë gratë të zgjedhin vrasjen si të vetmen rrugë për t'i shpëtuar keqtrajtimit fizik, diskriminimit moral dhe stresit psikologjik që u shkaktojnë bashkëshortët e tyre. Dhe fakti që mbetet më shqetësues është se pothuajse në të gjitha rastet e krimeve nuk është bërë asnjë përpjekje nga bashkëshortët për t'u divorcuar, por është zgjedhur si rruga e vetme zgjidhja e dhunshme.

    Precedenti i tradhtisë
    Dyshimet se burri e tradhtonte e kanë shtyrë një grua K. M., nga Durrësi, që të tentojë vrasjen e të shoqit, duke i futur në krevat një tel me korrent. Ngjarja ka ndodhur më 19 qershor në një banesë në lagjen "Ballenjë" të Shijakut, ku familja prej 5 vetësh banonte bashkë me 3 fëmijët. Sipas policisë, mbrëmjen e datës 19 burrë e grua janë grindur mes tyre dhe shkaku ka qenë xhelozia e saj ndaj bashkëshortit për tradhti. Pasi sherri i radhës ishte shuar, burri ishte shtrirë në një divan të shtëpisë për të fjetur. Por sapo ka shtrirë këmbët, ai ka ndier një goditje korrenti në trup, gjë që e ka bërë të hidhet përpjetë i tmerruar. Gjëja e parë që ka konstatuar bashkëshorti ka qenë një kabëll elektrik, i cili ishte lidhur direkt me një prizë korrenti, që përfundonte drejt e në këmbët e tij. Më pas, burri kishte kuptuar që dikush ia kishte vendosur telin e korrentit në këmbë dhe për këtë problem ai e ka mbajtur frymën në rajonin e policisë së Shijakut. Burri ka akuzuar bashkëshorten e tij K.M., si autore të kësaj tentative për vrasje, madje ai kishte treguar edhe shenjat në këmbën e tij, të shkaktuara nga kontakti me rrymën elektrike. Pas marrjes së denoncimit, policia ka shoqëruar gruan, e cila e ka pranuar autorësinë e tentativës për vrasje të bashkëshortit të saj, për motive xhelozie. Ajo ka deklaruar përpara oficerëve të policisë gjyqësore se burri e tradhtonte me një femër tjetër dhe për këtë arsye ajo kishte vendosur ta dënonte me vdekje. Ndërkaq, bashkëshorti, i cili i shpëtoi vdekjes, e ka mohuar kategorikisht që të kishte marrëdhënie jashtëmartesore.

    Keqtrajtimi
    Grindjet dhe keqtrajtimet fizike kishin qenë panorama e jetës bashkëshortore 15-vjeçare e Vera Qevanit me bashkëshortin e saj Feritin. Por duket se durimi i gjithë këtyre viteve ka pasur një cak tragjik. Vera vendosi të shpëtonte një herë e mirë nga vuajtjet, duke i marrë jetën bashkëshortit të saj. E bindur në vendimin që kishte marrë, 41-vjeçarja Qevani i hedh bashkëshortit të saj ilaç mizash në gotën e çajit dhe ia jep ta pijë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pezë të Tiranës. Vdekja e Ferit Qevanit deklarohet si natyrale, më 14 nëntor të vitit të kaluar, për t'u zbardhur vetëm në prill të këtij viti. Gjatë një grindjeje me djalin e saj 15-vjeçar, Vera e kërcënon atë me fjalët: "Rri urtë, të mos e pësosh si yt atë". Kaq ka mjaftuar që djali t'i rrëfehet xhaxhait gjithë mllef ndaj s'ëmës, i cili nga ana e tij ka bërë denoncimin në Komisariatin nr.4 të kryeqytetit. Ndërkohë, hije dyshimi për vdekje jo natyrale apo nga alkooli për viktimën Ferit Qevani, prokuroria kishte hedhur që në momentin e vdekjes, kur mjekët kishin pohuar se vdekja nuk ishte natyrale. Pas ndalimit të 41-vjeçares Vera Qevani, kjo e fundit pranoi krimin e kryer, duke parashtruar si motiv keqtrajtimet sistematike fizike të bashkëshortit të saj. I cili, sipas gruas rebele, në të shumtën e rasteve e keqtrajtonte atë nën efektet e pijeve alkoolike. Edhe në këtë rast, nuk ka pasur asnjë tentativë nga bashkëshortët për t'u divorcuar, ndërkohë që Vera rrezikon të vuajë tani një dënim prej 12 vitesh burgim.


    Gati gjyqi për gruan që groposi burrin në oborr

    Dëshira Noka 39-vjeçe pritet që së shpejti të përgjigjet përpara gjykatës për vrasjen e bashkëshortit të saj Avdi Noka. Ekspertiza mjeko-ligjore ka konfirmuar se ajo është e aftë mendërisht dhe duhet të përgjigjet përpara ligjit. Kufoma e bashkëshortit pas vrasjes ka qëndruar për rreth katër vjet e varrosur në oborrin e banesës ku banonte, ndërkohë që e shoqja e kishte deklaruar si të zhdukur në Greqi. Por kanë qenë fëmijët e çiftit Noka, që pas katër vjetësh kanë zbardhur gjithçka, duke treguar edhe vendin ku nëna e tyre u kishte varrosur babanë. Edhe kjo vrasje në familje ka pasur si motiv grindjet dhe mosmarrëveshjet mes bashkëshortëve. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Dëshira Noka më parë kishte kryer një plagosje ndaj një fqinji dhe i fshihej policisë. Ky ka qenë shkaku i grindjeve që kishin nisur mes bashkëshortëve, ku burri i kishte kërkuar që të dorëzohej, se nuk mund të fshiheshin gjithë kohës.

  2. #2
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Faqja 3 - FAQE E PARE Qershor 22, 2005


    Rrëfimi i Blerinës, gruas nga Tirana, e cila në vend të dhunës zgjodhi të shpëtonte martesën nëpërmjet kurthit

    "Shpëtova familjen me ilaçin në gjellë"
    "Pasi i'a hodha burrit, rrija me frikë mos më vdiste"


    --------------------------------------------------------------------------------

    fe. de.


    TIRANE

    Vetëm para tre muajsh Blerina, gruaja që rropatet si shërbyese në tre familje tiranase, nënë e dy fëmijëve, kishte një tjetër pamje. Edhe pse nuk i ka mbushur të tridhjetat, ajo kishte fillluar të shpërfyturohej e plakej para kohe me hapa të shpejtë. Dhe shkak nuk ishte puna e rëndë apo dy fëmijët e vegjël, por burri i saj pijanec. Një njeri që përditë e më tepër humbte në sytë e gruas së re atë burrërinë mashkullore duke u shndërruar në qënie vegjetative, që jo vetëm nuk sillte asnjë lek në shtëpi e nuk përgjigjej për hallet e familjes, por që ishte shndërruar në problemin më të madh të së shoqes. "Duhej të kujdesesha për atë si për një tjetër fëmijë, të cilin përditë e gjeja te shkallët, apo në rrugë të dehur tapë, krejt të papërgjegjshëm dhe ndonjëherë të dhunshëm", rrëfen Blerina për Gazetën, pasi ka marrë premtimin se gjenealitetet e saj dhe të shoqit nuk do të bëhen publike. E ndodhur përballë një gjendjeje të tillë, gruaja vret mendjen për zgjidhje. Zgjidhje, të cilat edhe pse kishte tentuar disa të tilla, të gjitha kishin rezultuar pa sukeses. "Fola me të afërmit e tij dhe ata e morën mënjanë e i folën, por ai ndryshoi vetëm 24 orë dhe vazhdoi sërish me pijen", rrëfen Blerina. Pasi konsumon të gjitha mënyrat e mundshme për ta detyruar burrin të lërë alkoolin, gruaja dorëzohet. Mbyllet në vetvete dhe pajtohet me fatin. Një periudhë kur e mban mënd veten të shpërfytyruar dhe pa asnjë lloj shprese. Por një ditë, rastësia i ndryshon jetën.

    Ilaçi magjik
    "Pashë në televizion një emision në të cilin u përmend një rast i largimit nga pija të një të alkoolizuari me anë të një ilaçi të përdorur", rrëfen gruaja, së cilës më pas një zgjidhje e tillë për të shoqin dhe vetë jetën e saj të nxirë, i ishte bërë obsesion. I ishte dashur që fshehurazi të bisedonte me mjekë dhe me farmacistë. Përfundimisht kishte marrë njohuritë e duhura për ilaçin çudibërës. "Ilaçi duhet të merrej nga i alkoolizuari me pëlqimin e tij në formë kure, por unë nuk kisha kurajo t'ia rekomandoja këtë tim shoqi", pohoi dilemën e saj Blerina. Gruas i kishin shpjeguar mire, që në rast se i alkoolizuari do të merrte ilaçin për lënien e pijes dhe njëkohëisht do të vazhdonte zanatin e vjetër, ai mund të humbte edhe jetën. E ndodhur përpara një thike me dy presa, gruaja vendos të rrezikojë.

    Ankthi
    "E bleva ilaçin dhe e mora me vete në shtëpi. Më kishin mësuar se i alkoolizuari duhet ta pinte në momentet që ishte esëll, kështu që për herë të parë i'a hodha në gjëllën që kisha përgatitur për drekë. Gjatë kohës që hante e shikoja me frikë. Mendoja se në darkë si zakonisht do shkonte të pinte dhe nuk do të më kthehej më i gjallë. Në kokë më kalonin mendime të tmerrshme. Më dukej sikur po e vrisja me duart e mia, por heshta dhe nuk i thashë asgjë", vazhdon rrëfimin gruaja e re. Po atë ditë ajo i kishte propozuar të shoqit të shkonin për darkë te disa të afërm të tyre, të cilët i kishte porositur edhe më parë të mos i jepnin për të pirë. Ndërsa ditën e dytë që i kishte hedhur ilaç në gjellë e kishte lutur të rrinte në shtëpi, por ai nuk e kishte dëgjuar. Blerina gati ishte bërë me zemër, kur kishte parë të shoqin të nisej lokaleve për të vazhduar zanatin e vjetër. Kishte frikë se ai do të pinte dhe do të vdiste për shkak të ilaçit, që kishte filluar t'i jepte. "Ishte një nga ditët me të vështira të jetës sime. Dikur nuk durova dhe u nisa të shihja çpo ndodhte me të. E pashë në një lokal pas një gote me raki, por mu duk i qetë dhe i kthjellët", rrëfen Blerina momentet më të vështira të jetës së saj. Atë ditë i shoqi kishte ardhur me këmbët e veta në shtëpi. Ajo nuk e kishte pyetur se ç'kishte ndodhur dhe ai nuk i kishte rrëfyer asgjë. Edhe gjatë ditëve të tjera në vazhdim gruaja ishte bërë keq prej mendimeve se i shoqi mund ta pësonte nga ilaçi që i hidhte përditë në gjellën e drekës. Por asgjë e keqe nuk ndodhi. Ai përditë e më tepër po kthehej esëll nga lokalet. Madje një ditë i tha se shoqes se nuk i pihej më, se nuk i'a qaste mideja dhe se i vinte për të vjellë sa e vinte rakinë në buzë… Sot një vit më pas bashkëshorti i Blerinës është ktheyr në tjetër njeri. Shkon rregullisht në punë, mblidhet në darkë me gruan dhe fëmijët dhe rrezaton shëndet. Ndërsa edhe vetë Belrina thotë se ka ndryshuar dhe ndihet mirë duke filluar që nga pamja e jashtme

  3. #3
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Faqja 3 - FAQE E PARE Qershor 22, 2005


    Flet psikologu Dhori Karaj: Ja pse jemi të dhunshëm në familje

    "E konsiderojmë njëri-tjetrin si pronë"
    "Gratë që vrasin i kundërpërgjigjen dhunës me dhunë"


    --------------------------------------------------------------------------------



    Dhori Karaj, psikologu i njohur dhe njëkohësisht pedagogu i kësaj shkence, këmbëngul përgjatë kontaktit të tij me Gazetën se shkaku kryesor i dhunës në ndërsjelltë në familje, e cila në disa raste përfundon në vrasje të gruas apo burrit, është fakti që kryesisht ne shqiptarët pas martese e konsiderojmë njëri-tjetrin si pronë. Pra sipas Karajt, një grua që nuk ngurron të tërheqë këmbëzën e armës për të ndëshkuar të shoqin, nuk e koncepton ndryshe dështimin përfundimtar të marrdhënieve dhe anasjelltas në rast se armën në dorë e ka burri. "Por ka edhe një tjetër shpjegim përse shkohet tek dhuna ekstreme. Një grua merr armën dhe qëllon burrin, apo përdor edhe mënyra të tjera për t'i marrë jetën, pasi ajo vetë gjatë gjithë kohës ka qenë e dhunuar prej tij. Pra në këtë rast ajo gjen si mënyrë zgjidhjeje kthimin e restos, apo hakmarrje nëpërmjet dhunës. Pasi një grua nuk mund të qëllojë me armë një bashkëshort të rregullt, që nuk ka vënë kurrë dorë mbi të", shpjegon psikologu i njohur. Po sipas Karajt një shkak determinant që çon çiftet e bashkëshortëve drejt vrasjes si mënyrë të zgjidhjes të problemit është edhe mungesa e shprehive të zgjdhjes alternative të konfkikteve. "Pra gjithçka konceptohet sipas mënyrës 'të më shkojë e imja dhe nuk ka zgjidhje tjetër", thotë psikologu. Sipas Karajt, shumica e çifteve nuk e njohin alternativës apo filozofinë "le të lëshoj pak pe' këtë radhë, le të humbas pak, mjaft që të mos shkatërroj gjithçka". "Pra çiftet kanë një repertor të varfër të komunikimit mes tyre. Secili i mbetet besnik deri në fund mendimit të vet, nuk dëgjon atë të tjetrit dhe detyrimisht më pas nuk bën edhe modifikimin", shpjegon psikologu i njohur. Sipas tij një nga problemet thelbësore që çojnë drejt dhunës mbeten edhe zhvillimi i ulët kulturor dhe tradita. "Duke qenë se çiftet e reja kanë si etalone për të marrë shembull në ndërtimin e jetës familjare ato të prindërve të tyre, atëherë këto shembuj të marrë janë të gabuar", thotë Karaj. Pra sipas tij çiftet e reja, kryesisht meshkujt kërkojnë që të jenë dominantë dhe të vënë nën urdhëra, apo të harrojnë gratë gjithë ditën të mbyllura në shtëpi. "Prej këndej vjen edhe dhuna në familje, që trashëgohet nga babai që rrihte nënën te fëmija e me radhë", përfundon psikologu i njohur.

Tema të Ngjashme

  1. Të drejtat e gruas në një këndvështrim global
    Nga Lioness në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 171
    Postimi i Fundit: 25-03-2013, 09:30
  2. Gallat: Mendimet shoviniste Grash Per Burrat!
    Nga ||_BeJbi_|| në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 25-11-2008, 19:14
  3. Burrat në gjyq: Si na rrahin gratë
    Nga Humdinger në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 06-01-2007, 10:51
  4. ca mendime per burrat e grate
    Nga FLOWER në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-10-2004, 13:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •