Pėrgatiti Alma Mile

Eshtė larguar nga Shqipėria nė vitin 1990 me njė vizė turistike dhe nuk u kthye mė. Nuk kishte kryer asnjė shkollė pikture, megjithatė nuk e pati shumė tė vėshtirė tė futej nė botėn e artit nė Belgjikė. Dhe ja ku piktori Leonard Previzi hap njė ekspozitė nė Galerinė Kombėtare tė Arteve, e para ekspozitė e tij nė Shqipėri. Pas 15 vjet largimi, ai ka sjellė me vete nė Tiranė figurat e tij antropomorfe, janė figura femrash nudo, me anė tė tė cilave ai nuk do tė tregojė as mė shumė, as mė pak veēse njerėzoren. Gjatė viteve tė karrierės sė tij, Previzi numėron rreth 40 ekspozita vetjake dhe nė grup, tė ēelura jo vetėm nė Bruksel, por edhe nė Paris, Nju Jork, Dyseldorf, Bolonjė, etj. Ka fituar disa ēmime, mes tė cilave dhe “Ēmimin e Evropės” nė vitin 1996, mes 4 mijė piktorėsh tė moshave 18-40- vjeēare. Ky ēmim e ndihmoi tė afirmohej dhe firma e tij mbi telajo tė bėhej e sigurt.

Familja juaj ka qenė e internuar dhe nuk keni mundur tė arsimoheni pėr pikturė. Si lindi piktura tek ju?
Kam pikturuar qysh herėt nė qytetin e lindjes nė Lushnje dhe kur shkova nė Belgjikė nuk isha fillestar, pasi kisha bėrė vizatime, grafika, me tė cilat kam filluar qė nė moshėn 13- vjeēare, por pa arritur tė ekspozoja kurrė. Studimet qė kam bėrė deri nė vitin 1990 janė meritė e babait tim Lekė Previzit, piktor i persekutuar, nėpėr kampet e pėrqendrimit nė gjithė Shqipėrinė. Pasi “shėtiti” nė shumė kampe, mes tė cilave dhe nė Tepelenė, u vendosėm nė Plug.
Cilat ishin arsyet e pėrndjekjes?
Ishin arsye politike, sepse gjyshi im, Prengė Previzi, pėr tė cilin tani kam dėgjuar qė e quajnė patriot, ka qenė gjeneral dhe komandant i Pėrgjithshėm i Forcave Mbretėrore tė Armatosura para vitit 1944. Gjithashtu ai ka qenė dhe Ministėr i Mbrojtjes Kombėtare, nė qeverinė demokratike tė asaj kohe. Kėshtu qė arsyet janė tė qarta.
Si arritėt tė futeshit nė botėn e artit, nė njė vend tė panjohur?
Gjėja e parė qė bėra kur shkova nė Belgjikė ishte regjistrimi pranė Akademisė Mbretėrore tė Arteve nė Bruksel. Arsyeja nuk ishte thjesht tė “mėsoja” tė pikturoja, por pėr tė kuptuar shumė gjėra, qė nuk mund t’i kuptoja nė Plug duke hapur kanale, apo prashitur misėr. Gjithashtu akademia mė ka ndihmuar qė tė lidhem edhe me botėn e artit jashtė saj.
Kur keni ekspozuar pėr herė tė parė dhe cilat ishin pikturat e para?
Qė kur isha student fillova tė ekspozoj. Ekspozitėn time tė parė do ta bėja nė vitin 1991, mė pas nė ‘92-shin dhe kėshtu me radhė. Kisha fatin e mirė qė daja im mė kishte pėrgatitur njė studio tė vogėl ku punoja, ndėrsa vazhdoja studimet. Fillimisht kam pikturuar peizazhe me temė nga vendlindja ime, tė cilat i kisha ruajtur nė skica, apo nė memorje. Ishin fusha me grurė, kodrat e Lushnjes, apo kalatė shqiptare qė i kisha bėrė nė vend. Bėra njė seri pikturash, i fotografova, pėrgatita edhe njė album, me tė cilin kam shkuar pranė galerive tė ndryshme, nėse do tė gjeja interes diku.
Ku nisi ndryshimi i madh nė pikturėn tuaj?
Pas njė xhiroje tė gjatė nėpėr galeri diku treguan interes pėr kėto piktura dhe vendosėm qė pas dy vjetėsh tė hapnim njė ekspozitė vetėm me peizazhe. Nė atė kohė pikturoja shumė edhe detin. Kisha bėrė ushtrinė nė Vlorė dhe mė kishte mbetur nė mendje. Mora porosinė pėr tė bėrė peizazhe tė tilla, pasi edhe blerėsit ishin tė sigurt. Por dėshira ime mė e madhe ka qenė tė punoja me figurėn njerėzore, por siē dihet atėherė njė gjė e tillė nuk ishte e mundur. Isha stėrvitur me portretet e prindėrve, tė shokėve, por asnjėherė mė parė nuk kisha mundur tė pikturoja njė figurė nudo, tė studioja anatominė e njeriut, lėvizjet e tij. Dhe sapo nisa shkollėn nė Akademi me modelet e gjalla, shpėrtheu edhe fantazia, kėshtu qė i lashė peizazhet detare. Pas njė viti e gjysmė kur mė vizituan studion pėr tė parė serinė e peizazheve, gjetėn njė seri krejt tjetėr nga ajo qė mė ishte porositur. Ishte njė seri mistike e bazuar tek figura njerėzore dhe fantazia. Ishte njė seri shumė simboliste, surrealiste. Atėherė ishte planifikuar qė ekspozita tė ēelej nė njė sallė qė ishte pėr fillestarėt, por pasi pa kėtė seri, menaxherja e galerisė i ekspozoi punėt e mia nė njė sallė ku ekspozonin piktorė tė rėndėsishėm.
I jeni rikthyer ndonjėherė peizazheve me det, apo fushave me grurė?
Prej 15 vjetėsh nuk i jam kthyer mė peizazheve detare. I jam kushtuar kompozimeve tė mia antropomorfe.
Shfrytėzimi i modelit ka qenė shumė i vėshtirė pėr piktorėt shqiptarė, pėr shkak se ishte i ndaluar. Ju, ēfarė raportesh keni me modelin?
Gjithmonė pėrdor modelet, ndėrsa fantazia mė shėrben pėr tė krijuar kompozimet. Tė gjitha kėto janė fryt i skicave qė unė u kam bėrė modeleve tė gjallė, modeleve nudo.
Ngjyrat e pikturave tuaja janė tė trishta, fshihet diēka pas kėsaj preference?
Pėr njė artist tė gjitha ngjyrat janė tė bukura, madje artistė tė mėdhenj kanė arritur tė bėhen tė tillė vetėm me ngjyrat bardhė e zi. Ndoshta lidhen me jetėn time, familjen, karrierėn… Ky ėshtė stili im, mėnyra sesi unė punoj, sesi hedh bojėrat nė kanavacė…
Jeni fokusuar vetėm tek figura e femrės, pse?
Gjithmonė mė ka tėrhequr kjo figurė, pasi nuk ėshtė thjesht njė bukuri njerėzore, por universale. Mė ka pėlqyer sensualiteti qė ajo fsheh pas ēdo lėvizjeje tė trupit tė saj.
Janė afruar njerėz pėr tė blerė punėt tuaja, apo u janė dukur ēmimet e kripura?
Ekspozita ėshtė vizituar nga shumė njerėz, ka pasur nga ata qė janė interesuar pėr tė blerė, por nuk pretendoj shumė, pasi kjo ėshtė ekspozita e parė qė unė ēel kėtu dhe mė parė duhet qė njerėzit tė njohin artin tim e ta vlerėsojnė atė. Sa i pėrket ēmimeve, unė nuk mund t’i ul ato nė varėsi tė galerisė. Mė ka ndodhur edhe nė Bruksel, qė mė kanė kėrkuar qė tė ul ēmimet pėr tė hapur njė ekspozitė dhe nuk kam pranuar. Tė njėjtat punė qė mė kėrkuan t’u ulja ēmimet janė shitur me ēmime mė tė larta se fillestaret nė njė tjetėr galeri.