Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Postime
    867

    Spiro Peçi postera elektoralë në greqisht

    Në zonën 98 ku kandidon Peçi, posterat janë në dy gjuhë. Po kështu edhe kandidatët e zonës 100, Miço dhe Çipa

    Spiro Peçi postera elektoralë në greqisht



    Kandidatët për deputetë të partive politike në Jug të vendit i kanë shkruar sloganet e tyre në gjuhën greke. Kjo është vënë re në zonën e kandidatit të OMONIA-s, mbështetur nga PBDNJ-ja, Spiro Peçi, i cili vazhdon të jetë Avokat i Shtetit. Në Himarë dhe Delvinë, ku ai kandidon, bien në sy posterat e tij, me sloganin “Gjithnjë me ju, gjithnjë për ju”, të shkruar në gjuhën greke. Një gjë e tillë ndodh edhe në zonën nr. 100, ku kandidon edhe kandidati për deputet i PS-së, Stefan Çipa, dhe rivali i tij, po i mbështetur nga PBDNJ-ja, Thoma Miço, të cilët në posterat e tyre kanë shkruar mesazhe greqisht për elektoratin e zonës. Kjo, sipas kandidatëve, është bërë për faktin se banorët e këtyre zonave janë në shumicë minoritarë, gjë që në fakt nuk është shumë e pranueshme për pjesën tjetër të banorëve, të cilët janë me kombësi shqiptare. Një shembull i tillë është Himara, e cila në fakt, ka një popullsi heterogjene e gjithmonë ka qenë në qendër të vëmendjes në fushata zgjedhore për përdorimin e gjuhës greke si në fjalimet zgjedhore, por sidomos edhe në parrullat që shkruhen nëpër mure. Në një intervistë të disa ditëve më parë, kandidati Spiro Peçi që konkurron në Himarë e përshkroi popullsinë e kësaj zone si “realisht shumë heterogjene dhe me një shtrirje të gjerë, që nis me Bashkinë e Himarës, Komunën e Vergoit, Komunën e Finiqit dhe qytetin e Delvinës. Nga shtrirja gjeografike shihet që është një zonë e përhapur, por edhe shumë diverse në vështrim të karakteristikave dhe psikologjive, traditave dhe besimeve të ndryshme”. Ai ka thënë se “jam i kënaqur të vërej se edhe në labërinë e zonës së Rrëzomës kam qenë i mirëpritur dhe i mirëkuptuar njësoj si në minoritet apo në Delvinë, ku ndihem vendës. Për shkak të lidhjeve të forta e të sinqerta shoqërore e miqësore, të vjetra e të reja, që kam pasur e kam shtuar me njerëz nga të gjitha fshatrat dhe qytetet e kësaj zone, kudo jam pritur ngrohtë dhe zgjedhësit më kanë dhënë kënaqësinë e komunikimit dhe mundësinë e bashkëbisedimit me ta si me njeriun e tyre”. Duke parë larmishmërinë e zonës, Peçi ka parapëlqyer që të respektojë minoritarët e tij, duke komunikuar me ta në gjuhën greke. Vetë kryeministri Fatos Nano ka komunikuar dy ditë më parë me elektoratin në Dropull pak në gjuhën greke. Ndërsa nga ana tjetër, edhe PNUD-i ka shpërndarë fletëpalosje në të dy gjuhët; në shqip, dhe greqisht. Kohë më parë në nisje të fushatës elektorale, kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, kërkoi që edhe fletët e votimit për minoritarët të jenë në gjuhën greke, ashtu siç janë edhe në gjuhën shqipe, për të lehtësuar leximin e pjesës më të vjetër të këtyre minoritarëve, të cilët në disa raste nuk dinë të lexojnë shqip.


    ****

  2. #2
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Tuuurp!!!

    Ku eshte shteti?

    Ku eshte kryeministri "grek" Fatos Nano?

    TUUUUUUUUUUUUUUUUUUURPPPPP!!!!!!!!!!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anëtarësuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464
    Citim Postuar më parë nga 21_Arber_21
    Ku eshte shteti?
    More vella,shteti eshte ne Greqi...
    Citim Postuar më parë nga 21_Arber_21
    Ku eshte kryeministri "grek" Fatos Nano?
    Neper Hotelet e grekeve me antaret e org. teroriste ''17Nentori''
    Citim Postuar më parë nga 21_Arber_21
    TUUUUUUUUUUUUUUUUUUURPPPPP!!!!!!!!!!!
    Per tej turpit dhe marrines...
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar më parë nga 21_Arber_21
    Tuuurp!!!

    Ku eshte shteti?

    Ku eshte kryeministri "grek" Fatos Nano?

    TUUUUUUUUUUUUUUUUUUURPPPPP!!!!!!!!!!!
    Ku jane shqiptaaaaaaaaaaaaaaaret???????
    Kete pyetje do beja une!

    Sy kane dhe shohin, veshe kane dhe degjojne, mendje a kane qe te dine si te votojne?
    Per 10 dite ka zgjedhje, pa te shohim si do reagojne!
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  5. #5
    Djali i fisit ASRA Maska e ardi_truss
    Anëtarësuar
    15-06-2005
    Vendndodhja
    te rrapi ne Mashkullore
    Postime
    133

    Exclamation mire na i bejne

    keshtu eshte kur ju jep shume liri disa personave!po sikur te ndothte ne greqi kjo gje e dini cdo beheshe?do ti mernin per ***** e do ti hidhnin ne det!mos duan gje edhe tju ngreme flamurin grek ne himare.akoma se kuptojne cqellime ka greku per ne himare!qe prej disa vitesh perpiqet te krijoje turbullira me qellim aneksimin e zones se himares(gjoja mungese te te drejtave te njeriut dhe mosmbeshtetjeje te minoritareve nga qeveria)!te hapin syte para se te jete shume vone!!!!!!!!

  6. #6
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Ku e shikoni turpin mer? Qytetareve shqiptare me kombesi greke iu drejtohet ne gjuhen e tyre! Ku eshte e keqja ketu? Jane truke per te fituar vota...Po perderisa nuk ka shkelur ligjin, perse duhet te jete turp? Ata qe nuk e pelqejne kete taktike, fare kollaj mos te votojne per kandidatin....Ka me thjesht se kaq?
    "Who is John Galt?"

  7. #7
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Eh mor Toro sa ideale e ben jeten ne Shqiperi; harron qe ke te besh me nje popull qe akoma
    nderron kombesine e tij per nje pensjon 100€/muaj. Minoriteti grek ne Shqiperi njihet
    zyrtarisht vetem ne zonen e Dropullit. Ne Dropull le te shkruajne ne ç'fare gjuhe te duan; por
    ne Palase, Himare, Qeparo, Dhermi, Delvine, Lukove etj etj perdorimi i gjuhes Greke eshte
    provokim, shpalleje lufte (s'ka lufte me arme ne kohe paqje).

  8. #8
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Citim Postuar më parë nga RoniSotiri
    Eh mor Toro sa ideale e ben jeten ne Shqiperi; harron qe ke te besh me nje popull qe akoma
    nderron kombesine e tij per nje pensjon 100€/muaj. Minoriteti grek ne Shqiperi njihet
    zyrtarisht vetem ne zonen e Dropullit. Ne Dropull le te shkruajne ne ç'fare gjuhe te duan; por
    ne Palase, Himare, Qeparo, Dhermi, Delvine, Lukove etj etj perdorimi i gjuhes Greke eshte
    provokim, shpalleje lufte (s'ka lufte me arme ne kohe paqje).
    Qe dikush nderron=fallsifikon kombesine , nuk ta ka fajin Spiro Peci apo shteti grek zoteri. Ta ka fajin qeveria shqiptare qe e lejon kete gje! Ta ka fajin shteti qe nuk ka te dhena te sakta! Qe nuk ka krijuar kushte normale per qytetaret e vet!
    C"eshte ky pension qe iu paguhet pa asnje lloj shkembimi qytetareve shqiptare? Kjo e ardhur psh perse nuk tatohet ?

    Une dhe ti kur dergojme leke me ane te bankes apo Western Union te mbahet nje perqindje e konsiderueshme. Perse te tille persona bejne perjashtim? Greku te jep pa shperblim? Jo! Po Sherbimi Informativ atehere perse nuk vepron ? E mos me thuaj se nuk ka mundesi qe asnje prej atyre pensionistave nuk ka aktivitet spiunazhi! Eh pra pse nuk eshte denuar asnjeri per spiunazh atehere? Kaq e veshtire eshte te kapen?


    Gjuhen nuk mund tia u imponosh te tjereve. As ndjenjen si do te ndihen shqiptare apo greke nuk ua imponon dot. Por mund tu imponosh njerezve nje shtet, te fuqishem, ku respektohet ligji dhe individi njekohesisht, ku respektohet prona private, biznesi, nje shtet ku arsimi eshte i hapur per te gjithe, ne gjuhen qe deshirojne(!!!), nje shtet qe te jete i respektuar nga te tjeret (shtetet e tjera dmth). Beji te gjitha keto si shoqeri e organizuar qe pretendojme se jemi dhe do te shikosh zoteri, se edhe vete minoritaret do ta kthejne pllaken dhe do te jene krenare qe te quhen shqiptare!
    "Who is John Galt?"

  9. #9
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Ketu te jape te drejte. Nuk mund tu imponosh njerezve se ç'duan te ndihen.
    Problemi eshte se keta njerez jetojne mbi nje toke qe i perket Shqiperise, dhe
    qysh sot s'guxon Shqipetar (mos o Zot te jete dhe myslyman-turk siç i quajne
    neo-greko-filet e rij te Himares) te shkoje te banoje ne kete zone se do veje
    ç'eshtja direkt ne Keshillin e Evropes si "provokim i minoritetit kristjan grek nga
    shumica myslymane Shqiptare". Kesaj i kam friken une Toro, dhe s'po del asnje
    politikan me "b.." qe ti prese rrugen greqizimit te Shqiperise; dhe ne djall te veje
    se me poshte se sa jemi s'kemi ku te shkojme; te pakten te veme krenarine ne vend.
    Nqs vazhdon keshu me kete ritem kam frike se ate qe s'ben qeveria do ta bejne
    Shqiptaret nacjonaliste dhe te gjithe i dine pasojat e veprimeve klandestine...
    Ne kohen e Berishes kur nje grup te shiturish nga Himara kishin ardh nga Greqia
    per te shpallur "pavaresine" nga "turqit", policia civile (çuna shqiptare nga Veriu,
    Laberia etj) i la ta "shpallnin pavaresine", i la te festonin duke valvitur flamurin grek
    e duke djegur ate Shqiptar. Kur keta bastarde u kthyen neper shtepira gjys te dehur
    i priste nga nje vizite e vogel e "turqeve". S'kam deshire te te tregoj se si kerciste koka
    e bastardeve neper mure, si "trimat e Greqise" qanin si kur..., benin shu... ne pantallona ...

    Nqs keta bastarde duan te "ndihen Greke" atehere u duhet treguar qe Bregu i Detit
    i perket Shqiperise!!!

Tema të Ngjashme

  1. Fushata elektorale e Shqipërisë reflektohet edhe në Kosovë
    Nga REALIST në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-06-2009, 08:09
  2. Gjuha e Perëndive!
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 27-09-2007, 16:08
  3. Rezultatet e zgjedhjeve vendore, 18 shkurt 2007
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 12-06-2007, 18:16
  4. Çfare ndodh nese zgjedhjet i fiton mazhoranca?
    Nga Humdinger në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 14-02-2007, 16:16
  5. Skandali i rradhes, Bollano: Himara është minoritet grek
    Nga Cimo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 08-02-2007, 18:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •