Sipas deputetetes gjermane,Tric, partite po behen pre e nje bllokade mendore




BERLIN (20 Qershor ) -"Partite po behen pre e nje bllokade mendore. Jane fiksuar tek ceshtja e statusit. Ka disa probleme qe kosovaret duhet t'i zgjidhin vete: Korrupsioni dhe krimi i organizuar". Keshtu eshte shprehur ne nje interviste eskluzive per DeutcheWelle, deputetja gjermane Mariane Tric e cila te merkuren, me 22 qershor do te paraqese ne Strasburg raportin e Keshillit te Evropes per Kosoven. "Eshte e papranueshme qe partite politike te kene secila sherbime te fshehta, sic me thane disa nga bashkebisedeusit. Keto nuk jane kushte te pershtatshme per te krijuar nje shtet te pavarur e demokratik" thote Tric ne lidhje me pershtypjen qe pati mbas vizites ne Kosove. Ne lidhje me vleresimin qe do ti behet raportit per standartet, Tric vlereson zellin e madh te politikaneve kosovare per te treguar se me sa vendosmeri po i zbatojne standardet, "si per shembull ate te decentralizimit dhe te mbrojtjes se pakicave. Ne fund do te jene vendimtare vetem faktet e shtruara ne tavoline". Ne lidhje me nje nga standartet, ate te kthimit te refugjateve. si dhe me ceshtjen e kthimit vullnetar ne kushtet aktuale ne Kosove Tric ben pergjegjes UNMIK. "Ka dy lloj kthimesh. Njeri eshte vullnetar. Per te eshte pergjegjes UNMIKU dhe etnite ne Kosove. Ato duhet te garantojne qe kushdo qe kthehet te jetoje ne siguri. Por ka edhe shume refugjate qe po kthehen me detyrim nga shtetet evropiane, Zvicra, Gjermania, Norvegjia, jo vetem pakica, por edhe shqiptare. Thuhet qe ekzistojne plane, qe gjate viteve te ardhshme te kthehen afro 200 mije kosovare". Ne lidhje me kete ceshtje deputetja gjermane paralajmeroi per rrezikun qe paraqet kthimi i tyre ne nje vend, ku 70 perqind e popullsise jane te papune. "Per te mos folur per faktin, qe me duket johumane te debohen me detyrim njerez qe jetojne ketu qe prej shume vitesh, femijet e te cileve kane lindur ne Gjermani e po shkojne rregullisht ne shkollat e ketushme", shprehet Tric. Ne raportin mbi Kosoven qe Tric do paraqese ne Strasburg do te permblidhen perparimet dhe mangesite qe jane bere ne Kosove si edhe mundesite e angazhimit te Keshillit te Evropes per realizimin e metejshem te standardeve, ku terhiqet vemendja per probleme akute, si krimi i organizuar, sherbimet e fshehta, mbrojtja dhe siguria e pakicave, si edhe debimi i kosovareve nga vendet perendimore. db/db(DeutcheWelle/Balkanweb)