Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 29 prej 29
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Matrix Lexo Postimin
    Degjo Ilia
    Zoti vjen tek ne në ate menyre qe Ai e sheh me te dobishme per shpirtin tone.

    Edhe u mbushën
    të gjithë me Shpirt të Shenjtë, e zunë të flisnin me
    gjuhë të tjera, siç ua jepte Shpirti të flisnin
    Veprat 2:1-4

    Kaq na nevojitet ne te dime per shpetimin tone!
    Qofte Energjia qofte Esenca jane aspekte te Personit.
    Pra dhe kur vjen energjia e Personit, ka ardhur vete Personi!
    Sepse pastaj i bie te themi se dhe ne kungim ne nuk marrim Personin e Krishtit por vetem Energjine e Tij, dhe keshtu bie dhe ti ne herezine protestante

    (energjia nga esenca del ne fund te fundit, nuk eshte e krijuar sic thoshte Barlaami )
    Nuk i kam lexuar postimet e tjera se nuk kam pasur kohe dhe nuk di akoma se cfare keni thene deri tani me njeri-tjetrin, por nuk mund te rrija pa komentuar keto qe ke thene ti Matrix.

    Pajtohem plotesisht me ty. Ajo qe ve re une eshte se Seminaristi ka arritur te beje Pjetrin, nje peshkatar te rendomte, nje analfabet qe Skribet dhe Farisenjte nuk do i hidhin as syte, teologun me te madh te te gjithe koherave. Por Seminaristi nuk e ka kuptuar ende se Perndia mori te marret e kesaj bote per te turperuar pikerisht te mencurit e kesaj bote. Imagjinoni pak te jetonit ne kohen e Pjetrit dhe t'i analizosh vete fjalet e tij, duke i thene se ti ke dashur te thuash jo energjia po esenca, jo esenca po energjia. Pjetri do te te shikonte ne sy dhe do te thoshte, mu hiq sysh se une nuk predikoj filozofira njerezore, por Krishtin, Krishtin qe perjetova per rreth 3 vjet e gjysem, Krishtin qe perjetoj tani brenda frymes sime.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Seminarist Lexo Postimin
    Mesa duket se ke lexuar mire Loskin:

    The theology of the Eastern Church distinguishes in God the three hypostases, the nature or essence, and the energies. The Son and the Holy Spirit are, so to say, personal processions, the energies natural processions.

    Perkthimi

    Teologjia e Kishes se Lindjes dallon ne Perendine tre Hipostaza, natyren apo esencen, edhe energjite. Biri edhe Fryma jane, si te thuash, rrjedhje te personit, ndersa energjite te natyres.


    The distinction between the essences and the energies, which is fundamental for the Orthodox doctrine of grace, makes it possible to preserve the real meaning of St. Peter’s words ‘partakers of the divine nature.’ The union to which we are called is neither hypostatic–as in the case of the human nature of Christ–nor substantial, as in that of the three divine Persons: it is union with God in His energies, or union by grace making us participate in the divine nature, without our essence becoming thereby the essence of God.



    perkthimi


    Dallimi mes esences edhe energjive, qe eshte themelore per doktrinen ortodokse te hirit, e ben te mundur te kuptuarit e vertete te fjaleve te Shen. Pjetrit, i te berit pjesetare te natyres hyjnore. Bashkimi, ne te cilin jemi te thirrur, nuk eshte as Hipostatik - sikurse ne rastin e natyres njerezore te Krishtit, as esenciale, sikurse ne rastin e Tre Personave hyjnore. Eshte nje Bashkim, me Perendine, ne energjite e Tij, ose bashkim me ane te hirit, duke na bere pjesetare te natyres hyjnore, pa e bere esencen tone keshtu esence Perendie.


    Sic e shikojme eshte shume e rendesishme te kuptojme se banimi i shpirtit te shenjte ne besimtaret nuk eshte nje bashkim Hipostatik i besimtarit me Frymen, sikurse ishte pra, sic e thote Loski, i natyres njerezore ne Personin e Perendise Bir, as bashkim sipas natyres, sikurse eshte bashkimi i Personave ne Trini.

    Evangjelistet se kane problem te thone, ne oreoreluleborizmin e tyre klasik te Krishtit larg DOGMAVE se bashikimi i besimtarit me Frymen eshte hipostatik, madje PO AQ KEQ, esencial.

    Ti Matrix, je i ftuar te dallosh kete lloj te qeni te gjalle te Jezusit larg dogmave, si anti-ortodoksi.
    Po t'i perdorje Pjetrit termin "hipostatik" do te te thoshte: More, ti vjen nga ndonje planet tjeter? Ca do me thon hissssppppotatik? (as per ta shqiptu nuk do dinte)
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Seminarist
    Ti Matrix, je i ftuar te dallosh kete lloj te qeni te gjalle te Jezusit larg dogmave, si anti-ortodoksi.
    Ti Matrix, je i ftuar te perjetosh thellesite e Jezu Krishtit, te eksplorosh thellesite e Tij, ta duash Ate me gjithe zemren tende, kudo qofsh ti dhe kujtdo dogme te Krishtere i takofsh. Kjo eshte thirrja qe i behet te gjithe femijeve te Tij.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  4. #24
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar më parë nga marcus1 Lexo Postimin
    Seminaristi ka arritur te beje Pjetrin, nje peshkatar te rendomte, nje analfabet qe Skribet dhe Farisenjte nuk do i hidhin as syte, teologun me te madh te te gjithe koherave. Por Seminaristi nuk e ka kuptuar ende se Perndia mori te marret e kesaj bote per te turperuar pikerisht te mencurit e kesaj bote. Imagjinoni pak te jetonit ne kohen e Pjetrit dhe t'i analizosh vete fjalet e tij, duke i thene se ti ke dashur te thuash jo energjia po esenca, jo esenca po energjia.

    Parafytyrim i gabuar.

    1. Po, Pjetri ishte Teolog i madh nepermjet perjetimit te asaj te cilen Kisha e ka shprehur ne doktrine.

    2. Kjo doktrine e kishes nuk eshte mencuri bote, as filozofira. Filozofi bote eshte mesimi i Joanit mbi Fjalen me baze konceptin grek te Logos-it? Dhe se Ai nuk percmoi filozofine me Perendine si marrezi, por percmoi filozofine pa Perendine, diturine e botes, si marrezi.
    Doktrina eshte e rendesishme, sepse ajo mbron nga pseudo-kristianizma.
    A nuk kishin ne 'qender' Krishtin herezite e Paulit te Samosates, Bogomileve etj?
    Nga mesimi i Kishes i krishteri i vertete do e dalloj se ku eshte e verteta e ku jo. Ndersa ata qe e refuzojne mesimin e kishes do bien pre patjeter e pseudo-kristianizmave.

    3. Po Pjetri ndoshta do habitej, jo vetem me termat esence, energji, hipostaze, por edhe me termin Trinitet, Kanon i 27 librave te DHR, por kjo nuk do te thote se duhet te dalim ne konkluzionin se ai e refuzonte, rrjedhimisht duhet ta refuzojme edhe ne Trinine apo Kanonin e Dhiates se Re.


    Pjetri do te te shikonte ne sy dhe do te thoshte, mu hiq sysh se une nuk predikoj filozofira njerezore, por Krishtin, Krishtin qe perjetova per rreth 3 vjet e gjysem, Krishtin qe perjetoj tani brenda frymes sime

    Shprehje e habitshme kjo:

    Ti po thua se Pjetri e kishte thjeshte perjetuar Krishtin per rreth tre vjet, nderkohe qe pas jetes tokesore te Krishtit, perjetimin e Krishtit nga Pjetri e perkufizon si perjetim brenda ne fryme.
    Cfare ndarje e habitshme edhe klasike, me ngjyrime te forta nestoriane, gnostike e dualiste (Pauli i Samosates, bogomilet) te perjetimit te Krishtit thjeshte nga perjetimi tani brenda ne fryme. Krishti trupor versus Krishti frymor.

    Une i mar seriozisht keto shprehje si te tjerat sepse e di qe ato nuk jane vecse nje grimce e shprehur e nje doktrine edhe keqperjetimi teper te madh te Krishtit.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Jo Seminarist, nuk e ndaj ate përjetim. Madje do thoja se përjetimi i brendshëm frymor ishte shumë më i fuqishëm se ai i jetës tokësore të Krishtit. Për sa kohë Krishti ishte në tokë, Pjetri nuk mund të kuptonte shumë gjëra, të cilat ju zbuluan pasi Krishti u largua.

    Ajo që kam dashur të them është se ajo zbulesë, ajo njohuri që kishte Pjetri analfabet, që ju doni ta nxirni si teologun më të madh, ishte një njohuri e brendshme, një njohuri në frymë dhe një njohuri që ka ardhur si rrjedhojë e miqësisë së tij me Krishtin, të cilin e filloi me Krishtin në tokë dhe e vazhdoi me Krishtin brenda tij.

    Unë them Krishti banon në ne, ti fillon dhe e analizon, esenca apo energjia.

    Ti mbahu pas doktrinave, unë mbahem pas Krishtit! Ti mbahu pas teologjisë, unë mbahem pas Krishtit që banon në mua. Ti mbahu pas filozofive, unë mbahem pas thjeshtësisë së Krishtit. Do te shohim ne fund se cili do të ketë një themel më të fortë.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  6. #26
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    E po mire, ti moho Kishen, se mos keshtu do e mbash Krishtin. Moho ata qe Krishti ka urdheruar ti degjosh, se po ashtu do e mbash Krishtin.

    Si mund te jesh i sigurte ti se Krishti qe ti mban eshte me te vertete Krishti, nqs ti nuk i permbahesh mesimit te Kishes se Krishtit?! Je duke humbur kohen kot! Ose me sakte, je duke bere idhujtari, sepse Krishti yt eshte nje shpikje personale ose ne grup, te cilin ju e adhuroni per Krishtin e vertete.

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rushajet (Pentekosti) - Zbritja e Shpirtit të Shenjtë

    Sot Kisha Orthodhokse dhe besimtaret orthodhokse festojne Zbriten e Shpirtit te Shenjte. Kjo dite njihet edhe si Ditelindja e Kishes pasi u permbushen te plota te gjitha premtimet e Krishtit per Dishepujt e zgjedhur te Tij.

    Albo

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rushajet (Pentekosti) - Zbritja e Shpirtit të Shenjtë

    Sot Kisha Orthodhokse dhe besimtaret orthodhokse festojne Zbriten e Shpirtit te Shenjte. Kjo dite njihet edhe si Ditelindja e Kishes pasi u permbushen te plota te gjitha premtimet e Krishtit per Dishepujt e zgjedhur te Tij.

    Albo

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rushajet (Pentekosti) - Zbritja e Shpirtit të Shenjtë


Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Një vështrim i shkurtër historik rreth debatit mbi filoque
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 07:52
  3. Agjiologjia
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 19-07-2006, 00:12
  4. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02
  5. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •