Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Heartless Maska e White_Angel
    Anëtarësuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293

    Del se shpejti per publikun D.V.D.-ja e re e Anites me titull:PERHERË MES JUSH”

    Del se shpejti per publikun D.V.D.-ja e re e Anites me titull:

    ”PERHERË MES JUSH”


    E cila permban vidioclipe te reja qe po perpunohet nga regjizoret me te shquar te diaspores. Kjo DVD do te prodhohet nga shtepia botuese “AUDIO DINAMIK” me qender ne NEW YORK dhe do te jete nje kryeveper ,se shpejti do te jete ne treg

    Doli në treg albumi i fundit i këngëtares Anita Bitri “ Çdo gjë është e mundur
    Albumi "Çdo gje eshte e mundur " ka 14 kenge te lehta
    te muzikes shqiptare. Në kete album pasqyrohet jeta
    e Anites,enderrat,pasionet,deshirat e saj.Ketu do te
    gjeni nje Anite te re,jo vetem si kengetare por edhe
    si kantautore e muzikante.Anite te nje rryme te re
    POPI,gershetim i muzikes moderne shqipetare dhe
    asaj amerikane.Ky album do tju hap nje horizonte te
    ri ne njohjen e muzikes se bukur shqipetare,te ciles
    Anita i perkiste.
    Albumi eshte finanzuar teresishte nga vete Anita dhe
    te ardhurat e shitjes do te perdoren per finanzimin e
    albumit te ri amerikan te Anites. Do te magjepseni nga
    madheshtia e ketij albumi dhe sic thote vete Anita para
    se te fluturonte drejte misionit fisnik qe i caktoi Nene Tereza:-
    MIRENJOHJE PER TE GJITHE ATA QE DEGJOJNE
    KENGEN TIME ,
    JU FALENDEROJE TE GJITHEVE.
    ZOTI BEKOFTE TE GJITHE SHQIPTARET
    ANITA



    Nëse ju merr malli...mos qani

    Radio Tiranën paksa dëgjon!...

    Dhe një minut heshtje të mbani

    Unë do ju ndjej! Mos më harroni!...


    Kur dimri i bardhë do derdhë dëborën

    Kur një hartim do të bëjnë fëmijtë

    Dhe kur në tren dikush prek dorën

    Do vij t`u sjell gjithë dashuritë!


    Albumi “ Çdo gjë është e mundur” është pronë eksluzive vetëm e familjes Bitri.




    Botuar nga Shqiperia.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    O Zot per vete sdua gjë jo...por për prindërit nje dhëndër të bukur!

  2. #2
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anëtarësuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    MA bli nje mua kur te dali.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-07-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    58

    falenderim special Forumit Shqiptar

    Shqiperia duhet te jete krenare per bijte e ketij forumi ,qe jo vetem e quajne dhe e kane per nder te jene shqipetar por i japin nje nocion te ri keteij emri te lavdishem. Vete Zoti do t`iu falenderonte dhe do ju thoshte "faleminderit qe ekzistoni".me pjekurin qe tregoni dhe me civilizimin e lart qe analizoni problemet,tregoni se ceshtja shqiptare do te kete nje te ardhme akoma me te bukur. Une personalishte ju falenderoje nga zemra per qendrimin serioz dhe bujar qe treguat ndaj tragjedise se familjes Bitri. Shume nga theniet me te bukura une po i hedh ne faqen e re qe po pergatitet dhe se shpejti do te jete e plotesuar www.anitabitri.com

    Cermonia e përurimit e D.V.D. së re me video klipe te reja "Përherë mes jush" e këngëtares së mirënjohur shqiptare

    ANITA BITRI

    do të zhvillohet në datën 2 Shtator,2005; në ora 7:30 P.M Në ambjentet e:

    Albanian Music Store, 682 Grandview Ave
    Ridgewod,NY 11385 - (718) 366-4048

    Të gjithë artëdashsit dhe miqtë e Anitës janë të
    mirëpritur,me këtë rast do të jepet dhe një koktej!



    NEW – YORK - Përjetësimi i Anita Bitrit së fundi në vidioclipe. Shtëpia Diskografike “Audio Dynamix” në New York, ka marrë përsipër që të organizojë një takim mes këngëtares së madhe dhe fansave të saj. Nëpërmjet një D.V.D-je të re, të gjithë njerëzit që me të vërtetë kanë shije për muzikë, mund të plotësojnë boshllëqet artistike, duke ndjekur për një orë rresht atë ç`farë është e plotë dhe perfekte: Anita Bitrin. Ndërkohë që dikush mund të numërojnë muajt që nga koha kur ajo u largua së bashku me nënën dhe vajzën, Sibora, kjo D.V.D është prova e parë që tregon një fakt të pakundërshtueshëm; Anita Bitri gjithmonë do të rikthehet dhe mënyra se si, nuk ka rëndësi. Për më tepër, këtë e përforcon edhe titulli i kësaj vepre artistike “Përherë mes jush”, ku në rast se admiruesit do të kenë shansin që ta kenë në duar, do të harrojnë se çfarë do të thotë fjala tragjedi. Zëri hyjnor, shikimi i thellë dhe plot mistere, tingujt e gjetur, sfondi tërheqës dhe plot elementë të tjerë të papërsëritshëm, mund të çojnë deri aty, sa fansat të japin një parrullë për gjithë publikun: “WANTED, Anita Bitri”. Sigurisht, duke qenë se nuk do të ketë shpjegim tjetër për gjithë këto surpriza në D.V.D, gjithkush do të mendojë se kjo është një “vepër e Zotit”. Megjithatë, ky mendim nuk është krejt i pabazë. Anita Bitrit talentin ia fali Perëndia, ndërsa akti i parë i përjetësimit të saj vjen nëpërmjet një rrjeti të gjerë bashkëpunëtorësh dhe njëkohësisht adhuruesish të muzikës hyjnore. Kësaj kategorie i përkasin dy artistët me famë dhe seriozitet të diasporës, regjisori Xhevat Limani dhe operatori Ilir Kasneci. Prej disa muajsh ata kanë dhënë maksimumin nga vetja për ta fiksuar të pavdekshme Anita Bitrin, qëllim ky, i cili u arrit me një sukses të plotë. Mënyra se si janë bërë xhirimet, radha e montimit të tyre dhe koordinimi me tekstin e këngës, nuk tregojnë thjesht një punë profesionale, por një mjeshtëri.. Firma e Fadil Berishës mbi fotografitë e Anita Bitrit i kanë dhënë “ok”-in triumfit të D.V.D-së së re. UPS! Këtu mungojnë ende shumë emra... Do të dyshohej për një vepër të plotë artistike, nëse publiku nuk do të merrte vesh bashkëpunimin më të madh të “kokave” të muzikës shqiptare. Kompozitorët Flamur Shehu, Vladimir Kotani, Jorgo Papingji, Artur Dhamo, poeti Jorgo Papingji, si edhe notat e veçanta të Edi Xhanit apo Florent Boshnjakut, kanë bërë që pop-stari Shqiptar të dalë ashtu siç është, pra madhështore në të gjitha kuptimet! Ata që e duan Anita Bitrin dhe muzikën e saj janë të shumët. Kjo është edhe arsyeja pse stafi i gazetës “Dita” dhe personalisht i drejtori i saj, poetit Ylli Molla nuk u lodh kurrë së ndihmuari në mbledhjen e materialeve për këngëtaren unike. Është po e njëjta arsye që gazetarja dhe shkrimtarja Elisabeta Ilnica sa më shumë flet për Anita Bitrin, aq më tepër i shtohet dëshira për të zbuluar misteret e saj. Dhe, kur vjen fjala për mistere, disa prej tyre kanë dalë në dritë falë arkivit të Radio-Televizionit Shqiptar, i cili nuk ngurroi për asnjë moment që të vërë gjithçka duhej në dispozicion për kompletimin e figurës artistike të Anitës. Ndërsa Tefta Radi nëpërmjet zërit të saj të veçantë ka bërë të mundur që publiku të fiksojë jetën dhe veprimtarinë e këngëtares nga bregdeti magjik. Sigurisht, “ëmbëlsira për në fund”. Kjo shprehje vlen për ndihmën ekskluzive të Adem Belliut dhe fjalët e tjera për të, do të ishin të tepërta.

    Çfarë përmban në vetvete kjo D.V.D?
    D.V.D-ja e re “Përherë mes jush” është një ndërthurje origjinale e sukseseve të këngëve të Anitës në vite. Duke i shkrirë natyrshëm njëra pas tjetrës, kohën, motivin dhe gjeografinë, kalohet nga triumfet e para skenike e deri në përsosmërinë artistike të viteve të fundit. Autorët kanë dalë jashtë çdo skeme dhe shablloni në këtë vepër arti, ku e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja gjenden vetëm një një detaj: Anita. Gjithçka është në funksion të saj, sepse ajo e meriton. D.V.D përmban në vetvete 11 këngë të muzikës së lehtë shqiptare, ku autorët janë përpjekur të mahnisin publikun me disa nga perlat e repertorit të Anitës, edhe pse seleksionimi i këngëve më të bukura të saj, ka qenë me të vërtetë shumë i vështirë. Të zgjedhësh mes të zgjedhurave, është një privilegj të cilin autorët nuk kanë dashur që ta kenë, megjithatë kufijtë artistikë për një vepër të caktuar i kanë imponuar për një gjë të tillë. Është për t’u theksuar se të gjitha këngët, të pranishme ose jo në këtë videoklip, kanë të veçantën dhe bukurinë e tyre. Tematika e kësaj D.V.D –je është sa e larmishme aq e dhe paradoksale, jeta në të gjithë këndvështrimet dhe aspektet, ashtu siç ishte vetë arti dhe muzika që Anita krijoi. Vlejnë për të përmendur vidioklipet “Na jep bekimin”, “Era përcjell fjalën të dua”, “Malli”, “Mos u nxito, mos u gabo”, etj. Por, një fakt ka mbetur i veçantë në punën për krijimin e kësaj D.V.D. Fakt, që të bën të mendosh se, artit shqiptar nuk do t’i mungojnë kurrë artistët e vërtetë dhe që bëjnë art të vërtetë. Kjo vlen për regjisorin Xhevat Limani, i cili e shmang veten nga “pazaret”, duke theksuar: “Gjithçka e bëra për artin shqiptar dhe për bijën e këtij arti, Anitën. Këngën dhe zërin e saj e kam adhuruar që kur e kam dëgjuar për herë të parë, ndaj le të jetë ky një kontributi im sado i vogël në përjetësimin e veprës së kësaj artisteje të madhe shqiptare”.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Dua te shpreh mirnjohje per Ju qe keni bere perpjekjet per te fiksuar ne dvd artisten tone Anita Bitri.
    Le te jete kjo nje ngushellim per te gjithe ata qe e deshen Aniten.
    E kam dhe tani parasysh pamjen e saje kur e kam pare per her te fundit vite me pare ne plazhin e Durrsit. Ishte me disa shok e shoqe te Estrades se Vlores e shetisnin bregut te detit. E qeshur, sportive e plot gjalleri.. duke vrapuar e luajtur me valet e detit .. kjo eshte ajo cka mbeti ne memorien time per artisten e madhe Anita Bitri..
    E paharruar qofte mes nesh figura e saje..

Tema të Ngjashme

  1. Gjilani
    Nga cod3r në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  2. Islami: Feja që përhapet më së shpejti në Evropë
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 30-01-2009, 21:03
  3. Ndahet nga jeta këngëtaria Anita Bitri, vajza dhe nëna e saj
    Nga Larsus në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 145
    Postimi i Fundit: 27-08-2005, 02:31
  4. Se shpejti....
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-01-2005, 10:59
  5. Filmat Oscar të vitit 2004 së shpejti në Tirane.
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-03-2004, 20:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •