Close
Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 100 prej 185
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Analizat tregojne shkrirje te nje zone te madhe te Antarktides

    New York Times, 16 Maj 2007.

    Teksa ngrohja globale ndjek nje motiv qe i ngjet me shume aktiviteteve njerezore, brendia e akullt e Antarktides i ka rezistuar trendit. Por tani, analiza te reja satelitore, fale NASA-s, tregojne se nje mase e ngrohte ajri ka shkrire nje zone te madhe sa Kalifornia vitet e fundit ne polin jugor.

    Shkencetari Steffen, qe ka studiuar te njejtat kushte ne Groenland, pohon se shkrirja prodhon rryma ujore te cilat shkepusin shtresa te trasha akulli duke e pershpejtuar rreshqitjen e kontinentit.

    -- FUND --


    Me pak fjale, nxjerrim perfundimin (e perfolur) se ngrohja globale i atribuohet ne mase aktiviteteve te qenieve njerezore te shkullit te fundit (vecanerisht). Nje perfundim tjeter eshte se ngrohja globale po ecen me ritme me te shpejta nga c'ishte parashikuar.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  2. #82
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Rreziku nga ngrohja globale

    Vetem 6 hapa larg Apokalipsit!

    Cdo rritje me 1 grade Celcius e temperatures globale, do sjelle shkaterrimin e shpejte te planetit. Deshifrimi i se ardhmes ne Toke: Nje ferr dantesk!

    Pasojat konkrete te rritjes se temperaturave

    + 1 grade C:

    Malet do nisnin te shperbeheshin nga mungesa e ujit

    Do zhdukeshun 720 mije km2 te siperfaqeve te akullta

    Qqeanet do perpinin bukuri te tilla si ishjut Maldive

    Do rritej frekuenca e uraganeve si Katrina apo te tjere

    Pemet e medha shekullore, ato me te lartat, do zhdukeshin

    + 2 grade C:

    Destabilizim i shendetit psiko fizik te njerezimit

    Do niste shperthimi i koleres apo epidemive te tjera

    Mesdheu, s'do ishte me nje vend i pelqyeshem turistik

    Pushimet do preferoheshin me shume ne Norvegji, Suedi

    Do te rritej me gjysme metri niveli i te gjithe deteve

    + 3 grade C:

    Per miliarda persona do niste lufta per ekzistencen

    Hjustoni, Nju-Jorku, Holanda dhe Meksika, do zhdukeshin

    Afrika dhe Australia, do ktheheshin ne vende te pabanueshme

    Temperatura e ndryshme e detit, do rriste ciklin e karbonit

    Viktimat e nxehtesise do te ishin me miliona njerez ne bote

    Ne ato grade, luhet me fatin e tere njerezimit. Per gjashte grade Celcius me shume, Toka do te perfshihet nga katastrofa. Ne vend te ujit te kripur te detit, do vloje acid sulfurik, ndersa era e rende si e nje veze te prishur e gazit helmues, do te perfshije gjithe ambjentin. Por le te ndalemi ketu me pasojat qe mberrijne nga ngrohja globale. Te shohim me mire se si temperaturat qe do te rriten me nga nje grade, do te sjellin transformime te papara ne te gjithe boten. Qe nga rritja globale me nje grade Celcius, e cila do ta kthente detin Mesdhe ne nje vend te merzitshem dhe jo te kendshem per pushime. Kur Norvegjia apo Suedia do te ishin vendet me te preferuara, duke harruar pushimet ne Egjipt apo Tunizi ...

    Ne Angli, ne Qendren Hadley Centre per Kerkime dhe Kujdes mbi Klimen, 120 shkencetare po punojne per te ravijezuar te ardhmen e anijes kozmike "Toke" dhe ekuipazhit te saj njerezor. Laboratori i tyre eshte nje superkompjuter. I perkthyer ne softuare nje model mekanizmash te sistemit areo diellor oqeanik, klimatologet lancojne programin dhe jane duke pare sesi nga viti ne vit, evoluon atmosfera duke nisur qe nga situata aktuale. Per fat te keq, mjaftojne pak dekada dhe shkaterrimi eshte para teje, mbi kompjuter. Katastrofa, vetem katastrofa. Globale, te pakapshme. Nderkaq, modele per te stimuluar te ardhmen e Tokes, ka me dhjetera. Me te rafinuarit, i kane elaburuar ne Laboratorin Livermore te Kalifornise, ne institutin Maks Planck te Gjermanise dhe pikerisht edhe ne Qendren Hadly. Por nese degjon thashethemet e korridoreve, tamam Hadly posedon modelin me te mire. Ne nentor te vitit 2002, nje raport i tij i leshuar per Natyren, na beri te hynte frika per skenaret e zinj qe paraqiste. Dikush tregonte nje kujdes te madh. Vete kerkuesit nuk duan qe te alarmojne shume opinionin publik, edhe sepse mbi disa aspekte debati shkencor mbetet i hapur.

    Perkundrazi Mark Lynas, 34 vjec, militant ambjentalist, nuk ben llogari. I njohur per leshimin e nje torte ne fytyre Bjorn Lomborg ("ekolog estetik" i cili lidh rrezikshmerine nga efekti sere), mbi ndryshimin klimaterik, nuk i le fare hapesire optimizmit dhe tani krijon nje komplikim akoma edhe me te madh permes librit te tij "Gjashte Grade"). Ne ato gjashte grade (njeqind grade, domethene ato te shkalles Celcius), luhet me fatin e njerezimit. Modelet e evolucionit klimatik jane komplekse sa duhet te mbajne llogarite e ketyre numrave variabel: perberja e ajrit, temperatura e deteve, korrentet atmosferike dhe ato oqeanike, aktivitet njerezor. Secili komponent, ka nje feedback, domethene cdo kthim mbrapsht i tij: pershembull nese temperatura rritet, rrit epruvimin dhe krijohen me shume re, por keto reflektojne driten e Diellit me shume se detet dhe oqeanet, per te cilat temperatura kthehet ne zbritje. Fakt deciziv ky qe shpjegon se disa fenomene nuk jane lineare: per shkaqe te vogla, mund te korrespondojne rrjedhoja te medha, tamam si nje gllenjke qe arrin te permbyse nje vazo. Nje efekt jolinear, shkon me shpejtesi jashte kontrrollit. Jemi duke djegur fosilet ne nje kohe nje milion here me shpejt se ajo kohe qe u desh per t'u formesuar. Dehidratimi karbonik, i pergjegjshem per thuaj gjysmen e efektit sere, domethene e kaluar ne nje vit nga 290 deri ne 380 pjese per milione. Ridyfishimi eshte tashme ne dukje, do te shfaqet brenda ketij shekulli. Cfare i ndodh Tokes duke i dyfishuar anihidrimin karbonik ne atmosfere? Ka nje limit, ai i te te ashtuquajturit "efekti sere ne zhdukje". Pertej tij, fenomeni pershpejton dhe behet i pasherbyeshem. Modelet e stimulacionit mbajne nje gershetim ne pasiguri: Rritja e temperaturave, globale, te parashikuara me nje dyfishim te anhidridit karbonik, shkon nga nje minimum prej 1.4 grade ne nje maksimum prej 6.4 gradesh, me nje konkordim te fshehte rreth 2 3 grade Celcius. Per te dhene nje ide mbi rrjedhojat, "solucioni i vetem" eshte te studiosh te kaluaren krijuese te Tokes, kur temperaturat kaq te larta verifikoheshin, duke lene si gjurme fosilet. Pikerisht, ne "Gjashte Gradet", Mark Lynas dizenjon skenaret derivate nga nxehja e Tokes.

    1. Duke filluar qe nga ngrohja minimale. Nje grade Celcius. Mund te permbajme ngrohjen globale brenda ketij kufiri vetem duke bllokuar menjehere te gjitha emisionet me gaz sere, nje gje krejtesisht e pamundur kjo. Gjashte mije vjet me pare, bota kishte nje temperature te nje grade superiore krahasuar me ate aktuale. Dhe keshtu, eshte mjaft e thjeshte te kuptojme se cfare na pret. Zona te gjera si ato qe gjenden ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe lindja e Montanes, do te rikthehen te jene sterile dhe do te pesojne periudha te tera me stuhi rere. Duke humbur ngrohjen, drejt vitit 2100, nje planet i trete do te ishte i privuar nga uji i pijshem. Kjo do te sillte formimin e liqeneve te reja dhe kenetave te pafund, te cilat do te permbytnin rruget, do t'i shkaterronin ato, apo hekurudhat dhe vepra te tjera rrugore. Nga ana tjeter, edhe malet qe e humbin kete element te tyrin, do te nisnin te shperbeheshin. E kemi pare kete gje ne Dolomite dhe ne Luginen e Aostes. Kthimi i akullit polar dhe i akujve nga pranga te dikurshme per malet ne liqene dhe lumenj, nenkupton nje mbinxehje te madhe per token, pasi akulli reflekton 80 perqind te rrezatimit diellor, ndersa detet dhe oqeanet e thithin ate, deri ne 95 perqind. Mund te llogarisim, per rritjen e temperaturave me nje grade Celcius, zhdukjen e 720 mije kilometrave katrore te siperfaqeve te akullta. Niveli i oqeaneve qe sot rritet vetem me disa milimetra per cdo vit, do te ngjitej me shume duke perpire me vete edhe bukuri te tilla turistike si ishujt Maldive, ndersa do te rriste frekuencen e uraganeve si Katrina, te cilet ne veren e vitit 2005, permbyten Nju Orleansin. Bari dhe bimet, ne nje cikel te shkurter, ka mundesi shume te madhe qe te emigronin drejt klimave me te adoptueshme, por pemet e medha shekullore, me kohen e riprodhimit, me te lartat, do te zhdukeshin. Ne kete rast, duhet reaguar me cdo kusht.

    2. Rritja me 2 grade Celcius. Kjo te perbeje edhe skenarin e dyte per boten. Ndryshimi klimaterik do te fillonte te ndikonte ne shendetin e shendetit psiko fizik te njerezimit. Stresi sa vinte dhe do te behej edhe me shume irritues, fillesa e mungeses se ujit do te bente qe te niste njerezimi serish me shperthimin e koleres apo te epidemive te tjera te njohura kohe me pare. Kur ajri perfshin 41 gradet Celcius, sistemi termorregullues i organizmit tone, hyn ne krize, pulsimet e zemres nisin dhe pershpejtojne dhe ne tru arrin gjithmone e me pak oksigjen. Keto gjera, te tolerueshme per popullaten me te re, jane te padurueshme per moshat me te thyera. Keshtu, vera teper e nxehte, torride, ne vitin 2003, shkaktoi dhjete mije te vdekur ne France, tre mije ne Itali, 35 mije ne brendesi te Bashkimit Evropian dhe mbi 12 miliarde euro deme ne fushen e bujqesise. Me dy grade me teper, deti Mesdhe, do te pushonte te ishte nje vend i pelqyeshem turistik. Pushimet do te preferonim t'i benim me mire ne Evropen e Veriut. Temperatura ne Groenlande do te ngjitej dy here me shume krahasuar me pjesen tjeter te planetit dhe ne 140 vjet, ishulli i madh kontinent do te humbiste mbulesen e tij te akullit, duke bere keshtu qe te rritej me gjysme metri niveli i detit. Do te ishte fundi ky per Venecian, apo per Bangladeshin dhe shume ishuj te Oqeanise. Vende si Pakistani, te adoptuar me armet nukleare, do te aktivizonin tentativen per te fituar me lufte, territore te tjera. Sipas Lynas, ky kuader ka 93 perqind te mundesise te realizohet nese nuk ulim 60 perqind te emisioneve te gazit sere brenda dhjete viteve te ardhshme. Ne fakt, nje objektiv realisht i paarritshem.

    3. Skenari i trete, rritja prej tre gradesh. Nje klime e tille, ekzistonte ne Toke, tre milion vjet me pare. Dime qe ne epoken e Arktikut, nuk kishte akuj dhe niveli i detit ishte me i larte se 25 metra. Per miliarda persona do te niste nje lufte e vertete per ekzistencen e tyre. Hjustoni do te ishte zhdukur ne vitin 2045, nje fat te ngjashem do te kishte edhe Nju jorku apo Holanda dhe Meksika. Afrika dhe Australia, do te ktheheshin ne vende te pabanueshme. Temperatura e ndryshme e detit, do te rriste ciklin e karbonit. Koloni te tera bakteresh te cilat jetojne te padukshme, do te leshonin edhe me tej karbon ne ajer, duke shtuar 250 pjese te anidridit karbonik per miliona. Viktimat e nxehtesise do te ishin me miliona.

    4. Skenari i katert, rritja me 4 grade. Stuhia me ere te furishme do te shkaterronte kontinentet, kolapsi i mbetjeve te fundit te pyjeve te Amazones, do te shkaktonte nje pershpejtim te katastrofave klimaterike. Detet do te ngjiteshin me 50 metra ne krahasim me nivelin aktual. Ne vendet tona te zakonshme, vera do te zgjaste nga marsi ne nentor me 45 grade nxehtesi. Destabiliteti social dhe mosqeverisja, do te ktheheshin ne konstantet e situates nderkombetare. Problemi me i rendesishem qe do te lindte, do te ishte ai i Kines. Ky vend i madh, do te shkonte drejt rrokullisjes me pjesen tjeter te botes, nga njera ane per rrotullimin permbytjen e bujqesise, nga ana tjeter per ceshtjen e energjise: me tendencen aktuale ne vitin 2030, niveli i jeteses se kinezeve, do te arrinte ate te amerikaneve dhe vetem Kina do te arrinte te perthithe dt te tjerat e rezervave boterore, me nje konsum prej 100 milione fuci nafte ne dite, aq sa arrin aktualisht 125 perqind prodhimi boteror i naftes. Nje situate e pazevendesueshme, aq sa edhe vete India do te superonte popullaten kineze dhe do te kishte nje ceshtje burimesh shume te fuqishme.

    5. Skenari i peste. Dicka e tille ndodhi ne Toke afersisht 55 milione vjet me pare. Kjo ndodhi kur jetesa kryesore behej ne Arktik. Planeti Toke do te shfaqej i tmerruar: pole te liruara nga akujt, pyje te transformuar ne shkretetira, Alpet do u ngjanin Atlanteve marokene. Siberia dhe Kanadaja do te kishin nje klime te jetueshme, por do te perjetonin pushtime respektivisht nga kinezet dhe nga qytetaret e Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Ne kete temperature, do te liroheshin depozitat e pafundme te metanit sot te ngurtesuara ne fundet e oqeaneve fale kushteve te tanishme te presionit te temperaturave. Metani, nje gaz sere 23 here me efi[ent se anhidridi karbonik: e thjeshte te imagjinosh rrjedhojat. Por te gjitha sforcimet duhej te konsistojne pikerisht ne ndaljen e nje fenomeni te tille. Kolapsi ambjental, do te bente te shperthenin konflikte sociale, ekonomike, religjoze: nje medioevo i ri, me komunitete te cilat mbijetonin ne enklavat e manastireve dhe strukturat feudale. Ambjenti i Italise, ne nje rast te tille, do i ngjante atij te Sudanit.

    6. Skenari i gjashte. Rritje prej gjashte gradesh: nje gje e ngjashme me ferrin dantesk. Ne kete ambjent do te jetonin dinosauret e periudhes se krijimit, gati 140 milione vjet me pare. Apo ndoshta krijesat e Permianos, kur u zhduk gati 95 perqind e qenieve te gjalla. Nga oqeanet do te vertitej acid sulfurik, gaz helmues i barabarte me ate te aromes se nje veze te prishur. Metani do te arrinte te ndertonte 5 perqind te atmosferes, dhe do te prekte "piken e injeksionit", me paraqitjen e nje rreziku te incidenteve globale. Le te ndalemi ketu, mjafton me kaq. Duhet te besojme Mark Lynas e le te themi se kali i tij i betejes, domethene mekanizmat feedback jolineare ne sjelljen e klimes, ne fakt, do te terheqe gjithmone e me teper, vemendjen e shkencetareve. Te preokupohesh dhe te pergatitesh per nderhyrje, nuk perben ndonje dem. Te qendrosh pa levizur, po. Pjeses qe mbetet, leme qe modelet e stimulimit te vijojne. Ka ende pune per te bere nga Hadley Centre, ne Laboratorin Livermore dhe ne Max Planck Institut.

    Raporte qe te fusin friken: Bota drejt shkaterrimit!

    Raportime nga me te ndryshmet muajt e fundit nga shkencetare dhe apo nga universitete prestigjoze te cilat kryejne studime mbi dukurine e ngrohjes globale, shpesh duken edhe te frikshme mbi shifrat qe japin apo mbi parashikimin se ku po shkon bota. Shqetesimi tashme eshte bere nderkontinental dhe njerezimi do te bente mire qe ta merrte pak me seriozisht ate. Keshtu, sipas studimit te shkencetareve daneze nga universiteti i Aarhusit, akulli i Groenlandes eshte duke u shkrire qe 100 vite me pare dhe se ky fenomen tashme nuk mund te merret me si nje gje e re. Hulumtuesit nga ky universitet, i studiuan akujt ne ishullin Disko ne Grenlanden Perendimore ne Atlantik. Akujt e studiuar ishin nga fundi i shekullit 19 deri me sot. Gjeologu Jacob Clement Yde, i cili i beri studimet me Niels Tvis Knudsen, deklaroi se ky studim, qe i mbulon 247 nga 350 akullnaja ne Disko, eshte studimi me i terthorte mbi levizjen e akullnajave te Grenlandes. Ai shton se eshte studiuar 95 perqind e siperfaqes se mbuluar me akull ne disko dhe cdo gje tregon se rezultatet jane te sakta per akullin pergjate bregdetit. Nderkaq, shkencetaret ne fjale, zbuluan se rritja prej disa grade Celcius mes viteve 1920 dhe 1930 dhe pastaj rritja nga viti 1995 e temperaturave, e kane pershpejtuar shkrirjen e akullit ne kete zone te ftohte te Tokes. Hulumtuesit besojne se ngritja e temperatures eshte shkaktuar jo vetem nga proceset natyrore, por edhe nga aktiviteti i njeriut mbi ambjentin. Te mos harrojme se shekulli i 19 te shenon fillimin e industrializimit ne bote dhe si rezultat, fillimin e veprimeve qe leshojne dioksidin e karbonit ne atmosfere.

    Debati mbi ndryshimin e klimes, ndez gjakrat ne bote

    Mbrojtja e klimes, ka qene ne qender te vemendjes diskutuar edhe ne Samitin e Bashkimit Evropian i cili eshte zhvilluar ne Bruksel se fundmi mes kryetareve te shteteve dhe qeverive te BE se. Ngrohja globale po nxeh dhe gjakrat. Qe duhet bere dicka per mbrojtjen e klimes, per kete jane ne unanimitet te 27 kryetaret e shteteve dhe te qeverive te BE se. Por lidhur me masat e vecanta ne samitin e Brukselit, eshte diskutuar ashper. Qellimi prioritar i masave qe do te merren eshte kufizimi me mesatarisht 2 grade i rritjes se temperatures globale. Sipas perllogarive te Komisionit te BE se per kete duhet qe deri ne vitin 2050 ne mbare boten emisionet e dioksidit te karbonit duhet te ulen me 50 perqind ne nivelin e vitit 1990. Ne fokus, eshte kryesisht clirimi i dioksidit te karbonit prej automjeteve. Deri ne vitin 2012 ky duhet te ulet mesatarisht nga 186 ne 120 gram per kilometer. Shoqatat e mjedisit kerkojne ne kete kontekst per prodhuesit e automobileve vlera me limite te detyrueshme. Por industria e fuqishme gjermane e automobileve reziston kunder kesaj. Nje mjet tjeter per te ulur emisionet e gazrave qe krijojne efektin sere ne atmosfere eshte perdorimi me me intensitet i energjive te rigjenerueshme. Nderkohe kuota e perdorimit te ketyre energjive ne konsumin e pergjithshem te energjise ne BE eshte rreth 6.5 perqind. Gjermania me nje kuote prej 5.3 perqind madje eshte nen mesataren. Kancelarja Angela Merkel deshiron tani qe te angazhohet fort, per rritjen me 20% te energjive te rigjenerueshme. Por lidhur me kete norme te detyrueshme qe synohet ka mosmarreveshje te medha brenda BE se. Kryesisht Franca, qe nje pjese te madhe te energjise e perfton prej centraleve berthamore, eshte shprehur kunder ketij propozimi. Nuk ka kuptim, qe ne kete drejtim te shpresosh vetem tek energjite e rigjenerueshme, ka deklaruar ne Bruksel ministrja franceze per ceshtjet e Evropes, Katerine Kolona. Sipas saj, energjia atomike mund te luaje nje rol me te fuqishem ne luften kunder ndryshimit te klimes. Edhe Cekia dhe Sllovakia deklaruan, se do te angazhohen per me shume centrale berthamore. Te dyja keto vende gjithashtu i refuzojne normat e perbashketa te detyrueshme per energjite e rigjenerueshme.

  3. #83
    Jeta ..... ka fund te keq Maska e Nessus
    Anėtarėsuar
    10-06-2007
    Postime
    89
    RaPSouL kėto janė vetėm lajme qė fusin huti por nuk kanė asgjė me vėrtetėn.
    Sikur te ishte ashtu rrezik siē thuhet njeriu ka pak tru sa per te ndal ngrohjen globale.Keto jane vetem spekulime ,po ku mundet njeriu te ndikoje ne ndryshime ne gjithėsi (planeti ynė ėshtė njė pikė e kėsaj gjithėsie).

  4. #84
    Nessus, thjesht nje fjale: Zgjohu nga gjumi!

    Eshte nje bote e tere qe po uleret dhe po e fakton katastrofen qe po i afrohemi dhe ti thua njeriu ka pak tru qe ta ndaloje ngrohjen. Nuk eshte spekulim shkrirja e akujve te arktikut dhe antarktides me rritme te frikshme. Sic nuk eshte spekulim ndohtja pothuajse e pariparueshme e ambjentit. Shiko me vemendje filmin qe ka bere Al Gore dhe aty meson shume me teper se kush eshte spekullimi dhe kush eshte realja.

  5. #85
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar mė parė nga Nessus
    RaPSouL kėto janė vetėm lajme qė fusin huti por nuk kanė asgjė me vėrtetėn.
    Sikur te ishte ashtu rrezik siē thuhet njeriu ka pak tru sa per te ndal ngrohjen globale.Keto jane vetem spekulime ,po ku mundet njeriu te ndikoje ne ndryshime ne gjithėsi (planeti ynė ėshtė njė pikė e kėsaj gjithėsie).
    E ke krejtesisht gabim me kete fjalen qe e ke thene po si nuk mundet te ndikoj, nuk behet fjal per 1 individ po per 6 miljard banor ne toke , secili te jep kontributin e tij , ndoshta do i ikim kesaj katastrofe ose te pakten do ta menjanojme per disa vite me vone , zgjohu nga gjumi dhe hap syt drejt perpara...



    RaPSouL

  6. #86
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Qe planeti po ngrohet, ky eshte fakt.

    Faktori kryesor i ngrohjes se planetit eshte shtimi i sasise se CO2 ne atmosfere, gje qe eshte nje fakt i pa diskutushem dhe i mateshem. Ajo qe eshte ne diskutim eshte "fajtori" i kesaj ngritje.

    Teoria qe njeriu eshte pergjegjes per kete ngrohje, eshte nje spekullim qe mbeshtetet vetem ne studime te pjeseshme dhe interesa te medha ekonomike.

    Disa nga argumentet kunder kesaj teorie, pra te rendesise se aktivitetit njerzor ne ngrohjen globale jane:
    1. Fenomeni i ngrohjes globale nuk eshte i dukshem vetem ne Toke por dhe ne Mars http://news.nationalgeographic.com/n...s-warming.html.

    2. Gjate depresionit ekonomik amerikan te 1930 djegja e fosileve u reduktua mbi 30%, nje reduktim i tille duhej llogjikisht te ishte i dukshem ne regjistrimin e rritjes se CO2 ne planet. Ne fakt jo. Asnje ulje nuk eshte regjistruar gjate asaj periudhe.
    http://counterpunch.org/cockburn04282007.html

    3. Te gjitha matjet e bera deri tashme mbi rritje e CO2 kane perjashtuar nje element shume te rendesishem, qe perben mbi 70% te siperfaqes se planetit, oqeanet. Ngrohja e oqeaneve shkakton ēlirimin e CO2 nga oqeanet ne atmosfere.
    http://counterpunch.org/cockburn04282007.html

    Fatkeqesisht teoria e njeriut shkaktar te ngrohjes boterore po perkrahet nga industrite boterore sepse me ne fund ato e kuptuan leverdine ekonomike te nje teze te tille. N.q.s. lexojme e degjojme me kujdes argumentet qe mbeshtesin rendesine e impaktit te aktivitetit njerezor ne ngrohjen globale (psh dokumentarin e Al Gore-s), do te veme re qe nje nder keta argumente eshte dhe fitimi qe ekonomia do te kete nga adoptimi i nje politike te tille.

    Ajo qe eshte e rrezikshme eshte se duke nxjerre konkluizione te gabuara dhe duke luftuar eksklusivisht aktivitetin njerzor si shkaktar te ngrohjes, ndoshta po leme pas dore shkaqet e verteta, dhe po neglizhojme te marrim masat e duhura per tu mbrojtur ndaj shkaktarit te vertetete ngrohjes globale, djellit.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  7. #87
    In God I trust Maska e fjollat
    Anėtarėsuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes sė hitlerit
    Postime
    1,085
    Citim Postuar mė parė nga drity
    Ajo qe eshte e rrezikshme eshte se duke nxjerre konkluizione te gabuara dhe duke luftuar eksklusivisht aktivitetin njerzor si shkaktar te ngrohjes, ndoshta po leme pas dore shkaqet e verteta, dhe po neglizhojme te marrim masat e duhura per tu mbrojtur ndaj shkaktarit te vertetete ngrohjes globale, djellit.
    Let's shoot the Sun
    A thu dielli ka pėsuar ndryshime, apo ėshtė mbėshtjellėsi atmosferik i tokės qė ėshtė shkatėrruar e tani po ngrohen oqeanet?!!

    Mirė e thonė fetė, njeriu do ta shkatėrrojė kėtė botė...
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  8. #88
    Jeta ..... ka fund te keq Maska e Nessus
    Anėtarėsuar
    10-06-2007
    Postime
    89
    Citim Postuar mė parė nga Darius
    Nessus, thjesht nje fjale: Zgjohu nga gjumi!

    Shiko me vemendje filmin qe ka bere Al Gore dhe aty meson shume me teper se kush eshte spekullimi dhe kush eshte realja.
    Darius mė vjen keq po kėtu bie nė kundėrshti me vertveten nuk e prisja nga ju ( u bėre viktime e teorive konspirative),gjithė ato shkrime pėr Teori Konspirative e tash na i besoke Al Gore qė ėshtė bėrė guru i sektit Ngrohja Globale.Origjina e kėsaj kompanie ėshtė pėr tė rritur masivisht prodhimi i kulturave tė destinuara pėr tė prodhuar bio-karburante ,gjendet nė kartelen e drithit (Carghill, ADM), kompanitė petroliere (Chevron) dhe interesat bankare (JP Morgan).
    Analisti financiar Jim Cramer thotė pėr Al Gore "Ai bėn pjesė nė hedge funds( Generation Investment Management) tani,askush nuk e lė kėtė lojė".
    Dukumentari i Al Gore "E verteta qė shqetėson"2006 verzion i shkruar ėshte bėrė
    njė best-seller,turnetė dhe konferencat,formimi i tė rinjėve pėr tu bėre tė aftė nė prezentimet "powerpoint" ,koncertet Live Earth ne korrik 2007,tė gjitha keto hiperaktivitete nuk reflektojne nje vetedije te menjehereshme,nga rreziku qė paraqet ngrohja globale,por mė shumė njė kompanie propagande mė masivja nė histori.E gjithė kjo lojė se bashku eshte organizuar nga ajo qe mund ta quajm"Qendra e komandes britanike"nje rrjetė ku bejn pjese Kryeministri anglez Tony Blair,milliarderi Gordon Brown,Jeff S.Skoll ish patroni i eBay,dhe nga Generation Investment Management, ndryshe e nhohur si « Blood and Gore »me seli ne Londer.
    Kjo propagande ne fund ka per qellim (si konkluzion) zvogelimin e nivelit te aktiviteteve ekonomike dhe popullaten njerezore,duke zvogeluar dioksid karbonin
    ne ajėr,kjo kompanie ka per qėllim te terrorizojė popullatėn dhe te kontolloje aktivitetet ekonomike te popujve dhe shteteve.

  9. #89
    Une jam nje nga ata qe problemin e ngrohjes globale e kam pare gjithmone me skeptizicim dhe kam dyshuar qe eshte thjesht nje bome tymi per masat. Al Gore ta dhashe si shembull pasi ai eshte vetem nje. Pothuajse perdite kanalet amerikane si History Channel, Discovery Channel, SciFi Channel, Discovery Time, TLC etj japin emisione mbi ngrohjen globale dhe grafiket per shkrirjen e frikshme te akujve i kam pare vete. Masive te tilla qe mendohet se do te duheshin qindra vjet per tu shkrire, jane tretur ne harkun e disa viteve dhe me keto rritme eshte e pamundur qe te krijohen shtresa te reja akulli pasi dimri nuk eshte me aq i ashper dhe vera eshte me e gjate.
    Sikur mos ishte kjo, efekti i kesaj ngrohje shihet dhe ne boten e gjallesave ku po prishen ndjeshem ekulibrat natyrore. Nuk e kam dhene kot rastin e arinjeve qe po ju destabilizohet letargjia per shkak te klimes se bute, migrimi i zogjve dhe anomali te tjera te cilat lidhen direkt me efektet e ngrohjes globale. I njejti efekt ne mos me serioz shihet ne zonat polare ose afer tyre ku fauna po peson nje coroditje te madhe. Ne pjesen me veriore dhe veri lindore te Kanadase jane shkeputur masive akulli me siperfaqe prej 60 km dhe keto jane kaq jo stabel sa eshte e pamundur te qendrosh siper i sigurt. Po ashtu skanimi i siperfaqeve te akujve te cilat mendoheshin si te nje trashesie prej disa kilometrash kane rezultuar shume fragile per shkak te rrjedhave te brendeshme ose inner lakes sic quhet ndryshe. Ato therrmojne akullin dhe jane ato shkaktaret kryesore te shkrirjes masive.
    Kam degjuar dhe teori qe pretendojne se klima jo vetem qe nuk po ngrohet po per kundrazi eshte duke u ftohur. Kam lexuar dhe skenare te tipit The Day After Tomorrow, sic kam lexuar dhe statistika qe thone qe ngrohja nuk eshte per shkak te aktivitetit te njeriut por i gjithe sistemi yne diellor eshte duke kaluar nje ngrohje dhe shembulli per kete eshte ndryshimi i klimes ne Mars, Venus, Saturn etj. Te gjitha keto mund te jene faktore ndikues por mbetet nje fakt dhe i madh: Klima eshte duke ndryshuar ndjeshem.

  10. #90
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar mė parė nga fjollat
    Let's shoot the Sun
    Keshtu ben ti kur ke vape ne plazh?
    Une ngre ēadren e djellit

    Citim Postuar mė parė nga fjollat
    A thu dielli ka pėsuar ndryshime, apo ėshtė mbėshtjellėsi atmosferik i tokės qė ėshtė shkatėrruar e tani po ngrohen oqeanet?!!
    Nuk eshte mbeshtjellesi atmosferik qe eshte shkaterruar, por perqindja e CO2 ne atmosfere eshte shtuar. CO2 e "mban" nxehtesine brenda ne atmosfere, sa me shume perqindje CO2 ne atmosfere aq me e ngrohte eshte ajo. Ca thone qe e ka shtuar njeriu, te tjere thone qe eshte rrjedhoje e rrezatimeve te teperta djellore.
    Per sa i perket shtreses se Ozonit, me duket se ajo eshte restauruar 100%.

    Citim Postuar mė parė nga fjollat
    Mirė e thonė fetė, njeriu do ta shkatėrrojė kėtė botė...
    Sa gjera thone fete!!!
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  11. #91
    Harrova te shtoja dhe dicka tjeter nga komenti im i mesiperm. Ngrohja globale ndahet vetem nga nje fije floku nga ftohja globale. Sesi funksionon ate skam nder mend ta shpjegoj ketu pasi eshte material i gjate. Por dy epokat e fundit te akullnajave, ose me sakte ajo e madhe dhe mini Ice Age e 400 vjeteve me pare erdhen si rezultat i nje ngrohje globale.
    Pra mos u cuditni nese krejt papritur lexoni ose degjoni qe fjala Ngrohje Globale te ndryshoje ne Ftohje Globale.

  12. #92
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Kurre me pare ska bere kaq vape

    Kurre me pare ska bere kaq vape

    Nga Stambolli ne Bagdat, nga Roma ne Bukuresht, qytetet jane gjunjezuar nga i nxehti i madh. Ne galerine e meposhtme do te shihni si reagojne ndaj vapes, femije, pleq e kafshe.

    Si Kafshet Si Njerezit , Jan Nenshtruar Temperaturave Te Larta.. Me Shume Flasin Fotot Posht..
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  13. #93
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    .

    .............
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  14. #94
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Ju ftoj te gjitheve te lexoni intervisten me Presidentin Ēek, V. Klaus, botuar ne Financial Times: "Ngrohja Globale: E vertete apo propagande?".

    Shkurtimisht, teza e Klaus eshte se "ambientalizmi ambicioz" eshte kercenimi me i madh ndaj lirise, demokracise, ekonomise se tregut dhe mireqenies.

    Pyetja "Si mendoni?" paraqitet edhe ne artikullin ne fjale.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  15. #95
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Citim Postuar mė parė nga Borix
    Ju ftoj te gjitheve te lexoni intervisten me Presidentin Ēek, V. Klaus, botuar ne Financial Times: "Ngrohja Globale: E vertete apo propagande?".

    Shkurtimisht, teza e Klaus eshte se "ambientalizmi ambicioz" eshte kercenimi me i madh ndaj lirise, demokracise, ekonomise se tregut dhe mireqenies.

    Pyetja "Si mendoni?" paraqitet edhe ne artikullin ne fjale.
    Fatkeqesisht Komunizmi dhe doktrinalizmi i la me fiksime shume njerez.... tani ky plaku i Cekise deri sa te vdesi bardhe e zi do i shikoj gjerat doemos.... ashtu u rrit!

    Edhe shume anetare ketu nese nuk kane kaluar as biologjine e klases se 5 normale eshte qe mos kuptojne as gjerat me elementare mbi ambientin dhe ekosistemin!

    Keta lodhen duke u marre me artikuj te ndryshem gazetash ne vend qe ti hedhin nje sy biologjise se klases se 5 dhe te 8 vjecares pergjithesisht! Qe te arrini tek 2-shi duhet te filloni nga 1-shi!

    E pra djema futjuni fillores nga e para, pastaj lexoni biologjine e gjimnazit dhe ne fund mundohuni te shikoni se kush e ben propaganden ne kete mes!

    Ju ngelsha ne klase te gjitheve!

  16. #96
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anėtarėsuar
    22-01-2006
    Postime
    730
    Citim Postuar mė parė nga Darius
    Harrova te shtoja dhe dicka tjeter nga komenti im i mesiperm. Ngrohja globale ndahet vetem nga nje fije floku nga ftohja globale. Sesi funksionon ate skam nder mend ta shpjegoj ketu pasi eshte material i gjate. Por dy epokat e fundit te akullnajave, ose me sakte ajo e madhe dhe mini Ice Age e 400 vjeteve me pare erdhen si rezultat i nje ngrohje globale.
    Pra mos u cuditni nese krejt papritur lexoni ose degjoni qe fjala Ngrohje Globale te ndryshoje ne Ftohje Globale.
    Darius nese ke kohe a ka mundesi qe ta besh njė teme te re pėr ketė Ftohje Globale se bash po me intereson.

  17. #97
    Lexo kryetemen ne kete nenforum qe titullohet Gjurmet e Civilizimeve te Zhdukura. Aty shpjegohet relativisht me hollesi sesi ndodh dhe sa afer jane ngrohja globale me ftohjen globale.

  18. #98
    i/e regjistruar Maska e KeidiSelmanaj
    Anėtarėsuar
    03-07-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    49
    Ngrohja globale eshte nje katastrofe. Koralet do te shkaterrohen, qofte edhe po temperatura te rritet me 0.1 grade celcius!!! Ky eshte ektremi me i larte i rezistences se tyre ndaj temperatures! Po shakterrohen ekosisteme vetem prej saj!

  19. #99
    DOTT. SKUTHI Maska e SKUTHI
    Anėtarėsuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    It's not your business....
    Postime
    460
    Shumica e ketyre hipotezave jane thjesht spekulime ,tashme eshte kthyer ne nje ideologji kunder kapitalizmit dhe perdoret nga disa politikane te falimentuar per te arritur qellime personale. E verteta eshte se gjithcka varet nga Dielli eshte ky miku ketu qe vendos, persa i perket temes Global warming,tjeter gje eshte fakti qe nga ky vit ne (planeti) jemi ne borxh ekologjik por kjo varet nga dicka tjeter dhe s'ka te bej aspak me klimen..
    EVERYBODY'S BUSINESS IS NOBODY'S BUSINESS

  20. #100
    Pasojat konkrete te rritjes se temperaturave

    + 1 grade C:

    Malet do nisnin te shperbeheshin nga mungesa e ujit

    Do zhdukeshun 720 mije km2 te siperfaqeve te akullta

    Qqeanet do perpinin bukuri te tilla si ishjut Maldive

    Do rritej frekuenca e uraganeve si Katrina apo te tjere

    Pemet e medha shekullore, ato me te lartat, do zhdukeshin
    tashme jemi ne kte klime... presim te arrijme +2-shin .. lol


    mendoj se duhet te hiqen nga rruget te gjitha makinat, edhe te gjitha uzinat te mbylleshin edhe fabrikat te mbylleshin, gjithcka qe ndot ambientin..

    te pakten kshu do vdesim duke ngrene bar

    Cja fusni kot aman, ska ngrohje globale mos u friksoni.. jan gjera qe ndodhin kto, ne miliarda vjet qe egziston toka, kto gjera kan ndodh me miliona here.. lol

    Rujuni nga njeri tjetri, mos u vrisni komshiu me komshiun, se natyra ska cna ben.

    Sa te kete shi qe bie ne toke... toka do lulzoje gjithmone.

Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ku shtrihet perandoria globale e SHBA
    Nga Gunnar nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-03-2007, 11:52
  2. Stuhi Globale Rere Erresojne dhe "Perzhisin" Token
    Nga Darius nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-04-2006, 00:56
  3. Hegjemonia amerikane dhe e mira e pėrbashkėt
    Nga Davius nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-01-2006, 18:55
  4. Menyra e komunikimit ne nje ekonomi Globale.
    Nga Estella nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-06-2002, 10:38
  5. Njerėzit qė dirigjojnė ekonominė globale
    Nga ILovePejaa nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-05-2002, 23:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •