Close
Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 185
  1. #41
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,111
    Faleminderit
    0
    83 falenderime nė 68 postime
    Citim Postuar mė parė nga babybell
    do me interesonte vertet te dija si eshte e verteta: ēfare do ndodhe, kur, ēfare mund te behet per te ndaluar a ngadalesuar kete proēes, a do behet?
    Egziston nje Teme me kete debatin e NGROHJES GLOBALE dhe nuk po kam kohe merrem me postime te zgjeruara por nese deshiron klik ne linkun siper per ta shikuar temen ose KETU
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BvizioN : 21-09-2006 mė 11:20
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  2. #42
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime nė 479 postime
    Temat i bashkova te dyja. Faleminderit Zim per link

    Ju lutem perpara se te hapni nje teme te caktuar, kontrolloni permbajtjen e ketij nenforumi pasi shume tema jane te hapura dhe nuk ka nevoje per perseritje te tyre. Mund te vazhdohen ketu ku jane hapur.

    Faleminderit.

  3. #43
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime nė 479 postime
    Toka Eshte Duke Arritur Temperaturat Me Te Larta Ne 1 Milion Vjete



    NASA Gadded Institute per Studimet Hapsinore ka bere nje raport ku theksohet se Toka eshte duke arritur dhe duke kaluar temperaturat me te larta te periudhes aktuale te akullnajave. Po ashtu temperatura globale eshte 1 grade celcius me siper se temperatura maksimale ne 1 milion vjetet e fundit. Ne raport shtohet se nese ngrohja globale vazhdon dhe si rezultat temperaturat rriten edhe 2 ose 3 grade me shume atehere Toka do jete nje vend shume ndryshe nga cfare eshte tani. Sipas James Hansen i Gadded Institute nese temperatura globale arrihet te mbahet nen rritjen e 1 grade celcius atehere ngrohja globale mund te menaxhohet dhe te kufizohet rreziku.

    Hera e fundit kur Toka ka qene kaq e nxehte i perket mesit te Pliocenit, rreth 3 milion vjete me pare kohe kur niveli i detrave llogaritet te kete qene rreth 25 metra me lart se sot.

    Fotoja e meposhtme tregon pikat ku ka qene me e larte rritja e temperatures ku viti 2005 ka qene viti me i nxehte i rregjistruar. Shenjat e kuqe te erreta tregojne zonat me ngrohje me te madhe ndersa ato te purpurta tregojne zonat me te ftohta.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #44
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime nė 479 postime

    Shkrirje e frikshme e Akullit Polar

    Nje satelit i NASA-s ka dokumentuar ndryshime te frikshme ne akullnajat e Detit Arktik midis vitit 2004-2005.

    Shtrirja e akullit perenial, masa e trashe e te ciles mbetet gjithe vitin ne kete zone, eshte zvogeluar me rreth 14 % duke humbur keshtu nje zone qe mund te krahasohet me siperfaqen e Pakistanit ose te Turqise.
    Ne dekadat e fundit jane pare zvogelime te sasise se akullit me nje mesatare prej 0.7 % ne vit.

    Zvogelimi drastik mund te kete lidhje me faktorin e pazakonte te ererave qe ndodhen ne vitin 2005 dhe qe shkaktuar rritjen e temperaturave ne Arktik.
    Ky studim eshte raportuar nga Journal Geophysical Research Letters

    Arktiku eshte duke u ngrohur me rritme pothuajse 2 here me shume sesa mesatarja globale dhe studimet e koheve te fundit kane treguar qe zona te Arktikut te cilat jane te mbuluara nga akulli cdo vere si dhe trashesia e tyre eshte duke u zvogeluar.
    Ne shtator 2005 u rregjistrua rekordi me i ulet i zones se mbuluar me akull qe nga viti 1978 kur rregjistrimi satelitor u be i mundur.

    Fotot e meposhtme tregojne, e para nje pamje te akujve ne Arktik qe jane ndare nga njeri tjetri dhe vijne duke u ngushtuar ndersa fotoja tjeter i perket pamjeve satelitore dhe krahasimi i bere midis viteve 2004-2005.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  5. #45
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Faleminderit
    0
    9 falenderime nė 9 postime
    Ngrohja Globale mundėson rritjen e ullinjėve nė Britani

    Shkencėtarėt pohojnė se Ngrohja Globale ka arritur nė atė masė sa qė tani ėshtė e mundur tė rriten ullinjėt nė Britani. Ngritja e temperaturave ėshtė duke ndikuar qė ishulli Britanez tė bėhet vend miqėsor pėr rritjen e njė druri i cili mund tė mbijeton vetem nė rajonet e Detit Mesdhe.

    Ullinjėt e parė nė Britani janė mbjellur nė Devon, pėrgjatė lumit Otter. Pritet se kėta drunjė do ti prodhojnė ullinjėt e parė brenda shtatė viteve.

    Shihet qartė se Ngrohja Globale do tė ketė ndikim tė madh nė industrinė e ullinjėve (jo vetėm se do ta rrezikon mėnyrėn e jetės pėr krijesen njerėzore) edhe pse pėr tani shumė qeveri nuk janė duke e marrur kėtė serozisht. Jeni tė sigurt se prodhuesit Italian, Spanjoll, Grek dhe Shqiptar tė ullinjėve do tė shtrojnė ankesa tė shumta nė tė ardhmėn pran Parlamentit Europjan duke kėrkuar qė ullinjėt Britanez ti nėnshtrohen rregulloreve tė posacme.

  6. #46
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Faleminderit
    0
    9 falenderime nė 9 postime

    Ngrohja globale ndryshon ekosistemin Britanez

    Ngrohja globale ndryshon ekosistemin Britanez

    Biologėt nė Britani kanė konkluduar se gjatė 25 viteve tė fundit, fauna e ishullit ka nisur migrimin pėr nė veri tė vendit pėr ti ikur ngrohjes sė trojeve jugore. Studimet e University of York, kanė treguar se 80% tė rreth 300 llojeve tė vėzhguara janė duke lėvizur pėr nė veri.

    Lėvizja nė veri ėshtė zakonisht nė distanca prej 70 - 100 km.

    Chris Thomas, profesor i Biologjisė Ruajtse nė York, deklaron se "mostra jonė ėshtė mjaft e madhe qė tė jemi tė sigurt se ky ėshtė model i ndryshimit". Ai shton se "80% ėshtė pėr qindje mjaft e madhe...ėshtė mahnitėse sa i dukshėm dhe e fuqishėm ėshtė ndikimi i ndryshimit klimatik".

    Krijesat e studiuara nga universiteti pėrbėhen nga insektet, gjitaret, kurrizoret dhe pakurrizoret.

    Disa shkencėtarė parashikojnė se temperaturat mesatare nė Britani do tė rriten pėr 3.5ŗC mes 2006 dhe 2080. Gjatė shekullit tė kaluar ato janė rritur pėr 0.6ŗC.

    Pritet se temperaturat mesatare nė 2100 do tė jenė mė tė larta se gjatė 2 dhe ndoshta 10 milion viteve tė kaluara.

    Jeta (ekzistenca) mesatare e njė llojit ėshtė mes 1 deri nė 10 milion vite. Kjo do tė thotė se prej 10% - 99% tė krijesave tė sotme do ta pėrjetojnė kėtė ndryshim klimatik tė cilin nuk e kanė pėrjetuar mė parė.

    Njė shembull i migrimit ėshtė prania e krimbave kafshues nė Kew Gardens (kopshti Kew) nė Londer. Kėta krimba rriten nė Europė jugore.

    Ngrohja globale gjithashtu ndikon nė uljen e llojeve, gjė qė ėshė vėzhguar nė fluturat e ishujve Britanike.

    Me migrimin e llojeve jugore nė veri, mendohet se konkurenca pėr ushqim dhe teritor mes shtazėve do ta ē'rregullon ambientin dhe fillon njė luftė e cila do tė fitohet nga llojet mė tė adaptuara pėr mot tė ngrohėt.

  7. #47
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Faleminderit
    0
    9 falenderime nė 9 postime
    Nje sygjerim per temen, apo ne pergjithesi per kete fenomen. Dy postimet me lart jane mare nga gazeta te ndryshme, por qe te jemi sa me afer te vertetes nuk mund te flasim thjesht per nje "ngrohje globale" por per "ndryshim klime".

    "Ngrohje globale" tingellon pak si "embel" per kete fenomen, ne fund te fundit kush nuk preferon ngrohjen para ftohjes. Edhe shkenctaret, lobistet ne US apo ne vende te tjera mendojne se kjo terminologji nuk perfaqeson denjesisht teresine e problemit. Kemi te bejme me "Krize" me shume se "Ngrohje."

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    773
    Faleminderit
    0
    7 falenderime nė 7 postime
    nuk ka duskutim qe toka po ngrohet dhe kjo esht negative. Gjithashtu miliardad e tonelatave te CO2 qe hidhen cdo vit ne atmosfer nga industria e globit ndikojn ne ngrohej globale. Por Per mendimin tim pyetja eshte nese tymrat industrial jan ato qe po e ngrohim atmosferen dhe shkaterrojn ozonin apo esht nje fenomen natyror qe ndodh shpesh. Sido qe te jet njerzimi do bej ate qe ka ne dor do eleminoj me sa mundet mbejet CO2 dhe kaq.

  9. #49
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime nė 479 postime
    Pervec faktoreve njerezore qe po shtojne rrezikun e Ngrohjes Globale, nga Laboratori I Propulsionit Reaktiv ne Pasadena, California (JPL) qe eshte pjese e NASA-s dhe si rrjedhoje institucion i qeverise amerikane jane dhene disa informacione te tjera te cilat tregojne qe jo vetem planeti yne po kalon ne nje ngrohje globale por edhe vete sistemi yne diellor. Pra fenomeni nuk eshte thjesht i lokalizuar dhe nga ngrohje globale (per Token) mund te quhet ngrohje globale solare (per sistemin diellor).

    Ky konkluzion ka dale nga analizmi i te dhenave te ndryshme te NASA-s mbi planetet e sistemit tone diellor duke filluar me Marsin sic tregojne te dhenat e orbituesit Mars Odyssey. Keto te dhena tregojne qe akulli ne polet marsiane eshte duke u shkrire me shpejtesi te madhe dhe ne zona qe eshte pare gjithmone te jete solid dhe i pandryshuar nga stinet apo faktoret e tjere qe shpesh godasin siperfaqen e planetit me force te papare.

    Nje tjeter e dhene vjen nga Jupiteri per te cilin analizat e bera tregojne se ka nje rritje te temperatures ne siperfaqe prej 10 grade Kelvin, tregues ky shume i larte dhe i pazakonte per nje planet gjigand si Jupiteri.

    Po ashtu dhe Plutoni ka paraqitur te njejten karakteristike pa marre parasysh distancen tejet te larget nga Dielli.
    Sikur mos mjaftonte kjo eshte verejtur nje dendesim i pazakonte i pluhurit kozmik dhe sidomos i aktivitetit ne siperfaqen e Diellit ku protuberancat kane arritur distanca te medhaja. Edhe aktiviteti magnetik i yllit tone eshte rritur me shume ne krahasim me te kaluaren duke rritur sasine e pluhurit kozmik per te cilin 10 vjet me pare mendohej se nuk mund te hynte ne sistemin tone diellor. Por fraza qe me terhoqi vemendjen me shume ishte kjo:

    Scientists believe that this is due to the way in which the polarity changed during solar maximum. Instead of reversing completely, flipping north to south, the Sun's magnetic poles have only rotated at halfway and are now more or less lying sideways along the Sun's equator. This weaker configuration of the magnetic shield is letting in two to three times more stardust than at the end of the 1990s. Moreover, this influx could increase by as much as ten times until the end of the current solar cycle in 2012.
    Kalendari i Majave mbaron ne vitin 2012

  10. #50
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Faleminderit
    0
    9 falenderime nė 9 postime

    Ngrohja e klimės, mė e kushtueshme se dy luftėrat botėrore

    Bota nė alarm, pėr pasojat e ndryshimit tė klimės. Njė studim britanik flet pėr njė kosto prej 5,5 trilionė eurosh, nėse nuk merren masa urgjente. Viktimat nė njerėz: 200 milionė


    Ngrohja klimatike, mund t’i shkaktojė ekonomisė botėrore deri nė 5,5 trilionė euro (5500 miliardė euro) nėse qeveritė nuk marrin masa radikale gjatė dhjetė viteve tė ardhshme, njofton njė studim i njė ish-drejtuesi tė Bankės Botėrore. Kjo kosto do tė jetė kėsisoj mė e madhe sesa ajo e dy luftėrave botėrore dhe e Depresionit tė Madh tė vitit 1929, pasi do t’i kthejė mjaft pjesė tė planetit nė tė pajetueshme. Studimi qė u prezantua dje nga Sir Nicholas Stern, ish-shef i Ekonomisė sė Bankės Botėrore, parashikon gjithashtu se numri i refugjatėve, viktimave tė thatėsirės ose pėrmbytjeve, mund tė arrijė deri nė 200 milionė persona.

    Ky studim prej 700 faqesh, ėshtė kontributi i parė i rėndėsishėm i njė ekonomisti, pėr njė fenomen qė deri mė tani ka qenė fushė e shkencėtarėve. Raporti i Stern, i cili ėshtė porositur qė prej njė viti nga Ministria britanike e Ekonomisė, pėr tė kuptuar mė mirė pasojat e ngrohjes klimaterike nė ekonominė e globit, parashikon qė ajo mund tė provokojė njė rėnie globale. Edhe po tė gjendet njė fund imediat pėr ndotjen, gazrat me efektin e serės qė gjenden tashmė nė atmosferė, do tė vazhdojnė tė provokojnė njė ngrohje tė klimės edhe pėr tridhjetė vjet tė tjera, ndėrsa niveli i detrave do tė ngrihet ende edhe gjatė njė shekulli.

    Sipas studimit, ėshtė megjithatė e mundshme qė situata katastrofike tė parandalohet, me kusht qė tė veprohet shumė shpejt. Ai thotė, se tėrė njerėzimi duhet tė shpenzojė 1% tė Produktit tė Brendshėm Bruto vjetor tė planetit, pra njė shumė prej 275 miliardė eurosh, nė kėtė drejtim. Duhen shtrėnguar vendet qė ndotin mė shumė si, Kina dhe Shtetet e Bashkuara, qė tė reduktojnė ēlirimin e gazit me efektin e serės, duke i detyruar ata tė paguajnė taksa pėr ndotjen e tyre.

    Problemi ėshtė aq urgjent, sa njė marrėveshje e re pėr reduktimin e ēlirimit tė gazrave me efektin serė, pėr tė zėvendėsuar protokollin e Kyoto-s, duhet tė nėnshkruhet qė vitin e ardhshėm, pa pritur 2010-1011 kur ishte parashikuar, siē vlerėson autori i studimit. Raporti i Stern, rekomandon gjithashtu qė tė kalohet nė pėrdorimin e energjisė sė pastėr, si jo-diellore ose tė erės, si dhe tė vendosen “taksa tė gjelbra” sidomos, pėrsa u pėrket frutave ekzotike dhe luleve tė importuara: sipas tij, njė kilogramė kivi tė importuarara nga Zelanda e Re deri nė Europė, shkakton 5 kilogramė karbon nė atmosferė. Nėse nuk do tė ndėrmerren tė gjitha kėto masa, atėherė kostoja e ngrohjes klimaterike mund tė jetė 5 deri nė 20 herė mė e lartė.

    Shkaqet dhe pasojat e ndryshimit tė klimės

    Ndryshimet klimatike ose ērregullimet e klimės lidhen me shtimin e gazrave me efektin serė, ngritjen e ujėrave, ndryshimet e erės, pėrdorimin e natyrės nga njeriu, shkrirjen e akullnajave... Kėto janė quajtur ndryshime klimatike industriale dhe janė shfaqur qė nė shekullin e XIX, pėr shkak tė veprimtarisė sė njeriut dhe tė zhvillimit tė njė mėnyre jetese tė bazuar tek industria. Ėshtė pranuar nė fakt, se ndryshimi klimatik ka origjinė antropike. Toka ka njohur edhe ndryshime tė tjera klimatike.

    Ndėrsa ndryshimet klimatike natyrale vazhdojnė prej njė kohe tė gjatė, gjė qė shpjegon edhe pėrshtatjen e specieve bimore dhe tė kafshėve, ndryshimet antropike, ose tė shkaktuara nga industrializimi i planetit dhe pėrdorimi masiv i energjive fosile, janė shumė tė shpejta dhe, pėr pasojė, kėrcėnojnė jashtėzakonisht ekosistemet, shpesh delikate. Edhe rrymat oqeanike, janė njė influencė shumė tė rėndėsishme nė ndryshimet klimatike, ndėrkohė qė kontinentet nuk kanė ndikim direkt nė klimė, por ato lejojnė, duke u zhvendosur, formimin ose ndalimin e rrymave detare.


    Ngrohja globale, ēfarė ėshtė?

    Ngrohja globale ėshtė fenomeni i shtimit nė shkallė botėrore dhe pėrgjatė viteve, i temperaturės mesatareke tė oqeaneve dhe atmosferės. Ky term ėshtė pėrdorur sidomos nė fund tė shekullit XX. Ekzistenca e ngrohjes globale ėshtė pranuar tashmė nga komuniteti shkencor dhe ndėr shkaqet kryesore futet edhe impakti i aktivitetit njerėzor. Ėshtė pranuar nga shumica e shkencėtarėve, se ngrohja shkaktohet kryesisht nga “sforcimi antropik”, domethėnė shtimi i gazit me efekt sere, qė ēlirohet nga veprimtaria njerėzore nė atmosferė. Sipas hipotezave, flitet qė brenda pesėdhjetė vjetėsh ngrohja tė shkojė nga 2 deri nė 6°C. Hipoteza e lidhjes ndėrmjet temperaturės mesatare tė globit dhe pėrqindjes sė gazit karbonik nė atmosferė, ėshtė formuluar pėr herė tė parė nė vitin 1894, nga Svante Arrhenius. Nė 1979, gjatė Konferencės sė Parė Botėrore pėr Klimėn, ėshtė shtruar pėr herė tė parė nė skenėn ndėrkombėtare eventualiteti i impaktit tė veprimtarisė njerėzore nė ndryshimin e klimės.

    Megjithatė, disa klimatologė mbėshtesin idenė, qė ngrohja e vėnė re, nuk ėshtė gjė tjetėr, veēse pasojė e fenomeneve natyrore, si aktivitetit diellor dhe orbitės tokėsore. Ka edhe dy lobe nė kėtė polemikė. Njėri i mbėshtetur nga vendet europiane dhe ekologjistėt, qė promovojnė idenė e ngrohjes klimatike, ndėrsa lobet industriale shumėkombėshe kanė prirjen ta mohojnė realitetin. Ndėrsa administrata e Shteteve tė Bashkuara, dėrgon rregullisht sinjale kontradiktore pėrsa i pėrket pozicionit tė saj, nė lidhje me ngrohjen klimatike. Nga ana tjetėr, vende tė ndryshme nė zhvillim si, Kina dhe India, i tremben barrierave tė vendosura pėr tė ndaluar zhvillimin e tyre me anė marrėveshjesh tė iniciuara dhe tė imagjinuara nga konkurrentėt perėndimorė.

  11. #51
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime nė 479 postime
    Ne kuadrin e Ngrohjes Globale dhe ambjentit ne pergjithesi eshte dhe nje fakt tjeter qe po i shqeteson shume shkenctaret dhe ai eshte dobesimi i fushes magnetike te planetit tone.
    Sipas te dhenave ekzistuese gjate historise se tokes fusha e saj magnetike dobesohet dhe forcohet vazhdimisht dhe kjo shoqerohet gjithmone me kataklizma te paimagjinueshme. Nga studimet e fundit del se edhe vete Marsi ka patur nje fushe te tille magnetike qe e ka humbur dhe si rezultat tani eshte nje planet i vdekur. Por dobesimi aktual i fushes magnetike te tokes eshte me i shpejti qe eshte verejtur ndonjehere. Nje dobesim i tille do e ekspozoje jeten e gjalle ne Toke ndaj nje doze shume me te madhe radiacioni solar dhe kozmik.
    Fakteqesisht ky fenomen po shoqerohet edhe me nje tjeter aspak pozitiv qe eshte rizgjimi i te ashtuquajture Unaza e Zjarrit ku bejne pjese vullkanet me te fuqishme te Tokes aktive dhe jo aktive. Ja nje liste e disa prej tyre:

    1.Fourpeaked
    2.Mt. St. Helens
    3.Colima
    4.Popocatepetl
    5.Santa Maria
    6.Pacaya
    7.Arenal
    8.Tungurahua
    9.Kilauea
    10.Soufriere Hills
    11.Ruapehu
    12.Stromboli
    13.Mt. Etna
    14.Sheveluch
    15.Karymsky
    16.Mayon
    17.Bulusan
    18.Talang
    19.Manam
    20.Ulawun
    21.Rabaul
    22.Yasur


    Me i frikeshmi nga te gjithe dhe qe kategorizohet ne te ashtuquajturit mega vullkane eshte ai qe ndodhet ne Parkun Kombetar te Yellowstone qe perfshin 3 shtete ne Amerike, Wyoming, Montana dhe Idaho. Shkenctaret vetem shpresojne qe ky i fundit te mos aktivizohet pasi pasojat e tij vetem sa mund te merren me mend por kurresesi nuk dihet se cfare 'apokalipsi' mund te shkaktoje ne ambjentin e planetit tone.

  12. #52
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Mosha
    43
    Postime
    1,087
    Faleminderit
    6
    9 falenderime nė 7 postime
    Gazetat kryesore sot e kishin qe qeveria britanike kishte marr Al-Gore ish zv-presidentin amerikan per keshilltar per ngrohjen globale te qeverise se Britanise se Madhe.



    Alarm i ri pėr ngrohjen globale


    Njė raport i qeverisė britanike jep alarmin pėr klimėn globale
    Frika se ngrohja globale mund tė sjellė pasoja tė pariparueshme pėr njerėzimin nėse vendim-marrėsit nuk pėrballen me tė urgjentisht ėshtė temė kryesore nė gazetat britanike kėtė mėngjes.
    Gazeta e njohur financiare FINANCIAL TIMES shkruan nė njė lajm nė faqe tė parė se kryeministri britanik Tony Blair pritet tė fillojė njė fushatė tė re ndėrkombėtare pėr tė arritur njė marrėveshje qė tė pasojė Protokollin e Kiotos qė skadon nė vitn 2012, pas publikimit tė raportit tė qeverisė pėr ngrohjen globale.

    "Synimi ėshtė," shkruan gazeta, "qė tė arrihet njė marrėveshje qė mund tė vendosė objektiva tė detyrueshme pėr emetimet e karbonit."

    "Nė njė ndryshim qasjeje nė politikat e mjedisit," shkruan gazeta, "kryeministri do tė pėrpiqet t'i japė jetė tė re bisedimeve qė janė bllokuar pėr njė parrėveshje tė pas-Kiotos, me shpresėn se presidenti amerikan Bush mund tė mbėshtesė propozimet pėr njė treg 'me kufizime dhe tregėtim' pėr karbonin."

    "Britania do tė nxisė njė marrėveshje pėr klimėn globale deri nė vitin 2008", shkruan njė titull i madh nė faqe tė parė nė gazetėn THE GUARDIAN.

    Gazeta shkruan se kryeministri Blair do t'i bėjė presion kancelares gjermane Angela Merkel pėr ta vėnė nevojėn e bashkėpunimit ndėrkombėtar pėr ndryshimin e klimės nė zemėr tė presidencės gjemane tė G8-s qė fillon nė janar.

    Dawning Street-i thotė se kryeministri dėshiron njė kuadėr tė ri qė tė pėrfshijė objektiva pėr stabilizimin e emetimeve tė CO2-shit, njė skemė globale pėr tė vėnė kufizime dhe tregėtuar emetimet e karbonit, ngritjen e njė fondi global investimesh pėr teknologji tė reja pro-mjedisit, si dhe marrjen e masave kundėr shpyllėzimit.

    Gazeta THE INDEPENDENT boton nė faqe tė parė njė foto tė madhe ndriēuese tė diellit nėn titullin e madh "Dita qė ndryshoi klimėn".

    Numri i sotėm i gazetės i kushtohet gati tėrėsisht ēėshtjeve tė ndryshimit tė klimės globale duke theksuar se ėshtė arritur nė njė pikė kthese nė luftėn kundėr ngrohjes globale.

    Gazeta thotė se raporti i fundit pėr ngrohjen globale ka hedhur poshtė edhe justifikimin mė tė fundit pėr tė mos bėrė asgjė pėr kėtė ēėshtje.

    Gazeta vė nė dukje se raporti nuk ėshtė shkruar nga njė veprimtar i grupit Greenpeace.

    "Raporti ėshtė shkruar nga njė prej ish-ekonomistėve mė tė lartė tė njė prej institucioneve mė tė shquara tė kapitalizmit, Bankės Botėrore, sir Nicholas Stern."

    Gazeta thotė se me raportin e tij Stern ka shkatėrruar edhe argumentin e fundit kundėrshtues ndaj veprimit pėr ngrohjen globale - argumentin ekonomik.

    "Nėse kundėrshton veprimin tani," shkruan gazeta nė njė shkrim editorial, "thjesht po fusni kokėn nė rėrė".


    bbc

  13. #53
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime nė 479 postime
    Vagabond ky lajm sapo eshte dhene nga Lioness ne shkrimin mbi shkrimin tim.
    Lexojini temat me me kujdes here tjeter.

    Dhe nje fakt tjeter shqetesues qe e nxjerr ne shesh gazeta Guardian. Sipas nje raporti te klasifikuar ne fund te vitit 2004, Rryma e Atlantikut ose sic e njohim ndryshe, ajo e Golfstrimit ka ndaluar per 10 dite. Eshte vene re nje ngadalesim gradual dhe me pas rryma ka ndaluar per fare.

    Prej kohesh nga oqeanologet po vezhgohej dhe studjohej Rryma e Golfstrimit (E cila sebashku me nje zgjatim te saj me ne veri, Rryma e Atlantikut Verior, eshte nje nje rryme ose korrent i fuqishem i ngrohte i Oqeanit Atlantik qe e ka fillesen ne Gjirin e Meksikes dhe del ne ngushticen e Florides, vazhdon duke ndjekur bregdetin lindor te Shteteve te Bashkuara dhe Newfoundland (Canada) perpara se te pershkoje Oqeanin Atlantik. Ne 30° Perendim, 40° Veri Rryma ndahet ne dy pjese dhe se bashku me degezimin e saj verior pershkojne Europen Veriore ndersa degezimi jugor riqarkullonne Afriken Perendimore. Pra Golfstrimi influencon klimen ne brigjet lindore te Amerikes se Veriut nga Florida deri ne Newfoundland dhe brigjet perendimore te Europes.) dhe pretendimi i perbashket ishte qe do duheshin dekada ne mos nje shekull perpara se rryma te ndalonte. Bazuar ne disa vezhgime te koheve te fundit ky pretendim vihet seriozisht ne dyshim. Dhe e gjitha eshte e lidhur me Ngrohen Globale.


    Njeri nga shkenctaret ka bere nje deklarate shume shqetesuese dhe serioze. Lloyd Keigwin, nje shkenctar ne Woods Hole Oceanographic Institution ne Massachusetts, USA, e pershkruan ndalimin e perkohshem te rrymes si "ndryshimin me te vrazhde ne te gjithe historine e rregjistruar te klimes ne Toke."
    Me poshte eshte nje foto qe shpjegon levizjen e rrymave ne Atlantik.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  14. #54
    i/e regjistruar Maska e macipaci
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Postime
    98
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Sa per Zerin e Mirdites, ai vete duhet ta kuptoje qe shkrirja e akujve polare dhe akullnajave, do te thote ne menyre te pakundershtueshme; me shume shi, dhe detyrimisht me shume uje te pijshem neper rezervat ujore te njerezimit; dhe aspak te kunderten.

    Sot hyra per here te pare ne kete faqe dhe gjithcka me detaje nuk pata nerva ta lexoja

    Po per citim te atij qe ka bere kete koment
    Ngohja globale sipas te dhenave nuk do te thote me shume reshje por intesiteti i fenomenit "shi" "djell" "bore" apo "bresher" do jete shume me i lart pra ndodhja e ketyre fenomeneve eshte me pasoja shume te medha....ke degjuar besoj per tsuname, permbytje, furtuna debore ne kohra te pa pershtaeshem etj etj...

    Dhe dicka n.q.s. nuk do ishte problem shqetesuhes, a ke degjuar gje per "Kyoto Protocol" ?

  15. #55
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime nė 479 postime
    Pierkisht macipaci. Ngrohja globale do te thote shkrirje te akujve dhe rritje ne intesitet te shirave dhe debores dhe si rrjedhoje tsunami, permbytje dhe stuhi te nje dimensioni te papare. Por kjo eshte per nje pjese te globit. Pjesa tjeter do te thote te rreshket nga nxehtesia dhe thatesia. Nese do e kishe lexuar temen me vemendje do kishe pare qe mendimi i shkenctareve mbi rritjen qofte edhe 1-2 grade te temperatures globale ka pasoja katastrofike ne ndryshimin jo vetem te ekosistemit por edhe te jetes se gjalle ne toke.
    Natyrisht qe jo vetem kam degjuar per Kyoto Protocol por edhe e kam studiuar dhe fale zotit qe po merret me seriozitet te madh ne vende si Britania dhe Kanadaja. Por prape ka shume per te bere. Flitet ne rang planetar dhe jo vetem disa shtete.

  16. #56
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Faleminderit
    0
    9 falenderime nė 9 postime
    Ekonomia e ndryshimit tė klimės

    Nicholas Stern*

    Verėn e shkuar, ministri i Financave, Gordon Brown, mė kėrkoi tė shqyrtoja ekonominė e ndryshimit tė klimės, duke e bazuar analizėn nė shkencė dhe letėrsinė mė tė fundit nė fushėn ekonomike.

    Raporti Stern, mbi Ekonominė e Ndryshimit tė Klimės, qė ju paraqit dje Kryeministrit dhe ministrit tė Financave, pranon provat e pakundėrshtueshme shkencore, se ndryshimi i klimės ėshtė njė kėrcėnim global pėr qėndrueshmėrinė e jetės nė tokė dhe se shkaktohet nga njerėzit. Por, kėrkim ynė tregon se ėshtė akoma e mundur tė evitohen rreziqet mė tė dėmshme dhe impaktet e ndryshimit tė klimės me njė kosto tė pėrballueshme, nėse ndėrmerren me urgjencė veprime tė hartuara dhe koordinuara mirė nė plan kombėtar dhe global.

    Emetimi vjetor i dioksidit tė karbonit dhe gazeve tė tjera me efekt serė, qė ngrohin atmosferėn e Tokės, ėshtė pėrshpejtuar qysh prej qymyrit, pastaj naftės dhe gazit, qė furnizuan revolucionin industrial qė pėrmirėsoi jetėn e shumicės.
    Miliona tonelata tė dioksidit tė karbonit dhe gazeve tė tjera me efekt serė, qė grumbullohen akoma nė atmosferėn e brishtė dhe mbrojtėse tė tokės, e kanė ēuar tashmė koncentrimin e dioksidit tė karbonit nė rreth 430 ppm (pjesė pėr milion), krahasuar me 280 ppm pėrpara Revolucionit Industrial.

    Aktivitetet njerėzore, po ēlirojnė ēdo vit nė atmosferė 45 miliardė tonelata gaze, me efekt serė (nė CO2e), shifėr kjo nė rritje. Ekosistemi i ndėrlikuar i tokės aktualisht absorbon rreth gjysmėn, por pjesa tjetėr ruhet nė atmosferė, duke rritur ēdo vit stoqet e akumuluara tė gazeve.

    Kėrkimi ynė tregon se pėrpjekjet globale duhen pėrqendruar nė kufizimin e nivelit maksimal tė gazeve me efekt serė, nė atmosferė midis 450-550 ppm. Kjo shifėr ėshtė e arritshme, e pėrballueshme ekonomikisht dhe do zvogėlojnė konsiderueshėm rrezikun e ndryshimit ekstrem tė temperaturave. Ky objektiv na kėrkon tė reduktojmė emisionet vjetore, me tė paktėn 25% nga nivelet e sotme, deri nė 2050 dhe tė vazhdojmė t’i reduktojmė derisa ato tė arrijnė deri nė 80% mė pak se sot, gjė qė do mundėsonte stabilizimin.

    Ekonomistėt e pėrshkruajnė ndryshimin e klimės sė shkaktuar nga njerėzit, si “tė jashtme” dhe klimėn si “mall publik”. Ata qė prodhojnė gaze me efekt serė gjatė prodhimit tė elektricitetit, termocentralet, gazet jo tė djegshme, presin pyjet, fluturojnė nė avionė apo udhėtojnė me makina, nuk duhet tė paguajnė pėr dėmin e shkaktuar nga emetimet e tyre.

    Analiza identifikon tre elementė politike tė nevojshėm pėr njė pėrgjigje globale efektive. E para, ėshtė kostimi i karbonit, nėpėrmjet taksave, tregtisė apo rregulloreve, nė mėnyrė qė njerėzit tė paguajnė koston e plotė sociale tė veprimeve tė tyre. E dyta, ėshtė politika pėr mbėshtetjen e teknologjive tė reja dhe me ēlirimit tė reduktuar karboni. E treta, ėshtė heqja e barrierave pėr eficiencėn energjetike dhe masa pėr informimin, edukimin dhe bindjen.
    Politikat duhet tė prekin edhe emision jo-energjetike, njė e treta e totalit global. Veprimi pėr shmangien e prerjes sė pyjeve, duhet tė jetė njė prioritet urgjent.
    Sinjale tė qarta politike, tė besueshme pėr periudha afat-mesme dhe afat-gjata, do ndihmonin nė motivimin e investimeve private qė do zvogėlonin emisionet. Me rritjen e njohurive, njerėzit do kėrkojnė akoma mė shumė njė pėrgjigje tė fortė nga qeveritė. Diskutimi publik, ėshtė nė vetvete njė pėrbėrės jetik i politikės.
    Raporti tregon se veprimet efektive nė uljen e emetimeve mund ta mbajnė koston e dėmit nė rreth njė pėr qind tė PBB global ēdo vit. Mė e rėndėsishmja, mbi kėtė bazė, ekonomia botėrore do vazhdojė tė rritet, ndėrsa tranzicioni nė njė ekonomi me emetime tė ulėta karboni do ofrojė mundėsi tė reja entuziazmuese biznesi, duke rritur kėrkesėn pėr produkte dhe shėrbime financiare tė reja me vlerė qindra miliardė ēdo vit.

    Nė kontrast, provat e shqyrtuara nė kėtė raport provojnė se “tregtia si zakonisht” nuk ėshtė mė njė mundėsi. Pėrpjekjet pėr tė vazhduar drejt rrugės sė tanishme dhe tė paqėndrueshme, do pengohen sa vjen e mė shumė, me rritjen e dėmeve nė mirėqenie dhe jetė nga shkrirja e kėsulave polare, temperaturat nė rritje, stuhitė mė tė fuqishme, thatėsirat mė tė zgjatura, pėrmbytjet nė rritje dhe rritja e nivelit tė deteve. Injorimi i problemit do kompromentojė standardin tonė tė jetesės, dhe pėrfundimisht do cėnojė rritjen ekonomike.

    Ndryshimi intensiv i klimės rrezikon qė tė rrisė temperaturat globale me mbi pesė gradė, e barazvlefshme me diferencėn mes kohės sonė dhe Epokės sė fundit tė Akullit. Kjo do e ēojė specien njerėzore drejt njė territori tė pa-eksploruar. Sa mė e lartė tė jetė temperatura mesatare, aq mė i madh rreziku i ndryshimeve tė pakthyeshme ekologjike dhe impakteve shkatėrruese nė rritje. Kėto ndryshime do transformonin gjeografinė fizike tė planetit, si dhe gjeografinė njerėzore, ku dhe si do jetonim.

    Pėrveē angazhimit pėr uljen e emetimeve, ne duhet tė inkurajojmė gjithashtu adaptimin, apo tė veprojmė pėr tė kufizuar dėmin e shkaktuar nga ndryshimi i klimės qė ėshtė akumuluar tashmė nė ekosistemin global prej emetimeve tė shkuara.

    Do vijė njė kohė, qė bota do shterojė rezervat e karburanteve fosilė qė shkaktojnė problemin. Megjithatė, nėse ne vazhdojmė t;i pėrdorim mbi baza “tregtia si zakonisht”, bota do dėmtohet pėrtej riparimit pėrpara se kėto rezerva tė shterojnė. Pėr kėtė arsye, zhvillimi i shpejtė i teknologjisė sė kapjes dhe depozitimit tė karbonit ėshtė jetėsor, pėr tė mundėsuar pėrdorimin nė vazhdimėsi tė karburanteve fosile, veēanėrisht qymyrit, me objektiva tė ndryshuara pėr klimėn.

    Pėrballja mė ndryshimin e klimės, ngre gjithashtu pyetje tė rėndėsishme pėr barazinė dhe si tė punojmė sė bashku ndėrkombėtarisht. Historikisht, shumica e emetimeve tė akumuluara, kanė ardhur nga pionierėt e revolucionit industrial; veēanėrisht Europa dhe Amerika e Veriut. Por kėrkesa e tyre pėr energji, tashmė si mesatare ka pėrgjithėsisht njė rritje tė lehtė.

    Emetuesit mė tė mėdhenj tė sė nesėrmes janė vendet nė zhvillim tė shpejtė dhe me popullsi tė dendur si, Kina dhe India. Objektivat ambiciozė do tė udhėheqin tregjet e reja qė do tė grumbullojnė flukse financiare nga sektori privat tek investimet nė shkallė tė gjerė, tė nevojshme pėr energjinė me karbon tė ulėt nė kėto vende.

    Kostot shtesė pėr vendet nė zhvillim pėr t’u pėrshtatur me ndryshimin e klimės, e bėjnė mė urgjente se kurrė pėrmbushjen e angazhimeve nga vendet e zhvilluara; dhėnė nė Monterrey, nė 2002-in, dhe fuqizuar nė takimin e G8 nė Gleneagles, nė 2005, pėr tė dyfishuar flukset e ndihmave deri nė 2010.

    Me gjithė pėrmasėn e sfidės pėrpara, gjetjet e Raportit janė pėrgjithėsisht optimiste. Nėse veprojmė tani, dhe punojmė nė plan ndėrkombėtar, ne mund tė reduktojmė rreziqet drastikisht me njė kosto modeste. Por, nėse vonojmė vetėm 10 apo 20 vjet, kostot do tė jenė shumė mė tė larta dhe rreziqet po kėshtu. Me njė veprim tė vendosur dhe urgjent, qeveritė, bizneset dhe individėt, duke punuar sė bashku, mund tė ruajnė rritjen dhe prosperitetin nė tė ardhmen. Ne nuk duhet ta humbim kėtė shans. E ardhmja e fėmijėve tanė, varet nga vendimi ynė tani.

    *Sir Nicholas Stern, ėshtė Drejtori i Shėrbimit Ekonomik Qeveritar dhe ish-ekonomist, shef nė Bankėn Botėrore. Artikulli ėshtė pėrcjellė nė gazetėn “Shekulli”, nga Ambasada Britanike nė Tiranė.

  17. #57
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime nė 479 postime
    Ngrohja Globale mund te shkaktoje nje rritje galopante te insekteve

    Nje ngritje e temperaturave te Tokes mund te shkaktoje nje rritje te ndjeshme te numrit te insekteve ne gjithe boten, qe do te thote koseguenca katastrofike per njerezimin. Keto jane rezultatet e nje studimi te ri te kryer ne lidhje me Ngrohjen Globale.
    Sipas ketij studimi del se speciet e insekteve qe jetojne ne zona te ngrohta ka mundesi qe te rriten ne numer pasi rritmi i tyre metabolik eshte me i larte si dhe shkalla e riprodhimit eshte me frekuente. Ky zbulim i ka shqetesuar shkenctaret pasi rritja e numrit te insekteve, sidomos te gjashtekembeshave (kriteret) ka pasoja per popullaten humane.

    Dhe nuk behet fjale thjesht per disa kafshime insektesh i ato qe ndodhin rendom cdo vere. "Nese insektet do jene te tipit qe sulmojne te mbjellat atehere do jete e panevojshme qe te sperkaten bimet me pesticide pasi kostoja do jete shume e larte", thote Melanie Frazier, nje studente pret te marri doktoraturen ne Universitetin e Washington dhe qe eshte autoriteti drejtues i studimit.

    Po ashtu dhe insektet qe transmetojne semundje virale jane nje tjeter shqetesim i madh. Malaria apo semundje te tjera kane si baze vektoret insektoide te cilet shperndajne semundjen tek njeriu dhe nje rritje e numrit te tyre do te thote me shume mundesi infeksionesh ne rradhet e njerezimit.

    Sipas Frazier eshte ende shpejt per te parashikuar se cfare lloj specie do adaptohet dhe kush do zhduket. Ajo dhe koleget e saj kane studiuar 65 specie insektesh dhe kane zbuluar nje lidhje midis shtimit te numrit te tyre dhe ngrohjes globale dhe shton se per momentin shkenctaret e kane te pamundur qe te parashikojne se cfare specie do adaptohet me mire me rritjen e temperaturave.

    Dhe per kete nuk do na duhet te presim shume pasi insektet adaptohen shume shpejt me ambjentin ku jetojne, kaq shpejt sa ndryshimin mund ta shikojme edhe brenda disa dhjetra vjeteve.

  18. #58
    Drinbach Maska e DYDRINAS
    Anėtarėsuar
    17-02-2005
    Postime
    8,081
    Faleminderit
    57
    44 falenderime nė 43 postime

    Bien burimet ujore nė Afrikė

    Bien burimet ujore nė Afrikė


    Shkencėtarėt nė Shtetet e Bashkuara thonė se tė dhėnat e reja satelitore tregojnė se burimet ujore nė Afrikė po bien me njė ritėm tė paprecedentė.

    Ata thonė se sasia e ujit e humbur nga lumejtė, liqenet dhe rezervuarėt e kontinentit ēdo vit ėshtė gati e barabartė me sasinė e konsumuar nga tė gjithė njerėzit nė Afrikė ēdo vit.

    Studimi ka nxjerrė pėrfundimin se lumejtė si Kongo, Zambezi dhe Nili kanė treguar njė nivel tė konsiderueshėm tharjeje gjatė periudhės sė studimit.

    Shkencėtarėt thonė se arsyeja ėshtė ndryshimi i klimės dhe ndryshueshmėria natyrale nė nivelin e rreshjeve.

    Ndėrsa Afrika ka patur humbje tė mėdha uji nė pesė vitet e shkuara, lumejtė nė Shtetet e Bashuara si Misisipi dhe Misuri ka pasur rritje tė ndjeshme tė niveleve.

    BBC

  19. #59
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime nė 479 postime
    Ndyshimet klimaterike kunder Memes Natyre: Shkenctaret deklarojne se arinjte nuk kalojne me ne letargji

    Arinjte kane stopuar se reni ne letargji ne malet e Spanjes Veriore u shprehen shkenctaret diten e merkure 27 dhjetor 2006 duke leshuar nje nga sinjalet me te forta ne lidhje me ndryshimin e madh qe shkakton ne gjallesat e botes ngrohja globale.
    Ne nje dhjetor ku brumbujt, fluturat dhe insekte te tjera jane pare te jene aktive (gje e pazakonte per kete stine) ne Britani, Ariu i Murrme Europian i cili gjallon me shumice neper pyjet e maleve Cantabrian te Spanjes eshte pare shume aktiv ne nje kohe qe duhet te jete ne gjumin e tij letargjik.

    Tipari kryesor i arinjve (pervec atyre polar) eshte gjumi letargjik gjate periudhes se ftohte dimerore dhe rizgjimi i tyre ne pranvere. Qenia aktive e ketij gjitari masiv tregon qarte prishjen e balancave natyrore dhe eshte nje nga shenjat me te frikshme te efekteve qe shkakton ngrohja globale. Shkenctaret jane shume te preokupuar per efektin qe mund te kete tek njeriu ky ndryshim i theksuar i temperaturave.

    Ne fakt sot po degjoja dhe tek lajmet kanadeze per nje informacion ne lidhje me nje shtrese akulli te shkeputur nga masivi i akujve ne Arktik. Ngjarja ka ndodhur 16 muaj me pare dhe me ne fund sot u be publike. Sipas njerit nga studiuesit pjesa e akullit e shkeputur nga masivi polar eshte me i madhi qe eshte pare ndonjehere. Nuk mund te jap te dhena me te sakta per momentin pasi lajmin e degjova shume perciptaz dhe spata mundesi te degjoja me shume por do mundohem ta pasuroj si informacion pak me vone.

  20. #60
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime nė 479 postime
    E gjeta lajmin e plote mbi ngjarjen e shpallur sot ne daten 28 Dhjetor 2006.

    Nje shtrese gjigande akulli shkeputet nga Arktiku


    Nje shtrese e lashte akulli eshte shkeputur ne pjesen veriore te Ishullit Ellesmere duke krijuar nje ishull akulli me nje siperfaqe prej 66 km katrore dhe duke lene nga mbrapa nje mori blloqesh akulli gjate levizjes.
    "Eshte me te vertete e pabesueshme" thote Warwick Vincen i Universitetit Laval, njeri nga njerezit i cili e pikasi i pari. "Duket sikur nje rrakete ka goditur akullin dhe ka shkeputur gjithe kete cope gjigande".

    Shkeputja ishte kaq e fuqishme sa monitoret e termeteve 250 km larg kapen dridhjen ndersa shtresa 3000-4500 vjecare e akullit u shkeput nga fjordi i tij ne Ellesmere.

    U shkeput qe 16 muaj me pare por askush nuk ka qene prezent per ta pare. Shkenctaret thone se ata vetem tani po publikojne te dhenat mbas studimit te monitoreve sizmik dhe imazheve te sateliteve kanadez dhe amerikan.

    Fotot e meposhtme tregojne vendin ku ka ndodhur shkeputja si dhe masa e akullit te shkeputur.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ku shtrihet perandoria globale e SHBA
    Nga Gunnar nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-03-2007, 10:52
  2. Stuhi Globale Rere Erresojne dhe "Perzhisin" Token
    Nga Darius nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-04-2006, 00:56
  3. Hegjemonia amerikane dhe e mira e pėrbashkėt
    Nga Davius nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-01-2006, 17:55
  4. Menyra e komunikimit ne nje ekonomi Globale.
    Nga Estella nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-06-2002, 10:38
  5. Njerėzit qė dirigjojnė ekonominė globale
    Nga ILovePejaa nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-05-2002, 23:11

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •