SARANDE

Një manjak 17-vjeçar me të meta mendore ka përdhunuar dhe më pas mbytur e varur 6-vjeçarin Besnik Shaqiri. Këtë e kanë konfirmuar dje burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Vlorës, të cilat kanë sqaruar se ai, po në fshatin Çukë të Sarandës, ka bërë të njëjtën gjë edhe para tri vitesh. Por, atëherë nuk është dënuar për shkak të moshës (14 vjeç), si dhe të zhvillimit të vonshëm mendor. Burimet policore kanë pohuar se, që mbrëmjen e të merkurës kur 6-vjeçari rom është gjetur i varur me pantallonat e tij, policia ka shoqëruar 22 persona, nga të cilët 8 kanë qenë në qeli deri dje në mbrëmje. Dhe, mes këtyre të tetëve, i dyshuari kryesor është manjaku 17-vjeçar (emri nuk është bërë publik), si dhe një shoku i tij, i cili mendohet se është i përfshirë në këtë ngjarje makabre. Sipas policisë, dy nga të shoqëruarit që janë marrë në pyetje, kanë treguar se, një ose dy ditë para se fëmija Shaqiri të zhdukej nga shtëpia, e kanë parë që ishte në praninë e manjakut 17-vjeçar. Megjithëse deri vonë ka qenë i shoqëruar, për policinë nuk ka asnjë dyshim që ai është autori. Kjo, pasi janë gjetur edhe gjurmë të tij në trupin e viktimës. Në ndihmë të policisë së Sarandës kanë shkuar edhe një ekspertësh të Kriminalistikës nga Drejtoria e Policisë së Vlorës dhe nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Këta të fundit, në bashkëpunim dhe me mjekun kriminalist të Sarandës, Elmaz Shaqiri, kanë vërtetuar se, fillimisht, fëmija rom është përdhunuar, më pas është mbytur duke u shtërnguar në qafë me pantallonat e tij, me të cilat më pas është varur në një kunj druri, 1.7 metër lart nga toka, në një banesë të braktiusur në periferi të fshatit Çukë. Sipas policisë, tri vjet më parë, 17-vjeçari manjak ka përdhunuar dhe varur më pas varur një fëmijë, por nuk janë bërë të ditura të dhëna më të hollësishme. Ndërkohë, vdekja makabër e Arben Shaqirit, i cili ishte zhdukur nga shtëpia e tij në fshatin Çukë të Sarandës 4 ditë para se të gjendej, ka tronditur thellë banorët e zonës dhe veçanërisht komuniteitn e pakicave rome në këtë fshat multietnik, rreth 6 kilometër larg qytetit. Familjet rome që jetojnë në mjediset e ish-kinoteatrit të Çukës i cili kur nuk u vu në përdorim, janë struktur edhe më në fukarallëkun e tyre dhe janë pushtuar nga pasiguria e jetësës së fëmijëve. Ne Çukë jetojnë mbi 30 familje rome dhe katër prej tyre janë në krye të fshatit, në ngrehinën e kinoteatrit, të tjerat në fund të fshatit. Të gjitha këto familje shprehen se, kanë frikë të ncjerrin nga shtëpia, apo të çojnë në shkollë fëmjët e tyre. Po dje, Arben Shaqiri, babai i 6-vjeçarit të përdhunuar e varur, ka treguar për Gazetën, momentin e largimit të të birit nga shtëpia gje gjetjen e tij.

Si e morën vesh për humbjen e djali tuaj?
Ai shkonte çdo ditë për të mbledhur kanaçe në qytet, në Sarandë, me kushëririn tone. Por atë ditë shkoi vetëm. Nuk u kthye në darkë dhe ne u bëm merak.

Kur e njoftuat policinë?
Të nesërmen e njoftuam dhe pastaj nisëm ta kërkonim nga kanali i Çukës së mos ishte mbytur. Kontrolluam edhe nga deti deri te kampi i Punëtorëve. Nuk gjetëm gjë dhe na hyri frika. Unë kam tani pesë fëmijë, me gjithë Besnikun kisha gjashtë: katër vajza dhe dy djem.

Me se jetoni, cilat janë të ardhurat tuaja?
Me atë që jetojnë të gjitha familjet rome tek ne; mbledhim hekurishte dhe kanaçe dhe i shesim.

A ka ardhur policia tani në shtëpinë tuaj?
Ka ardhur katër herë, na kanë pyetur. Edhe në polici na morën anë natë që gjetën djalin.

Kush e gjeti djalin të varur?
E gjeti një grua e fshatit që kërkonte pulat. Ajo erdhi dhe na njoftoi. Pastaj djali i saj lajmëroi policinë.

Kishit ndonjë konflikt me njeri?
Asnjë sherr. Konlfiktin ne e kemi me bukën e përditshme që luftojmë çdo ditë për ta nxjerrë nga hekurishtet dhe kanaçet.