Close
Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 141
  1. #21
    kkk Maska e [DelFini]
    Anëtarësuar
    26-12-2004
    Vendndodhja
    Erlangen
    Postime
    34

    pajtohna me [xenin]

    ...edhe un kom mendu qashtu, qysh ni organizat qe thuhet qe osht shum sekrete , dihet kaq shum per te?!! S`du me i mohu t`gjitha ato qe i ka shkrujt pepi ( qe kan qen metvertet intresante) por , shum e paqart , knej thojn qe osht sekrete , knej dihet gjdo gjë per ta .
    KUQ KALTERT
    mitrovicali linde, s`bohesh!
    Shqipri Etnike

  2. #22
    Citim Postuar më parë nga [xeni]
    Para dy-tre vjetesh kam lexuar nje liber nga Texe Marrs, nje profesor amerikan. Titulli, ne gjuhen qe e lexova, ishte perkthyer Illuminati, por, ne mos gabohem, ne origjinal ishte diçka tjeter.

    Nuk diskutohet qe te flasesh duhet te kesh fakte dhe se kundershtimi i atyre qe thuhen eshte i veshtire per poziten qe kam. Per me teper, te vertetosh se diçka (ne kete rast illuminati) nuk egziston eshte shume me e veshtire sesa te vertetosh se egziston. Megjithate kjo nuk na pengon qe te mendojme ne lidhje me sa lexojme. Nuk eshte aspak e llogjikshme qe "te hame" gjithçka qe na jepet neper libra per arsyen se ata libra jane rezultat i puneve te gjata kerkimore ose se jane te mbushura plot dipnota.

    Si ka mundesi qe nje organizate si Illuminati, shume sekrete :syze , vetem ne google te jape 708.000 rezultate kerkimi? :rolleyes:
    Synimet qe ata i kane vene vetes jane te tilla qe do trembnin shume njerez e shtete dhe eshte e sigurte qe do kishte edhe anti-organizata qe do kerkonin t'i neutralizonin. Si ka mundesi qe keta, njerezit me te pasur dhe me te zgjuar te botes, te mos e dinin rendesine e "heshtjes"? Si ka mundesi qe ne dime gjithçka ne lidhje me kete organizate?

    Personalisht mendoj se nuk egziston nje organizate e tille. :)
    Shume dakort me disa nga ato qe thua xeno. Eshte mese e logjikshme qe nga gjithe ato gjera qe lexojme pertypim ate qe na duket me kuptim dhe kemi te drejte te selektojme ate qe besojme. Kur flet per faktin qe si na qenka sekrete kur gjeta 700 e ca mije ne google, po ti kesh vere re me kujdes ato qe ke kerkuar ne google, jane pothuajse 97 % materiale te njejta apo perseritje te njera tjetres, tek tuk me ndonje detaj me shume. Ndersa per faktin qe thua qe nje organizate e tille kaq e frikshme do kishte ngjallur reagimin e forcave progresiste apo qeverive te botes eshte shume i drejte. Por..., lexo me vemendje shkrimin e pare dhe shiko ne cfare nivelesh jane te shtrire dhe cfare kontrollojne si grup dhe ja jep pergjigjen pyetjes tende vete :)
    Kur me shpjegon leksiken e mistizicmit ki parasysh qe nuk flitet per teori apo perfaqim te tij ne teresi. Eshte shkruar qarte nje pjese.
    Une u mundova ti pergjigjem dickaje qe nuk eshte ne doren time. Mora persiper te jap sqarime apo pergjigje per materialet e shkruara dhe per elementa te caktuar te saj por smund te pergjigjem per etiketime apo definicione qe jane arritur nga ata qe i kane studiuar.
    Temen se kam mbaruar akoma sepse jam shume i zene dhe skam kohe te mjafuteshme ne dispozicion. Ka nje gje qe duhet pare me nje sy me shume hulumtues. Tema te kesaj natyre dhe qe flasin per fenomene te nje dimensioni te tille kerkojne me shume informacion. Une ju dhashe nje "te shijuar" te Illuminatit. Tani ju beni detyrat e shtepise. Kerkoni vete neper librarite apo internet nese jeni te interesuar. Jane shkruar shume libra dhe nje i vetem nuk mjafton qe te dilet ne nje konkluzion. Kuptohet nese ju terheq si teme dhe ju zgjon kureshtjen deri ne ate pike sa tju beje te shpenzoni kohen tuaj. :)

  3. #23
    Citim Postuar më parë nga helene
    ato lart fare duken si fotomontazhe
    Per ke nga fotot e ke Helene dhe ca te shtyn te mendosh qe jane te sajuara?

  4. #24
    Mund tju sugjeroj kete liber. Flet edhe per Illuminatin po ne menyre perfekte i ben nje pershkrim kronologjik lindjes se maonerise dhe freemasnory, shoqerive sekrete dhe shkallet qe kane ecur gjate historise. Po ta lexoni, do e shikoni qarte se ku jane marre materialet, nga cfare arkivash dhe qe kane qene gjithmone perpara syve te njerezve po qe per nje arsye apo tjetren jane evituar.
    Si liber ka karakter historik dhe cdo fakt apo datim eshte real dhe jo pjelle e fantazise. Ne parathenie jep nje pershkrim shume te detajuar se nga jane marre materialet dhe per mendimin tim, kjo eshte nje zgjedhje shume e zgjuar e autorit sepse dihet qe tema te tilla kane gjithmone kundershtime dhe ndahen ne dy kampe, ne ate te skeptikeve dhe ne ate te atyre qe i besojne. Nese keni deshire mund ta lexoni. Me poshte po botoj kopertinen e librit.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  5. #25
    gone Maska e helene
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    Personalisht mendoj se nuk egziston nje organizate e tille.
    une mendoj qe nje organizate e tille mund edhe te ekzistoje,sepse njerez sataniste ka plot,dhe rite gjithashtu, po ama qe ne te bejne pjese njerezit me te zgjuar dhe me te pushtetshem ne bote s'e besoj, ndoshta eshte me shume nje manipulim apo interpretim i fakteve dhe personave ne menyre qe ne kete te besohet.Mendja e njeriut aq sa eshte ne krye te evolucionit, eshte edhe lehtesisht e manipulueshme,sidomos ne etjen per pushtet.
    Sa per ate shenjen me dore, une psh kam degjuar qe dmth paqe,ndaj s'e di arsyen e vertete per te cilen ata me lart e kane bere.
    Pepi,fotomontazhe mu duken ato te berluskonit, njera nga fotot e Bushit, dhe nje e P.Mccartney.

  6. #26
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Librin e Texe Marrs (me duket Circle of Intrigue ka qene, ishte perkthyer Illuminati) e kam pasur dhe une. Kam lexuar me shume se gjysmen, pastaj e lashe se mu duk si mashtrim. Keshtu ndodh kur perpiqesh te shpjegosh se si drejtohet bota nen rrogoz jo vetem sot po prej qindra vitesh nga disa persona. Do fantazosh, ose dhe po the fakte ste beson njeri. Po te ishte nje organizate e tille kaq e fuqishme, fuqia e saj qendron ne fshehtesine ose ne aftesine per ti bere te tjeret te mos besojne se ekziston (si Djalli, thone se mjeshteria me e madhe e tij eshte ti beje te tjeret te besojne se nuk ekziston ).
    Mua, personalisht me duket se jane libra per fitim. Cili njeri kurioz nuk tundohet nga te fshehta te ketyre permasave?
    Megjithese mund te jete nje teori koti, manipulim i fakteve, le te rrije ne nje cep te mendjes bashke me gjithe ato teori te ndryshme qe "shpjegojne" si drejtohet bota, sa per te mos lejuar monopolin e nje teorie te caktuar.
    Persa i perket fotove, takimeve e fakteve te ndryshme varet si i interpreton.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #27
    Ju them edhe njehere. Une skam marre persiper te mbroj asnje nga keto teori. I lexoj, i studioj dhe me duken interesante per ti hedhur ne forum dhe per te diskutuar te gjithe bashkarisht.
    Sduhet te harroni edhe kete: ABSENCE OF EVIDENCE DOES NOT CORRELATE TO EVIDENCE OF ABSENCE...

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Fotot mund ti gjeni edhe ne librin e David Icke,Children Of The Matrix.
    Nga mijera vite nje rrace e ardhur nga nje dimension tjeter mban poshte rracen humane nen syte tone.
    Libri eshte shume terheqes,ilustron dhe jep fakte mbi shume aspekte te jetes.
    Mbi fene mbi te gjitha,politiken,ideologjite,rracat etj.
    Sigurisht nuk eshte gjithçka e vertete ne ate qe autori shkruan por çdonjeri sheh ate qe i intereson.
    Aspekti qe me terhoqi me shume eshte ai i dimensioneve dhe i frekuencave te jetes.Materia eshte vetem energji dhe si e tille nuk mund te eliminohet,por shnderron statusin e saj.
    Mbi illuminati ka shume fakte qe te dergojne ne nje drejtim preçiz por eshte shume e pabesueshme sepse siç thote edhe autori,percepimi i mendjes humane eshte jashtezakonisht i kufizuar dhe si i tille absolutisht i pamundur te shohi frekuencat e ndryshme te jetes.
    Fakti qe nuk shohim nuk shpjegon jo-ekzistencen e formave te ndryshme te jetes,te mendimit dhe te evolucionit.
    Libri eshte shume i bukur,per konkluzionet e kemi ne dore te mendojme ate qe me shume na pelqen,ose ate qe nuk duam te degjojme.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2003
    Postime
    683

    illuminati

    I pashe postet e Pepit rreth Illuminatit dhe per mendimin tim duhet te tregoni me te matur dhe te arsyeshem rreth ketyre gjerave. Kam lexuar shume rreth ketyre dhe kam shume libra rreth ketyre grupeve qe kontrollojne boten ekonomikisht. Njehere e nje kohe i hyra dhe une ketyre puneve thelle duke lexuar shume rreth ketyre.

    Per mendimin tim librat e cituar me siper jane shume te ekzagjeruar dhe e kane kaluar kufirin e realitetit. Nuk dua te them qe Illuminatit nuk ekzistojne por ekzistojne grupe te ndryshme dhe te shumellojshme qe nuk mund te futen ne nje thes me Illuminatit. Psh marrim grupin Bilderberg ku ne te cilin marrin pjese njerezit me te fuqishem (politikisht dhe ekonomikisht) ; ketu psh nuk kane rituale si tek grupet e tjera.

    Per mendimin tim autori qe duhet te lexoni eshte Noam Chomsky i cili eshte nje nga intelektualet me te medhenje te ketij shekulli dhe shume here me i besueshem sesa nje ish futbollist.

  10. #30
    Ok Newhost se ta jap une pergjigjen per kete gje meqe permende Chomskyn. Titullin po e le ne origjinal, kusurin po e perkthej:

    THE ROUND TABLE-BILDERBERG NETWORK
    by N. Chomsky, Reginald Angus Argue


    Nje nga pjeset kryesore te Illuminatit qe kerkimet tona te reja arriten te zbulonin eshte grupi i organizatave qe lidhen me shoqerine sekrete britanike te quajtur Round Table (Tryeza e Rrumbullaket).
    Ketu perfshihet Grupin Bilderberg, Institutin Mbreteror te Puneve te Jashtme, Keshillin e Marrdhenieve me jashte, Komisionin Trilateral dhe Klubin e Romes. Shiko ilustrimin e me poshtem.

    Ky network eshte me i fuqishmi i Illuminatit. Ka shume grupe te tjera elitare ne brendesi te Illuminatit, por Round Table eshte grupimi kyc ne manipulimin e sotem te politikes, bankave, biznesit, ushtarake (sidomos Nato), arsimimit dhe me tej...
    Ky network eshte krijuar ne Londer (Qendra operative e Illuminatit) nga fundi i shekullit te 19. Lideri i tij zyrtar ka qene Cecil Rhodes
    njeriu i cili ne menyre te pameshirshme manipuloi Afriken e Jugut dhe u mori tokat zezakeve. Teorikisht ne Afrike zezaket jane kthyer ne nivelet politike drejtuese por faktikisht, vendimet e verteta merren ende nga elita europiane dhe ajo amerikane qe perdorin presidentet kukull te ketyre vendeve. "Pavaresia" eshte thjesht nje iluzion.
    Rhodes nxiti mosmarrveshjet dhe luftrat midis tribuve te ndryshme deri sa ato shkaterruan njera tjetren duke lejuar keshtu Rhodes dhe Britaniket te hynin ne skene. E njejta gje po ndodh sot me luftrat e vazhdueshme civile ne Afrike, detaje te te cilave gjeni me bollek ne shtyp. Rhodes ka thene qe qellimi i Round Table eshte te krijoje Qeverine Boterore te kontrolluar nga Britania (ose Illuminati te vendosur ne Britani).
    Kur ai vdiq ne vitin 1902, pasurine e tij e la me trashigemi qe te krijohej "Bursa Rhode" me ane te te ciles studentet e pertej detit do te paguanin shpenzimet per te studiuar ne Universitetin e Oksfordit, qendra kryesore e Illuminatit ne manipulimin nepermjet arsimimit. Numri i ketyre studentave qe studiojne me bursa nga Rhode dhe qe shkojne me pas ne vendet e tyre duke zene pozicione ne jeten politike, ekonomikedhe media, eshte shume i madh po te krahasohet me numrin e pergjithshem te studentave. Ata veprojne si agjente te Illuminatit. Me i famshmi sot ne bote qe ka studiuar me burse nga Rhode eshte Bill Clinton, dy here president i Amerikes. Por nese Rhode ishte nje njeri qe vepronte hapur dhe njihej mire nga te gjithe, ata qe kontrollonin me te vertete cdo gje mbrapa skene ishin dhe jane The House of Rothschild, dinastia e bankiereve qe eshte ne qender te konspiracise globale. Kjo qe thashe nuk eshte nje verejtje apo shprehje keqdashese ndaj cifuteve meqe Rothschild kane deklaruar se jane te tille. Perkundrazi, vete Rothschild kane manipuluar cifutet me shume se cdo kush tjeter. Berthama elitare e kesaj Round Table ne USA dhe Britani ishin aktoret kryesore ne qeveri dhe administrate, perpara dhe mbas Luftes se Pare Boterore. Sic eshte provuar me dokumentacion, ata punuan bashkarisht, fillimisht duke krijuar problemin dhe me pas duke ofruar zgjidhjen per te. Ata donin te shkaterronin status quo-ne globale me ate lufte dhe ne te njejten kohe te terhiqnin gjithe boten ne axhenden e tyre duke i dhene imazhin sikur lufta kishte mbaruar. Dhe kjo eshte ne menyre precize ajo qe ata bene. Fuqia, mbas luftes u perqendrua ne duar te disave dhe kjo gje u cua akoma me perpara me arkitektimin e Luftes se Dyte Boterore. Kjo gje vazhdon edhe sot e kesaj dite dhe ne menyre te frikshme po behet me e shpejte se kurre.
    Ne vitin 1919 u be Konferenca e Paqes ne Versaje afer Parisit dhe elita e Round Table nga Britania dhe USA, njerez si Alfred Milner, Edward Mandel House dhe Bernard Baruch u caktuan te paraqisnin vendet e tyre ne mbledhje te cilat do vendosnin sesi duhej ndryshuar bota si rezultat i luftes, nje lufte qe ata vete e krijuan. Ata vendosen te quanin te pamundur investimin per Gjermanine e mbas Luftes ne menyre qe te siguronin rrezimin e Republikes se Weimar dhe te krijonin nje kaos politik dhe ekonomik duke mundesuar ardhjen ne pushtet te Hitlerit (nje Rothschild).

    Ka qene gjate kohes se konferences ne Paris kur keta Illuminati, pjestare te Round Table u takuan ne hotel Majestic dhe filluan procesin per krijimin e The Bilderberg-CFR-RIIA-Trilateral Commission network. Po ashtu ata vendosen ne Versaje te mbeshtetnin krijimin e nje shteti cifut ne Palestine. Sic del qarte ne disa libra te mijat (Chomsky) SEICILI PREJ TYRE ishte ose nje Rothschild ne gjak ose i kontrolluar prej tyre.
    Presidenti amerikan Woodrow Wilson u "keshillua" ne Versaje nga Colonel House dhe Bernard Baruch, te dy Rothschild dhe lidere te Round Table ne Amerike ndersa kryeministri britanik Lloyd George u "keshillua" nga Alfred Milner, nje i punesuar tek Rothschild dhe kryetar i Round Table, Sir Phillip Sassoon, me prejardhje direkte nga Mayer Amschel Rothschild, themeluesi i dinastise. Lideri francez Georges Clemenceau u "keshillua" nga ministri i tij i brendshem Georges Mandel emri i vertete i te cilit ishte Jeroboam Rothschild.
    Pra kush mendoni se po i merrte vendimet?
    Si rezultat i takimeve te tyre sekrete ne Hotelin Majestik, u krijua Instituti Mbreteror i Marrdhenieve me Jashte ne Londer qe daton vitin 1920 dhe qe pasohet ne vitin 1921 nga Keshilli i Marrdhenieve me Jashte dhe me pas erdhi Grupi Bilderberg ne vitin 1954, Klubi i Romes ne vitin 1968, Komisioni Trilateral ne vitin 1973. Keto jane te dominuara nga Rothschild dhe Rockfelleret dhe manipulator te kalibrit te madh si puna e Henry Kissinger i cili ne shkembim jep llogari perpara kokave te medhaja te Illuminatit.
    Keto organizata kane ne gjirin e tyre nga njerezit me te shquar te politikes globale, bisnesit, bankave, ushtarakeve dhe medias, arsimit etj. Keto jane kanalet ne te cilat te njejta rregulla globale jane te koordinuara pa dijenine e masave te gjera, nepermjet lidhjeve me vendet te cilat ne aparence nuk ekzistojne, partive politike dhe institucioneve. Nivelet e larta te Shoqerive Sekrete si Freemasonry, Knights of Malta etj lidhen gjithashtu ne kete rrjet me Round Table.

    Pra besoj se e ke te qarte tani madje te shkruar dhe nga intelektuali qe e admiroke kaq shume. Per ta mbyllur kete pjese te shkrimit dua te citoj kete shprehje te ish presidentit amerikan Woodrow Wilson, The New Freedom (1913)
    Disa nga njerezit me te rendesishem te Amerikes ne fushen e tregetise dhe manifakturave jane te trembur nga dicka. Ata e dine qe eshte nje fuqi diku, kaq e organizuar, kaq e shkolluar, kaq survejuese, kaq e mbyllur, kaq e perkryer, kaq depertuese dhe kaq e temerrshme sa ata kur flasin per te, mundohen te ulin zerin sa me shume, ndersa kur perpiqen ta denojne ate, fryma e tyre humbet per fare...

  11. #31
    Per me shume per Bilderberg dhe lidhjen e tyre me Illuminatit ja ku i ke materialet direkte nga Chomsky qe jane te gjitha streams.

    Enter New World Order, Illuminati and Bilderberg Group Information and Chomsky Media Streams

    SHkoni tek sektori conspiracy dhe i keni jo vetem materiale te shkruara po edhe filmike.

  12. #32

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2003
    Postime
    683
    o pepi mos merr flake si pushka e jevgut. Lexoje mire se cfare kam thene une dhe sa i permbahet Chomsky asaj qe thashe une. Krahaso ato qe thote Chomsky me postimet e tua fantastiko-shkencore.

    Une personalisht e pranova qe ekzistojne grupe te tilla po ti mesa duket deshe te beje pak sensacion ne forum dhe nuk pertove te perkthesh pjese nga libri i Chomskyt.

  14. #34
    Per ke do bej sensacion une? Per ty?
    Paske shaka te holle. Postimet e mija nuk jane fantastiko shkencore dhe qe te te ndihmoj ty me detajet, nuk kam marre pjese nga libri i Chomskyt. Mesa e shikoj e paske lexuar tamam Chomskyn
    Kjo eshte marre nga David Icke
    Po te duash link ta jap. Mos te te vije zor se nuk i ve re keto gjerat. Sjam nga ata qe i bie me shkelm kalit te ngordhur...
    Doja te shikoja nese kishte rendesi materiali i shkruar dhe ato qe thuhen apo emra te caktuar. Dhe nuk me gaboi parandjenja.
    Shkrimet po i vazhdoj mbas disa ditesh sepse do jem me pushime dhe per rreth 10 dite mbase sdo futem dot. Kalofshi mire te gjithe.

  15. #35
    Ne pjesen e fundit te ketij shkrimi sick e kam thene do flas per simbolet e Illuminatit dhe lidhjen e tyre me lashtesine, nderthyrjen me freemasonry dhe okultizmin dhe satanazmin.
    Kur flet per kete pike eshte e pamundur qe te mos e perzjesh me fene duke perfshire dhe besimet pagane.
    Ne fillim te ketij shkrimi fola per simbolin karakteristik te Illuminatit qe eshte syri qe shikon cdo gje ne maje te piramides dhe poshte eshte shkrimi latin Novus Ordo Seclorum qe do te thote Rendi i ri i Koherave. Kur i referohesh bibles del se Gjarperi i premtoi Adamit dhe Eves se syte e tyre do "hapeshin" nese hanin frutin e pemes se diturise te se mires dhe djallezores. Fjala kyce ne kete fraze eshte "SY" qe ne hebraishte perkthehet si dituri. "I Hapur" perkthehet si plotesisht, teresisht, pra me pak fjale ajo qe Gjarperi i premtoi Adamit dhe Eves nese ata do hanin frutin e ndaluar ishte qe syte e tyre do te hapeshin nga dija e plote.
    "Syri" qe shikohet ne simbol pra nuk eshte thjesht shqisa fizike e te parit, por syri i mendjes dhe i shpirtit. Ky Sy tek ne besimin Hindu quhet si "syri i trete" i mendjemprehtesise, Syri i Osirisit ne Egjyptin e Lashte dhe Syri qe Sheh Cdo Gje ne Freemasonry.
    Simboli tjeter i perdorur nga Illuminati eshte Pishtari i Ndezur qe simbolizon diturine dhe Diellin. Nje mason qe sapo ka hyre ne grup dhe arrin nje lloj niveli te caktuar ne piramide, i thuhet qe tashme ai eshte "ndricuar" dhe pishtari i ndezur paraqit forcen dhe nivelin e tij ne vellazeri. Nje nga figurat mitologjike ne boten antike (psh Prometeu) merr zjarrin "njohurine" nga perendite dhe ja jep nje grupi te zgjedhur njerezish. Sipas Librit te Enoch midis atyre qe i dhane njerezimit pishtarin e diturise ishin Azazel dhe Shemyaza, pra ata qe shikonin zhvillimin e njeriut. Simbolin e flakes se perjetshme te pishtarit, pra te diturise, e gjejme te perdorur gjeresisht sot. (cdo koment i bere dhe cdo shembull, do shoqerohet me foto te caktuara ne fund te shkrimit.)
    Nje nga me te famshmit nga ata qe shikonin zhvillimin e njeriut eshte Prometeusi, qe besoj te gjithe e njihni nga mitologjia greke. Sipas mitologjise ai i dha zjarrin njerezve dhe u denua nga Zeusi me torturen e perjeshtme i lidhur me zinxhin ne nje shkemb dhe nje shqiponje qe i hante gjithmone te brendeshmet e trupit.
    Ne qendren Rockfeller ne New York sot eshte vendosur nje statuje prej ari e Prometeusit (ari eshte metali diellor i perendive) i cili mban ne dore driten, zjarrin. Per Rockfeller kjo nuk eshte thjesht nje statuje po personifikon perfshirjen e tyre ne Shoqerite Sekrete.
    Simboli tjeter qe eshte tipik sidomos per Scotich Rite Of Freemasonry eshte Janus, perendia me dy fytyra ose shqiponja me dy koke qe shikojne ne drejtim te ndryshem qe e gjejme tek Babilonasit e Lashte me emrin Nimrod dhe me vone me emrin Janus.
    Te njejtin simbol e gjejme te perdorur shume shpesh ne rangje te ndryshme te organizates dhe ne vende te ndryshme. I njejti simbol ndodhet ne dy nga fotot e George Washington.
    Piramida e Syrit qe Sheh Cdo Gje perdoret edhe nga agjensia MI5, pjese e inteligjences Britanike qe nuk eshte gje tjeter vecse qendra e rrjetes se inteligjences se Illuminatit.
    Obelisku dhe Kupola, jane dy simbole shume te pershira ne ndertesat e organizates dhe kane kuptime te rendesishme. Obelisku eshte personifimi i lashte i forces mashkullore dhe energjise diellore, ndersa kupola personifikon femren dhe energjine henore. Ato shpesh jane te vendosura bashke ose afer njera tjetres. Ne egjyptin e lashte, oblelisku, kupola dhe ylli me pese cepa te marra sebashku, ishin simboli i tyre per yllin Sirius.
    E shume e shume te tjera qe po te permenden do me duhej te mbushja faqe te tera. Kur i shikon keto simbole dhe lexon burimin e tyre historik te bie ne sy nje fakt. Pjesa derrmuese e tyre eshte me origjine nga Egjypti i lashte. Pse?? Perse kjo lidhje me Egjyptin E Lashte dhe cfare eshte kaq okultike ne historine antike te kesaj rrace, sidomos ne simbolet e saj?
    Natyrisht asgje nuk eshte rastesore. Sa me shume mesohet per Iluminatin, sa me shume hetohet per ta, aq me shume gjera dalin ne pah per studiuesit. Elemente dhe faktore qe deri dje konsideroheshin si bestytni apo supersticione, tani te para nen driten e Eres se Re si koncept dhe filozofi marrin tjeter kuptim dhe zbulojne forca te reja te erreta, okulte dhe misterioze, energji negative, kontroll te mendjes, fenomene parapsikologjike dhe paranormale etj.
    Shkurtimisht une do perpiqem te jam nje shpjegim te disa shenjave te lidhura me Egjyptin e Lashte ndersa per me shume nese jeni te interesuar mund te kerkoni ne internet.
    Sic e thashe me siper Syri qe Sheh Cdo Gje, simbolizon Osirisin (krijuesin) ne Egjyptine Lashte. Po kush eshte Osirisi?? Ne Egjyptin e Lashte ishte perendia qe kreu incest me motren e tij Isis dhe si rezultat lindi Horus, zoti egjyptian i vdekjes dhe po ashtu Zoti Diell. Osirisi njihet me emra te ndryshem ne shume vende te botes. Ne Thrake dhe Greqine e Lashte njihej me emrin Dionisi si zot i kenaqesise festave dhe veres. Ne Greqine e Lashte festat e bera per nder te Dionisit shpesh perfundonin me flijime njerezore dhe orgjira seksuale. Tek Frigianet e Lashte Osirisi njihej me emrin Sabasius, ku paraqitej nga dy brire dhe si embleme ishte gjarperi. Ne vende te tjera me pas kemi emra te ndryshem si Deouis, Centauri, Orioni, Dardanus (tek iliret e lashte), Iswara, Ormuzds, Thamus, Shiva, Moloch dhe e besoni apo jo edhe BAAL ! Ky zbulim i fundit eshte ngjethes apo jo??? Syri Qe Sheh Cdo Gje perfaqeson BAAL, zotin demoniak, faljet dhe peruljet ndaj te cilit u denuan nga Perendia. Sipas bibles apo materialeve te tjera fetare, Perendia i urdheroi te gjithe mbreterit qe ne vendet e tyre te ndalinin faljet ndaj BAAL sidomos ne Izrael. Perendia e ndaloi faljen ndaj BAAL, nje falje qe lidhej direkt me Syrin Qe Sheh Cdo Gje.
    Por per masonet dhe freemasonry ky nuk ishte nje problem. Madje Albert Pike (i famshmi qe krijoi dhe drejtoi me gjak organizaten famekeqe Kaloresit e Ku Klux Klan) i beri nje introduksion fantastik simbolit dhe e legjitimoi ne mbare boten peruljen dhe faljen ndaj tij. Pra me pak fjale ky simbol personifikon okultizmin dhe anen e erret te dijes dhe drites. Eshte simboli satanik i besimit ndaj Luciferit dhe i peruljes dhe faljes ndaj tij. Cdo gje qe lidhet me kete simbol (ato qe permenda me siper) jane pjese e ketij besimi dhe te lidhura ngushte me njera tjetren.
    Nuk mund te zgjatem ne kete pike sepse e thashe ka shume per te permendur dhe do me duhet te shkruaj faqe te tera. Seicili nese ka deshiren mund te kerkoje neper biblioteka ose edhe ne internet dhe informacionin e merr.
    Pra simbolet qe i gjejme tek Illuminati dhe te gjitha organizatat e fuqishme sekrete, shoqerite sekrete qe kulmojne me illuminatin, kane ne bazen e tyre besimin e kundert me ate kristian apo mysliman apo budist. Pra ata besojne tek Luciferi si zoti i vertete qe i eshte mohuar e drejta e shenjte per te udhehequr mendjen njerezore. Besojne tek BAAL (nje tjeter emer per Luciferin), Satani dhe gjithe demonet qe i rrethojne dhe si rrjedhoje edhe praktikat e tyre i kane te lidhura ngushte me kete besim qe do te thote edhe sakrificat njerezore.
    U mundova te beja nje permbledhje te Illuminatit, cfare perfaqesojne, ku jane te shtrire ne cfare nivelesh dhe cfare rreziku sjellin. Po ashtu dhe grade me te uleta te Illuminatit sidomos masonerine dhe Freemasonry gradi 33 i te cilit eshte automatikisht nje Illuminati i fuqishem. Besoj se informacioni qe prura ketu ju ndihmoi te krijoni nje ide dhe ju zgjoi kureshtjen per te shkuar me tutje dhe lexuar me shume.
    Me poshte po botoj disa foto qe ilustrojne nje pjese te shkrimit.

    1- Simboli i syrit ne egjiptin e lashte.
    2- Skema e ngritjes ne grade si mjeshter tek masonet dhe freemasonet deri sa shnderrohen ne Illuminati
    3- Dhe disa menyra te pershendetjes satanike masone si dhe simbole te tyre
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  16. #36
    1- Edhe njehere shenja e syrit qe sheh cdo gje ne maje te piramides
    2- Pishtari i ndezur i personifikuar ne disa ndertime sot ne bote
    3- Statuja e Prometeut ne Rockfeller Center
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  17. #37
    1- Simboli i Janust
    2- Simboli i MI5 e inteligjences Britanike
    2- Disa ndertime ne obelisk dhe kupole
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  18. #38
    kkk Maska e [DelFini]
    Anëtarësuar
    26-12-2004
    Vendndodhja
    Erlangen
    Postime
    34
    nese met vertet osht krejt qishtu qysh e ke paraqit ti pepi, nuk po sho arsye me u shqetsu, po perkundrazi un qenkna shum pro massonve e se paskem dite.
    KUQ KALTERT
    mitrovicali linde, s`bohesh!
    Shqipri Etnike

  19. #39
    Aha mos ngaterrohemi. Skam paraqitur une asgje, dmth ska interpretim nga ana ime ketu. Bera vetem renditje te fakteve dhe disa studime te bera nga te tjeret. Une skam asnje interpretim ne kete mes. Po te jete per ate qe besoj une si pep personalisht eshte qe Illuminatit jane shume me teper se kaq dhe te perfshira ne gjera akoma me te medhaja se keto. Po ato do jene pjese te shkrimeve te tjera dhe aty do e lexoni se deri ku shkojne Illuminati...

  20. #40
    Tantalizin' Troublemaker Maska e Karamel Eyez
    Anëtarësuar
    15-12-2002
    Vendndodhja
    [[U.S.A]] HeLL..WHeRe RoCk STaRz Go!
    Postime
    154
    Lexoni librin ANGELS AND DEMONS by Dan Brown.

    Jam duke e mbaruar une, dhe eshte me te vertete i mrekkuluar. Eshte shume interesant se si i kane 4 ikonet e besimit tyre: shenja tokes, ajer, fire, water; pastaj vjen shenja e diamantit te prefekte.

    =)

Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Teori Konspirative
    Nga Darius në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 324
    Postimi i Fundit: 23-10-2022, 16:43
  2. Pyetje mbi librin Lufta Dulces
    Nga Darius në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 179
    Postimi i Fundit: 07-09-2011, 09:03
  3. Illuminati - Masonet e Lire
    Nga J@mes në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-02-2007, 01:22
  4. Illuminati
    Nga Judges of Ur në forumin Krijime në gjuhë të huaja
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-01-2004, 15:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •