Close
Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 141 prej 141
  1. #141
    BR: Ky mesazh drejtuar fuqive politike mesa duket eshte degjuar kur u publikua nga Henry Makow dhe nga intervistat tuaja tek Rense korrikun e kaluar (Jeff Rense eshte autor konspiracie qe ka dhe nje website te titulluar Rense.comDarius). [Fulford aprovon me koke]. Dhe te njejtet njerez do e shohin dhe kete – kam asnje dyshim. Cfare treguesish ke patur qe mesazhi eshte degjuar dhe se po nderrmeren masa apo kryen ndryshime? Kush jane prote dhe kundrat ne kete drejtim, pra matja e progresit? Sepse shume njerez duan te degjojne pergjigjen per kete pyetje.

    BF: Shiko neper gazeta. Psh raportimet ne New York Times nga Davos. Shikohet George Soros qe thote se dollari do pushoje se qeni monedha kryesore. Ke histori ne New York Times serisht qe thone se Pentagoni ka ndryshuar doktrinen e tij thenelore ne ate te ndertimit te vendit. Apo jo? Kemi kryeministrin Brown qe thote se duhet te fusim Indine, Brazilin dhe disa nga vendet afrikane ne Keshillin e Sigurise se Kombeve te Bashkuara si antare te perhershem. Dhe po ashtu shihet tregu amerikan qe ndodhet ne nje gjendje cirkuiti te shkurter. Apo jo? Sepse dicka po ndodh.

    KC: E drejte por shikohet dhe Japonia. Dua te them, duke ndjekur lajmet e perditshme ketu ai vend duket se po kalon veshtiresi dhe ndodhet ne terren te lekundur si rezultat i dollarit amerikan qe po lekundet. Si lidhen keto gjera me njera tjetren?

    BF: Ok. Tani, kjo eshte nje histori fallco qe qarkullon prej disa kohesh, ajo qe pa tregun amerikan, cdo treg tjeter do kete probleme. Por ne fakt eshte tamam si ne rastin kur nje klient vjen ne barin tuaj, ha e pi pa paguar kurre. Dhe ti vendos qe mos i sherbesh me. Sherbimin ja dedikon dikujt qe ne fakt paguan per te.

    KC: Pra ti po thua qe faktikisht Japonia nuk ndodhet ne terren te lekundur? Atehere kush eshte qellimi i ketij disinformacioni?

    BF: Ketu qendron dhe hilja. Japonezet duan ta ruajne aleancen e tyre me Shtetet e Bashkuara, dakort? Pra ideja eshte qe te heqi keta gangstera nga kreu i struktures politike amerikane te cilet kontrollojne cdo gje me ane te parave, te rikrijoje besimin se amerikanet do ruajne aleancen dhe te riorientojne Pentagonin qe t’i japin fund varferise dhe te eksplorojne universin. Ti japin atyre me shume para se cdohere tjeter me pare. Dhe ekonomine amerikane – i shuan borxhet dhe i jep atyre financim te ri ne menyre qe te shkojne e te ndertojne urat e tyre, te rindertojne infrastrukturen, te ndertojne shkolla te reja—gjera qe jane lene pas dore pasi ata kane shpenzuar kaq shume para ne perpjekje per te ruajtur aftesine per te trembur te gjithe te tjeret.

    KC: Ne intervisten e rifreskuar tek Rense ti permende qe nese fitojne demokratet ne Japoni atehere ty do te jepej posti i Ministrit te Financave.
    BF: Jo nuk kam thene qe me eshte ofruar ky post. Me eshte ofruar ky post me kusht qe te beja pjese ne gjenocid. Ajo qe po ndodh tani eshte qe opinioni i sondazheve tregon se partia demokrate do fitoje. Dhe nese kjo ndodh atehere do kete ndryshime te medha ne Japoni. Ata do ruajne aleancen tashme jo si nje vend i kolonizuar por si nje partner i barabarte. Dhe i njoh lideret e tyre. I kam takuar dhe punoj me ta prej nje kohe te gjate. Dhe nese me japin ate post atehere vetem atehere do jem ne gjendje ta kryer ate mision. Pra eshte ne dore te tyre. Por ata e dine mire planin tim qe dua te perdor Pentagonin per ti dhene fund varferise. Dhe eshte nje plan i mire qe do forconte aleancen me USA dhe do ishte e vetmja menyre per te kunder balancuar kinezet. Dua te them se, cfare po bejne kinezet me parate e tyre? Ata po shkojne ne Afrike dhe po ndertojne rruge, spitale e shkolla. Po e bejne te njejten ne ne Ameriken e Jugut dhe ne Bangladesh. Me pak fjale, ne gjithe boten.

    BR: Ata po ashtu po krijojne tregje per veten e tyre

    BF: Po krijojne tregje, po i pasurojne njerezit dhe krijojne miqesi. Dhe nuk po kerkojne aspak te thone: Ju duhet te beheni si ne. Kjo eshte e rendesishme. Ka shume menyre per te drejtuar nje ekonomi. Nuk mund te detyrosh cdokend te ndjeki rregullat e TUA. Psh, nese ke nje “njeri te rendesishem” ne Afrike dhe cdo para shkon tek ai dhe ai vendos se cfare duhet te beje me to, ky eshte thjesht sistemi i tyre. Ti ja jep ketij njeriu te rendesishem por duhet te sigurohesh qe ai nuk e dergon te gjithen ne Zvicer ne nje llogari personale. Po ne kete menyre japonezet kane sistemin e quajtur dango. Disa njerez e quajne falsifikim te ankandit. Por funksionon ne te dyja krahet. Eshte nje sistem ku kompanite e ndertimit bashkohen dhe vendosin se kush do e marri projektin ndersa burokratet caktojne cmimin. Tani, nese abuzohet cmimi mund te shkoje shume me i larte. Por kur gjerat bien kjo do te thote se te gjithe ndajne dhe dhimbjen. Pra jo domosdoshmerisht eshte nje sistem djallezor. Eshte thjesht menyra sesi manaxhohet. Efekti anesor ka te beje me ate qe ka shume menyra per te drejtuar nje finance. Eshte ceshtje detyrimi dhe me kete kam parasysh nje shembull si ai i potlach. A ke dijeni per potlach?

    KC: Jo.
    BF: Indianet e bregut perendimor ne Kanada benin nje feste dhe gjate kesaj personi per te cilin behej festa do jepte cdo gje qe zoteronte. Me pas ai do shkonte neper festa te tjera qe te akumulonte pak nga pak ate qe humbi. Dhe personi qe jepte me shume kishte dhe statusin me te larte. Pra ishte nje menyre per te ruajtur barazine financiare.

    KC: Shperndarja e pasurise.

    BF: Dhe personat qe shperndanin me shume ishin dhe me te respektuarit. Ishte nje sistem shume i mire por qe u shkaterrua kur tregetaret e huaj erdhen dhe filluan ta ndynin deri sa qeveria kanadeze e beri te jashteligjshme. Ideja eshte qe te gjitha keto shoqeri kane patur nje sistem financiar prej mijeravjetesh. Eshte nje menyre per te shperndare te mirat midis njerezve. Thjesht e shkurt. Pse duhet te perplasen civilizimet? Pse nuk mund te jene miq? Ky eshte gjithe celesi. Kinezet nuk duan te bejne ndonje lufte dhe as te te pushtojne. Ata thjesht duan te jene miq me ne. Pra shume e thjesht, krijo miqesi. Bej dashuri dhe jo lufte. Cdo gje thjeshtohet ne keto rrjeshta.

    KC: Dakort. Ne fakt e gjitha kjo tingellon shume e fisme dhe e balancuar.

    BR: Mesa duket, gjashte muaj pasi ti hodhe mesazhin e pare si nje lloj perfaqesuesi, si nje mesazher ndaj fuqive te medha ne boten perendimore per llogari te shoqerive sekrete aziatike, ata me gjithe mjetet e tyre te inteligjences, me networket e tyre duhet patjeter te te kene dhene nje lloj sinjali nese eshte marre ose jo mesazhi. Ke ndonje lajm prej tyre?
    BF: Do tregohem i sinqerte me ju, javen tjeter do shkoj te flas me ta. Pra do ishte me mire te me pyesje me vone. E vetmja gje qe ata nuk aprovuan ishte kur bera ato kercenimet qe do vrisja njerez. Me thane: E di qe kjo eshte shume e pavend dhe gjera te tilla me mire te mos thuhen. Thelbi i asaj qe me thane ishte pak a shume menyra e vjeter, bej si them une por jo si bej une – per aq kohe sa do i qendroja premtimit fillestar qe eshte lufta ndaj varferise dhe shpetimi i ambjentit nga shkaterrimi si dhe ti jepet fund luftrave. Keto jane synimet: Paqe e perhershme globale, jo me varferi, jo me shkaterrim te ambjentit. Ky eshte thelbi dhe nese i permbahem atij atehere ata do me mbeshtesin.

    KC: Kur u takove me Rockefeller dhe e intervistove ate dhe mbasi ai e pa intervisten, mu krijua pershtypja se i shmangej bisedes dhe ne te vertete nuk dha asnje pergjigje mbi gjerat qe i kerkove. Cfare eshte opinioni jot mbi ate interviste.

    BF: E dija qe ne fillim se nese do kisha kryer nje interviste armiqesore nuk do kisha arritur asgje. Per kete arsye i qendrova menyres sesi gazetaret e korporatave jane te trajnuar per te folur me njerez te ketij rangu, pra brenda parametrave te tij.

    KC: Sakte.

    BF: Qellimi ishte thjesht ti tregohej masave qe po te doja mund ta vrisja. Mjafton ti thoja djelmoshave te mij: Cojeni ne ndonje magazine. Dhe pikerisht kete fakt ata njerez te elites e dine shume mire qe nese udhetojne kudo neper Azi por edhe ne cdo vend tjeter te botes, nese do doja mund ti eleminoj. Por nuk jam i tille, nuk jam nje gangster. Nuk jam vrases e kriminel.

    KC: Por a mendon se Rockefeller, dua te them a te dha ndonje shenje edhe mbas intervistes kur kamerat ishin te fikura, se gjerat do ndryshonin ose po ndryshojne?

    BF: Tashme nuk eshte me ne doren e tij.

    KC: Ok.

    BF: Sepse sic e thashe, dollari mund te shkaterrohet. Ndersa nafta eshte nje energji teknologjike e vjeteruar. Mund te djegesh uje. Ndan hidrogjenin prej tij dhe e djeg. Dhe e gjitha ajo maskarade rreth faktit qe duhet te fusesh me shume energji sesa merr eshte thjesht nje genjeshter. Ka shume menyra per te marre te pakten pese here me shume energji sesa ajo qe shpenzon. Nje polikan i vjeter japonez me tha se ata e kane teknologjine prej te pakten 30 vjetesh. Eshte nje teknologji e krijuar nga Nikola Tesla dhe me shume se 100 vjecare. Me fjale te tjera ata e kane fshehur avancimin e teknologjise njerezore per te ruajtur kontrollin mbi monopolin e naftes dhe si rrjedhim kontrollin me masat.

    KC: Sakte.

Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678

Tema të Ngjashme

  1. Teori Konspirative
    Nga Darius në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 324
    Postimi i Fundit: 23-10-2022, 16:43
  2. Pyetje mbi librin Lufta Dulces
    Nga Darius në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 179
    Postimi i Fundit: 07-09-2011, 09:03
  3. Illuminati - Masonet e Lire
    Nga J@mes në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-02-2007, 01:22
  4. Illuminati
    Nga Judges of Ur në forumin Krijime në gjuhë të huaja
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-01-2004, 15:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •