"Mbreti po vdes",komedia tragjike e dramaturgut te njohur Ionesko, vene ne skene nga regjisori Armando Bora do te prezantoje Shqiperine ne Festivalin Boteror te Teatrit Eksperimental ne Kajro te Egjiptit nga data 31 Gusht- 12 Shtator.


Festivali Boteror i Teatrit Eksperimental



"Mbreti po vdes", komedia tragjike e dramaturgut te njohur Ionesko, vene ne skene nga regjisori Armando Bora do te prezantoje Shqiperine ne Festivalin Boteror te Teatrit Eksperimental ne Kajro te Egjiptit nga data 31 Gusht- 12 Shtator. Vepra e vene premiere ne fillim te ketij viti ne skenen e Teatrit Kombetar interpretohet nga nje grup aktoresh te njohur si Agim Qiriaqi ne rolin e mbretit, Yllka Mujo dhe Rozeta Feri ne rolet e mbretereshave si dhe Roland Trebicka, Bujar Asqeriu dhe Anila Muca. Skenografia eshte realizuar nga Durim Neziri , ndersa loja e aktoreve shoqerohet nga muzika e Adrian Hiles. -Ionesco ky sukses ne skenen shqiptare Ka qene viti '94, kur dramaturgu i madh u shfaq ne skenen shqiptare. Ishte pikerisht protagonisti i "Mbreti po vdes" , aktori Agim Qiriaqi ne rolin edhe te regjisorit i cili vuri ne skene pjesen, "Kengetarja tullace". Ne vitin 1995, Ionesko zbriti ne sallen e Akademise se Arteve ne Tirane, me komedine tragjike, "Viktimat e detyres" vene ne skene nga Arben Kumbaro. Kjo shfaqje solli reagimin e menjehershem te publikut shqiptar te pamesuar me skenat nudo, por kjo gje nuk e ndaloi ate te konkuronte edhe ne Festivalin e Teatrove ne Vlore dhe te shfaqej edhe ne skenat e Parisit. Po ne vitin 1995, ne Akademine e Arteve nje student i kesaj akademie Drin Ajdinlli vuri ne skene nga Ionesko , dramen, "Karriget" ndersa do te konkuronte me te ne Festivalin e Teatrove te Akademise Arteve. Ne vitin 1996 regjisori Armando Bora vuri ne skenen e teatrit "Petro Marko" te Vlores njeren nga pjeset me te njohura te Ioneskos dhe pikerisht "Rinocerontin" kete metamorfoze te tipit Kafkian. E vecanta e kesaj shfaqjeje ishte se roli i protagonistit i ishte besuar nje aktori francez me origjine shqiptare , Stefan Linard i cili ngjitej per here te pare ne nje skene shqiptare. Po ne kete vit Ionesko shfaqet per here te fundit ne sallen e Teatrit Kombetar me komedine tragjike "Leksioni" edhe kjo nen regjine e aktorit Agim Qiriaqi. Pas nje mungese tre vjecare emri i Ioneskos u shfaq ne Elbasan ne Festivalin Nderkombetar te Teatrove. Ishte drama satirike "Mesuesi" me regji te Adonis Filipit, skenografi te Fatbardh Markut dhe me loje te aktoreve Xhevat Limani, Sokol Bace, Ilir Sadiku dhe Flutura Godo qe beri dhe hapjen e ketij festivali. Mbas nje heshtje tre vjecare perfaqesuesi me me ze i teatrit absurd u kthye serish ne skenen shqiptare nderkohe qe tashme ai pret te konkuroje ne nje nga aktivitetet me te medha te teatrit ne bote. Shqiperia ne Festivalin e Teatrit Eksperimental ne Kajro Mirush Kabashi Mjeshter i skenes shqiptare ne vitin '97 mori pjese ne Festivalin e Teatrit Eksperimental ne Kajro ku u vleresua si Aktori me i mire duke merituar "Sfinksin e Arte", midis 1.000 aktoreve nga 46 vende te botes. Ne kete festival ai u paraqit me esene "Apologjia e Sokratit", shkruar ne vitin 1932 nga shkrimtari i njohur grek Kosta Varnalis, idete dhe mesazhet e se ciles Kabashi i transmetoi me mjeshteri te larte artistike. Ne vitin 1999 teatri shqiptar u prezantua ne kete aktivitet me kompanine teatrale "Oasis", e drejtuar nga regjisoret Gazmend Gjoka dhe Altin Basha. Kjo kompani u prezantua me pjeset "Etyd", te punuara nga dy regjisoret Gjoka dhe Basha. Ndersa ne vitin 2000 ne Simpoziumin e Edicionit te 12-te te Festivalit te Teatrit Eksperimental ne Kajro , nga Shqiperia u paraqit kumtesa e regjisorit Gjegj Vlashi, "Efektet e regjise dhe prirjet e reja ne shekullin tone". Ne te njejtin seksion referuan edhe specialiste te njohur nga Gjermania, Egjipti, Argjentina, Maroku dhe Iraku. Ne perfundim te seances drejtuesi i saj, Saad Ardash, e quajti referimin e regjisorit shqiptar Vlashi, "nje kerkim profesional ne rrymat e regjise europiane, dhe nje informacion i vlefshem per njohjen e regjise shqiptare ne shekullin e 20-te". Festivali Nderkombetar i Teatrit Eksperimental eshte cilesuar nga kritika dhe specialistet si kontributi vjetor me i madh e me i vlefshem ne nivel boteror i gjinise se teatrit, ne te marrin pjese rreth 50 trupa teatri nga vende te ndryshme te botes, me pjesemarrjen e mbi 1000 artisteve.

©Parajsa



Me behet qejfi kur shikoj Shqiperine te konkuroje ne bote...ka ndonjeri me teper informacion mbi komedine tragjike "Mbreti po vdes"???