Gazeta Tema :

A ėshtė Anthulla njė e dėnuar “politike”?
Mero Baze
Autoritetet zyrtare tė Tiranės dhe Athinės po u mėshojnė arsyeve teknike nė krizėn e pashembullt tė bllokimit tė qarkullimit mes dy vendeve. Aq tė magjepsur ngjajnė nga ky shpjegim, sa tė krijohet ideja se nė kėtė vend, nėse gjendet njė arsye jopolitike pėr motivin e vdekjes, vdekja nuk ka mė rėndėsi. Kėshtu po ndodh pakashumė, nė rastin e parė tė vdekjes sė qytetares shqiptaro-greke, nė pritje pėr tė kaluar kufirin. Patologjia me tė cilėn po pėrsėritet ky arsyetim, duket se po avullon erėn e rėndė qė vjen nga kalbėzimi real i autoritetit tė shtetit shqiptar. Ka plot kriza qė nisin pėr arsye teknike. Por krizat pėr arsye teknike zgjasin njė ditė. Ditėn e dytė ndėrhyn politika, ndėrhyn diplomacia, vihet nė punė instrumenti qė quhet shtet. Njė shtet qė nuk arrin tė zhbllokojė krizėn nė ditėn e tij tė dhjetė, nuk ka mė as arsye teknike dhe as arsye politike tė quhet shtet. Njė arsye teknike e gabuar prodhon lėvizje politike, prodhon nevojė pėr ndryshim. Nė Shqipėri ėshtė zhdukur mekanizmi qė prodhon politikė prej dėshtimit administrativ, dhe mė tej akoma, ėshtė zhdukur mekanizmi i sė drejtės sė qytetarit pėr tė ndryshuar politikėn. Dhe tė gjithė janė tė qetė, duke deklaruar se kjo krizė e pashembullt nuk ka lidhje me politikėn. Anthulla 60 vjeēare qė vdiq nė portat e Kakavijės, ndoshta nuk kėrkon tė quhet e pushkatuar politike, megjithėse ajo ėshtė njė e tillė. Ajo ėshtė viktima e parė e racizmit grek mbi shqiptarėt qė, pėr ironi tė fatit, i mori jetėn njė qytetareje shqiptare me kombėsi greke. Ky ėshtė i vetmi element teknik i krizės, i vetmi element i pamenduar spontan qė e zgjodhi natyra. Vdekja mori njė shqiptare me origjinė greke, pėr tė na treguar se fatkeqėsia e krizės nuk kursen askėnd. Gjithēka tjetėr pėrveē pėrzgjedhjes prej Zotit, e Anthullės, nuk ėshtė teknike. E gjitha ėshtė njė teknikė e vjetėr politike, qė po arrin tė tėrheqė sėrish politikėn e jashtme greke ndaj Shqipėrisė. Ėshtė njė teknikė qė po pėrsoset dita-ditės, duke pėrdorur tani si laborator natyral emigrantėt shqiptarė. Kjo qė po ndodh po i ngjason makthit qė krijonte dikur nė diktaturė biografia e keqe. Shumė njerėz qė vdisnin nė burgje ose tė tjerė qė dėnoheshin pėr shkak tė biografisė sė tyre, pėrpiqeshin tė ndjeheshin tė lehtėsuar kur dikush u thoshte se nuk po vdisnin apo burgoseshin pėr arsye politike. Ata ishin ende me partinė. Dhe ne tani, na ka mbetur tė ngushėllohemi se Greqia, megjithėse po vdesim nė portat e saj, na ka ende me sy tė mirė dhe nuk do tė na mbajė mėri. Vdekja e parė duhej tė quhej doemos teknike. Tė tjerat janė statistikė. E rėndėsishme ėshtė qė qeveria shqiptare dhe qeveria greke tė ruajnė miqėsinė e tyre, e cila ėshtė e sigurt se nuk kalon dot nga trupi pa jetė i shqiptaro-grekes me emrin Anthulla.

Gazeta Shekulli:
Drama e emigrantėve dhe breshėria e broēkullava
Nga MUSTAFA NANO
Provokacionit me provokacion
Situata e rėndė nė kufirin shqiptaro-grek, e cila u la tė precipitonte nė njė krizė humanitare, mė nė fund u zgjidh. Nuk ishte ndonjė dorė qeveritare qė e zgjidhi. Ashtu me tė keq, si njė zorrė qė dikush e shkel herė pas here me kėmbė pėr tė mos e lėnė ujin tė rrjedhė normalisht, porta e kufirit (gryka e zorrės) i nxori matanė emigrantėt. Ca njė ditė e ca tė nesėrmen, do tė vinte njė moment, qė tė gjithė do ta gjenin veten nė tokėn e lakmuar helene. Dhe kėshtu u deshėn mė shumė se dhjetė ditė. Sikur numri i emigrantėve tė ish dy herė mė i madh, do tė duheshin njėzetė a mė shumė ditė, e ndoshta mė shumė se jeta e prerė nė mes e njė gruaje fatkeqe. Zorra pra do tė funksiononte nė tė njėjtėn mėnyrė: dikush, tė cilin "nuk e morėm vesh" se kush ishte, do ta mbante herė pas here tė shkelur me kėmbė. Do tė lozte qė do tė lozte me "ujin".
Nuk ka mbetur gjė pa u thėnė lidhur me kėtė ngjarje. Tė paktė janė ata qė s'e kanė hapur gojėn. Ndoshta, ėshtė mirė tė flitet akoma, me synimin qė situata tė tilla tė mos pėrsėriten mė. Por - kjo mė duket shumė e rėndėsishme - do tė jetė mirė qė njė pjesė njerėzish tė mos e thonė mė njė fjalė. E kam fjalėn pėr ata qė "u pikėlluan" shumė nė pikėpamje patriotike e qė nuk lanė broēkull pa thėnė publikisht; e kam fjalėn pėr ata qė mbollėn e nxitėn njė fushatė nacionaliste aq tė trashė e aq primitive, sa dukej sikur synonte ta shpėrqėndronte vėmendjen nga halli i mijėra shqiptarėve qė vuanin nė kufi. Madje, nuk ėshtė ēudi qė frika e identifikimit me kėtė kor zėējerrė, tė ketė lėnė shumė koka tė ftohta e njerėz tė urtė pa e shprehur mendimin e tyre. Kakofonia nacionaliste sundoi pėr ditė tė tėra opinionin publik. Mjedisi publik u bė luftarak. Nė tė s'kish vend pėr shpirtra "tė ndrojtur".
"Presidenti i Republikės thėrret Kėshillin e Sigurimit" - njoftonin disa media nė ditėt e para tė krizės nė kufirin shqiptaro-grek. Ishte njė lajm qė nuk qėllon shpesh tė jepet, pasi Kėshilli i Sigurimit ėshtė njė forum kushtetues qė mblidhet shumė rrallė, s'ka gjė se nuk ėshtė e thėnė tė mblidhet vetėm pėr situata tė ndezura nė raportin me fqinjėt "armiq". Dhe menjėherė, njė pjesė gazetarėsh nuk e kishin tė zorshme tė arrinin nė konkluzionin, qė presidenti kėrkon t'u tregojė vendin grekėve, kėrkon t'ua fusė kėmbėt nė njė kėpucė, kėrkon t'u thotė: "Ju doni sherr? Epo, sherr qoftė! Unė po mbledh Kėshillin e Sigurimit." Dhe nė fakt, zoti Moisiu do ta mbledhė Kėshillin e Sigurimit Kombėtar. Eshtė kompetencė e tij ta bėjė kėtė, pasi ky ėshtė njė organ kėshillimor ekskluzivisht i tij, por nuk duket e udhės qė ky kėshill tė mblidhet pėr tė diskutuar ēėshtjen e emigrantėve. Ka mekanizma tė tjerė qeveritarė, shtetėrorė e kushtetues pėr tė trajtuar njė krizė tė tillė, e cila mund tė konsiderohet se ka cėnuar dinjitetin tonė kombėtar, se ka qėnė njė provokacion i shėmtuar grek, se ka qėnė ashtu e kėshtu, por nė asnjė prej mėnyrave nuk mund tė konsiderohet se ka cėnuar sigurimin tonė kombėtar. Duhet shpresuar, se mė 30 Gusht Kėshilli i Sigurimit Kombėtar nuk do ta shohė me vend qė t'i pėrgjigjet njė provokacioni tė shėmtuar tė palės greke me njė provokacion tė trashė shqiptar. Duhet shpresuar qė ky kėshill do tė diskutojė mbi ēėshtje rutinė tė sigurimit kombėtar. Nėse ata dinė tė ketė patur pėrpjekje, qė nėpėrmjet kėsaj krize humanitare nė kufi, tė destabilizohet Shqipėria, atėherė ēėshtja ndryshon. Mund tė diskutohet qė ē'ke me tė, por nuk ėshtė nevoja qė tė jenė kaq transparentė. Kėshilli i Sigurimit Kombėtar tė Republikės sė Shqipėrisė nuk ėshtė Kėshilli i Komunės sė Vaqarrit. Le t'ia ruajnė pak natyrėn konfidenciale kėtij organi shumė tė rėndėsishėm.
Nacionalizėm i trashė
"Ē'fat muti na ka rezervuar perėndia, qė na ka dhėnė njė fqinj tė tillė" - linte tė nėnkuptohej njė biēim editoriali nė njė nga tė pėrditshmet shqiptare. Le ta themi troē: kjo s'ėshtė gazetari. Kjo nė rastin mė tė mirė ėshtė "pirdh, pirdh se lirohesh". Po kėshtu "ishte liruar duke pjerdhur" edhe njė zhgarravitės nė njė gazetė tjetėr (kundėr Italisė kėtė radhė), mbi tė cilin ishte ndalur me plot tė drejtė Pirro Misha nė shkrimin e tij tė djeshėm nė gazetėn "Shekulli". Nuk ėshtė nė dinjitetin e shtypit e medias shqiptare ta lėshojė veten nė dorė tė ca njerėzve, tė cilėt edhe kur pushtohen nga sentimente tė paqortueshme patriotike, janė kaq pak elegantė e kaq pak finė, kaq tė trashė nė fund tė fundit, sa tė vjen tė besosh se nė kėtė vend ėshtė mė mirė tė kesh nja dy armiq mė tepėr se sa nja dy nacionalistė mė shumė.
Zjarrmia nacionaliste pati kėto ditė edhe pamje tė tjera, s'ka gjė se jo kaq tė pagdhendura. Ishin irracionale, sidoqoftė. Nuk kontribuonin nė analizėn e drejtė tė situatės, madje nė kėtė mėnyrė u binin mė qafė ca tė vėrtetave, tė cilat pikėrisht ngaqė liheshin tė kalėronin mbi emocionet nacionaliste, rezultonin me besueshmėri tė bjerrur. Pėrveē kėsaj, kontribuonin panevojshmėrisht nė krijimin e njė klime lufte, a thua se Shqipėria mezi po pret sebep pėr t'i dėshmuar ndonjė fqinji fuqinė e vet ushtarake. Eshtė interesante tė vėsh re, se nė njė klimė tė tillė bėhen nacionalistė mė tė zėshėm ata qė nuk kanė thėnė asnjė fjalė nė mbrojtje tė interesave kombėtare nė situata tė tjera paqėsore, ata qė nuk kanė thėnė asnjė fjalė kundėr politikave qeveritare pėr t'i lėnė tė gjithė sektorėt strategjikė apo vitalė tė ekonomisė shqiptare nė njė dorė tė huaj tė vetme, nė dorė tė biznesit grek. Eshtė e qartė se nė kėto kushte, kemi tė bėjmė me njė nacionalizėm spektakolar, shterpė, bezdisės.
Klima qė vėshtirėson jetėn e njerėzve
Mė takoi njė grek i minoritetit para dy ditėsh. Ishte shtetas shqiptar. Quhej Nikollaq Totokocopulli, lindur, rritur e banues nė Tiranė. Ndihej keq nė kėtė klimė tė krijuar, ndihej keq kur dėgjonte tė flitej nė shtyp mbi "pabesinė proverbiale greke". Ndihej si nė njė vend armiqėsor, ndėrkohė qė Shqipėria ėshtė vendi i tij, siē ėshtė edhe i imi. Nuk mė tregoi ndonjė gjė tė madhe mbi jetėn e vet gjatė kėtyre viteve, por jam i sigurt se nuk ndihet njė qytetar i barabartė midis tė barabartėsh. Kėtu nuk flitet pėr persekutimin e tij, pasi ai ėshtė i lirė tė jetojė si tė dojė e ku tė dojė, ėshtė i lirė tė rrijė apo tė ikė, ėshtė i lirė tė ketė a tė shesė prona, ėshtė i lirė tė bėjė pjesė nė njė parti a tė formojė njė parti (nė tė vėrtetė, bėnte pjesė nė atė qė quhet PBDNJ-ja e Melos), ėshtė i lirė tė ndėrtojė biznesin e vet, tė arsimojė fėmijėt, tė ushtrojė besimin e vet, etj, etj. Shkurt, sipas meje, ndihet mė me dinjitet, ai nė Shqipėri, se sa emigrantėt tanė nė Greqi, pėr qėndrimin ndaj tė cilėve nė kufi, ai provonte fyerje si tė ish njė prej tyre. Kėtė tė fundit ma tha, dhe unė e besoj.
Por fakti qė ai i gėzon tė gjitha tė drejtat kushtetuese, sė bashku me bashkėkombasit e tjerė, qė tė gjithė shtetas tė Republikės sė Shqipėrisė, nuk e bėn atė automatikisht njė qytetar tė lirė e tė barabartė. Nė njė klimė tė tillė marrėdhėniesh, ku shqiptarėt nė Greqi pėrēmohen, pėrbuzen e shihen si qytetarė tė dorės sė dytė e tė tretė, dhe ku grekėt nė Shqipėri vizatohen si antishqiptarė par excellence, njė pjesė njerėzish e kanė tė vėshtirė tė bėjnė njė jetė dinjitoze. Shqiptarėt nė Greqi po se po (ata janė disa qindra mijėra), por edhe grekėt e kėtushėm nuk e kanė tė lehtė. Nė kėtė klimė pra unė nuk do t'ia uroja vetes tė isha shqiptar nė Greqi. Por edhe tė jesh grek nė Shqipėri nuk ėshtė ndonjė qejf i madh.

Kriza nė kufi dhe marrėveshja
Nga Apollon Baēe
Tė hapen pikat qė janė hapur
Nė Ministrinė e Ekonomisė, u nėnshkrua "Marrėveshja e Bashkėpunimit pėr Programin Pesėvjeēar tė Zhvillimit 2002-006" midis qeverisė sė Republikės sė Shqipėrisė dhe qeverisė sė Republikės sė Greqisė... Ndihma pėr zhvillim qė qeveria e Republikės sė Greqisė do t'i japė qeverisė sė Republikės sė Shqipėrise nė kuadrin e kėsaj marrėveshje do tė jetė njė grant (falas) prej 49.89 milionė euro pėr 5 vjet... Mes dy palėve po shikohen si prioritare ndėrtimi i pikės kufitare dhe zyrės doganore nė Konispol, ndėrhyrja nė rrugėn Korēė-Pogradec, ndėrhyrja ne rrugėn Konispol-Sarandė...".
Nja dy javė mė parė edhe mund tė mendohej se Shqipėria halleshumė ka me qindra probleme mė urgjente se zyra doganore nė Konispol dhe rrugėve kufitare pėr nė Greqi. Por, pas ngjarjeve tė fundit nė Kakavijė dhe Kapshticė, pėr secilin Shqiptar, qė tė mos pėrmendim emigrantėt, ajo qė i mungon mė tepėr Shqipėrisė, madje mė shumė se uji dhe buka, ėshtė zyra moderne e doganės nė Konispol. "Tė merren masa pėr krijimin e infrastrukturės pėr tė pėrballuar fluksin, duke hapur pika tė reja doganore, tė cilat do tė shmangnin situata tė tilla tė rėnda", -e urdhėroi kryetari Nano zv/ministrin e Jashtėm grek, pasi ky i fundit kishte firmosur marrėveshjen e "hapjes sė pikave tė reja doganore, pėr tė shmangur situata tė tilla tė rėnda".
Sidoqoftė, nėse Greqia i "grant"-ka, dmth. i jepka falas Shqipėrisė 49.89 milionė euro pėr 5 vjet pėr hapjen e pikave tė reja doganore dhe ndėrtimin e rrugėve buzė kufirit me Greqinė, dhe pėrderisa Shqipėria nuk shpenzon asnjė lekė, nuk ka ndonjė shkak pėr tė ngritur supat me dyshim ose mosaprovim. "Kalit tė falur nuk i shihen dhėmbėt" thotė proverbi spanjoll, sipas tė cilit mbreti i kėrkoi komandantit tė kavalerisė qė t'i falte kalin dhe kur ky ju pėrgjigj, do tė tė fal gruan, mbreti i tha se gruan e ke pa dhėmbė. Atėherė dhe komandanti i kavalerisė shqiptoi proverbin e famshėm "Kalit tė falur nuk i shihen dhėmbėt", pėrkatėsisht "gruas sė falur nuk i shihen dhėmbėt".
Diku andej nga fundi komunikata u pėrmend se "marrėveshja e miratuar mė parė nga qeveritė e dy vendeve parashikon njė ndihmė zhvillimi qė e plotėsuar edhe nga organizatat ndėrkombėtare, institucionet financiare dhe donatorėt....". Kjo ka kuptimin se ai "granti (falas)" qė qeveria greke i fal me bujari popullit shqiptar pėr tė ndėrtuar ate pikėn kufitare nuk qėnka nga kuleta greke, por nga ajo e organizatave ndėrkombėtare".
Pėr mė tepėr vazhdimi i komunikatės fjalė pėr fjalė sipas programit INTERREG III A "ndėrhyrje nė modernizimin e infrastrukturės, sidomos tė sektorit tė energjisė dhe atij tė ...", tregonte se "Marrėveshja e Bashkėpunimit pėr Programin Pesėvjeēar tė Zhvillimit 2002-2006", nuk ishte gjė tjetėr pėrveē firmosjes dypalėshe tė programit INTERREG III A. Me njė pėrjashtim tė vogėl : Nė INTERREG IIA bėhet fjalė pėr 70 milionė euro, nė "Marrėveshjen e Bashkėpunimit pėr Programin Pesėvjeēar tė Zhvillimit 2002-2006" pėr 49,89 milionė euro.
Nė kėtė rast ke tė drejtė tė ngresh supat dhe tė thuash "e kuptoj se nuk thonė tė vėrtetėn, por nuk kuptoj pėrse nuk thonė tė vėrtetėn". Pėr 50 vjet komunizėm , Shqiptarėt kanė mėsuar tė jenė shumė tė bindur dhe kjo ka vlerė jo vetėm pėr komunizmin, por edhe pėr socializmin.
"Plani Marshall i Ballkanit"
Sipas buletinit tė BE "mė 3 qershor Kėshilli i Europės i propozoi formalisht nė takimin e Kölnit BE-sė njė pakt Stabiliteti pėr Europėn Juglindore, ose "Planin Marshall tė Ballkanit"... Pėr kėtė plan BE do tė harxhojė 6 miliardė euro nė vit.
Shpenzimet pėr projektin INTERREG IIIA dalin nga ky "Plan Marshall i Ballkanit", mė saktė nga programi CARDS (Asistenca Komunitare pėr Rindėrtim, Zhvillim dhe Stabilitet) i vendeve tė Ballkanit Perėndimor. Nė kėtė projekt qė synon zbutjen e kontrasteve mes vendeve anėtare tė BE-sė dhe vendeve qė, herėt a mjaft vonė, do tė jenė anėtarė tė BE-sė, Greqia pėrfiton mė tepėr se kushdo.
Nga 5,4 miliardė eurot qė i ndahen 15 vendeve anėtare tė BE-sė, Greqia ėshtė e treta pėr nga radha, por e para pėr nga frymėt e popullsisė. Falė gjendjes sė keqe ekonomike tė fqinjėve Shqiptarė, Maqedonė, Bullgarė, ajo pėrfiton 568 milionė euro, nga tė cilat pjesėn kryesore e shpenzon pėr modernizimin e krahinave kufitare greke duke thėnė se kėto krahina do tė bėhen pėrēuese tė frymės europiane tek shtetet fqinjė nė gjendje tė keqe ekonomike. Pak a shumė si njė i uritur qė duhet tė ngopet kur fqinji i tij ha edhe mė shumė.
Sipas INTERREG IIIA, fondet e INTERREG IIIA janė tė destinuara pėr "infrastrukturėn ndėrkufitare, nxitjen e investimeve private, modernizimin e administratės, mbėshtetje pėr edukimin dhe trajnimin profesional, lehtėsimin e pabarazisė ekonomike, mbėshtetjen pėr rregullimin ligjor, mbarėvajtjen e shtetit, etj." Shkurt pėr gjithēka, mė saktė pėr atė qė u do qejfi palėve nė lojė. Sipas programit, prioritetet pėrcaktohen bashkarisht nga tė dy palėt.
Ndėrsa Shqipėria e firmosi e para dhe rakapjekthi programin me prioritetet, dmth. Se ku do tė pėrdorej shuma e caktuar nga BE, fqinjėt e tjerė nuk u ngutėn kaq tepėr.
Ndėrsa qeveria e jonė, gjasisht nė vazhdim tė traditės sė kthimit tė kufirit nė shkėmb graniti, do tė harxhojė 70 milionė euro pėr pikė kalimet e kufirit, pėr doganat e kufirit, pėr sigurinė e kufirit dhe rrugėt e kufirit, dmth. 85% tė fondeve, Bullgarėt nuk pranuan tė shpenzojnė mė tepėr se 40% tė fondeve pėr kufirin me Greqinė.
Duke ju rikthyer edhe njė herė fillimit, vizitės sė zv/ministrit tė Jashtėm grek, e tėra kjo, dmth. shpenzimi i fondeve europiane kryesisht pėr kufirin, do tė pėrputhej mirė edhe me zullumahinė e fundit greke nė kufi. Dmth. me lutjen perėndisė "mė mirė me lecka, por me kompjutera dhe kondicionerė nė doganėn greke". Kjo do tė shpjegonte edhe thėnien e zv/ministrit tė Jashtėm grek "nuk mundėm ta parandalonim ate fenomen". Dmth. qė pėr ta parandaluar ate nė tė ardhmen duhet qė Shqipėria fondet e BE-sė t'i shpenzojė pėr ta "parandaluar kėtė fenomen". Si e tillė kjo mund tė sihte fare bukur njė lule nga buketa e arsyeve pėr atė ēka ndodh nė kufi. Tashmė ka kaluar koha e Fshesave tė vrazhdėta. Tashti thuhet mė fal qė tė vrava.

...