Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    E bukur dhe fatkeqe

    E bukur dhe fatkeqe

    Ardian Klosi


    Joseph Roth ėshtė njė nga shkrimtarėt mė tė mėdhenj austriakė midis dy luftėrave botėrore. Lindi nė vitin 1894 nė njė qytet tė vogėl tė Galicisė. Gjatė luftės sė parė ishte oficer i perandorisė, ra rob i rusėve, e si u lirua iu kushtua gazetarisė. Mė sė pari nė Vjenė e pastaj nė Berlin, pėr “Frankfurter Zeitung“, u bė njė nga korrespondentėt mė tė njohur me reportazhe nga Italia dhe vendet e Ballkanit. Famėn e mori sidomos me romanet “Ikje pa fund“ (1927) dhe “Marshi i Radeckit“ (1932). Temė kryesore e letėrsisė sė Rothit ėshtė nostalgjia pėr botėn e humbur me shpėrbėrjen e Austro-Hungarisė dhe dėshpėrimi i thellė pėrballė realitetit. Detyrohet ta braktisė Austrinė me ardhjen e nazizmit, vdes nė mėrgim nė Paris mė 1939.
    Shkrimet pėr Shqipėrinė janė botuar veēse nė gazetėn “Frankfurter Zeitung“ edhe nė pėrmbledhjen me reportazhe “Muzeu i figurave prej dylli“ (1930). Pjesa qė vijon shpreh pėrplasjen mes dy botėve: atė tė njė europiani tė kohės sė avangardave me njė vend qė vjen prej mitologjive dhe mesjetės orientale.

    Nga Joseph Roth

    1927
    Deti ėshtė i qetė, retė rrinė varur nė qiell tė gozhduara si tė ishin kuadro muri, kurse mbi ujė lundron njė varkė fantazėm drejt anijes, pa u lėkundur, nė vazhdėn e njė litari tė padukshėm, pėr tė mė marrė mua. Janė vetėm dy persona mbi bord qė shkojnė nė Shqipėri: njė burrė qė ka ndėr mend tė shesė brisqe Gillette nė vendin e mjekėroshėve dhe unė.
    Aty ku fillon stereja ndodhet njė barrakė druri, me njė oxhak piktoresk, nga del tymi qė ndjek njė vijėz tė drejtė. Ora ėshtė shtatė e mėngjesit, malet me pyje, gjelbėrim e zhveshje, nė njė tė kaltėr ēeliku, qarkojnė horizontin, laureshat cėrcėrijnė tė fshehura nėn shkėlqimin blu tė qiellit, brenda nė barrakė gjendet njė regjistėr i tė ardhurve, mu si nė ca vende tė shenjta turistike, pėrpara librit rri ulur njė burrė me uniformė tė zezė qė dredh njė cigare: policia kufitare shqiptare. Nuk se ėshtė analfabet, por pak i rrahur me shkrimin, rri ulur aty dhe shpenzon kohėn e udhėtarėve qė mbėrrijnė duke lexuar pasaportat e tyre. Njė levantin gungaē pret pranė Fordit qė ka ndėr mend tė ngasė, gjersa polici ta ketė mbaruar kėndimin e tij. E lehtėsoj nga njė pjesė e madhe e shqyrtimit, duke nėnshkruar menjėherė.
    I mbėshtjellė nga njė re e padepėrtueshme pluhuri, mes brambullimės sė gomave qė shpėrthejnė, i shkundur lart e poshtė prej sustave origjnale Ford, pėrshkoj rrugėn kryesore drejt Tiranės. Sa herė qė duhet ndėrruar ndonjė gomė, zbres, vėshtroj pluhurin qė davaritet duke zbuluar sfondin e peizazhit, male nė njė ngjyrė vjollce fantazmagorike, lėndina tė lyera me dy duar tė gjelbre, njė qiell nė blu tė qėndrueshme, qiell prej stofi pa rrudha, i pastėr e i nderė, kupolė e dystuar nga njė hekur hekurosjeje. Punėtorė ndreqin rrugėn. I sheh vazhdimisht, tė pėrkulur kokė mė kokė pranė njėri-tjetrit, si fėmijė qė luajnė paraditeve nė njė azil: mbledhin me shetėr tė veckėl ose me duar grushta rėre qė i zbrazin nė kraterthe a gropa, u hedhin sipėr pastaj pak guralecė dhe e spėrkasin tė gjithėn me vaditės tė vegjėl, duke e shtypur mė nė fund me kėmbėt e tyre tė zbathura. Sapo qė Fordi niset me njė kėrcim, ata ia nisin nga e para lojės sė tyre.
    Pas pak vijnė nė drejtimin tim ushtarė. T’i shohėsh si marshojnė! Nė rreshta tė verdhė nė kaki, me helmeta ēeliku mbi krye. Shpatullave tė lodhura u varen ēanta shpine, janė tė pėrzhitur nga dielli, djersisin e kėndojnė, marshojnė nėpėr atdheun e ri nė drejtim tė Durrėsit, tė shoqėruar nė stėrvitjen e tyre nga njė Mars shqiptar me ēizme lėkure dhe uniformėn speciale tė togerit. Nė livadhet e begata njė ēoban shtyn pėrpara shtėllunga tė tėra dhensh. Deshėr brirėspėrdredhur, buaj tė zinj, njė specie bagėtie e skėterrės, grigja tė Hadesit. Nė tė majtė e nė tė djathtė shtrihen tela telegrafi, qė nuk mbahen nderur prej shtyllash, por disa pemėsh tė shtrembėra e tė zhveshura, tė cilave u kanė hequr kurorėn e gjethnajėn. Ato qė dikur rrinin nė anė tė rrugės si stacione tė erėrave mbrėmėsore, me banorė tė vetėm zogjtė, sot janė emėruar shtylla telegrafike, pasi janė pajisur me kupėza tė bardha porcelani e janė aftėsuar qė tė transmetojnė nėpėr Europė kronika shtypi, cėrrcėrrimėn e trumcakėve politikė. Nė tė majtė, nė buzė tė rrugės, shtrihen do binarė hekurudhe, kujtim me itinerar tė kėputur i austriakėve nga lufta botėrore, tė lėna sot nė mėshirė tė dhėmbėve tė kohės qė i mbulojnė ato me ndryshk.
    Mė nė fund, nga njė shtėpizė e bardhė del njė polic i zi qė di tė flasė gjermanisht, tėrheq pasaportėn time dhe jep fjalėn e vet tė nderit se nesėr ajo do tė gjendet nė policinė e Tiranės.
    Kemi mbėrritur kėshtu nė portat e Tiranės, kryeqytetit tė Shqipėrisė. Nė tė djathtė njė xhami, nė tė majtė njė kafe rudimentare nė terren tė hapur, ku klientėt theken nė diell dhe festet kuvendojnė. Xhamia ėshtė njė kazermė, ushtarėt me pushka ruajnė vetveten. Hotelet s’kanė mė vende tė lira, kanė rendur kėtu gazetarė, diplomatė e pėrfaqėsues, zyrtarė nga Anglia e nga Italia, ėshtė mbledhur Parlamenti, Tirana ėshtė njė minierė faktesh tė bujshme, nė ēdo hap ndeshesh me ndėrlikime, i gjithė vendi njė mollė sherri. Qytetarė tė ndershėm ecin nė mes tė rrugės tė armatosur me pushkė tė gjata kundėr fyerjeve, me pisqolla tė rėnda me ēikrik nė brezat e gjerė tė kuq, shpesh tė spėrdredhur. Mushkat, me koshėt e mbushur ding anėve, shėtisin mbi trotuar dhe presin para dyqaneve si qen tė mirė teksa zotėrit e tyre bėjnė pazare. Ja ku po kalėron madhėshtor edhe gjeneral-komandanti i ushtrisė shqiptare, zoti Xhemal Aranitasi, mbi njė kalė tė bardhė race, mes llustraxhinjsh tė vegjėl qė i rendin pas, i ndjekur nga shtatėri i vet. Sapo ka mbaruar inspektimin e ushtrisė, ndaj dhe marshon kaq i brengosur, nuk ka shtet pa gjeneral, nuk kaq gjeneral pa kalė tė bardhė. Mbi supe i pėrshkėndit ar, dora e mefshtė pėrshėndet fytyra tė njohura nė lokal.
    Mė nė fund gjendet njė burrė me emrin Nikollė qė mė jep njė dhomė me qira. Tė katėr kėmbėt e krevatit janė tė zhytura nė naftė, qė t’i mbajnė larg tartabiqet, pjesa e poshtme e dritares ėshtė e thyer, ndėrsa pjesa e sipėrme ėshtė e mbuluar me njė rrjetė mizash, fqinji im i bie trombės. Bėn pjesė nė orkestrėn qė jep koncerte ēdo pasdite para kėshtjellės.
    Njė polic i panjollė me dorashka tė bardha vėzhgon trafikun nė mes tė rrugės.
    Shqipėria ėshtė e bukur, fatkeqe, e megjithė aktualitetin e vet, e mėrzitshme. Malet i pėrbėn nganjėherė njė lėndė e kthjellėt e papėrcaktuar, aq sa mund t’i marrėsh pėr grumbuj qelqi tė pikturuar me tė gjelbėr. Vetėm nė ditėt e hirta, kur qielli nuk ėshtė i mbuluar prej resh tė vėrteta, por vetėm nga njė pelerinė prej stofi tė butė resh, zbulon qė malet janė prej guri. Atėherė bėhen edhe mė tė rėnda, edhe mė tė pamposhtura, i gjithė vendi i ngjan njė oborri tė mbyllur, tė rrethuar nga mure burgu natyrale, liria ėshtė njė koncept relativ, ndihet fort qartė mungesa e hekurudhave tė cilat shpien nė shekullin qė ėshtė atdheu ynė, ndihet qė anijet, dy a katėr a dymbėdhjetė orė larg qė kėtej, ndalojnė nė njė port shqiptar vetėm njė herė nė javė, kurse pesha e ekzotikes ėshtė dyfish mė mizore, meqė ėshtė njė mundim i zgjedhur me vullnet tė lirė. Kur shihet nga Berlini, gjakmarrja ėshtė mė interesante. Kurse nė vendin e saj bėhet indiferente dhe e vetėkuptueshme, e rėnduar nga pisllėku, ēimkat, netėt e errėta, fenerėt e thyer me vajguri, ushqimet e yndyrshme, ataket e malarjes, ēaji me alga deti.
    Nė tė tilla rrethana jam mė pak i ndjeshėm ndaj bukurive tė natyrės sesa turistėt e lindur, me optimizmin e tyre. Por regjistroj mė shumė: ditėt e qeta tė kaltra, me njė thjeshtėsi tė epėrme, plot me diellin qė pėrcėllon deri dhe hijen e qė ndihet nė ēdo grykė e humnerė, zogj tė vetmuar (tė rrallė kėtu, pasi njerėzit e kanė gishtin nė kėmbėz tė pushkės) nė ajėr e natyrisht edhe nėpėr degė, pyje ku mbretėrojnė sovranė qetėsia, thellėsia, pafundėsia, harresa. Aty-kėtu pak shtėpi, pa dritare, tė mbyllura rretheqark, kube gurėsh tė shurdhėt e qorrė, tė ngjeshur, misteriozė e tragjikė, tė mbarsur me fate njerėzish e me mallkime enigmatike. Secila nga kėto shtėpi, qė janė ndėrtuar pėr t’i dhėnė njė pushim vrasėsit, strehė tė pėrndjekurit, siguri njė fisi tė tėrė, mbėshtillet nėn tė ashtuquajtrėn magji tė sė panjohurės, sė cilės pėlqej t’i rrij larg. Mikpritja ėshtė zakon i bukur, pėrshfaq veē kėsaj humanizmin mė fisnik. Por sigurisht qė pėrligjet nga peshimet egoiste tė njerėzve qė nė vend tė njė legjislacioni kanė gjakmarrjen qė kėrkon tė pushosh diku nėse tė ndjekin, dhe shpejt a vonė secilit i takon tė ndiqet njė herė. Po tė mendohesh pak me logjikė e skepticizėm, mbėrrin nė pėrfundimin se njė polici e mirė ėshtė mė e mirė sesa mikpritja.
    Nuk mė duan shqiptarėt dhe kombe tė tjera nė qoftė se s’jam i prirur tė ēmoj njėlloj konservatorizmi joproduktiv. Shqiptarėt mjerisht kanė – krahas vetive tė tjera qė ua admiroj – edhe kėtė, tė cilėn veē mund ta kuptoj: pėrpiqen me fanatizėm tė ruajnė zakonet e moēme e jo vetėm qė tė mbeten shqiptarė sa mė shumė tė jetė e mundur, nė dėm tė humanizmit, por edhe qė ta kultivojnė veēanėsinė e tyre etnike nė dėm tė kombit. Shqiptarėt qė jetojnė jashtė vendit tė vet ngujohen vullnetarisht, martohen ndėr vedi dhe nuk i besojnė mjedisit rrethues. Nė Amerikė mbeten shqiptarė, flasin me njėri tjetrin shqip e mbas disa dhjetėvjeēarėsh kthehen: pėr ē’arsye? Pėr tė sjellė nė Shqipėri njė gjerdhan me municione.

    Pėrktheu: Ardian Klosi
    Vijon nesėr

    09/06/2005
    KATEGORIA: Kulture Shekulli.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Vijon nga dje
    Ashtu si dhe popuj tė tjerė tė vegjėl kanė atė tip besnikėrie kombėtare qė i ndihmon kombet tė zhduken dhe e mban tė varfėr kulturėn kombėtare. Pasojė e kėsaj ėshtė qė gjuha shqipe edhe sot nuk ka njė fjalė pėr “dashuri“, as pėrkufizime tė sakta pėr ngjyrat e ylberit, as dhe njė fjalė pėr “shpirt“, as njė fjalė tė veēantė pėr “Zot“; pasojė ėshtė qė letėrsia shqiptare, ose sė paku njė shembėllim i jetės sė sotme shqiptare, do tė mund tė ishte mė e pasur, mirėpo ajo vazhdon tė jetė elementare, pak a shumė si kėngėt e para tė njeriut europian, mbetet madje edhe prapa zhvillimit tė kėtij vendi tė ngadaltė. Tema tė letėrsisė janė disa ndodhi bukolike familjare. Sė bashku me konservatorizmin kombėtar, edhe gjakmarrja fisnore jeton nė dėm tė kombit, fanatizmi fetar nė dėm tė fesė. Nė tė vėrtetė shqiptarėt nuk janė shumė besimtarė. Por pėrkatėsia e tyre nė njė fe mjafton qė t’i bėjė t’i vėshtrojnė me dyshim ata qė bėjnė pjesė nė fe tė tjera.
    E di qė pjesa mė e madhe e “karakteristikave kombėtare“ janė fryt i njė historie fatkeqe, i luftėrave tė ashpra shekullore kundėr turqve. Por me mijėra shqiptarė viheshin vetė nė shėrbim tė turqve, kanė qenė tė favorizuar, gjeneralė, funksionarė tė turqve, kanė kontribuar nė nėnshtrimin e tokės sė tyre, duke mbetur, megjithatė, shqiptarė. Teka tė frymės kombėtare! Njė major shqiptar mė thoshte: “Nė fund tė fundit ėshtė fat qė turqit na nėnshtruan, duke na pėrjashtuar nga kultura e tyre, pasi pėrndryshe gjuha shqipe sot do tė ishte zhdukur pa lėnė gjurmė“. Sikurse thashė, ai qė fliste kėshtu ishte njė major shqiptar. Mirėpo nuk ia dhashė pėrgjigjen qė e kisha nė majė tė gjuhės:
    Po ti ē’fitove? Thuaji gruas tėnde tė bukur nė shqip: Tė dua! A nuk do tė ishte mė mirė t’ia thoshe tė gjithėn nė turqisht sesa vetėm gjysmėn nė shqip? Ėshtė krim ta nėnshtrosh njė komb. Nė kėtė pikė jam nė njė mendje me ty. Por tė lėvdosh pėrfundimin negativ tė kėtij nėnshtrimi, qė ėshtė ruajtja e rastėsishme e njė gjuhe, interesante nė pikėpamje shkencore, ta lėvdosh pikėrisht pėr kėtė gjė, kjo ėshtė njė krenari kombėtare foshnjore dhe e gabuar. Por nuk ia thashė kėtė gjė.
    Pėrmes qytetesh tė njė terri madhėshtor, mbėrrita nė tė tjera, me njė trishtim tė thjeshtė e tė madh. Pashė Elbasanin. Ėshtė njė nga qytetet mė tė vjetra tė vendit. Shtėpitė e tij tė gurta me oborre guri, me kopshte guri, kanė monumentalizimin e vdekjes, bashkė me pikėllimin e saj idilik. Nuk ka gjė mė prekėse sesa ky gjelbėrim midis gurėsh, ky lėmyshk i butė e i lagėsht nė pragjet e nė trerėt e shtrembėr: lulėzim i kalbėsirės dhe i hiēit. Guri duket, nėse mund ta themi kėshtu, edhe mė gur. Qyteti me rrugėt e veta gjarpėruese, me pazarin e tij harkor, me rrugicat lakore, tė kujton guackėn e njė kėrmilli, gjigand e gjithė trille, i lakadredhur pėrkundėr ēdo rregulli, me banorin e vet tė parė qė vdiq pėr t’ia lėnė vendin njė mizėrie tregtarėsh dembelė, tė errėt, tė veshur nė mėnyrė piktoreske, tė ngarkuar me pisllėk e me cėrmė. Veē tė tjerash, shumica e shtėpive tė Elbasanit i takon zotit Shefqet Vėrlaci, krushkut tė ardhshėm tė Ahmed Zogut. Nė Elbasan ndodhet njė nga vendet mė tė bukura tė faljes: njė truall i gjerė ku zėnė vend nė mbasditet e nxehta priftėrinjtė me nxėnėsit e tyre qė i kushtohen metafizikės. Nė lindje gjenden varrezat e mėdha tė muhamedanėve me gurė varri qė tė kujtojnė ndoca kėrpudha gjigande; nė jug ėshtė ura e famshme e Skumlit, tė cilėn e hodhėn nė erė; mė tutje, njė ullishte mjaft e shtrirė, me njė tė blertė tė errėt, njė pyll skenik pėr tė recituar njė pėrrallė.
    Do tė pėrmendja Krujėn. Idilike, primitive. Tė kujton librat e parė tė Mojsiut, historinė ku tregohet se si shkoi nė pus Rebeka. Mbi qytetin fshatar shtrihet njė push rinor, i pafajshėm, biblik. Aty gatuhet nėpėr kusi jashtė, nė furra tė mėdha prushitėse, nė kusi tė Dhiatės sė Vjetėr, shtėmba me vegja prej balte tė pjekur, nė njė tė kaftė virgjėrore, me qafa e vithe tė pėrhedhura, rinore, me buzė tė shtrėnguara, pakėz rudimentare. Mbi zjarre tė hapura zjen kafja turke. Kafeneja reduktohet nė njė tabaka kafeje, nė njė peshore fikse me dy pjata ku tringėllijnė disa filxhanė plot me lėngun e zi, tė trashė e tė ėmbėl. Ky qytet sundohet me dorė tė hekurt nga njė komandant xhandarmėrie qė mė parė ishte kapo bande (nė gjuhė vulgare: kapobandit). Ka njė uniformė tė bukur, me yje tė praruara.
    Nėpėr rrugė ndesh skena qė pėrsėrisin Biblėn: barinj me shaje pėr t’u mbrojtur nga dielli, dele laramane, kasolle gjethishtash, tenda shelgjesh tė kapėrthyera, burra mbi shpina mushkash, gra me ferexhe qė ecin duke thurur me shtiza. Ky vend ėshtė kaq paqėsor sa nuk do t’i besosh traditat e tij tė rrezikshme, tė pėrgjakshme. E megjithatė kam njohur njė burrė qė deshte t’i merrte hakun njė miku tė tij dhe vrau gabimisht njė tė pafajshėm. Ishte vėrtet i pafat. Nė tė vėrtetė ai i pafajshmi ka as mė pak as mė shumė por shtatė vėllezėr, e tani tė gjithė i janė vėnė pas. Ka dėrguar disa herė ndėrmjetės, por do tė duhet kohė derisa tė arrihet njė marrėveshje. Ka tre muaj qė pret vdekjen me orė e me ēast. Ky njeri ka jetuar nė Paris si mjeshtėr zjarri, e u kthye nė vendin e vet vetėm e vetėm qė tė marrė gjak. Edhe pse ėshtė vetė i ndjekur, vazhdon tė kėrkojė vrasėsin e vėrtetė tė mikut tė vet.
    E kur mbėrrin pastaj nė qytete qė janė treēerek europiane si Shkodra, Vlora, Korēa, nė qytete me jaka tė larta, kravata, kartolina, brisqe rroje, mbushje floriri, automobilė Ford dhe avokatė – atėherė e beson edhe mė pak mundėsinė e njė fqinjėsie tė ngushtė me epikėn heroike dhe me gjysmėkulturėn. Mirėpo i vėllai i berberit ėshtė njė cub i kulluar e i suksesshėm. Kur zbret nė qytet, ai shkon tė rruhet, pi njė kafe dhe flet sikurse ti e unė. Jemi tė gjithė qenie njerėzore.
    Shqiptarėt qė banojnė nė qytet janė mė tė druajturit nė biseda. Nė kėto anė duhet mė tepėr guxim pėr tė folur sesa pėr tė qėlluar. Pėrpara se tė thotė mendimin e tij tė vėrtetė, shqiptari parapėlqen tė qėllojė. Trembet se mos muret kanė veshė. Nė ēdo njeri sheh njė spiun, por ka tė drejtė vetėm pėrgjysmė; sepse spiun ėshtė vetėm njė njeri ndėr dy. Nuk ekziston ndonjė “Okranė“ shqiptare, e ngjashme me organizatėn e stėrholluar ruse – pasi ēdo qytetar shqiptar, me pasion e pa ia kėrkuar askush, vėzhgon fqinjėt e vet, ē’bėjnė e ku shkojnė, ndjen njė kėnaqėsi fėminore kur zbulon “sekrete“, shikon tė fshehta me rrezik nė ngjarje krejt tė padėmshme dhe tė qarta. E ndėrlikojnė jetėn kėta shqiptarė tė mirė. Mund dhe qė njė i huaj tė mos shihet me sy tė veēantė, veēse vėzhgohet nga tė gjithė me pasion e me njė interesim primitiv. Shumė shqiptarė, qė i kam njohur rastėsisht, mė kanė thėnė krejt papritur, me pamjen e atij qė di shumė gjėra: “Ju jeni gazetar“, a thua se unė ta kisha mbajtur fshehur kėtė gjė e tani po zbulohesha lakuriq. Por po t’i pyes: “Ē’ka ndonjė tė re?“ ose: “Ē’thuhet nė gazetėn tuaj shqip qė unė nuk e lexoj dot?“, atėherė mbledhin supet, sepse “e reja“ ėshtė shumė e rrezikshme dhe ēdo fjalė qė i ngjan njė “tė reje“ mund tė bėhet fatale. Njė formulė e pandryshuar ėshtė: “Nuk di asgjė tė re! Mė tregoni ju ndonjė tė re. Ju i dini me siguri tė gjitha!“ Atėherė tė jesh i sigurt se shqiptari gojėkyēur do tė rendė nė ndonjė zyrė qė tregon interes e do tė relatojė aty: “Tha se...“ Dėshira pėr tė spiunuar ėshtė te kėta njerėz po aq e madhe sa frika pėr tė shprehur ndonjė opinion. Opinionet e tyre i thonė kaq rrallė saqė me kalimin e kohės pushojnė sė paturi tė vetat, duke dėgjuar pas kėsaj vetėm ato tė tė tjerėve. Fundja, pėrse duhet opinioni nė qoftė se e kyē gojėn? Vendin e bindjes politike e zė rreshtimi nė njė parti politike, vendin e njė beteje pėrbetimi, vendin e fjalės aludimi, vendin e vėmendjes frika. Nė kėtė vend nuk ndihet i sigurt as ai qė qeveris as ai qė qeveriset. Opinion publik nuk do tė kishte, edhe po tė lejohej. Nė rrjedhėn e shekujve tė gjatė shqiptarėt e kanė humbur ēdolloj kėnaqėsie qė buron nga e drejta pėr tė shprehur opinionin vetjak. Deri dhe gjėrat e rėndomta e krejt pa ekuivok, i kthejnė nė enigma tė turbullta. Gjėrat qė s’pėrmbajnė rrezik nuk janė tė shijes sė tyre.
    Virtytet e tyre janė: pėrzemėrsia, heshtja, butėsia, thjeshtėsia. Vetia mė e rrezikshme: dashuria pėr paranė. Ka vende ku fshatarėt kanė fshehur grumbuj tė tėrė floriri dhe vazhdojnė tė mbledhin flori me zell. Ndoshta modestia e tyre ėshtė pėrgjysmė koprraci. Ndaj, mė tepėr se dembelė nė punė, janė thjesht tė dobėt. Prodhojnė shumė mė pak se njė europian sepse janė tė ushqyer mė keq. Pėrkorja qė kanė kap absurditetin. Modestia e tyre ėshtė e trishtė dhe shtypėse – shtypėse sikurse jeta pa gra nė qytet, ku pėr ditė tė tėra nuk shikon asnjė grua, nuk dėgjon asnjė zė tė ēelėt. Jeta ėshtė e ēerotizuar, dashuria ka degraduar nė njė virtyt shtėpijak, e shėtitjet janė po aq tė mėrzitshme sa edhe fundjavėt.
    Ē’tokė aktuale!...


    Somario
    Shqiptarėt qė banojnė nė qytet janė mė tė druajturit nė biseda. Nė kėto anė duhet mė tepėr guxim pėr tė folur sesa pėr tė qėlluar. Pėrpara se tė thotė mendimin e tij tė vėrtetė, shqiptari parapėlqen tė qėllojė. Trembet se mos muret kanė veshė. Nė ēdo njeri sheh njė spiun, por ka tė drejtė vetėm pėrgjysmė; sepse spiun ėshtė vetėm njė njeri ndėr dy.

    Pėrkorja qė kanė kap absurditetin. Modestia e tyre ėshtė e trishtė dhe shtypėse – shtypėse sikurse jeta pa gra nė qytet, ku pėr ditė tė tėra nuk shikon asnjė grua, nuk dėgjon asnjė zė tė ēelėt. Jeta ėshtė e ēerotizuar, dashuria ka degraduar nė njė virtyt shtėpijak, e shėtitjet janė po aq tė mėrzitshme sa edhe fundjavėt.
    Ē’tokė aktuale!...
    wrong verb

Tema tė Ngjashme

  1. A ndodhet ndonje ketu nga Zagoria?
    Nga McBlind nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 1520
    Postimi i Fundit: 10-07-2009, 15:30
  2. E dua gruan fatkeqe...
    Nga Uriani nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 17-04-2006, 15:11
  3. Gjeneralet fatkeqe, qe i sherbyen Ushtrise Shqiptare
    Nga BlueBaron nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-10-2004, 12:34
  4. Milioneret fatkeqe
    Nga s0ni nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 22-06-2003, 23:29
  5. Rrefim I Nje Nene Fatkeqe
    Nga Ema nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 21-08-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •