Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Faqe te erreta te LNCL.

    gazeta shqiptare
    ----------------------------
    DOSSIER

    Zbardhet misteri i njė prej vrasjeve mė tė bujshme tė ndodhur nė Drashovicė tė Vlorės nė 1944-ėn nga ana e krerėve komunistė. Kushėriri i tij rrėfen mbi njeriun qė e qėlloi

    "Enveri urdhėroi vrasjen e komunistit Fejzo Gjomema"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Aty nga fillimi i vjeshtės i vitit 1943 me urdhėrin e Enver Hoxhės, Hysni Kapo i cili ishte njė nga drejtuesit kryesorė tė Qarkorit Komunist tė Vlorės i dha urdhėr verbal pėrgjegjėsit politik tė fshatrave Tragjas-Dukat-Rradhimė, Fejzo Gjomema, qė ai tė organizonte vrasjen e Qazim Ēakėrrit, komisarit tė Ēetės Plakė tė Vlorės i cili ishte bėrė mbėshtetja kryesore e Sadik Premtes dhe gjithė pasuesėve tė tij tė cilėt Enver Hoxha i quajti fraksionistė dhe i shpalli tradhėtar e armiq tė Partisė. Fe jzo Gjomema nuk e zbatoi urdhėrin e Hysni Kapos pėr vrasjen e Qazim Ēakėrrit edhe pse ai urdhėr iu dha me shkrim nga ana e tij sipas porosive qė kishte marrė nga Enver Hoxha. Pas kėsaj Fejzon e pėrjashtuan nga Partia dhe e dėrguan pėr edukim nė krahinėn e Mallakastrės me qėllim qė ta eleminonin fizikisht. Po atė gjė qė krerėt kryesorė tė Partisė Komuniste nuk e bėnė dot nė zonėn e Mallakastrės, e realizuan nė Luftėn e Drashovicė ku me urdhėrin e tyre njė nga partizanėt i quajtur M.J. qėlloi dhe e vrau pas shpine Fejzon".

    Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn", ėshtė 51-vjeēari Sazan Gjomemo, ish-oficer dhe gazetar i organeve tė shtypit ushtarak, i cili rrėfen gjithė historinė e njė prej vrasjeve mė tė bujshme nė periudhėn e Luftės nė zonėn e Vlorės, atė tė Fejzo Gjomemės, kushėririt tė tij i cili nė atė kohė mbante funksionin e pėrgjegjėsit politik tė zonės Tragjas-Dukat- Rradhimė dhe u atakua me krerėt kryesorė tė Partisė Komuniste: Enver Hoxha, Hysni Kapo e Liri Gega, pasi nuk zbatoi urdhėrin e tyre pėr vrasjen e Qazim Ēakėrrit, njėrit prej mbėshtetėsve kryesorė tė Grupit tė Sadik Premtes. Po cili ishte Fejzo Gjomema dhe cila ishte e kaluara e tij? Ku kishte studjuar ai, si u lidh me lėvizjen komuniste dhe cili ishte aktiviteti i tij e detyrat qė kreu nė Qarkorin e Vlorės? Pse u atakua ai me udhėheqjen e lartė tė PKSH-sė dhe pėrse ai nuk e zbatoi urdhėrin e tyre pėr vrasjen e Komisarit tė Ēetės Plakė tė Vlorės? Si u krye vrasja pas shpine e Fejzo Gjomemės, kush ishte njeriu qė qėllloi mbi tė dhe si u mbajt e fshehtė ajo ngjarje pėr mė shumė se 45-vjet me rradhė? Lidhur me kėto mistere na njeh kushėriri i tij, 51-vjeēari Sazan Gjomemo, i cili para se tė largohej nga Shqipėria, ka mbledhur shumė dėshmi tė ndryshme nga bashkėluftėtarė e Fejzos lidhur me vrasjen misterioze tė tij. Nė ato dėshmi, ata shokė tė tij qė kanė qenė dėshmitarė okularė tė atyre ngjarjeve, hedhin dritė mbi tė vėrtetėn dhe ndriēojnė atė vrasje makabre tė kryer nė 16-shtatorin e largėt tė vitit 1944 e cila dhe sot e kėsaj dite ende nuk ėshtė harruar dhe vazhdon tė diskutohet nga banorėt e fshatrave tė Lumit tė Vlorės.

    Kush ishte Fejzo Gjomema
    Fejzo Gjomema u lind nė fshatin Tragjas tė rrethit tė Vlorės nė vitin 1919, prej nga ėshtė dhe origjina e hershme e asaj familje tepėr tė njohur nė tė gjithė atė krahinė Qė nė moshė fare tė re Fejzos i vdiq babai Xhaferri, njė burrė tepėr fisnik qė merrej vetėm me punėt e bujqėsisė pėr tė mbajtur familjen e tij. Pas vdekjes sė tė jatit, nėna e Fejzos u kthye tek prindėrit e saj dhe pėr Fejzon e vogėl u shtua akoma dhe mė shumė pesha e dhimbjes duke mbetur pa asnjė nga prindėrit. Pas kėsaj Fejzon mori pėr ta rritur xhaxhi i tij Selam Gjomema, qė asokohe ishte oficer i Monarkisė sė Zogut, i cili sė bashku me gruan e tij Sadon u kujdesėn pėr njėlloj si pėr fėmijet e tyre. Bashkė me Selam Gjomemėn e gruan e tij Sadon, pėr Fejzon u kujdes dhe gjyshja e tij, (nėna e babait, Xhaferrit) e cila kur vdiq ia la amanet Selamit qė ai tė bėnte gjithėshka pėr Fejzon. Selam Gjomema i cili ndikoi nė formimin e Fejzos, ishte njė njeri shumė i kulturuar dhe ai kishte mbaruar gjimnazin nė Shėn Mitėr Korona tė Kalabrisė nė Itali dhe pasi kishte punuar disa kohė si mėsues nė fshatrat e Vlorės kishte shkuar pėrsėri nė Itali ku kishte mbaruar Akademinė e Lartė Ushtarake nė qyetin e Modenas. Mė pas ai u kthyė nė Shqipėri ku u caktua si oficer me gradėn e kapitenit nė degėn e Ndėrlidhjes nė Tiranė, ku bashkė me djalin e tij Ahmetin, ai mbante dhe Fejzon pėr tė cilin kujdesej akoma dhe mė shumė. Selam Gjomema gėzohej pėr Fejzon qė ishte njė tip shumė inteligjent gjė tė cilėn e kishte treguar qė kur hyri nė klasėn e parė tė shkollės fillore aty nė fshatin e tij tė lindjes Tragjas, ku shquhej si njė nga nxėnėsit mė tė shkėlqyer nga tė gjithė bashkėmoshatarėt e tij.

    Student nė shkollėn e Fultzit
    Lidhur me periudhėn e studimit tė Fejzos nė Tiranė, djali i xhaxhait tė tij Sazan Gjomema dėshmon: "Pas mbarimit tė shkollės fillore dhe tetėvjeēares nė qytetin e Vlorės, me ndihmėn e xhaxhait tonė Selamit, Fejzua pėrfitoi njė bursė shtetėrore pėr tė ndjekur mėsimet nė shkollėn Teknike amerikane tė Fultzit nė Tiranė. Edhe gjatė periudhės sė studimeve nė atė shkollė ku Fejzo studjoi nė degėn e pėrpunim Drurit, ai ra nė sy nga tė gjithė studentėt e tjerė pėr inteligjencėn e tij dhe korrektesėn e lartė si nė ambientet e shkollės ashtu dhe me tė gjithė shoqėrinė e tij. Gjatė asaj kohe nė rrethin shoqėror tė Fejzos, pėrveē shokėve tė ngushtė qė ai kishte qė nga Vlora si Sadik Premtja, Perlat Rexhepi, Selim Alimerko, Gjon Banushi, Dilaver Poēi etj, bėnin pjesė dhe Sadik Staveleci, Qemal Stafa, Isuf Keēi, Anastas Lula me tė cilėt ai shoqėrohej vazhdimisht dhe kishte njė miqėsi tė ngushtė. Shkollėn Teknike amerikane tė Fultzit nė Tiranė, Fejzo e mbaroi nė vitin shkollor 1936-37 me nota shumė tė mira dhe pas mbarimit tė saj ai u kthye nė qytetin e Vlorės ku hapi njė punishte private pėr pėrpunimin e Drurit. Pasi punoi disa kohė nė atė punishte tė vogėl ku ai mezi siguronte jetesėn e tij, e mbylli atė dhe u nis pėr nė Tiranė ku pėrsėri hapi njė punishte druri si ajo qė kishte pasur nė Vlorė. Arsyeja kryesore e largimit tė Fejzos nga Vlora ishte angazhimi i tij nė Grupin Komunist tė tė Rinjėve tė kryesuar prej miqve tė tij mė tė ngushtė si Sadik Staveleci, Sadik Premtja, Anastas Lula dhe Isuf Keēi, ku ai bėnte pjesė qė nga koha qė vazhdonte studimet nė shkollėn e Fultzit", kujton Sazan Gjomema lidhur me kushuririn e tij Fejzo Gjomemėn i cili u angazhua me lėvizjen komuniste qė me krijimet e saj nė Tiranė nė vitet 1936-37 nga studentėt e shkollės teknike qė njihet ndryshe dhe si shkolla e Harry Fultzit.

    Pėrgjegjės politik nė fshatrat e Vlorės
    Nė fundin e nėntorit tė vitit 1941 pak kohė pasi ishte formuar Partia Komuniste Shqiptare, Fejzo Gjomema u dėrgua nė Vlorė pėr tė organziuar demostratėn e madhe qė do tė bėhej me rastin e pėrvjetorit tė Shpalljes sė Pavarisė. Lidhur me kėtė, kushėriri i tij Sazan Gjomema dėshmon: "Sipas shumė dėshmive qė unė kam arritur tė mbledh nga bashkėluftėtarėt e Fejzos tė cilėt jo vetėm qė e kanė njohur atė nga afėr por e kanė pasur dhe shok tė ngushtė, largimi i Fejzos nga Tirana pėr nė Vlorė ka qenė i qėllimshėm. Kėshtu Hamit Keēi mė ka treguar se nė atė kohė kur shumė nga komunistėt kryesorė tė Tiranės prisnin qė Fejzo Gjomema i cili ishte mė i pėrgatituri nga ana teorike, tė zgjidhej nė forumet e larta drejtuese tė PKSH-sė qė sapo ishte formuar, ai u transferua pėr nė Vlorė. Largimi i Fejzos nga Tirana u bė pėr arsye se ai ishte njė nga miqtė mė tė ngushtė tė Anastas Lulės dhe Sadik Premtes, tė cilėt Enver Hoxha i shihte si kundėrshtarė potencialė nė ambicjet e tij karrieriste pėr tė zėnė kreun e Partisė i cili nė atė kohė pėr disa muaj u la vakant. Fejzo Gjomema nuk e kundėrshtoi urdhėrin e Partisė pėr tė shkuar nė Vlorė, por pėrkundrazi ai shkoi atje dhe organizoi demostratėn e madhe tė 28 nėntorit tė vitit 1941 ku ai jo vetėm u pėrplas hapur me Kryeministrin Mustafa Kruja, por duke hipur mbi supet e dy shokėve tė tij Shyqėri Alimerko dhe Skėnder Muēo, grisi flamurin italian dhe ngriti flamurin shqiptar me shkabėn e zezė dy krenare. Nė atė demostratė Fejzo Gjomema doli hapur dhe ra nė sy si njė nga udhėheqėsit kryesorė tė Qarkorit Komunist tė Vlorės dhe pėr kėtė arsye autoritetet italiane nxorrėn urdhėr-arrestin dhe e burgosėn atė. Pasi u mbajt disa kohė nė Vlorė, italianėt e sollėn Fejzon nė burgun e Tiranės ku asokohe ndodheshin shumė nga eksponentėt kryesorė tė lėvizjes komuniste. Nė atė kohė Qarkori Komunist i Tiranės urdhėroi njėsitin gueril qė tė organizonte aksionin pėr lirimin me ēdo kusht tė Fejzos. Pasi u njoftua Fejzo pėr atė gjė, ai simuloi duke u bėrė i sėmurė dhe teksa po e dėrgonin pėr ta kuruar nė spitalin e burgut, ai mundi tė arratisej me ndihmėn e shokėve tė njėsitit tė cilėt realizuan aksionin e arratisjes sė tij. Pas kėsaj Fejzo u detyrua tė shkonte pėrsėri nė Vlorė, ku nė fillimin e majit tė vitit 1943, Qarkori Komunist e ngarkoi me detyrėn e pėrgjegjėsit politik pėr fshatrat Tragjas-Dukat Rradhimė", kujton Sazan Gjomema lidhur me aktivitetin politik tė Fejzos nė vitet e para tė Luftės.

    Nuk zbaton urdhėrin e Hysni Kapos
    Aty nga fundi i pranverės sė vitit 1943 kur njė pjesė e Qarkorit Komunsit tė Vlorės me nė krye Sadik Premten, doli hapur kundėr politikės sė tėrrorit dhe dhunės qė po ndiqte Partia Komuniste Shqiptare e drejtuar nga Enver Hoxha e dy emisarėt jugosllavė Miladin Popoviē dhe Dushan Mugosha, filloi dhe ēarja e madhe ndėrmjet Fejzo Gjomemės dhe krerėve tė lartė komunistė. Lidhur me kėtė, Sazan Gjomemo dėshmon: "Nė majin e vitit 1943 Enver Hoxha shkoi vetė nė Vlorė pėr tė asgjesuar Fraksionin e Sadik Premtes. Ditėn qė shkoi Enveri aty i shoqėruar nga Hysni Kapo dhe Bedri Spahiu, sipas porosive qė kishte marrė nga "Besniku", Fejzo u caktoi detyra tė veēanta Kastriot Muēos, Shyqėri Alimerkos dhe Hydai Bejos. Enver Hoxha u takua me Fejzon dhe gjatė gjithė kohės qė ata ecėn bashkė bisedonin me njėri-tjetrin nė frengjisht. Sipas dėshmive qė mė ka dhėnė Gjovarf Banci, i cili i ka shoqėruar vetė atė nė atė kohė, gjatė gjithė bisedės qė bėnė Enveri me Fejzon, pėrmėndin vazhdimisht emrat e Sadik Premtes, Pali Terovės, Qazim Ēakėrrit e tė tjerėve qė ishin pėrfshirė nė atė kohė nė ngjarjet e Tragjasit. Pas asaj bisede qė bėri me Enverin, Fejzo e kuptoi se situata e marrdhėniet nė mes Grupit Fraksionist tė Sadik Premtes dhe krerėve tė lartė tė PKSH-sė tė kryesur prej Enver Hoxhės, ishin acaruar jashtė mase sa qė nė mes tyre nuk kishte mė asnjė pikė mirkuptimi. Nisur nga kjo, Fejzo i cili qėndronte jashtė tė dy klaneve, u pėrpoq me tė gjitha mundėsitė e tij qė t'i sheshonte ato kontraditat qė kishin ata nė mes tyre, gjė tė cilėn jo vetėm nuk e arriti dot, por dhe fitoi urrejtjen e tė dy palėve qė tė drejtėn e shihnin tek vetja. Nė ato ditė nė tė gjithė zonėn u hap fjala se Fejzos i ishte dhėnė urdhėr nga Hysni Kapo qė ai tė vriste Qazim Ēakėrrin. Kėtė urdhėr Hysniut ia kishte dhėnė Enver Hoxha dhe dy emisarėt jugosllavė qė qėndronin pranė tij. Por Fejzo nuk e zbatoi urdhėrin edhe pse Hysni Kapo ia dha atė me shkrim. Po sipas dėshmisė sė Gjovarf Bancit, Fejzua i ka thėnė atij arsyet se pse nuk donte ta vriste Qazim Ēakėrrin, ku midis tė tjerash i ka thėnė: "Unė jam pėrgjegjės politik i krahinės dhe nuk kam pėr detyrė qė tė vras njerėz tė cilėt nuk i kanė ngritur armėt kundėr Luftės Nacional-Ēlirimtare dhe forcave partizane". Po kėshtu Fejzo nuk i lejoi dy shokėt e tij Thanas Gaba dhe Hydai Bejo tė cilėt i sugjeruan atij qė ta zbatonin urdhėrin e Partisė pėr vrasjen e Ēakėrrit. Pasi nuk e zbatoi atė urdhėr pėr vrasjen e komisarit tė Ēetės Plakė, Fejzon e transferuan si partizan tė thjeshtė nė zonėn e Mallakastrės gjoja pėr riedukim, ndėrsa qėllimi i vėrtetė i transferimit tė tij ishte qė ta eleminonin fizikisht. Pėrpara se ta dėrgonin nė zonėn e Mallakastrės, nė popull ishte hapur fjala se Fejzon e kishin pėrjashtuar nga Partia dhe tė gjitha ato bėheshin pėr ta denigruar figurėn e tij. Ndėrsa ai vetė nuk dinte asnjė gjė sepse nuk ishte thirrur dhe nuk ia kishin komunikuar asnjėherė pėrjashtimin nga Partia qė ishte fakt i kryer", dėshmon Sazan Gjomema lidhur me ēarjen e madhe ndėrmjet Fejzo Gjomemos dhe krerėve tė lartė tė PKSH-sė pasi ai nuk pranoi tė zbatonte urdhėrin e tyre pėr vrasjen e Qazim Ēakėrrit.

    Vrasja misterioze e Fejzos
    Edhe nė krahinėn e Mallakastrės ku e dėrguan Fejzon gjoja pėr riedukim, ai bėri njė punė tė madhe sidomos me ngritjen e ēetės partizanė nė zonėn e Fratarit e cila konsiderohej si njė nga bastionet mė tė fuqishme tė Ballit Kombėtar. Mė pas Fejzon e kthyen pėrsėri nė krahinėn e tragjasit nė Vlorė ku ai kishte mbajtur detyrėn e pėrgjegjėsit politik. Lidhur me kėtė, Sazan Gjomemo dėshmon: "Qėllimi kryesor i dėrgimit tė Fejzos nė atė zonė ishte qė ta eleminonin fizikisht. Kjo gjė u pa pas njė atentati qė i bėnė atij teksa ishte duke fjetur nė njė arė me misra, ku njė breshėri automatiku me shtatė plumba ia bėri shoshė xhaketėn e tij, por fatmirsisht pa e prekur asnjė nė trup. Nė atė kohė u hapėn fjalė se ai u qėllua nga njerėzit e Grupit Fraksionist tė Sadik Premtes, por e gjitha ajo ishte njė mjegull qė e hodhėn atentatorėt e vėrtetė tė tij pėr ta mbuluar atė tentativė vrasjeve qė iu dėshtoi. Fraksionistėt e Grupit tė Sadik Premtes nuk kishin asnjė arsye qė ta vrisnin Fejzon, sepse ai nuk kishte asnjė hesap pėr tė larė me ta. Por atė qė krerėt e lartė komunistė nuk e bėnė dot nė atė kohė, e realizuan nė 16 shtatorin e vitit 1943, kur Fejzon e vranė pas shpine ndėrsa kishte mbaruar beteja me gjermanėt nė Drashovicė. Nė atė betejė Fejzo Gjomema luftoi me heroizėm tė rrallė, sidomos pasi mėsoi pėr plagosjen e Hysni Kapos, udhėheqėsit kryesor tė asaj beteje. Dėshmitarėt tė cilėt janė gjallė edhe sot, me kanė treguar se Fejzon, plumbat e kishin marrė nga pas shpine dhe ai ishte qėlluar nga shokėt e tij teksa beteja kishte mbaruar dhe nuk dėgjoheshin mė krisma. Pėr tė mbuluar gjurmėt e asaj vrasje u tha sikur ai u qėllua nga njė gjerman qė kishte hipur tek minarja e xhamisė, por atė gjė pak njerėz e besuan. Tė gjithė dėshmitė qė kam mbledhur nga bashkėluftėtarėt e Fejzos qė kanė qenė nė atė betejė, rezultojnė se njeriu qė zbatoi urdhėrin e krerėve tė lartė tė PKSH-sė dhe qėlloi mbi Fejzon, ishte partizani M. J. i cili pas lufte mbajti disa funksione tė larta ushtarake nė disa rrethe tė vėndit. Qė vrasja e Fejzo Gjomemės ishte e urdhėruar nga lart, vėrtetohet edhe nga qėndrimi qė u mbajt karshi tij pas Luftės, ku emri i tij nuk u lejua t'i vihej njė shkolle fshati dhe u hoq nga njė rrugė kryesore nė Vlorė tė cilėn deshėn ta pagėzonin disa shokė tė vėrtetė tė tij. Po kėshtu edhe Enver Hoxha, njeriu qė urdhėroi vrasjen e Fejzos, nuk e pėrmėndi nė kujtimet e tij asnjėherė dhe sa pėr tė humbur gjurmėt e vrasjes ai u la njė dėshmor i thjeshtė, ndėrsa shokėt e tij tė vėrtetė tė Luftės disa herė e propozuan qė ai tė bėhej Hero i Popullit". Kėshtu e mbyll rrėfimin e tij Sazani, pėr vrasjen makabre tė kushėririt tė tij, Fejzo Gjomemo, njė nga personalitetet e lėvizjes antifashiste nė zonėn e Vlorės gjatė periudhės sė Luftės qė u eleminua me urdhėrin e Enver Hoxhės.

    ------------

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e peshkatari
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Vendndodhja
    Anonim
    Postime
    103
    Une nuk di qe per te arritur klanet ne nje objktiv te caktuar nuk vrasin dhe njerez,gjithashtu dhe brenda nje grupimi nuk ka dhe grupime te tjera qe jane dakort me kreret ne parim por nuk jane dakort me menyrat se si ata i zbatojne ato, dhe dihet qe ne rast se e pengon me te fortin te arrij ne objektivat e tij klanore atehere do te shpiken menyra nga me te ndryshmet qe te zhdukin kundershtaret. Atehere rezultati ne luften per pushtet dhe mund te fitosh ti por dhe mund te fitoj kundershtari gje qe varet shume nga pozitat qe ka ai per momentin, kjo me e theksuar ne kohen e luftes qe nuk e mer vesh i pari te dytin ne luften per pushtet,sepse mundet te hash ndonje plumb nga armiku po mund ta hash dhe nga i joti dhe pa e kuptuar se kush don te perfitoje ne ate mes, pushtetaret apo ndonje kodosh per inate personale,kjo nuk do te thote dhe personi qe u vra nuk kishte te njejtat synime por nuk kishte mbeshtetjen e klaneve per ti realizuar ato. Keshtu qe artikujt qe japin informacione te njeaneshme duke mare per baze vetem njerez qe e kane gjak ose shoke te klanit qe ka perfaqesuar ai njeri,jane artikuj thjesht duan ti japin leket e punes nje gazetari i cili nuk di ti ēi deri ne fund gjerat por i shkruan artikujt vetem nga nje kend veshtrimi, dhe shembulli me tipik i ketyre perfitimeve gazetareske eshte Shpetim rroqi qe nuk la gje pa shkruar per te ngritur ballin si nje organizate politike dhe ushtarake dikur shume e zonja dhe me vone u be kryatar i saj! Pra dmth qe ai nuk kishte hallin e ballisteve te vrare por kishte hallin e postit te tij dhe per te arritur qellimin e tij perdori ndjeshmerine e nenave te tyre per femijet qe kishin humbur jeten ne lufte, te drejte apo te padrejte ate nuk e dime, them qe do na i thote zoti Kaloēi se nese ata do te kishin qene gjalle do te kishinqene me te drejte se keta qe jan pinjollet e tyre sot.
    Une nuk jam fare per regjimet totalitare por nuk kuptoj qe keto artikuj ēfare qellimi kane dhe ēfare i sherbejne zhvillimit te sotem, kur dime dhe po shohim perdite skena te njejta edhe sot. MUnd te na shpjegoje pak zoti Kaloshi se ēare ishte skema e kryehajdutit Nano per katarsis. Ishte lufte per pushtet apo e hengri meraku per popullin. Se me sa pame ata qe i shahu i vuri qe te gjithe ne pushtet kurse une dhe ti meremi me Fejzot e vrare ne 43. Te lutem me gjej pak kush e Vrau Azem Hajdarin ne 1998 dhe jo fejzon ne 43!. Ta them une Lufta per PARA, dhe PUSHTET. Sa per ty e mu te jesh i sigurt se nuk i ka shkuar ne mend asnjeriu!
    Te me falesh qe i shkruajta te gjitha keto por nuk arij te kuptoj se ēfare arrijme ne te perfitojme nga keto qe ke shkruar, perveē nje grupi te vogel qe nuk e dime se ku don te dale! Ta shohim me vone.
    instruktori

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    peshkatare..keto shkrime jane marre nga Gazeta shqiptare dhe jane HISTORI..
    Le te ngelen dhe ne arkivin e Forumit e ti lexoj kush te doje..
    --------------------

    -------------

    gaz.shqiptare sot
    ---------------------------

    DOSSIER

    Pėr herė tė parė "Gazeta" publikon njė dokument tė Arkivit tė Shtetit, nė tė cilin Gogo Nushi i raporton Enver Hoxhės se Myslym Peza dekonspiroi vrasjen e Gjinishit

    Gogo Nushi: "Enver, Myslymi tha se Gjinishin e vramė ne"
    Dėshmia e Gogo Nushit: "Kur mėsuam nga Radio-Bari pėr vrasjen e Mustafa Gjinishit, ia njoftuam atė gjė Myslym Pezės, i cili u hidhėrua shumė por nuk tha asnjė fjalė. Mbas disa orėsh kur filloi tė pinte raki, nė prezencė tė 50-60 vetave ai tha: Mustafėn e kanė vrarė shokėt se ai ishte mė i zoti se ata. Atij nuk ia dhanė vėndin qė meritonte. E kėrkova tė vinte nė Pezė si Mustafėn ashtu dhe Hsan Reēin, por nuk mė lanė Ramadan Ēitaku me shokė, qė ju dhjes musteqet. Mustafa ma tha qė nė Pėrmet, se do e dėrgonin andej nga Dibra dhe atje do e ēduknin"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Lidhur me misteret e vrasjes sė njė prej personaliteteve mė tė rėndėsishėm tė Luftės Antifashiste, nėnkolonel Mustafa Gjinishit, ish-antarit tė Kryesisė sė Kėshillit Nacional-Ēlirimtar dhe Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė partizane, vrasje e cila si nė atė kohė dhe mė pas bėri bujė tė madhe pėr vetė personalitetin dhe autoritetin e padiskutueshėm qė gėzonte Gjinishi, si tek komunistėt ashtu dhe tek nacionalistėt dhe gjithashtu edhe pėr rrethanat qė e ēuan udhėheqjen e lartė komuniste pėr eleminimin e tij, "Gazeta" ka shkruar nė dy numra rradhazi tė saj nė rubrikėn Dossier nė, nė datat 4-5 nėntor tė vitit tė kaluar. Nė ato dy shkrime u bėnė publike dėshmitė e dy prej njerzve mė tė afėrt tė Enver Hoxhės gjatė periudhės sė Luftės: sekretares sė tij nė Shtabin e Pėrgjithshėm L.R. dhe Shyqėri Kėllezit, i cili ka qenė roje personale i Enverit. Pas Luftės, Kėllezi ka qenė antar i Komitetit Qėndror dhe nė vitin 1980-tė pasi kishte dalė nė pension u dėnua me tetė vjet burg-politik si armik i popullit. Nė ato dy dėshmi tė dhėnė prej tyre, hidhet dritė mbi tė vėrtetėn e vrasjes sė Mustafa Gjinishit, e cila u krye me urdhėrin e Enver Hoxhės, pas porosive tė dy emisarėve jugosllavė Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviē. "Gazeta" e pa tė udhės t'i rikthehet edhe njėherė asaj ngjarje tė largėt, nisur nga dokumentet e reja arkivore qė na u vunė nė dispozicion nga Arkivi Qėndror i Shtetit, nė tė cilat ndriēohet mė sė miri e vėrteta e vrasjes sė Mustafa Gjinishit prej krerėve komunistė.

    Kush ishte Mustafa Gjinishi
    Mustafa Gjinishi u lind nė vitin 1910-tė nė njė fshat tė vogėl nė afėrsi tė Peqinit dhe familja e tij nė atė kohė ishte njė nga mė tė njohurat e asaj zone. Babai i tij Adem Gjinishi, nė fillimin e viteve 1920-tė, u bashkua me grupin e politikanėve qė udhėhiqeshin nga Fan Noli dhe gjatė fushatės elektorale pėr zgjedhjet Paralamentare tė vitit 1923 ai u vra nė rrethana tė panjohura, por ajo vrasje iu atribua kundėrshtarėve tė tij politik. Sipas disa dėshmive tė bėrė publike nė atė kohė, thuhet se vrasėsit e tij ishin njerzit e Shefqet Vėrlacit tė cilin Ademi e kishte kundėrshtar politik. Nga fundi i viteve 1920-tė Mustafa Gjinishi mundi qė tė pėrfitonte njė bursė shtetėrore pėr tė vazhduar studimet nė shkollėn Teknike amerikane tė Harry Fultzit nė Tiranė. Ajo bursė iu akordua nga Mbreti Zog, i cili e kishte si zakon qė tė ndihmonte familjet dhe fėmijėt jetim tė tė gjithė kundėrshtarėve tė tij politikė. Pas mbarimit tė asaj shkolle nė Tiranė me rezultate shumė tė mira, Mustafa Gjinishi u kthye pranė familjes sė tij qė jetonte nė afėrsi tė Peqinit, tė cilėt vazhdonin tė ishin nė armiqėsi si me Vėrlacėt ashtu dhe me Qeverinė e Mbretit Zog, prej tė cilėve patėn dhe probleme si familje. Nisuar nga ajo situatė ku ndodhej familja e tij, Mustafai u detyrua tė emigronte jashtė Shqipėrisė dhe u vendos nė Jugosllavi ku dhe fitoi azilin politik. Gjatė periudhės sė emigracionit nė Jugosllavi, Gjinishi u punėsua pėr disa kohė si pėrkthyes pranė ambasadės britanike nė Beograd, meqėnse ai njihte mirė gjuhėn angleze tė cilėn e kishte mėsuar nė shkollėn amerikane nė Tiranė. Pas agresionit fashist ndaj Shqipėrisė nė vitin 1939-tė, Mustafai u bashkua me Abaz Kupin, Mustafa Kaēaēin si dhe disa emigrantė tė tjerė politikė qė pas pushtimit italian kishin emigruar nė Jugosllavi. Nė kuadrin e organizimit tė Luftės Antifashiste nė Ballkan, gjė e cila ishte marrė pėrsipėr nga anglo-amerikanėt, aty nga fillimi i vitit 1942, me ndihmėn e majorit britanik Crissp, Gjinishi u kthye nė Shqipėri sė bashku me Abaz Kupin e Mustafa Kaēaēin. Gjatė kthimit nė mėnyrė ilegale pėr nė Shqipėri, ata kaluan nga Dibra ku morėn kontakt dhe me Haxhi Lleshin dhe sė bashku me tė erdhėn nė Tiranė ku Gjinishi hyri menjėherė nė lidhje me Myslym Pezėn, i cili ishte miku mė i ngushtė i babait tė tij Adem Gjinishit. Pas takimit me Myslym Pezėn, Gjinishi sė bashku me Koēo Tashkon u caktuan nga ana e Komitetit Qėndror tė PKSH-sė qė tė merrnin kontakte me nacionalistėt dhe t'i ftonin ata tė bashkėpunonin nė interes tė Luftės me Frontin dhe PKSH-nė. Pėrpara se tė mbahej Konferenca e Pezės, Gjinishi me Koēo Tashkon kishin hartuar njė platformė ku kėrkonin qė Partia Komuniste tė afronte nė rradhėt e Frontit tė gjithė nacionalistėt antifashistė qė kishin dhėnė prova se ishin pėr luftė kundėr italianėve. Nė atė platformė, pėrveē emrave konkret si Muharrem Bajraktari e Abaz Kupi, ata kėrkonin qė nė rradhėt e Frontit tė thėrriteshin dhe klerikėt katolikė tė Veriut tė cilėt kishin kundėrshtuar pushtimin fashist tė Shqipėrisė. Po kėshtu ata kėrkuan ardhjen nė Front edhe tė Mehdi Frashėrit qė kishte qenė i internuar nga italianėt. Por nė realizimin e asaj platforme, ata shihnin si pengesė kryesore Enver Hoxhėn, i cili mbante njė qėndrim armiqėsor ndaj nacionalistėve. Dhe duke qenė se nuk e realizuan dot idenė e tyre pėr Frontin, Koēo Tshko disa ditė pas Konferencės sė Pezės i bėri njė letėr tė gjatė Kominternit, ku akuzonte dhe denonconte direkt qėndrimin e Enver Hoxhės. Gjatė periudhės sė Luftės, Mustafa Gjinishi u zgjodh nė organet dhe forumet mė tė larta qė udhėhiqeshin nga Partisė Komuniste, si Kėshilli Antifashist Nacional-Ēlirimtar qė pėrbėhej prej shtatė vetash dhe antar i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Nacional-Ēlirimtare qė u formua mė dhjetė korrik 1943 nė Labinot tė Elbasanit. Po kėshtu nė Konferencėn e Mukjes Gjinishi u zgjodh Sekretar i Mbledhjes ku u arrit edhe marėveshja e famėshme qė u prish mė pas nga Enver Hoxha.

    Dėshmitė e Enverit pėr Gjinishin
    Lidhur me karakterin e Mustafa Gjinishit dhe ardhjen e tij nė Shqipėri, Enver Hoxha nė kujtimet e tija, midis tė tjerash ka shkruar: "Gjinishi ishte njeri i zgjuar, dinamik, aktiv, por mėndjemadh, i mbyllur ndaj nesh dhe jo i sinqertė. Fliste me gjestes pėr tė krijuar autoritet. Donte tė tregonte se kishte lidhje dhe influencė tė madhe tek Myslym Peza si edhe nė shumė rrethe nacionalistėsh antifashistė e linte tė kuptohej se nė kėto rrethana i dėgjohej shumė fjala dhe kėshillat e tij. Lidhur me njerzit qė takohej, nuk na thoshte asgjė konkrete . Mė vonė mėsmuam se ku ishin "bazat" dhe "mbėshtetja" e tij. Gjoja ilegal ai bridhte me anėembanė Tiranės me syze tė zeza, me rroba blu, herė me qillota, herė me borsalinė dhe herė me kasketė tė veshur me kapardinė tė bardhė dhe mbante njė ēantė tė zezė nė dorė, ku kishte letra, njė dhjetshe turqie dhe disa bomba jugosllave. Njerzit tanė na raportonin se ai shkonte dhe takohej me Irfan Ohrin, Mithat Frashėrin, Sheh Karbunarėn, Kamber Qafmollėn, Abaz Kupin e tė tjerė. Se ē'bisedonte me ta, pak gjėra konkrete na thoshte. Me ardhjen e misionit englez, Gjinishi na u kapėrdis si maēoku nė thekėrr, megjithėse edhe ai edhe ata ruaninin aparencat. Mustafa"i gėzueshmi", "interesanti", dhe i "sinqerti" siē thoshin anglezėt pėr tė, kishte avantazhin se dinte anglisht dhe mund tė fliste lirshėm me ta, e tė pėrkthente mbarė e prapė. Mundoheshim tė bėnin lidhjen midis disa takimeve tė anglezėve me personalitete "nacionaliste" dhe takimeve qė pati bėri Mustafa mė parė me kėtė njerėz qė tash ishin hapur me Ballin, por megjithatė atė akoma nuk e kishim gjetur fillin e shtjellimit tė kėtij lėmshi". Po kėshtu nė kujtimet e tij Enveri ka shkruar se nė atė kohė ai kapi njė sinjal nga Radio BBC qė i drejtohej "Tafarit" , i cili sipas tij ishte pseudonimi i Gjinishit, gjė tė cilėn ia kishte konfirmuar edhe Mustafa Kaēaēi. Pas kėsaj Enveri shkruan se e thėrriti Ginishin nė Labinot dhe aty e detyroi qė tė tregonte tė vėrtetėn se ishte agjent i anglezėve dhe Gjinishi e pranoi se ishte bashkėpuntor i tyre pėr tė mirėn e Shqipėrisė. Sipas Enverit, Gjinishi, lidhjet me anglezėt i kishte filluar qė kur ishte nė Jugosllavi me nėnkolonelin Hill dhe ai e kishte nisur atė nė Shqipėri bashkė me Abaz Kupin. Pėr kėtė takim Enveri ka shkruar: "Pas disa orėsh rrahje mendimesh nė mes nesh, duke peshuar ēdo gjė: rrethanat e luftės, rrethin shoqėror dhe njohjet e Gjinishit, rrezikshmėrinė e tij, veprimet e tija tradhėtare, karakterin e tij fodull, bajraktar, pohimin e plotė tė veprimtarisė, vendosėm tė mos e dėnonim me vdekje. Ne e falėm sepse ai na dha fjalėn se do tė mbeste besnik i partisė, por ai s'u bė kurrė njeri i mirė, vazhdoi rrugėn e tradhėtisė dhe ishte e mbeti agjent i anglezėve. Nė prag tė Kongresit tė Rinisė nė Helmės, u takova me nėnkolonelin anglez Lik, i cili kishte dijeni se ne do tė mbanim njė Kongres. Ja dhe njė shenjė tjetėr mendova se anglezėt do tė kishin ndonjė informator nė rradhėt tonė dhe ai informator ishte Mustafa Gjinishi. Kjo gjė kishte kohė qė ishte bėrė e qartė pėr mua. Teksa po largoheshim nga Helmėsi nė drejtim tė Staraveckės, Gjinishi qėndroi i fundit dhe pasi kujtoi se nuk kishte njeri tjetėr mbrapa, vrapoi nė njė kthesė dhe u takua me njė oficer anglez i cili i dha atij njė letėr. Mustafai e ktheu kokėn dhe posa e pa qė ne e diktuam, e futi letrėn nė xhep dhe vazhdoi rrugėn. Kur i kėrkuam qė tė na dorzonte letrėn, ai na tha: "Letrėn nuk e dorzoi i gjallė". Dhe nuk e dorzoi qė se dorzoi. E shamė dhe nuk i lamė gjė pa thėnė, por ai vetėm tha: "Bėni ēfarė tė doni, i tillė jam dhe i tillė do tė mbetem". Mė pas Enveri shprehet se pėr atė gjė vuri nė dijeni shokėt dhe se e kėrcėnoi pėrsėri Gjinishin se po tė vazhdonte atė rrugė do tė jepte urdhėr ta arrestonin dhe se Myslym Peza i kėrkoi qė tė bėhej kryetar i gjyqit pėr dėnimin e tij. Ndėrsa lidhur me vrasjen e Gjinishit, Enver Hoxha nė kujtimet e tij ka shkruar: "Pas Kongresit tė Pėrmetit, Gjinishin e dėrguam ne Veri, pranė reparteve partizane. Pėrsėri me indulgjencė e trajtuam atė njeri. Por ujku qimen ndėrron, por zakonin se harron. Edhe atje pavarėsisht nga grushti i rėndė qė kishte ngrėnė, ai nuk i linte manovrimet dhe batakēillėqet pėr tė goditur partinė. Nė gushtin e vitit 1944 njė oficer anglez mė dėrgoi njė mesazh qė kishte ardhur nga Kuartieri i tij i Pėrgjithshėm nė Bari tė Italisė, ku thuhej: "Pėr Gjeneralin Hoxha. Me regret ju njoftoj se Mustafa Gjinishi, u vra nė Frontin e Divizionit tė Parė. Ai dhe Smithi ishin vėnė nė pusi prej njė patrulle gjermane. Smithi shėndosh. Humbje e madhe pėr kauzėn aleate". Dhe nė fund vetė oficeri nga ana e tij shtonte: "Gjinishi ishte njė mik i madh i yni". Nga ai dokument dilte mė se e qartė se ē'humbje qe pėr anglezėt vdekja e Gjinishit. Po aq e qartė ishte dhe pėr ne, se ai ishte dhe mbeti deri sa vdiq pėrkrah mister Smithit, njeriu i anglezėve, agjent e shėrbėtor i tyre".


    Letra e Gogo Nushit dėrguar Enver Hoxhės

    KOMITETIT QĖNDROR PARTIA KOMUNISTE SHQIPTARE
    Tė dashur shokė: Parmbrėmė mėsuam nga Radio Bari, vrasjen e Mustafa Gjinishit. Ja njoftuam Myslymit i cili u hidhėrua shumė, por nuk tha asnjė fjalė. Mbas disa orėsh, mbasi filloi tė pij raki, pėrpara mė shumė se 50-60 vetave filloi tė flasi. Nė mes shumė fjalėve tė tjera tha dhe kėto: "Mustafanė e kanė vrarė shokėt sepse ai ishte mė i zoti se ata. Kėtij nuk i dhanė vėndin qė meritonte. E kėrkova tė vinte nė Pezė si Mustafėn ashtu dhe Hasan Reēin, por nuk mė lanė Ramadan Ēitaku me shokė tė cilėve ju dhjes mustaqet. Mustafa, pėrpara se tė largohej nga Pėrmeti mė tha se do tė mė dėrgojnė andej nga Dibra dhe atje do mė ēdukin. Tė mos qemė unė e Mustafa, nuk do tė kishte asgjė nė Shqipėri. Neve kemi luftue. I dhamė komandėn e Divizionit tė I-rė Daliut (Dali Ndreu), i cili gjatė dimrit nuk qe i zoti tė mbante nė kėmbė as 20 veta, por erdhi dhe u pėrplas nė Pezė". Urrejtje tė madhe ēfaqi Baba kundėr Daliut, Bacės (Ramadan Ēitaku) dhe Haxhiut (Haxhi Lleshi). Unė nė fillim nuk in thashė gjė, pse e pashė se nė ēfarė gjėndje qe, por…" Pezė 31.8.1944 Tė fala shoqėrore Hyseni (Pseudonimi i Gogo Nushit) firma. (Arkivi i Shtetit. F.14 / AP. D. 44 V.1944 Fl. 41, 42, 45)


    Njoftimi i Enverit pėr vrasjen e Gjinishit

    URDHĖR DITE I USHTRISĖ NACIONAL-ĒLIRIMTARE
    Nė frontin e Maqellarės dhe Dibrės ku forcat e Divizionit tė Parė sulmues, nėn komandėn e gjeneral-major Dali Ndreut, pesė ditė rresht luftuan me tėrbim kundėr forcave tė mėdha gjermane e zogiste tė cilat u shpartalluan keqas me humbje tė mėdha, ra dėshmor nė fushėn e nderit, shoku ynė, nėnkolonel Mustafa Gjinishi, Antar i Kryesisė sė Kėshillit Nacional-Ēlirimtarė dhe Antar i Shtabit tė Pėrgjithshėm, nėnkolonel Mustafa Gjinishi, luftėtar i palodhur dhe i pa trembur, pa kursyer asgjė dha jetėn nė vijat e para tė luftės pėr ēlirimin e Atdheut dhe tė Popullit Shqiptar. Humbja e tij duhet tė na nxisė pėr tė ashpėrsuar edhe mė tepėr luftėn kundėr okupatorit dhe shėrbėtorėve tė tij. Nė shenjė zie dhe pėr tė nderuar kujtimin e shokut nėnkolonel Mustafa Gjinishit, urdhėrojmė qė tė gjitha repartet e Ushtrisė nacional-Ēlirimtare, tė unjin flamurin e tyre nė gjysėm shtizė, pėr tri ditė rrjesht qė prej ditės sė sotme. Lavdi heronjve tė rėnė nė fushėn e nderit.

    V.F. L.P. Mė. 26.8.1944 Komand. i Pėrgj. I Ushtrisė nacional-Ēlirimtare
    Gjeneral-kolonel Enver Hoxha (Arkivi i Shtetit F.41 / AP D.158 V. 1944 Fl.8)

    ------------

Tema tė Ngjashme

  1. Cila ngjyrė u shkon buzėve tė mia?
    Nga ABIGAIL nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 06:50
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-05-2009, 06:57
  3. Njė tjetėr vrasje mafioze nė Durrės
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 16-07-2005, 15:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •