Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 19
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Mijëra pelegrinë zbarkojnë te Shën Joan Vladimiri

    Mijëra pelegrinë, zbarkojnë te Shën Joan Vladimiri

    E Dielë, 05 Qershor 2005

    ELBASAN - Mijëra pelegrinë nga i gjithë vendi dhe vendet fqinje si Mali i Zi, Serbia, Bullgaria, Greqia etj, kanë marrë pjesë dje, në festën dhe panairin e Shën Joan Vladimirit, manastiri i të cilit ndodhet në fshatin Shijon, 9 km larg qytetit Elbasan. Historia e manastirit të Shën Joan Vladimirit zë fill që para shekullit të XI në kohën e dyndjes së sllavëve në Ballkan e Arbëri. Sipas gojëdhënës, princi malazez Joan Vladimiri përshkonte shpesh rrugën e vjetër Egnatia dhe sa herë që kalonte në Elbasan, kthehej e lutej në një manastir të vogël në afërsi të fshatit që sot mban emrin Shijon. Princi ishte i martuar me motrën e Carit të Bullgarisë, por ky i fundit e shihte me xhelozi princin dhe kishte frikë se një ditë do t'i rrëmbente fronin. Ndaj organizon një komplot dhe e ekzekuton në rrugën e vjetër Egnatia. Kali me trupin dhe kokën e prerë të Joanit që e mbante në dorë, vjen në manastirin ku falej i zoti. Banorët u mahnitën nga çka panë ndaj e varrosen princin në manastir. Në shekullin e XIV princi shqiptar Karl Topia ngriti një manastir për lavdinë e tij, 4 herë më të madh se ai i pari. Që nga ajo kohë manastiri i Shën Joan Vladimirit u kthye qendra më e rëndësishme fetare në vend dhe çdo 4 Qershor në të organizoheshin panaire me pjesmarrjen e pelegrinëve nga i gjithë rajoni. Manastiri u ruajt në gjendje të mirë deri në çerekun e parë të shekullit XX. Në vitin 1944 ai u dogj nga gjermanët. Bashkë me panairin u dogjën dokumenta me vlera të papërsëriteshme. Fshatarët perreth shpëtuan ç'të mundnin. Gjatë viteve të diktatures shteti nuk tregoi asnjë kujdes për veprën monumentale të mesjetës. Pas viteve 90 pelegrinët nisën të festonin festën e Shenjtit. Lipsani ose arka me eshtrat e tij ruhet në Mitropolinë e Tiranës dhe udhëton një herë në vit për në Elbasan vetëm me rastin e festës. Origjina e Shenjtit është bërë mollë sherri mes popujve sllavë. Malazezët, Serbët, dhe Bullgarët kërkojnë t'u njihet origjina e Shenjtit. Madje kjo çështje duket se ka përfshirë edhe sferat e larta të politikës. Sot me rastin e festës ishte i pranishëm edhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Serbisë në Shqipëri Dr. Marko Camaj. Ai, u shpreh se ndjen një kënaqësi të veçantë që merr pjesë në festën e Joan Vladimirit. Bashkë me mua, tha ai, kanë ardhur edhe një grup biznesmenësh të cilët po shohin mundësine e investimit në këtë zonë. Sipas pedagogut të Akademisë Teologjike në Shën Vlash të Durrësit, Dhimitër Qosja, manastiri i Shën Joan Vladimirit ka luajtur një rol të madh në krishtërimin e popujve sllavë. Por cilado që të jetë origjina e tij, Shën Joan Vladimiri i përket të gjithë popujve të Ballkanit.

    Fatos Salliu
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 06-06-2005 më 02:28

  2. #2
    menefregist Maska e WaRrIoR
    Anëtarësuar
    04-09-2003
    Vendndodhja
    Me nei plazh tropikal
    Postime
    191
    Ikonografia!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Festa e Shen Joan Vladimirit, besimtaret dyndje per te prekur eshtrat e tij

    E Hene, 05 Qershor 2006

    Eshte festuar me madheshtine e nje Shenjti dita e Shen Joan Vladimirit ne manastirin me te njejtin emer ne fshatin Shijon te Elbasanit. Besimtare te ardhur nga te kater anet e vendit dhe nga Rajoni kane festuar dje 4 qershorin diten qe i kushtohet Shenjtit qe bashkon popujt e Ballkanit. Me kete rast jane zhvilluar ceremoni fetare ne manastirin e Shen Gjonit nje nder objektet me te rendesishme te historise, fese dhe kultures ne Shqiperi. Heret ne mengjes, besimtare ortodokse por edhe te besimeve te tjera fetare ne Shqiperi jane drejtuar per ne manastirin e Shen Joan Vladimirit i cili ndodhet ne fshatin Shijon te komunes Bradashesh ne Elbasan. Sipas tradites besimtaret kane ndezur qirinj dhe kane takuar lipsainin me eshtrat e shenjtit te cilat administrohen nga Mitropolia e Tiranes. Per besimtaret ortodokse 4 qershori cilesohet si dite e vecante pasi ne kete dite ka vdekur Shenjti Shen Joan Vladimir me origjine nga Kraja e Malit te Zi. Ka renbe ne sy prania e mjaft besimtareve te ardhur nga Mali i Zi. Kane qene te pranisehm me kete rast perfaqesues me te larte te fese ortodokse ne Shqiperi, perfaqesues te pushtetit qendror dhe lokal. Duke vleresuar permasat e kesaj feste e cila i kalon kufijte Kombetare, keshilli i komunes Bradashesh e ka shpallur 4 qershorin feste zyrtare te kesaj komune. Komuna Bradashesh kishte organizuar nje sere aktivitetesh artistiko-kulturore me rastin e festes. Zv. Kryepeshkopi i Tiranes, Durresit dhe gjithe Shqiperise, Ilia Ketri pasi ka uruar besimtaret eshte shprehur se " 4 qershori tregoi edhe njehere tolerancen dhe bashkejetesen e shkelqyer fetare qe ekziston ne vendin tone. Shen Joan Vladimiri eshte nje Shenjt Ortodoks por ai nderohet dhe adhurohet edhe nga besimtare te besimeve te tjera fetare. Per fat te mire Mitropolia e Tiranes dhe sinodi i Shenjte kane eshtrat e tij te cilat sillen cdo 4 qershor ne manastirin qe mban emrin e tij". Fatos Salliu

    Kush eshte Shen Joan Vladimiri

    Shen Joan Vladimiri ka lindur ne Kraje te Malit te Zi. U vra me 14 qershor te vitit 1015 ne Prespe ne nje beteje kunder Bullgareve. Kisha e shpall Shenjtor pasi vec adhurimit qe kishte ne Perendi, Shen Joan Vladimiri perhapi besimin e vertete duke kthyer jobesimtaret ne te krishtere. Ai eshte themelues i disa manastireve, i kishave dhe institucioneve fetare ne disa vende te Ballkanit. Pas vrasjes u varros ne Kraje nga e shoqa Kozara. Perandori bullgar Mihal Komneni e zhvarros dhe e sjell lipsanin me eshtrat e tij ne Durres. Ne vitin 1381 Karl Topia qe e konsideronte veten mbret te Shqiptareve, e sjell lipsanin ne manastirin e Shen Joan Vladimirit. Ai nderton nje manastir 4 here me te madh dhe vendos stemen e tij ne hyrje te tij. Qe nga ajo kohe manastiri i Shen Joan Vladimirit kthehet qendra me e madhe fetare, kulturore dhe historike ne Shqiperi. Per famen qe kishte manastiri ishte ne rivalitet me akademine e Voskopojes.

  4. #4
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet në Bllog
    1
    Perseri kete vit me 4 Qershor u festua Shen Joan Vladimiri, ne Kishen dhe Manastirin e fshatit Shijon ne zbritje te Qafes se Kerrabes ne Elbasan. Festimi filloi qe me daten 03.06.2010 me agripnine e gjate e cila mbaroi rreth ores 03.00 te dates 04.06.2010 dhe u drejtua nga Hiresia e Tij Nikolla, Episkop i Apolonise. Ishte prezent edhe nje prift dhe disa besimtare malazeze.Mijera njerez ishin dyndur ne kete Manastir per te festuar emrin e ketij martiri te madh. Eshte priviliegj per ne qe lipsani i Tij ndodhet ne Kishen OASH.
    Gezuar festen e Shen-Joan Vladimirit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 07-06-2010 më 08:16
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #5

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126
    u vra me 22 maj kalendari grigorian dhe 4 qershor kalendari julian.

  7. #7
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Emri i fshatit Shijon ka pikerisht emrin e She Gjonit ose Shen Gjinit.Ndoshta ka qene sllav por pse jo mund te kete qene shqiptar.Nejse,ai sidoqofte i perket te gjithe atyre qe e besojne dhe me duket pozitive ardhja e te huajve ne kete vend pelegrinazhi.Qeveria por edhe individet duhet te investojne ne kete zone ne menyre qe ky pelegrinazh te kthehet ne tradite dhe ne kete menyre te terheqi sa me shume vizitore, gje qe e cila do te rriste te ardhurat ekonomike te zones.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126
    Festa ndryshe quhet edhe si panairi i Shen Joan Vladimirit i cili zhvillohej gjate nje jave ne qershor atehere kur edhe festohej festa e Shen Joan Vladimirit, duke qene edhe panairi me i madh i Elbasanit nga tre te tille qe zhvilloheshin ne kete qytet. Por nuk ka rendesi shume ana ekonomike sot sesa ajo shpirterore, Ajo qe duhet punuar eshte kthimi i tradites se besimit dhe respektit per ato qe jo vetem jane vlera shpirterore, por edhe materiale. Pastaj te mirat materiale edhe per zonen edhe per manastirin nuk do te mungojne. Sot njerezit jane aq te cuditshem sa e quajne bekim te kepusin lulet, deget e pemeve etj. Keto gjera dikur nuk ndodhnin, ketu duhet punuar te fillojne te trajtojne me kujdes cdo objekt e krijese, sepse duke keputur e shkaterruar nuk sjell begati, por rrenim, rrenimi sjell shkretetizim e keshtu me radhe kjo krijohet ne tradite dhe tradita e re nuk nderton por hap vetem gropa te cilat nuk eshte kollaj t'i mbyllesh.

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Po me dhimset ai manastir qe simbas mendimit tim qenka djegure e verteta shqiptare .Kure e verteta shqiptare djeget ,vin tjert nisin themele te reja me gure te vjeter e ndertojn historia te reja ,dhe at per vete jo per ne.Mite mite qe tjert ju besojn e ne as te vertetave ,sepse nuk bejm histori per veti po per tjert .

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Mijëra pelegrinë zbarkojnë te Shën Joan Vladimiri

    Sot me kalendarin gregorian festohet dita e Shen Joan Vladimirit,por ne fshatin Shijon te Elbasanit(ne manastirin ku ruhet edhe nje pjese e lipsanit te tij) kremtohet madherishem ne 4 qershor sipas kalendarit Julian.

    Shen Joan Vladimiri
    Lindi në fshatin Vladimir (nga del dhe emri i tij) të Krajës, në Malin e Zi afër Shkodrës, dhe u bë mbret. Ishte i drejtë dhe i pastër në moral dhe ndihmoi në shtrirjen e Orthodhoksisë. Një herë, duke udhëtuar në shtetin e tij me gjeneralët, dalloi në një pyll afër Elbasanit një shqiponjë. Shqiponja kishte në krahët e saj një kryq të ndritshëm, të cilin e lëshoi në tokë para se të fluturonte dhe të zhdukej i cili ishte engjëll! Monarku mori kryqin me devotshmëri e frikë, e vendosi në një kishë, që ngriti në vend më vonë. Bashkëshortja e tij e përkushtuar, Kozare, ishte motra e carit Bullgar, Vladisllavit (1015-1018). Ai, për të zotëruar mbretërinë e Joanit, e ftoi në kryeqytetin e tij, Ohrin, mbasi iu betua në Ungjill dhe në një kryq druri shumë të respektuar të shenjtit se nuk do t’i bënte keq. Ai u bind, ndërkaq tinzari e goditi fort me shpatë në qafë, por më kot. Atëherë Joani tolerant i dha kryqin duke i thënë: “E tradhtove. Por merre këtë dhe do të më vrasësh”. Më pas këshilloi shoqëruesit e tij të mbrojnë Orthodhoksinë, të qeverisin drejt popullin dhe të mos marrin hak për vrasjen e tij që të mos derdhet gjak “vëllazëror” pra duhej të ishte bullgar, pasi e dimë se nuk ishte shqiptar, por i deshi shqiptarët tej mase. Vladisllavi me të vërtetë i preu kokën, ndërkaq “martiri” mori kokën e tij në duar! Kalëroi kështu deri në kishën e ngritur prej tij në Elbasan, në të cilën edhe u varros më 22.5.1015. Kozarja mbeti për gjithë jetën në një godinë që ndërtoi përbri kishës. Kompleksi u zhvillua në manastir, i cili u shkatërrua dhe u ringrit në mënyrë të përsëritur. Sot i gjithë kompleksi manastirial u ringrit përsëri. Aty është vendi ku zhvillohen kampingjet kishtare të vajzave. Lipsanet e shenjta mrekullibërëse mbas transportimesh të ndryshme ruhen tashmë në Tiranë, derisa t’i kthehen manastirit kur ai të rifunksionojë. Vladimir, rusisht = zotëruesi i paqes (ose i botës).

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Për: Mijëra pelegrinë zbarkojnë te Shën Joan Vladimiri

    Citim Postuar më parë nga murik Lexo Postimin
    Emri i fshatit Shijon ka pikerisht emrin e She Gjonit ose Shen Gjinit.Ndoshta ka qene sllav por pse jo mund te kete qene shqiptar.Nejse,ai sidoqofte i perket te gjithe atyre qe e besojne dhe me duket pozitive ardhja e te huajve ne kete vend pelegrinazhi.Qeveria por edhe individet duhet te investojne ne kete zone ne menyre qe ky pelegrinazh te kthehet ne tradite dhe ne kete menyre te terheqi sa me shume vizitore, gje qe e cila do te rriste te ardhurat ekonomike te zones.
    Po eshte sllav madje bullgar me me saktesi pavaresisht se pretendohet nga malazezet e serbet, por familja e tij princerore ishte bullgare. Por pak rendesi ka origjina nder shenjtoret ortodokse pasi shenjtori e ka vertetuar kete me cudine qe u ndodhi serbeve kur pushtuan gjate luftes se pare ballkanike Elbasanin ne te cilin ata vendosen te marrin dhe arken ku ndodhej shenjtori, por cudia ishte sepse ai rendonte aq shume pavaresisht se jane vetem eshtrat dhe kjo i detyroi ta kthejne ne manastir pa arritur te kalojne as perroin e Kushes ngjitur me muret e manastirit. Kjo dhe shume mrekulli te tjera ne shekuj e vitet e fundit e kane forcuar respektin e elbasanasve dhe jo vetem ndaj ketij shenjtori i cili vazhdon te na tregoje se e do popullin i cili kujdeset per manastirin e tij duke mos pranuar te largohet.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Mijëra pelegrinë zbarkojnë te Shën Joan Vladimiri

    Shën Joan Vladimiri, festa që bashkon popujt dhe politikanët

    Në shekuj ka bashkuar popujt, së fundmi edhe politikanët. U festua në Shijon të Elbasanit festa e Shën Joan Vladimirit, shenjtit që ka simbolizuar në histori tolerancën dhe bashkëpunimin mes njerëzve. Dhe sivjet sërish nuk ishte një rastësi. Mes qindra e qindra besimtarëve kanë qenë të pranishëm edhe drejtuesit e fushatës së PD-së dhe PS-së ministri Arben Imami dhe Ben Blushi.

    Autoritetet lokale u pritën në një takim të veccantë nga episkopi hirësia Nikolla. Dy drejtuesit janë ndodhur përballë dhe i kanë shtrënguar duart njëri-tjetrit duke lënë mënjanë ndasitë partiake në një festë që në fakt bashkon gjithë shqiptarët dhe ballkanasit pa dallim.

    Pas fjalës së mirëseardhjes së episkopit Nikolla Imami dhe Blushi kanë uruar besimtarët për festën. Vetë episkopi ka uruar që zgjedhjet e 23 qershorit të shkojnë mbarë dhe deputetët e dalë t’i shërbejnë popullit. Mesazhe urimi janë përcjellë edhe nga kryetari i komunës Sabri Sallaku, kryetari i Bashkisë Qazim Sejdini, deputeti Luciano Boci etj.

    Imami e ka quajtur një festë të paqes dhe mirëkuptimit. “Kjo është një ditë ku nga zemra urojmë të gjithë besimtarët për këtë festë që është festa e Shën Joan Vladimiri. Është një ditë ku i kthehemi disa vlerave themelore dhe i kapërcejmë edhe dasitë e vogla që duhen kapërcyer. Është një ditë ku duhet të mendojmë për paqen e mirëkuptimin”. Ndërkohë Ben Blushi nuk ka dashur të bëjë asnjë deklaratë politike. “Sot nuk është ditë për politikë. Është festë dhe kjo është arsyeja që jam sot këtu. Dua t’i uroj të gjithëve një ditë të mbarë”. Ndërkohë Episkop Nikolla, që ka drejtuar edhe ceremoninë e përvitshme në manastir dhe pritjen për autoritetet është shprehur vështirësitë janë shtuar dhe shenjtorëtët duhet të jenë shembulli i bashkimit dhe i paqes. I pyetur pas pritjes së politikanëve në manastir, ai ka komentuar zgjedhjet si një moment i vetëdijes së çdo personi për votën e tij. “Mesazhi është ai i shenjtorëve dhe i thamë se çdo person i çdo feje është një qytetar i përgjegjshëm për veten e tij dhe ka të drejtën të votojë këtë të dojë. Urojmë të kemi një situatë të qetë e të paqshme dhe urojmë që personat që do të zgjedhë populli ta përfaqësojnë sa më denjësisht atë dhe të mendojnë për popullin”.

    Në këtë ceremoni ndryshe nga vitet e tjera janë takuar dhe ulur përballë Arben Imami dhe Ben Blushi. Pasi kanë shtrënguar dorën njëri-tjetrit ata nuk kanë pasur shkëmbim fjalësh midis tyre, por mesazhet e përcjella edhe gjatë këtij takimi ku ishin bashkë dy kundërshtarët e qarkut të Elbasanit kanë qenë mesazhe paqeje dhe një fushate që do të ndiqet nga toleranca dhe mirëkuptimi.

    Shën Joan Vladimiri është festa që i përket princit me origjinë malazeze me të njëjtin emër, të cilit iu pre koka nga mbreti bullgar. Sipas legjendës, kali me kokën e prerë qëndroi në manastirin e Shën Joanit dhe që në atë kohë njerëzit besuan në shenjtërinë e tij. Më vonë Karl Topia që e konsideronte veten mbret të shqiptarëve e rivarrosi princin dhe e zmadhoi tre herë manastirin. Manastiri i Shën Gjon Vladimirit ka qenë një nga qendrat më të mëdha fetare në vend aq sa shpesh episkopët e Durrësit e zhvendosnin qendrën në Shën Gjon.. Në shekuj është kthyer në vend panairesh dhe pelegrinazhi dhe vitet e fundit nën kujdesin e komunës Bradashesh i është kthyer shkëlqimi i dikurshëm.


  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Mijëra pelegrinë zbarkojnë te Shën Joan Vladimiri


  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Mijëra pelegrinë zbarkojnë te Shën Joan Vladimiri


  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Mijëra pelegrinë zbarkojnë te Shën Joan Vladimiri


  16. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Mijëra pelegrinë zbarkojnë te Shën Joan Vladimiri


  17. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Mijëra pelegrinë zbarkojnë te Shën Joan Vladimiri


  18. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Mijëra pelegrinë zbarkojnë te Shën Joan Vladimiri


  19. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Mijëra pelegrinë zbarkojnë te Shën Joan Vladimiri


Tema të Ngjashme

  1. Mijera tone ndotje hidrokarbure pushtojne bregdetin e Semanit‏
    Nga bnik në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-03-2009, 09:58
  2. Krimet e Rënda: Zbuluam një megalaborator dhe mijëra dokumente
    Nga dardajan në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 15-03-2007, 16:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •