Reagime pas marrëveshjes
Marrëveshja është konsideruar si sukses i rëndësishëm
Udhëheqësit e BE-së kanë shprehur aprovim të matur të një projekti të traktatit për të reformuar institucione të BE-së në një samit në Bruksel.
Presidenti Sarkozy i Francës tha se Evropa tani po lëvizte përsëri.
Kryeministri britanik, Tony Blair, tha se BE tani duhej të përqëdrohej mbi çështje të një shqetësimi të vërtetë.
Presidenti Kaczynski i Polonisë, kundërshtimet e të cilit ndaj të drejtave votuese pothuajse e nxorën samitin nga binarët, tha se vendi i tij tani mund të ketë mudësi të bashkëpunojë më mirë me partnerët.
Por një deputet holandez i opozitës paralajmëroi se parlamenti hollandez përsëri do të kërkojë një referendum për marrëveshjen.
Arrihet marrëveshje
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian, të cilët u takuan në Bruksel, kanë rënë dakord për aspektet bazë të një traktati të ri.
Ai do të zëvendësojë kushtetutën e hedhur poshtë nga votuesit në Francë dhe Holandë dy vjet më parë.
Marrëveshja u arrit pas nogociatash të gjata që vazhduan të shtunën gjatë gjithë natës, duke bërë disa ndryshime pas kundërshtimit të vendeve të veçanta.
Kancelarja gjermane Angela Merkel, që mban presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, tha se ishte shumë e kënaqur me marrëveshjen e arritur në këtë takim.
Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, tha se ishte e rëndësishme që të gjithë anëtarët e Bashkimit Evropian të tregonin një frymë solidariteti.
Udhëheqësit e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian synojnë që të finalizojnë tekstin e një traktati të ri për reforma në këtë organizëm nga fundi i këtij viti.
Traktati do të ruajë shumë prej aspekteve kryesore të kushtetutës evropiane, që tani është zyrtarisht e vdekur.
Për të shmangur mundësinë e një vetoje nga Polonia sistemi i votimit, për të cilin Varshava është e shqetësuar se do të ulë peshën e saj, nuk do të përdoret edhe për 10 vjet.
Britania dhe Holanda kanë përfituar gjithashtu disa lëshime nga kjo marrëveshje.
Krijoni Kontakt