Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 102
  1. #21
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Koncerti i Evropes i ketij viti u kritikua nga shume gazeta ne evrope se votat e vendeve e u dhane ishin ne "linja miqesish" midis vendeve.
    Albo, nuk te falen gabime te tilla ! "Koncerti i Europes" (jo Eurovizion) se Meternikut eshte term qe perfaqeson balancen e krijuar ne Europe pas Kongresit te Vienes (1814-1815.) Ky "Koncert," balance pushteti beri te mundur qe ne nje menyre apo ne tjetren, u evituan konflikte te medha ne Europe deri ne fillim te shek. 20, dmth LIB. Pra i bie, nja 100 vjet, relativisht paqeje dhe pa xhandar ne koke.

    "Perandori", nuk ka asnje te keqe ta perdoresh kete term, nuk vuaj nga idealizmi i terperm, perkundrazi. Jam nxenese e rrymes se realizmit, por realizmit Bismarkian, ose me konkretisht sot e Mersheimer. (Te keshilloj t'i hedhesh nje sy librit te tij "The Tragedy of Great Power Politics.")

    Por ama, kur flasim per perandori duhet te kemi parasysh historine, psh, pasojat e Pax Britanica qe akoma po i vuajme sot (lemshin qe bene me mandatet ne Lindjen e Mesme, Indi-Pakistan etj.) Sic e the dhe vete, duhet te shohim te dyja anet e medaljes.

    Persa i perket pergjigjes tende per Amerikanet Native ........ miliona te vrare por miliona te pasur?????? Albo, me vjen keq kur lexoj dicka te tille nga nje njeri me intelekt te kalibrit tend. Popullesia "Indiane" ne US eshte rreth 4 milione (duke perfshire dhe ate te Alaskes) dhe perben nje nga shtresat me te varfera te popullesise amerikane. Dy-tre fise marin nje therrime nga te ardhurat e kazinove, te tjeret sidomos ne Jug, apo Jug-Lindje, vazhdojne te jetojne neper "rezervacione" ne kushte mjaft negative. Perse nuk beri buje vrasja e 9 nxenesve para disa muajsh ne nje rezervacion ne shkolle te mesme (nga nje nxenes tjeter) ashtu sic beri buje vrasja ne "Columbine"??? Pyetje retorike kjo. Nr. 2 i vdekjeve ndermjet Nativeve eshte vetevrasja .... besoj e kane nga "pasuria e madhe"?!!!!

    Berlinasit shkaterruan murin ne 1989, jo te bashkohen me US, por me Gjermanine, me Europen. E njejta gje per vendet e tjera te Europes se Lindjes. Roli pozitiv i US, propaganda ndermjet "Zerit te Amerikes" etj, eshte i pakontestueshem, por ne fund te fundit, zinxhiret e komunizmit u hodhen poshte per te marre fryme te lire, te lire ne Europe.

    Nje Europe e bashkuar, ka qene nje enderr, nje nocion, qe ne nje menyre ose ne tjetren, u aplikua qe nga Cezari, apo dhe aventuriere te tjere ne Europe, si psh. Napoleoni. Sot eshte domosdoshmeri gjeopolitike, dhe ekonomike.

  2. #22
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Europa eshte enderra e gjermanit per hegjemonine gjermane, enderra e francezit per tiumfin e qytetrimit dhe ideve franceze, tmerri i anglezit, medyshja e italianit, idealizmi i skandinavit.... dhe iluzioni i shqiptarit!

  3. #23
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Kur te linde ndonje Bismark (apo Meternih) i dyte ne Europe atehere do kemi perseri shprese per te shpetuar nga "clirimtaret" anglosaksone qe jane shtruar kembekryq ne Europe!
    Europa nuk funksionon (tashme por eshe prej shume kohesh) si nje entitet i pavarur pa gjysmen tjeter......Rusine!
    Gjeostrateget atlanticiste (Brzhezhinski e co.) e dine mire kete prandaj nuk lene gur pa levizur (Revolucionet demokratike - Grushte shtetesh qe CIA ia ka "outsourcur" NDI, USAID-it, SOROS-it, OSCHE etj etj...), zgjerimi maniakal i NATOS deri ne zemer te Ariut Rus (me pasoje luften e trete boterore per veren e thartuar Gjeorgjiane).
    Prandaj Kancelare si Shrederi ishin rrezik kombetar per jankite......
    Shpresa e fundit e Europes eshte shteti europian (Kina nuk eshte e tille) me potencial ushtarak, intelektual dhe ekonomik qe nuk komandohet nga Jankite......Rusia!
    Pra nuk do kete Europe, por Eurazi!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  4. #24
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Europa eshte ne rradhe te pare mirazhi i jone....

  5. #25
    I come back
    Anëtarësuar
    01-10-2005
    Postime
    345
    Nuk ka si te behet Evropa pa u lene menjane nacionalizmat franceze, gjermane, greke apo dikush tjeter.Popujt e Evropes jane popuj me histori te vjeter e ata nuk kane si te bashkohen sepse atyre u duhet te harrojne historine e tyre. Duket e pamundur.

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    europa eshte K...................

  7. #27
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Evropa eshte vete ne, po te na gerryesh pak neve shqipetareve evropa eshte identiteti jone, deshira jone dhe bazamenti jone.

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2007
    Postime
    57
    moj europ
    moj shtriga vjeter .ja kem pa sherin

    viva USA !
    plot 19 ..

    Fortes Fortuna Adiuvat !

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896
    Institucionet e Bashkimit Europian



    1. KËSHILLI EUROPIAN
    Këshilli Europian lindi nga Samitet e Kryetarëve te Shteteve dhe te Qeverive te vendeve anëtare. Ne Samitin e Parisit te mbajtur ne dhjetor 1974, u vendos që këto takime te mbaheshin tri herë ne vit dhe te merrnin emrin Këshill Europian. Ne vitin 1987, Akti i Përbashkët Europian e bëri Këshillin Europian pjesë te strukturës institucionale te Komunitetit. Tashmë ai është pjesë e Bashkimit Europian.


    Kryetarët e Shteteve dhe te Qeverive si dhe Presidenti i Komisionit takohen rregullisht te paktën dy herë ne vit. Ata shoqërohen nga Ministri i Jashtëm si dhe një Anëtar i Komisionit.
    Funksioni themelor i Këshillit Europian është përcaktimi i drejtimeve kryesore politike për integrimin Europian. Ai e realizon një gjë te tillë duke marrë vendimet kryesore politike si dhe duke instruktuar Këshillin ose Përfaqësuesit e Shteteve Anëtare. Ne këtë mënyrë, Këshilli Europian ka drejtuar punën për bashkimin ekonomik dhe monetar, zgjedhjen e drejtpërdrejte te parlamentit si dhe një numër aplikimesh për aderim.

    2. PARLAMENTI EUROPIAN
    Origjina e Parlamentit Europian fillon ne vitet 50-te me traktatet themeluese.
    Parlamenti Europian përbëhet nga 730 deputete, te cilët zgjidhen me votim te drejtpërdrejte nga qytetarët e shteteve anëtare. Kjo do te thotë se Parlamenti Europian gëzon legjitimitet demokratik dhe se është i vetmi organ përfaqësues i qytetarëve te Bashkimit. Zgjedhjet parlamentare mbahen një herë ne pesë vjet dhe te drejtën e votës e gëzon çdo qytetar europian që është regjistruar si votues. Për sa i përket zgjedhjes ne mënyrë te drejtpërdrejte, anëtarët e Parlamentit, sipas traktateve themeluese "janë përfaqësues te popujve te shteteve që bëjnë pjesë ne Komunitete". Megjithatë, për një kohë te gjate ata kane qene delegate te shteteve anëtare dhe zgjidheshin sipas procedurave te veçanta nga secili shtet. Një mënyrë e tillë zgjedhjeje nuk siguronte përfaqësim te mjaftueshëm te grupeve opozitare te parlamenteve te shteteve anëtare, duke çuar kështu ne një "deficit demokratik". Ne vitin 1976, Këshilli nxori një vendim lidhur me zgjedhjen e përfaqësuesve ne Parlament me votim te përgjithshëm dhe direkt. Zgjedhjet e para te përgjithshme dhe te drejtpërdrejta janë mbajtur ne vitin 1979. Që prej asaj kohe, Parlamenti ka shprehur vullnetin politik te 374 milionë qytetarëve te Bashkimit dhe ka përfaqësuar interesin e tyre ne marrëdhënie me institucionet e tjera te BE-së.

    Parlamenti Europian i zhvillon punimet e tij ne Francë, Belgjikë dhe Luksemburg. Sesionet plenare mujore, ne te cilat merr pjese çdo eurodeputet, zhvillohen ne Strasburg, qytet i cili konsiderohet edhe selia e Parlamentit Europian. Takimet e komiteteve parlamentare dhe çdo takim plenar shtesë zhvillohet ne Bruksel, ndërsa Luksemburgu është qendra e administratës se Parlamentit (Sekretariati i Përgjithshëm).

    Parlamenti ushtron tri funksione themelore:
    1. Ai ushtron pushtetin legjislativ ne bashkëpunim me Këshillin. Fakti që është një organ i zgjedhur ne mënyrë te drejtpërdrejte bën që Parlamenti te jete garanti kryesor i legjitimitetit te se drejtës europiane.
    2. Këshilli i BE-së dhe Komisioni Europian janë te detyruara te kërkojnë mendimin e Parlamentit, përpara se te adoptojnë një akt legjislativ, sa herë që Traktatet e parashikojnë shprehimisht një gjë te tillë.
    Konsultime te tilla mund te jene edhe opsionale.
    3. Parlamenti ushtron kontroll demokratik mbi te gjitha institucionet e BE-së, veçanërisht mbi Komisionin. Ai gëzon te drejtën për te pranuar ose refuzuar emërimin e Komisionerëve; mund te paraqesë mocion mosbesimi ndaj Komisionit ne tërësi dhe Komisioni është i detyruar t’u përgjigjet pyetjeve te Parlamentit.
    Ai ushtron, ne bashkëpunim me Këshillin, pushtetin mbi buxhetin e BE-së, duke ndikuar kështu mbi shpenzimet e Bashkimit. Parlamenti gëzon te drejtën te miratojë ose te rrëzojë buxhetin ne tërësi.

    Veprimtaria e Parlamentit ndahet ne dy faza kryesore:

    • Përgatitja e sesioneve plenare. Kjo bëhet nga anëtaret e Parlamentit ne komisionet parlamentare te cilat janë te specializuara ne fusha te veçanta te aktivitetit te Bashkimit. Çështjet për debat diskutohen edhe nga grupet politike.

    • Sesionet plenare. Gjate këtyre sesioneve Parlamenti shqyrton propozimet legjislative si dhe voton dhe propozon amendamente përpara se te votoje tekstin ne përgjithësi.
    Ne veprimtarinë e Parlamentit Europian bëjnë pjese edhe "komunikimet" me Këshillin dhe Komisionin si dhe seancat e pyetjeve lidhur me gjendjen e Bashkimit dhe situatën ne bote.


    3. KËSHILLI I BASHKIMIT EUROPIAN
    Këshilli është organi kryesor vendimmarrës i Bashkimit. Sikurse Parlamenti Europian edhe Këshilli është krijuar nga dispozitat e traktateve gjate viteve ‘50. Ai përfaqëson shtetet anëtare dhe ne takimet e tij merr pjese një ministër nga secila prej qeverive te shteteve anëtare te BE-se, me varësi te natyrës se çështjeve qe do te diskutohen ne atë takim. Marrëdhëniet e Bashkimit Europian me pjesën tjetër te botes mbahen nga "Këshilli i Çështjeve te Përgjithshme dhe Marrëdhënieve me Jashtë". Por një konfigurim i tille i Këshillit ka përgjegjësi te gjera edhe për çështje te politikes se përgjithshme, prandaj takimet e tij mund te ndiqen nga secili prej ministrave te qeverive te shteteve anëtare, sipas zgjedhjes se vete qeverive.

    Gjithsej ekzistojnë nëntë konfigurime te ndryshme te Këshillit:
    • Çështjet e Përgjithshme dhe Marrëdhëniet me Jashtë
    • Çështjet Ekonomike dhe Financiare (ECOFIN)
    • Drejtësia dhe Punët e Brendshme
    • Punësimi, Politikat Sociale, Shëndeti dhe Çështjet e Konsumatorit
    • Konkurrenca (Tregu i Brendshëm, Industria dhe Kërkimet)
    • Transporti, Telekomunikacionet dhe Energjia
    • Bujqësia dhe Peshkimi
    • Mjedisi
    • Edukimi, Rinia dhe Kultura

    Gjithsesi, Këshilli mbetet një institucion i vetëm.
    Secili prej ministrave ne Këshill gëzon plotfuqishmëri. Kjo do te thotë se, deklarimet dhe veprimet e tij janë plotësisht te afta për te angazhuar qeverinë qe ai përfaqëson. Me fjale te tjera, nënshkrimi i ministrit është nënshkrim i qeverise qe ai përfaqëson. Gjithashtu, çdo ministër i Këshillit është përgjegjës ndaj parlamentit te vendit te tij si dhe ndaj qytetareve qe ky parlament përfaqëson, duke siguruar kështu legjitimitetin e vendimeve te Këshillit.

    Këshilli ushtron gjashte funksione themelore:
    1. Miraton normat komunitare. Ne disa fusha te caktuara, këtë pushtet ai e ushtron ne bashkëpunim me Parlamentin Europian.
    2. Koordinon politikat e përgjithshme ekonomike te shteteve anëtare.
    3. Lidh marrëveshje ndërkombëtare, ne emër te Bashkimit Europian, me shtete ose organizata ndërkombëtare.
    4. Aprovon buxhetin e Bashkimit, se bashku me Parlamentin Europian.
    5. Zhvillon Politiken e Jashtme dhe te Sigurisë se Përbashkët te Bashkimit, ne baze te direktivave te Këshillit Europian.
    6. Koordinon bashkëpunimin midis gjykatave dhe forcave policore te shteteve anëtare ne çështjet penale.

    Shumica e përgjegjësive te Këshillit kane te bëjnë me fusha te veprimit komunitar, ne te cilat shtetet anëtare kane hequr dore nga sovraniteti i tyre duke ua deleguar pushtetin vendimmarrës organeve te BE-se. Kjo fushe veprimi përbën "shtyllën e pare" te Bashkimit Europian. Megjithatë, dy funksionet e fundit kane te bëjnë me fusha ne te cilat shtetet anëtare nuk kane hequr dore nga sovraniteti i tyre, por thjesht kane pranuar te punojnë se bashku. Kjo quhet "bashkëpunim ndërqeveritar" dhe përfshin "shtyllën" e dyte dhe te trete te Bashkimit.

    Veprimtaria e Këshillit te BE-se është e organizuar si me poshtë:

    • COREPER. E gjithë puna e Këshillit përgatitet dhe koordinohet nga Komiteti i Përfaqësuesve te Përhershëm (COREPER), i cili përbehet nga përfaqësuesit e përhershëm ne Bruksel te te gjitha shteteve anëtare si dhe nga ndihmësit e tyre. Vete puna e COREPER-it përgatitet nga 250 komitete dhe grupe pune, te cilat përbëhen nga delegate te shteteve anëtare.

    • Presidenca e Këshillit. Secili prej shteteve anëtare kryeson takimet e tij për një periudhe gjashte mujore, duke promovuar vendimet politike dhe legjislative te Bashkimit si dhe duke realizuar kompromisin ndërmjet shteteve anëtare.

    • Sekretariati i Përgjithshëm. Ky është një organ ndihmës i Presidencës dhe ka për detyre te siguroje funksionimin normal te punimeve te Këshillit ne te gjitha nivelet.

    4. KOMISIONI EUROPIAN
    Komisioni është një organ i pavarur politikisht i cili përfaqëson dhe mbron interesat e Bashkimit Europian ne tërësi. Ai përbën mekanizmin drejtues te BE-se. Komisioni Europian përbëhet nga 25 anëtarë te cilët emërohen një here ne pese vjet, pa kaluar 6 muaj nga data e zgjedhjeve për Parlamentin Europian. Procedura e emërimit është e tille:

    • Qeveritë e shteteve anëtare bien dakord mbi emrin e personit qe do te drejtoje Komisionin për pese vjetet e ardhshëm.

    • Presidenti i Komisionit zgjedh, ne bashkëpunim me qeveritë e shteteve anëtare, anëtarët e tjerë te Komisionit.

    • Parlamenti Europian aprovon përbërjen e Komisionit te ri, ne tërësi. Ne rast se aprovohet, Komisioni fillon nga puna janarin e ardhshëm.
    Selia e Komisionit Europian është ne Bruksel, por ai ka një numër zyrash ne Luksemburg, përfaqësi ne te gjitha shtetet anëtare te BE-se si dhe delegacione ne disa prej kryeqyteteve te botes.

    Komisioni Europian ushtron katër funksione themelore:
    1. Propozon aktet normative ne Parlament dhe ne Këshill;
    2. Administron dhe zbaton politikat e BE-se si dhe buxhetin;
    3. Është "gardiani" i Traktateve (se bashku me Gjykatën e Drejtësisë);
    4. Përfaqëson Bashkimin Europian ne arenën ndërkombëtare.

    Vete Komisioni vendos fushën e veprimtarisë te secilit komisioner si dhe shpërndarjen e përgjegjësive ne rast se është e nevojshme. Stafi i Komisionit është i organizuar ne departamente, te njohura ndryshe edhe si "Drejtori te Përgjithshme". Secila prej këtyre drejtorive është përgjegjëse për një fushe te veçante te aktivitetit te BE-se dhe kryesohet prej një Drejtori te Përgjithshëm, i cili është përgjegjës përpara njërit prej komisionarëve.

    5. GJYKATA EUROPIANE E DREJTËSISË
    Gjykata e Drejtësisë është krijuar ne vitin 1952 me Traktatin e Komunitetit Europian te Qymyrit dhe Çelikut. Detyre e saj është te siguroje qe e drejta e BE-se te interpretohet dhe te zbatohet ne mënyrë uniforme ne te gjitha shtetet anëtare. Gjithashtu, Gjykata ka pushtetin e zgjidhjes se mosmarrëveshjeve gjyqësore ndërmjet shteteve anëtare, institucioneve te Bashkimit, personave fizike dhe juridike.

    Gjykata është e përbërë nga një gjyqtar prej secilit shtet anëtar, duke siguruar, ne këtë mënyrë, përfaqësimin e sistemeve ligjore te te gjithë shteteve anëtare te BE-se. Gjykata ndihmohet nga 8 "avokate te përgjithshëm", te cilët kane për detyre te japin mendimin e tyre për çështjet qe shtrohen për zgjidhje përpara gjykatës. Mendimet e tyre jepen publikisht dhe duhet te jene te paanshme. Gjyqtaret dhe avokatet e përgjithshëm emërohen me marrëveshje te përbashkët te te gjithë shteteve anëtare, për një mandat gjashte-vjeçar, i cili mund te ripërtërihet me një ose dy periudha te mëtejshme tre-vjeçare.

    Çështjet kryesore qe shtrohen për zgjidhje përpara Gjykatës:
    1. kërkesa për gjykim paraprak;
    2. procedimi për shkelje te detyrimeve qe rrjedhin nga traktatet;
    3. procedimi për anulim te një vendimi;
    4. procedimi për mosveprim.

    Për ta ndihmuar Gjykatën e Drejtësisë për te zgjidhur numrin e madh te çështjeve qe shtrohen përpara saj, si dhe për t’u siguruar një mbrojtje me te mire ligjore qytetareve te Bashkimit, ne vitin 1989 u krijua "Gjykata e Shkalles se Pare". Kjo gjykate është përgjegjëse për zgjidhjen e një numri te caktuar çështjesh, ne mënyrë te veçantë te atyre qe paraqiten nga individët dhe çështjet qe kane te bëjnë me raste te konkurrencës se pandershme midis ndërmarrjeve.
    Gjykata Europiane e Drejtësisë dhe Gjykata e Shkalles se Pare kane nga një President, te zgjedhur ndërmjet gjyqtareve për një mandat tre-vjeçar.

    Marion Gajda

    Student i shkencave politike dhe institucioneve Europiane-Itali-

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Pershendetje te gjithve , vertet beni nji punê te mrekullueshme , sejcili sjell gjera interesante.
    Une dot them vetem pak,
    Na ishin nji ditê do superfuqi si Persia,Roma, otomani turk etj etj...
    tani ishin dy blloqeusia dhe amerika, tani amerika me nanen e vet plakê eurpoen e shkatrun rusin , tash asht nji superfuqi e vetme ne Botê.
    tash Nana me nipa don te krijon nji superfuqi,te madhe... po i biri pastard po e ndalon.
    a do tia arrin europa te krijohet ? po ...por ngadale se ju ka prish karoseria , jan tuj ja ndertu nji perfundi me material te fort ....duhesh ne kesh kontakt me njerz qe punojn aty e shef qe puna asht tuj ecê mirê , por dikush ka me ba shum sefa dikush me pak ....
    e kam tregu ket me nji tregim , besoj qe sma zini per te madhe..
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Citim Postuar më parë nga Kryeplaku
    Europa eshte enderra e gjermanit per hegjemonine gjermane, enderra e francezit per tiumfin e qytetrimit dhe ideve franceze, tmerri i anglezit, medyshja e italianit, idealizmi i skandinavit.... dhe iluzioni i shqiptarit!
    I harrove sllavët! Hitleri i quante ngatërrestarë, apo edhe dicka më keq, të cilët nuk e lënë të qetë Europën!

  12. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896

    Përafrimi i legjilacionit shqiptar me atë të BE-së

    Takimi i Nivelit te Larte te Kopenhagenit i mbajtur ne qershor te vitit 1993 përcaktoi kriteret për krijimin e marrëdhënieve preferenciale dhe potencialisht aderimin e vendeve te Europës Qendrore dhe Lindore ne Bashkimin Europian.
    Si kritere kryesore që duhen plotësuar nga shtetet që aspirojnë anëtarësimin në BE mund te përmendim:



    • Stabilitetin e institucioneve që garantojnë funksionimin e demokracisë dhe shtetit te së drejtës, përfshirë këtu mbrojtjen ndaj minoriteteve;
    • Aftësinë për te marrë përsipër detyrimet e anëtarësimit dhe ne veçanti acquis communautaire
    • Krijimin e një ekonomie tregu funksionale të aftë për të përballuar trysninë e konkurrencës dhe vektorët e tregut brenda Bashkimit Europian
    • Përvetësimi i objektivave te bashkimit politik, ekonomik dhe monetar.

    Acquis communautaire përbëhet nga një tërësi normash dhe parimesh të përgjithshme të së drejtës europiane pa të cilat nuk mund te kuptohet konstruksioni institucional dhe material i Bashkimit Europian. Për këtë arsye, Traktati i Romës që në versionin e tij origjinal përmbante dispozita në lidhje me procesin e përafrimit te legjislacionit. Gjithashtu, procesi i përafrimit evidentohet ne mënyrë te drejtpërdrejtë ne Marrëveshjet e Asocimit.
    Marrëveshjet Europiane dhe Marrëveshjet e Stabilizim Asocimit) që Komuniteti Europian dhe Vendet Anëtare te BE-së kane hartuar për vendet e Europës Lindore.

    Sipas Draft MSA (Titulli VII), ky përafrim duhet bërë ne dy faza:

    • duke filluar që nga data e nënshkrimit të Marrëveshjes dhe kohëzgjatjes së saj, do te shtrihet në disa elemente kryesorë të acquis të Tregut të Brendshëm si dhe acquis ne fusha te tjera. Këto fusha do te përkufizohen ne Planin Kombëtar për Adaptimin e Acquis ne koordinim me Komisionin Europian. Gjithashtu, do te përcaktohen modalitetet për monitorimin e implementimit të përafrimit të legjislacionit dhe veprimeve që do të ndërmerren për zbatimin e legjislacionit.

    • gjatë fazës së dytë të periudhës tranzitore të asocimit, do te shtrihet në fushat e tjera që përfshijnë acquis communautaire te cilat nuk janë më pak te rëndësishme.

    Këtij procesi voluminoz dhe shumë dimensional i ka paraprirë Drejtoria e Përafrimit te Legjislacionit ne Ministrinë e Integrimit Europian e cila po punon për procesin e përafrimit duke siguruar kuadrin e nevojshëm ligjor dhe nënligjor, sikundër procedurat dhe metodologjinë përkatëse për harmonizimin e legjislacionit. Konkretisht DPL përgatit opinione ligjore ne lidhje me përputhshmërinë e projekteve me acquis communautaire dhe me aktet ndërkombëtare para dërgimit për miratim te këtyre akteve ne Këshillin e Ministrave. Puna për transpozimin e legjislacionit komunitar ka filluar me miratimin e disa ligjeve te rëndësishme qe kane te bëjnë me tregun e brendshëm. Gjithashtu kjo drejtori ne bashkëpunim me Grupin e Punës së Përafrimit te Legjislacionit, Negociatorët dhe Ministritë e Linjës do te paraqesë për miratim Planin Kombëtar për Përafrimin e Legjislacionit.

    Drejtoria e Përafrimit te Legjislacionit ka vëne ne dispozicion te Ministrive te Linjës dhe institucioneve te tjera te angazhuara ne procesin e përafrimit përkthimin e plote dhe profesional te Librit te Bardhë (i cili formon një pjesë te strategjisë së para-hyrjes për vendet e asociuara te Europës Qendrore dhe Lindore që u adoptua nga Këshilli Europian ne Essen ne Dhjetor te vitit 1994), dokumentin metodologjik për gjetjen e informacionit profesional për BE dhe legjislacionin komunitar, manualin për përdorimin e legjislacionit komunitar, dokumentin bazë (inventarin) te evidentimit te te gjithë legjislacionit shqiptar ne fuqi, për t’u përafruar me acquis communautaire.

    Njëkohësisht është përgatitur i gjithë kuadri i nevojshëm për ngritjen dhe funksionimin e Qendrës së Dokumentacionit Europian. Kjo Qendër e cila do te ngrihet ne ambientet e Ministrisë së Integrimit Europian do te bëhet pjesë e rrjetit europian dhe do te sigurojë për administratën shqiptare, profesoratin, shoqërinë civile dhe grupet e interesit acquis communautaire si dhe informacionin e nevojshëm për procesin përafrues.

    Marion Gajda

    Student i Shkenca Politike itali
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 28-02-2007 më 16:41

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896
    Plani kombëtar për zbatimin e marrëveshjes së stabilizim asociimit
    Programi i Qeverisë së Republikës së Shqipërisë e përcakton procesin e Integrimit në Bashkimin Evropian, si një përparësi absolute të reformave të saj dhe politikës së jashtme.

    Kjo përparësi kërkon reforma te brendshme, konsolidim të përgjithshëm të funksionimit të shtetit, zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe një
    politike të jashtme më aktive, veçanërisht në marrëdhëniet Shqipëri – BE, kushte këto që përbëjnë kërkesat kryesore për aderimin e plotë dhe sa më
    të shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
    Pjesa kryesore e kushteve për anëtarësim në BE mund të arrihet vetëm me anë të zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, si dhe
    duke e konsideruar këtë proces si një çështje të interesit kombëtar.
    Një konsensus i tillë me bazë të gjerë nuk mund të burojë thjeshtë nga aspiratat e aktorëve kryesorë në politikën e brendshme dhe të jashtme
    shqiptare. Ai duhet të jetë rezultat i informimit dhe edukimit të publikut rreth procesit të integrimit europian dhe rrjedhojë e një dialogu
    gjithëpërfshirës në të gjithë nivelet e shoqërisë shqiptare, duke u mbështetur në vlerat dhe interesat e Shqipërisë, trajtuar nga këndvështrimi evropian.

    Qëllimi i Planit Kombëtar të Përafrimit të Legjislacionit Vendas me atë të BE-së dhe zbatimit të angazhimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit

    Plani Kombëtar i Përafrimit të Legjislacionit Vendas me atë të BE-së dhe Zbatimit të angazhimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (Plani), synon të përmbledhë në një dokument të vetëm masat e nevojshme për adresimin e angazhimeve të marra nga Shqipëria në kuadër të procesit të Stabilizim Asociimit.
    Në mënyrë të veçantë Plani përfshin të gjitha çështjet e ngritura që nga fillimi i procesit të Stabilizim Asociimit deri në Maj 2005 sipas kontekstit të mëposhtëm:

    • Agjendën e Selanikut për Ballkanin Perëndimor (Qershor 2003).
    • Dokumentin e Partneritetit Europian, ofruar Shqipërisë në Mars 2004 dhe Planin e Veprimit për zbatimin e përparësive të Partneritetit Europian të Shtatorit 2004.
    • Rekomandimet e bëra nga Komisioni Europian në Raportin e fundit të procesit të Stabilizim Asociimit dhe sipas rastit në takimet e CTF-ve, Grupeve të Punës dhe Komitetit të Përbashkët.

    • Projekt MSA-së dhe pozicioneve negociuese të shprehura nga Palët.
    • Detyrimet e pritshme nga Marrëveshja Interim mbi tregtinë dhe çështjet që lidhen me të e cila mendohet të hyjë në fuqi në vitin 2006.

    Plani Kombëtar i Përafrimit të Legjislacionit Vendas me atë të BE-së dhe Zbatimit të angazhimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit është një instrument qe përcakton prioritetet sipas sektorëve dhe monitoron procesin e integrimit europian. Në mënyrë të veçantë Plani synon adresimin e rekomandimeve të Komisionit Europian sipas të cilit “gjatë procesit të negociatave, Shqipëria duhet të ndërmarrë reformat e
    nevojshme për të garantuar që, pas përfundimit të negociatave, ajo do të jetë në gjendje të zbatojë detyrimet që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit”1.

    Plani identifikon kapacitetet administrative të Shqipërisë për zbatimin e detyrimeve të MSA brenda afateve kohore të rëna dakord gjatë negociatave.
    Mësimet e nxjerra nga përgatitja e Planit të Veprimit në përgjigje të Përparësive të Partneritetit Europian janë marrë parasysh. Ndër të tjera, çështja e koordinimit sa më të mirë të procesit të hartimit të këtij Plani është adresuar në Urdhrin e Kryeministrit Nr. 185, datë 17.11.2004 “Për ngritjen e Grupit të Punës për hartimin e Planit Kombëtar të Përafrimit të Legjislacionit dhe zbatimit të MSA-së”.

    Periudha e mbuluar dhe përcaktimi i përparësive

    Në përputhje me MSA-në, Plani mbulon një periudhë 10 vjeçare, e cila është ndarë në periudha afatshkurtra dhe afatmesme, sipas kritereve të Partneritetit Europian. Më tej prioritetet klasifikohen në bazë të periudhave të ndërmjetme të propozuara nga Shqipëria gjatë negociatave për MSA, duke e vënë theksin në periudhën e parë të zbatimit të MSA-së të përcaktuar në nenin 70 lexuar në bashkëveprim me nenin 6 të saj.

    Për këto arsye kuadri kohor është i organizuar si më poshtë:

    Afatshkurtër: vitet 2005-2006
    Afatmesëm: vitet 2007-2008
    Afatgjatë: vitet 2009-2014

    Për të qenë realist, masat e parashikuara për periudhën afatgjatë përfshijnë vetëm:

    • Vazhdimësinë e masave të parashikuara për zbatimin e përparësive afatshkurtra dhe afatmesme, në mënyrë të veçantë në sektorët ku nevojiten investime të rëndësishme (p.sh.: Transporti, Energjia, Bujqësia, Mjedisi).

    • Afatin kohor tregues për përafrimin e legjislacionit brenda fokusit të MSA-së (në rastet kur objektivi i ndërmjetëm apo përfundimtar shtrihet përtej përparësive afatshkurtra dhe afatmesme) së bashku më nevojën për përkthimin e elementëve kyç të acquis communautaire në gjuhën Shqipe.

    Përcaktimi i masave për përmbushjen e përparësive
    Plani bën dallim ndërmjet dy kategorive të ndryshme të masave: ligjore dhe jo-ligjore (zbatuese).

    Detyrat legjislative përfshijnë projektligjet që do të propozohen në Kuvend dhe akte të tjera normative që do të miratohen nga autoritetet përkatëse, përfshirë edhe rregulloret zbatuese. Ato përfshijnë gjithashtu identifikimin e acquis në sektorë të veçantë si dhe kërkesën për ndihmë të huaj.
    Masat zbatuese përfshijnë ndër të tjera:

    • Vlerësimin e impaktit
    • Krijimin e institucioneve të reja ose forcimin e atyre ekzistuese
    • Zgjerimin ose përmirësimin e funksioneve ekzistuese
    • Rritjen e numrit të stafit ose rishpërndarjen e burimeve njerëzore
    • Trajnimet, misionet jashtë shtetit dhe vizitat studimore
    • Masat për krijimin e sistemeve të lajmërimit, regjistrimit, mbikëqyrjes
    • Skemat organizuese
    • Forcimin e bashkëpunimit duke përfshirë krijimin e grupeve të punës ose komiteteve drejtuese (në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar)
    • Krijimin e rrjeteve dhe shkëmbimin e informacionit (përcaktimi i pikave të kontaktit)
    • Përpunimin e strategjive ose metodologjive
    • Organizimin e tenderëve
    • Raportet (raportet monitoruese ose studimet e fizibilitetiti) dhe analiza e rezultateve
    • Emërimin e ekspertëve
    • Ndërtesat, Infrastruktura
    • Pajisjet, Teknologjia e Informacionit, IT

    Gjithashtu, në përputhje me përfundimet e Agjendës së Selanikut, masat e planifikuara nuk kufizohen brenda institucioneve të administratës shtetërore, për aq sa është e mundur, por ato përfshijnë mbështetjen nga organizata jo-fitimprurëse, shoqëria civile dhe autoritete vendore.


    Çështjet e përkthimit

    Aktualisht nuk ekziston asnjë detyrim i drejtpërdrejtë për Shqipërinë për të përkthyer acquis. Megjithatë për kontrollin e përputhshmërisë së akteve normative nga Drejtoria e Përafrimit të Legjislacionit në Ministrinë e Integrimit Europian, sigurimin e transparencës së nevojshme në procesin ligjvënës dhe dërgimin e të dhënave nëpërmjet Progres Editor-it të programit TAIEX, çdo pjesë e legjislacionit të BE-së e adoptuar pjesërisht ose plotësisht në legjislacionin vendas duhet të përkthehet në gjuhën shqipe.

    Plani Kombëtar i Përafrimit të Legjislacionit Vendas me atë të BE-së dhe Zbatimit të angazhimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, integron një detyrë të tillë duke marrë ne konsideratë vetëm përkthimin fillestar të legjislacionit të BE-së, përkthim i cili nuk i është nënshtruar redaktimeve të mëtejshme.


    Përshkrimi i ndihmës së huaj

    Për të bërë të mundur një programim më të mirë të asistencës së CARDS-it, si dhe për të përfituar ndihmë nga donatorë të tjerë, Plani identifikon projektet dy ose shumëpalëshe me një citim të titullit, buxhetit në dispozicion ose një përshkrim i shkurtër i përbërësve, aktiviteteve dhe statusit të implementimit.
    Analiza e boshllëqeve ndërmjet angazhimeve të marra nga Shqipëria (ose legjislacionit të BE-së të prioritizuar në MSA) dhe situatës aktuale ligjore dhe administrative
    Objektivi kryesor i këtij krahasimi është kuptimi i angazhimeve të ndërmarra nga Shqipëria parë nga këndvështrimi i përafrimit gradual të legjislacionit vendas me atë të BE-së dhe ndërtimit të kapaciteteve të nevojshme administrative për zbatimin e tij në praktikë.


    Organizimi i informacionit
    Plani është një burim i vetë-mjaftueshëm informacioni të organizuar në një pjesë përshkruese dhe në tabela monitoruese.

    Metodologjia
    Në muajin Dhjetor 2004 ministrive të linjës dhe institucioneve të tjera qendrore ju shpërndanë udhëzimet për hartimin e Planit, të mbështetura në në metodologji, e përgatitur nga Ministria e Integrimit Europian në bashkëpunim me asistencën e BE-së, e cila përmbante:
    • Një model në formën e një pyetësori; dhe
    • Udhëzime për nëpunësit e angazhuar në këtë sipërmarrje.


    Metoda e punës konsistoi në:
    • Sigurimin e ndihmës së veçantë çdo ministrie dhe institucioni tjetër të administratës shtetërore nga Ministria e Integrimit Europian në bashkëpunim me asistencën e BE-së;


    • Përdorimin e një sërë instrumentesh metodologjikë të Komisionit Europian lidhur me ngritjen ose forcimin e kapaciteteve administrative të nevojshme për implementimin dhe shtrëngimin e legjislacionit;


    • Hartimin gradual të Planit të ndarë në dy faza:
    o Faza I: Përcaktimi i objektivave dhe përshkrimi i situatës aktuale.
    o Faza II: Identifikimi i masave të nevojshme për përmbushjen e objektivave.

    • Monitorimi i kryer nga Grupi i Punës i ngritur me Urdhrin e Kryeministrit Nr. 185, datë 17.11.2004, i cili synon ndër të tjera forcimin e
    bashkëpunimit ndërmjet ministrive të linjës dhe institucioneve të tjera qendrore.
    Struktura e përgjithshme e Planit reflekton strukturën e Partneritetit Europian e cila është pothuajse e njëjtë me Raportin Vjetor të Komisionit
    Europian. Plani ndahet në tre pjesë:


    • Gjendja Politike,
    • Gjendja Ekonomike

    • Standardet Evropiane.
    Struktura e çdo ndarjeje apo nënndarje e Planit:
    I - Objektivat e përcaktuara të Sektorëve/Nën sektorëve
    • Referencë në projekt MSA-në.
    • Referencë në Partneritetin Europian.
    • Referencë në Raportin e tretë të PSA-së.
    • Referenca të tjera: Agjenda e Selanikut, Konferencat Rajonale dhe Ndërkombëtare, planet dhe strategjitë kombëtare.


    II - Situata e tanishme
    Kjo pjesë ka për qëllim të bëjë një përshkrim të kuadrit ligjor dhe institucional si dhe politikave dhe aktiviteteve në zbatim, për të bërë të mundur një vlerësim të progresit të masave të identifikuara në pjesët e tjera të Planit.
    Ky seksion përfshin çështjet e mëposhtme:
    • Institucionet dhe politikat
    • Kuadri ligjor

    • Ndihma e huaj: përshkrim i aktiviteteve të mbështetura nga ndihma e huaj (të përfunduara, në vazhdim dhe të planifikuara).
    III - Përparësitë afatshkurtra IV- Përparësitë afatmesme
    • Masat ligjore
    • Masa për zbatim
    • Nevoja financiare dhe ndihmë e huaj


    Monitorimi dhe Zbatimi i Planit Kombëtar
    Bashkërendimi i brendshëm
    Bashkërendimi në përgatitjen e këtij Plani i është ngarkuar Ministrisë së Integrimit Evropian. Duke qenë se ky është një projekt gjithëpërfshirës dhe kërkues, Ministria e Integrimit Europian ngriti një grup pune, me qëllim bashkërendimin e punës në përgatitjen e Planit Kombëtar të Përafrimit të Legjislacionit vendas me atë të BE-së dhe zbatimit të angazhimeve të MSA-së. Në këtë mënyrë, është siguruar një mbulim gjithëpërfshirës i fushave të ndryshme dhe i shkëmbimit të informacionit dhe të dhënave mbi veprimtaritë dhe masat e marra.
    Përgatitja e Planit pasqyron kontributin e çdo institucioni në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Europian, sipas përparësive të përcaktuara në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

    Monitorimi dhe zbatimi në nivelin e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë

    Përgjegjësia për monitorimin dhe zbatimin e Planit qëndron tek çdo institucion brenda fushës së kompetencave të tyre. Rol të rëndësishëm luan gjithashtu dialogu i vazhdueshëm me Delegacionin e Komisionit Europian në Republikën e Shqipërisë.
    Ministria e Integrimit Europian koordinon dhe monitoron zbatimin e këtij Plani. Plani dhe Buxheti i Shtetit do të jenë në harmoni me njëri-tjetrin.
    Faza e parë e monitorimit dhe e zbatimit të Planit përkon me hartimin e buxhetit të shtetit dhe është e lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me buxhetin e ardhshëm për sa i përket plotësimeve dhe përmirësimeve vjetore që do t’i bëhen këtij dokumenti.
    Brenda fundit të vitit 2005 Plani do të përmirësohet me një identifikim të përgjithshëm të nevojave për staf dhe trajnime si dhe me një vlerësim të masave që do të financohen nga buxheti i shtetit.
    Më tej, theksi do të vihet në “forcimin e shpejtë dhe thelbësor të institucioneve të përfshira në mënyrë të drejtpërdrejtë në implementimin e dispozitave të MSA-së” dhe në adresimin e çështjes së vlerësimeve financiare gjatë përgatitjes së projekt Buxhetit të shtetit.
    Përmirësimet në raport me Planin e Veprimit për zbatimin e Përparësive të Partneritetit Europian identifikohen në:
    • Masat e përshkruara në kontekstin e acquis communautaire.
    • Masat e përcaktuara në terma të zbatueshëm
    • Përcaktimin e qartë të datës së hyrjes në fuqi, gjë që lehtëson monitorimin.


    MARION GAJDA

    STUDENT I SHKENCAVE POLITIKE DHE INSTITUCIONEVE EUROPIANE ITALI

  14. #34
    Perjashtuar Maska e Dragut
    Anëtarësuar
    14-06-2006
    Vendndodhja
    Përtej Gramozit, gati për luftë
    Postime
    535
    Citim Postuar më parë nga antares
    Kur te linde ndonje Bismark (apo Meternih) i dyte ne Europe atehere do kemi perseri shprese per te shpetuar nga "clirimtaret" anglosaksone qe jane shtruar kembekryq ne Europe!
    Europa nuk funksionon (tashme por eshe prej shume kohesh) si nje entitet i pavarur pa gjysmen tjeter......Rusine!
    Gjeostrateget atlanticiste (Brzhezhinski e co.) e dine mire kete prandaj nuk lene gur pa levizur (Revolucionet demokratike - Grushte shtetesh qe CIA ia ka "outsourcur" NDI, USAID-it, SOROS-it, OSCHE etj etj...), zgjerimi maniakal i NATOS deri ne zemer te Ariut Rus (me pasoje luften e trete boterore per veren e thartuar Gjeorgjiane).
    Prandaj Kancelare si Shrederi ishin rrezik kombetar per jankite......
    Shpresa e fundit e Europes eshte shteti europian (Kina nuk eshte e tille) me potencial ushtarak, intelektual dhe ekonomik qe nuk komandohet nga Jankite......Rusia!
    Pra nuk do kete Europe, por Eurazi!
    Miku im mendoj se shqiptaret duhet te shpresojne shume tek anglosaksonet (jo ata ezmeret e USA) e veriut te Europes.

    Me shqeteson pak ajo "Euroazia" sidomos me nje Rusi jo simpatike ndaj nesh (ne kete rast ne patetiket).

    Te pranosh se Rusia do ti japi dinamike Europes, prapa duhet e marresh dhe gjithe paketen qe ofron ajo.

    Me duket se ti nenvlerson shume potencialin e Europes, sidomos anglosaksoneve.

  15. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896

    Libër i përbashkët historie për Evropën

    Një tjetër iniciativë e presidencës gjermane të Bashkimit Evropian


    Ministrja gjermane e Edukimit, Annette Schavan, do të propozojë mundësinë e krijimit të një libri të historisë së përbashkët evropiane, që do të përdoret në shkollat anembanë Bashkimit Evropian. Ideja po diskutohet në prag të një takimi të ministrave të Arsimit të vendeve anëtare të BE-së, që do të zhvillohet në Heidelberg të Gjermanisë. Ky vend, mban aktualisht presidencën e radhës së Bashkimit Evropian dhe ka prezantuar një seri iniciativash të reja. Një libër historie i përbashkët është duke u përdorur në fakt në shkollat franceze dhe ato gjermane. Secili kapitull është shkruar nga dy historianë, një francez dhe një gjerman. Ideja është që nxënësit nëpër Evropë të mund të mësojnë rreth ngjarjeve dhe shkaqeve të tyre, nga të gjitha burimet e mundshme dhe jo vetëm nga ato të vendit të tyre. Por, në praktikë, e gjithë kjo është e vështirë dhe pritet të ndeshet edhe me kundërshtime. Nuk ka ende detaje në lidhje me përmbajtjen e mundshme të librit apo autorëve të tij. Libri franko-gjerman, që ka hyrë në përdorim në shkollat e këtij vendi për të parën herë këtë vit, rrëfen historinë evropiane që nga viti 1945. Ai përfshin këndvështrimet e të dyja vendeve dhe përdoret në vitet e fundit të shkollës së mesme. Gjermania tradicionalisht e ka konsideruar Bashkimin Evropian si një projekt paqeje, një barrikadë kundër atyre llojeve të luftërave që kanë shkatërruar kontinentin, para vitit 1945. Një zëdhënës i presidencës gjermane të BE-së, ka nënvizuar se libri i propozuar do të ishte një histori e Evropës, jo një histori e Bashkimit Evropian. Por, që gjithçka të finalizohet, do të duhet të kapërcehen shumë vështirësi. Bashkimi Evropian ka fuqi shumë të kufizuara në fushën e edukimit; fjala finale i takon qeverive kombëtare. Për më tepër, nuk mund të përjashtohet edhe fakti se pikërisht për shkak se është propozuar nga Gjermania, vendet e tjera të paraqesin akoma më shumë rezerva. Historiani David Starkey tha se ajo që e bën Evropën tërheqëse, është pikërisht ndryshimi i këndvështrimeve, edhe pse kjo në fakt ka kontribuar për shfaqjen e konflikteve. Ndërkaq, libri i propozuar, do të përpiqet sigurisht t‘i zhdukë këto dallime.



    shqip.com

  16. #36
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anëtarësuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Evropa eshte nje k**v plake! Te pakten kshu me ka thene gjyshi.

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e Tiffany
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    51
    Citim Postuar më parë nga oiseau en vol
    Ç'eshte Europa?

    Nuk Kishim Kohë Të Filozofonim Rreth Ketij Revolucioni
    http://www.albpr.org/g-news/

    Artikulli me siper sjell rrefimet e njerit prej veteraneve te themelimit te Europes. Mendimet e te tille njerezve duhen lexuar, dhe degjuar. Jo sepse jane te vjeter, te mencur dhe em eksperience, por sepse kane jetuar ne kohen kur njerezit kishin ne çfare te besonin. That's what Europe is...

  18. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-03-2007
    Postime
    200
    Europa eshte supersticion, eshte alergji qe me te mirat e te keqijat e saj ngjitet dhe perhapet shpejt, diku per mire e diku per keq.

  19. #39
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga oiseau en vol
    Duke marrë shkas nga referendumi francez mbi Kushtetutën europiane (që nuk u aprovua), mendova të sillja nja pesëdhjetë citate, mbi Europën, nga njerëz të shquar të shpërndarë në të gjitha kohërat, që nga Greqia e lashtë e deri në ditët tona.
    Eshtë e nevojshme që Princat e një pakti të përbashkët t’i barazojnë monedhat, për që çdokush të mundet për të kontraktuar ngado pa humbje.
    EMERIC CRUCE, 1623.
    Duke marre shkas nga ngjarjet e kesaj jave po vazhdoj biseden ketu:

    Kushtetuta europiane eshte zyrtarisht e vdekur. U bene negociata (te "sukseshme") per nje traktat te ri.

    Nga BBC News

    Reagime pas marrëveshjes

    Marrëveshja është konsideruar si sukses i rëndësishëm
    Udhëheqësit e BE-së kanë shprehur aprovim të matur të një projekti të traktatit për të reformuar institucione të BE-së në një samit në Bruksel.
    Presidenti Sarkozy i Francës tha se Evropa tani po lëvizte përsëri.
    Kryeministri britanik, Tony Blair, tha se BE tani duhej të përqëdrohej mbi çështje të një shqetësimi të vërtetë.
    Presidenti Kaczynski i Polonisë, kundërshtimet e të cilit ndaj të drejtave votuese pothuajse e nxorën samitin nga binarët, tha se vendi i tij tani mund të ketë mudësi të bashkëpunojë më mirë me partnerët.
    Por një deputet holandez i opozitës paralajmëroi se parlamenti hollandez përsëri do të kërkojë një referendum për marrëveshjen.

    Arrihet marrëveshje

    Udhëheqësit e Bashkimit Evropian, të cilët u takuan në Bruksel, kanë rënë dakord për aspektet bazë të një traktati të ri.
    Ai do të zëvendësojë kushtetutën e hedhur poshtë nga votuesit në Francë dhe Holandë dy vjet më parë.
    Marrëveshja u arrit pas nogociatash të gjata që vazhduan të shtunën gjatë gjithë natës, duke bërë disa ndryshime pas kundërshtimit të vendeve të veçanta.
    Kancelarja gjermane Angela Merkel, që mban presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, tha se ishte shumë e kënaqur me marrëveshjen e arritur në këtë takim.
    Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, tha se ishte e rëndësishme që të gjithë anëtarët e Bashkimit Evropian të tregonin një frymë solidariteti.
    Udhëheqësit e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian synojnë që të finalizojnë tekstin e një traktati të ri për reforma në këtë organizëm nga fundi i këtij viti.
    Traktati do të ruajë shumë prej aspekteve kryesore të kushtetutës evropiane, që tani është zyrtarisht e vdekur.
    Për të shmangur mundësinë e një vetoje nga Polonia sistemi i votimit, për të cilin Varshava është e shqetësuar se do të ulë peshën e saj, nuk do të përdoret edhe për 10 vjet.
    Britania dhe Holanda kanë përfituar gjithashtu disa lëshime nga kjo marrëveshje.
    Nje nga problemet kryesore ishte vete fjala "kushtetute" e cila u zevendesua me fjalen "traktat". Per turmat qe histerikohen nga jehona fjalesh, kjo ishte nje arritje e madhe.

    Mgjth, "princat" dhe "princeshat" (duke u nisur nga citimi i zogut) me negociatat e fundit e kane vene Europen drejt rruges se konsolidimit te metejshem. Gjate ketyre bisedave doli ne pah aftesia e znj Merkel per kompromis dhe per te bere te mundur "suksesin" e ketyre marreveshjeve. Vura thonjezat sepse kam rezervat e mia, por gjithesesi perfundimi ishte me mire se sa status quo.

  20. #40
    Ne bregdet Maska e Asriana
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    186

    BE në lidhje me reformimin e kushtetutës

    Liderët e BE pas dy ditëve intensive arritën marveshje në lidhje me reformimin e Kushtetutës së BE.Polonia dhe Anglia ishin dy vendet kryesore të cilat penguan bisedimet në lidhje me reformimin e kushtetutës së BE dhe anëtarët e tjerë të këtij unioni duke pranuar pjesë të shumta të kërkesave të Polonisë dhe Anglisë hapën rrugën për arritjen e një marveshje të rëndësishme për reforimimin e kushtetutës së BE.Natyrisht Polonia dhe Anglia nuk ishin të vetme në kërkesat e tyre duke patur parasysh se akoma Polonia nuk është në pozitë që tu imponojë vendeve të BE,kërkesat e saj.Polonia që më parë kishte shprehur kundërshtime të thella ndaj ligjit që kishte të bënte me sistemin e votimit dhe në këtë drejtim liderët polakë kanë qënë të përkrahur edhe nga Spanja.Por kur në Spanjë fituan socialistët të cilët u tërhoqën nga qëndrimet e djathtistëve,për Polonië nuk mbeti rrugë tjetër përvec nënshkrimit të projektkushetëtutës së BE.Tani qeveria polake përvec Anglisë gëzon mbështetjen e republikës Ceke të Hollandës vende të cilat kërkojnë një kushtetutëve evropiane të kufizuar.Takimi i fundit i liderëve të BE,megjithëse e shpëtoi planin për kushtetutën e këtij unioni duhet konsideruar si një tërheqje e federalistëve përball nacionalistëve dhe kundërshtarëve të krijimit të një supershteti evropiane të quajtur Shtetet e Bashkuara të Evropës. Marveshja e Brukselit u arrit pasi u hoq termi kushtetutë i cili u zëvendësua me termin Karta e të drejtave themelore.Anëtarët e BE do të ruajnë pavarsinë e tyre në politikën e jashtëme,në sistemin e taksave etj,ndërkohë që sistemi i ri i votimit në BE do të zbatohet vetëm pas vitit 2017. Në bazë të marveshjes së Brukselit deri në fund të vitit 2007 do të zhvillohet një konferencë tjetër e qeverive evropiane për të përpiluar tekstin e ri të kushtetutës e cila nuk do të ketë më nevojë për referendum për tu miratuar dhe do të ratifikohet vetëm me firmën e qeverive të vendeve të Unionit.

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fe Ç'është, Komb Ç'është.'
    Nga Redi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 15-12-2017, 09:11
  2. Feja Shqiptaret dhe Europa
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-11-2011, 06:46
  3. Feja Shqiptaret dhe Europa
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 12-12-2007, 19:13
  4. Ç'eshte Sistemi Operativ, Hardveri, Softveri?
    Nga Aurora00 në forumin Pyetni ekspertët
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 16-04-2006, 15:33
  5. C'eshte e Perendise, dhe c'eshte e njeriut.
    Nga deshmuesi në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-08-2002, 00:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •