E Shtune, 04 Qershor 2005
"RROFTE IMPORTI, POSHTE EKSPORTI"
Dr. Ilir Kaduku
Para se analizojme ne menyre iterative bllok-skemen e mesiperme, e shoh te udhes te shtroj pyetjen: eshte e pergjegjshme dhe transparente Banka Qendrore ne trajtimin e panorames ekonomike te Shqiperise? A respekton ne kete rast Banka Qendrore betimin e bere per ruajtjen e pavaresise dhe imunitetit te veprimtarise se saj? Po mundohem te jap nje pergjigje, e cila nuk pretendoj te jete "pergjigje e arte". Nga "Historia e PPSH" ose "Dhjata e Vjeter" e Keshillit Mbikeqyres te BSH, ne menyre halucinante arrita te kuptoj, se Shqiperia na paraqitet me nje performance "pozitive" ne te gjitha aspektet. Mbeshtetur ne keto arritje "te paarritura", le te analizojme panoramen e servirur nga Banka e Shqiperise ne kete "show room" te radhes.
1. GDP dhe inflacioni, "mite" apo tendence zhvillimi...
Ne fjalimet programatike te udheheqesve te BSH deklarohet si "sukses" mbajtja nen kontroll e inflacionit dhe forcimi i lekut. Mbajtja nen kontroll e inflacionit ka qene dhe eshte, nje nga prioritetet e politikes monetare te BSH. Politika e shtrenguar inflacioniste gjate 7 viteve te fundit perben nje "krenari" kombetare per "shoket" e BSH. Nuk arrij te kuptoj se si mund te "krenohemi" me nje norme te tille inflacioni te barabarte me vendet me te zhvilluara europiane, kur dihet se ne c'gjendje katastrofike ndodhet ekonomia shqiptare? Ne kete relacion me krijohet pershtypja se Shqiperia eshte nje vend pjesemarres ne lufte boterore. Arrij ne kete konkluzion, referuar politikave inflacioniste te zbatuara gjate Luftes se Dyte Boterore. Dihet se ne Gjermani gjate Luftes se Dyte Boterore ka pasur nje hiperinflacion traumatik. Metodat qe po zbatohen ne Shqiperi per mbajtjen ne kete shkalle inflacioni "monoton", jane te njejtat me ato te zbatuara ne Gjermanine e atyre viteve. Nese eshte e nevojshme per t'u referuar ndonje vendi analog nga zhvillimi historik, secila, politik dhe ekonomik, le te marrim fqinjin me te afert, Greqine. Greqia, nje vend anetar i BE-se, tenton drejt nje norme inflacioni 4 %. Lexuesi eshte i qarte per disnivelet aktuale ne zhvillimin ekonomik midis Shqiperise dhe Greqise, po aq sa eshte i qarte dhe per perafrimin nga pikepamja sociale, politike, historike dhe rajonale. Eshte e udhes qe para se te vendosim se cfare politike inflacioniste te ndjekim, t'i pergjigjemi me sinqeritet pyetjes "se arte": A eshte Shqiperia nje ekonomi qe po vuan apo nje vend ne zhvillim? I kerkoj ndjese politikeberesve per ndonje lajthitje timen, por ne shumicen e rasteve do t'i referohem te dhenave te institucioneve nderkombetare, si: BB, BERZH, FMN, USAID, PNUD, etj.
Komenti eshte mb-shtetur ne analizen e zbatimit te nje regjimi te "targetimit te inflacionit", qe perben dhe politiken afatmesme te BSH. Ne radhe te pare duhet te analizojme nese eshte efikas zbatimi i nje politike te tille ne Shqiperi? Nga eksperienca boterore na rezulton se politika te tilla zbatohen vetem ne kushtet e:
a. E transparences se plote ndaj publikut;
b. Pozicioni i jashtem i ekonomise duhet te jete ne menyre te mjaftueshme i forte;
c. Politika monetare nuk duhet te dominohet nga prioritetet fiskale;
d. E nje ekonomie te zhvilluar deri ne industrializim.
Do mundohem te trajtoj ne siperfaqe vertetesine e kushteve te mesiperme ne realitetin shqiptar. Tashme dhe djali im ne klase te tete eshte i "qete" se inflacioni do te jete stabel 2.9 %, ulja e deficitit buxhetor 4.6 %, borxhi i brendshem 54.8 %, papunesia do jete ne nivelin 14 %, ndersa do te ruhet GDP 6 %. Me teper ne qetesine e djalit tim ka ndikuar dhe "deklarata" e udheheqjes se BSH ne raportin per vitin 2004, ku thuhet: "Zhvillimi i ekonomise shqiptare ka qene ne perputhje me objektivat e strategjise se zhvillimit ekonomik te vendit. Ekonomia shqiptare rezulton te jete rritur me 6 %, duke ruajtur ritmin mesatar te zhvillimit te 5 viteve te fundit".
Me vjen keq per "udheheqesit" bankare, por detyrohem te perseris edhe nje here historine e vertete te ndodhur 30 vite me pare "atehere une isha ne moshen e djalit tim). Nje here ne nje Kongres te PPSH "te me ndjeni se nuk e mbaj mend se ne cilin), seancen kryesore e hapi nje Thoma.... Ky Thomai atehere ishte Kryetar Komiteti ne Puke. Ne fjalen e hapjes deklaroi, sic ky miku im "udheheqes", se: kemi realizuar rendimentin per hektar ne grure kaq perqind. Gjithe salla u perlot dhe ovacionet nuk kishin fund. Sensacioni ishte mbareboteror. Puka ia kishte kaluar dhe Myzeqese per nga prodhimi i grurit. Nuk e di nese arriti Thomai im te behej Hero i Punes Socialiste por nje gje e kam te sigurte: perfundoi ne burg. Ky sensacion mbareboteror nuk i shpetoi syrit vigjilent te Partise "meme". Shoket kompetente te partise shkuan ne terren me meter dhe kandar, maten tokat dhe prodhimin e grurit te Pukes dhe doli se Thomai kishte marre ca toka borxh andej nga Kukesi e ca grure kendej nga Mjeda. Sot Thoma ... te tille ka plot ne tregun inflacionist te "udheheqesve" te ekonomise shqiptare. Jemi mesuar ne shqiptaret me genjeshtra. Po nuk na genjeve, nuk te besojme.
Nga analiza e sistemit te treguesve makroekonomike rezulton se kemi dy tendenca zhvillimi ekonomik: se pari, norme inflacioni e profilizuar per BE-ne, se dyti, ritme rritjeje aziatike. Po te kalkulojme korelacionin ekonometrik statistikor midis ketyre dy treguesve me ane te koeficentit te regresionit na rezulton nje " klonim ekonomik", nje kryqezim alla grande si gjithmone "shqipot" jane origjinal ne llojin e tyre. Perpara se gjithash duhet konkluduar se cfare te dhenash disponojme dhe pastaj duhet bere analiza strikte e statistikave. Persa i perket problemit te saktesise se GDP-se dhe derivateve te tij, jam absolutisht skeptik. Pasaktesine "diabolike" te statistikave detyrohet ta pranoje edhe keshilltari rezident per Shqiperine prane BB, Shoku Luniku ne intervisten dhene "Zerit te Amerikes". Skepticizmi im bazohet e pyetjen retorike: cfare saktesie shkencore pritet nga statistikat shqiptare kur pas 15 vitesh tranzicion nuk ekzistojne dhe nuk rakordohen statistikat e llogarive kombetare? Cdo statisticien i ndershem e ka te qarte se pa ekzistencen e llogarive kombetare absolutisht cdo kalkulim, cdo dikutim eshte i pasakte. Skepticizmi mbeshtetet dhe ne faktin qe "monopolisti" i shifrave INSTAT, si institucion shteteror ekskluziv reflekton nje varesi totale nga qeveria. Eshte momenti i zgjidhjes reale te ketij problemi emergjent. Paraprakisht, duhen rishikuar metodat e vleresimit te rritjes ekonomike me qellimin e percaktimit te sakte te tij". Nje gabim "i paperfillshem" rrezaton miliona euro te kamufluara dhe nje deformim te plote te tabelave statistikore te "arritjeve" te socialisteve. Nje arsyetim i tille nuk eshte novatorizem por nje domosdoshmeri e teorise se statistikes ekonomike. E, nese treguesi baze i piramides se te dhenave "GDP) eshte i deformuar atehere kjo reflekton nje sistem zinxhir te dhenash te deformuara, si: deficiti buxhetor, papunesia, niveli i inflacionit, te investimeve, te ardhurave e shpenzimeve, etj. Eshte per te ardhur keq por ne shqiptaret jemi mesuar me demagogji "ne 80' kur populli ishte ne pragun e varferise ekstreme, komunistet moren medalje ari ne Meksike si vendi me i ushqyer ne bote). Vetem ne kete menyre mund te frenohen makinacionet abuzive te politikberesve ne fshehjen e se vertetes dhe ne orientimin drejt politikave te gabuara ekonomke. Nuk duhet pare norma e rritjes ekonomike dhe inflacioni si "mite " te zhvillimit ekonomik dhe si derivate te vleresimit institucional te mireqeverisjes, por ne nje kuader me kompleks.
Absurdi qendron ne faktin se deri pak kohe me pare na rezultonte se persa i perket GDP-se, Shqiperia dhe Bosnja kane paraqitur ritme me te larta ne rajon. Cdokush eshte i qarte se keto jane dy nga vendet me te varfera te Europes. Shqiperia per fatin tone te keq mbetet nje vend i varfer ne rajon dhe vete rajoni dihet se cfare disniveli ka me vendet e BE-se. Nga raportet "dashamirese" te institucioneve nderkombetare, panorama e ekonomise shqiptare na paraqitet si ekonomi me nje stabilitet te pergjithshem te realizuar, por njekohesisht me nje stabilitet te brishte dhe evident te kercenueshem. Bazuar ne te dhenat e fundit te EIU na rezulton se Shqiperia konfigurohet nder vendet e fundit ne rajon me GDP per capita = 1602 EUR, duke lene pas vetem vendet qe sapo kane dale nga lufta, si: Bosnja Hercegovina me GDP per capita = 1303 EUR dhe Kosova me GDP per capita = 710 EUR. Si mund te na krahasojne "bankieret" socialiste me Maqedonine ne nje kohe kur maqedonasit akoma jane ne fazen e kerkimit te identitetit dhe te emrit te shtetit te tyre? Pse nuk marrin guximin te krahasohen me Kroacine qe ka GDP per capita = 5420 EUR ose me vendet e Ballkanit Perendimor? Pse nuk thuhet se baza ekonomike tek ne eshte aq e ulet sa dhe po te pranonim nje rritje 9 - 10% nuk perben ndonje cudi? Eshte evident fakti se Shqiperia eshte akoma ne stadin e reformave te brezit te pare persa i perket burimeve te rritjes ekonomike. Realisht, ritmet e rritjes do kene tendence ne ulje nese ekonomia nuk clirohet nga barrierat qe pengojne nxitjen e investimeve. Per te eliminuar nje situate te tille duhen ndermarre reforma strukturore qe stimulojne realisht rritjen e investimeve private. Ketu ndahen dhe qendrimet e politikberesve persa i perket nocionit te zhvillimit kapitalist. Sektori privat duhet pare ne rrafshin shumedimensional dhe shumepanesh, domosdoshmerisht te tilla duhet te jene dhe reformat qe i paraprijne. Sektori privat duhet pare si pika kritike ku perplasen dhe bashkohen interesat dhe reformat ne sensin politik, ekonomik e social. Nese i referohemi ecurise se treguesve te reformave strukturore per periudhen '93-'03, do te verejme nje progres stanjativ dhe te kufizuar ne ne reformen e institucioneve financiare dhe te sektorit bankar " EBRD Transition Report, 2004). Per te dale nga ky stanjacion duhen imponuar rruget qe te cojne ne rritjen e investimeve, ne thellimin e integrimit ekonomik. Nje mekanizem mjaft efikas konsiderohet ne kete stad dhe rritja e shkalles se hapjes ekonomike e kondicionuar me rikapitalizimin dhe venien ne eficence te burimeve njerezore. Nje pohim i tille eshte bere me mjaft korrektese nga Banka Boterore ne raportin "Shqiperia, performancen me te dobet fiskale" 2004. Ne thelb ky pohim pasqyron nje ekonomi me nivel te larte taksash dhe njekohesisht me rendiment mjaft te ulet te ardhurave buxhetore, nga njera ane dhe me nje nivel sherbimesh publike te nje cilesie shume te ulet dhe me cmime shume te larta. Brishtesia e stabilitetit te ekonomise reflektohet dhe tek bilanci i llogarive korrente si pasoje e nivelit te larte te deficitit tregtar dhe burimeve jokonstanste te financimit te tij.
2. Slogani i bankareve socialiste "Do ndertojme kapitalizmin, me forcat tuaja"
Nga "fletushkat" e BSH, te krijohet pershtypja se leku shqiptar po " lufton heroikisht" ndaj dollarit dhe euros. Ne raportin e BSH per vitin 2004, thuhet se: "Leku ka pasur nje vit te arte. Krahasuar me nje vit me pare, leku eshte mbicmuar mesatarisht me 7.2 % kundrejt euros dhe 15.7 % ndaj dollarit. Mendohet se shkaqet kryesore ne forcimin e vleres se lekut duhen kerkuar tek konsolidimi i vazhdueshem stabilitetit ekonomik te vendit, diferenca e normave te interesit midis lekut dhe valutave, konsolidimi i financave publike, dhe i deficitit buxhetor". Ne fillim te gjykojme nese eshte reale pozita e lekut. Eshte kjo pozite "fallso" e lekut qe favorizon BSH ne ndermarrjen e vendimeve "historike" pa kalkuluar se sa eshte kosto operacionale ne kurrizin e ekonomise shqiptare. Mbicmimi i lekut mendoj se eshte rezultat i nderhyrjeve "te sforcuara" ne treg i BSH, qe si pasoje con ne raporte ireale lek - dollar - euro. Sipas te dhenave te FMN-se, shqiptaret rezultojne populli me nivelin me te ulet ne perdorimin e valutave te huaja ne te gjithe vendet ne zhvillim. Persa i perket parase ne qarkullim, ne Shqiperi vetem 20.9 % e saj eshte ne valute, ndersa ne vendet e tjera eshte 34.8 %. Bazuar ne eksperiencat e vendeve ne zhvillim " nese Shqiperia konsiderohet si e tille), dollarizimi i ekonomise tradicionalisht ecen ne nje sens me stabilitetin politik dhe makroekonomik. Pozicionimi ne kete situate delikate ka ardhur dhe si pasoje e ekzistences se nje legjislacioni bankar teper liberal gjate tre viteve te fundit, gje e cila eshte shoqeruar artificialisht me cmime teper te larta. Ne te njejten kohe duhet pasur parasysh se Shqiperia realizon 35 % te importeve ne USD dhe 65 % ne euro. Eshte detyre e BSH qe para se te vendose se nga cila monedhe do anoje fluksi i ardhshem monetar valutor, te llogarise kostot reale ekonomike te ketyre dueleve: euro - lek ; lek - dollar. Fuqia blerese e nje kartmonedhe matet me sasine e te mirave materiale qe blihen me njesine bae te tij. Njesia baze eshte leku. Lind pyetja: cfare mund te blihet me nje leke? Pergjigja eshte: asgje. Sloganin komunist "do te ndertojme socializmin me forcat tona", bankaret e konvertuar ne socialiste e kane transformuar ne : "do te ndertojme kapitalizmin me forcat tuaja ". Mbeshtetur ne eksperiencat e vendeve analoge, mendoj se duhet thyer miti i " inflacionit shqiptar". Eshte teper esenciale te reflektohet ndryshimi i inflacionit si "uragan" dhe si "mit". Vetem nje "uragan "inflacionist, sic ishte vendimi i Ministrit te Financave te Polonise ne vitet 90, mund te quhet vendim "historik", nje kthese "overnight" e jetes ekonomike te nje vendi. Kuptohet se nje revolucion i tille ka kosto politike dhe ekonomike ndaj duhen njerez te vecante per ta bere nje gje te tille. Politikberesit tane duhet te pranojne ne radhe te pare se inflacioni i publikuar nuk eshte real. Tanime nuk eshte herezi te pranosh se kemi statistika te gabuara. Se dyti, ndermarrja e hapave te tille historike kerkon qe per disa kohe te mos jesh militant i politikes, por i ekonomise dhe i SHQIPERISE. Mendoj se inflacioni i ulet dhe "monoton" perben nje bllokazh per nje ekonomi si e jona, e cila tenton me shume " dhembje" te ingranohet ne nje strukture kapitaliste te zhvillimit. Nga eksperiencat analoge te vendeve ne zhvillim, rezulton se mbajtja e inflacionit ne nivele te moderuara eshte thellesisht e "frikshme", po aq sa dhe situatat deflacioniste qe po kalojne mjaft vende elitare kapitaliste, sic eshte rasti i Japonise. Ne keto kushte theksoj se duhet braktisur politika inflacioniste e qendrueshme dhe t'i drejtohemi shkalles se interesit afatgjate deri ne nivelet e voneses se rritjes. Duhet kuptuar se operacione te tilla do te ndryshonin edhe imazhin e Shqiperise ne tregun nderkombetar financiar. Pra, behet fjale per "shitjen" e emrit te mire. Ne kete aspekt mund t'i referohemi Rumanise e cila per dy vjet ka bere perparime te pabesueshme ne kete drejtim. Ata ndryshuan klasifikim si vend, krijuan imazh te mire dhe filluan me emetimin ne treg te eurobond-ve. Per te kuptuar se sa te vonuar jemi ne kete proces mjafton fakti se deri tani nuk eshte bere akoma aplikimi i nje "syndicat loans" ose kredive sindikale, qe jane nje hap pergatitor para emetimit te eurobond -ve. Mendoj se ndryshimi i politikes rraskapitese te inflacionit "monoton" te eksperimentuar tek ne, nuk ka lidhje me perfitime ekonomike. Efektet ekonomike mund t'i kalkulojme mjaft thjesht me ane te " kurbes se Filipsit ". Ketyre " shokeve " te BSH mund t'i duket "demode" kjo metode per faktin se eshte e lidhur me perdorimin e inflacionit ne zhdukjen e papunesise. Dhe ne fakt kane te drejte sepse " padrinot " qeverises e kane cuar nivelin e papunesise ne shifra dramatike "38 %). Kete nivel papunesie nuk ka kurbe qe mund ta riparoje pervec "kurbes se Nanos". Tallja e "shkencetareve" te BSH me shqiptarin biblik, arrin deri aty sa ne pasqyrimin e te dhenave te papunesise per vitin 2004, reklamojne nje rezultat sensacional dhe "mbareboteror": papunesia dhe punesimi jane ulur njekohesisht.. Harrojne " shkencetaret" e majmur, faktin se nuk kane te bejne me tufezimin e bagetive, por punesimin e nje kombi, i cili ka marre rruget e eksodeve biblike thjesht nga etja per te mbijetuar. Keta "bufone" te dhjamosur duhet te marrin pergjegjesi kombetare ne menyre qe te mos behen nxites te nje politike antikombetare shteterore te emigrimit. "Parazitizmi" dhe "racizmi" i tyre arrin deri aty sa harrojne se veem ne vitin e kaluar nga 1 milion shqiptare ne emigracion ka pasur nje fluks monetar prej 750 milion euro. Si e spjegojne " shkencetaret " e BSH nje nivel te tille inflacioni, kur mbi 25 % e shqiptareve jeton me dy USD ne dite.
Mendoj se nje evolucion i tille me teper ka te beje me ndryshimin e kursit ne politiken monetare te sistemit bankar. Nuk jam i qarte nese ne kete nivel inflacioni merret parasysh vakuumi monetar qe krijohet nga mosperputhja ne mes te kohes se prodhimit te kartmonedhave te reja dhe kohes se perdorimit te tyre. Per kete publiku mund t'i drejtohet me mire Shokeve Cani dhe Pica, sepse ata e dine me mire "perfitimin" qe sjell nxerrja ne treg e kartmonedhes se re. Persa i perket forcimit te lekut "socialist" mendoj se te kesh nje lek te qendrueshem duhet te kesh nje llogari korente te qendrueshme. Ne rastin tone ky bilanc po perkeqesohet dita-dites persa kohe qe raporti import-eksport eshte 6 me 1. Ky raport mund te keqesohet me tej po te fusim dhe rieksportet. Inflacioni ne Shqiperi eshte ne varesi te plote nga cmimet e importeve dhe nga kursi i kembimit te valutave ne lek. Teorikisht duhet pranuar se nuk kemi nje politike kombetare ne inflacion, por kemi nje inflacion te importuar. Po t'i referohemi te dhenave te eurozones, na rezulton nje inflacion mesatar vjetor ne masen 2 %. Konkretisht inflacioni gjate muajit mars ne Itali "vendi nga ku kemi nje fluks 35 % te importeve shqiptare), ishte 1.7 %. Ndryshe paraqitet situata ne korelacionet me Greqine, ku pritet te kete nje inflacion te larte ne masen deri 4 %. Ndikimi i Greqise ne cmimet ne Shqiperi eshte ne renie si pasoje e uljes se importeve shqiptare. Nuk mund te maten "fitoret" e BSH vetem nivelin e cmimeve. Ne kete menyre te gjithe treguesit e tjere mbesin jashte analizes ekonomike. Mbeshtetur ne kete logjike abuzive eshte konkluduar per nje dekade te tere nga ana e politiberesve te BSH. Thjesht mund t'i referohemi papunesise dhe uljes se varferise te demaguara si prioritete te kalemxhijve qeverises. Ka ardhur koha per ndermarrjen e politikave nencmuese kombetare ne lidhje me lekun duke mbajtur nen kujdes nivelin e inflacionit. Mbicmimi i lekut con ne menyre drastike ne frenimin e eksporteve. Politikberesit aktuale duhet te mos harrojne porosite e "babait" te tyre ideologjik, Xhaxhit Enver "Pa eksport s'ka import". Vetem ne tremujorin e pare te 2005, eksportet jane ulur 2.8 % ne krahasim me tremujorin e katert te 2004. Importet ne kete tremujor arriten ne 545 milion USD, me nje rritje 15 % kundrejt tremujorit te pare 2004. Kosto e importit ka qene me e ulet per shkak te fitimit te disa pikeve nga dollari, ne masen 4.91 %. Pallavra te tilla te "fletushkave" te BSH si: leku u mbicmua si rezultat i situates ne Gjirin Persik, tcunamit tailandez apo cmimit te rrushit ne Roskovec ngjajne groteske si tek skenat e filmit " Kapedani".
Ne "fletushkat" monetare te BSH, viti 2004 na rezulton me nje prodhimin bujqesor "te bollshem". Si pasoje kemi nje forcim te lekut "socialist" dhe kemi fituar disa pike ne " luften " heroike te lekut "socialist", ndaj euros dhe dollarit. Nuk e di nese e kane pasur seriozisht apo kane dashur te tallen BSH me paraqitjen e ketij faktori ne performancen "pozitive". Nese i referohemi pasqyrimit te kesaj "tullumbaceje" nga BSH, te krijohet pershtypja se karta e paraqitjes se nje situate pozitive ne bujqesi eshte vetem fasada e demagogjise konstante qeverisese ne mbulmin e realiteteve tronditese. Nese paraardhesit ideologjik te socialisteve te sotem "kupto "komunistet e konvertuar") trumbetonin me te madhe "bujqesia, ceshtje e gjithe popullit ", sot eshte eshte shnderruar ne problem i te gjitheve me perjashtim te qeveritareve te babezitur. Keto "krokodila" te parase harrojne se kjo eshte ceshtje jetike per vendin nisur thjesht nga fakti demografik: rreth 58 % e popullsise ne shkalle vendi jeton ne zonat rurale. Mjaftojne dy tregues sintetike per te treguar se ku e kane katandisur ekonomine rurale qeveritaret e ahtuquajtur "socialiste": deficiti tregetar ne 2004 eshte rritur me 1.6 miliard USD ose 19 % me shume se ne vitin 2003. Ne sistemin e tregueseve statistikore pjesa e bujqesise ne kontributin e deficitit tregetar eshte mbi 300 milion USD. Bujqesia ze vetem 2.2 % te PBB. A mos valle qeveritaret dhe sejmenet e tyre "bankieret e famshem socialiste) nuk e dinin se aktualisht vetem 1 - 1.5 % e totalit te kredive bankare shkojne ne mbeshtetje te ketij sektori. Eshte per te ardhur keq kur mendon se dhe nje here qe i hodhen syte nga kjo pjese e diskriminuar e popullsise ne prag te zgjedhjeve, perseri nisen thjesht nga lakmia dhe etja shtazarake per perfitime te paskrupullta. E kam fjalen per "shashken" elektorale te improvizuar nga "bujqit" e kollarisur te Qeverise ne lidhje me krijimin Bankes Rurale. Eshte antikombetare politika e "dyerve te shqyera" bankare, e aplikuar me mjaft virtuozitet nga vellezerit profesionist siamez, Nano-Cani. Perben nje absurd evidentimi si "arritje" e sistemit bankar shqiptar, fakti se me shume se 95 % e tregut bankar eshte monopol i te huajve. Ftoj publikun t'i referohet shembullit te fqinjve tane, Italise. Italia, nje vend me kulture te vjeter liberale ekonomike ka rreth 800 banka ne sistem. Guvernatori i Bankes Qendrore, Zoti Antonio Fazio, gjate 12 viteve te drejtimit ka minimizuar ne maksimumin e mundshem futjen e bankave te huaja. Dihet zhurma e madhe qe u be rreth blerjes se dy bankave vendase "Bnl" dhe "Antonveneta" nga hollandezet e "Abn Ambro" dhe spanjollet e "BBVA". Motivi i zbatimit te nje politike te tille shtrenguese ne vende me politika te mirefillta kombetare ne ekonomi. Eshte fuqizimi i tregut bankar vendas dhe konkurrimi efikas ne tregun nderkombetar. Mendoj se aplikimi ne Shqiperi i politikes se "dyerve te shqyera" bankare, do kete si pasoje pamundesine e mbeshtetjes se zhvillimit koherent ekonomik nga sistemi financiar dhe bankar. Eshte e paskrupullt te ideosh nje banke thjesht nisur nga ideja per te perfituar me ane te mekanizmave diabolike te perdorimit te fondeve publike. Detyrohem t'i kujtoj "revolucionareve te kuq" te '97 se Shqiperia i kishte bankat e veta. Sot vetem rreth monumentit te "Skenderbeut" , ne 500 meter katror siperfaqe ka kater banka greke dhe nje banke "super misterioze" bullgare. Cdo shqiptar i ndershem e kupton se si erdhet me arme ne dore, vendoset "shkencetaret e kuq" ne krye te bankave shqiptare me qellimin e vetem, ate te konvertimit ne banka greke, italiane, bullgare, etj. A nuk ju habit fakti se shume nga keta "manaxhere te kuq", te cilet moren ne dorezim pasurite e shqiptareve ne '97, sot i keni drejtora te bankave kombetare greke, bullgare, italiane, etj? Pse nuk japin llogari se ku shkuan parate e shqiptareve qe ishin te depozituara ne bankat tona e te dorezuara me inventar nga Qeveria Meksi? E kam fjalen per 127 milione dollaret e bilancuara ne Banken Kombetare Tregtare "qe ne ate kohe ishte totalisht shqiptare), para te cilat sic u deklarua nga shtypi kmunist i asaj kohe u zhduken me skaf nga asfalti i rrugeve te Tiranes ne drejtim te paditur. Jane po keta "bandite" antishqiptare qe akoma sot "pellasin" per floririn e grabitur nga Mbreti Zog, te cilet diten per diell vodhen thesarin e shtetit te "rrenuar" shqiptar. Eshte ne moralin e shtetit te ardhshem shqiptar qe keta "hajdute nderkombetare" te vihen ne bankat e te akuzuarve dhe te marrin denimin e merituar per grabitjen e djerses dhe gjakut te kombit shqiptar. Keta antishqiptare duhet te kene te qarte se vitet ikin por asgje nuk harrohet.
Te me ndjejne "shoket qendrore" te Bankes. Besoj se e kuptojne se "bufoniadat" e tyre nuk pasqyrojne panoramen e vertete te Shqiperise.
Marre nga Koha Jone
Krijoni Kontakt