Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    Si duket edhe "PIRAMIDAT" paskan pasur Gjeneral

    Edhe kjo mund te ndodhe,por ne ato raste kur nuk ke njerez profesionist per nje profesion , por ke njerez me Akademi dy javore apo nje shkolim tjeter qe e kerkon dikush tjetr e jo vendi i yt.


    I veshur sportiv, madje nė kokė ka pasur njė kapele e syze kundėr diellit, Rrapush Xhaferri, nė harkun kohor 13.00-15.00, ka bėrė rrugėn Berat-Tiranė nėn shoqėrinė e policėve

    Deshmia e "gjeneralit": Sekuestrimin e vilės e ndoqa nga brenda saj. Nė aeroport hyra me pasaportėn time

    Xhaferri: Nė Rinas zbrita nė 15 dhjetor
    I superkėrkuari xhiro nė Tiranė qė prej 8 muajsh

    TIRANE

    Nė Shqipėri kam hyrė para tetė muajsh nėpėrmjet aeroportit tė Rinasit, me pasaportėn time tė lėshuar nga Ministria e Rendit. Ky deklarim i Rrapush Xhaferrit, ish-gjeneralit tė fondacionit piramidal "Xhaferri", ka lėnė "me gojė hapur" krerėt e Drejtorisė sė Policisė sė Beratit e Tiranės.

    Por ēudirat e ish-gjeneralit nuk kanė pėrfunduar kėtu. Ai ka qenė dėshmitari mė i veēantė kur Policia Tatimore, pėrfaqėsuesit e pėrmbarimit tė mbėshtetur edhe me Policinė e Rendit kanė sekuestruar vilėn e tij mė 18 korrik tė kėtij viti. "Ditėn qė Arapi po mė sekustronte vilėn unė isha nė shtėpi. Askush nuk u kujtua pėr mua. Ishte njė rastėsi qė unė nuk dola jashtė, por doli djali qė kėrkoi vendimin e gjykatės pėr sekuestrimin e vilės", ka thėnė Xhaferri.
    I veshur sportiv, madje nė kokė ka pasur njė kapele e syze kundėr diellit, Rrapush Xhaferri, nė harkun kohor 13.00-15.00 ka bėrė rrugėn Berat-Tiranė nėn shoqėrinė e policėve dhe tė inspektorėve tė Antikrimit Ekonomik-Financiar tė Drejtorisė sė Tiranės. Asgjė tjetėr pėrveē disa qeseve me medikamente (thuhet se ai vuan nga diabeti) nuk ka pasur me vete ish-bosi i fondacionit "Xhaferri". Nė fillim, Xhaferri, ėshtė vendosur nė qelitė e Drejtorisė sė Policisė sė Tiranės, megjithėse ka kėrkuar qė tė jetė nė tė njėjtin burg me djalin e tij, Asllan Xhaferri, tė arrestuar nė gjysmėn e dytė tė korrikut tė kėtij viti. Sqarimet e para, Xhaferri i ka dhėnė pėrpara drejtorit tė policisė sė kryeqytetit, kolonel Ilirjan Zylyftari.

    Mėsohet se, Xhaferri, ka deklaruar se ka hyrė nė aeroportin e Rinasit mė 15 dhjetor tė vitit tė kaluar. "Deri atė ditė kam jetuar nė Turqi, Stamboll tek disa tė afėrmit e mi. Mė 15 dhjetor kam udhėtuar me linjėn ajrore Stamboll-Tiranė. Nė Rinas nuk pata asnjė problem", ka thėnė Xhaferri. Qė nga ajo ditė Xhaferri ėshtė strehuar nė vilėn e tij. "Kam dalė edhe xhiro nė Tiranė, por askush nuk ėshtė kujtuar", ka thėnė Xhaferri para oficerėve tė Antikrimit Ekonomik-Financiar. Urdhėri pėr sekuestrimin e vilės mesa duket ka prishur qetėsinė e ish-gjeneralit. Kėshtu qė disa ditė pas arrestimit tė djalit tė tij, Xhaferri ka udhėtuar pėr tek daja i tij nė fshatin Starovė tė Beratit. "Kam tre javė qė qėndroja tek daja im", ka thėnė Xhaferri. Arrestimi i tij ėshtė bėrė mbrėmjen e sė hėnės nga uniformat blu tė Beratit.

    Gjatė bisedės me inspektorėt e policisė, Xhaferri, ka "demostruar" aftėsinė e tij pėr tė paguar kreditorėt. Ai u ėshtė pėrgjigjur provokimeve tė tyre. "Unė nuk kam lypur njeri pėr tė mė dhėnė paratė. Unė vetėm hapa sportelet, lekėt i solli populli vetė tek unė. Megjithatė kam lekė, por i kam tė bllokuara", ka thėnė Xhaferri. Sot ai pritet tė dalė para togave tė zeza pėr t'iu komunikuar masa e arrestit, ndėrsa nė fillim tė shtatorit do tė "ndjekė nga afėr zhvillimin e procesit gjyqėsor".
    Jam martuar002

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Rrapush Xhaferri transferohet nė qelitė e Burgut 313


    TIRANE, (29 Gusht) - Ish-presidenti i Fondacioni rentier "Xhaferri", Rrapush Xhaferri, u transferua mesditėn e sotme (e Enjte) nga mjediset e drejtorisė sė policisė tė Tiranės pėr nė qelitė e Burgut 313, po nė kryeqytet. Burime zyrtare tė policisė lokale thanė pėr shtypin se, 62 vjeēari Xhaferri, i arrestuar tri ditė mė parė nė fshatin Starovė tė Beratit, u transferua pėr nė mjediset e Burgut nėn masa tė rrepta sigurie. Ai nuk u paraqit nė Gjykatėn e Faktit tė Tiranės pėr t'iu komunikuar masa e sigurisė, por kjo e fundit i ėshtė bėrė e ditur nga gjykatėsit menjėherė pas sistemimit tė tij nė njė nga qelitė e burgut Pas disa ditėsh, pritet tė fillojė edhe gjyqi ndaj ish- presidentit tė Fondacionit rentier, nėn akuzėn e largimit nga vendi i vuajtjes sė dėnimit. Xhaferri ishte shpallur person nė kėrkim pasi gjatė trazirave tė muajit Mars '97, ai u largua nga burgu, ndėrsa po gjykohen nė mungesė nga Gjykata e Faktit e Tiranės pėr "mashtrim nė shuma tė mėdha
    Jam martuar002

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Po athua gruaja dhe nusja e djalit te "Gjeneralit" a mendoni ne ate kohe kur "gjenerali"ua grumbullonte parat qyetareve tan dhe ata mbeteshin pa kulm mbi koke se per ta do te jete veshtire te jetojne.Mendoj se jo.
    Po pse atehere dikush sot te mendoj per gruan e tij dhe nusen e djalit sot.Kjo besoj se eshte e padrejte te flitet e mendohet,sejcili te mendoj e logjikoj per vete,por pa damtuar te tjeret.Se "gjenerali"ne dim se q beri, e si beri.


    Gruaja e Rrapush Xhaferrit dhe nusja e djalit me dy fėmijėt e saj duhet tė gjejnė strehė tjetėr

    Dy ditė afat pėr tė liruar vilėn e Xhaferrit

    TIRANĖ- Familja e Rrapush Xhaferrit kėto dy ditė duhet tė largohet nga shtėpia, pasi kjo e fundit ėshtė sekuestruar nga shteti. Gruaja dhe nusja e djalit tė "gjeneralit", sė bashku me dy fėmijėt e vegjėl, duhet qė gjejnė njė shtėpi tjetėr. Lajmi ėshtė pohuar dje nga burime pranė familjes Xhaferri si dhe nga zyra e pėrmbarimit. Shtėpia ėshtė sekuestruar nga shteti qė nė datėn 16 korrik. Kjo shtėpi ėshtė pronė e Rrapush Xhaferrit qė nė 20 shtator tė vitit 1995. Zyra e pėrmbarimit dhe e tatim-taksave i komunikoi familjes Xhaferri kėtė vendim dhe i la disa ditė kohė pėr t'u larguar. Ajo u la atyre njė mundėsi tjetėr pėr tė banuar nė shtėpi. Ēdo muaj, familja Xhaferri t'i paguante shtetit qiranė e shtėpisė. Kjo gjė u refuzua nga djali i Rrapushit, Asllani. Pak ditė mė vonė, tatimorėt i dhanė edhe paralajmėrimin e fundit. Burime tė familjes Xhaferri thanė se kėto dy ditė pritet qė policia t'i nxjerrė ata forcėrisht nga shtėpia. Herėn e parė qė u tentua sekuestrimi i vilės, tatimorėt hasėn nė kundėrshtim e familjarėve. Ata nuk u hapėn as derėn njerėzve tė ligjit. Kur panė se s'kishin ē'tė bėnin, tatimorėt vendosėn nė hyrje tė vilės njė letėr ku thuhej se ajo ishte sekuestruar. Nė vilėn trekatėshe, momentalisht, jetojnė e shoqja e Rrapushit si dhe gruaja sė bashku me dy fėmijėt e Asllanit, djalit tė vogėl. Ata kanė refuzuar tė dalin nga shtėpia, pasi nuk kanė se ku tė shkojnė. Duke qenė se janė dy gra dhe dy fėmijė tė vegjėl, ata nuk kanė me se tė jetojnė. Kėsaj barre i shtohet edhe shtėpia e re e banimit. Shteti nuk u ka ofruar atyre asnjė vend tjetėr ku tė jetojnė, vetėm u ka thėnė tė largohen nga vila, e cila do tė shitet nė ankand. Procedura parashikon qė, njė komision i veēantė, tė bėjė vlerėsimin e vilės trekatėshe. Kjo vilė ndodhet nė rrugėn "Irfan Tomini" dhe, mė parė, ėshtė vlerėsuar rreth 300 milionė lekė tė vjetėr. Paratė qė do tė merren nga shitja e vilės do ti bashkohen llogarisė sė ish- firmės piramidale "Xhaferri".
    E.Janina
    Jam martuar002

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    PIRAMIDAT
    Ish-bosi i fondacionit dhe djali i madh Asllani, pėr herė tė parė nė bankėn e tė akuzuarve

    Xhaferri: Jam i sėmurė, mė ēoni nė arrest shtėpie

    TIRANĖ. - Rrapush Xhaferri pėr herė tė parė nga dita e arrestimit u ul dje nė bankėn e tė akuzuarve nė krah tė djalit tė tij, Asllanit. Asnjė kundėrshtim nė fillim tė seancės gjyqėsore pėrsa i pėrket akuzės dhe arrestimit tė bėrė nga ana e policisė. Vetėm nė fund tė seancės gjyqėsore, Xhaferri ėshtė ngritur nė kėmbė dhe i ka kėrkuar gjykatės tė shtyjė gjyqin pėr shkak se nuk ndihej mirė nga gjendja shėndetėsore. Xhaferri dje ka shfaqur shenja tė sėmundjes sė diabetit madje ėshtė shprehur se pak ditė mė parė ka pėsuar njė infarkt qė e ka kuptuar me vonesė. Rrapush Xhaferri ishte pėrgatitur pėr tė dhėnė shpjegimet nė lidhje me akuzėn e vjedhjes me anė tė mashtrimit para gjykatės. Por shpjegimet mbetėn nė mes, pasi ai nuk ka qenė nė gjendje tė qėndronte pėr njė kohė tė gjatė nė kėmbė para trupit gjykues. Ndėrsa Rrapush Xhaferri vuan nga zemra dhe nga diabeti, djali i tij Asllani vuan nga veshkat. Pėr kėtė arsye Asllan Xhaferri i kėrkoi gjykatės ndryshimin e masės sė sigurimit, nga ajo e burgut pa afat nė atė tė arrestit shtėpiak. Seanca e djeshme gjyqėsore vazhdoi me administrimin e provave shkresore nga ana e prokurorit Genti Xholi, para gjykatės. Prokurori lexoi tė gjithė fashikujt brenda tė cilėve ndodheshin mandat- arkėtimet e grumbulluar nė filialet e rretheve tė ndryshme, ku ushtronte veprimtarinė e tij huamarrėse fondacioni bamirės "Demokracia Popullore Xhaferri". Avokati i familjes Xhaferri, Viktor Konomi, kundėrshtoi disa nga provat e paraqitura pėr administrim nga ana e prokurorit. Ai tha dje se prokuroria nuk ka bėrė punė tė pastėr, pėr tė nxjerrė nė realitet tė gjithė shumat e depozituara nga fondacioni Xhaferri si dhe shumat e dhėna kreditorėve prej tij. Sipas akuzės, Xhaferri, ėshtė njeriu qė ka mashtruar mė shumė kreditorė se sa tė gjithė bosėt e tjerė tė piramidave nė Shqipėri. Shuma qė Xhaferri u ka borxh kreditorėve ėshtė marramendėse dhe nuk mund tė krahasohet me asnjė fondacion tjetėr. Borxhi qė ėshtė regjistruar nė emėr tė fondacionit qė mban emrin e Rrapush Xhaferrit, ėshtė 15.778.786.000 lekė. Ndėrsa numri i kreditorėve tė mashtruar ėshtė 1188372. Aktivitetin e tij Xhaferri e ka ushtruar nė fillim nė Lushnjė ku ka edhe vendlindjen. Mė pas Xhaferri ėshtė hapur nė tė gjithė Shqipėrinė. Tė pandehur, pėrveē Rrapush Xhaferrit, janė edhe tre djemtė e tij, Asllani, Pėllumbi dhe Pėrparimi.
    Alma Ēuka
    Jam martuar002

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Sa shpirtmire dhe solidar ka qene "Gjenerali"por si duket askush nuk po ia di.Si dikut ka qene edhe shume "patriot"ja si ka kontribuar ne ngritjen e lapidarit,por ai nuk tregon se si i ka "shkryer"fshgatarat dhe qyetaret shqipetar me firmen e tij te njohur piramidale "Gjaferi".
    Pse athua nuk e bene kete?
    Pse ?
    Dhe si eshte eemundur qe te gjitha keto u bene ne emer te demokracise.

    Rrapush Xhaferri:"Dhashe 53 milion per bustin e Ali Pashes"

    Ish-bosi i fondacionit "Xhaferri", Rrapush Xhaferri, ka deklaruar dje perpara gjykates aktivitetin e fondacionit te tij, i cili kishte karakter bamires dhe ishte krijuar pas shkrirjes se dy fondacioneve te para, "Fitorja e demokracise" dhe firma "Reci". Sipas Xhaferrit, fondacioni qe ai drejtonte, ka kontribuar me 53 milion leke, per berjen e bustit te Ali Pashe Tepelenes, qe u inagurua disa dite me pare ne qytetin e Tepelenes. Pervec kesaj, fondacioni ka mbuluar financiarisht, varrimet e viktimave te shkaktuara nga shperthimi i autobombes prane supermarketit te VEFA-s ne shkurt te vitit 1996 dhe nxenesve te mbytur ne liqenin e Prespes ne qershor te po ketij viti. Ka kontribuar dhe ka paguar shpenzimet e morgut, per 480 viktima etj. Vlera financiare e ketyre kontributeve si dhe e sponsorizimeve te tjera per botime librash dhe aktivitete te tjera kulturore, sipas Xhaferrit nuk jane perllogaritur dhe nuk jane marre fare parasysh nga organi i akuzes. Gjithashtu ai ka akuzuar Prokurorine se nuk ka bere vleresimin e aseteve te paluejtshme, qe ishin ne pronesi te fondacionit "Xhaferri". "Veprimi per bllokimin e fondacionit ne shkurt te vitit 1997, ka qene i qellimshem, pasi ne donim vetem 1 muaj kohe per te shlyer te gjithe kreditoret", ka deklaruar ish-bosi. Me tej i pyetur nga prokurori i ceshtjes, mbi mbeshtetjen financiare te fondacionit, Xhaferri ka deklaruar se e kishte nisur aktivitetin e tij me 500 milion USD, te cilat ishin depozituar ne Banken Tregtare, gje te cilen e verteton edhe gjykata, ku eshte bere regjistrimi i fondacionit. Sipas tij, kalimi nga firma "Reci" ne fondacionin "Xhaferri", eshte bere me propozim te shtetit dhe e aprovuar prej strukturave te tij. Ne perfundim Xhaferri i ka kerkuar perfaqesuesve te drejtesise, qe te mos influencohen nga deklaratat e dhena nga ish drejtues te SHIK-ut dhe Policise se Shtetit.



    G.JANKU




    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqipei pranvera?
    Jam martuar002

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    "Mos i prekni, djemte e mi te pafajshem"


    "Dy djemte, Asllani dhe Pellumbi kane qene punetoret e mi dhe nuk kane pse te mbajne pergjegjesi penale mbi aktivitetin e fondacionit". Keshtu ka deklaruar ne seancen e djeshme, Rrapush Xhaferri, i akuzuar se bashku me djemte e tij, per vjedhje me ane te mashtrimit ne shuma te medha. Ai i ka kerkuar organit te akuzes, qe gjithcka qe ka te beje me fondacionin, ta kerkonin pergjegjesine tek ai, dhe t`i linin te qete djemte dhe familjet e tyre. Gjithashtu Xhaferri ka kundershtuar dje edhe sekuestrimin e viles, duke deklaruar se ate vile e ka patur ne pronesi, qe ne vitin 1982 dhe nuk ka lidhje me aktivitetin e fondacionit.

    --------------------------------------------------------------------------------
    Korrieri, 09/25


    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

Tema tė Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Gjykata dėnon Sali Veselin pėr vrasjen e Ekrem Rexhės, komandat Drinit
    Nga kosovar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 07-12-2011, 06:31
  3. Gjeneralet fatkeqe, qe i sherbyen Ushtrise Shqiptare
    Nga BlueBaron nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-10-2004, 12:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •