Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Thanas Nano: Ju tregoj historinë e jetës time

    Per te gjithe ata qe e njohin, e kane degjuar dhe duan te dine dicka per te ja nje interviste :

    INTERVISTA/Flet babai i kryeministrit Fatos Nano

    Thanas Nano: Ju tregoj historinë e jetës time


    Pavllo GJIDEDE


    Thanas Nano është 89 vjeç dhe për herë të parë flet për një gazetë. Ai ka zgjedhur të tregojë për jetën e tij në gazetën "Tirana Observer", për të cilën edhe pse është e re në treg, thotë se është prestigjioze dhe ndryshe nga të tjerat. Dëshira për t'i marrë atij një intervistë nuk është veçse një përçapje për një rizgjim të kujtimeve. Zoti Nano është babai i kryeministrit Fatos Nano. Lidhur me qëndrimin ndaj tij apo ndaj fushatës elektorale aktuale, ai as impresionohet dhe as ndikohet nga kurrkush. Kur vjen çështja për bindjet, Thanas Nano nuk e ka për turp të thotë: "Jam i majtë!".... "Ndrojtja për të mos e përmendur këtë të vërtetë do të ishte më shumë se paburrëri", thekson ai.
    E gjetëm si zakonisht në shtëpi, të rënduar nga vitet që mban mbi supe, por të freskët në mendim, në gjykim, të sjellshëm, të mprehtë e gazmor deri në intimitete.
    Zotin Thanas Nano, megj-ithëse kishim kohë pa e parë, mbahet mirë edhe pse po iu afrohet të 90-tave. Vetëm para dy muajsh festoi ditëlindjen. Ai gëzohet kur i vijnë miq me të cilët bisedon gjatë.
    Të kam sjellë disa numra të gazetës "Lunxhëria"....
    E lexoj me kënaqësi. Ajo ka fytyrën e Lunxhërisë, kulturën, traditat, zakonet, folklorin e saj aq të pasur. Ka njerëzit që dinin të lëronin, të mbillnin, të luteshin, të qepnin e të stolisnin kostumet popullore. Petro Ruçi më gëzoi pa masë, kur më solli një kasetë, në të cilën përmblidheshin këngët, vallet, kostumet aq të bukura që u shfaqën për mrekulli në Teatrin e Operës dhe të Baletit. Kam dashur të vij në atë mbrëmje aq të gëzuar, por e pata të pamundur. Që lunxhiotët janë një popull i mrekullueshëm, këtë s'e luan as topi, por do të ishte e padrejtë të mos përmendja dhe karakteristika të tjera që i nderojnë. I ka lezetuar dhe i lezeton prania e njerëzve të zotë për të kënduar e festuar, për të hapur rrugë, ngritur ura, kala e ujëmbledhës. Flasin një gjuhë të pastër shqipe. Njohin të drejtën për të respektuar të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen. Ndoshta është e çuditshme, por ata vështrojnë mbrapa, por edhe përpara, në kërkim të forcimit të identitetit, të atij identiteti që përshkohet edhe në koncertin që pamë familjarisht. Në vazhdim shtoj sa për motiv, njerëz të mençur e të dëgjuar si Koto Hoxhi, Pandeli Sotiri, Urani Rumbo, Misto Mame, Mihal Duri e dhjetëra të tjerë janë nga Lunxhëria. Gjithçka që bënë ata është shqiptare e kombëtare.
    Cila është prejardhja e familjes suaj?
    Ka shumë gjëra që njerëzit, midis të cilëve edhe unë, nuk i thonë nëpër intervista, pasi ata nganjëherë tingëllojnë të fryra, sentimentale, të dhimbshme apo misterioze. Në një farë mënyre ruaj një ndjesi të "veçantë", madje edhe ndjesinë e fjalës "unë", mirënjohjen, në radhë të parë për prindërit e mi.
    Fëmijëria ime kaloi në një gjendje të thjeshtë, modeste, pothuajse si të gjithë. Unë isha djalë i një zanatçiu. Në ato vite, kur herë-herë mungonte buka (ishin vite të urisë), i mbetur pa nënë në moshën trevjeçare, shkoja sa në Mingul, aq edhe në Erind dhe, sidomos, në Tranushishtë, ku më priste e më rriste me pekule motra ime, Kaloja. Gjithë jetën kam qenë i ndërgjegjshëm për mungesën e nënës që më iku shumë e re, sapo mbushi tridhjetë vjet, por edhe për krenarinë e jetës që jetoi babai, i cili, edhe ai, për fat të keq, vdiq i ri. Në ato kohë mjekësia ishte mizore, ose fare e pafuqishme. Nuk e mbaj mend vdekjen e tyre, por e ndjeja praninë e tyre ngaqë m'i përmendnin për të mirë të tjerët. Ndjeva se ajo çka u ndërpre nga humbja përgjithmonë e prindërve, ishte edhe një zgjatje në kohë, të cilën duhet ta vazhdoja vetë. Kjo gjendje më krijoi, pak e nga pak, pavarësinë e të menduarit dhe të vepruarit, sidomos në vitet e shkollës në Gjirokastër apo në Elbasan. Ishte Petro Poga nga Erindi, ish-ministër i Drejtësisë në qeverinë e Ismail Qemalit, ish-deputeti, të cilin e donte dhe e votonte populli, që më dërgoi me bursë atje. Ndjehesha i kënaqur në konviktin "Vaso Pasha", me djem e vajza të ardhur nga Kosova dhe gjithë Shqipëria. Normalja e Elbasanit ishte një kryeshkollë, për të thënë një universitet i vërtetë. Aleksandër Xhuvani, Simon Shuteriqi, Petraq Pepo e plot të tjerë ishin dhe mbetën një shembull absolut. Sidomos përkushtimi i tyre patriotik. Ishte ky patriotizëm, me të cilën ata më edukuan që t'ua transmetoja nxënësve të mi në fshatin Gjorm të Vlorës dhe në qytet; ishte ky përkushtim që ndikoi për të mbaruar studimet në UT.
    Si do t'i komentonit thirrjet e një politikani për prejardhjen tuaj vllahe apo greke?
    Në këtë periudhë tranzitore çfarë çudish nuk bëjnë vaki! Sapo më dhe ti Leko (Mako) pemën gjenealogjike të fisit të madh Nano, të cilën e keni studiuar dhe më thatë se jemi nga Qeparoi e të ardhur në Nokovë, në Lunxhëri. Lunxhëria është tokë shqiptare me besim ortodoks. Gjyshi im, Gaqoja, ka pasur arat në hyrje të fshatit. Ndonjë politikan që e kërkon origjinën e familjes sonë, duke shkuar prapa në histori, në fantazira, le të fantazojë, por po pati mend në kokë, do të thotë të vërtetën që thashë unë dhe jo ai, që ka rënë në batak të pistë.
    Dikush nga opozita ka deklaruar në Parlament, se keni ardhur nga një fshat i humbur i jugut. Çfarë do të thoshit për këtë?
    S'e kam dëgjuar një gjë të tillë. Nëse e ka thënë për Nanot, ai ose ajo është gënjeshtër. Nokova dhe Lunxhëria njihen për një qytetërim të lashtë. Dihen të parët tanë, me emigracion të hershëm, ata ditën të sjellin kulturën e botës nga kurbetet në Lunxhëri. Po ashtu, familja ime dhe pjesëtarët e saj janë rritur mes librave, mes njerëzve të kulturuar, zotërues të disa gjuhëve të huaja. Një fjalor mohues për të kënaqur të pakulturuarit nuk më takon mua. Kam bindjen se përfytyrimet e saj i pëlqejnë që të shkojnë në dobi të karrierës. S'ma merr mendja që t'i besojë njeri këto broçkulla. Njihet Lunxhëria, historia dhe traditat e saj në kulturë, arsim e mënyrë jetese.
    Jeta juaj është e lidhur me Gjirokastrën dhe Vlorën apo jo?
    Me Gjirokastrën, po se po. Lunxhioti është gjirokastrit, ndërsa Vlora dhe krahinat e saj i kam të afërta e të pashkëputura nga jeta ime. Ndoshta më mirë sesa t'u flisja se si i kam kaluar atje vitet e luftës partizane do të ishte më interesante të përqendrohesha në historinë e atyre viteve (shkurt, për disa ngjarje) që përmban koha.
    Mbi të gjitha veçoj jetën e partizanit, sidomos në fshatin Tërbaç, në kasollet e çobanëve, kur gjëmonte lufta për liri, në një konak të xha Nuredinit, ku me porosi të Qarkorit, personalisht të Hysni Kapos, nisa punën në pedalinën e shtypit. Gjithë kjo punë, me ngarkesa patriotike, me kokë në torbë, më nxiti të punoja pa kompleksin e frikës, si i gjithë populli i Labërisë.
    I lexoni gazetat?
    Kuptohet, jo të gjitha. Por me keqardhje vërej se në shtypin e sotëm të përditshëm në shumë faqe të tij mbizotëron e keqja. Pikërisht këtë, unë nuk e kapërdij dot. Shtypi ka një mision shoqëror njerëzor: Të kapë dhe të përhapë idetë e mira, dashurinë, mirëkuptimin, ruajtjen e traditave të mira të popullit, që i ka të shumta dhe të shtrenjta. Pezmatohem kur botohen artikuj apo lajme që i bëjnë jehonë së keqes. Në bisedat që bëj me miqtë, rastis që të flasim edhe për emisionet e stacionet televizive. Më kanë tërhequr vëmendjen dokumentarë historikë, kulturorë, shkencorë. Por, ashtu si faqet e para të disa gazetave, edhe ekranet televizive mbushen me krime, me varje, me vrasje, me përdhunime, me hajdutëri. Unë përsëri s'e honeps dot dhe largohem nga kjo sëmundje. E kjo, kurrsesi nuk mund të jetë model i medias për të edukuar njerëzit, rininë. Ajo që shohim e lexojmë është shumë e hidhur. Kuptohet dëshira e madhe e biznesmenëve për sensacione në faqet e gazetave, duke i mbushur ato me çka thashë, por ka një kufi. Them se ka një kufi jo "për hir të territ informativ", jo si konservator që nuk i kupton dëshirat e rinisë, por si një njeri që ka dhënë ndihmën e vet për zhvillim, për ndryshimet e lejueshme. Se, askush në atë kohë nuk mund të bënte harakiri!...
    Sot thuhet se në atë kohë artikujt, lajmet botoheshin me miratim nga "lart"....
    Kjo është një shpifje. Bëhet me qëllim për ta cilësuar shtypin e kohës si një shtyp servil, pa personalitet. Nuk ishte praktike kontrolli i artikujve para botimit, me përjashtim të ndonjë rasti, kur kishte të bënte me qëndrime, fjala vjen, për politikën e jashtme, për çështjen e Kosovës. Ata që vjellin e ulërijnë kundër shtypit të djeshëm, le të provojnë të botojnë ndonjë artikull ku duket se si pasqyrohej e vërteta për pavarësinë e Kosovës. Por s'e bëjnë se u del boja. Botimi i artikujve seriozë për probleme ekonomike, shoqërore e sociale, vinte në lëvizje qeverinë. Fajtorët për mosrealizime, apo për lojën e shifrave, aq e përhapur në disa kuadro, që donin të mbanin karrigen me mashtrime, ndëshkoheshin. Unë e dija mirë që askush nuk të kursente po të shkelej orientimi, vija. Shumë gjëra më kujtohen, shumë gjëra më vërtiten në mendjen time. Parapëlqej të them se u përpoqëm të bënim diçka. Dhe këtë Diçka (të Madhe) e bëmë me punë, me sakrifica të panumërta, sepse të gjithë këmbëngulnim për të mposhtur të pamundurën. Duke qenë në poste drejtuese, unë si shumë të tjerë, e kam ndjerë peshën e kritikës nga lart, por nuk më gjeti ndonjë "e keqe", pasi ngrihesha mbi të dhe punoja me pasion, jo i vetëm.
    Si do ta vlerësonit shtypin e kohës suaj?
    Bëhej punë profesionale në shtyp. Pasqyrohej realiteti i kohës, siç ishte puna për ndërtimin e hidrocentraleve, të hekurudhave, të minierave, të uzinave, të kombinateve, të plantacioneve të mrekullueshme në Korçë, në Peshkopi, në Myzeqe, në Shkodër, gaboni. Do t'ju lutesha të mos gabonit të shtyrë nga dëshira e disa të paudhëve për të nxirë gjithçka që u bë me aq mund e djersë.
    Shtypi ka një rol të rëndësishëm dhe të pazëvendësueshëm. Por ç'ju bën më shumë përshtypje?
    Unë e ndiej veten gazetar, por siç e thashë, më dhimbset kur e shoh shtypin e sotëm të mbushur me një fjalor të papërshtatshëm, me gabime gjuhësore, me shtrembërime faktesh, idesh..., më vjen keq. Lidhur më këtë çështje unë kam qenë shumë korrekt, si në ruajtjen e pastërtisë së gjuhës sonë, ashtu edhe në mbrojtjen e rregullave të gramatikës e të sintaksës, sepse kjo që vihet re sot në shtyp ose në televizion është një mish-mash, një masakër e vërtetë ndaj gjuhës. Është i pakuptueshëm qëndrimi i Akademisë së Shkencave që kolovit nëpër duar një projektligj. Me tim bir bisedoj edhe për këtë problem, për të cilin edhe ai është mjaft i shqetësuar dhe, njëkohësisht, duhet të tregohet më i vëmendshëm.
    Thonë se ju keni qenë i ashpër si drejtues. A është e vërtetë kjo?
    Po, kam qenë i ashpër, më saktë i rreptë, por i tillë kam qenë ndaj hileqarëve, përtacëve, ndaj kujtdo që i bënte bisht punës, sepse që të kryesh detyrën duhet të bëje çmos për të bërë të pamundurën, siç u thashë më lart. Në këtë kuptim, isha kërkues, duke e parë detyrën me sytë e të riut. I njihja ligjet (ato që ishin), e njihja pushtetin, por edhe frikën se nuk të përkëdhelte askush nëse punët ecnin së prapthi. S'e kisha të lehtë të drejtoja mbi 1000 veta në Radio Tirana, (e më pas, atë të televizionit,) e cila nga 4-5 gjuhë arriti të fliste në 16 gjuhë të ndryshme të botës. Në këtë punë vura aq shumë nga vetja si vullnetin dhe përkushtimin.

    PASAPORTA

    Emri: Thanas

    Mbiemri: Nano

    Datëlindja: 23/03/1916

    Vendlindja: Nokovë të Gjirokastrës

    Mësimet: Në shkollën fillore të fshatit. Më pas atë të Mësuesve në Gjirokastër dhe Normalen e Elbasanit

    Karriera: Në vitin 1938 u emërua mësues në fshatin Gjorm të Vlorës. Në vitin 1940-1942, mësues në qytetin e Vlorës.

    Lufta partizane: Punonte me pasion në seksionet e agjitacionit e të propagandës luftarake, sidomos për përgatitjen dhe botimin e revistës "Ylli Partizan".

    Pas çlirimit: U ngarkua me detyra të rëndësishme, kryesisht të shtypit: Në Ministrinë e Arsimit e të Kulturës, në Agjencinë Telegrafike dhe në Radio-Televizion (gjithnjë drejtues në median shqiptare). Përplasja mes dritës dhe paditurisë, mes të drejtës dhe padrejtësisë shoqërore, mes dinjitetit dhe nëpërkëmbjes, mes demokracisë dhe diktatit ka qenë thelbi i veprimtarisë drejtuese dhe publicistike të Thanas Nanos.



    Në krye të ATSH-se

    "ATSH-ja kishte emrin, por për ta bërë atë që të kryente misionin e vet duheshin mjetet. Ku t'i gjenim? Fillimisht e nisëm punën duke "rrëmbyer" disa lajme nga agjencitë e botës dhe më pas i shtypnim me kujdes në një makinë shkrimi, vetëm për gazetat. Aty nga viti 1945, ATSH-ja mori fizionominë e një institucioni serioz, por përsëri na mungonte përvoja. Të sapodalë nga lufta s'dinim se çfarë të bënim".

    Drejtori i Radio-Televizionit

    Thanas Nano është drejtori më jetëgjatë i Radio-Televizionit Shqiptar. Ai ishte në krye të ATSH-së, kur pak e nga pak u ngrit godina e re e Radio-Televizionit, në të cilën ai do të punonte më pas. Po që të arrihej deri aty, sipas Nanos, janë kapërcyer "nëntë male". "Nuk rrinim duarlidhur, kërkonim rrugët dhe i hapnim ato me njëmijë mënyra. Në një vizitë që ndodhesha në Kinë, gjatë pritjes që më bëri Çu En Lai, ia ngrita këtë problem. Ai, pa e zgjatur, më tha: "Le të bëjë një kërkesë qeveria juaj". Por pala kineze nuk prodhonte aparatura, autobusa televizivë, kamera. Prandaj i siguruam me forcat tona. Fondet përkatëse u siguruan jo pa pengesa. Një ditë, në një mbledhje qeverie, ia parashtrova pa takt kërkesën Adil Çarçanit për 5000 dollarë për blerjen e repetitorëve", tregon Thanas Nano.

    (Vijon nesër)

    Marre nga Tirana-Observer.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nje nene.. nena e Eva Vishes.. (ose nena e Elcë Liles) kerkon prej 8 vjetesh qe shteti te zbardhe vrasjen e se bijes.. qe u gjend e masakruar gerxheve te Krrabes.. dhe kto gerxhe te Krrabes nuku gjenden ne Tora Bora apo Andet apo Kilimanxharo..por ja aty prapa klubo-bordellove radhe radhe qe kan ndertuar mafia ne Rrugen Tiran -Mullet Elbasan.. pra brenda shtetit ku shtrihet pushteti i te birit Nano Tos..

    Nuku e lexon shoku Nasi se Nena e Eves kerkon Raftin Dhimitraq te deshmoje.. e qe Thanasi e di mire se ky Rafti eshte bi.th e brek me te birin Kryeminister fuqiplote..??

    Nuku e ka marre vesh Shoku Nasi qe Nena e Eves kerkon nusen e te birit te tije si Deshmitare per te sqaruar vrasjen..pra kerkon Xhinen me te cilen xha Thanasi ka jetuar 30 e ca vjet..??

    Cben i ndershmi Thanas ..cfar pret.. ja aty ne b.ithe e ka telefonin e celularet e ti bej nje xerr Tosit e ti thote.. pse o 8 vite nuku ja keni zgidhur prablemin kesaj plakes se mjere..??
    Cben i ndershmi Thanas ..cfar pret.. ja aty ne b.ithe e ka telefonin e celularet e ti bej nje xerr ish nuses ne Paris e ti thote.. eja moj bije e deshmo ne Gjykat prokurori se po te kerkon nje nene qe ja kan vrare te bijen..??

    I majti thanas.. nuk mund ti thote te majtit Fatos.. na more bir..nuku vete mire e nuku tingellon bukur qe kryetari i se majtes te bredhe Dubajeve.. kur cdo dite degjojme se plot nena ja mbathin ne ate bote me Fotoksine.. se skan buke..??

    etjetj..

    Vertet ka shkruar thanasi per Hidrocentralet e Plantacionet por si nuk thote pse ato hidrocentrale e plantacione ne te cilat vet Nasi me Dullen nuk hodhen ndonji kazem a lopate nuk ja zbardhen miletit pak jeten .. e Shqiperia Thanaso-iste Ramizo-iste nje dit te bukur u gjend e kacavjerrur litareve te vaporreve..e gerxheve me bore te gramozit.. megjith kercenimet se..do u qellojme..te Miz Simonave..??

    Sa per gjuhen vertet bukur e kan thene njerzit e Thansit ne Radiotv dikur por sot ne se eshte kush qe e ka shker..dhyer gjuhen me ate fjalorin ku ne 10 fjale 8 i ka te huaja e pa lidhje ..ai eshte i biri i Nasit..dora vet Tosi..

    Cthot Thanasi per biseden Abdi-Nano ne Rogner ku i biri thote.. I kam thene atij.. Tos Klosit qe eshte intrig e gjalle qe..ta coje ne te semes ate..deputetin demokrat..

    Ehh..

    cte thote..u mesuan kelyshet e Dulles te jene celik pa ndjenja kur Dulla u a pushkatonte shoket e luftes e punes e u a internonte foshnjet e nenat e grate e ata nuku pipetinin.. perkundrazi u jepnin dhe nje "dore te shtyre" atyre te mjereve drejt sketerres..

    Ja direktor i tyre ishte Nasi neper Radio Tv AtSh-era kur vane ne biruca e pushkatime per di llafe Vangjel Lezot me shoke..qe ishin punonjes te tije..
    Njesoj si Driteroi qe kryetar e kishin dy poetet 20 vjecare qe shteti DUllist i coj ne pushkatim per dy vargje..

    Kercunj te pa shpirt jane..te gjithe pa perjashtim sëra e Veteraneve enverist qe lehin sot prapa b.oleve te Edvin Fatosave..
    I tille eshte dhe NASi..


    qashtu oj tiran obsërvër e shikut te sigurimit te KQ-qendrorit.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Fotzenland
    Anëtarësuar
    23-04-2005
    Postime
    85
    Ah thuaj, edhe Thanasi na duhej tani.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    E tregojne si barsalete, kur futen Fatosin ne burg ne '93, i thane Berishes, mos e fut ne burg se po e con Fatos e do dali Thanas.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    DUKE RIKUJTUAR FESTIVALIN E 11-të TE KENGES NE RTVSH (22-24 dhjetor 1972)

    Dallgë e re censure, jo vetëm në RTVSH

    Skifter Këllici



    Largohet Todi Lubonja dhe rikthehet Thanas Nano!...

    Pas jo më shumë se 15 muajve në detyrën e drejtorit të përgjithshëm të RTVSH-së, Todi Lubonja u shkarkua dhe u emërua drejtor i një ndërmarrjeje të vogël në Lezhë. Kush do të vinte tani në këtë fron, që, ashtu siç kishin ardhur punët, dukej se kishte poshtë tij një bombë me sahat? Këtë pyetje ia bënim jo rrallë vetes, ne, punonjësit e këtij institucioni. Fillimthi, u përhap një fjalë se drejtor do të bëhej Pipi Mitrojorgji, njeri me kulturë, ish-zëvendësministër i Arsimit dhe Kulturës, për shumë vite, me shije artistike, por u tha se ai, në kushtet e krijuara në RTVSH, nuk kishte pranuar. Dhe ja e papritura më e pabesueshme që na la gojëhapur: Në RTVSH, vinte sërishmi Thanasi!... Pikërisht ai që më 20 janar të një viti më parë, në një mbledhje, kur po njoftohej se largohej nga ky post, ishte cilësuar nga Manush Myftiu, anëtar i Byrosë Politike, se, vërtet kishte punuar, por kishte shfaqur, veç të tjerash, prirje konservatore, që shkonin ndesh me zhvillimet e reja në vendin tonë, për t’u zëvendësuar nga një njeri me botëkuptim dhe horizont më të gjerë. Todi Lubonja cilësohej liberal, për t’u zëvendësuar nga një konservator, kur Enver Hoxha çirrej me të madhe se partia duhet të luftonte me vigjilencë si ndaj liberalizmit, ashtu si edhe kundër konservatorizmit. Mirëpo, ja që nuk na qënkej kështu. Konservatorizmi, me këtë vendim të diktatorit nuk qenkej i rrezikshëm. Ç’parodi!...
    Më mirë se kushdo tjetër këtë veprim me të vërtetë të marrë, e shpjegon në librin e tij, tepër tërheqës, “Dera e prapme e shtypit”, publicisti i njohur, Marash Hajati, ish-punonjës i Drejtorisë së Shtypit në KQ, ish-drejtor i TVSH-së, dhe më pas zëvendësdrejtor dhe drejtor i përgjithshëm i RTVSH-së, (1974, 1987), dhe pastaj anëtar i KQ-së dhe kryeredaktor i gazetës “Zëri i Popullit”. Lidhur me këtë çështje, ai shkruan kështu në librin e tij: “Para së gjithash, kërkohej urgjentisht emërimi i drejtorit të përgjithshëm. Kërkimet për kandidaturat e mundshme ndoqën një “maratonë të paparë” zyrash. Nën drejtimin e dy sekretarëve të KQ-së u shfletuan shumë dosje, u hartuan karakteristika dhe u hartua relacioni përfundimtar. Materiali i plotësuar me një numër kandidatësh, ku rreshtoheshin emra personalitetesh, si anëtarë të KQ-së të qeverisë, titullarë dikasteresh etj., iu paraqit përfundimisht Enver Hoxhës, i cili, mbasi e studioi me kujdes, bëri përafërsisht, këtë shënim mbi materialin: “Në Radiotelevizion të kthenet Thanasi, (vëreni me kujdes, diktatori nuk shkruan kthehet, por në gjirokastritshe-kthenet). Në fushën profesionale mangësi edhe mund të kemi, por, ama, proçka si të Todit, nuk do të bëjë. Nënshkrimi E.Hoxha. Ky kthim i papritur në “shinat” e rrugës së vjetër, qe një mospërfillje e gjithë asaj pune voluminoze që u bë për të nxjerrë në krye të Radiotelevizionit të paktën një figurë të re. Mirëpo, pranonte Enver Hoxha eksperimente të tjera mbas asaj që kishte ndodhur?” (Faqe 81 e veprës së cituar më sipër).

    Thanasi dhe besnikët e tij sërish në televizion
    Më kujtohet fare mirë ajo ditë e bukur prilli e vitit 1973, kur Thanasi “zbarkoi” përsëri në Radiotelevizion, i pritur nga besnikët e tij, me Kiço Pandelin, drejtorin e Radios së Jashtme në krye, që nuk mundi e nuk mundi, veç asaj çerekrusishteje të mësuar në një shkollë partie në B.Sovjetik, të mësonte pak frëngjisht, metodat e së cilës kishin zënë pluhur në sirtarët e tij. Dhe për çerekshekulli, rekord absolut i qëndrimit në një detyrë kryesore gjatë regjimit komunist, Thanas Nano, me bekimin e Ramiz Alisë, e la drejtor të Radios së Jashtme. Në janar të vitit 1972, kur po largohej përfundimisht nga Radiotelevizioni, për të punuar këshilltar në Këshillin e Ministrave, (prapë së prapë detyrë e nderuar), Thanasi, hynte në çdo zyrë e, duke u ndarë me redaktorët, shumë prej të cilëve u kishte marrë shpirtin me shpirtin e tij tiranik, midis të tjerash, siç mbaj mend, kur u fyt në zyrën e një redaksie të Radios, ku rastësisht u ndodha edhe unë, na u drejtua përulësisht me këto fjalë: “Kam punuar, por edhe kam gabuar, ndaj më falni”. Kurse tani kthehej triumfator si Luigji XVI, kur zinte vendin e Napoleon Bonapartit, pas shpartallimit të këtij të fundit në Vaterlo. Dhe, hakun të mos ia hamë, kishte të drejtë. Vinte drejtpërsëdrejti me urdhër të Zeusit, që kishte hedhur poshtë tërë ata emra në listën e miratuar nga Hysni Kapo dhe Ramiz Alia.!... Për sa kohë që punoi këshilltar në kryeministri,( më pas edhe drejtor i Drejtorisë së Shtypit në Ministrinë e Jashtme), kur takonte ndonjë punonjës të RTVSH-së, ndryshe nga koha kur ishte drejtor, bëhej copë të bisedonte me përzemërsi të pashembullt me ta. Madje, kur kishte takuar në mjediset e Kryeministrisë një folës të njohur, kur kishte pyetur se ç’thoshin për të punonjësit e Radios e TV-së, kur ky i ishte përgjigjur çiltërsisht se ata nuk kujtoheshin për të, Thanas Nanos i kishin shpëtuar lotë nga sytë. Pendim i përkohshëm!... Megjithëse kur u kthye sërishmi në detyrën e drejtorit të përgjithshëm, që kurrë nuk kishte besuar të ndodhte as ai vetë, u porosit nga njëri prej sekretarëve të Komitetit Qendror, që të mos hakmerrej me punonjësit, Thanas Nano bëri të kundërtën. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Ai ishte gatuar që të ishte servil me të mëdhenjtë dhe arrogant dhe prepotent me të vegjlit. Ja sepse në një nga mbledhjet e para me punonjësit, ai u tha, thuajse fjalë për fjalë: “Mos pandehni se kam ardhur të marr hak? Mos pandehni se kam mbajtur shënim emrat e atyre që nuk kanë diskutuar në mbledhjet kundër Todi Lubonjës? Gaboheni!”. Mirëpo, në të vërtetë pikërisht këtë bëri, i rrethuar nga tabori i atyre servilëve të paaftë që i mbanin ison. Kështu, pra, Thanas Nano u rikthye që ta bënte zap RTVSH-në pas gabimeve “të rënda” që kishte bërë Todi Lubonja. Vetë Enver Hoxha, siç shprehet më sipër, i njihte aftësitë ë tij të kufizuara, (Kujtoni fjalët e cituara pak më sipër nga libri i Marash Hajatit: “në fushën profesionale mangësi edhe mund të kemi”). Po, ç’rëndësi kishte për diktatorin, nëse do të kishte apo jo ngritje profesionale ky institucion kaq i rëndësishëm, i cili, në vend që nga mikrofonët e kamerat të përçonte risi në kulturë, art, siç kishte kërkuar Todi Lubonja, duhej të lëshonte flakë e barot. Dhe nga kjo pikëpamje Thanasi s’të linte gjë mangut. Ndaj në librin e tij, duke u ndalur te kjo çështje Marash Hajati vazhdon: “Periudha e kthimit të Radiotelevizionit në statukuonë e mëparshme, ka qenë e vështirë dhe e ndërlikuar. Mbi të gjitha në një pikë nuk duhej bërë asnjë kompromis, asnjë lëshim. Ajo pikë e rregullores ishte kontrolli i çdo gjëje që arrinte deri në transmetim. Mikrofoni dhe kamera u shpallën të shenjta dhe të pacënueshme, larg çdo ndikimi të punës armiqësore dhe shfaqjeve të huaja. Redaksitë e programacioneve u “zbrazën” nga emisionet, filmat, koncertet, incizimet e huaja e të vendit, që mendohej se mund të sillnin kokëçarje në opinionin zyrtar. Mirëpo, kjo rrugë, për të qenë të mbrojtur nga gabimet, solli gradualisht një varfëri të madhe në transmetimet e përditshme, la në heshtje e gati në harresë krijimin e realizimin e programeve të reja në fushën e kulturës, teatrit, traditës së filmit e deri te regjistrimi i estradave”. (“Dera e prapme e shtypit”, faqe 83).

    Dallga e re e censurës
    Me fjalë të tjera, ato që kishte dashur të realizonte Todi Lubonja, duke u nisur nga ç’kemi përmendur në pjesët e para të këtij cikli, ku përfshiheshin edhe risitë në Festivalin e 11-të, tashmë ishin varrosur. Nuk mjaftoi kjo. Me urdhër të vetë Enver Hoxhës, u hoqën nga tarracat a çatitë tërë antenat me të cilat qytetarët e ngratë, që i kishin blerë televizorët me kursime shumë të mëdha, duke ia hequr fëmijëve edhe kafshatën e gojës, kishin pasur deri atëherë mundësi të shihnin programe të RAI-t dhe të TV Beogradit. Dhe kjo ndodhte kur TVSH-ja nuk arrinte, siç e kemi vënë në dukje më sipër, të transmetonte më shumë se 4-5 orë programe në ditë. Shqipëria kështu mbyllte veç kufijve shtetërorë edhe kufijtë ndërkombëtarë radiotelevizivë, për t’u shkëputur sa më shumë nga bota.

    Spastrimet e Thanas Nanos
    Ndërkohë, Thanas Nano vazhdonte të zbatonte me zell porositë e diktatorit, duke luftuar të tërë ata që kishin qenë të vlerësuar nga Todi Lubonja. Pati një fat dramatiko-komik një konkurs sportiv shumëpjesësh, me nxënësit e shkollave 8-vjeçare, që e drejtova unë, fakt, të cilën e kam trajtuar në një nga ndodhitë e botuara në një cikël kushtuar historisë së Radio Tiranës, në faqet e kësaj gazete. Një histori me të vërtetë, për të qeshur e për të qarë, po të marrim parasysh se të tërë pjesët e konkursit u regjistruan në videokasetë gjatë erës Lubonja dhe nisën të transmetoheshin nën erën Nano.
    Mjaftoi një letër e ardhur nga Lezha ku unë cilësohesha si drejtues spektaklesh borgjezo-revizioniste dhe u lëshua alarmi. Dhe e gjitha kjo, sepse isha i veshur me një zhaketë ngjyrë blu me kopësa metalike, të cilën e kishte veshur gjithashtu gjatë Festivalit të 11-të edhe drejtuesi, Bujar Kapexhiu. Thanas Nano, siç duket, për çdo të papritur, urdhëroi që unë, pas kësaj që ndodhi, të mos drejtoja më as rubrikën sportive, por këtë radhë se u ngjaja prezantuesve sportivë italianë.(?!). U kufizuan shumë transmetimet e ndeshjeve të futbollit, të marra nga televizionet e huaja. Jo vetëm kaq, por, për të mënjanuar çdo të papritur, nisën të transmetoheshin vetëm pamjet e ndeshjes, por pa zërin e komentatorit të huaj dhe jehonën e shikuesve në stadium. Merreni me mend se si mund të ndiqej një ndeshje në TV e katandisur në këtë derexhe!...Si një ndeshje e ...vdekur!...Dhe e gjitha, për të qenë brenda. Tamam kjo i vinte shumë për shtat Thanas Nanos, që tani ishte vënë plotësisht në rolin e gardianit. Ndërkohë, me urdhër të tij u hoqën nga legjenda e mikrofonit, Vera Zheji, folësi i njohur, Kiço Fotiadhi, regjisorja dhe këngëtarja e talentuar, Justina Aliaj. Ashtu si Todi Lubonja, siç kemi përmendur, u largua nga TVSH-ja, për të punuar punëtor i thjeshtë në Ballsh, edhe Mihal Luarasi. Kurse drejtoresha e Radios së Brendshme, Nefo Myftiu, organizuesja e Festivalit të 11-të, u shkarkua nga detyra dhe u emërua zëvendësdrejtoreshë e ndërmarrjes artistike “Migjeni”. Të gjitha këto ishin prologu i atyre që do të ndodhnin në Pleniumin 4 të Komitetit Qendror, i cili do të zhvillohej në qershor, pra, vetëm disa javë pas këtyre ngjarjeve që përshkruam më sipër, për të cilat do të rrëfejmë në pjesën e gjashtë të këtij cikli.


    20/10/2004

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kam ber nje gabim shtipi atje lart.. jo nena elces po gjyshja e saje..

    pra kjo zonje ka ca kohe qe kerkon zbardhjen e vrasjes se se bijes.. por ku pyet Raft Nanosi..

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Thanas Nano: Bisedat e mia me Fatosin

    INTERVISTA/Flet për herë të parë, babai i kryeministrit

    Thanas Nano: Bisedat e mia me Fatosin

    Pavllo GJIDEDE


    (Vijon nga numri i kaluar)

    Thanas Nano, në pjesën e dytë të intervistës së tij, flet për ngjarje që kanë interes, e sidomos për fushatën elektorale dhe zgjedhjet e 3 korrikut. Ai është i bindur në fitoren e PS-së. Zoti Nano do të kishte dëshirë të merrte pjesë në fushatë në krah të të birit, por, siç thotë edhe vetë, nuk ka mundësi ta bënte një gjë të tillë, ashtu siç veprohet në fushatat model të amerikanëve, ku si shembull merr atë të Xhorxh Bushit. Ai shfaq mendimet e sugjerimet për djalin e tij, Fatos Nano, e këtë mund ta bëjë ai që e kupton demokracinë e vërtetë. Ai për herë të parë shprehet për marrëdhëniet e tij me të birin, kryeministër i Shqipërisë dhe familjen e tij. Çfarë bisedojnë sa herë Fatos Nano shkon dhe e takon dhe përse nuk bisedon me të për politikë. Gjatë bisedës sonë, Thanas Nano foli me dashuri për vajzën, për ish-bashkëshorten e të birit, Rexhinën dhe fëmijët. Nuk harroi të thoshte dhe konsideratat e tij për Xhoanën, bashkëshorten e Fatos Nanos.
    Data e 3 korrikut është shumë afër. Cili është mendimi juaj për zgjedhjet?
    Më pyesni mua në një mënyrë të tillë, duke e vënë në diskutim edhe "po"-në, edhe "jo"-në. Keni të drejtë, sepse mazho-ranca ka ndryshuar. E ka ndryshuar në radhë të parë përçarja, brendapërbrenda sojit; e kanë ndryshuar përplasjet egoiste të së majtës, por edhe të së djathtës së egër. Të dyja, me sa duket, s'mund të bëhen kurrë alternativa të njëra-tjetrës. Mua më erdhi mirë, kur Fatosi (Nano) tha në kongres se "unë jam njeri, nuk jam përbindësh". Megjithatë, që të bashkohen më 3 korrik vullnetet, që të fitojë e majta, duhet punuar me të zhgënjyerit, me të lëkundurit, duhet t'i futen punës vetë deputetët, mbështetësit e tij, të gjithë ata që e duan shpresën, të gjithë ata që duan të mbrojnë të ardhmen. Përndryshe ja ku është ai. Erdhi... Dhe po erdhi ai, dihet se çdo vijë...
    Ata që nuk duan të përmendet 1997-ta kërkojnë të fshijnë kujtesën, të mbulojnë të vërtetën. Dëshiroj të theksoj se cilido që vepron për të mirë në këtë botë, mund dhe duhet të mos harrojë. Njerëzillëku i drejtuar nga e mira nuk ka vdekur edhe pse ka nga ata që thonë të kundërtën. Kam dashur të shkruaj edhe nëpër gazeta, por jam ndodhur para një barrikade. Inatet e disave, sidomos të atyre që dinë t'i shërbejnë inateve, s'janë argumente.
    A do të pëlqente t'i bashkoheshe fushatës elektorale?
    Pse jo? Por mosha s'më lejon. Një vit nuk do ta harroj kurrë, vitin 1997, ndryshe do të isha mospërfillës për jetët e këputura në mes. Mospërfillja shkon vetëm tek ata që nuk veprojnë për të mirën e kombit. S'ka asgjë të keqe t'i bashkëngjitesh fushatës, por unë nuk mund ta bëj një punë të tillë, sepse s'kam mundësi fizike. E ndjek atë nëpërmjet stacioneve televizive.
    Sikur po i bëni propagandë fitores së djalit tuaj, apo jo?
    Është e vërtetë që ai është im bir, por është edhe kryetar i partisë mazhoritare dhe kryeministër. Unë ua kërkoj edhe të tjerëve që votën ta japin për deputetët e Partisë Socialiste. Kam parë, po shoh gjëra që nuk shkojnë, por punët e kryera anojnë nga e mira. Më duket se për këtë qëllim duhet kritika dhe autokritika.
    Kjo do të thotë se duhet parë se cili është ky kandidat për deputet, çfarë përfaqëson, çfarë na ofron, sepse problemet që marrin përsipër nuk lidhen vetëm me jetën e tyre, por me jetën e popullit. Në këtë kuptim, mendja më shkon te dritat, te uji, te rrugët, te rrogat, te pensionet. S'është bërë pak, por duhet bërë më shumë. Dhe këtë do ta bëjnë më mirë deputetët socialistë.
    Duke qenë shumë i zënë me punë, Fatosi (Nano) a e gjen kohën të vijë e të të rrijë pranë?
    Po, më ka baba dhe e kam djalë. Vajzën Sashenka e kam më shumë afër, se është më e lirë. Fatosi vjen dhe mirëkuptohemi për shëndetin, për hallet familjare. Përkujdesja e tij është shembullore. Mirëpo kur vjen në shtëpi, rri aq sa e ka kohën në dispozicion. Në bisedat politike me të futem rrallë e me kujdes. S'futem, pasi e di që kudo që shkon, në çdo takim, atij ia merr kohën politika. E pyesin, e provokojnë për mirë apo për keq. Prandaj këtu në shtëpi bisedojmë për çështje familjare, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Mos vallë nuk i mjaftojnë bisedat politike jashtë dhe duhet t'i vazhdojë edhe këtu?... Kur më thotë: "Më krijo ambient familjar", unë gëzohem dhe nuk pushoj së kujtuari e së thëni gjëra të gëzuara. Veç vetëm një herë, po ju tregohem i sinqertë, kur sapo doli nga burgu i ardhur në shtëpi, i fola i inatosur për doktorin. I fola i zemëruar, si për një njeri që duhej ndëshkuar. "Përse, si thua ti, më tha, duhet të marr hak dhe të nxis burgosjen e tij?" "Jo, i thashë, nuk do të bësh atë që bëri ai, por në zbatimin e ligjeve duhet bërë më shumë..." Zakonisht nuk e kam ngacmuar asnjëherë për politikën dhe kundërshtarët e tij politikë.
    Pra, marrëdhëniet me Fatosin i keni të mira. A janë këto gjithnjë të tilla?
    E kuptoj se ku doni të dilni. Ka disa gjëra që njerëzit nuk i thonë nëpër intervista, pasi ato tingëllojnë sentimentale apo shumë misterioze. Marrëdhëniet baba-bir (në këtë drejtim e kuptoj pyetjen tuaj) i kam pasur dhe i kam të mira. Asnjëherë s'më ka braktisur, asnjëherë s'më ka lënë të vetmuar në pleqërinë time.
    Edhe kur bëri divorcin?
    Jeta nuk shkon kaq vaj. Po ju them sinqerisht, se ky akt më dhembi. Në këtë pjesë të marrëdhënieve pati një krisje, por janë gjëra që ndodhin. Nuk i kam mbajtur mëri. Tek çdo fëmijë ka një detyrim për të qenë vetvetja, por im bir nuk e shkëputi vetveten nga unë.
    Po me Rexhinën?
    Në mënyrë absolute e kemi respektuar njëri-tjetrin, sipas rasteve edhe tani. Rexhina është nëna e dy fëmijëve. Për të kam një ndjenjë mirënjohjeje të vërtetë dhe kjo mirënjohje është ndërsjellët, aq sa, sa herë kthehet në Tiranë (se tani është në Francë, Paris), më vjen e më gjen; kuvendojmë miqësisht, me dashuri e korrektesë shembullore edhe përse është mbyllur një kapitull. Sipas kohës dhe punëve që ka shtrojmë dhe hamë një drekë ose darkë bashkërisht. S'jam ndarë nga ajo asnjëherë. E qetë dhe e kuptueshme. Por fakti i realizuar, martesa nuk përbën më atë shqetësim të mendimit tim të para disa vjetëve.
    E thoni me bindje?
    Po. Dhe s'ka arsye të merremi më gjatë për të, ashtu siç janë marrë me ligësi disa të ashtuquajtur politikanë, pegasë të kthimit prapa. Prapa duhet të lëmë kureshtarët. S'duhet t'i lejojmë vetes të tallen të tjerët me familjet nga padituria, nga dëshira për të kaluar kohën.
    Edhe pse në mes është Xhoana (Nano)?
    Po, po. E respektoj familjen e re. Edhe Xhoana është e kulturuar, me shkollë të lartë. Jam mirëkuptuar dhe e pres me mirëdashje. Broçkullat i thonë primitivët. Me sa duket duan të gjejnë bollëkun, duke cënuar jetën private të të tjerëve.
    Si e ndjeni veten kur përballeni me përgojimet e shtypit?
    Artikuj të tillë janë pjesë e antikulturës, mediokritet i administruar nga njerëz, që në emër të fjalës së lirë spekulojnë, abuzojnë dhe nuk e kanë për gjë të keqe të shpifin, të përgojojnë jetën private të tjetrit.
    Për kë e keni fjalën konkretisht?
    Përgjigjja ime është kjo: Lexuesit i dinë mirë emrat dhe mbiemrat. Emrat e atyre njerëzve që i bëjnë me gisht të tjerët, unë nuk kam dëshirë t'i përmend.
    Edhe plangprishësit? Edhe ata që i afroheshin liderit kur ishte në burg dhe më pas dëshmuan se është i papërgjegjshëm, kapobandë, se qeveria që drejton ai është klikë e korruptuar...?
    E kam të vështirë t'i përmend edhe ata. Kur Fatosi (Nano) ishte në burg, e mbronin, e mbështetnin, më pas i kthyen krahët. I kthyen krahët edhe disa që betoheshin për të. Më vinin edhe mua në shtëpi të më qetësonin, të ndanin dhimbjen, por më pas...? Më pas nisën të kërkonin origjinën dhe kolltukët në rrugë të padrejtë. Humbën dëshirën për të qenë politikanë të kohës me qëndrime vetëpërjashtuese...
    Kush kërkon diçka më shumë nga ajo që meriton, vepron përherë verbërisht. Kriteri i politikës në çdo vend të botës është suksesi. Sukseset kanë gojë dhe sy, flasin vetë. Mes fillimit të një mandati dhe mbylljes së tij ka realizime, ka edhe mosrealizime. Mos kujtoni se e kursej kryeministrin në kritikë? Por, duke folur hapur, ai i përgjigjet edhe kritikave të mia dhe të miqve të mi që e mbështesin, e përkrahin, e votojnë...
    I keni dëgjuar thirrjet e disa opozitarëve (se midis opozitarëve ka edhe djem e vajza të ekuilibruar) gjatë këtyre ditëve? Ato janë të mbushura me urrejtje, me revansh, me dëshira të papërmbajtura për kthim prapa, për arrestime dhe burgosje, për shkatërrime. Prandaj, secili duhet t'i thërrasë mendjes dhe me votën tonë të mos lëmë të vijnë në pushtet njerëz të mbrapshtë që mund të sjellin vetëm vite të mbrapshtë.
    A mund ta thoni nëse shfaqet te ju ndjesia prej të privilegjuari?
    Kam qenë pjesëtar në LANÇ dhe kam shkruar për shokët, për shoqet, për dëshmorët. Luftën nuk e pashë si shfaqje teatrale, por e pashë si një domosdoshmëri. Unë u rrita në luftë e në punë dhe këtë e kam shkruar me modesti e korrektësi. Mbaj mend shumë mirë atë ngazëllim të madh për çlirimin e vendit. Çdo njeri që shkruan ka gjendjen dhe edukatën e vet përpara letrave të bardha. Mua më është dashur të hedh kujtimet e mia, edhe për ato ditë kur përfaqësova vendin tim në konferenca e kongrese ndërkombëtare (Helsinki 1965, Kongresi i Paqes, Kongresi i 15-të Ndërkombëtar i Shkencave Historike më 1980).
    Po për profesionin e gazetarit çdo të thoshit?
    Them me kënaqësi, me gjithë peshën e viteve që kam mbi supe, se e ndjej veten një gazetar të pashkëputur nga gazetat dhe mediat e shumta elektronike. E çmoj këtë profesion… Më ka marrë malli për Nokovën, për Lunxhërinë. Më kanë thënë se atje kanë mbetur pak njerëz, por ata janë nga më të mirët. Të më kuptojnë drejt bashkëkrahinasit. Ajo çka mund të bëja për ta në kuptimin e nderit, u përpoqa ta bëja. Shpeshherë nuk e ndjek dhe as e shkruaj atë që kujtoj, natyrisht nuk lëviz aq shumë, sepse më duhet një energji e madhe, por nuk më lënë gjunjët. Fatosi (Nano) më ka premtuar se do të më çojë një herë në Lunxhëri.

    PASAPORTA

    Emri: Thanas

    Mbiemri: Nano

    Datëlindja: 23/03/1916

    Vendlindja: Nokovë të Gjirokastrës

    Mësimet: Në shkollën fillore të fshatit. Më pas atë të Mësuesve në Gjirokastër dhe Normalen e Elbasanit

    Karriera: Në vitin 1938 u emërua mësues në fshatin Gjorm të Vlorës. Në vitin 1940-1942, mësues në qytetin e Vlorës.

    Lufta partizane: Punonte me pasion në seksionet e agjitacionit e të propagandës luftarake, sidomos për përgatitjen dhe botimin e revistës "Ylli Partizan".

    Pas çlirimit: U ngarkua me detyra të rëndësishme, kryesisht të shtypit: Në Ministrinë e Arsimit e të Kulturës, në Agjencinë Telegrafike dhe në Radio-Televizion (gjithnjë drejtues në median shqiptare). Përplasja mes dritës dhe paditurisë, mes të drejtës dhe padrejtësisë shoqërore, mes dinjitetit dhe nëpërkëmbjes, mes demokracisë dhe diktatit ka qenë thelbi i veprimtarisë drejtuese dhe publicistike të Thanas Nanos.



    Në numrin e djeshëm ju lexuat

    Për herë të parë, flet publikisht Thanas Nano, babai i kryeministrit të Shqipërisë. Në pjesën e parë të intervistës ekskluzive për gazetën "Tirana Observer", zoti Nano tregoi jetën e tij, origjinën e familjes nga Lunxhëria dhe fëmijërinë e vështirë, pasi u rrit pa prindër konvikteve të Gjirokastrës dhe Elbasanit. Si u përfshi në Lëvizjen Antifashiste dhe detyrat në ilegalitet në seksionet e agjitacionit e të propagandës luftarake, sidomos për përgatitjen dhe botimin e revistës "Ylli Partizan". Apo dhe veprimtarinë e tij gjatë luftës kundër pushtuesit të huaj, gjë që e quan si vlerën e tij më të madhe. Më pas, ai tregon për detyrat që mori pas çlirimit në Ministrinë e Arsimit e të Kulturës, në Agjencinë Telegrafike dhe në Radio-Televizion.



    VLERESIME per ...

    Fatosin
    Fatosi vjen dhe mirëkuptohemi për shëndetin, për hallet familjare. Përkujdesja e tij është shembullore. Mirëpo kur vjen në shtëpi, rri aq sa e ka kohën në dispozicion. Në bisedat politike me të futem rrallë e me kujdes. S'futem, pasi e di që kudo që shkon, në çdo takim, atij ia merr kohën politika.

    Rexhinën
    Në mënyrë absolute e kemi respektuar njëri-tjetrin, sipas rasteve edhe tani. Rexhina është nëna e dy fëmijëve. Për të kam një ndjenjë mirënjohjeje të vërtetë dhe kjo mirënjohje është e ndërsjellët, aq sa, sa herë kthehet në Tiranë (se tani është në Francë, Paris), më vjen e më gjen; kuvendojmë miqësisht, me dashuri e korrektesë shembullore edhe përse është mbyllur një kapitull.

    Xhoanën
    E respektoj familjen e re. Edhe Xhoana është e kulturuar, me shkollë të lartë. Jam mirëkuptuar dhe e pres me mirëdashje. Broçkullat i thonë primitivët. Me sa duket duan të gjejnë bollëkun, duke cënuar jetën private të të tjerëve.

    (Vijon nesër)
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2004
    Postime
    115
    Na tregoni me shume, me shume per jeten e kesaj figure te ndritur te kombit, emri i vertete i te cilit eshte: Fotiadhis Thanasis Nanoitis

Tema të Ngjashme

  1. Studime shqiptaro-ilirike
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 18-04-2008, 17:05
  2. Lufta e Serbise me Historine
    Nga Eni në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 03-12-2007, 17:01
  3. Për dëshmitarët e Jehovait
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:29
  4. Si te ndertojme Historine e Kreditit.
    Nga R2T në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-12-2003, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •