Close
Faqja 0 prej 16 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 314
  1. #1
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    Dinamo "E Madhe"

    Presidenti i bluve shprehet optimist pėr tė ardhmen e skuadrės nė Europė dhe nė kampionatin shqiptar &nbsp02-06-2005
    Sulaj: Tani shiheni Dinamon e madhe
    Aurel CELIBASHI


    Menjėherė sapo ka prezantuar trajnerin e ri, Ramon Kabreron, presidenti i bluve, Besnik Sulaj, ėshtė shprehur me optimizėm pėr tė ardhmen e skuadrės. Koka drejtuese e Dinamos ėshtė i bindur se qė dje ka filluar tė projektohet Dinamo e madhe, e cila do tė jetė e denjė pėr Kupėn Intertoto dhe gjithashtu pėr kampionatin shqiptar. "Qė dje, Ramon Kabrero do tė jetė trajneri i Dinamos. Vendosa tė zgjedh njė trajner tė huaj dhe me shumė eksperiencė nė futboll, pasi synimet e mia janė qė tė ndėrtoj njė ekip shumė tė madh. Ai tashmė do tė fillojė punė dhe kam besim se do ta ndihmojė skuadrėn me eksperiencėn e tij nė futbollin modern, ku nė veēanti argjentinasit shquhen pėr lojėn e tyre spektakolare. Jam i bindur se me ardhjen e trajnerit kemi hedhur njė hap tė madh pėrpara, pėr t'u bėrė skuadra mė e mirė e kampionatit shqiptar, por gjithashtu pėr tė qenė liderė nė Ballkan dhe mė shumė akoma nė Europė,"- bėn tė ditur Sulaj. Sipas tij, trajneri Kabrero ka firmosur njė kontratė njėvjeēare, me opsion pėr t'u rinovuar. Argjentinasi, menjėherė dje, ka dalė nė stėrvitje me grupin, ndėrkohė qė nė ditėt nė vazhdim pritet tė luhen 2-3 ndeshje miqėsore.
    Pėr sa u takon ardhjeve tė reja nė skuadėr, Sulaj konfirmon se janė disa futbollistė qė janė projektuar, madje janė kryer edhe bisedat e zakonshme. "Sigurisht, pėrforcimet janė pjesė e strategjisė sė klubit tonė. Do tė afrojmė nė ekip disa futbollistė, tė cilėt kanė spikatur nė kampionatin shqiptar, pa harruar edhe tre argjentinasit qė mbėrrijnė sot."
    Bosi i bluve i ėshtė pėrgjigjur gjithashtu edhe pyetjes nė lidhje me ndonjė largim tė mundshėm tė futbollistėve aktualė nga ekipi. "Brenda kėtyre 2-3 ditėve do tė vendoset ēdo gjė. Personalisht besoj se do tė ruhet 98% e kontigjentit qė mbylli kampionatin e fundit. Pėr sa u takon emrave, do t'i merrni vesh nė vazhdim,"- sqaroi dje Sulaj.
    Duke iu kthyer Dinamos, presidenti u shpreh shumė entuziast pėr tė ardhmen e ekipit qė financon, teksa bėri tė ditur se synimi ėshtė kalimi i dy tureve nė Kupėn Intertoto dhe gjithashtu shpallja kampion sezonin e ardhshėm. "Nė radhė tė parė, duhet tė bėjmė njė paraqitje dinjitoze nė Europė, ku tė paktėn tė kalojmė dy turet e para. Mė pas, objektivi ynė do tė pėrqendrohet te titulli kampion, ku shpresoj qė edhe ekipet tė tjera tė forcohen ashtu si ne. Mė pas, lufta do tė bėhet mė e bukur dhe tifozėt do tė kthehen nė shkallėt e stadiumeve. Ajo qė do tė theksoja ėshtė se tė gjithė duhet tė shohin tani Dinamon e madhe qė kam pasur nė mendje pėr tė ndėrtuar,"- pėrfundoi fjalėn e tij Besnik Sulaj.

  2. #2
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anėtarėsuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562
    O Qerim eshte e vertete qe DINAMOJA kete vit do te jete me te vertete e madhe. Kemi nje ndeshje te veshtire me kroatet por mendoj se do ta kalojme kete turn. Shpresoj ne fitore.

  3. #3
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anėtarėsuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562

    jemi njesha.............11111111111111111111

    Dinamovita mbeshteteni ekipin ne ndeshjen per intertoto, le te tregojme se jemi me te shumte ne numer se tirona qe mezi i grumbullon 10 pleqe, 9 plaka, dhe dy tre ēiliminj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga GeNi_25 : 10-06-2005 mė 08:51

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e il_padrino
    Anėtarėsuar
    30-04-2005
    Vendndodhja
    holland
    Postime
    166
    Dinamo dhe vetem Dinamo !!!!!
    Jetoj me rastesin sepse asgje nuk eshte e rastesishme

  5. #5
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    13-06-2005

    Kaseta filmike e Varteksit, sa e vėshtirė pėr t'u gjetur!

    Aurel CELIBASHI


    Kur na ndajnė edhe 6 ditė nga pėrballja e parė midis Dinamos dhe Varteksit pėr Kupėn Intertoto, nuk ėshtė bėrė ende asgjė pėr sa i takon gjetjes sė njė kasete filmike qė kroatėt kanė luajtur sė fundmi. Trajneri Ramon Kabrero ėshtė shprehur shumė i shqetėsuar qė nuk ka pasur mundėsi ta njohė kundėrshtarin dhe mė pas tė informojė futbollistėt e vet pėr pikat e forta e tė dobėta tė tij. Siē janė gjasat, dinamovitėt do ta njohin Varteksin vetėm nė fushėn e lojės, sepse ėshtė shumė e vėshtirė pėr ta siguruar njė kasetė filmike.

    Kabrero u jep pak frymėmarrje lojtarėve
    Pas ndeshjes miqėsore me Shkėndijėn, dje blutė nuk kanė dalė nė stėrvitje. Trajneri Ramon Kabrero preferoi t'u jepte njė ditė frymėmarrje lojtarėve, duke parė se gjatė gjithė 11 ditėve tė kaluara, skuadra ka marrė shumė ngarkesė fizike. Duke filluar qė sot, vėmendja mė shumė do tė pėrqendrohet nė aspektin tekniko-taktik, ku do tė mėsohet mė shumė nė lidhje me formacionin e mundshėm anti-Varteks. Janė tė shumta dilemat pėr sa i takon futbollistėve qė do tė zbresin nė fushė, duke parė se afrikanėt janė mbrapa nė pėrgatitje.

  6. #6
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Varteksi eliminoi edhe inter turku-Finlande, pra ishte nje ekip i forte.

    Mendoj se Dinamo nuk na turperoi kesaj rradhe ashtu sic ka bere heret e tjera.

  7. #7
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    Bonaēiē: S'do tė kem fatin e paraardhėsve

    Trajneri kroat i bluve shpreson tė qėndrojė sa mė gjatė nė skuadėr &nbsp06-08-2005
    Bonaēiē: S'do tė kem fatin e paraardhėsve
    Aurel CELIBASHI


    Trajneri i Dinamos, Luka Bonaēiē, ėshtė i bindur se do tė qėndrojė pėr shumė kohė nė drejtimin e skuadrės. Pasi ka mėsuar se blutė sezonin e kaluar ndėrruan tre trajnerė (Sejdini-Paskuli-Canaj), ėshtė habitur, sepse, sipas tij, vetėm kėshtu njė ekip nuk mund tė shkojė pėrpara. Sapo ka shkelur nė kryeqytet dhe ka marrė nė duar ēelėsat e Dinamos, kroati menjėherė ka filluar punėn me "dorė tė hekurt", duke seleksionuar pjesėn mė tė madhe tė lojtarėve.
    Tashmė nė dispozicionin e tij kanė mbetur 13 futbollistė, ndėrkohė qė nė ditėt nė vazhdim pritet qė numri i tyre tė shtohet.
    Pėr "Sportin shqiptar", njėshi i stolit dinamovit bėn tė ditur se nuk do tė ketė fatin e paraardhėsve tė tij, pasi gėzon mbėshtetjen maksimale tė presidentit Sulaj.
    "Jam habitur vėrtet kur mė thanė se nė sezonin e kaluar skuadra ndėrroi tre trajnerė. Ėshtė vėrtet njė masakėr pėr futbollistėt ndėrrimi i shpeshtė i trajnerėve, pasi dihet qė secili ka metodėn e tij tė punės dhe njėkohėsisht lojtarėt e preferuar. Mendoj se kjo ka qenė arsyeja kryesore pse ekipi nuk arriti tė bėnte njė figurė tė mirė nė Kupėn e Shqipėrisė, por edhe tė renditej nė vendin e parė. Tani qė kam ardhur vetė nė krye tė Dinamos, jam i bindur se s'do tė kem fatin e paraardhėsve tė mi, tė cilėt qėndruan vetėm nga 3 muaj nė skuadėr. Presidenti Besnik Sulaj, por edhe drejtuesit e tjerė tė klubit, mė ka dhėnė mbėshtetje maksimale nė punėn time, qė do tė thotė se kanė besim tek unė,"- bėn tė ditur ish-trajneri i Hajdukut tė Splitit dhe Varteksit.
    U bėnė 21 ditė qė Luka Bonaēiē gjendet te blutė dhe duhet theksuar se po ndihet fryma e re qė ka futur nė ekip. Pėrveē regjimit dhe njė disipline tė rreptė, kroati ka marrė pėrsipėr tė bėjė edhe seleksionimin e futbollistėve qė janė aktualisht, por edhe ata qė mbėrrijnė. Deri tani, trajneri blu ka larguar 8 futbollistė si tė padėshiruar, ndėrkohė qė pret tė shohė tė tjerėt dhe mė pas tė vendosė. Ditėt e fazės pėrgatitore nė kryeqytet kanė qenė shumė tė lodhshme pėr lojtarėt dhe njė gjė tė tillė e pranon edhe vetė Bonaēiē.
    "Po shoh qė futbollistėt janė shumė tė lodhur nga stėrvitja qė kanė kryer. Jam i kėnaqur me punėn qė kanė zhvilluar deri tani dhe me fillimin e javės tjetėr besoj se ngarkesa fizike do tė bjerė, ndėrkohė qė do t'i jepet pėrparėsi anės tekniko-taktike. Tė dielėn kam planifikuar njė tjetėr ndeshje miqėsore me Besėlidhjen, pasi ky ekip kishte njė pėrgatitje tė mirė dhe na vuri disa herė nė vėshtirėsi kur u ndeshėm njė javė mė parė. Shpresoj qė deri nė fillimin e kampionatit do tė zhvillojmė edhe disa ndeshje tė tjera, ndėrsa jam nė pritje tė pėrforcimeve nga Argjentina,"- vazhdon idenė e tij trajneri qė kėrkon tė ndryshojė imazhin e bluve.
    Nė lidhje me kundėrshtarėt, Luka Bonaēiē jep edhe opinionet e para, ndonėse nuk ka njė njohje tė plotė. E vetmja skuadėr qė kroati mund tė flasė me kompetencė ėshtė Tirana, sepse bardheblutė i ka ndjekur rregullisht nė katėr pėrballjet e tyre pėr Ligėn e Kampionėve. "Tiranėn e shoh si kundėrshtaren mė tė vėshtirė. E kam parė se si luajti ndaj Goricės dhe CSKA-s dhe mund tė them se nė gjirin e saj ka disa kualitete qė bėjnė diferencėn. Megjithatė, nga informacionet qė kam, janė pėrforcuar ndjeshėm Partizani, Elbasani dhe Vllaznia, qė do tė thotė se lufta pėr titullin kampion do tė vendoset nė javėn e fundit tė kampionatit."


    Dede: Faleminderit Dinamo, do qėndroj nė Elbasan
    "Falėnderoj presidentin Sulaj pėr ofertėn qė mė bėri, por do tė qėndroj nė Elbasan, sepse nė kėtė qytet ndihem shumė mirė. Jam shumė i kėnaqur qė njė ekip me tradita si Dinamo interesohet pėr mua, por tani ėshtė shumė vonė dhe unė kam pranuar kushtet e drejtuesve tė Elbasanit, tė cilėt pothuajse janė njėlloj me ato tė bluve. Edhe njė herė tjetėr mė bėhet qejfi qė jam vėnė nė shėnjestėr tė disa skuadrave, ēka do tė thotė se mė vlerėsojnė, ndėrkohė qė unė tashmė e kam bėrė zgjedhjen e time, qė ėshtė Elbasani,"- i tha dje gazetės mbrojtėsi "i hekurt" Nevil Dede.


    Zėvendėsi i kroatit, pėrgatitės atletik
    Pas largimit tė Sokol Metės, trajneri Luka Bonaēiē ka punuar i vetėm nė stėrvitje. Nga burime brenda skuadrės mėsohet se kroati ėshtė nė kėrkim tė njė pėrgatitėsi atletik, i cili nuk pėrjashtohet tė vijė nga jashtė. Drejtuesit blu janė vėnė nė kėrkim tė njė pėrgatitėsi atletik dhe ėshtė e sigurt qė nuk do tė kthehet mė italiani Stefano Neri, i cili punoi pėr 10 muaj te blutė dhe mė pas u shkarkua pėr eliminimin nga Kupa Intertoto.



    Marinjo-Eskudero, ata qė pritet tė rikthehen
    Pėr drejtuesit, por edhe pėr gjithė tifozėt blu mund tė bėhet realitet rikthimi nė ekip i peruanit Huan Karlos Marinjos dhe Leandro Eskuderos. Mė nė fund, drejtori sportiv, Pedro Pablo Paskuli, ka arritur njė marrėveshje me ta dhe pritet qė sot ose nesėr tė mbėrrijnė nė kryeqytet. Mėsohet se mesfushori peruan do tė vijė sė bashku me bashkėshorten dhe fėmijėn e tij. Me ardhjen e tė dy amerikano-latinėve, merkatoja e bluve mund tė quhet pėrfundimisht e mbyllur.

  8. #8
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Mesfushori i sapolarguar nga Tirana ka pranuar tė rivishet blu

    Dinamo i hap sėrish derėn Julian Ahmatajt

    A.CELIBASHI

    Dinamo i hap sėrish derėn Julian Ahmatajt, tė sapolarguarit nga radhėt e Tiranės me motivacionin pėr thyerje tė rregullores sė klubit. Edhe pse i "preu nė besė" dy muaj mė parė, kur firmosi pėr bardheblutė, drejtuesit blu vazhdojnė t'i kėrkojnė sėrish shėrbimet e Ahmatajt dhe gjithė ditėn e djeshme kanė pasur kontakte telefonike me tė. Nga ajo qė mėsohet nga burime brenda skuadrės, presidenti Besnik Sulaj i ka propozuar elbasanasit tė njėjtėn kontratė, tė cilėn e kishin diskutuar qė pėrpara ndeshjeve nė Kupėn Intertoto. Tashmė pritet vetėm pėrgjigjja e Julian Ahmatajt, i cili pasi tė tėrheqė kartonin nga klubi "Tirana", do tė firmosė menjėherė kontratėn dyvjeēare me blutė kryeqytetas. Me ardhjen e 27-vjeēarit nė skuadėr, do tė rritej shumė konkurrenca pėr njė fanellė titullari nė krahun e majtė tė mbrojtjes dinamovite, pasi pėr momentin aty aktivizohen Kone', Alikaj dhe Ballēo, pa harruar qė nesėr pritet tė mbėrrijė edhe argjentinasi Leandro Eskudero. Gjithsesi, do tė jetė trajneri Luka Bonaēiē ai qė do tė vendosė se kush do tė luaj, ndėrkohė qė kėtė herė ėshtė e sigurt se ai do tė kthehet tė luajė me Dinamon, skuadėr me tė cilėn ka fituar titullin e parė kampion nė sezonin 2001-2002. Mė parė, Ahmataj ėshtė aktivizuar edhe nė radhėt e Bylisit, Teutės, Partizanit dhe Elbasanit.


    Bisaku-Vinēetiē, mbėrrijnė tė besuarit e kroatit
    Nė stėrvitjen e djeshme tė bluve ėshtė vėnė re prania e dy futbollistėve tė rinj, tė cilėt janė vėnė menjėherė nėn urdhrat e trajnerit Bonaēiē. Bėhet fjalė pėr shqiptarin qė jeton prej vitesh nė Kroaci, Leonard Bisakun dhe kroatin Goran Vinēetiē, tė cilėt kanė luajtur mė parė me Hajdukun e Splitit, aty ku janė njohur edhe me njėshin e stolit blu. Bisaku ėshtė njė mesfushor qėndre, ndėrkohė qė Vinēetiē luan si mbrojtės krahu dhe mendohet se do tė jenė dy pėrforcime tė rėndėsishme pėr Dinamon gjatė kėsaj merkatoje vere. Pasi tė kryejnė disa ditė stėrvitje, tė dy futbollistėt pritet tė nėnshkruajnė kontratat e reja me presidentin Sulaj, sepse nuk ėshtė e nevojshme qė ata tė provohen nga trajneri Luka Bonaēiē.

  9. #9
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anėtarėsuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562

    Cool Lajme te mira ne kampin Blu

    Kete vit mendoj (jo vetem une por edhe shumica e dinamoviteve) se Dinamoja ka per ta fituar kete kampionat. Marinjo, Eskudero, Ahmataj apo edhe nja dy kroat (mendohet se Bonaēiē ka ndermend te testoj edhe dy futbollist kroat keto dite) qe mendohet te vijne keto dite jane nje perforecim shume i mire per Dinamon.(po te krahasohen me blerjet qe ekipet e tjera te superliges kane bere kete vere) Nuk na mbetet gje tjeter veēse ti urojme suksese.
    Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!

  10. #10
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anėtarėsuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562
    Besa e Kavajes e tregoi edhe njehere qe nuk i ka marre kot barazimin Tiranes, fitoren Shkodres dhe Partizanit.

    Dinamo edhe pse luajti nje loje te bukur nuk arriti te mberthente 3 pikshin.
    Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,822
    TAMOM mer i myti

  12. #12
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Pjesa pare mbaroi 2-1 per Besen po boni gol ai zezaku ne pjesen e 2-te qe barazoi rezultatin.
    Dhe s'kishim as Fortunatin sot se ishte me 2 kartona.
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  13. #13
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anėtarėsuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562

    Shikoj njeēik kronikat se ēfare rastesh kishte Dinamo ne pjesen e dyte!

    Citim Postuar mė parė nga Jost*
    Pjesa pare mbaroi 2-1 per Besen po boni gol ai zezaku ne pjesen e 2-te qe barazoi rezultatin.
    Dhe s'kishim as Fortunatin sot se ishte me 2 kartona.
    Nuk mund te thuash se Dinamo nuk e meritoi Fitoret edhe pse je me Tirane.
    Shikoj njeēik kronikat se ēfare rastesh kishte Dinamo ne pjesen e dyte!
    Shikoi, shikoi dhe pastaj flasim bashke. Nuk dua te permend shtyllen apo gabimet me port bosh?
    Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!

  14. #14
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anėtarėsuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562
    ]
    Edhe pse me tre titullar te perjashtuar ekipi dinamovit kalon pengesen e radhes, pikerisht Teuten e Durresit me rezultatin e thelle 4-0.
    Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!

  15. #15
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Ivan Kataliniē, ish-trajneri i Dinamos sė Zagrebit dhe Rijekės, merr tė enjten drejtimin e skuadrės

    Dinamo, sėrish me njė trajner kroat nė krye

    Aurel CELIBASHI

    Pas gjithė atyre fjalėve nėn zė, mė nė fund ėshtė konkretizuar. Trajneri i ri i Dinamos ėshtė sėrish kroat dhe bėhet fjalė pėr njė nga emrat mė tė njohur tė futbollit tė kėtij vendi, Ivan Kataliniē. Pasi dėshtoi nė rikthimin e Luka Bonaēiēit, presidenti Sulaj nuk reshti sė kėrkuari njė tjetėr trajner tė huaj dhe mė nė fund e gjeti atė. Paraditen e djeshme, nė zyrėn e tij te kompleksi "Taiwan", nėn praninė e medias u bė edhe prezantimi i "vėllait" tė Bonaēiēit, i cili do ta nisė aventurėn e tij nė krye tė Dinamos pikėrisht me derbin me Partizanin. Ivan Kataliniē mė parė ka drejtuar me sukses ekipet mė prestigjioze nė Kroaci, duke filluar me Dinamon e Zagrebit, Rijekėn, Hajdukun, Varteksin, pa harruar edhe eksperiencat qė ka pasur nėpėr vende tė ndryshme tė botės. Kulmi i karrierės sė Kataliniēit mund tė quhet ekipi kombėtar i Kroacisė, ku pėr disa vjet ka qenė pėrkrah profesorit Blazeviē, me tė cilin arriti deri nė vendin e tretė tė Kupės sė Botės "Francė '98". Nė intervistėn e tij tė parė pėr mediat shqiptare, mėkėmbėsi mė i ri i bluve do tė shprehej: "Pas bisedės qė pata me presidentin Besnik Sulaj, rashė dakord pėr tė marrė drejtimin e skuadrės sė Dinamos. Oferta qė m'u paraqit ishte e kėnaqshme nė tė gjitha drejtimet dhe tashmė mund tė mė quani trajnerin e ri tė skuadrės. Jam shumė i kėnaqur pėr kėtė marrėveshje tė re dhe mezi pres qė tė filloj nga puna,"- bėn tė ditur Ivan Kataliniē.
    Ardhja e kėtij trajneri tė madh kroat nė Shqipėri nuk ėshtė e rastėsishme. Luka Bonaēiē mund tė quhet ndryshe edhe "shkesi" i kėsaj marrėveshjeje, pasi ishte pikėrisht "diktatori" qė e bindi atė pėr tė nisur bisedimet me palėn shqiptare. Njė gjė tė tillė Kataliniēi e pranon edhe vetė, kur shprehet: "Sigurisht qė ishte Luka ai qė mė propozoi drejtimin e Dinamos. Ai mė tha se kjo skuadėr ka synime tė mėdha pėr tė arritur nė kupė dhe kampionat dhe kjo patjetėr qė mė intrigoi. Jam njė trajner me mentalitet fituesi dhe tashmė besoj se kam gjetur vendin e duhur pėr tė punuar sa mė mirė. Ėshtė shumė e rėndėsishme qė ta njoh sa mė shpejtė grupin tė cilin do tė stėrvit dhe ta nis me fitore kėtė eksperiencė tė re,"- vazhdon idenė e tij njėshi i stolit dinamovit.
    I pyetur nė lidhje me mbajtjen nė stol tė Vasil Bicit, kroati deklaroi se ky nuk ėshtė problem pėr tė. "Pse jo? Ėshtė normale qė nė staf tė kem patjetėr njė trajner shqiptar, i cili e njeh shumė mirė gjendjen e skuadrės dhe pėr kėtė nuk kam asnjė kompleks. Dėshira ime ėshtė tė punoj me tė, pasi edhe koha nė dispozicion ėshtė e pakėt deri pėrpara ndeshjes derbi me Partizanin,"- pėrfundoi fjalėn e tij trajneri mė i ri i bluve, Ivan Kataliniē.
    Mė nė fund, mbyllet tė paktėn pėr disa muaj enigma e trajnerit tė ri te Dinamo, ku brenda njė viti janė ndryshuar 6 emra, duke filluar me Sejdinin, Paskulin, Canajn, Kabreron, Bonaēiēin dhe Bicin. Ky ėshtė njė rekord i ri pėr blutė, tė cilėt asnjėherė nuk e kanė gjetur veten e tyre nė fushė, kjo si rrjedhojė e kėtyre ndryshimeve tė shpeshta tė trajnerėve, por edhe lojtarėve tė huaj. S'na mbetet gjė tjetėr pėr tė thėnė, veēse tė presim ēfarė tė reje do tė sjellė Ivan Kataliniēi, qė aventurėn e tij te Dinamo do ta nisė me dy ndeshje derbi radhazi.


    Kataliniē, tė enjten zyrtarisht nė krye
    Dita e enjte do tė shėnojė edhe zyrtarizimin e trajnerit Ivan Kataliniē nė krye tė Dinamos. Pasi ra dje dakord me presidentin Sulaj, kroati u nis menjėherė drejt vendlindjes dhe pritet qė vetėm nesėr tė rikthehet nė Tiranė, pėr tė veshur tutat e sportit dhe mė pas pėr tė marrė drejtimin e bluve. Nė stėrvitjen e djeshme, skuadrėn e stėrviti Vasil Bici, ndėrkohė qė me rikthimin e kroatit gjėrat pritet tė ndryshojnė nė stėrvitje. Mbetet pėr t'u parė bashkėpunimi i lezhjanit Bici me Kataliniēin, ku prova e parė e "zjarrit" ėshtė derbi me Partizanin.

    16/11/2005
    KATEGORIA: Sport


    Bravo Presidenti Sulaj per kete veprim !

    Uroj qe ky trainer te kete jete te gjate tek Dinamo .

  16. #16
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anėtarėsuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562
    Shoke e shoqe neser perpara!

    Pyesni se ku?

    Po ne stadium ore!

    Luhet derbi i madh i Tiranes "Dinamo - Tirona"



    Oe, oe Tirone ça ke?

    "Gudjabi na e futi nje petull"

    Oe, oe Tirone ça ke?

    "Marinjo na e rrasi edhe nje tjeter"

    Oe, oe Tirone ça ke?

    "Eskudero na e çau edhe njehere"

    Oe, oe Tirone ça ke?
    Oe, oe Tirone ça ke?
    Oe, oe Tirone ça ke?
    Oe, oe Tirone ça ke?
    Oe, oe Tirone ça ke?
    Oe, oe Tirone ça ke?
    Oe, oe Tirone ça ke?
    Oe, oe Tirone ça ke?
    Oe, oe Tirone ça ke?
    Oe, oe Tirone ça ke?
    Oe, oe Tirone ça ke?
    Oe, oe Tirone ça ke?

    "u mundem keq"

    hahahahahahahahahahahah
    hahahahahahahahahahahah

    Oe, oe Tirone ça ke?
    Oe, oe Tirone ça ke?
    Oe, oe Tirone ça ke?
    Oe, oe Tirone ça ke?
    Oe, oe Tirone ça ke?
    Oe, oe Tirone ça ke?
    Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!

  17. #17
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anėtarėsuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562
    Entuziazmi i madh me duket se ndonjehere te bene dhe pak keq!
    Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!

  18. #18
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Blutė kanė marrė njė fitore tė vyer nė Durrės, duke lėnė durrsakėt nė krizė totale &nbsp23-12-2005
    Dinamo sheh kreun, Teuta thellon krizėn
    Llambi Kallēo


    Teuta Dinamo 0-1
    Shėnues: Gudjabi 24'

    Teuta: Kapllani, Dollaku, Likmeta, Jakupi, Hodo, Buna (Bardhi 58'), Kote, Kovaē, Kapaj, Mancaku, Emanuel. Trajner: N.Jani.
    Dinamo: Lika, Kastel, Vincentiē, Xhafa, Ahmataj, Marinjo, Gudjabi, Poēi, Deliallisi (Eskudero 65'), Pema (Asllani 37'), Diop (Moriagi 32'). Trajner: I.Kataliniē.
    Gjyqtarė: B.Pashaj, A.Pregja (Tiranė), A.Molla (Laē)
    Kartonė tė verdhė dhe tė kuq nuk ka

    "Radiografia"
    7'- Goditje dėnimi pėr Dinamon, e ekzekutuar nga Ahmataj, dhe topi pėrplaset nė barrikadėn e mbrojtjes durrsake.
    12'- Gudjabi pason pėr Marinjon nė zonėn e rreptėsisė, i cili shfaqet pėrballė Kapllanit, por ndėrhyn nė kohėn e duhur mbrojtėsi Likmeta.
    14'- Gudjabi shfaqet 3 metra pėrballė Kapllanit, godet fort, por portieri i Teutės bėn mrekullinė, duke pritur njė top goli.
    18'- Hodo depėrton bukur nė zonė dhe nė pozicion tė prirėt me Likėn, gjuan, por pret portieri dinamovit.
    24'- Marinjo pason nė zonė pėr Gudjabin, qė pranė pikės sė 11-metėrshit gjuan nė gjysmė kthese, duke kaluar topin nė trekėndėshin e djathtė e duke kaluar ekipin e tij nė avantazh. 0-1 pėr Dinamon.
    34'- Emanuel ka njė rast tė mirė shėnimi, kur shfaqet pėrballė portierit Lika, por ky i fundit pret me mjeshtėri.
    51'- Pema futet bukur nė zonnė e rreptėsisė sė Teutės, gjuan nė pozicion tė prirėt dhe topi pėrplaset nė rrjetėn e jashtme.
    56'- Mancaku gjuan nė hyrje tė zonės sė Dinamos, por topi kalon pak cm larg shtyllės sė majtė pingule.
    62'- Pema gjuan brenda zonės, topi devijohet nga Kapllani, por i drejtohet portės dhe nė vijėn fatale Jakupi largon topin qė po i drejtohej rrjetės.
    64'- Mancaku shpėrthen nga krahu i majtė i sulmit tė Teutės, lėshon njė top tė rrezikshėm nė zonėn e Dinamos, por Emanuel nuk arrin ta shtyjė topin drejt kuadratit tė portės.
    70'- Pas njė lėmshi nė zonėn e Dinamos, Likmeta gjuan, por topi nuk ka fuqinė e duhur pėr tė pėrfunduar nė rrjetėn e Likės, qė arrin tė zotėrojė topin.
    76'- Pema shfaqet 4 5 metra pėrballė portierit, gjuan, por jashtė kuadratit.
    88'- Gudjabi gjuan brenda zonės dhe topi kalon pak cm larg shtyllės sė majtė pingule.

    Komenti
    Ekipi i Dinamos ka marrė 3 pikė tė merituara nė stadiumin "Niko Dovana" tė qytetit tė Durrėsit, duke u futur seriozisht nė luftėn pėr titull, nė njė kohė qė Teuta ka lėnė 3 pikė tė arta qė e kanė zhytur akoma mė thellė nė fundin e tabelės sė klasifikimit dhe nė njė krizė qė nuk dihet se kur do ta dalė. Takimi ėshtė zhvilluar nė kushtet e temperaturave tė ulėta, nė praninė e rreth 200 spektatorėve, tė cilėt kanė shpenzuar kohėn e tyre pėr njė ndeshje qė ka dhuruar pak emocione. Nė stolin e Teutės ėshtė ulur trajneri i dytė Niko Jani pėr shkak se Lika ishte dėnuar nga komisioni i disiplinės pėr kėtė ndeshje. Teuta me probleme ka pasur 3 mungesa nė formacion, me futbollistė tė tillė si Zėre, Pashaj dhe Xhihani, nė njė kohė qė Dinamo e fortė ka zbritur me formacionin e saj mė tė mirė. Teuta ėshtė pėrpjekur qė nė fillim tė ndeshjes tė shikojė nga porta e Dinamos, por dėshira e "djemve tė detit" ėshtė shuar pėrballė lojės me ritėm tė dinamovitėve dhe rrezikshmėrisė qė paraqesin futbollistė tė tillė, si Gudjabi apo Marinjo. Teutės i ka munguar forca organizuese dhe rrezikshėria nė repartin sulmues, ku Mancaku i vetėm e ka pasur tė vėshtirė tė konkludojė pėrballė mbrojtjes sė ngjeshur tė Dinamos. Blutė kanė marrė shumė shpejt frenat e lojės nė dorė dhe i janė afruar golit me anė tė Gudjabit dhe Marinjos. Gudjabi ka humbur njė rast tė mirė, kur i vetėm 3 4 metra pėrballė Kapllanit ka gjuajtur, por kapiteni durrsak ka bėrė njė pritje qė mund tė quhet spektakolare. Atė qė nuk e ka bėrė nė minutėn e 14-tė tė pjesės sė parė, Gudjabi e ka bėrė nė minutėn e 24-t, kur pasi ka marrė njė asist nga Marinjo, nė gjysėm kthesė e ka dėrguar topin pranė kėndit tė djathtė tė portės sė Kapllanit, i cili me gjithė kėrcimin, e ka pasur tė pamundur ta pengojė topin, qė pėrfundoi nė rrjetė. Pas golit tė Dinamos, Teuta ėshtė pėrpjekur qė tė reagojė, por Emanuel pėrballė Likės nuk ka arritur tė shėnojė, duke humbur edhe njė nga rastet e rralla pėr durrsakėt. Nė pjesėn e dytė, kur pritej reagimi i "djemve tė detit", qė nuk kishin se ēfarė tė humbisnin mė, nė tė vėrtetė ka ndodhur e kundėrta, pasi futbollistėt e Teutės kanė treguar shenja lodhjeje dhe mosorganizimi, nė njė kohė qė Dinamo ka kontrolluar lojėn dhe ėshtė shfaqur rrezikshėm para portės durrsake, ku nė disa raste me Pemėn mund tė kishte shėnuar golin e dytė. Rasti mė i mirė pėr durrsakėt ka qenė nė fundin e pjesės sė parė, ku mbrojtėsi 19-vjeēar Likmeta nuk arrin tė shėnojė nė njė pozicion tė pėrshtatshėm nė zonė. Vėrshėllima e fundit e Pashajt ka qetėsuar trajnerin Kataliniē, qė i ėshtė gėzuar lojės dhe pikėve tė Dinamos, nė njė kohė qė durrsakėt do ta presin vitin tjetėr si ekipi qė mbyll tabelėn e klasifikimit dhe si ekipi qė kėrkon revolucion pėr tė dalė nga kjo krizė qė rrezikon ta largojė nga superliga. Si rrallėherė nė historinė e tij, ekipi i Teutės ndodhet para njė fakti tė tillė trishtues, nė njė kohė qė klubi shumėsportesh, presidenca, por edhe pushteti lokal, duhet tė ndėrhyjnė pėr tė ndihmuar Teutėn qė ta kalojė kėtė moment. Askush nuk do tė donte dhe imagjinonte qė njė ekip si Teuta me tradita nė futbollin shqiptar tė pėrfundonte si Flamurtari i madh, qė prej disa vitesh ra nga kategoria, por qė pėr fat tashmė po rikthehet. Futbollistėt dhe stafi teknik ndodhen pėrballė njė realiteti tė tillė, pesha e tė cilit duhet ta kalojė sedrėn personale nė emėr tė futbollit durrsak.

    Deklarojnė:
    Niko Jani, zėvendėstrajner i Teutės, nuk bėri komente pėr takimin.
    Ivan Kataliniē, trajner i Dinamos: "Mendoj se arritėm njė fitore tepėr tė rėndėsishme nė Durrės, duke pasur parasysh faktin qė u pėrballėm me njė ekip qė luftonte pėr pikė dhe pozitat qė ka nė tabelėn e klasifikimit. Teuta luajti mirė, por ne arritėm qė ta dominojmė lojėn dhe kishim raste pėr tė shėnuar edhe gola tė tjerė. Mendoj se kjo fitore ėshtė e rėndėsishme, por pėr tė folur pėr pretendimet qė kemi nė kampionat duhet qė tė shikojmė rezultatet e 4 5 takimeve tė para nė fazėn e tretė. Unė mendoj se janė 4 5 ekipe qė pretendojnė pėr titull. 3 pikėt janė me vlerė, por deri nė fund tė ndeshjes ishim nė ankth, pasi mund tė pėsonim njė gol nė fund dhe fitorja tė na rrėshqiste nga duart."

    Tė veēanta:
    - Pėr shkak tė pezullimit, trajneri Lika e ka ndjekur takimin nga tribuna, nė njė kohė qė skuadrėn e ka drejtuar zv.trajneri Niko Jani.
    - Vetėm 200 spektatorė e kanė ndjekur takimin mes Teutės dhe Dinamos.
    - Teuta me probleme ka pasur nė kėtė takim mungesėn e gjysmės sė repartit tė mbrojtjes, me Zėren dhe Pashajn, si dhe gjysmėn e vijės
    sulmuese, me Tikon dhe Xhihanin.

  19. #19
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Peruani rezulton futbollisti i superpaguar te blutė, ndonėse nuk dha rendimentin qė pritej &nbsp07-01-2006
    Marinjo, "gol" 60.000-eurosh pėr Dinamon
    Aurel Celibashi


    Huan Karlos Marinjo i ka shėnuar Dinamos "golin" mė tė bukur tė karrierės. Mesfushori peruan, sipas burimeve tė sigurta brenda klubit, rezulton futbollisti mė i paguar. Nė gjashtė muaj nė skuadėr, fantazisti ka pėrfituar 60 mijė euro "cash", pa harruar ushqimin falas nė lokalin "Taiwan" (pronė e presidentit Besnik Sulaj) dhe njė shtėpi luksoze me qira nė zonėn e ish-bllokut. Tė gjitha kėto tė mira duket se nuk ishin tė mjaftueshme pėr Marinjon, i cili dy ditė mė parė u dha lamtumirėn drejtuesve dhe shokėve tė ekipit. Nė mėnyrė "harbute" peruani telefonoi ditėn qė duhej tė kthehej nė Tiranė, duke u justifikuar me probleme personale, ndėrkohė qė i mbushi mendjen Eskuderos dhe Moiragit ta bėjnė tė njėjtėn gjė. Tashmė tė gjithė nė kampin blu kanė mbetur tė habitur me kėtė sjellje tė futbollistit, i cili u mor me shumė bujė, por nuk dha rendimentin qė pritej. Jo vetėm kaq, por ai i mbushi mirė xhepat dhe me kėtė shifėr prej 60.000 eurosh mund tė bėjė njė jetė qetė edhe sikur ta lėrė fare futbollin, po tė kujtojmė se pėrpara se tė vinte nė Shqipėri nuk ishte aktivizuar as edhe njė minutė me ekipin e Lanusit nė Aperturė. E gjithė kjo mesele vjen nga fakti se amerikano-latini nuk ka pasur kontratė tė rregullt me presidentin Besnik Sulaj dhe gjithēka midis palėve ka qenė njė marrėveshje "xhentėlmenėsh". Kjo ėshtė dhe arsyeja kryesore qė Marinjo bėri ēfarė i deshi qejfi nė skuadėr, gjė qė ėshtė pranuar nėn zė edhe nga ana e drejtuesve tė klubit, tė cilėt vazhdojnė t'i luten menaxherit Pedro Pablo Paskuli qė ta sjellė sėrish. Edhe dita e djeshme ka qenė e ngjeshur pėr sa u takon telefonatave nė Argjentinėn e largėt (aty ku banon aktualisht peruani), teksa mėsohet se ėshtė shumė e vėshtirė qė tė realizohet rikthimi. I vetmi "shpėtim" mund tė jetė qė tė dyfishohen tė ardhurat dhe ato tė merren nė dorė, pasi Marinjo ėshtė kaq i zgjuar pėr tė kuptuar se, nėse rikthehet, nuk pėrjashtohet mundėsia e ndonjė mase ndėshkimore nė formė hakmarrjeje prej bluve. Pėr momentin mund tė thuhet fakti se nė klubin "Dinamo" ka pllakosur heshtja, sidomos nga drejtuesit mė tė lartė, qė prej disa ditėsh nuk janė dukur fare nė stėrvitje, madje kur i takon rastėsisht rrugės, bėjnė rolin e tė paditurit. Ėshtė vėrtet e tmerrshme njė situatė e tillė, ku e gjithė barra bie mbi stafin teknik qė duhet tė gjejė sa mė shpejt njė organizator tjetėr pėr tė dhėnė pasimin e fundit. Huan Karlos Marinjo do tė mbetet njė hije e zezė, qė do tė kujtohet gjatė pėr mėnyrėn e tij tė sjelljes, por mė e rėndėsishmja pėr "golin" e mrekullueshėm qė shėnoi. 60 mijė euro pėr gjashtė muaj punė janė njė shifėr stratosferike qė s'fitohen nė asnjė vend tė botės, pėrveē te Dinamo nė rastin konkret.

    Miqėsorja, Shkumbini nė vend tė Shpresave
    Dinamo do ta luajė ndeshjen e sotme miqėsore tė planifikuar pėrpara katėr ditėsh me Shkumbinin dhe jo me ekipin Shpresa, siē ishte deklaruar njė ditė mė parė. Ky ndryshim "kursi" erdhi si rrjedhojė e drejtuesve tė U-21, ku me anė tė telefonatave u njoftua se skuadra nuk ishte nė dispozicion. Menjėherė trajneri Vasil Bici pati kontakt me trajnerin e Shkumbinit, Sulejman Demollari, ku u ra dakord qė sot paradite, nė orėn 11:00, nė fushėn kryesore tė kompleksit, tė zhvillohet ndeshja miqėsore, e cila do t'ju shėrbejė tė dyja skuadrave pėr tė parė mė mirė gjendjen e secilit lojtar.

    Rigels Qosa, korēari qė kėrkon rikthimin
    Mund tė jetė Rigels Qosa zėvendėsuesi i peruanit Marinjo pėr dy fazat e ardhshme. Mesfushori korēar i rikthyer ditėt e fundit nė Shqipėri pas emigrimit tė shkurtėr nė Shtetet e Bashkura tė Amerikės, ka vendosur qė tė aktivizohet nė superligė. Nė kampionatin amerikan korēari i ka ndėrprerė mardhėniet me klubin ku u aktivizua pėr 6 muaj dhe tani ėshtė njė lojtar i lirė. Nga burime brenda ekipit, mėsohet se Qosa ka kėrkuar tė rikthehet te Dinamo, ku kujtojmė se deri njė vit mė parė ai ishte pjesė e bluve, madje, ka fituar edhe titullin e fundit nė sezonin 2001-2002. Ēdo gjė do tė varet nga biseda qė lojtari do tė ketė me presidentin nė lidhje me shumėn financiare tė kontratės.

    Pėrforcimet vazhdojnė te mbeten enigmatike
    Nė lidhje me ardhjen e futbollistėve tė rinjė tė huaj po flitet shumė nė kampin dinamovit, por tė paktėn deri dje asgjė nuk dukej nė fushė. Edhe mesfushori kroat qė dukej i sigurt pėr tė ardhur, mėsohet se ka patur disa probleme dhe shumė shpejtė do tė bashkohet me skuadrėn. Pėr sa i takon njė sulmuesi dhe njė mbrojtėsi, vazhdojnė kėrkimet sa nė Afrikė, por edhe nė Amerikėn-Latine, ku nga ana e drejtuesve nuk bėhen emra tė ditur. Orėt e fundit nė skenė ka dalė hipoteza pėr blerjen e Blendi Shkėmbit, futbollistit qė deri pak kohė mė parė aktivizohej nė kampionatin ukrainas.

  20. #20
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Dinamo eshte perfocu ne merkaton e Dimrit! Me ardhjen e Katalanic, Dinamo eshte rrit ne loje dhe po duket ekip pretendent. Mendoj se Dinamo ka shanse te arrij Elbasanin dhe Partizanin ne krye! Suksese Dinamos!

Faqja 0 prej 16 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. SK Tirana
    Nga Pasiqe nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 251
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 19:19
  2. Rrethi ēiklistik i Shqiperisė ndėr mė tė vjetrit nė Evropė!
    Nga Omari nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-08-2007, 04:39
  3. Kush e fiton superligën shqiptare?
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 646
    Postimi i Fundit: 11-05-2006, 10:58
  4. Tifozėt e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05
  5. Libri i Artė i fituesve tė Kupės tė Shqipėrisė.
    Nga Bledari nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-08-2005, 07:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •