Presidenti i bluve shprehet optimist pėr tė ardhmen e skuadrės nė Europė dhe nė kampionatin shqiptar  02-06-2005
Sulaj: Tani shiheni Dinamon e madhe
Aurel CELIBASHI
Menjėherė sapo ka prezantuar trajnerin e ri, Ramon Kabreron, presidenti i bluve, Besnik Sulaj, ėshtė shprehur me optimizėm pėr tė ardhmen e skuadrės. Koka drejtuese e Dinamos ėshtė i bindur se qė dje ka filluar tė projektohet Dinamo e madhe, e cila do tė jetė e denjė pėr Kupėn Intertoto dhe gjithashtu pėr kampionatin shqiptar. "Qė dje, Ramon Kabrero do tė jetė trajneri i Dinamos. Vendosa tė zgjedh njė trajner tė huaj dhe me shumė eksperiencė nė futboll, pasi synimet e mia janė qė tė ndėrtoj njė ekip shumė tė madh. Ai tashmė do tė fillojė punė dhe kam besim se do ta ndihmojė skuadrėn me eksperiencėn e tij nė futbollin modern, ku nė veēanti argjentinasit shquhen pėr lojėn e tyre spektakolare. Jam i bindur se me ardhjen e trajnerit kemi hedhur njė hap tė madh pėrpara, pėr t'u bėrė skuadra mė e mirė e kampionatit shqiptar, por gjithashtu pėr tė qenė liderė nė Ballkan dhe mė shumė akoma nė Europė,"- bėn tė ditur Sulaj. Sipas tij, trajneri Kabrero ka firmosur njė kontratė njėvjeēare, me opsion pėr t'u rinovuar. Argjentinasi, menjėherė dje, ka dalė nė stėrvitje me grupin, ndėrkohė qė nė ditėt nė vazhdim pritet tė luhen 2-3 ndeshje miqėsore.
Pėr sa u takon ardhjeve tė reja nė skuadėr, Sulaj konfirmon se janė disa futbollistė qė janė projektuar, madje janė kryer edhe bisedat e zakonshme. "Sigurisht, pėrforcimet janė pjesė e strategjisė sė klubit tonė. Do tė afrojmė nė ekip disa futbollistė, tė cilėt kanė spikatur nė kampionatin shqiptar, pa harruar edhe tre argjentinasit qė mbėrrijnė sot."
Bosi i bluve i ėshtė pėrgjigjur gjithashtu edhe pyetjes nė lidhje me ndonjė largim tė mundshėm tė futbollistėve aktualė nga ekipi. "Brenda kėtyre 2-3 ditėve do tė vendoset ēdo gjė. Personalisht besoj se do tė ruhet 98% e kontigjentit qė mbylli kampionatin e fundit. Pėr sa u takon emrave, do t'i merrni vesh nė vazhdim,"- sqaroi dje Sulaj.
Duke iu kthyer Dinamos, presidenti u shpreh shumė entuziast pėr tė ardhmen e ekipit qė financon, teksa bėri tė ditur se synimi ėshtė kalimi i dy tureve nė Kupėn Intertoto dhe gjithashtu shpallja kampion sezonin e ardhshėm. "Nė radhė tė parė, duhet tė bėjmė njė paraqitje dinjitoze nė Europė, ku tė paktėn tė kalojmė dy turet e para. Mė pas, objektivi ynė do tė pėrqendrohet te titulli kampion, ku shpresoj qė edhe ekipet tė tjera tė forcohen ashtu si ne. Mė pas, lufta do tė bėhet mė e bukur dhe tifozėt do tė kthehen nė shkallėt e stadiumeve. Ajo qė do tė theksoja ėshtė se tė gjithė duhet tė shohin tani Dinamon e madhe qė kam pasur nė mendje pėr tė ndėrtuar,"- pėrfundoi fjalėn e tij Besnik Sulaj.
Krijoni Kontakt