Teuta siguron "play-out"-in, Dinamo UEFA-n
Llambi Kallēo
Teuta - Dinamo 1-0
Nga Durrėsi, Llambi Kallēo
Shėnues: Babamusta 25'
Teuta: Kapllani, Pashaj, Zėre (Jakupi 57'), Kapaj, Kovaē, A.Duro, Hodo, Babamusta (Gjondeda 57'), Xhihani, Gega, Buna.
Trajner: A. Ferko.
Dinamo: Lika, Vinēentiē, Ēaval, E.Xhafa, Ahmataj, Gudjabi, Deliallisi (Kone 63'), D. Bici, Alikaj, Pema (Ferraj 55'), Diop (Kastel 46'). Trajner: V. Bici.
Gjyqtarė: E. Peza, G. Qirici (Tiranė), A. Mali (Patos).
Kartona tė verdhė: Gjondeda, Hodo.
Minutat e lojės:
6'- Buna gjuan nga distanca, Lika nuk zotėron topin dhe atje Hodo nuk arrin tė shėnojė pėrballė portierit dinamovit.
9'- Pema gjuan nga distanca e 25-m, topi kalon fare pranė shtyllės sė majtė pingule.
13'- Buna jep njė asist pėr Xhihanin qė nuk arrin qė tė shėnjestrojė portėn e Dinamos.
15'- Xhihani depėrton nė zonėn e Dinamos, gjuan por grushton Lika.
16'- Hodo jep njė asist pėr Gegėn qė me finte godet me zgjuarsi, por Lika tregohet nė lartėsinė e duhur.
25'- Hodo pason pėr Babamustėn nė hyrje tė zonės dhe ky i fundit godet rrafsh me tokėn nė qendėr, duke e bėrė tė pavlefshme hedhjen e portierit Lika. Teuta kalon nė avantazh, 1-0.
28'- Pema futet bukur nė zonėn e Teutės, gjuan nė pozicion tė prirėt, por Kapllani nuk lejon prekjen e rrjetės duke e larguar topin me kėmbė.
29'- Goditje kėndi pėr Dinamon dhe atje Diop me kokė, pėr pak sa nuk barazon rezultatin, por topi pėr fatin e Kapllanit kalon ngjitur me shtyllėn e djathtė pingule.
30'- Albert Duro kroson nga e majta e sulmit tė Teutės dhe Gega me kokė, pėr pak sa nuk dyfishon rezultatin.
33'- Pema gjuan bukur nė hyrje tė zonės dhe topi kalon pranė shtyllės.
40'- Ahmataj gjuan bukur me kokė, por topi kalon pak centimetra larg shtyllės sė majtė pingule.
50'- Buna godet brenda zonės pranė pikės sė 11-metėrshit, por topi kalon mbi shtyllėn transversale.
52'- Ahmataj gjuan nė ecje e sipėr nga distanca 30-metra, topi kalon mbi shtyllėn transversale.
67'- Ferraj gjuan bukur nė hyrje tė zonės sė Teutės, topi nuk gjen kuadratin e portės.
69'- Hodo gjuan fort brenda zonės sė rreptėsisė sė Dinamos, grushton Lika.
75'- Kros i Hodos nė zonėn e portjerit Lika dhe atje Gega me kokė nuk arrin qė tė shėnjestrojė kuadratin e portės.
Komenti i ndeshjes:
Teuta fiton minimalisht 1-0 me Dinamon dhe siguron biletėn pėr "play-out" me Skėnderbeun. Fitorja e ekipit durrsak nuk i ka prishur punė as Dinamos, qė duke pėrfituar dhe nga rezultati i ndeshjes Tirana Partizani, ka siguruar gjithashtu njė vend pėr nė Kupėn UEFA. Takimi ėshtė ndjekur nga 500 tifozė durrsakė, qė e kanė mbėshtetur gjatė tė gjithė takimit ekipin e Teutės, nė njė ndeshje qė ka pasur dy tablo. Njė pjesė e parė e dominuar totalisht nga Teuta, qė mund tė kishte shėnuar 2 3 gola nė portėn e Dinamos dhe njė pjesė e dytė e njė niveli nėn mesatar, ku mungoi ritmi i pjesės sė parė dhe rastet e pastra pėr shėnim. Pėrcaktues nė kėtė takim ka qenė goli i Dritan Babamustės, i cili i ka treguar sulmuesve se si shėnohet. Nė 30 minutat e para tė takimit, ekipi i Teutės ka pasur 2 3 raste tė mira shėnimi, por as Hodo, as Xhihani dhe as Gega nuk kanė arritur tė shėnojnė, duke ja lėnė fatin e kėsaj ndeshje golit tė Babamustės. Nė pjesėn e dytė tė takimit, Dinamo e ka ngritur disi ritmin e lojės, duke ju afruar dhe golit tė barazimit me anė tė Diop apo Pemės, por pa arritur qė tė gjejė rrugėn e rrjetės. "Djemtė e detit" kanė marrė njė fitore tepėr tė ēmuar qė i jep shansin pėr tė shpresuar qėndrimin nė superligė, nė njė kohė qė tashmė ēdo gjė ėshtė pėrqėndruar nė takimin e "play- out"-it, kur Teuta do tė ndeshet tė mėrkurėn me ekipin e Skėnderbeut. Ndeshja e sė mėrkurės ėshtė konsideruar nga trajneri Alfred Ferko, si njė finale e vogėl qė do tė pėrcaktojė ekipin qė do tė qėndrojė nė superligė. Ferko ėshtė shprehurt optimist nė lidhje me kėtė finale, nė njė kohė qė nga ana tjetėr, trajneri Bici ka preferuar mė mirė tė komentojė atė qė ka arritur Dinamo nė kėtė kampionat sesa takimin mes Teutės dhe Dinamos. 500 tifozėt qė kanė ndjekur Teutėn nė takimin nė takimin me Dinamon, tashmė do tė duhet qė tė mbėshtesin pėrsėri ekipin, nė takimin e fundi me Skėnderbeun e Korēės. Ekipi i Teutės do tė jetė i kompletuar nė takimin final, ku nė formacionin bazė pritet qė tė rikthehet edhe Bledar Mancaku, qė pėr arsye dėmtimi mungoi nė takimin e djeshėm.
Deklarojnė...
Alfred Ferko, trajneri i Teutės:
"Takimi me Dinamon ishte njė ndeshje tepėr e rėndėsishme pėrsa i pėrket "play-out"-it. Shpresojmė qė nė ndeshjen e sė mėrkurės me Skėndėrbeun tė fitojmė dhe tė qėndrojmė mes mė tė mirėve. Do tė kemi pėr kėtė ndeshje nė dispozicion, tė gjithė grupin e futbollistėve, gjė qė na bėn optimist pėr njė fitore. Kjo ėshtė njė detyrė e tė gjithė futbollistėve ndaj tifozerisė, atyre qė mbėshtesin skuadrėn dhe ndaj emrit qė Teuta ka nė futbollin shqiptar. Kjo do tė jetė njė finale e vogėl, pėr tė cilėn do tė pėrgatitemi seriozisht. Tė mėrkurėn do tė kemi tė gatshėm dhe Mancakun, eksperienca e tė cilit ėshtė e nevojshme nė ndeshje tė tilla. I bėj thirrje tifozerisė durrsake, qė tė mbėshtesė ekipin nė kėtė takim vendimtar pėr fatet tona, pėrsa i pėrket qėndrimit nė superligė. Kemi problem shėnimin e golave, qė shpresoj qė ta zgjidhim nė takimin me Skėndėrbeun".
Vasil Bici, trajneri i Dinamos:
Pavarėsisht nga fakti qė kemi arritur njė vend nė Kupėn UEFA, mund tė them se Dinamo me mundėsitė dhe elementėt qė ka, mund tė ishte pozicionuar mė mirė nė tabelėn e klasifikimit, pse jo, tė merrte dhe titullin kampion. Kemi bėrė disa gabime tė pafalshme duke humbur me skuadra tė vogla, gjė qė na ka kushtuar jo pak nė tabelėn e renditjes. Pėrshėndes futbollistėt qė kanė sakrifikuar nė kėtė kampionat, trajnerėt dhe stafin drejtues tė kampionatit qė me ndonjė difekt tė vogėl, u zhvillua dhe eci mirė.
Tė veēanta:
- 500 tifozė tė Teutės, kanė pėrkrahur fuqimisht ekipin nė ndeshjen me Dinamon.
- Pas njė seriali tė gjatė humbjesh nė kampionat me Dinamon, mė sė fundi, Teuta ka arritur qė tė fitojė me tė ashtuquajturėn "mace tė zezė".
- Nė minutat e fundit tė takimit, tifozeria nė tribunėn e "Niko Dovanės" ka brohoritur, pas njė njoftimi tė dhėnė pėr njė barazim tė Vllaznisė nė Korēė, por mė pas ēdo gjė ka rezultuar e pavėrtetė.
Krijoni Kontakt