Close
Faqja 2 prej 16 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 314
  1. #21
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Pas një shkëputjeje 5-mujore, kroati rikthehet të drejtojë blutë me objektiva të qarta për një vend në Europë 01-02-2006
    Luka Bonaçiç rimerr frenat e Dinamos
    Aurel Celibashi


    Rikthehet "diktatori" te Dinamo. Që nga dita e djeshme, Luka Bonaçiç është emëruar sërish trajner i skuadrës, duke zënë kështu vendin e lënë bosh pas shkarkimit të Ivan Kataliniçit. Ishte ora 15:10, kur kroati shkeli barin e kompleksit "Dinamo" i veshur sportiv dhe me një çantë të vogël, të hedhur në krahë. Menjëherë pas tij në klub mbërritën edhe zyrtarët e tjerë të lartë, duke filluar nga zëvendëspresidenti Avni Braçe, drejtori ekzekutiv Mehdi Bushati dhe drejtori teknik Mujo Targaj. Të gjithë së bashku për disa minuta u mblodhën në sallën kryesore të konferencave, pa praninë e gazetarëve, ku u bë edhe prezantimi i radhës. I pari që e mori fjalën ishte zëvendëspresidenti Avni Braçe, i cili përpara lojtarëve u shpreh: "Që sot (dje) Luka Bonaçiç është trajneri i ri i skuadrës, por që ju e njihni shumë mirë, pasi edhe më parë e ka drejtuar ekipin. Me këtë rikthim të tij, nga ana jonë si presidencë kemi besim të plotë se shumë shpejt do t'u riktheheni fitoreve. Besojmë shumë te puna e Bonaçiçit dhe për këtë i kemi thënë se do të ketë dorë të lirë në ekip, me qëllimin e vetëm arritjen e synimit për titullin kampion,"- mësohet të ketë bërë të ditur Braçe.
    Nuk munguan as fjalët inkurajuese të kroatit Bonaçiç përpara lojtarëve, ku fillimisht ai u justifikua me faktin se ishin problemet familjare që e shkëputën për afro pesë muaj. "Djema, sot jam sërish pranë jush, për të vazhduar atë punë të ndërprerë që nisëm së bashku në muajt e verës. Për arsye familjare nuk pata mundësi të vazhdoja atëhere, teksa tani jam rikthyer sërish për ta çuar Dinamon sa më lart të jetë e mundur. Sigurisht, nuk duhet t'i presim shpresat për sa i takon titullit kampion, sepse në lojë janë ende dhe 45 pikë. Gjithsesi, nëse ky objektiv nuk realizohet, shpresat do të mbeten te vendi i dytë dhe njëkohësisht Kupa e Shqipërisë, të cilat na japin shansin të luajmë në Kupën UEFA. Për ta bërë një gjë të tillë realitet, nga ana juaj kërkoj mobilizim total në stërvitje dhe ndeshje, më pas do të jem unë ai që do të vlerësoj djersën e gjithsecilit,"- e përfundoi analizën përpara skuadrës trajneri i rikthyer në detyrë, Luka Bonaçiç.
    Duke qenë se ishte i lodhur nga rruga, i mbiquajturi "diktatori" preferoi që vetëm ta vëzhgonte skuadrën në stërvitje. Sot, Bonaçiçi do të nisë rregullisht punën, teksa në orën 13:30 do të luhet një ndeshje miqësore me Kastriotin.

    Policia rrugore, tri postblloqe kroatit
    Sapo shkeli pikën kufitare të Hanit të Hotit dhe derisa mbërriti në Tiranë, policia rrugore i bëri tri postblloqe trajnerit Luka Bonaçiç. Kroati parapëlqen që gjithmonë të vijë me makinën e tij personale nga Kroacia në Shqipëri, ndryshe nga Ivan Kataliniçi, që udhëtonte vetëm me avion. Fakti që ishte me targa të huaja, por edhe tejkalimi i shpejtësisë, me qëllim që të vinte brenda orës 15:00 në klub, bënë që Bonaçiçi të ndalohej nga ana e policisë rrugore. Për gazetën, kroati i stolit blu tregon: "Më ndaloi tri herë policia rrugës, sepse në të vërtetë isha pak me shpejtësi. Megjithatë, sapo u thashë që jam trajner i Dinamos, të gjithë më respektuan, duke më bërë edhe një vërejtje të vogël, që të ecja më avash, sepse Dinamo do të më priste sidoqoftë,"- thotë me të qeshur kroati, që njihet për alegrinë e tij jashtë fushe me të gjithë njerëzit që e njohin.

  2. #22
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Sulmuesi kryeqytetas beson se blutė nuk do tė lėnė mė pikė nė 15 ndeshjet e mbetura 04-02-2006Pema: UEFA shpėton sezonin e DinamosFatjon RUPI


    Deri nė derbin me Tiranėn janė edhe 10 ditė, por, edhe pse trajneri Luka Bonaēiē nuk e ka skicuar ende 11-shin titullar, sulmuesi Eleandro Pema pritet tė luajė qė nga minuta e parė. Ai mendohet tė formojė dyshen sulmuese tė bluve bashkė me Klodian Asllanin, por gjithēka mbetet pėr t'u parė. Trajneri qė u largua, Ivan Kataliniē, i kushtonte mė tepėr rėndėsi mbrojtjes, ashtu siē veproi nė ndeshjen me Elbasanin, rastin mė tė mirė pėr t'iu afruar kreut, ku Gudjabi ishte i avancuar, ndėrsa Pema luajti pak mė i tėrhequr nė krahun e djathtė. Gjithsesi, ai mundi tė shfaqet rrezikshėm para portės kundėrshtare. Pėr ndeshjet e mbetura tė kampionatit, sulmuesi nė fjalė mendon se Dinamo, pa harruar mbrojtjen, duhet ta sulmojė mė tepėr portėn kundėrshtare, pasi, sipas tij, nėse blutė kalojnė tė parėt nė epėrsi, mund tė fitojnė me lehtėsi. "Nuk mendoj se problemi qėndron te sulmi, pasi ky repart nuk mund ta ketė rendimentin 100%. Vėrtet qė nė dy ndeshjet e fundit, me Elbasanin dhe Partizanin, lamė pikė qė thuajse na kanė shkėputur nga lufta pėr titull, por mund tė them se ne krijuam pak raste dhe shėnuam vetėm njė gol. Duke mos harruar tė mbrojmė, them se duhet tė provojmė mė shumė nė drejtim tė portės kundėrshtare. Nėse Dinamo shėnon e para, mund ta administrojė mė kollaj ndeshjen dhe fitoren. Shembulli mė i mirė ėshtė ndeshja me Lushnjėn, ku ne shėnuam plot 4 gola. Shpesh jemi gjendur nė disavantazh dhe gjėrat na janė vėshtirėsuar, ndaj nuk kemi marrė pikėt qė duhet tė kishim. Skuadra jonė luan mirė dhe meriton tė jetė mė lart nė renditje," - ėshtė shprehur sulmuesi i bluve, pėr tė cilin, 15 ndeshjet e mbetura mund tė sjellin njė rendiment mė tė lartė. Nuk dihet nėse Bonaēiēi do tė jetė mė "guximtar" se patrioti i tij Kataliniē, por e vėrteta ėshtė se Dinamo nuk ka mė ēfarė tė humbasė. Vendi i 4-t ėshtė i papranueshėm pėr tė. Sipas Pemės, Dinamo duhet tė synojė maksimumin e pikėve, pėr tė arritur tė paktėn njė vend nė Kupėn UEFA. "Pėr titullin kampion do tė jetė mjaft e vėshtirė, sepse Elbasani u shkėput shumė, por ne duhet ta bėjmė si dihet detyrėn tonė. Duke synuar gjithmonė fitoren, besoj se do tė sigurojmė pjesėmarrjen nė Kupėn UEFA, qė ėshtė e pakta qė meriton skuadra jonė. Mendoj se 15 ndeshje mjaftojnė pėr tė rikuperuar aq pikė sa pėr tė zėnė vendin e dytė. Gjithashtu, njė mundėsi e mirė pėr UEFA-n ėshtė edhe Kupa e Shqipėrisė. Fitimi i kėtij trofeu do tė ishte vėrtet njė kėnaqėsi pėr ne dhe tifozėt tanė," - ka shtuar Pema. Ai shpreson tė rikthehet te goli nė derbin me kampionėt, por mė tepėr dėshiron fitoren e Dinamos. "Ēdo lojtar ka dėshirė tė shėnojė, aq mė tepėr sulmuesit. Deri nė derbin me Tiranėn ka ende kohė, por nėse luaj, dua ta bėj sa mė mirė detyrėn time. Parėsore mbetet fitorja e Dinamos, qė do tė na karikonte pėr vazhdimin e kampionatit, duke na i shtuar shanset pėr tė arritur aty ku duam. Shpresojmė qė kėtė radhė tė na buzėqeshė fati nė derbi," - pėrfundoi Pema.

  3. #23
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Sipas kroatit, ndaj Tiranės do tė ndihet mungesa e Gudjabit dhe e Kastelit, qė janė tė skualifikuar Bonaēiēi tregon se ku pikon "ēatia"Aurel Celibashi


    Ndonėse luante nė shtėpinė e saj, Dinamo nuk arriti ta fitonte derbin e djeshėm miqėsor ndaj Partizanit. Vetėm goli i mungoi kėtij takimi, i cili pa shumė eksperimente nga trajnerėt e tė dyja ekipeve, kjo pėr shkak tė mungesave tė lojtarėve tė grumbulluar me kombtaren B, por edhe atyre qė janė tė skualifikuar. Pas pėrfundimit tė ndeshjes, trajneri i Dinamos, Luka Bonaēiē, u shpreh i shqetėsuar pėr gjendjen e skuadrės, kur e ndajnė edhe 6 ditė nga derbi vendimtar me Tiranėn pėr kampionat. Sipas tij, mungesat e qendėrsulmuesit El Haxhi Gudjabi, por edhe e mbrojtėsit Zoran Kastel, janė tė pazėvendėsueshme nga pjesa tjetėr e skuadrės. Kroati gjithashtu foli edhe pėr largimet e portierit Lika, sė bashku me mbrojtėsin Xhafa, tė cilėt prej ditėsh ndodhen nė Itali me ekipin kombėtar. "Kemi ende probleme pėr sa i takon ndėrtimit tė formacionit nė prag tė derbit me Tiranėn. Mungesat e Gudjabit dhe tė Kastelit na i kanė prishur planet, sepse Dinamo ėshtė e ndėrtuar pėrreth tyre, pėr vetė pozicionet delikate qė mbajnė. Gjithashtu, deri ditėn e ndeshjes do tė kem shumė pak kohė pėr tė parė gjendjen fizike tė Likės dhe Xhafės, tė cilėt janė grumbulluar me ekipin kombėtar,"- bėn tė ditur pėrpara gazetarėve trajneri i bluve.
    Nė ndeshjen e djeshme miqėsore ndaj Partizanit, Bonaēiēi preferoi nė pjesėn e parė njė formacion me tipare mbrojtėse, ku aplikoi skemėn 4-3-2-1. Nė mbėshtetje tė Pemės ishin Ēaval dhe Alikaj, ndėrkohė qė nė mesfushė vepronin Vinēetiē, Deliallisi dhe Poēi. Pėr sa i takon mbrojtjes, nė tė djathtė u vendos kroati i porsambėrritur Verhas, mė pas Diop dhe Kone', ndėrsa i majtė ishte Ahmataj. Debutimin me fanellėn blu e bėnė gjithashtu edhe dy brazilianėt Fedato dhe Daglas, qė luajtėn respektivisht nė qendėr tė mesfushės dhe tė mbrojtjes. Trajneri Luka Bonaēiē nuk preferoi tė bėnte asnjė koment pėr ta, kur thotė: "Nė ditėt nė vazhdim mbetet pėr t'u parė mė mirė forma e brazilianėve, sepse dje ishin tė lodhur nga rruga. Detyra jonė si staf teknik ėshtė ta pėrgatitim si duhet skuadrėn me kėtė grup aktual qė kemi, edhe pse nuk ėshtė e lehtė kur pėrballė do tė kemi kampionėt nė fuqi tė Tiranės. Gjithsesi, nė kėtė derbi do tė bėjmė mė tė mirėn tonė,"- pėrfundon deklarimin e tij trajneri i Dinamos, Luka Bonaēiē.

    Eleandro Pema, sot 21 vjeēPėr Eleandro Pemėn, sot do tė jetė njė ditė e veēantė. Sulmuesi i bluve mbush 21 vjeē dhe kėtė ditėlindje ai do ta festojė me shokėt e skuadrės tė Dinamos, kur njė vit mė parė njė gjė tė tillė e bėnte nė radhėt e Tiranės. Pema shihet si njė sulmues me tė ardhme nė kampin dinamovit dhe, pėr koincidencė, ka qenė pikėrisht trajneri Luka Bonaēiē qė e afroi nė ekip nė muajt e verės. Njė urim pėr ditėlindjen sulmuesi Eleandro Pema e merr edhe nga redaksia e gazetės "Sporti shqiptar": U bėfsh 100 vjeē!

  4. #24
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Lezhjani do ta drejtojė i vetėm skuadrėn dhe ka besim te rezultati pozitiv, pavarėsisht mungesave
    15-02-2006

    Bici merr timonin e skuadrės pėr derbin

    Aurel Celibashi


    Vasil Bici do tė jetė trajneri qė do ta drejtojė sot Dinamon nga stoli pas largimit tė papritur tė Luka Bonaēiēit. Lezhjani zhvilloi dje nė mėngjes stėrvitjen e fundit pėrpara derbit, teksa ka besim se mund tė arrihet njė rezultat pozitiv ndaj Tiranės, pavarėsisht mungesave. "Nuk duhet ta mohojmė faktin se po kalojmė njė moment delikat nė prag tė derbit me Tiranėn, ku vuajmė mungesat e katėr titullarėve, Gudjabi, Kastel, Asllani dhe Deliallisi. Ėshtė shumė e vėshtirė t'i rikuperosh kaq forca kur pėrballė ke njė kundėrshtar tė nivelit tė lartė. Megjithatė, kam besim se ata qė do tė aktivizohen sot do tė japin mė tė mirėn e tyre nė fushė,"- bėn tė ditur pėr gazetėn Vasil Bici.
    I pyetur nė lidhje me largimin e trajnerit Luka Bonaēiē, lezhjani shprehet se lojtarėt janė profesionistė dhe nuk duhet ta ndiejnė mungesėn e tij, pavarėsisht se ai punoi me pėrkushtim gjatė gjithė kėtyre 15 ditėve tė fundit. "Ishte e papritur pėr kėdo largimi i trajnerit Bonaēiē. Personalisht ruaj mbresat mė tė mira nga bashkėpunimi disa ditorė qė patėm, por ja qė ai tashmė ėshtė larguar dhe ne qė jemi kėtu duhet tė bėjmė mė tė mirėn pėr tė mos e ndier mungesėn. Lojtarėt e Dinamos janė tė gjithė profesionistė dhe nuk i kanė pėr herė tė parė largime tė tilla trajnerėsh. Secili prej tyre sot duhet tė japė maksimumin nė fushė, pėr t'i dedikuar atij njė pjesė tė punės shumė tė mirė qė bėri nė kaq pak kohė,"- shton mė tej ish-trajneri i Vllaznisė, Teutės dhe Shkumbinit.
    Nė lidhje me kundėrshtarin, Bici deklaron se mbetet i rrezikshėm, pavarėsisht mungesave tė Duros apo Sinės. Sipas tij, nė fushė duhet njė Dinamo perfekte nė tė gjitha drejtimet, nėse pretendohet tė rikthehet nė luftėn pėr titullin kampion. "Ashtu si ne, edhe Tirana ka dy mungesa tė rėndėsishme, siē janė Duro dhe Sina. Megjithatė, takimi do tė jetė i hapur nė ēdo drejtim dhe skuadra qė do tė gabojė mė pak, normalisht do ta fitojė derbin. Ne, nga ana jonė, duhet tė zhvillojmė njė 90-minutėsh tė shkėlqyer, nėse kėrkojmė ta fitojmė kėtė pėrballje dhe njėkohėsisht tė rifutemi nė garėn pėr titullin,"- pėrfundon fjalėn e tij Vasil Bici.

  5. #25
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Dinamo i falet golit tė Gudjabit
    Ali Hallulli


    Nga Peqini, Ali HALLULLI

    Shkumbini - Dinamo 0-1
    Shėnues: Gudjabi 89'

    Shkumbini: Llani, Tafaj, Magani (Kalari 75'), Xhyra, Romanishin, Pasha, Dalipi, Ishka, Olivera, Dervishi (Abazaj 55'), Stafa (Ymeraj 83'). Trajner: F.Sejdini.
    Dinamo: Lika, Kastel, Vinēetiē (Ēaval 87'), Xhafa, Ahmataj, Gudjabi, Poēi, Kone, Verhas, Pema (Diop 63'), Ivanisheviē (Alikaj 70'). Trajner: V.Bici.
    Gjyqtarė: B.Pashaj, A.Pregja (Tiranė), E.Biēaku (Librazhd)
    Kartonė tė verdhė: Dalipi, Kalari, Xhyra, Kone, Verhas

    "Radiografia"
    2' Kombinimi i Oliverės me Ishkėn nxjerr Stafėn tė lirė pėrballė Likės, qė di ta devijojė gjuajtjen.
    4' R.Dervishi vonon nė gjuajtje, duke mos pėrfituar nga dalja e Likės jashtė zone dhe pėrfiton vetėm goditje dėnimi.
    12' Gjuajtja e Gudjabit grushtohet nga Llani, ndėrsa Pema qė vihet nė zotėrim tė topit, gjuan keq.
    15' Dalipi merr njė "dhuratė" nga mbrojtja mike, por nuk gjuan saktė nė kuadrat.
    25' Llani tregohet mė i shpejtė se Pema jashtė zonės, duke larguar topin me kėmbė.
    30' Gudjabi nga e djathta, pasi shmang Tafajn, gjuan pėrballė Llanit, por portieri pret nė pozicion.
    34' Lika tregohet i saktė, kur pret topin e gjuajtur me kokė nga Dalipi, pas kombinimit me Romanishinin.
    47' Gjuajtja me kokė e Oliverės brenda zonės pritet nga portieri Lika.
    55' Kundėrsulm i Dinamos me Pemėn. Sulmuesit dinamovitė shmangin Tafajn, por jo Maganin, qė preferon goditjen e kėndit, duke larguar rrezikun.
    58' Goditje e fuqishme fluturimthi e mesfushorit Pasha dhe Lika bėn mrekullinė, duke e grushtuar mbi portė.
    61' Kapiteni Magani del fitues pėrballė Vinēetiēit, duke arritur t'i heqė topin nga kėmba nė momentin e fundit.
    63' Kone preferon goditje kėndi, pėr tė larguar rrezikun pas gjuajtjes sė Ishkės.
    75' Kundėrsulmi nga e majta e sulmit mbyllet me gjuajtjen e Gudjabit, qė kalon gjithė zonėn e portės dhe pėrfundon jashtė pa u prekur nga sulmuesit.
    77' Abazaj ka mundėsi tė shėnojė, por vonon kur ndodhet pranė portės dhe ėshtė Kone qė largon topin.
    79' Gjuajtja e lirė e Ahmatajt nga distanca prej rreth 30 metrash kalon paksa mbi shtyllėn e sipėrme.
    86' Rrezikon Dinamo. Gjuajtja e Poēit pritet me siguri nga portieri Llani.
    89' Kundėrsulm i Dinamos nga e majta e sulmit. Ahmataj kroson te shtylla ku ndodhet Diop, qė me kokė pason pėr Gudjabin, i cili shėnon. 0 1 pėr Dinamon.
    90 95' Pėrpjekje tė Shkumbinit, por Dinamo arrin ta ruajė tė paprekur portėn.

    Komenti
    Eshtė rėnduar mė tej gjendja e ekipit tė Shkumbinit pas humbjes sė djeshme nė fushėn e vet pėrballė Dinamos dhe qė pason atė tė tri ditėve mė parė nė Kavajė. Humbja me Dinamon nė fushėn e vet, qė pėr mė tepėr nuk e meritonte me lojėn qė zhvilloi, e lė pėrsėri ekipin nė vendin e parafundit, duke mos ditur tė pėrfitojė nga rezultatet e ekipeve rivale nė fundin e tabelės. Tė gjithė shpresonim nė ndonjė rezultat pozitiv, por kjo mbeti vetėm dėshirė. Shkumbini vėrtet luajti me dėshirė dhe zhvilloi njė volum mė tė madh loje sesa kundėrshtari, por kjo nuk mjaftoi dhe Dinamo diti tė marrė tri pikėt. Ekipit i mungoi qetėsia e nevojshme nė fushė, sidomos nė vijėn sulmuese. Dervishi e Stafa arritėn tė krijojnė situata tė vėshtira nė portėn e Likės, por pa qenė nė gjendje tė finalizojnė. Ndoshta tė pafat, por mė shumė se kjo u mungoi qartėsia dhe qetėsia e duhur. Loja e Shkumbinit u zhvillua mė shumė nė gjysmėfushėn e Dinamos dhe Kone, Kastel, Xhafa e Ahmataj patėn shumė punė, por falė qetėsisė e pėrvojės ia dolėn dhe arritėn ta ruajnė tė paprekur portėn, duke pasur njė portier si Lika, i cili diti tė reagonte siē duhet. Fillimi i mirė i Shkumbinit, qė zotėron mesin e fushės, bėn qė me kalimin e minutave tė reagojė Dinamo. Me anė tė veprimeve tė shpejta nga krahėt ata vizitojnė shpesh portėn e Llanit dhe ėshtė meritė e kėtij portieri tė talentuar dhe me perspektivė qė Shkumbini nuk ndėshkohet nga Gudjabi, Pema, apo edhe Kone, qė ishin pranė golit nė disa raste. Nė kėtė pjesė gaboi sulmi, por jo pak gaboi edhe mbrojtja me mosharmonizimin e veprimeve mes lojtarėve tė kėtij reparti, duke ua dhuruar vetė topat kundėrshtarit. Nė pjesėn e dytė, Sejdini kėrkon tė reagojė, duke larguar nga fusha Dervishin pėr Abazajn dhe mė vonė kapitenin Magani pėr Kalarin. Nė kėto minuta ai bėhet mė ngacmues nė lojė, duke e spostuar lojėn nė gjysmėfushėn e Dinamos. Nga ana e tij, Bici diti tė reagojė nė aktivizimin e Diopit dhe Aliajt, duke aplikuar lojėn e kundėrsulmit, ku dallohej veēanėrisht Gudjabi, kryesisht nga e djathta e sulmit. Nė kėto minuta del nė pah merita dhe aftėsitė e portierit Llani me daljet e tij tė sigurta. Minutat e fundit bėhen edhe mė tė bukura dhe gjithnjė kėrkues ėshtė Shkumbini, por mė i rrezikshėm ėshtė ekipi i Dinamos. Kur pritej pėrfundimi i takimit i bardhė dhe pa gola, Dinamo, falė pėrvojės e kualiteteve, do tė ndėshkojė Shkumbinin kur nuk e priste dhe pėr mė tepėr nuk kishte mė kohė. Kundėrsulmi me protagonist Ahmatajn nga e majta, i cili pėrfundon me krosim pranė shtyllės sė dytė, e gjen tė papėrgatitur mbrojtjen vendėse dhe Diop, i zbuluar, shėrben me kokė pėr Gudjabin, qė shėnon golin e vetėm tė ndeshjes. Janė tė mėdha pėrpjekjet e Shkumbinit nė minutat e fundit pėr tė shėnuar golin e barazimit, por rezultati nuk ndryshoi deri nė pėrfundim, duke nxjerrė pėrsėri fituese Dinamon. Te Shkumbini edhe nė kėtė takim u ndje shumė mungesa e njeriut-gol, tė atij qė ka aftėsinė tė jetė i saktė pėrpara portės. Dervishi, Stafa, Abazaj nė pjesėn e dytė, me gjithė dėshirėn e madhe qė patėn dhe rastet pėrpara portės, nuk arritėn t'i koordinojnė mirė veprimet e tyre pėrpara portės, duke ia bėrė mė tė lehtė mbrojtjes mike tė fitojė.

    Deklarojnė:
    Faruk Sejdini, trajner i Shkumbinit: "Duke i njohur vlerat e kundėrshtarit dhe synimet e tij, ishim pėrgatitur pėr tė arritur njė rezultat pozitiv. Ishte njė lojė e bukur nga tė dy ekipet, ku pėr mua rezultati mė i drejtė do tė ishte barazimi. Loja ėshtė 90 minuta dhe ne u ndėshkuam nė fund. Humbja nuk duhet tė na demoralizojė. Do tė luftojmė pėr tė arritur objektivin qė kemi, sepse mundėsitė janė, po ashtu edhe grupi i futbollistėve."
    Vasil Bici, trajner i Dinamos: "E patėm parashikuar tepėr tė vėshtirė takimin me Shkumbinin dhe ashtu ishte me tė vėrtetė. Ne u treguam mė tė saktė nė fund dhe arritėm tė shėnojmė. Ashtu siē u zhvillua takimi, mund tė kishte edhe njė pėrfundim tjetėr, pra siē fituam ne, mund tė fitonte edhe Shkumbini. I uroj suksese kėtij ekipi, duke qenė i bindur se do tė dijė tė dalė nga kjo gjendje. Kampionati ėshtė akoma nė mesin e tij dhe ka mė shumė ndeshje tė tjera."

    Tė veēanta:
    Ndeshja ka filluar me disa minuta vonesė pėr shkak tė mosplotėsimit tė protokollit nga stafi i Dinamos. Mungesa e plotėsimit tė tij krijoi shqetėsim nga tė deleguarit e FSHF-sė, por pengoi edhe gazetarėt nė punėn e tyre.
    Nė tribunėn "VIP", veē drejtuesve tė Shkumbinit, ishin tė pranishėm kryetari i Bashkisė Elbasan, Ardian Turku, dhe presidenti i Dinamos, Besnik Sulaj.
    Ndodhi qė gjatė takimit nė pjesėn e dytė, nė dyluftimin Xhyra Gudjabi, tė ēahet topi, pėr t'u zėvendėsuar me njė tjetėr menjėherė.

  6. #26
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Dinamo siguroi vendin per ne kupat e Evropes.Nje pergezim presidentit Sulaj per punen e bere dhe parate e investuara !
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  7. #27
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    Dinamo, me sulmin "vrasės" tė kampionatit

    Dinamo, me sulmin "vrasės" tė kampionatit
    Aurel Celibashi


    Nėse do t'u hedhėsh njė sy statistikave tė Dinamos nė kėtė kampionat, pa dyshim ajo qė tė tėrheq vėmendjen janė golat e shumtė tė shėnuar nė krahasim me kundėrshtarėt e tjerė. Janė pikėrisht 43 gola qė blutė kryeqytetas kanė realizuar nė 25 javė kampionat, duke u kthyer kėshtu nė sulmin "vrasės" tė kampionatit. Gjithsesi, njė shifėr kaq e madhe golash nuk i ka mjaftuar Dinamos pėr t'u renditur nė tri vendet e para, sepse 11 barazimet e marra kanė ndikimin e tyre. Nėse Dinamo do tė kishte rrezikuar mė shumė nė kėtė drejtim, sigurisht sot do tė ishte disa shkallė mė sipėr nė renditje. Pėr sa u takon golave tė shėnuar, shtrirja e tyre ėshtė e njėtrajtshme, pasi nė lojė janė futur edhe mbrojtėsit. Nėse senegalezi Gudjabi ka shėnuar 12 herė, prapa tij vijnė mesfushorė qė e njohim mirė golin, duke filluar me Poēin, Ahmatajn, Deliallisin, Vinēetiēin apo Asllanin. Herė pas here kėta lojtarė janė transformuar nga trajnerėt Bici e Kataliniē si sulmues tė fshehur. Njė rol vendimtar nė rezultatet e Dinamos kanė luajtur edhe mbrojtėsit, ku ai qė e ka mė shumė nė gjak golin ėshtė senegalezi tjetėr, Papa Diop. Prapa tij vjen kroati Zoran Kastel, ndėrkohė qė i riu Eleandro Pema ėshtė basti i fituar pėr dinamovitėt. Pėr hir tė sė vėrtetės duhet thėnė se Dinamo nuk ėshtė mė ajo skuadra e fillimsezonit, ku ishte e pasigurt nė lojėn e saj. Skuadra ka fituar njė bazė tė shėndoshė, por mė e rėndėsishmja ėshtė fryma e grupit qė trajneri Vasil Bici ka krijuar me lojtarėt e tij. Mėnyra e alternimit tė tyre nė lojė, pothuajse u ka dhėnė mundėsinė tė gjithėve pėr tė luajtur dhe njėkohėsisht pėr tė treguar veten. Tri fitoret e fundit me Shkumbinin, Besėn dhe Vllazninė e kanė ngritur nė maksimum moralin e dinamovitėve, teksa kalendari nė vazhdim ėshtė mjaft i favorshėm. Nėse do tė arrihen edhe dy fitore tė tjera deri nė pėrfundim tė fazės sė tretė, atėhere kėtė skuadėr duhet me pasur shumė kujdes, pasi nuk ėshtė ēudi qė t'ia rrėmbejė vendin e parė edhe Elbasanit.


    E.Xhafa: Dinamo tani beson te titulli
    Aurel Celibashi



    Tri fitoret radhazi me Shkumbinin, Besėn dhe Vllazninė e kanė lėnė sėrish nė vendin e katėrt Dinamon, me ndryshimin e vetėm qė tashmė e ka shkurtuar nė -7 pikė diferencėn me kryesuesit e Elbasanit. Javėt po kalojnė dhe blutė kryeqytetas e kanė kuptuar se lufta pėr kreun sa vjen e po vėshtirėsohet, por pėr fat tė mirė kalendari nė dy javėt nė vazhdim duket sikur ėshtė nė favorin e djemve tė Bicit. Nėse do ta mbyllnim me dy fitore tė tjera fazėn, pikėrisht me Skėnderbeun dhe Teutėn, janė tė gjitha gjasat qė Dinamo tė rikthehet ethshėm nė luftėn pėr titullin kampion. Pėr momentin, tė gjithė dinamovitėt duhet tė mendojnė parakalimin e Tiranės, e cila ka dy pėrballje shumė tė forta me Elbasanin dhe Partizanin. Njė gjė tė tillė e shpreh pėr "Sportin shqiptar" vetė mbrojtėsi Erion Xhafa, sipas tė cilit skuadra duhet tė qėndrojė me kėmbė nė tokė deri nė pėrfundim. "Tri fitoret e fundit nė kampionat kanė ndryshuar pak gjėra pėr Dinamon, sepse kemi mbetur sėrish nė vendin e katėrt. Kjo pėr vetė faktin se Tirana, kundėrshtari ynė mė direkt pėr momentin, ka bėrė tė njėjtėn gjė si ne dhe normalisht diferenca prej njė pike ėshtė akoma nė fuqi. Pėr fat tė mirė, mė nė fund Elbasani ėshtė ndalur dhe tashmė nė valle pėr titullin kampion jemi katėr skuadra. Ideja ėshtė se ne nga ana jonė duhet tė qėndrojmė me kėmbė nė tokė, duke vazhduar stėrvitjen me tė njėjtat ritme, pasi tani ka ardhur ndoshta hapi final, ku s'na lejohet mė tė gabojmė, qoftė edhe njė pikė, derisa tė vijnė pėrballjet e fundit direkte,"- bėn tė ditur numri 6 i bluve.
    Nė fitoren e sė shtunės 0-2 ndaj Vllaznisė, Erion Xhafa ishte njė nga lojtarėt mė tė mirė nė fushė pėr Dinamon. Kjo nuk ėshtė njė rastėsi, pasi ai gjithmonė ka mbajtur ritme konstante nė ekip, gjė e cila ka tėrhequr edhe vėmendjen e trajnerit tė kombėtares, Brigel, i cili e grumbulloi nė turneun e Norēias. Pėr sa i takon kėsaj sfide, stoperi blu komenton se ishte njė fitore e merituar. "Jam i mendimit se nė Shkodėr morėm fitoren mė tė rėndėsishme tė sezonit. Jo vetėm qė morėm tri pikė dhe zhvilluam njė lojė tė mirė, por gjithashtu pėrfituam nga hapi i gabuar i Elbasanit. Vendimtar pėr ne ishte goli i shėnuar qė nė minutat e para dhe mė pas ditėm tė administronim tė gjitha situatat e vėshtira qė kaluam. Goli i dytė mė pas i mbylli tė gjitha llogaritė, edhe pse Lika u tregua shumė i zoti kur priti penalltinė e Sinanit,"- shton mė tej Xhafa.
    Ndeshja e radhės i vė blutė nė transfertė pėrballė Skėnderbeut, ku kėtė herė gjėrat janė vėshtirėsuar shumė pėr korēarėt. Dinamo ėshtė ekipi i vetėm qė ka fituar dy herė nė Korēė, si pėr kupė edhe pėr kampionat, duke pasur kėshtu njė bilanc pozitiv. Pėr mbrojtėsin Erion Xhafa do tė jetė shumė e vėshtirė qė nė kėtė pėrballje tė radhės tė pėrsėritet e kaluara, pasi vendėsit nuk janė nė njė pozicion komod nė renditje. "Kėtė herė, me Skėnderbeun do ta kemi mė tė vėshtirė se kurrė. Jo vetėm se korēarėt vijnė pas dy humbjeve dhe kanė pozita tė lėkundura nė tabelė, por edhe pėr faktin se nė krye tė stolit ėshtė trajneri Agim Canaj, i cili na njeh mirė tė gjithėve. Mbetet pėr t'u parė se si do tė rrjedhin ngjarjet, ndėrkohė qė Dinamo do tė synojė maksimumin e pikėve, pasi vetėm kėshtu do tė jemi nė vallen e titullit deri nė fund,"- pėrfundon deklarimin e tij mbrojtėsi 24-vjeēar Erion Xhafa.

    Shiu ndryshon planet e bluve
    Pas fitores 0-2 me Vllazninė dhe njė dite pushim, dje pasdite blutė iu rikthyen stėrvitjes sė fillimjavės. Pėr shkak tė reshjeve tė shumta tė shiut, trajneri Vasil Bici vendosi nė momentet e fundit qė skuadra tė mos zbriste nė fushė, por nė sallėn e forcės qė ndodhet nė kompleksin "FAR". Pėr 90 minuta, e gjithė skuadra i kushtoi vėmendje anės fizike, ndėrkohė qė sot pritet qė tė zhvillohen dy seanca.

  8. #28
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    8 Mars Model i viteve ’70, e pakonceptueshme, praktika te superuara: me keto fjale, kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha, eshte pozicionuar hapur dje ne mbledhjen e KRRTRSH se, kur eshte debatuar nje plan rregullues ne zonen e kompleksit sportiv “Dinamo” ne kryeqytet. Njeshi i qeverise ka “urdheruar” kesisoj ate qe pritej prej prej kohesh (madje e tejkaluar): “shpronesimin” e Ministrise se Brendshme. Ne fakt, Dinamo, duke mbetur nje kopje e praktikave te vendeve te Lindjes (te harruara prej kohesh), eshte i vetmi klub sportiv, ndoshta ne tere rruzullin, qe varet nga ky dikaster. Mjaft te kujtohet se prej mese 10 vjetesh, Partizani dikur nen ombrellen e Ministrise se Mbrojtjes eshte shkeputur dhe transformuar ne shoqeri aksionere.

    Nje levizje e tille, ndonese fillimisht mund te krijoje probleme te mbarevajtjes se puneve te Dinamo Ministria e Brendshme kontribuon ndjeshem ne pikepamjen financiare do t’i hape rruge nje transformimi te mirepritur. Keshtu, duke lene menjane dyshimet e madje edhe padine e ministrit te linjes, Olldashi, per shkeljet e tentuara ne privatizimin e klubit, ka ardhur koha e rivleresimit te situates, per te hedhur hapin madhor. Per me teper, nje gje e tille kerkohet edhe ne Ligjin per Sportin, ku ne menyre taksative klubet duhet te shnderrohen ne shoqeri aksionere ne harkun kohor te dy vjeteve.

    Ne menyre figurative, kryeministri Berisha dje ka bere gol. Dhe ministrit Olldashi nuk i mbetet tjeter, vecse te... shenoje rezultatin!

    Pema: Nėndetėsja, nė sipėrfaqe!
    8 Mars “Kemi nje ndeshje shume te veshtire ne Korce ndaj Skenderbeut, por, nese arrijme ta kalojme kete dhe nese Tirana mund Elbasanin, atehere mund te

    them me plot gojen

    se jemi ne “valle”

    Fitorja e se shtunes ne Shkoder ndaj Vllaznise ka rritur ndjeshem pretendimet e Dinamos, per t’u rifutur serish ne “loje”, per objektivin madhor, titullin kampion. Edhe pse mund te duket paksa vone per nje gje te tille, per blute, momenti i pershtatshem ka ardhur. “Jemi edhe ne ne loje”, ka thene sulmuesi 20 vjecar i Dinamos, Eleandro Pema, i cili, jo vetem shpreson, por dhe i beson llogarive matematikore se skuadra e tij shume shpejt mund te jete ne krye te kampionatit. “Nese arrijme te fitojme ndaj Skenderbeut dhe Tirana mund Elbasanin, atehere edhe ne automatikisht do te futemi ne kete “lufte” te madhe”, ka vijuar ai. Persa i perket formes se tij, ajo konsiderohet e kenaqshme per sulmuesin. Kurse, per golin, edhe pse e deshiron ate, Pema nuk ngutet per ta “marre”.



    Keni arritur te fitoni nje ndeshje shume te veshtire ne Shkoder. Sa ka ndikuar kjo ne moralin e skuadres?


    Shume. Nuk eshte e lehte te fitosh jashte, aq me teper ne “Loro Borici”. Ne fillim te ndeshjes do te ishim te kenaqur edhe me nje barazim, por kur shenuam golin e pare, normalisht qe pretendimet u rriten. Dhe kur u shenua i dyti, u qetesuam.

    Keni patur edhe raste per ta thelluar rezultatin...

    Nese do te na ishin dhene dy penalltite qe na u mohuan, po. Megjithate, tri pike jane tri pike dhe ne na pelqeu ajo fitore, sepse krijon nje shtrat te mire per te vijuar ne kete rruge suksesesh.

    Kete jave ne Korce, ndaj Skenderbeut. Ftohte, apo jo?

    Nuk ka me ndeshje “te ngrohta”. Skenderbeu ka problemet e tij dhe i duhet patjeter piket, sepse vjen nga dy humbje. Por, edhe ne, ne momentin qe jemi, na duhen patjeter tri piket. Keshtu qe do te jete nje ndeshje shume e forte, ku shpresojme qe te fitojme ne.

    E keni mundur gjate te gjitha ndeshjeve Skenderbeun, si per kampionat, ashtu edhe per kupe. Mendoni se ia keni marre “doren” tashme korcareve?

    Jo ne kete te ftohte qe ka filluar te beje (qesh). Eshte e vertete qe ia kemi gjetur “thembren e Akilit”, por kjo do te jete nje ndeshje ndryshe nga te tjerat qe ne kemi zhvilluar ndaj ketij kundershtari.

    Cfare do te kete ndryshe?

    Nese ne fitojme ndaj Skenderbeut dhe Tirana arrin te munde Elbasanin, atehere ne futemi automatikisht ne “lufte” per kreun dhe ka nje mundesi shume te mire qe te arrijme te kapim vendin e pare, pare edhe kalendarin e tri skuadrave, Tiranes, Elbasanit dhe Partizanit, qe do te ndeshen ndermjet tyre. Ja pse eshte ndryshe kjo sfide.

    I paskeni bere llogarite domethene...

    Sigurisht. Eshte momenti me i mire per ta bere nje gje te tille.

    Fundja, kot nuk na quajne nendetese. Njefare kuptimi e ka edhe ky emer: te tregojme se jemi me te vertet keshtu dhe se ka ardhur koha te dalim ne “siperfaqe”.

    Si paraqitet forma e Pemes?

    Shume mire dhe jam shume i kenaqur per kete. Sidomos ngaqe po shkon paralelisht me formen qe po kalon skuadra.

    Po goli?

    Do te me pelqente, megjithate tani nuk jam une i vetmi nga i cili Dinamo pret gol. Edhe Gudjabi ka ardhur ne nje forme shume te mire dhe mua me pelqen qe kundershtaret tane nuk kane se kujt t’i ruhen me pare.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  9. #29
    -=|ProuD`To`Be`DiNaMo|=- Maska e dinamo
    Anėtarėsuar
    13-10-2004
    Vendndodhja
    KS DiNaMo
    Postime
    90

    Mir Se ju Gjeta ,,,

    Ore sa per Dinamo Ska Goj te flasi asnje As Tirona As Partizoni Se e kan provu , do te thoja se partizani na ka ber bizz kete sezon me 3 fitore por mos harroni sezonin e kaluar i mundem 4 her , keshtu qe icik me kujdes per Dinamon sepse esht Ekip GRAND , Nqse kalojm Ndeshjen me Skenderbeun Jemi Kampion
    WwW.FcDiNaMoTirana.Eu

  10. #30
    -=|ProuD`To`Be`DiNaMo|=- Maska e dinamo
    Anėtarėsuar
    13-10-2004
    Vendndodhja
    KS DiNaMo
    Postime
    90
    Ka njeri per ne korce pasneser ???? Te nisemi ca cuna se jemi ca ?? Nqse do Shkruani ne Forum Ose te Faqja Dinamos WwW.Dinamo-WeB.CoM Ose Mandi@Tiranalive.com Shnet Me RRESPEKT Mand Dinamoviti
    WwW.FcDiNaMoTirana.Eu

  11. #31
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Demollari, “timonieri” blu!
    12 Mars Tirane Dinamovitet kane nderruar perseri “timonierin” e skuadres, qe do te thote se “i riu” behet i gjashti brenda nje sezoni. Vasil Bici eshte shkarkuar dhe ne vend te tij eshte caktuar Sulejman Demollari. Lajmi, per gazeten “Sport Ekspres”, eshte konfirmuar nga presidenti i bluve, Besnik Sulaj. Sipas “bosit” dinamovit, shkaku nuk eshte thjesht humbja ne Korce, por sepse skuadra nuk ka paraqitur siguri ne lojerat e saj. “Skuadra nuk eshte paraqitur mire ka thene Sulaj, ndersa me kane informuar se ne Korce ka qene nen nivelin e vet. Per rrjedhoje, duke i shtuar dhe ndeshjet e meparshme, kur ne Peqin eshte fituar ne fundin e lojes, apo me Besen fitorja u arrit permes mjaft peripecive, atehere e pame te udhes qe te vendosim nje tjeter trajner. Jemi perseri ne “valle” per titullin kampion, ndersa edhe ne Kupen e Shqiperise kemi objektiva te qarta. Ndaj dhe u be kjo levizje”. Dhe Sulejman Demollari, qe rikthehet te blute ne rolin e trajnerit pas dy vjetesh, e ka mirepritur kete levizje, kur ka ardhur ne “shtepine” e tij te dyte, sikurse e quan ai Dianmon. Ne prononcimin e tij te shkurter per gazeten “Sport Ekspres”, Demollari ka nenvizuar faktin se i ka pelqyer oferta qe i kane bere dinamovitet. “Eshte privilegj te drejtosh Dinamon, qe gjithmone ka objektiva madhore. Une u mirekuptova dhe me zevendespresidentin e Lushnjes, Pirro Kice, i cili ka dhene shume per ate skuader, kur te gjithe u munduam te benim dicka te mire. Tashme jam te Dinamo, skuadra eshte e ngritur, ndersa jam i bindur se do te bejme me te miren, si per kampionat, ashtu dhe per Kupen e Shqiperise. Sa per stafin, nuk kam ndonje zgjedhje te caktuar, ndersa pranoj te jete dhe Bici ne grupin tone”, ka nenvizuar Demollari, i cili nis sot stervitjen me blute, kur do te startojne pergatitjet per ndeshjen e pare ne turin cerekfinal te Kupes se Shqiperise, Lushnja Dinamo. Ne te njejten kohe, per kete levizje, edhe pse i ishte komunikuar nga drejtuesit e klubit Dinamo, ish trajneri i bluve, Vasil Bici, nuk ka bere asnje koment. Perfundimisht, Sulejman Demollari eshte trajneri i gjashte i Dinamos per kete sezon...

    Sulejman Demollari nuk ka harxhuar shumė kohė pėr tė filluar menjėherė nga puna pas atij emėrimi emergjent dhe me pak zhurmė qė iu bė prej Presidentit tė Dinamos Besnik Sulaj. "Cdo veprim nė lidhje me emėrimin tim u zhvillua shumė shpejt" tha Demollari pėr mediat nė ditėn e parė tė prezantimit tė tij si trajner i bluve. "Kjo lėvizje do tė ishte e pamundur nėse zv.Presidenti i Lushnjes Pirro Kiēe nuk do tė kishte dhėnė pėrkrahjen e tij dhe unė e falenderoj pėr kėtė suportin e tij. Kjo pėr faktin, se dihet qartė lidhjet e mija me Dinamon dhe nuk mund ta lija pa ekonsideruar ofertėn e Presidentit Sulaj", vazhdoi Demollari. Pas kėsaj lėvizje trajneresh, e gjashta kėtė edicion futbollistik pėr Dinamon, qė ngre alarmin e padėshirueshėm reth stabilitetit tė skuadrės qė nė tre edicionet e fundit shifra e levizjeve te teknikeve eshte 16-te, pa pėrmendur ata qė kanė drejtuar si interim ose gjatė periudhės nė Kupat e Evropės. Ndoshta, akoma nuk dihet nėse Demollari do tė jetė "shpėtimtari i fundit", apo vijuesi "kokė turku" pėr Presidentin Sulaj

  12. #32
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Drejtuesit blu kėrkojnė t’i karikojnė lojtarėt e tyre pėr tė siguruar pjesėmarrjen nė Kupat e Europės

    Dinamo, supershpėrblim pėr njė vend nė UEFA

    Aurel CELIBASHI

    Njė vend nė Kupėn UEFA nė pėrfundim tė kėtij sezoni, do tė thotė shumė pėr Dinamon. Njė shumė prej afro 100 mijė dollarėsh do t'i shpėrndahet tė gjithė skuadrės nėse realizohet ky sukses. Ndonėse nuk i kanė humbur shpresat pėr titullin kampion, bosėt e bluve nuk kėrkojnė t'u shpėtojė nga duart pjesėmarrja nė UEFA, e cila ka dy rrugė pėr t'u kapur nga lojtarėt dinamovitė, pra nėse renditesh i dyti nė kampionat, ose fiton Kupėn e Shqipėrisė. Por ky nuk ėshtė problemi i Sulajt dhe i Braēes, pasi kjo dyshe kėrkon me ēdo kusht qė skuadra tė cilėn e financojnė prej dy vitesh tė presė njė biletė nė kėtė veprimtari prestigjioze, e cila sigurisht do tė sillte edhe njė mbushje tė arkave tė klubit nga ana e organizmit mė tė lartė tė futbollit europian. Zėvendėspresidenti Avni Braēe konfirmon kėtė superpremio qė i ėshtė akorduar tė gjithė skuadrės: "Po, ėshtė e vėrtetė qė nė rast se Dinamo kėtė vit do tė jetė pjesėmarrėse nė Kupėn UEFA, nga ana jonė si drejtues do ketė njė shpėrblim prej 6 mijė dollarėsh secilit lojtar, ose nė total afėrsisht 100 mijė dollarė. Duke parė qė sezoni ka hyrė nė njė pikė delikate, sė bashku me presidentin Besnik Sulaj e pamė tė arsyeshme tua japim "cash" premion, se sa t'i shpėrblejmė ēdo javė me nga 30 mijė lekė tė reja, qė sigurisht do tė jenė mė pak nė total se sa do tė pėrfitojnė tani me kėtė vendim tė fundit,"- pohon pėr gazetėn dyshi i bluve. Kur kanė mbetur edhe 10 javė nga pėrfundimi i kampionatit dhe Dinamo ndodhet 10 pikė larg Elbasanit kryesues, shpresat e Braēes pėr titullin kampion nuk janė shuar plotėsisht. "Derisa llogaritė matematikore na lejojnė tė pretendojmė pėr titullin, do tė vazhdojmė luftėn tonė deri nė fund, pa asnjė kompromis. Edhe pse premion e kemi vendosur pėr pjesėmarrjen nė Kupėn UEFA, pėr ne si drejtues, objektiv parėsor mbetet shpallja kampion, duke ia bėrė hyzmetin deri nė fund tė kėtyre 10 javėve. Mė pas, nėse nuk ia arrijmė qėllimit primar, sigurisht, vendi i dytė, por edhe fitimi i Kupės sė Shqipėrisė, mbeten ende nė lojė. Personalisht, vazhdoj tė besoj te forca e kėtij grupi lojtarėsh qė ėshtė nė dispozicion, tė cilėt i kanė tė gjitha mundėsitė qė jo vetėm tė nderojnė veten e tyre dhe fanellėn qė mbajnė tė veshur, por gjithashtu tė kėnaqin edhe presidentin Sulaj, i cili sė bashku me mua ka shpenzuar shumė deri tani,"- pėrfundon deklarimin e tij zėvendėspresidenti i Dinamos, Avni Braēe.

    17/03/2006
    KATEGORIA: Sport

  13. #33
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Kur ka mbetur edhe njė fazė nga pėrfundimi i kampionatit, Dinamo ndodhet 8 pikė larg vendit tė parė. Dy fitoret radhazi me Lushnjėn pėr kupė dhe Teutėn nė kampionat e kanė ndryshuar atmosferėn nė kampin blu, ku tė gjithė pretendojnė se Europa ėshtė shumė pranė. Pėr mesfushorin Julian Ahmataj, ėshtė momenti qė Dinamo tė tregojė veten, nėse vėrtet kėrkon tė jetė pjesėmarrėse nė Kupėn UEFA. Duke folur pėr "Sportin shqiptar", elbasanasi i vetėm i bluve i konsideron 9 ndeshjet e mbetura finale mė vete. "Ashtu siē po shkon kampionati, kjo fazė e katėrt ėshtė vendimtare pėr tė ardhmen tonė. Kanė mbetur edhe 9 takime dhe mendoj se tė gjitha duhet t'i konsiderojmė finale mė vete nė luftėn pėr vendin e dytė, i cili praktikisht ėshtė mė i arritshėm pėr momentin. Pėr vendin e parė, jo ēdo gjė varet nga ne, sepse duhet tė presim qė Elbasani duhet tė gabojė dy herė, ndėrkohė qė duhet tė fitojmė nė pėrballjen direkte qė do tė kemi nė stadiumin "Ruzhdi Bizhuta","- bėn tė ditur Ahmataj. Nė ndeshjen e fundit me Teutėn, trajneri Demollari preferoi ta aktivizonte Julian Ahmatajn nė qendėr tė mesfushės, ndėrkohė qė Ēavalin e spostoi si alfė e majtė. Njė lėvizje e tillė nuk dha fryte nė pjesė e parė, ndėrkohė qė nė tė dytėn, me zėvendėsimin e kroatit nga Ivanisheviēi, por edhe me rikthimin e elbasanasit nė rolin e vet, menjėherė erdhi goli i Pemės. Nė lidhje me kėtė 90-minutėsh, qė e rifuti Dinamon nė vallen pėr vendin e dytė, numri 7 i bluve shprehet: "Personalisht jam i mendimit se java qė kaloi foli nė favorin tonė, duke parė humbjen e Partizanit, por edhe barazimin e Elbasanit. Tani na mbetet ne lojtarėve qė nė pėrballjet direkte me kėta kundėrshtarė tė rrėmbejmė fitoren, pėr tė shpresuar mė pas te ndonjė mrekulli pėr titullin kampion. Sidoqoftė, vendin e dytė nuk do ta tolerojmė deri nė fund, pa harruar qė pėr tė luajtur nė Europė, ėshtė edhe Kupa e Shqipėrisė, e cila nė njėfarė mėnyre ka njė rrugė mė tė shkurtėr. Ndonėse kemi edhe njė ndeshje tjetėr pėr tė luajtur me Lushnjėn, duhet tė futemi nė fushė me dėshirėn pėr tė marrė maksimumin, sepse jam i bindur se nė gjysmėfinale gjėrat do tė jenė ndryshe. Nėse mė pyesni pėr kundėrshtarin qė do tė dėshiroja nė short, do tė mė pėlqente Tirana, me tė cilėn kam pasur mundėsinė ta njoh mirė pėr pak kohė qė u aktivizova nė Ligėn e Kampionėve,"- vazhdon idenė e tij mesfushori qė ka shėtitur nė shumė skuadra tė kampionatit shqiptar.
    Duke folur pėr dy pėrballjet me Lushnjėn pėr kupė dhe kampionat, Julian Ahmataj ėshtė i mendimit se nuk duhet toleruar nė asnjė aspekt, pasi futbolli gjithmonė ruan surpriza. "Nė vazhdim kemi dy ndeshje tė lehta nė letėr me Lushnjėn pėr kupė dhe kampionat, por kjo s'do tė thotė qė nė fushė do tė futemi pėr t'u argėtuar. Lushnjarėt, ndonėse i kanė prerė shpresat pėr qėndrimin nė superligė, s'do tė thotė qė nuk do tė luajnė mė futboll, pasi ata janė futbollistė profesionistė dhe vitin e ardhshėm sigurisht qė do tė jenė nėpėr skuadra tė tjera. Nuk duhet tė tolerojmė, pasi nė lojė mbeten sėrish tri pikė, tė cilat mund tė na jepnin njė shtysė tė mirė pėrpara transfertės me Elbasanin,"- pėrfundon deklarimin e tij mesfushori dinamovit, Julian Ahmataj.

    Demollari nis strategjinė anti-Lushnjė

    Brenda katėr ditėsh Dinamo do tė luajė dy ndeshje me Lushnjėn, fillimisht tė shtunėn pėr kampionat dhe tė mėrkurėn pėr kupė. Trajneri Sulejman Demollari, qė nga dita e hėnė, ka nisur strategjinė anti-Lushnjė, ku pritet qė tė bėhen disa eksperimente nė formacion, por edhe nė mėnyrėn e lojės para tri betejave tė rėndėsishme me Elbasanin, Partizanin dhe Tiranėn. Pėr kėtė, njėshi i stolit blu do tė kėrkojė tė aktivizojė tė gjithė lojtarėt, pėr t'i mbajtur nė tonus, pasi sezoni ka hyrė nė pikėn mė delikate tė tij. Dita e djeshme ishte shumė e ngjeshur pėr sa i takon ngarkesės fizike, ku u kryen dy seanca stėrvitore, teksa munguan Lika, E.Xhafa dhe Pema, qė janė grumbulluar me ekipin kombėtar.

  14. #34
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Shkarkohet Demollari
    Tirane, 25 mars - Humbja e sotme me Lushnjėn i ka kushtuar bankines se trajnerit tė Dinamos, Sulejman Demollari. Burime te sigurta pran klubit kryeqytetas kane deklaruar per "Futbolli.com" se Demollari eshte shkarkuar pas deshtimin 0-1 me Lushnjen.

    Ky ishte takimi i dyte i Demollarit ne krye te Dinamos. Ne ndeshjen e pare, skuadra e Dinamos mundi 0-2 ne transferte Lushnjen, ndeshje e vlefshme per kupen e Shqiperise, nderkohe qe 10 dite me pas kundershtari i tij ishte perseri ish-ekipi i tij, kesaj here per kampionat, por i fituari nga kjo sfide doli befasisht Lushnja.

  15. #35
    x Maska e Juvi
    Anėtarėsuar
    20-07-2005
    Vendndodhja
    xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
    Postime
    354
    hajde dinamo e madhe hajde ncncncncncnnc

    poshte besnik sulaj qe poshteron nje legjende si dinamo :@
    mos ja u pafsha surratin ordinereve te forumit

  16. #36
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Sulmuesi i fuqishėm dinamovit ėshtė gati pėr sfidėn e nesėrme. Si gjithmonė ēdo pasdite pi kafe te kafe “Cosmos”, pranė gazetės “Albania”, sė bashku me patriotin e tij, mbrojtėsin Papa Diop, ku edhe e takuam pėr t’i marrė njė intervistė pėr albaniasoccer.com. Me njė gazetė “Sporti Shqiptar” nė tavolinė, nuk i heq sytė nga televizori ku ndjek njė videoklipet, ndėrsa bisedojmė me tė nė gjuhėn frenge, qė ėshtė dhe ajo zyrtare e vendit tė tij, Senegalit. 29-vjeēari ėshtė nė pėrfundin tė sezonit tė tij tė dytė, ndėrsa ėshtė i paqartė se ku do tė luajė sezonin e ardhshėm. “Ndoshta nė Greqi, Turqi, por pse jo dhe nė Itali”, thotė ai. “Pėr ne Serinė B, jam lojtar i mirė”. Sezonin e kaluar shėnoi 10 gola nė 19 ndeshje, ndėrsa gjatė kėtij sezoni nė 29 ndeshje e ka gjetur rrjetėn 14 herė, teksa ka regjistruar edhe 6 kartona tė verdhė.



    -Gudjabi, nesėr ju pret njė ndeshje e rėndėsishme ajo me Partizanin qė ju ka mundur nė tri ndeshjet e kėtij sezoni?



    -Ėshtė vėrtet njė ndeshje e rendėsishme dhe skuadra ėshtė shumė e motivuar pėr ta fituar atė, pėr mė tepėr ndaj njė ekipi ndaj tė cilit kemi dėshtuar nė tė gjitha ndeshjet nė kampionat. Shpresojmė tė fitojmė nesėr, pasi dhe ne luftojmė pėr nė Kupat e Europės ashtu si dhe Partizani. Kampionatin e kaluar e mundėm katėr herė apo jo? Unė besoj se Dinamo ėshtė mė nė formė pėr ta fituar ndeshjen e nesėrme, ndėrkohe qė nė tre takimet kemi humbur vetem me njė gol diferencė. Megjithatė Partizani ėshtė njė ekip i mirė dhe tė flasėsh para kohe mund tė bėhs gabim. Thjesht mua mė pėlqen tė them se do tė fitojmė.

    -Jeni golashėnuesi mė i mirė i Dinamos, ndėrkohė qė nuk keni mundur tė shėnoni asnjėherė kundėr Partizanit gjatė kėtij sezoni?




    - Mė ka munguar edhe fati.

    - Dinamo do tė pėrballet me Tiranėn nė gjysėmfinale pėr Kupėn e Shqipėrisė, ndėrkohė qė tė dy ekipet luftojnė pėr ta fituar atė?



    - Unė mendoj se ne jemi tė aftė tė mundim Tiranėn dhe tė kualifikohemi pėr nė finale, dhe duke shpresuar se dhe Elbasani do tė arrijė aty, si do tė qė tė jetė do tė jemi nė Kupėn UEFA. Por jam i bundur se do ta fitojmė Kupėn. Ėshtė rradha jonė.

    - Shpesh thuhet nė media se pa Gudjabin, Dinamo nuk mund tė fitojė?




    - Nuk ėshtė e vėrtetė. Me ose pa Gudjabin, Dinamo ėshtė njė ekip i mirė dhe ka fituar edhe pa mua e golat e mi. Unė nuk kam aritur tė shėnoj nė 14 ose 15 ndeshje. Pėr njė gjė mė vjen keq, qė nuk mund ta arrij Salihin si golashėnuesi mė i mirė. Ai ka mė shumė ndihmė nė ekip

    - Goli mė i rendėsishėm tė Gudjabit nė kėtė kampionat?



    - Dy golat kundėr Lushnjės nė javėn e parė. Ishim nė disavantazh 2-0, dhe barazuam nė minutat e fundit. Jam gėzuar mė shumė pėr Bonaēiēin. Por ai qė mė kėnaqur mė shumė ishte goli kundėr Elbasanit javėn e kaluar. Ishim mundur 3-0 nė fazėn e dytė dhe ia dola tė heshtja njė stadum tė tėrė.

    -Keni punuar me katėr trajnerė tė ndryshėm gjatė kėtij sezoni, dy kroatė dhe dy shqiptarė. Cili ėshtė opionini juaj?



    - Me Bonaēiē nuk shkova shumė mirė, sepse ishte shumė i rreptė dhe kėrkonte shumė pėrgatitje fizike, ndėrkohė qė nuk munguan edhe gjobat. Por mendoj se ishte njė trajner profesionist. Kataliniē ishtė mė i qetė nė dukje dhe mė i matur si trajner. E njihte mė mirė psikologjinė e njė lojtari, sidomos pėr tė huajt, por dhe njė trajner qė e njihte mirė taktikėn. Bici? Njė trajner qė pėrshtatet shumė mirė me lojtarėt. Pėr Demollarin, qendroi shumė pak dhe mė erdhi keq qė u largua.

    - Me dy kroatėt flisje anglisht, por me Bicin si merresh vesh?



    - Kam mėsuar shqip. Mė ka ndihmuar njė shoqja ime tė mėsoj. Por lexoj edhe gazetat sportive, edhe pse nuk kuptoj shumė

    - Si mendon Gudjabi, kush do ta fitojė kampionatin shqiptar?



    - Duke ditur qė Dinamo, nuk mund ta fitojė dot atė, unė mendoj se as Tirana dhe as Partizani, nuk do tė arrijnė dot. Unė them se kėtė sezon ekipi qė e meriton mė shumė ėshtė Elbasani dhe ata do tė dalin kampionė. Luan mė fort dhe ka tifozėt mė tė mirė. E pashė vet nė Elbasan ditėn e shtunė se si bėnin. Dinamos i mungojnė shumė tifozėt.

    - Cila do tė jetė e ardhmja e Gudjabit pas pėrfundimit tė kampionatit?




    - Nuk e di se si do tė veprojė presidenti Sulaj. Por nga ana tjetėr mund tė luaj vitin e ardhshėm nė Greqi, Turqi apo edhe Itali. Nė Serinė B mund tė luaj pa problem. Jam duke parė edhe njė mundėsi nė Francė, por gjithmonė varet nga ana financiare. Vjet isha nė Janinė, por nuk mė pėlqeu asgjė. Ishte ekip i dobėt dhe pagesa e keqe, kėshtu qė u largova. Menaxheri im po bėn pėrpjekje tė mė gjejė njė ekip, ndwrkohw qw pwr mua dhe Sisokon e Flamurtarit interesohen nw Norvegji.

    - Para se tė vinit nė Shqipėri nė cilat vende pėrveē Senegalit keni luajtur?




    - Kam qenė nė Marok, Dubai, Algjeri.

    - Ju pėlqen Shqipėria?



    - Shumė, do ta kujtoj gjithmonė edhe kur tė largohem.

    Intervistoi: Dash Frashėri
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  17. #37
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    Bici: Dinamo e Kavajės, ajo qė dua

    Pas dy javėsh tė vėshtira, mė nė fund dinamovitėve u ėshtė rikthyer buzėqeshja e munguar. Fitorja 0-1 nė transfertė pėrballė Besės ka bėrė qė nė kampin blu tė rritet ndjeshėm adrenalina nė prag tė sfidės sė kthimit nė kupė me Tiranėn. Pėr trajnerin Vasil Bici, tė shtunėn Dinamo zhvilloi ndeshjen mė tė mirė tė sezonit, duke u bėrė pa pėrjashtim komplimente tė gjithė lojtarėve. Nė intervistėn e djeshme pėr "Sportin shqiptar", lezhjani i stolit blu analizon gjerė e gjatė gjendjen e skuadrės.
    - Zoti Bici, shumė pak veta e kishin menduar fitoren nė transfertė tė Dinamos ndaj Besės, kur njė javė mė parė bėtė njė paraqitje turpėruese me Shkumbinin...

    - Kjo do tė thotė qė nuk jemi dorėzuar pėr sa i takon objektivit pėr vendin e tretė nė kampionat. Nėse gabuam rėndė para njė jave, mendoj se tė shtunėn pėrballė kavajasve bėmė njė autokritikė shumė tė mirė. Ishte normale qė tė reagonim nė kėtė mėnyrė, sepse fanella e Dinamos nuk mund tė nėpėrkėmbet kaq lehtė, qė do tė thotė se deri nė fund tė sezonit kjo skuadėr do tė luajė me maksimumin e mundėsive pėr tė arritur njė biletė europiane.
    - Keni pasur mungesat e Gudjabit dhe Pemės, megjithatė ju sajuat njė modul loje me njė sulmues tė vetėm, siē ishte Asllani. A mbetėt i kėnaqur nga ky eksperiment?

    - Absolutisht po. Djemtė i interpretuan si duhet detyrat taktike, duke zhvilluar ndeshjen mė tė mirė tė sezonit. Kemi qenė thuajse tė pėrkryer gjatė gjithė takimit, madje, po tė ishim treguar pak mė tė qetė para portės, rezultati do tė ishte mė i thellė. Dua t'i pėrgėzoj tė gjithė lojtarėt pėr atė ēfarė treguan nė kėtė 90-minutėsh dhe mund tė them se kjo ėshtė skuadra qė dua nė fushė pėr ndeshjet e mbetura.
    - Pas kėsaj fitoreje mbeteni sėrish nė vendin e katėrt. Si i parashikoni tri ndeshjet e mbetura?

    - Pėr fat tė mirė, dy prej tyre, pikėrisht me Vllazninė dhe Skėnderbeun, i kemi njėra pas tjetrės nė fushėn tonė, qė do tė thotė se duhet tė marrim pikė tė plota. Lufta pėr vendin e tretė midis nesh dhe Partizanit do tė mbetet e hapur deri nė fund, ku do tė luajmė pa asnjė lloj kompromisi, pėr tė pritur mė pas se ēfarė verdiktesh do tė kemi nė lidhje me pjesėmarrjen nė Europė.
    - Tė paktėn pėr katėr ditė do tė hiqni vėmendjen nga kampionati dhe do tė pėrqendroheni te ndeshja e kthimit nė kupė, ku tė mėrkurėn duhet t'i ktheni reston Tiranės...

    - Ėshtė e vėrtetė, pėrpara na presin ditė vendimtare. Pėr fat tė mirė, morali i djemve ėshtė i lartė pas suksesit me Besėn dhe shpresojmė qė deri pėrpara fillimit tė takimit ta kemi pėrgatitur si duhet kėtė 90-minutėsh tė zjarrtė nga pikėpamja sportive.
    - A mendoni se problemet mė tė fundit tė bardhebluve do tė jenė nė favorin tuaj, ku ju duhet njė fitore e pastėr 2-0 ose 3-1 pėr tė dalė nė finale?

    - Po, sigurisht qė do t'i shfrytėzojmė tė gjitha mundėsitė. Nuk do tė jetė e lehtė, por gjithsesi jam i sigurt se lojtarėt do tė japin maksimumin e mundėsive. Do tė doja qė nė kėtė sfidė tė kishim me vete tifozerinė, por edhe fatin, sepse vetėm kėshtu mund tė arrihet njė rezultat i tillė me dy gola diferencė.

  18. #38
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    Bici: Misioni i mundur

    26 Prill Dinamo do te synoje sot “misionin e pamundur”: te permbyse humbjen 2 4 te takimit te pare kunder Tiranes e te kualifikohet ne finalen e Kupes se Shqiperise. Nje detyre e veshtire, por e arritshme, sipas trajnerit te bluve, Vasil Bici. Pasi ka rigjetur fitoren ne kampionat, 1 0 ne shtepine e Beses, trajneri lezhian shpreson qe skuadra e tij te arrije nje tjeter sukses, i cili mund te ndryshoje rrjedhen e gjithe sezonit. Dinamos i duhen e pakta dy gola per te arritur finalen, por Bici, krahas sulmit, eshte kujdesur ne menyre te vecante edhe per mbrojtjen. Duke pranuar pikat e forta te kundershtarit, trajneri shton se Tirana ka edhe pika te dobeta, te cilat ai mendon se mund t’i shfrytezoje skuadra e tij.

    Nje ndeshje qe vulos fatin e gjithe sezonit: sukses apo deshtim

    Do te thosha qe eshte nje ndeshje shume e rendesishme, por qe nuk ndan fatin e gjithe e sezonit. Nese kualifikohemi, do te kemi edhe nje ndeshje tjeter, finalen. Nese eliminohemi, perseri kemi shanse qe te arrijme Kupen UEFA nepermjet kampionatit. Por, e perseris qe eshte ndeshje e rendesise se vecante dhe ne po e trajtojme si te tille.

    Sa optimist jeni se mund te permbysni disavantazhin 2 4?

    Ne futboll jane permbysur disavantazhe edhe me te thelle. E dime qe do te jete ndeshje e veshtire, por nuk ka pse ta konsiderojme veten te eliminuar para kohe. Kur u hodh shorti, kam deklaruar se finalisti do te njihet vetem pas 180 minutave. I qendroj ketij mendimi dhe besoj vertet se ne mund te kualifikohemi.

    Ju duhen e pakta dy gola. Si mund ta arrini kunder nje skuadre si Tirana?

    Duke luajtur me te gjitha forcat tona, duke dhene gjithcka ne fushe. Por, pa harruar ne asnje menyre mbrojtjen, se ndryshe Tirana mund te na godase dhe atehere merr fund gjithcka. Besoj se nje gol i hershem do ta vinte nen nje presion te madh kundershtarin, cka do te na e lehtesonte shume punen.

    I keni kushtuar shume vemendje mbrojtjes. Druheni nga sulmi i Tiranes?

    Tirana ka lojtare cilesore ne sulm, kjo dihet. Pervec kesaj, eshte ndeshje Kupe. Ne kampionat do te mjaftonte nje permbysje 2 1, ndersa neser (sot), nese pesojme gol mund te jete fundi i synimeve tona.

    Cilat jane dobesite qe mund te shfrytezoni te Tirana?

    Ne radhe te pare une besoj se ne mund te shfrytezojme forcat tona. Ne Kavaje zhvilluam futboll modern, te qarte e me mendim. Pstaj, edhe Tirana, megjithe forcen qe dihet, nuk eshte perfekte dhe kete e tregoi edhe ndeshja e pare, pavaresisht nga rezultati. Gjendja qe po kalon Tirana, me largimin nga kreu apo gjithe kjo atmosfere plot tension, perbejne nje pike te dobet.

    Por edhe sulmi juaj nuk eshte se ka shkelqyer. Gudjabi humbet raste, Pema eshte i demtuar, Asllani nuk eshte aktivizuar rregullisht


    E drejte, por Gudjabi eshte i vlefshem per lojen tone. Ai luan shume ne ndihme te shokeve, ndersa Asllani e ka marre veten. Ne Kavaje luajti shume mire dhe ka eksperience. Pema ka ende dhembje, por besoj ta marre veten, edhe pse duhet te pres fillimin e lojes.

    Intervistoi:

    Dritan Ikonomi



    26 Prill Dinamo ka vene theksin te veprimet mbrojtese ne stervitjen e fundit para gjysmefinales se sotme, kunder Tiranes. Trajneri Vasil Bici ka paralajmeruar qe me pare se skuadra e tij nuk do te hidhet ne aventure, edhe pse i duhen e pakta dy gola per te permbysur rezultatin 2 4 te ndeshjes se pare. Per kete arsye, Bici eshte marre gjate me mbrojtjen dje, pa neglizhuar sulmin. Ndonese paralajmeron per kujdes, formacion i qe Bici do te hedhe sot ne fushe do te jete sulmues. Nuk do te jete Pema dhe sulmi do te perbeht nga Gudjabi, i mbeshtetur nga Asllani e Caval. Ne mbrojtje ende eshte i pasigurt Kastel, i cili ka qene i demtuar, se bashku me Pemen. Ky i fundit do te qendroje ne stol, per te luajtur me pas, nese do te jete e nevojshme. Ashtu si te henen, edhe dje stervitja e Dinamos ka qene e lehte, pa mundim fizik, nderkohe qe nuk ka te skualifikuar. Formacioni i mundshem i Dinamos pritet te jete: Lika, Xhafa, Vincetic, Kone, Diob, Poci, Deliallisi, Ahmataj, Caval, Asllani, Gudjabi.

  19. #39
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Lika: Dinamo, pa kompromis!
    8 Maj Dinamo ka arritur Tiranen, ne vendin e dyte ne renditje, dhe do te beje c'eshte e mundur qe ta kaperceje ate ne javen e fundit te kampionatit. Ne emer te bluve garanton kapiteni i tyre, Ilion Lika, i cili shprehet se skuadra e tij ka vetem nje synim, kualifikimin ne Kupen UEFA, qe mund te arrihet me vendin e dyte, ose edhe me pozicionin aktual, nese Tirana fiton te merkuren Kupen e Shqiperise, kunder Vllaznise. Javen e fundit Dinamo shkon ne Durres, per t'u ndeshur me Teuten e rrezikuar, por Lika deshiron te siguroje se nuk do te kete asnje kompromis dhe loja e bluve do te jete vetem per fitore, ashtu si me Skenderbeun. "Neve nuk na intereson lufta midis Teutes dhe Skenderbeut per te qendruar ne Kategorine Superiore. Na intereson vetem kualifikimi yne ne Kupen UEFA, prandaj dhe ne Durres do te luftojme per fitore, si e vetmja rruge qe na siguron kualifikimin", thote Lika. Portieri i Shqiperise thote se Dinamo nuk pranon asnje kompromis, por edhe shton se askush nuk u ka kerkuar bluve qe te leshojne ne ndeshje. "Keto fjale dalin gjithmone, ndoshta behen edhe me qellim per te tensionuar situaten. Por, si kapiten i Dinamos, une i siguroj te gjithe se jemi kunder cdo kompromisi. Per hir te se vertetes duhet te them edhe se askush nuk na ka kerkuar ndonje leshim, prandaj dhe nuk dua te prononcohem rreth te tillave gjera", thote kapiteni i bluve. Lika i referohet ndeshjes se fundit, te fituar 1 0 ndaj Skenderbeut, per te vertetuar se skuadra e tij nuk eshte e prirur te beje leshime, edhe pse korcaret jane fare prane renies ne Kategorine e Pare. "Ju e pate qe ne fituam me Skenderbeun, edhe pse atyre iu duheshin pike per te shpetuar. Nese do te ishim te gatshem per tolerime, do ta kishim bere qe me Skenderbeun", thote portieri.

    Detyra dhe perfitimi


    Ilion Lika, ashtu si cdo lojtar i Dinamos ne te tilla diskutime, permend detyren qe ka skuadra si dhe shperblimin ne rast realizimi te saj. "Secili prej nesh fiton nga gjashte mije dollare, ne rast se zeme vendin e dyte ose kualifikohemi ne Kupen UEFA, qofte edhe me vendin e trete. Kete e kemi si objektiv dhe presidenti na e ka kerkuar me cdo kusht qe ta arrijme. Si mund te heqim dore nga nje shperblim i tille dhe te tolerojme ne kampionat? Me duket absurde dhe as nuk mund te mendohet. Askush nuk mund te na kerkoje t'i biem me shqelm gjithe mundit tone, sepse ne per kete po perpiqemi, qe kur ka nisur sezoni", thote Lika. Persa i perket ndeshjes qe do te luhet ne Durres, ai e sheh si tejet te veshtire, por jo si pengese te pakapecyeshme. "Teuten e parashikoj njesoj si Skenderbeun, te impenjuar dhe te vendosur per te luftuar, sepse nuk ka rruge tjeter. Por, mendoj se jemi ne gjendje te fitojme. Kemi skuader me te mire dhe kohet e fundit kemi ngritje ne loje, cka e vertetojne tri fitore radhazi ne kampionat si dhe me Tiranen per Kupen e Shqiperise", parashikon Lika.

    Tensioni i se shtunes

    Blute arriten nje fitore te veshtire kunder Skenderbeut, por per Liken ketu nuk ka asgje per t'u habitur. "Sic thashe edhe me siper, Teuta e Skenderbeu nuk kane gje per te humbur. Skenderbeu e tregoi kete te shtunen. U shfaq shume luftarak, para dhe pas golit tone. E prisnim nje gje te tille dhe ishim pergatitur per nje takim te veshtire. Patem fat kur nuk pesuam gol pas avantazhit tone, por fitorja ishte e merituar. Ne pjesen e dyte nuk i lejuam te rrezikonin, edhe pse ata luajten shume fort ne mesfushe. Loja ka njohur ngritje, por edhe tensioni eshte i kuptueshem, sepse eshte fundi i sezonit dhe cdo gabim mund te jete fatal, i pakorrigjueshem", komenton Lika ndeshjen e fundit. Ne pjesen e pare, Dinamo hasi veshtiresi ne zonen e saj te rreptesise, por situatat u zgjidhen nga Lika me nje dalje te shkelqyer ne kembet e Licit, nderkohe qe ne rastin tjeter te rrezikshem kapiteni korcar e kaloi topin siper portierit, por goditi vetem traversen. "Ne momentin e pare dola me shume shpejtesi, per te mos e lejuar te gjuante dhe ia arrita, duke ia hequr topin. Ne rastin tjeter, ai ishte me prane topit nga une dhe dola me mendimin per t'i zene rrezen e portes. Ia arrita qellimit edhe ne kete rast, por Lici u tregua i zoti qe e kaloi topin siper meje, ne nje fragment kohe shume te shkurter. Ishim me fat qe nuk shenoi, por edhe fati duhet ne futboll", buzeqesh portieri i Dinamos. Tani, Partizani eshte kapercyer dhe portieri i bluve e konsideron si nje sukses qe duhet ruajtur. "Shpresonim shume se Partizani do te ndalonte ne Shkoder dhe ashtu ndodhi. Ata jane skuader shume e mire dhe eshte nje arritje qe i kemi lene pas, edhe pse nuk ka perfunduar akoma gjithcka. Shpresoj qe te jemi para tyre edhe pas javes se ardhshme, por, natyrisht, na duhet edhe fitorja e Tiranes ne finalen e Kupes, sepse keshtu e kemi te garantuar pjesemarrjen ne Kupen UEFA. Ne te kundert, nese fitojne shkodranet, shpresoj qe Tirana e Partizani te nxjerrin nje rezultat te favorshem per ne. E perseris, vendi i dyte eshte plotesisht i arritshem per ne dhe besimi yne tani eshte ne maksimum. Duam ta mbyllim ne menyren me te mire", premton kapiteni i Dinamos.

    Dritan Ikonomi

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411

    Pershendetje :

    pershendetje dinamovite , por duhet te keni kujdes kete ndeshjen e fundit ne durres sepse nuk eshte ndeshje e lehte . por nqs ju lini pike ne durres tirana
    do kerkoje te fitoje kupen dhe nqs e harrin ate ne ndeshje direkte kunder partizanit ja le te fitoje partizani dhe tirana hyn ne uefa me kupen kurse partizani me vendin e dyte,keshtu qe dinamo del jashte prandaj kujdes ne durres ju duhet fitorja patjeter .



    ELBASANI KAMPION URIME
    RROFTE SHQIPERIA ETNIKE

Faqja 2 prej 16 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. SK Tirana
    Nga Pasiqe nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 251
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 19:19
  2. Rrethi ēiklistik i Shqiperisė ndėr mė tė vjetrit nė Evropė!
    Nga Omari nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-08-2007, 04:39
  3. Kush e fiton superligën shqiptare?
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 646
    Postimi i Fundit: 11-05-2006, 10:58
  4. Tifozėt e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05
  5. Libri i Artė i fituesve tė Kupės tė Shqipėrisė.
    Nga Bledari nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-08-2005, 07:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •