Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1

    "Zoti më tha ta bëj!"

    Dëgjova këto ditë për një gjyq që po kryhej për rastin e dikujt me akuzën e vrasjes së nipit të vet. Mbrojtja mbështeste se i akuzuari e vrau nipin ngaqë nipi dhe nëna e tij qenë të pushtuar nga djalli dhe 'zoti i tha që ta bënte'.

    Ky s'është as rasti i parë as i dyti as i fundit i tillë. Ma pret mendja që të gjithë keni dëgjuar raste të tilla. Lind pyetja, si ka mundësi të gjykohet një çështje e tillë në një sistem juridik që pranon (beson) ekzistencën e 'zotit'? (1)

    Nëse 'zoti' urdhëron që dikush të vritet, a nuk është ky ligj suprem dhe i tejkalon ligjet e njeriut (pra të sistemit juridik)? (2) Psh. dhe në libra fetare ka plot raste ku vritet dikush me urdhër të 'zotit'.

    Një dalje që i bëhet kësaj është kur i akuzuari shpallet si i çmendur! Por, kush na thotë se 'zoti' i flet vetëm normalëve e jo dhe të çmendurve? (3)

    Si dhe si e përcakton sistemi juridik se çfarë i tha 'zoti' kujt? (4)

    Do desha të dija mendimet tuaja mbi këto.
    Alle Serben müssen sterben

  2. #2
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Po mire more shoke, akoma me keto dokrra qe Zoti me tha te bej keshtu e te bej ashtu ? Po le te ndalemi pak tek kjo puna e fjaleve te Zotit. Kam pershtypjen qe Zoti mendohet si nje llafazan qe iu flet te gjitheve kur t'i teket dhe si t'i teket, per shembull, zgjon njerezit nga gjumi, iu thote te veshin nje bluze me vija me mire sesa kemishe te bardhe, iu thote qe t'i bien nga nje kryqezim tjeter sepse ky qe po shkojne eshte shume i zene, iu thote qe sot do te bjere shi e prandaj duhet marre çadra, iu thote te vene bast per Liverpool dhe jo per Milan, sepse do kete çudira ne kete ndeshje, e plot e plot porosi te tilla. Ok, me serioze tani. Zoti ka folur nje here dhe vetem nje here : ka folur ne malin Sinai ku ai ka dhene 10 porosite (apo komandimet) dhe pas kesaj ai ka heshtur, dhe eshte terhequr per te na lene neve ne skamjen tone.

    Te thuash qe Zoti nderhyn shprehimisht ne punet e tua, kjo te thote t'iu ikesh pergjegjesive te tua te lindura qysh diten kur ju keni rene ne toke. Je i lire dhe i lire do te thote pergjegjesi. Nqs ti zgjedh per te bere kete dhe jo diçka tjeter, atehere ti je krejt i pergjegjshem dhe pergjegjes per kete zgjedhje.

    Ai qe ka vrare eshte nje vrases dhe asgje tjeter. Te vrasesh - folje ; vrasje - emer ; i vrare - mbiemer emeror. Keshtu e thote gjuha dhe ajo e di me mire sesa ne.

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Mu dje me foli Zoti, bem i dore muhabet, kishim nja i jave pa fol...dje me tha qe ata qe bejn shum si te squt dhe qe thon fraza si "Zoti ka fol vetem 1 here ne mal te Sinait"...masnej e theksojne "nje here dhe vetem nje here"....dhe pastaj fillojne e hedhin perkufizime per lirine dhe zgjedhjen (bazuar ne gjuhe aq me teper)....jane zakonisht megallomanjake qe flasin se kan qef me nigju veten tu fol...e dine qe jan njerez kot ne pergjithsi, si duhen kujt i lek, kshuqe mundohen ta ndryshojn ket duke fol edhe me shum.

  4. #4
    Po mire more shoke, akoma me keto dokrra qe Zoti me tha te bej keshtu e te bej ashtu ?
    kur ti thua 'dokrra' nga e gjykon se ato, që personi që thotë se ka folur me 'zotin', janë dokrra? Pyes, që ta kuptoj pak mirë këtë metodë dhe t'ia aplikoj po njësoj dhe atij tjetrit në malin Sina që përderisa ti e pranoke, i bie që nuk është 'dokërr' - si dhe atyre të tjerëve që shkatërruan e vranë me urdhër të 'zotit' që iu foli personalisht, që të kuptoj nëse dhe këta flasin 'dokrra'

    Ai qe ka vrare eshte nje vrases dhe asgje tjeter. Te vrasesh - folje ; vrasje - emer ; i vrare - mbiemer emeror. Keshtu e thote gjuha dhe ajo e di me mire sesa ne.
    Pra policia, ushtria, rojet, etj janë vrasës? Sipas kësaj (e në lidhje me temën) pse nuk futen në burg policët dhe ushtarët?

    Megjithatë do desha t'i përmbaheshe temës, sepse e ke kapur ca si nga jashtë. Më duket se pyetjet e fillimit janë më preçize se sa të meritojnë përgjigje kaq rrumbullake e të përcipta.

    Zoti ka folur nje here dhe vetem nje here : ka folur ne malin Sinai ku ai ka dhene 10 porosite (apo komandimet) dhe pas kesaj ai ka heshtur,
    Këtu psh ke rreth 300 fragmente me 'zotin' që flet personalisht me njerëz, kështu që ajo se paska folur vetëm njëherë majë malit, s'ka ku të rrijë.
    Skedarët e Bashkëngjitur Skedarët e Bashkëngjitur
    Alle Serben müssen sterben

  5. #5
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528
    Denimi i c'do kujte ne kete bote nga nje person i vetem,grup,apo nje sistem,pa marre parasysh se c'fare sistemi eshte,vetem cka tregon edhe me shume se Zot s'ka.Te gjitha sherbimet kryhen ketu.Per "jeten" tjeter s'lihet te shpetoi gje.

    Edhe atyre qe gjeja u ka fol Zoti ne malin e Sinait,apo shpella e c'mos tjeter,edhe keta doemos duhet te kene qene te cmendur ne nji shkalle bukur te larte!

    Perndryshe...nje njeri normal,s'do te merrte guximin te fliste perralla te tilla.

    Po,edhe s'i dihet Zotit.
    Ndoshta ky ka nje sistem sikur ne ate te lojrave te lotarise.Nje dite i del emri i nje qe eshte "normal",diten tjeter i nje te cmenduri,dhe keshtu ky vazhdon me porosite e tija.

    tough luck!

  6. #6
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Legjion, nese do te marrim ne konsiderate idiotesira te tipit "Zoti me tha ta bej kete" (a thua se Zoti ju mban dhe doren kur ju terhiqni kembezen), atehere nuk do te kete me denime mbi kete toke. Te gjithe do t'ia mveshnin Zotit, te larat dhe te palarat dhe shpejt do te shihnim afishe te tilla :

    Zoti

    WANTED

    DEAD OR ALIVE

    Keshtu qe kjo rruge nuk na çon larg. Ajo qe eshte dhe qe do te jete eshte kjo : kushdo ben diçka te lavderueshme apo te denueshme, e ka bere kete me vullnetin e tij te lire, ose i shtrenguar nga dikush apo diçka tjeter krejtesisht tokesore dhe jo qiellore. Urdherat qe me vijne nga Zoti jane urdherat e dekalogut mbi bazat e te cilit eshte e ngritur shoqeria njerezore (te pakten civilizimi perendimor).

    Policia dhe ushtaret nuk jane vrases (atehere kur ato marrin jeten e dikujt) kur ato veprojne ne emer te ligjit (tokesor dhe jo qiellor). Nese ne kete veprim ato mpleksin dhe bindje apo mendime apo instinkte apo pasione te tyret, atehere ato kthehen ne vrases. Kurse vrasesit ne emer te Zotit jane vetem njerez qe ose jane frikacake te pergjigjen para ndergjegjes se tyre, ose frikacake para te ngjashmeve te tyre te vrare, ose krejtesisht te iluminuar qe kane humbur çdo kontakt me tokesoren (keto te fundit mund t'i gjeni ne vende fondamentaliste qe nuk mungojne ne kete rruzull tokesor).


    Kurse per unreal, kuptohet qe jam normal qe flas per gjera te tilla (dhe jo perralla). Mund te dyshoni, dhe mire beni, Descartes do t'ju ishte mirenjohes, por ama dyshimi vjen e behet me i madh dhe me i ligjshem kur ne jemi te mireinformuar mbi nje çeshtje ne shqyrtim. Perndryshe, dyshimi kthehet vetem nje perseritje mekanike ne rastin qe sapo degjon diçka, thua : "A thu bre burre i dheut ?" Kjo e fundit, eshte vetem zhargon rrugesh dhe jo ajo çka do t'ju afronte sadopak me habine plot pikepyetje te filozofise.

  7. #7
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528
    Highlander

    pershendetje

    Kjo qe thash me larte:

    "Perndryshe...nje njeri normal,s'do te merrte guximin te fliste perralla te tilla."
    assesi s'eshte menduar ne ju.Kete e thash per ata "zedhenesit e dhomes se larte".

    Ndersa,sa i perket asaj qe fola me larte,perseri me bejne te shtroj pyetje mbi logjiken e denimit!

    Ben nje veper ketu dhe denohesh nga njeriu i cili ne nji menyre edhe po luan rrolin e Zotit.Ne anen tjeter...kur po vdes,te pret denimi tjeter per te njejten veper nga vete Zoti i cili edhe beri dizajnin e trurit tend!

    Sa eshte e drejte kjo?

    Ose,ka me qindra raste kur nje vrases serial merr burgim te perjetshem,ose edhe denim me vdekje,dhe pothuaj ne te njejten kohe,ne te njejtin sistem te njejtin denim fiton edhe ai qe ka bere vetem nje krim!

    Tash,nga e din sistemi juridik apo c'fardo tjeter qofte se keta te cmendurit s'jane te udhezuar nga Zoti te bejne kete!?

    U foli Zoti ketyre se ky po genjen!?

  8. #8
    Highlander, po përgjigja ndaj temës? I ke lexuar pyetjet?

  9. #9
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    C'fare i tha zoti?????

    Po pse nuk e beri vete zoti?
    Ku i dihet!
    C`fare thote urdherimi i pare?
    mos vraj!
    Per ke eshte urdherimi i pare?
    Per ata mbi toke.
    Kush e kryqezoi krishtin?
    Sistemi gjyqesor mbi toke.

    (ve gjyzylyket): Legjitimiteti i sistemit gjyqesor mbi toke eshte i dyshimte, dhe per kete arsye, nuk mund te ekzekutoje fuqine e tij!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Cupke_pe_Korce : 05-06-2005 më 00:17
    Summertime, and the livin' is easy...

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga unreal
    Tash,nga e din sistemi juridik apo c'fardo tjeter qofte se keta te cmendurit s'jane te udhezuar nga Zoti te bejne kete!?
    Këtë po them dhe unë pra. Pavarësisht se mund të duken si pytje banale, këto janë më se serioze. Nga e gjykon sistemi juridik çmendurinë e atyre që 'iu flet zoti', pse ata të cilëve iu ka fol para 2 mijë vjetësh nuk janë të çmendur, dhe kush thot se 'zoti' i flet vetëm normalëve. Ça standardesh përdor ky sistem kur gjykon këto raste?

    psh sistemi juridik amerikan megjithëse shteti është laik, përsëri i vendos njerëzit të betohen mbi Bibël, etj etj - ky mund të merret si rast i pastër një sistemi që beson në 'zot apo që pranon ekzistencën e 'zotit' sipas Biblës. Atëherë, si i gjykon ky lloj sistemi këto lloj çështjesh?
    Alle Serben müssen sterben

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 20-03-2009, 01:02
  2. Papa Benedikti XVI: "Zoti eshte Dashuri"
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 08:10
  3. Kineastet: "Zoti President..."
    Nga katana në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-03-2003, 06:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •