KJ
------
Korridori qe rrezon paragjykimet.

Interviste me Presidentin e Maqedonise, zotin Boris Trajkovski, ekskluzivisht per "Koha Jone", dhene gazetarit tone Fiqiri Sejdiaj

Parainterviste

Nje jave me pare, kur i kerkuam zyres se shtypit prane Presidentit te Republikes se Maqedonise nje interviste me z. Boris Trajkovski, pergjigjja ishte e menjehershme: Po, Presidenti i Republikes, zoti Boris Trajkovski, eshte i gatshem te komunikoje me publikun e gjere shqiptar nepermjet gazetes "Koha Jone". Jeni te mirepritur ne vilen presidenciale "Biliana" ne Oher, ku Presidenti do te kaloje edhe fundjaven e ketij gushti. Kompleksi qeveritar "Biliana" ndodhet ne nje koder shkembore buze liqenit te Ohrit, 3 km larg qytetit. Pas vitit '90 disa nga godinat e ketij kompleksi u hapen per njerezit e thjeshte. Ushtaret e armatosur dhe nje repart i vogel i gardes u larguan. Tani deri afer viles presidenciale qytetaret mund te shetisin lirisht. E vetmja godine, e cila qendron edhe sot e kesaj dite si rezidence eshte vila dykateshe prej guri e njohur ndryshe si vila e kryetarit Tito. Natyrisht ajo eshte me e madhja, me e bukura dhe me luksozia. Ketu cdo vit, ne muajin gusht pushonte Josif Broz Tito me familjen e tij. Pas vdekjes, ne te pushonte presidenca kolektive e ish-Jugosllavise e me pas Kiro Gligorov, ish-Presidenti i Maqedonise. Pikerisht ne kete vile u zhvilluan negociatat per t'i dhene fund luftes ne Maqedoni. Ketu u nenshkrua marreveshja e Ohrit. Pasi na uron mireseardhjen, z. Trajkovski na thote miqesisht: "Mendova qe intervisten ta bejme ketu jashte, ne verande. Koha eshte e bukur dhe prej kendej mund te shijojme pamjen e qytetit te Ohrit, kalane, liqenin, malet ne sfond dhe qytetin e Pogradecit, sepse per to do te flasim, apo jo." Nderkaq na fton te ulemi. Ne fund te vitit 1998, kur zoti Trajkovski u zgjodh Presidenti i Maqedonise drejtperdrejt nga populli une u takova me te ne Shkup. Edhe atehere bera me te nje interviste. Tani pas 3 vjet e gjysme, ndryshe nga hera e pare, zoti Trajkovski m'u duk me i sigurte, me i kthjellet, me energjik dhe me i vendosur per te bere realitet ato qe thoshte. Duhet te ndodhte e kunderta, pasi pikerisht tani, ai eshte vene ne shenjester nga partia e vet qe e zgjodhi president. Vete kryeministri Lupco Gjeorgjevski qe udheheq ne te njejten kohe partine dhe fushaten elektorale te VMRO-DPMNE e ka kritikuar zotin Boris Trajkovski publikisht se eshte larguar nga partia qe e beri ate president.

"Para se te fillojme intervisten,- me thote zoti Boris Trajkovski,- lirisht mund t'u them se jam vertet i kenaqur qe po jap nje interviste, besoj e shpresoj per te miren e te dy vendeve. Sic duket, duhet te vijme buze ketij liqeni te perbashket me ujin kristal e me nje bukuri te jashtezakonshme per te menduar me mire e me shume per te miren e te dy popujve qe jetojne ne brigjet e ketij liqeni.

Kater vjet me pare, kur ju u zgjodhet President i Maqedonis-, deklaruat objektivat tuaja. Sa te realizuara i shihni ato tani?

Prioritetet dhe detyrat e nje presidenti ne nje republike parlamentare jane te njohura. Ato jane te percaktuara ne baze te kompetencave kushtetuese dhe jane te perfshira ne menyre shume precize ne platformen time presidenciale. Orientimi im ka qene dhe mbetet zhvillimi i Republikes se Maqedonise si nje vend sovran, unik dhe demokratik, me nje imazh dhe orientim europian. Vend ne te cilin te gjithe qytetaret, pavaresisht nga perkatesia politike, fetare apo etnike te jetojne ne paqe dhe harmoni dhe bashkerisht te kontribuojne per perparimin e jetes ekonomike dhe sociale. Synimi yne eshte Europa, qe do te thote respektimi i te drejtave te njeriut, ekonomia e lire e trgut, prosperiteti -kritere dhe standarde europiane per te gjithe qytetaret pa dallim partiak, racial, fetar apo etnik. Per kete qellim kam dhene cdo gje qe varej prej meje. Gjithe autoritetin tim e orientova per realizimin e ketyre qellimeve. Mirepo, sic e dini, ritmi i realizimit ishte shume i ngadalte. Per fat te keq, ajo qe ndodhi vitin e kaluar frenoi gjithcka. Lufta me te cilen u perballem vitin e kaluar tregoi se grupe te caktuara nuk ishin te interesuara per nje Maqedoni stabile dhe per nje rajon te stabilizuar. Konsumuam shume energji per absorbimin e krizes, per shpetimin e shtetit dhe te qytetareve te saj nga tragjedia e madhe. Para proves ishim venen te gjithe. Me kete rast, dua te theksoj durimin dhe vetepermbajtjen e te gjithe qytetareve, te cilet nuk rane pre e qellimeve djallezore, qe kerkonin te provokonin nje lufte civile ne Maqedoni. Tani konfliktin e kemi lene pas. Pas kesaj kuptohet u bene ndryshime ne kushtetute. Maqedonia eshte shtet unik, me nje kushtetute te ndryshuar, e cila perforcon karakterin e saj qytetar. Parametrat e saj e bejne ate me nje nivel me kushtetutat europiane. Tani ne jemi perqendruar ne riperteritjen ekonomike dhe ne realizimin e synimeve baze ne politiken e jashtme - integrimin europian dhe euroatlantik. Ne menyre intensive po punojme per te cuar perpara marredheniet e fqinjesise se mire me te gjitha shtetet e rajonit. Ne menyre aktive, jemi perfshire ne perpjekjet nderkombetare per stabilitetin e tij. Pas kesaj krize te gjate qe kaluam, une si kryetar shteti u kam dhene nje mirenjohje te vecante publike te gjithe atyre qe u vetepermbajten gjate luftes ne Maqedoni pa marre parasysh etnine, besimin dhe perkaqesine e tyre partiake.

Pas marreveshjes se Ohrit keni marre vleresime pozitive nga Departamenti i Shtetit te SHBA, mirepo, tani ne prag te zgjedhjeve parlamentare, a nuk iu duket se partite politike po e acarojne perseri situaten?

Jo vetem SHBA, por edhe shume faktore te tjere nderkombetare e kane vleresuar pozitivisht marreveshjen e Ohrit. Une jam i kenaqur qe vleresime te tilla nga bashkesia nderkombetare vijne edhe tani, nje vit pas nenshkrimit te kesaj marreveshje. Ja ketu, ku rrime se bashku, eshte bere marreveshja e Ohrit. Aty ku jeni ulur ju ka qene kryeministri, ketu Arben Xhaferri e me radhe. Ne keto kolltuqe, e kam thene dhe po e them perseri se percaktimi yne eshte orientimi euroatlantik. Per te kemi punuar dhe do punojme. Jam zgjedhur President qe t'i garantoj popullit paqe, prosperitet, shprese. Duke u udhehequr nga ky parim nxita dialogun, ngula kembe per te, i binda, derisa me ne fund e nenshkruan ate marreveshje me pikesynimin per te pnuar te gjithe se bashku per paqe e prosperitet. Ishte gjeja me e mire qe beme. Te gjithe ata qe donin ta shpetonin Maqedonine nga gjakderdhja dhe shkaterrimet e medha, ishin te vetedijshem se marreveshja e Ohrit ishte e vetmja menyre per zgjidhjen efikase te krizes. Maqedonia, vitin qe shkoi, perjetoi nje krize te rende. Tani, ne kete fushate elektorale, mendoj se te gjitha partite duhet te kene kujdes ne perdorimin e retorikes dhe ne sjelljet e tyre. Nese veprojne ndryshe, nuk kane per te fituar mbeshtetjen e qytetarit. Vete fakti qe vitin qe shkoi ne menyre shume dinjitoze u injoruan ata qe deshironin gjakderdhje, tregoi se qytetaret e Republikes se Maqedonise duan nje jete te qete dhe harmoni midis etnive te ndryshme. Partite e dine mire kete fakt. Gjithsesi, ne cdo rast, une pres zgjedhje te qeta, te drejta dhe demokratike. Maqedonia e ka vendin ne familjen europiane nen strukturat e NATO-s. Te gjithe ata qe duan ta shperdorojne kete fushate elektorale dhe marreveshjen e Ohrit, ciletdo qofshin ata, maqedonas etnike apo shqiptare etnike, duhet ta dine mire se nuk do ta kene te lehte. Nese punojme per realizimin e marreveshjes se Ohrit, do te kemi mbeshtetjen e qytetareve. Ata jane me te kthjellet se politikanet fanatike.

Cfare do te beni ju dhe stafi juaj per te pasur zgjedhje korrekte, te lira dhe demokratike?

Publikisht, ne fillim te fushates elektorale ju drejtova qytetareve dhe partive. Te njejten gje do te bej perseri ne perfundim te fushates. Une tashme e kam shprehur mendimin tim se lufta per ne parlament duhet te behet ne ate menyre qe i ka hije nje vendi demokratik. Njesoj si ne cdo shtet europian. Jane krijuar te gjitha kushtet per nje konkurim te barabarte, ndaj dhe i ftova te gjitha partite te konkurojne ndermjet ideve dhe programeve dhe jo nepermjet sharjeve dhe sulmeve euforike per te coroditur qytetaret. Pres nga partite qe te ngrihen ne nivelin qe u kerkon detyra. Te evitojne cdo element te dhunes, sharjet, banalitetet, agresivitetin, emocionet etnike. T'u afrojme qytetareve me te miren. Gjithashtu kam kerkuar nga qytetaret qe te shohin e te perzgjedhin programet konkrete e reale. Kam premtuar se do te bashkepunojme me cdo qeveri qe do te dale nga keto zgjedhje. Apelova tek te gjithe partite politike, koalicionet, tek te gjithe qytetaret, institucionet qeveritare dhe organizatat jo qeveritare, qe te gjithe se bashku te japim gjithcka nga vetja qe ky proces zgjedhor te kaloje ne nje atmosfere korrekte dhe demokratike. Para se gjithash, keto zgjedhje te zhvillohen ne kushte te qeta dhe te sigurta.

Ka individe qe mendojne se u keni dhene dore te lire shqiptareve, nderkohe qe ka te tjere qe mendojne te kunderten. Si eshte e verteta?

Po, jam njohur me komente dhe akuza te tilla. I quani si te doni! Mund t'iu them se nuk shqetesohem aspak pasi akuzat jane produkt i sherreve nderpartiake dhe qellimi i tyre eshte thjeshte per konsumin ditor politik. Koha e njeshit, e nje mendimi te vetem te nje njeriu te vetem qe vendos per gjithcka e per te gjithe ka kaluar. Une, shpeshhere, kam thene dhe kam konfirmuar se do te udhehiqem vetem nga Kushtetuta e Republikes dhe do te jem President i te gjithe qytetareve. Te njejten gje do te bej edhe ne te ardhmen. Nuk kam per te bere leshime kundrejt ideve apo kerkesave jologjike. Nuk jam i prirur te akuzoj ashtu kot dike. Nuk mbeshtes de apo plane, te cilat mund te demtojne sovranitetin dhe integritetin territorial te Republikes se Maqedonise. Te gjitha ato parti dhe bashkesi etnike, te cilat do te punojne per prosperitetin e shtetit dhe mireqenien e qytetareve do te gezojne mbeshtetjen dhe bashkepunimin tim. Per mua kjo eshte shume e rendesishme.

Si i konsideroni marredheniet me Shqiperine pas krizes me Maqedonine?

Ne Republiken e Shqiperise parimisht kemi marredhenie te mira dhe miqesore. Ato shprehen ne nivelin me te larte. Kete e vertetojne takimet mes presidenteve, midis kryeministrave, midis parlamenteve, midis qeveritareve, etj. Te dyja palet kemi deshmuar vendosmeri per bashkepunim bilateral rajonal dhe multirajonal. Mendoj se po vjen koha qe gjithnje e me shume t'i perkushtohemi bashkepunimit, nepermjet te cilit te zhvillohet jeta e perditshme e popullsise, duke punuar per prosperitetin e te dyja vendeve. Rajoni yne eshte i mbingopur nga konfliktet, ndarjet, krizat, izolimi dhe varferia. Nese duam te intregrohemi ne familjen europiane, medoemos duhet te bashkepunojme jo vetem ne planin politik, por edhe ne ate ekonomik, kulturor, etj, dite per dite e vazhdimisht. Kjo do te thote, nese Shqiperia ka nevoje per dicka, Maqedonia duhet te jete fqinji i pare qe duhet ta ndihmoje. Po keshtu, nese Maqedonia ka nevoje per dicka, Shqiperia duhet te jete fqinji i pare qe duhet ta ndihmoje. Ne duhet te bashkepunojme. Une, personalisht, jam impresionuar nga bashkepunimi i shteteve balltike ne samitin e Prages. Te tre shtetet balltike folen me nje ze. Ato kane formuar struktura te perbashketa per ta bere realitet kete bashkepunim. Kontribuojne bashkarisht per t'i mbajtur ne kembe keto struktura ne menyre qe ato te jene funksionale dhe rezultative. Ndajne resurse te njejta, prandaj ashtu njihen. Vitin e kaluar Tirana zyrtare mbajti qendrim parimor ndaj krizes ne Maqedoni dhe ne e vleresojme shume nje gje te tille. Mendoj se tani te dyja palet duhet t'i kushtojme vemendje fushes ekonomike, vecanerisht Korridorit 8-te. Ky korridor ka rendesi jetike per ne. Ai ka rendesi politike, pasi te dyja vendet kane orientim europian dhe euroatlantik. Korridori Tete do te thote orientim drejt Perendimit. Kjo eshte deshira e popujve tane, prandaj ne duhet ta realizojme sa me pare ate. Nepermjet tij Maqedonia dhe Shqiperia lidhen me Italine, d.m.th me Europen Qendrore e Perendimore. Eshte korridori qe rrezon malet, eshte korridori qe rrezon paragjykimet.
-------------

hmmmm...
Sa mire i kupton Fiqua diplomacite e paqes e mirkuptimit me Fqinjet shoviniste e meazallah se e pa te udhes ne 97 te kuptonte se, mirkuptimi popull shqiptar-qeveri shqiptare, ishte me i mire se Kasaphana qe organizuan Fiqo me Padronet e tije ne PS e Koha Jone..
Jepi Fiqo jepi me te lumte sqepi.