Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 50

Tema: Aknet

  1. #21
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Mina, tani e pashe qe jam ne forumin "Bukuri dhe Estetike." Ne fakt, une po flisja per pathollogjine e akneve, dhe ne menyre specifike per aknet cistike (cystic acne) qe eshte nje nga format me te renda te kesaj semundje lekure. Dhe e perseris: shkaku kryesor qe con ne nje gjendje te tille eshte bakteria qe kam permendur me lart. (keshtu mendon mjeksia perendimore gjithsesi)

    Me pak fjale, bakteria propioni jeton ne gjendrat e yndyres ne lekure. Hormonet e adoleshences shkaktojne nje rritje ne prodhimin e yndyres, dhe eshte pikerisht ky ekses yndyre qe stimulon rritjen e bakteries. Me pas, bakteria vete sekreton kemikate qe shkaktojne grumbullimin e leukociteve. Nje sere procesesh te tjera (qe nuk po i permend) shkaktojne inflamacionin e lekures. Pikat e zeza behen te dukshme (apo zhvillohen) pasi gjithe proceset e mesiperme kane ndodhur. Me nje fjale, pikat e zeza nuk jane gje tjeter vecse nje perzierje bakteriesh dhe leukocitesh te gjalla dhe te vdekura qe bllokojne poret. Bllokimi i poreve con ne ate qe permenda me pare - cystic acne. Kur inflamacioni eshte i rende, atehere formohen pustulat, carja e lekures dhe dalja ne siperfaqe e gjithe formacionit.

    kaq se nuk kam me kohe.
    Summertime, and the livin' is easy...

  2. #22
    ..She is so cute... Maska e jessi89
    Anėtarėsuar
    25-08-2003
    Postime
    955
    Neutrogena Advanced Solutions---Overnaight Acne Control Lotion---,eshte nje crem nate,dore me nji per keto lloj pucrash.Ne baze te se ciles qendron,the benzoyl peroxide formula,works while you sleep for clear skin...eshte me rezultat.
    Wild and crazy can't be lazy

  3. #23
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    E pra, se me hir me pahir po i bej review simestrit te kaluar.

    Aknet ndahen ne 4 lloje:

    1) Open comedones (pikat e zeza, ose blackheads)
    2) Closed comedones (pikat e bardha, whiteheads, jo te skuqura rrotull)

    3) papules (siperfaqe te lekures te ngritura, te skuqura)
    4) pustules (siperfaqe te lekures te ngritura te skuqura dhe te mbushura me leng, qelb - ose pus)

    1 dhe 2 jane pa inflamim.
    Kurse 3 & 4 jane te inflamuara.

    Ate qe thone s'vijne aknet nga moslarja e fytyres edhe une e degjoj shpesh... por sidoqofte, s'ka mundesi, sepse ndoshta keta nisen nga njerez me njefare kulture higjenore qe e lajne fytyren perdite dhe prape kane akne. Ose, per me teper bezdisen nga aknet e inflamuara. Ma ha mendja ajo duhet interpretuar si "mbaj higjenen e nevojshme te lekures, por jo me shume". Higjene e nevojshme sigurisht per shume njerez mund te perfshije edhe larjen e fytyres, pse jo duke u ndihmuar 2-3-4 here ne jave nga preparate te ndryshme.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga angeldust : 02-06-2005 mė 23:51
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  4. #24
    ..She is so cute... Maska e jessi89
    Anėtarėsuar
    25-08-2003
    Postime
    955
    Clean & Clear-gjithashtu eshte e mire.
    Gentle formula that treats & helps prevent pimples.
    Active ingredient is salicylic acid,0.5%
    Purpose-Acne medication.
    Wild and crazy can't be lazy

  5. #25
    Shamikuqja!!! Maska e BRADYKININ
    Anėtarėsuar
    07-01-2004
    Vendndodhja
    In Constant Motion!
    Postime
    498
    Citim Postuar mė parė nga Mina
    Aknet nuk i shkakton bakteria. Aknet shkaktohen nga grumbullimi i sebos qe eshte sekrecion i gjendrave yndyrore. dhe ky sekrecion akumulohet poshte pikave te zeza qe sherbejne shpesh si tapa dhe bllokojne rrjedhjen e lengut seborrik. Pikerisht ky sekrecion eshte terren bakteriesh dhe nese keni vene re, aknet skuqen dhe fryhen per shkak te zhvillimit e shumezimit te bakterieve. Pastrimi i fytyres eshte i domosdoshem pikerisht per kete fakt. Ky trajtim ben me se miri eksfoljimin e lekures dhe heqjen e pikave te zeza, ushqyerjen, hidratimin etj. Aknet kane terapi te vecante qe ekuilibron sekrecionin e yndyres.
    Aknet i shkakton propioni.
    If I Only Could....

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-02-2006
    Postime
    2

    Wink

    Citim Postuar mė parė nga Mina
    Aknet me pergjithesi jane prezent ne fytyrat me yndyre. Nese jane masive ne lekure eshte mire te behet mbjellje e materialit te tyre ne kushte laboratorike, per te pare llojin e bakterieve qe gjenden ne te (zakonisht rezultojne me streptokok), dhe me pas duhet nje terapi me antibiotike per te luftuar infeksionin. Aknet jane prezent ne fytyre edhe si pasoje e problemeve hormonale. Ne kete rast gjeja e pare qe duhet bere eshte konsultimi me mjekun sepse eshte e domosdoshme te balancohet niveli i hormoneve ne organizem. Me pas, duhen perdorur produkte per fytyra te yndyrshme dhe me probleme. Konkretisht Late dhe Tonik qe perdoret 2 here ne dite ose edhe 1 here, maska qe perdoret 2 here ne jave ose 1 here, dhe kremi per fytyre te yndyrshme per te normalizuar sekrecionet e e yndyres ne fytyre.
    Ne asnje menyre nuk keshillohet fondotinta (kremi puder) ne raste te tilla sepse duke u perpjekur t`e mbulojme aknet, e veshim lekuren me izolues dhe si pasoje ajo nuk merr oksigjenin e mjaftueshem. Une, ne Estetiken time nuk i aplikoj preparatet e pergatitura vete sepse do te ishte e pakendeshme te vinte era guzhine me veze apo banane, apo limon etj Une perdor produkte profesionale qe jane me baze bimore, por per Enin do te sugjeroja: ne rastet me akne duhet vendosur leng limoni ne te gjitha aknet, lihen per rreth 10 minuta dhe pastrohen me nje tampon te paster te lagur me birre (birra Tirana eshte perfekte per kete trajtim), dhe me pas asnje shplarje apo veprim tjeter.
    eni lekura jote eshte me me pak probleme per estetisten. Ajo do nje trajtim me Late dhe Tonik per fytyre mix dhe nje krem qe ta aplikosh ne pjeset e thata (ne ekstremet e faqeve) sepse rreze hundes dhe ne mjeker e ke kremin natyral, yndyren.
    Per gjithshka asgje: ne rastet me akne jane te demshme ushqimet pikante, cokollatat dhe te skuqurat dhe kjo vlen jo vetem per ata qe kane probleme ne fytyre por per te gjithe. Ushqimet e skuqura jane te demshme per organizmin sepse nuk treten dhe pengojne metabolizmin te funksionoje normalisht.

    min q thua per aknet ( pucrrat ) e pubertetit bre a ka naj menyr per ti eliminuar ato...

    ose a ka naj krem ose najsen qi duhet lyer ato apo mos ti prekur ???? un vallai qka tum bjen n dor i lyej e per qata garant m bahen edhe ma shum q thua ti sipas pervojes tende me qka duhet lyer a duhet prekur me dor apo jo a ka ndonje faj ambienti , papastertia apo ndonje gje tjeter... te lutem ma kthe pergjigjen me shpejt ...

    po ashtu edhe tregom si te duken keto kremat e keto pumadat ( Antiakne , serious skin e kto tjerat qa mendon per to... )

  7. #27
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Prezenca e akneve varet shume edhe nga regjimi. Ushqimi duhet te jete i kontrolluar dhe i balancuar ne kalori sepse stimulon, stresi e pagjumesia gjithashtu. Eshte mire te mos perdoren produkte me alkool pavaresisht nga efekti thares i menjehershem pasi stimulon gjendrat deri ne superprodhim yndyre. Aknet jane kompetence e plote e estetistes per trajtim dhe keshillohen 6 - 10 seanca. Gjithashtu keshillohet terapi e pavarur qe eshte e mundur te zoterohet nga vete personi. Produktet jane te shumllojshme por une do te sugjeroja produkte profesionale dhe mundesisht sa me te shtrenjta, me shume nuk mund te them.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-02-2006
    Postime
    2
    Citim Postuar mė parė nga Mina
    Prezenca e akneve varet shume edhe nga regjimi. Ushqimi duhet te jete i kontrolluar dhe i balancuar ne kalori sepse stimulon, stresi e pagjumesia gjithashtu. Eshte mire te mos perdoren produkte me alkool pavaresisht nga efekti thares i menjehershem pasi stimulon gjendrat deri ne superprodhim yndyre. Aknet jane kompetence e plote e estetistes per trajtim dhe keshillohen 6 - 10 seanca. Gjithashtu keshillohet terapi e pavarur qe eshte e mundur te zoterohet nga vete personi. Produktet jane te shumllojshme por une do te sugjeroja produkte profesionale dhe mundesisht sa me te shtrenjta, me shume nuk mund te them.
    Un kesh tut vet per kto t pubertetin perse dalin ????

    edhe pergjigja jote pagjumsia ke shum te drejt sepse un kurr nuk bi me vakt e nuk qona me vakt zakonisht e kom zanat me nejt qut dej kan 3 ose 4 t nates qitu n msn :S e qona pi gjumit n 11 dites...


    edhe tjeter diqka qka mendon naj limon a naj sen a osht e preferrueshme jeppna ma shum pergjigje per aknet e pubertetit :@:@:@ kuku sa mdalin sa m heken . Sa m mushet ftyra pucrra . t nesermit m heken krejt sdi pse..


    thuj najsen qka mendon per to si te mos dalin ???

  9. #29
    ciao belli !!! Maska e donna76
    Anėtarėsuar
    30-08-2005
    Postime
    1,491
    Une kam pasur kete problem qe kur isha 12 vjece
    tani jam 30 dhe e vetmja menyre qe kam gjetur per te zhdukur acne eshte anticoncesionali(DIANE)
    e di qe ka shume kunderveprime po si i thone o fytyren e paster o kofshet e shendosha ..
    mjafton pak levizje dhe sport
    pas moshes 25 formimi i acnes eshte ceshtje hormonale (te pakten per mua )
    sa per te ngrene mua mjeket me kane thene qe mos caj koke rendesi ka qe te mos eksagjerosh
    megjithate nje vizite te dermatologu do ishte shume e keshillueshme
    saluti!!!
    "Mi dissero che per farla innamorare dovevo farla ridere. Ma ogni volta che ride, m'innamoro io."

  10. #30
    jas0n, provo ta lash fytyren me uje te ngrohte dhe me sapun clinique, qe eshte anti bakterial, te pakten dy-tre here ne dite. Nese ke zona te thata ne lekure, te cilat nuk kane akne, mos i laj aq shpesh ato zona, dmth, mos i bej me sapun me shume se nje here ne dite.

    Mos e laj ose fshij me force, qe te mos te te behen shenja. Per ta fshire, vec preke lekuren me peshqir. Peshqirin e fytyres nderroje te pakten nje here ne dy dite. Perdite eshte shume mire. Kjo sepse peshqiri mban dhe papasterti nga lekura jote, te cilat ti rijep kur ti fshin fytyren me te. Peshqiri me te cilin fshin fytyren te jete vetem i joti.

    Naten, para se te flesh laje fytyren si me lart, dhe pastaj lyeje me Neosporin. Kij kujdes qe te mos te te mbyllen poret. DMTH, menjehere pasi ta kesh lare, thaje dhe lyeje shpejt, ne menyre qe Neosporin te futet ne lekure, e te mos mbetet vec ne siperfaqe. Neosporin ka antibiotik dhe gjithashtu ndihmon per riperterimin e lekures. Dmth te ndihmon te mos te te mbeten shenja nga aknet. Laje perseri ne mengjes, pasi te zgjohesh nga gjumi, ne te njejten menyre.

    Kij parasysh se Clinique i teston produktet e veta te kafshet, dhe nuk e di nese ti ke ndonje gje kunder kesaj. Per Neosporin nuk e di.

    Produktet Clinique mund ti gjesh ne mapo ne dyqane si JC Penny, Dillards, Belk, Macy's, etj. Te gjitha keto dyqane kane nga nje banak Clinique. Neosporin mund ta gjesh ne cdo supermarket, apo minimarket, si psh. CVS Pharmacy, Walgreens, Walmart, etj.

    Githashtu si te eshte thene dhe me lart, regjimi i te ngrenes dhe i gjumit ndikon ne shtimin e akneve. Mundohu he hash shume fruta, se ato jane shume te mira e te ndihmojne. Ushqimet e yndyrshme dhe te skuqura jane te demshme. Gjithashtu dhe cokollatat nuk jane te mira. Cokollatat vec me kakao, jane te mira per lekuren, kur ha nga nje ose dy kallupe ne dite, jo me shume.

    Mos i ngacmo me duar, dhe dhe po nuk rezistove dot patjeter laj duart mire e mire, dhe disifektoi me alkol perpara se te prekesh fytyren. Gjithashtu nese i ngacmon pucrat, beji me alkol menjehere.

    Duhet te pish dhe shume uje gjate dites, dhe redukto kafeinen, nese e pi shume. Kafeina te shton pucrat dore me nje.

    Gjate ditesh mund ti besh fytyres dhe kompresa me leng limoni (te pucrat), i cili disifekton, dhe ne te njejten kohe ushqen lekuren. Mos e bej shume shpesh se pastaj te ben dem.

    Pac fat.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Gogla e Kuqe : 25-03-2006 mė 03:08

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Citim Postuar mė parė nga Eni
    Mina,

    se pari urime qe ke marre persiper forumin e estetikes.

    Se dyti kisha dicka, a mund te me sugjerosh disa preparate qe perdoren kryesisht per kurimin e akneve, sipas llojeve te ndryshmé te lekures.

    Me interes do ishte ndonje sugjerim per llojet e preparateve qe pergatiten me bime e jo me kimikate, pasi keto te fundit sikur e demtojne me shume nje fytyre te acaruar.

    Lloji im i lekures futet tek mikset, pra i yndyrshem, por dhe neutral.

    faleminderit!
    Nga qe kam nje shoqe qe merret me estitike po mbaron per kete.Me ka thene qe nje here ne jave te bej piling.Dmth bej me kamomil qe pime e hedh ne nje tenxhere edhe rri mbi tenxhere 15 min qe te marri avullin e kamomilit fytyra.Pastaj bej nje masazh me kreme fizik sigurisht qe quhet scrub natural edhe i ben masazh fytyres per 5 min.Kjo duhet te pakten nje here ne jave me fytyre te paster.Natural scrub eshte per te gjitha llojet e fytyrave.

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e SEABREEZE
    Anėtarėsuar
    03-07-2006
    Postime
    23
    Se marr vesh pse e torturoni veten kaq shume. Porosisni PROACTIV e mos u lodhni me tej te kuptoni anatomine e lekures dhe prejardhjen e akneve se po humbisni kohen kot duke luajtur rolin e dermatologut

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Citim Postuar mė parė nga Eni
    Mina,

    se pari urime qe ke marre persiper forumin e estetikes.

    Se dyti kisha dicka, a mund te me sugjerosh disa preparate qe perdoren kryesisht per kurimin e akneve, sipas llojeve te ndryshmé te lekures.

    Me interes do ishte ndonje sugjerim per llojet e preparateve qe pergatiten me bime e jo me kimikate, pasi keto te fundit sikur e demtojne me shume nje fytyre te acaruar.

    Lloji im i lekures futet tek mikset, pra i yndyrshem, por dhe neutral.

    faleminderit!
    Nga qe kam nje shoqe qe merret me estitike po mbaron per kete.Me ka thene qe nje here ne jave te bej piling.Dmth bej me kamomil qe pime e hedh ne nje tenxhere edhe rri mbi tenxhere 15 min qe te marri avullin e kamomilit fytyra.Pastaj bej nje masazh me kreme fizik sigurisht qe quhet scrub natural edhe i ben masazh fytyres per 5 min.Kjo duhet te pakten nje here ne jave me fytyre te paster.Natural scrub eshte per te gjitha llojet e fytyrave.

  14. #34
    Si ti parandaloni aknet?

    Megjithėse aknet nuk mund tė parandalohen nė tėrėsi, mė poshtė do tė ju japin disa hapa konkret, tė cilėt mund t’i praktikoni nė shtėpi dhe qė ndihmojnė aknet tė mos pėrkeqėsohen.

    - Pastrojeni dhe kujdesuni pėr lėkurėn tuaj ēdo ditė. Shmangni fėrkimin e ashpėr dhe larjen shumė tė shpeshtė.
    - Shmangni djersitjet e tepėrta nėse mendoni se kjo mund t’i pėrkeqėsojė aknet. Pastrohuni shumė shpejt pas aktiviteteve qė ju shkaktojnė djersitje.
    - Pastroni shpesh flokėt tuaja nėse janė tė yndyrshme. Pėrpiquni t’i mbani flokėt larg fytyrės.
    - Shmangni produktet pėr kujdes tė flokėve, si xhelet, kremrat, pomadat dhe produktet tjera qė pėrmbajnė yndyrė.
    - Mundohuni ta shmangni nė maksimum prekjen e fytyrės.
    - Shmangni ekspozimin ndaj vajrave dhe lėndėve tė vrazhda kimike, si pėr shembull naftės.
    - Pėrpiquni nė maksimum tė shmangni edhe periudhat e gjata tė qėndrimit nė diell, pasi qė kjo ndihmon aknet dhe mund tė rrisė rrezikun e prekjes nga kanceri i lėkurės. Pėrdorni produkte pėr mbrojtje nga dielli.

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e SweatIM
    Anėtarėsuar
    04-04-2008
    Postime
    1
    Ju lutem,po kerkoj nje ilac te cilin ma kane sjelle nga Amerika,dhe po me mbarohet.Me ka bere shume mire dhe do te doja ta gjeja ketu ne shqiperi.Quhet acnefree,dhe me ka dhene rezultate te dukshme qe ne 3 ditet e para.Ju lutem dini te kete ndonje dyqan ketu ne shqiperi?

  16. #36
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Une do te sygjeroja te kujdeseshe per ler higjenen e lekures dhe mos te synoje shume tek kremrat. Aknet jane pasoje e c'rregullimeve hormonale dhe qe ndodhin tek cdo njeri. tek lekurat e yndyrshme kjo eshte me shume problematike, por qe do kaloje. Perpiqu mos t'i ngacmosh pasi mund te te ngelen shenje ose tip gropezash.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  17. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-11-2009
    Postime
    39
    ju pershendes kushtrimi nga kosova , jam 22 vjec dhe kam akne kam vizituar dermatologun mbi 10 here me ka dhene krema te ndryshme dhe dhe hapa te ndryshum por pa efekt , gjithashtu kam patur dhe infeksioni pasi kam provuar ti shtrydh me ka ndodh 3 here dhe 3heret eshte kan dasht intervenim kirurgjik , mjeku i ORL e pershkruajti me diagnozen : atheroma INFL.REG.ZYG.L.SIN., OP/EXCISIO ATHEROMA qe nuk kuptoj gje un , ndersa dermatologu i fundit qe e vizitova per aknet dmth jo per at infeksionin me dha diagozen : Miliaria Acne vulgaris . ndersa terapine: Tetracikline caps 0.5 S. 4x1 (java 1) 3x1(java 2) Benzyl peroxyde gel 5% S. lyej ndryshimet, e here ne dite , Airol krem 0.05% S. lyej ndryshimet, 1 here ne mbremje . Pastro fytyren - para cdo lyerje . kjo ishte terapia e ti qe un e perdora por pa rezultate bile mendoj qe ishin edhe negative se filloi fytyra te me skuqej atyh se ku e lyeja dhe u ba lekura si e eger dhe me djege shum pastaj nuk e percjella me kete metod ,gjithashtu mjeku ka qene i njoftuar qe une kam perdor terapi te ndryshme.
    kshtu qe pres disa kshilla nga ju.

  18. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-08-2010
    Postime
    1
    Citim Postuar mė parė nga ku5htrim Lexo Postimin
    ju pershendes kushtrimi nga kosova , jam 22 vjec dhe kam akne kam vizituar dermatologun mbi 10 here me ka dhene krema te ndryshme dhe dhe hapa te ndryshum por pa efekt , gjithashtu kam patur dhe infeksioni pasi kam provuar ti shtrydh me ka ndodh 3 here dhe 3heret eshte kan dasht intervenim kirurgjik , mjeku i ORL e pershkruajti me diagnozen : atheroma INFL.REG.ZYG.L.SIN., OP/EXCISIO ATHEROMA qe nuk kuptoj gje un , ndersa dermatologu i fundit qe e vizitova per aknet dmth jo per at infeksionin me dha diagozen : Miliaria Acne vulgaris . ndersa terapine: Tetracikline caps 0.5 S. 4x1 (java 1) 3x1(java 2) Benzyl peroxyde gel 5% S. lyej ndryshimet, e here ne dite , Airol krem 0.05% S. lyej ndryshimet, 1 here ne mbremje . Pastro fytyren - para cdo lyerje . kjo ishte terapia e ti qe un e perdora por pa rezultate bile mendoj qe ishin edhe negative se filloi fytyra te me skuqej atyh se ku e lyeja dhe u ba lekura si e eger dhe me djege shum pastaj nuk e percjella me kete metod ,gjithashtu mjeku ka qene i njoftuar qe une kam perdor terapi te ndryshme.
    kshtu qe pres disa kshilla nga ju.
    provo Proactiv, kam degjuar se eshte i mire

  19. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-09-2010
    Postime
    2
    Ej ju lutem kush mund te me ndihmoje jam duke kerkuar nje krem qe quhet proactive po spo e gjej????kush e di ju lutem te ktheje pergjigje...flm....

  20. #40
    Citim Postuar mė parė nga rio222 Lexo Postimin
    Ej ju lutem kush mund te me ndihmoje jam duke kerkuar nje krem qe quhet proactive po spo e gjej????kush e di ju lutem te ktheje pergjigje...flm....
    http://www.proactiv.com/

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •