Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Gjykata në Tiranë vendos për partinë e parë të Maqedonasve në Shqipëri

    Tiranë, 09:00, Sot

    Gjykata e Tiranës sot duhet ta shqyrtojë kërkesën për regjistrimin e partisë së parë të maqedonasve në Shqipëri "Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian".

    Për formimin e kësaj partie të maqedonasve etnikë në Shqipëri, siç lajmëron agjencia e lajmeve "Makfaks", paraprakisht u prononcuan të gjitha shoqatat maqedonase në këtë vend, ndërsa kjo ide u pranua edhe nga përfaqësuesit e minoritetit maqedonas në Shqipëri.

    Nëse Gjykata e Tiranës lejon regjistrimin, kjo do të bëhet partia e parë politike e maqedonasve etnikë që do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, të caktuara për 3 korrik të këtij viti.

    Të gjitha partitë politike shqiptare e filluan para kohe fushatën zgjedhore, ndonëse sipas ligjit , kjo duhej të fillojë madje nga mesi i javës së kaluar, 30 ditë para zgjedhjeve. Për këtë reaguan edhe përfaqësuesit e organizatave ndëkombëtare, përgjegjëse për ndjekjen e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.

    Në zgjedhjet parlametare të korrikut në Shqipëri do të marrin pjesë 40 parti politike, të cilat, sipas ligjit për zhgjedhje, duhet të sigurojnë mbështetje parazgjedhore me 7.000 nënshkrime. /Makfaks/
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    E sa veta ka komuniteti maqedonas nja 1000-1500. Nga keta gjysma jane emigrante. Jam i bindur qe do t'i fitoje zgjedhjet e ketij viti. ´

    ahahaha

    DAvius, s'ja vlen te diskutosh per keto gjera

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Citim Postuar më parë nga 21_Arber_21
    Davius, s'ja vlen te diskutosh per keto gjera
    S'ja vlen edhe ate e dije une, por te jetosh ne Maqedoni dhe te shoh se cka e bejne kete pune keto shkijet tane....e bejne mizen buall keto por nejse...
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Citim Postuar më parë nga Davius
    S'ja vlen edhe ate e dije une, por te jetosh ne Maqedoni dhe te shoh se cka e bejne kete pune keto shkijet tane....e bejne mizen buall keto por nejse...
    500 veta, sa jane maqedonsit ketu, bejne 0,00001%

    Asgje, ose ndryshe nje m...

  5. #5
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Citim Postuar më parë nga Davius
    S'ja vlen edhe ate e dije une, por te jetosh ne Maqedoni dhe te shoh se cka e bejne kete pune keto shkijet tane....e bejne mizen buall keto por nejse...
    500 veta, sa jane maqedonsit ketu, bejne 0,00001%

    Asnjegje

  6. #6
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Partia e parë e maqedonasve në Shqipëri, më në fund u regjistrua

    Tiranë, 13:15

    Gjykata në Tiranë, sot, pas tri debatesh paraprake, e pranoi kërkesën për regjistrimin e partisë së parë të maqedonasve në Shqipëri, që do të quhet "Aleanca maqedonase për integrime evropiane", lajmëron agjencia e lajmeve Makfaks.



    "Ky është moment historik për maqedonasit në Shqipëri. Pas 15 viteve orvatje për t`u regjistruar një parti politike, që do të punonte në interes të maqedonasve në këtë vend, më në fund, Gjykata mori vendim pozitiv", deklaroi për agjencinë e lajmeve Makfaks, kryetari i bashkësisë së shoqatave maqedonase në Shqipëri Eftim Mitrevski.


    Sipas tij, Gjykata në Tiranë, në afat prej 15 ditësh, duhet të dorëzojë vendim me shkrim për regjistrimin, në pajtim me Ligjin.


    "Besojmë se partia e parë e maqedonasve dukshëm do të ndikojë për zgjidhjen e sukseshme të problemeve që i kanë maqedonasit në Shqipëri, në më shumë sfera dhe do të kontribuojë në proceset demokratike në vend", deklaroi Mitrevski.


    Lideri i shoqatës maqedonase "Mir" Kimet Fetahu, njëherit edhe anëtar i këshillit nismëtar të partisë, vlerëson se regjistrimi është hap i madh përpara drejt evrointegrimit të vendit, porse është vonë për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme për shkak të afateve të skaduara.


    "Jemi të kënaqur nga vendimi i Gjykatës, por afatet për paraqitje për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare më 3 korrik, janë skaduar. Cilat do të jenë hapat e maqedonasve për zgjedhjet e ardhshme do të varet nga vendimi që bashkësia e shoqatave maqedonase do ta marrë në seancën e ardhshme", deklaroi Fetahu për agjencinë e lajmeve Makfaks. /Makfaks/
    My silence doesn't mean I am gone!

Tema të Ngjashme

  1. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Dilemat e Kastriot Myftarajt.
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-02-2009, 16:23
  4. Konferenca Islamike + Terrorizmi ne Shqiperi
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 16-04-2003, 14:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •