Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Çdo kush ka të drejtë të jetë i lumtur!

    Shumë nga ne janë të prirur për ta përcaktuar në mënyer pesimiste problemin e lumturisë.Këta njerëz e shohin botën të ndriçuar nga një ngjyrë gri deshpruese dhe e mbajnë veten të spostuar,të zhgënjyer,të dështuar.Këta e kanë humbur shijen e jetës.Kjo ushtri e madhe e klasifikon veten si të përjashtuar nga lumturia.

    Në zemrën e secilit prej tyre zhvillohet një dramë e brendshme që mund ta përmbledhim në një fjalë:

    Pse?

    Përse unë nuk jam i lumtur,ndersa të tjerët janë të tillë?

    Përse jeta ime është e trishtuar dhe monotone si një ditë e keqe vjeshte, ndërsa ajo e të tjerëve eshtë e gëzuar,e kthjellët,si një mengjes i bukur pranvere?

    Përse unë nuk bëj tjetër,vetëm mërzitem në këtë botë,ndersa të tjerët zbaviten?

    Përse unë nuk di të qesh,ndërsa të gjithë ata që më rrethojnë qeshin vazhdimisht me natyrshmerinë më të madhe?

    Përse shakat më kushtojnë aq shumë përpjekje,ndersa ka aq shumë persona,që edhe në momente më të vështira të jetës kan forca të ruajnë humorin e tyre të mirë e të zakonshëm,alegoritë e tyre të pandryshueshme?përse mendimet e mia janë kaq të zymta,kaq të kobshme,kaq të përshkruara nga mos besimi,nga skepticizmi,nga melankolia,ndersa ato të kolegeve të mi janë aq të kthjellta,të gëzuara të gjallëruara nga dashamirësia,guximi dhe shkallësia?

    Ju pyes te nderuar anëtar si mundemi të jemi të lumtur?

    Kjo është drama që vuan shumë njerëz.E nga të gjitha këto pytje të mbetura pa përgjegje,ata nxjerrin një konkluzion të padrejtë,alogji,absurd:''Lumturia është një artikull luksi e prodhuar vetëm për persona të privilegjuar,jo për mua".E përfundojnë duke e besuar vetën viktimë të një padrejtësie të madhe të fatit.

    Lumturia nuk është një privilegj as një artikull lluksi.Të gjithë pa dallim moshe,profesioni,fati kulture,temperamenti,intelegjence kemi të drejtë për pjesën tonë të lumturisë.

    Lumturia është e drejtë e jona themelore,e para dhe më e rëndsishmja nga të gjitha të drejtat që i takojnë natyrës sonë njerëzore.Prandaj,të gjithë ata që e ndjejnë dëshprimin e përditshëm të ekzistencës,atyre që janë të goditur më keq nga fati atyre që kanë humbur shijën e jetës,të gjithë skeptikëve,mosbesuesve,të nështruarve u themi:

    Reagoni!Mos lëvizni si hije të përvuajtura e të përhumbura përmes shkretiirave të melankolisërientoni,gjeni veten kërkoni rrugët më të ndriçuara të ekzistencës! mos u bëni dorëheqes:arfomoni në vetën tuaj në mënyrën më të vendosur vullnetin tuaj për të fituar e per të shijuar deri në fund gëzimet pozitive të ekzistencës
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Lumturia?

    Eh more Davius, sikur ta dinim psenë, mirë do të ishte, por nuk e dijmë, vetëm se mund të supozojmë.
    Ndoshta ata që janë gjithënjë të disponuar, vetëm se duken të lumtur, por në të vërtetë ziejn përmbrenda nga hallet, ndoshta problemet jetësore që i kanë mundohen ti mbulojnë me barcaleta, me humor, me shaka!?
    Mund të jetë që shpesh qeshemi nga halli e jo nga kënaqësia?!
    Unë për shembëll, jam shumë gazmor në shoqëri, por përmbrenda ziej si një vullkan!
    Çdo ditë jam i mbushur me helm (kjo vërehet në shkrimet e mia), çdi ditë jam i mbushur me lotë, ndoshta sepse nuk di ta shijoj jetën, ndoshta sepse çdo gjë që ndodh rreth meje e marr shumë afër zemrës, ndoshta sepse gjërat i përjetoj me tërë qenjen time, ndoshta sepse më mungon ajo drita e vogël në fund të tunelit, që e tregon rrugën e jetës…ndoshta?
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  3. #3
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Eshte aftesia apo arti qe njeriu posedon per te bere veten te lumtur, qofte edhe per pak caste.
    Kjo qe nuk eshte aftesi qe cdokush posedon keshtu qe i bie se secili ne kete bote i eshte lene vetes per te gjetur celesin e lumturise se vet.
    Ndonjehere duhet aq pak per te qene i lumtur, ndersa ne dite te zymta te duket se asnjehere nuk ke qene i lumtur.
    Nje cope bote eshte edhe kjo, shume sende sic vijne ashtu edhe shkojne, me rendesi eshte te kuptojme dhe te punojme per sendet apo cfaredo qofte qe na ben te lumtur.edhe ka dhe nje send tjeter ketu, me rendesi eshte edhe posedimi i memories se mire per te nxjerre veten nga situata "jo te lumtura" me kujtime qe ke te sendeve te lumtura.
    Sic thash edhe me larte, jemi te zotet e vetes, po nuk ditem t`ia qajme hallin vetes, e kemi henger pas shpine.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    Ju pyes te nderuar anëtar si mundemi të jemi të lumtur?
    Jeta eshte ne doren e secilit dhe jemi ne ata qe kemi timonin dhe e kthejme nga te duam.
    Qe te jesh i lumtur duhet te jesh optimist dhe te kenaqesh me aq sa ke.

  5. #5
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Citim Postuar më parë nga FierAlda143
    Jeta eshte ne doren e secilit dhe jemi ne ata qe kemi timonin dhe e kthejme nga te duam.
    Qe te jesh i lumtur duhet te jesh optimist dhe te kenaqesh me aq sa ke.
    Kete e tha Sala? Sepse ai eshte i zgjuar. Kenaqu me sa ke?

  6. #6
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Citim Postuar më parë nga Poeti
    Çdo ditë jam i mbushur me helm (kjo vërehet në shkrimet e mia), çdi ditë jam i mbushur me lotë, ndoshta sepse nuk di ta shijoj jetën, ndoshta sepse çdo gjë që ndodh rreth meje e marr shumë afër zemrës, ndoshta sepse gjërat i përjetoj me tërë qenjen time, ndoshta sepse më mungon ajo drita e vogël në fund të tunelit, që e tregon rrugën e jetës…ndoshta?
    Shyqir qe eshte kjo "ndoshta" se duke lexuar postimin me kaploi nje siklet e thashe, Cka u be me poetin?! Por kjo "ndoshta" ishte ajo drita e vogel ne fund te tunelit qe pashe une dhe qe duhet te shohesh edhe ti i nderuar.

    Mbetshi ëmbël...
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #7
    Besoj qe shume po ju pengoj kur po shkruaj anglisht dhe per ate ju kerkoj falje..
    I'm not as good as you are in expressing myself in our language and will therefore use english :P

    All this talk about happines makes me sad, what's so great about being happy? Without feeling sad you wouldn't know what happiness really is.

    Why do you even bother making a post like this? It serisouly bothers me to read all that shit, you make depressed people look like they are sick and all they ever do is sit by the window crying and asking why.. Your question (why?) makes me wonder Davius if you have any personal experience of being depressed, judging by your comment I would say no.

    I don't mean for this to come out bad but there's something terribly wrong with this post, please don't write about things you know nothing of. It disgusts me :/


    ps. Not everybody have the right to be happy, some people simply deserve a bullet in their head.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Angel Lust : 08-08-2005 më 19:00

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Snow^White
    Anëtarësuar
    28-07-2005
    Vendndodhja
    Atje Ku Qielli Dhe Toka Bashkojne Dashurin Tone...Engjelli Im
    Postime
    248
    Kemi lindur dhe jetojme keshtu qe dhe lumtuaria per te jetuar eshte!
    Prandaj kemi te drejt te jemi te lumtur se cdo dite qe kalon na buzeqesh jeta!
    "Forgive your enemies, but never forget their names. \" - John F. Kennedy

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Erlehta
    Anëtarësuar
    01-09-2005
    Postime
    31
    Te gjite e shohim diellin, bukurit e natyres, te gjithe ndiejme freskin e eres, aromen e luleve. Te gjithe enderrojme, te gjithe duam. Te gjithe ecim ne jete. Te gjithe e kerkojme lumturine, ajo na perket te gjitheve.

  10. #10
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anëtarësuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Lumturine e krijojme vet. Duhet filluar nga gjerat me te vogla.

    Gjithnje kam ndjekur kete filozfofi:

    Mos lejo asgje/askend te te humb buzeqeshjen!

    Buzeqeshja eshte me e rendesishmja!
    • The rest is silence.


  11. #11
    Vlonjat sa te jete jeta Maska e Igli_Vlonjati
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Vlore/Tirane
    Postime
    439
    Varet sa e arrin
    Ne Jete Duhet Te Udhehiqemi Nga Arsyeja Dhe Jo Nga Pasioni

  12. #12
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Personalisht nuk i besoj lumturise,eshte thjesht nje gjendje kalimtare dhe zgenjyese.Qe nje njeri te jete i lumtur duhet te jete 'perbindesh' i te gjitheve mos ti interesoje dhimbja e askujt mos i interesoje asnje gje nga bota perreth.te jetoje ne skuten e tij... kjo nuk eshte lumturi...jeta i ka te gjitha,cdo te papritur...ndaj lumturia eshte vetem nje moment...nuk zgjat ...eshte thjesht nje iluzion.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Citim Postuar më parë nga Davius Lexo Postimin
    Shyqir qe eshte kjo "ndoshta" se duke lexuar postimin me kaploi nje siklet e thashe, Cka u be me poetin?! Por kjo "ndoshta" ishte ajo drita e vogel ne fund te tunelit qe pashe une dhe qe duhet te shohesh edhe ti i nderuar.

    Mbetshi ëmbël...

    Pershendetje i nderuari mik,

    Ndoshta...eshte drita ne fund te tunelit, dite e cila her fiket her shuhet, sikur thote nje batute hahahha, por jeta ka edhe zigzaget e veta, labirinthet qe na i krijon jeta, por jeta vazhdon....

    Respekt
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

Tema të Ngjashme

  1. Kushtetuta e Kaçanikut, themelet e shtetit shqiptar në Kosovë
    Nga SkyThinks në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-05-2016, 15:32
  2. Pergjigje ndaj atyre qe jane kundra Medh'hebeve.
    Nga Acid_Burn në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 04-10-2009, 05:34
  3. Gruaja në Islam
    Nga Xhenneta-Morina në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 23-08-2009, 19:32
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2006, 11:38
  5. Pershkrimi i parajses ne Kuran
    Nga deshmuesi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 07-07-2003, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •