Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 31
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Berisha: Shqipëria në BE qysh në 2010-ën

    Berisha: Shqipëria në BE qysh në 2010-ën
    Shekulli
    TIRANË – Qeveria demokratike do ta integrojë Shqipërinë në Bashkimin Evropian qysh në vitin 2010, ka premtuar dje gjatë një mitingu në Shijak kryetari i PD-së Sali Berisha. Ndërsa ka prezantuar kandidatin e PD-së për deputet Sokol Olldashi,i cili do të konkurrojë përballë Agron Dukës së PS-së, Berisha tha se “unë ju jap fjalën ju. Premtimi im është pasaportë evropiane për ju. Të jeni të sigurtë se këtë pasaportë do ta keni jo në vitin 2015, siç deklaron kryeministri aktual, por këtë pasaportë së bashku duke vendosur ligjin, duke ecur në rrugën e reformave, duke garantuar barazinë para ligjit tërë qeveritarëve dhe qytetarëve, do ta keni shumë më shpejt, jo në 2015-tën, por në 2010-të. Në 2010 Shqipëria dhe shqiptarët në Bashkimin Evropian”, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij në miting....Vazhdon

    Nuk ka ndryshuar shume mentaliteti i vjeter, gare premtimesh. Nano thote ne 2015, Berisha ne 2010 ne BE. Qe te dy japin fjalen per gjera te pamundura dhe ne kete rast per ato qe nuk i kane ne dore. Hyrja e Shqiperise ne BE, edhe nese 2010 i ploteson te gjitha kriteret (thuajse e pamundur kjo), varet me teper nga deshira e BE-se sesa nga Shqiperia.
    BE sapo pranoi 10 anetare, ne 2007 futet Rumania dhe Bullgaria, mbase dhe Kroacia. BE ende nuk ka mundur te akomodoje si duhet anetaret e rinj, BE ka probleme brenda vetes me kushtetuten, me buxhetin, me pranimin e Turqise...BE nuk do kete as deshire e as mundesi te merret me Shqiperine ne 2010. Vendeve te Ballkanit perendimor ende nuk iu eshte thene asgje me teper sesa "nje dite do te jeni ne BE". Te parashikosh te ardhmen eshte e veshtire, e pamundur, por e tashmja thote se pranimi i Shqiperia ne BE ne 2010 nuk eshte nje parashikim normal, por parashkimi i nje mrekullie. Mrekullite jane fenomene te rralla ne ditet e sotme e sidomos ne rajonin tone.

    SG
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 23-05-2005 më 05:41
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Nuk eshte mrekulli fare, por nje gje plotesisht e realizueshme dhe qe do realizohet patjeter. Po te krahasosh Kroacine, Bullgarine, dhe Rumanine, me Shqiperine, dallimet jane shume te vogla, dhe ato kryesisht ne infrastrukture, per shkak se Shqiperia trashegoi nga sistemi komunist nje infrastrukture me te varfer se keto shtetet tjera. Mirepo, rritja dukshem me e larte ekonomike e Shqiperise se e ketyre vendeve ne te gjitha vitet qe nga 1991 e deri me tani, e edhe ne vitet ne vijim, ne baze te parashikimeve te eksperteve shqiptare dhe te huaj, shume shpejt jo vetem qe do i zhduk edhe keto dallime por Shqiperia edhe do i kaloj keto vende.

    BE ka shume interes, me shume se edhe Shqiperia e shqiptaret, qe sa me pare te integrohet gjithe Europa ne te.

    Keshtu qe, Shqiperia pa as me te voglin dyshim, do jete ne BE jo me larg se ne vitin 2010.

    Tung

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar më parë nga SuiGeneris
    Shqipëria në BE
    Nuk ka ndryshuar shume mentaliteti i vjeter, gare premtimesh. Nano thote ne 2015, Berisha ne 2010 ne BE.
    Deshira dallon shume me realitetin.
    Sala ka deshire ,ashtu shprehet,
    mirepo te premtoj(sebashku me Nanon)
    nje gje te tille, tingellon shume qesharake.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Mendoj se eshte thjesht demagogji e te dyja paleve. Para futjes ne BE, le te deklarorojne se cfare planesh kane per qarkullimin e lire te shqiptareve ne Evrope. Pastaj, shume zhurme po behet me fjalen e kudogjendur "integrim" keto kohe. Megjithate ne vazhdojme te bombardohemi me termat integrim, asocimi, stabilizim etj. qe per masen derrmuese te popullit jane te pakuptueshme. Perfshirja ne BE, dhe nqs jo ligjerisht, te oakten faktikisht vjen vetiu nqs rritet mireqenia, ulet korrupsioni dhe mbohen lirite ne nje shoqeri.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  5. #5
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Përhajr ëndrra...

    Sa mire behemi kur shohim endra sy hapur nganjehere ne shqipet...
    Te futemi ne NATO njehere...eh mandej te ju rikojtohet nje emision i PORTOKALLISE ne lidhje me Shqiperine ne BE...

    Realiteti eshte ndryshe nga endra te dashur vellezer mire e ka thene RTP-ja...
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #6
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Meta: Berisha, mashtrim me anëtarësimin në 2010-ën

    TIRANË – “Shqipëria mund të anëtarësohej në BE në vitin 2010-ën, nëse nuk do të ndodhte shkatërrimi i vitit të mbrapshtë ’97, sikurse të mos kishte këtë nivel kaq të lartë të korrupsionit, monopoleve dhe papërgjegjshmërisë së qeverisë aktuale në plotësimin e kushteve të vendosura nga BE-ja”. Kështu i është përgjigjur kryetari i LSI-së, Ilir Meta, deklaratave të kreut të PD-së një ditë më parë. Ndërsa ka prezantuar kandidaten e kësaj partie, Etleva Bisha, në zonën nr. 41, Meta tha se “ne nuk premtojmë që Shqipëria në vitin 2010 do të bëhet anëtare e BE-së, siç ka premtuar dje Berisha. Ky është një mashtrim ose për të ruajtur etikën në rastin më të mirë, është një ëndërr fëminore tërësisht e parealizueshme.

    Pasi dihet që BE-ja ka një axhendë të përcaktuar për integrimin e vendeve të tjera, që ende nuk janë përfshirë në politikën e zgjerimit. Por janë të gjitha mundësitë që Shqipëria brenda vitit 2015, të bëhet anëtare e BE-së, ashtu sikurse janë të gjitha mundësitë që shqiptarët brenda katër viteve të ardhshme të fitojnë të drejtën për të lëvizur lirisht në të gjitha vendet evropiane”. Ndaj dhe tashmë është momenti më i volitshëm, tha ai, që shqiptarët prej disa vitesh po e prisnin me padurim, për vetë faktin që kryetarët e dy partive deri në 3 korrik në Parlament, e kanë deklaruar se pas humbjes së tyre do të shikojnë jetën private. Pra është momenti që shqiptarët në mënyrë të qytetëruar, në mënyrë të civilizuar dhe demokratike t’i përcjellin të dy këta nga jeta politike në jetën private
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #7
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Z. Berisha i ka shume qejf premtimet, njehere e nje kohe ne kishte premtuar se do na sillte shufrat e arit qe na i kishin vjedhur Nazistet dhe ndodheshin ne Zvicer (c'eshte e verteta na erdhen ca shufra.... por nga Anglia nen udheheqjen e PS)... Kur morri qeverisjen na premtoi se do beheshim te gjithe pronare ne vendet ku punonim (c'eshte e verteta na ndahu nga nje "leter me vlere" qe i shitem me nga 25 000 leke te vjetra se mesa dukej vetem pronare te "fabrikave te vdekura" mund te beheshim).

    Ah dhe dicka tjeter.... nese na thoshte ne 1991 se do hynte Shqiperia ne BE ne 2010, mbase nuk do behej kurre president i Shqiperise!

    Pa u zgjidhur problemi i Kosoves dhe Shqiptareve te ish-Jogosllavise Shqiperia nuk ka per te hyre ne BE (nuk e duan kete gje as Europianet, as Greket, as Serbet.... c'ti bejme duam s'duam gjeografia jone dhe komshijte europiane-greke-serbe na kane kufizuar disi por as vet Shqiptaret -ata me tru te pakten- nuk synojne te kthehen ne turpin e BEse).... keshtu z. Berisha!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Ajo Evropa qe duan te futen keta miqte mashtrus, qe po hahen si qente per pushtet, edhe autostradat i ka te ndriçuara, ndersa ne shqiptaret s'kemi drita as per dhomen e ndenjes... (diçka te tille shkruante nje analist i Shekullit para nja dy vjetesh).


    Pse genjen Berisha?

    Teorikisht eshte e pamundur dhe kjo qe thote Dr. Berisha nuk mund te jete me teper se nje deklarate elektorale. Ta zeme se i fitoi zgjedhjet dhe me nje staf te mrekullueshem (?!) do bej çmos qe te punoje dhe ta çoje Shqiperine perpara. E pare e punes, i duhet nje 4-vjeçarsh qe te pastroje pislliqet e Nanos dhe te krijoje njefare stabiliteti politik dhe ekonomik. Nuk e di se sa i suksesshem do jete ne kete gje por, ne rastin me te mire, andej nga viti 2010 Evropa mund te filloje te mendoje se edhe Shqiperia mund te behet pjese e saj... PD-ja me kete qe thote vetem genjen popullin e shkrete... Mbase ben mire se kjo mund te kete ndikime pozitive tek populli shqiptar- psikologjiksht i derrmum- por nese i fiton zgjedhjet dhe nuk arrin te beje shume, andej nga 2009-a keto qe thuhen sot do perdoren ndaj PD-se dhe do kthehemi prape tek Nano-ja...


  9. #9
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Shqiperia anetare e BE ne 2010?!! Per cdo njeri qe ka aftesine te percaktoje se cdo te thote Evrope dhe cdo te thote Shqiperi ky premtim do te thote mashtrim!!!
    Tani nese Berisha premton nga mosdituria apo nga mirdashja kjo eshte gje tjeter...Ose ka nje rruge te trete qe z.Berisha nuk e njeh mire as Evropen e as Shqiperine dhe pse fizikisht eshte ne kete planet por mendesisht "jeton" ne ndonje planet tjeter......
    Personalisht gjithmone e kam theksuar se Berisha(dhe Nano) duhet te largohet nga politika shqiptare pasi vetem dem i sjell Shqiperise...Uroj qe une ta kem gabim por kam frike se ardhmja do me jape te drejte....
    Vetem ky premtim i cili duket qarte qe eshte i parealizueshem tregon se Berisha nuk ka seriozitet ne premtimet qe jep dhe e vetmja gje qe intereson duket se eshte ardhja ne pushtet...Le te vije PD ne pushtet por jo Berisha....
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  10. #10
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Fatkeqesia jone qe jemi peng te hakmarrjeve personale ndermjet nje kasapi dhe
    nje drogaxhiu ... Ik nga shiu e bjer ne bresher dhe anasjelltas ...
    Fatkeqesia tjeter eshte se duhet te zgjedhim njerin prej tyre ...

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    E dini kur PD erdhi ne pushtet?
    E dini se ne cilin institucion evropian Shqiperia eshte anetareve me te drejta te plota?
    E dini se ne cilin vit eshte antaresuar?
    E dini se cfare ishte Berisha kur kjo ndodhi?

    Po ti dinit historine e ketyre 14 vjeteve te fundit ne Shqiperi, do ti peshonit pak me shume fjalet ne mendje, perpara se ti leshonit.

    PD erdhi ne pushtet ne mars 1992.
    Shqiperia eshte anetare me te drejta te plota e Keshillit te Evropes.
    Antarerismi u be ne vitin 1995.
    Berisha ishte president ne ate kohe.

    Pak aritmetike se mbase e keni harruar. 1995 - 1992 = 3 vjet.

    Kur Berisha ben nje premtim te tille, ai gezon me shume kredibilitet se cdo politikan tjeter shqiptar, pasi ndryshe nga te tjeret, ai e ka anetaresuar vendin e tij ne institucionin e vetem evropian ku Shqiperia eshte pranuar me te drejta te plota.

    "Hajde doktor te te sheroj", i thone ketij muhabetit tuaj, qe nuk njihni te shkuaren e jo me te shihni te ardhmen.

    Albo

  12. #12
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Sado kredibilitet te gezoje Berisha, kjo gje nuk varet nga ai. Edhe nese per hir te simpatizanteve te verber te PD do te pranonim se Berisha do/mund ti permbushe kriteret per ne BE, eshte kjo e fundit qe vendos. E kaluara se bashku me te tashmen thote se Shqiperia nuk ka vend ne BE ne 2010.
    Simpatia per PD te mos na i verboje syte krejtesisht, te mos e humbasim llogjikimin qe te shohim dhe te metat. Verberia e popullit i ndihmon dhe me teper politikanet tane ta terheqin ate zvarre prej hunde drejt humnerave.
    Ndiqe dike/diçka por asnjehere verberisht, edhe kafsha qe eshte kafshe nuk shkon kur i zoti e terheq drejt gropes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 26-05-2005 më 03:35
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    RD

    --

    Elbasan. Të rinjtë demokratë, në fushatë për fitoren e 3 korrikut

    Aurel Bylykbashi nxjerr në pension prefektin Sejdini

    Lufta politike mes kundërshtarëve sa vjen e bëhet edhe më interesante. Kështu një grup të rinjsh demokratë që i përkasin zonës 54, ku kandidojnë për PD, Aurel Bylykbashi dhe për PS, Qazim Sejdini, kanë inicuar një tabelë, ku me shkronja të mëdha janë shkruar fjalët "Fletë Pensioni", duke iu drejtuar "zotit Qazim, të rinjtë elbasanas ju urojnë pension të mbarë !" Më pas këtë "Fletë - Pensioni" e kanë fimosur në mënyrë demonstrative dhjetra të rinj që janë njohur më parë me mesazhin që përcjell kjo tabelë e vendosur para godinës së Prefekturës ku edhe kalonin shumë njerëz. Ka qenë mesdita e djeshme që nga stafi i fushatës elektorale të kandidatit demokrat Aurel Bylykbashi është gjetur një mënyrë ironike për të treguar se kandidati socialist Qazim Sejdini duhet të dalë në pension, sepse fitorja do t'i përkasë PD.

    Kjo ditë ka koinçiduar edhe me kohën kur prefekti Qazim Sejdini, për shkak të kandidimit, ka dhënë dorëheqjen si prefekt dhe ka preferuar të merret me fushatën e tij elektorale. Vendin e ish-prefektit e ka zëvendësuar kryetari i PS, dega Elbasan, Agim Leka, që është i vetmi nga zyrtarët e lartë të PS në Elbasan që nuk u preferuan për të kandiduar për deputet nga Nano. Duket se ky është edhe një lloj ngushëllimi dhe faljeje, por që nuk mund të zëvendësojë dot humbjen e pozitës socialiste për shkak të qeverisjes së keqe gjatë 8 viteve.

    H. ZANE


    ---

    di llafe..


    Cfar kupton nga ky artikull i RD-se..?

    ...se fitorja do i perkasi PD-se..thone kaqolat.. e Listat jan plot me socialiste te vdekur e te gjalle e demokratet sdin ku kan emrin.. jan ne vete keta.. me se merren keta lloshat e Pd-se..


    Cfar te bind nga ky palacollek pa asnji vlere..


    Qe.. Stili i berjes se petullave me uje nuk po zevendesohet ne PD akoma me realizmin e punen konkrete.. qe ne Pd livadhisin akoma birbo qe bejne te tilla kalamanlleqe..

    Ne se ke Rini pas vetes.. fute kte Rini ne punen e vertete demokratike.. coji der me der te flasin me shoket e tyre e ti bindin se PS eshte nje kanibale dhe Pd eshte nje Shprese..
    Jo humor me Ps-ne jo tallje..se PS te ha gurmazin.. e ta fut koken ne m.ut qe ta hac 60 vjet tjera sic ja futi kujt desh..
    Cjan keto llogje elbasanllish kaqola..

    Me PS-ne duhet Beteje me seriozitetin maksimal..me argumenta e mencuri e largpamesi..
    Duhet tu heqesh friken njerzve se akoma 50% e popullit i ka frike kasketat e Ps-se ne lagje fshat e kudo.. se u kujtojne birucat e Bulqizat e Spacet.. duhet te c'besh ate qe ben 24 ore ne dit PS me mjeshtrat e saje ne RTVSH e kudo.. per shplarjen e trurit te miletit .. Duhet te bindesh miletin se 97 -ten e ben Doklet Xhepaxhijte Kateshat e neritanet e Nanos dhe duhet ti bindesh pse e bene..si e bene e ku i gjeten falangat qe e realizuan..

    Te rinjte Demokrate duhen kulturuar qe te dine te flasin dhe me veteranet.. qe Nano aq bukur di ti bej per vetet me kuc e mac..

    Tu mesohet te rinjve demokrate se.. Veteranet Nanoiste..te llojit qe Nano i mblodhi dje.. ne Tirane.. jan kanibale qe i kan futur shokve te tyre hekur te skuqur ne sqetulla e ne sy.. qe kan torturuar njeri jatrin per bo.let e enverit.. e te babait te Nanos.. qe u a kane internuar foshnjet shokve qe dikur ishin partizane ne nje brigade bashke..
    Se kelyshet e atyre veteranve kan rrahur bijte e shokve te luftes se baballareve te tyre..neper biruca e tortura pa fund..
    Se ne Burgjet e Enverit Ramizit e Thanas Nanos.. jan kalbur mijra ish partizane te Luftes..
    Tu thuhet se.. i pari i Partizaneve te Elbasanit KADRI HOXHA.. ngordhi burgjeve e internimeve te Hoxhes e per her te pare moren fryme.. te lire ata qe mbeten gjalle vetem kur doli Azem hajdari me shok ne Dhjetorin e famshem..

    del me karton para prefektures me kriju ilaritet.. por ilariteti kur ke prasin ne b.yth qe ta kan shti miljardaret e PS-se eshte tragjikomedi..

    magaret e Pd-se nuk zen mend..

  14. #14
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Albo Keshilli i Europes eshte organizate nderkombetare politike me qellim ruajtjen e Kartes Europiane te Drejtave Njerezore dhe venjen e stabilitetit ne zone. Pra qe mos te zgjatem KE e ka rrugen e hapur per te gjithe shtetet europiane..... thjesht ben kerkesen per te hyre dhe hyn!

    Gjithashtu KE e ka akuzuar shume here z. Berisha per shkeljen e te drejtave politike!


    Te ishte per ndonje anetar tjeter dhe i falej.... por ti Albo jeton ne mes te Amerikes, nuk jeton as ne Afrike e as ne Azi, dhe keshtu atje do kesh mesuar njecik me teper se c'do te thote kulture demokratike... Sado veti te mira te kete z. Berisha kjo nuk i jep atij te drejten te qeverisi perseri. Ai jo vetem qe humbi votimet ne disfavor te PD por fundi i qeverisjes se tij erdhi me krizen me te madhe ne Historine e Shqiperise qe mbas Luftes se Dyte Boterore. Ishte hera e pare mbas Luftes se Dyte Boterore qe populli shqiptar arriti ne pragun e luftes civile (sic do e quante edhe Kadareja ndodhine e 1997 "turpi me i madh i historise shqiptare"). Jam plotesisht ndakort qe nuk eshte vetem Berisha shkaktar i krizes qe kushtoi jeten e mijera Shqiptareve. Por cdo politikan i ndergjegjshem, i cilter dhe atdhedashes do kerkonte te falur nga populli akoma edhe nese nuk ishte vet shkaktari, ("u gjet s'u gjet vjedhesi i bagetise, bariu gjithmone ndjehet fajtor qe nuk e ruajti bagetine si c'duhej"). Kurse Berisha jo qe nuk kerkoi te falur, per nje krize qe ende ka lene shenjat e saj mbi kete popull, por vjen me plote fodullek duke hedhur akuza andej kendej dhe na premton aventura te reja.

    Cdo Shqiptar i ndergjegjshem dhe i llogjikshem nuk mund ta pranoje nje gjendje te ketille!

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar më parë nga Kryeplaku
    Albo Keshilli i Europes eshte organizate nderkombetare politike me qellim ruajtjen e Kartes Europiane te Drejtave Njerezore dhe venjen e stabilitetit ne zone. Pra qe mos te zgjatem KE e ka rrugen e hapur per te gjithe shtetet europiane..... thjesht ben kerkesen per te hyre dhe hyn!

    Gjithashtu KE e ka akuzuar shume here z. Berisha per shkeljen e te drejtave politike!


    Te ishte per ndonje anetar tjeter dhe i falej.... por ti Albo jeton ne mes te Amerikes, nuk jeton as ne Afrike e as ne Azi, dhe keshtu atje do kesh mesuar njecik me teper se c'do te thote kulture demokratike... Sado veti te mira te kete z. Berisha kjo nuk i jep atij te drejten te qeverisi perseri. Ai jo vetem qe humbi votimet ne disfavor te PD por fundi i qeverisjes se tij erdhi me krizen me te madhe ne Historine e Shqiperise qe mbas Luftes se Dyte Boterore. Ishte hera e pare mbas Luftes se Dyte Boterore qe populli shqiptar arriti ne pragun e luftes civile (sic do e quante edhe Kadareja ndodhine e 1997 "turpi me i madh i historise shqiptare"). Jam plotesisht ndakort qe nuk eshte vetem Berisha shkaktar i krizes qe kushtoi jeten e mijera Shqiptareve. Por cdo politikan i ndergjegjshem, i cilter dhe atdhedashes do kerkonte te falur nga populli akoma edhe nese nuk ishte vet shkaktari, ("u gjet s'u gjet vjedhesi i bagetise, bariu gjithmone ndjehet fajtor qe nuk e ruajti bagetine si c'duhej"). Kurse Berisha jo qe nuk kerkoi te falur, per nje krize qe ende ka lene shenjat e saj mbi kete popull, por vjen me plote fodullek duke hedhur akuza andej kendej dhe na premton aventura te reja.

    Cdo Shqiptar i ndergjegjshem dhe i llogjikshem nuk mund ta pranoje nje gjendje te ketille!
    Shume dakort me ty Kryeplak, nuk mund te krahasohet Keshilli i Evropes me Bashkimin Evropian, krahasimi qe beri Albo eshte i gabuar....Edhe persa i perket Berishes jam i te njejtit mendim me ty...
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    te ndrejte kini ju cunat e kapterrave tani dhe krieplaku.. por ka nje fakt ..

    para disa vitesh megjith 101 pengesat qe beri shteti kanibal i Nanos dhe Malo Mezan Caush rucave.. mundi Berisha te udhetoje brenda shtetit .. deri ne Vlore.. dhe ju desh ti lutej i ngrati ambasades amerikane.. qe ti thosh Nanosave-- lejeni te shkoje.. pra ne Vlore.. dhe aty ndodhi cudia..

    Megjithe shpifjet mjeshterore te industrise shpifese envero thanaso cupo mejdano dokle iste gjinusho Zabito-iste per disa vite me radhe.. qe mbi Berishen te binin mijra akuza nga me te poshtrat.. megjithse armaten e kapterrave e operativave me origjin labo-tepeleno zorraxhi -ore qe nuk pushonin se vjelli ndyresine e tyre era cjap.. an e kend shqiperise.. qe nga 90 -ta kur ciceroi nje zog per her te pare ndryshe.. pra kur Berisha foli.. mbas 50 vite qelbsirllek bizantinizem enverizem e ZP-izem.. megjith friken nga kallashet arapo-gjinusho gjiko shyto dardho dredh-ist.. pra me gjith kete pikavarazh te larte te Ps -se.. perseri sheshi i Vlores u mbush plot e perplot per te pritur e degjuar Berishen..
    Pra thelle ne ndergjegje Labi e dinte se.. asnje faj nuk i kish Berisha.. pervec.. ne se mund te quhet faj ..se ja hoqi diktaturen qe ndaloj fjalen e lire..lopen.. pulen .. arzen.. nje populli te tere..

    Pra sheshi u mbush plot sa nga urrejtja e xhelozia brenda dites sigurimi i Skender Gjinushit ekzekutoi ate djalin qe tundi flamurin.. ne miting..

    Ndonji Vlonjat le te me thote se po genjej..

    Pra ai miting i pas 97 -tes.. pra mbas nje deti me qelbsinllek qe kish derdhur Partia e punes mbi Berishen.. tregoi se Labi i vertete.. jo zorraxhiu.. i besonte Berishes..dhe i dolli ne Miting per ti thene ..na fal o burr i madh se vet e qelbem..

    ky ishte mesazhi i atij populli qe u mblodh te takoj "kriminelin" .." malokun" .." fondamentalistin" ..Berisha..

    Pra Berisha nuk ja ka pasur me hile askujt.. as Vlores as tepelenes as sarandes e asnje shqiptari..



    qashtu..

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar më parë nga Brari
    te ndrejte kini ju cunat e kapterrave tani dhe krieplaku.. por ka nje fakt ..

    para disa vitesh megjith 101 pengesat qe beri shteti kanibal i Nanos dhe Malo Mezan Caush rucave.. mundi Berisha te udhetoje brenda shtetit .. deri ne Vlore.. dhe ju desh ti lutej i ngrati ambasades amerikane.. qe ti thosh Nanosave-- lejeni te shkoje.. pra ne Vlore.. dhe aty ndodhi cudia..

    Megjithe shpifjet mjeshterore te industrise shpifese envero thanaso cupo mejdano dokle iste gjinusho Zabito-iste per disa vite me radhe.. qe mbi Berishen te binin mijra akuza nga me te poshtrat.. megjithse armaten e kapterrave e operativave me origjin labo-tepeleno zorraxhi -ore qe nuk pushonin se vjelli ndyresine e tyre era cjap.. an e kend shqiperise.. qe nga 90 -ta kur ciceroi nje zog per her te pare ndryshe.. pra kur Berisha foli.. mbas 50 vite qelbsirllek bizantinizem enverizem e ZP-izem.. megjith friken nga kallashet arapo-gjinusho gjiko shyto dardho dredh-ist.. pra me gjith kete pikavarazh te larte te Ps -se.. perseri sheshi i Vlores u mbush plot e perplot per te pritur e degjuar Berishen..
    Pra thelle ne ndergjegje Labi e dinte se.. asnje faj nuk i kish Berisha.. pervec.. ne se mund te quhet faj ..se ja hoqi diktaturen qe ndaloj fjalen e lire..lopen.. pulen .. arzen.. nje populli te tere..

    Pra sheshi u mbush plot sa nga urrejtja e xhelozia brenda dites sigurimi i Skender Gjinushit ekzekutoi ate djalin qe tundi flamurin.. ne miting..

    Ndonji Vlonjat le te me thote se po genjej..

    Pra ai miting i pas 97 -tes.. pra mbas nje deti me qelbsinllek qe kish derdhur Partia e punes mbi Berishen.. tregoi se Labi i vertete.. jo zorraxhiu.. i besonte Berishes..dhe i dolli ne Miting per ti thene ..na fal o burr i madh se vet e qelbem..

    ky ishte mesazhi i atij populli qe u mblodh te takoj "kriminelin" .." malokun" .." fondamentalistin" ..Berisha..

    Pra Berisha nuk ja ka pasur me hile askujt.. as Vlores as tepelenes as sarandes e asnje shqiptari..



    qashtu..
    qashtu, qashtu, por kujdes pak kur shkruajme ketu, po diskutojme rreth "lartmadhnise se Tij Berishe" ketu e jo per baballaret e Tanit apo Kryeplakut....
    Sa per ate faktin qe permende me duket se ke pare vetem nje ane te medaljes ose i shesh gjerat sipas pikepamjes "brarishte" e jo sic jane realisht...
    Ky Berisha pervec atyre cilesive te mesiperme me duket se ka qene KOMUNIST, si dhe Demokracine nuk e solli ky, por thjesht ky perfitoi nga kjo Demokraci te cilen me pas e shperdoroi me politiken qe ndoqi...Nejse nuk me pelqen te merrem me te shkuaren por me te tashmen dhe te ardhmen...
    Shqiperise i duhet te ndjeke shembullin e nje nder Republikave Balltike (Letonise nese nuk gaboj) e cila ndoqi nje politike shume frytedhenese...
    Me ligj te posacem nuk iu lejoi ish-komunisteve nga 40 vjec e siper qe te merrnin pjese aktive ose me sakte poste kyce ne administraten shteterore....
    Gjithashtu te gjithe ministrat ishin te nje moshe te re dhe mundesisht me studime jashte shtetit...Fale kesaj politike ky shtet perparoi dukshem dhe sot eshte ne BE....
    E njejta gje i duhet dhe Shqiperise, "eleminimi" i baballareve komuniste te cilet sot dominojne politiken dhe situaten ne Shqiperi...Keta baballare te cilet i kane akoma duart "me kallo" nga duartrokitjet per Partine, premtojne te na aderojne sot ne BE te cilin e urrenin dhe e shanin per 50 vjet me radhe....Dhe keta baballare i gjen ne te dyja forcat politike si PD dhe PS.....
    Nuk ka PD njerez te rinj dhe me te afte se Berisha? Pse u dashka qe te jete Berisha kryetar i perjetshem i kesaj Partie?
    Nese PD pretendon se eshte force e djathte atehere me permendni ne Evrope nje force te djathe e cila te kete per kryetar nje person i cili te kete fituar zgjedhje me 90% ne 1996, ta kete cuar vendin ne prag te luftes civile ne 1997, te kete humbur zgjedhje parlamentare ne 1997, prape ne 2001, me pas zgjedhje lokale, dhe te jete prape Kryetar? Do thote dikush PS i manipuloi deri diku zgjedhjet, e vertete kjo , por nga ana tjeter nuk eshte paaftesia e PD qe PS manipulon zgjedhjet?
    Kete fenomen te Kryetarit te perjetshem vetem ne Albani e shikon prandaj personalisht jam i mendimit qe ky person duhet te ishte larguar me koha nga udheheqja e PD dhe politika shqiptare pasi qendrimi i tij demton jo vetem PD por edhe Shqiperine..Mendoj se PD me praktikat qe ndjek eshte larg te djathes, i mungon demokracia e brendshme...
    Nese nuk ishte Berisha por Eduard Selami (apo dikush tjeter) PD nuk do te diskutonte nese do te fitonte zgjedhjet tani por do te merrte me lehtesi mbi 50% te votave, pasi populli shqiptar eshte i lodhur nga Nano dhe qeverisja e tij, por kur sheh edhe Berishen nga ana tjeter eshte i pavendosur per cilen parti te votoje....
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    sikur Berisha te donte luft civile mor cun.. e kish bere.. por ai beri te 999-tat qe ta shmange kte lufte..

    le ta dale nje student Vlore e Gjirokastre i asaj Kohe.. por i ndershem ama e jo kelish finosh rucesh e dokle caushesh.. e te thote.. ato cka i ka pare e degjuar me sy-veshet e tije..

    ishte Berisha qe i takoi personalisht studentet e Vlores e gjirokastres e i keshilloi ..si Baba tha e si pedagog ju bej thirrje per qetesi..

    ishte Dokle Ceka ruci malo mezanet e ata piratet e tepelen gjirokaster ..pra kelishet e rucit qe ngrinin prita e digjnin e shkallmonin cdo gje..
    kjo eshte e verteta..

    Ke te drejte qe nuk ishte mire te vazhdonte ai perseri kryewtar.. por jo se eshte i keq e mashtrus..por se.. ate e kan shkaterruar Socialistet nga nervat dhe ai nuk mundet ti perballoje..

    keni pare ne savanen afrikane.. nje Antilope te bukur apo nje zeber qe i sillen rrotull cakejt e hijenat..
    sa do te mbrohet e ngrata.. nuk mund ti perballoje dinakerit dhe shtazerin e cakejve..dhe do te paloset ne toke e do behet cop cop nga dhembet e tyre..

    Keshtu ndodhi dhe me DHJETORIN e Studenteve..
    Berishen nuk e rrezuan se perfaqsonte Partine e Punes..pewrkundrazi.. e rrezuan e shkallmuan sepse institucionalizoi aspiraten per Demokraci te studenteve te dhjetorit dhe asaj pjese te popullit qe enderronte ndryshime..

    I thone Komunist Berishes..
    Po te ishte kjo.. ne krah te Berishes ishin vene Shoqatat vullnetare te Enverit per ta mbrojtur me 97..

    Pse beheni ironike more shoke..

    '
    te gjithe i njihni nje per nje se kush u cua kunder Berishes ne 97-ten.. me hu zjarri ne dore..
    te gjithe i njihni nga afer se kush ferkoj duart tërë kenaqsi kur ne trotuarin pran VEFES u pane te masakruar disa trupa njerzish nga Bomba e eksperteve te PPSH-se qe kishin ngritur njesitet guerile sikurse Hakmarrja..
    te gjithe i njihni ata qe bertisnin ne 97 Duam Parate tona duam parate Tona dhe per 8 vite rresht i pate qe kurre nuk i permenden me ato Para..

    Nejse..
    behuni me vehten burra te vertete e njiheni tek vetja te verteten ..
    Ne se ndonje gjysh ju hiqet si babaxhan e ju rreshton fakte se pse e urren Berishen.. se gjoja prishi Fambrikat e Enverit apo hekurudhat.. germojeni pak e do shihni se nuku ka hall ki gjishi te fambrikat por diku tjater fle lepuri..
    do ket qen i ziu i detiruar apo i shplare trush dikur e kur i kan thene.. futi nje plumb x a y e ka bere tere krenari..
    kjo eshte..thelbi i anti -Berishave.. jan te mpleksur ne Krimet Enveriste..pejk..

    ka dhe Anti-Berish qe nisen nga tjera vlera..

    une psh do desha ne krye te Pd nje shtab me burra trima e te mencur sepse Berishen sic thashe e kan cmendur..

    Te cmendin keta..mjer ata qe i kan provuar barbarine e Enveristave..

    Lexoni Ali Cenen .. ish adjutantin e Mehmet shehut..Ketu e kini ne Forum..

    dajak uri..dajak pa buk pa uje.. hekur i skuqur.. litar kamxhik biruce me muaj emuaj te tera..
    Keshtu kan bere 50 vite.. me ata qe nuk i kan pare si te tyret..
    Edhe Berishen me 10001 marifete e shkallmuan..ne keto vite pas 90-tes.. qe kur ai guxoi e foli i pari ashtu hapur ne sy te Nomenklatures ball per balle..

    miljona faqe me shpifje kunder Berishes ka prodhuar cdo dite cdo gjysh kriminel dhe partia e tije me kelysh te tyret..

    Dhe Berisha nuk eshte GUr..njeri eshte..

    por megjithate ate e do populli.. ai populli qe nuk eshte as hajdut as kriminel..

    Dje si burrat e bene GODO me shoke dhe e perkrahen Berishen hapur ne Miting..

    kryetrimi i sotem Nikoll Lesi.. qe e kam share dikur por qe me kto qe beri kohet e fundit ja heq kapelen.. hapur po thote.. Ti je o Berish kryeministri yne i ardhshem..
    Pse i thot Lesi ashtu..
    Sepse ai i njohu mire nhga afer Edvinat Metat e Nano fino cacat..
    minj gjirizi hajdut e kriminele jane pik..
    Prandaj ai ka bindjen se vetem Berisha mund te qeverise Pa vjedhur per vehte..

    kjo eshte krye arsyeja pse duhet perkrahur nga te ndershmit Berisha..
    Ju qe nuk e doni.. vec zbuloni se.. ndiheni keq per te kaluaren e sojit tuaj..pra kan bere te keqija..pik..



    ..

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-05-2005
    Postime
    7
    ore djema po se kuptoni qe nuk varet nga futja ne BE aose jo.
    Beni nje llogari te thjeshte, si u fut ne BE Greqia, e cila ka genjyer disa here BE per buxhete e te tjre, qe nuk rrespekton te drejtat e njeriut dhe qe ben te fortin kudo e me kedo ne ballkan?
    Si u fut ne BE Estonia e te tjera me te, kur kane kriminalitetin, prosticionin dh eperdorimin e droges ne nivele marramendese?

    Si ia beri Turqia per tu futur ne Europe, kur nuk i ka standartet dhe qe i mbyti grate pikerisht ne 2005 se dolen ne rruge? Ia doli mbane se i tha qe nese nuk me fusni ne BE une dal nga nato dhe ku ta fuste BE, b.... pa Turqine.

    Sepse kjo eshte strategji politike dhe qe merr parasysh vetem luften madhore te sundimit te botes, kundrejt USA, e cila ka doren e ofrte kudo neper Europe dhe neper bote.

    Une ka pasur rastin te bisedoj me shume personalitete nga vendet e rajonit dhe me kane thene qe cte bejme se kjo eshte politike e madhe, pa ne nuk po dime ku te futemi nga sanksionet e jashtezakonshme qe po na vene.
    Pasi eshte mese e ditur qe te futesh ne BE do te thote te varferohesh ti nje here dh ete pasurohen ata trimat kapitaliste te medhenj, pastaj te vije dita qe dhe ti te jetosh i lumtur.

    Kini mendjen djema, punoni per veten tuaj dhe me ndershmeri, pa as BE as USA nuk jane shpetimi i botes, por vec demagogji dhe "religjonizem" per te te ta mbajtur trurin te bllokuar qe mos te mendoje me larg se ata.

    Dite te mbare njerez

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e mateo
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    united kingdom
    Postime
    286
    Dikur kam cituar se aksi i Eu eshte gjermania dhe franca. Dy nder 6 shtetet themeluese te evropes, dhe me te rendesishmet. Ne mos gabohem ne kete fundjave Franca voton per kushtetuten evropiane dhe pritet qe populli francez ti thote jo kesaj kushtetute. Ne rast se franca i thote jo evropa eshte ne krize, qe do te thote qe ne te ardhmen zgjerimi i europes behet i pamundur. Ne rast se bullgaria dhe rumania jane me fat edhe mund te behen anetatre ne 2 vitet e ardhshme, por sipas shenjave Turqia edhe pse i eshte premtuar do ta kete te veshtire per te mos thene do ti refuzohet anetaresimi flitet per 2015. pra franca do ti thote jo kushtetutes dhe sigurisht do ti thote jo referendumit per turqine. Evropa po kalon nje krize te madhe ekonomike, ulje e standarteve te jeteses, dhe papunesi e larte sidomos ne Gjermani, france Itali apo Hollande. Me kujtohet ajo shprehja e Klintonit kunder Bushit (senior) "it's the economy stupid". cdo politikan qe premton nje anetaresim te shpejte te vendit tone ne Evrope ja fut kot, karte qe per mendimin tim nuk pi uje. Me kete krize qe ka pllakosur Evropen ne nuk futemi ne EU as ne 2050. Futja jone ne evrope sdo me interesonte shume personalisht mjafton qe vendi jone te kishte stabilitet dhe nje rritje pak a shume te larte
    ekonomike pe te tjerat vijne vete. Me respekt
    mateo

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  4. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •