Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 100 prej 100
  1. #81
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Studentja me leucemi, ndihmë për operacionin

    Shokët e saj hapin dy llogari për të sponsorizuar ndërhyrjen



    Eshtë studente në vitin e dytë Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Shkodrës, quhet Besnike Markola, 20 vjeçe, nga fshati Gërmadhë i Burrelit. Ajo vuan nga sëmundja e rëndë e leucemisë dhe nëse nuk kryen një operacion jashtë Shqipërisë për transplantin e palcës kurrizore që kushton rreth 100 mijë euro ajo pas një muaji nuk mund të jetojë. Familja e vajzës që është në gjendje tepër të vështirë ekonomike, aktualisht po mban vajzën gjallë duke blerë gjak me lekë borxh. Vajza 20 vjeçe, Besnike Markola, ka qenë me shqetësimet e sëmundjes që në muajin shkurt të këtij viti. Më pas ajo është shtruar në spitalin "Nënë Tereza" në Tiranë ku vazhdon të qëndrojë. Sipas mjekëve, vajza ka shërim vetëm me ndërhyrje kirurgjikale jashtë Shqipërisë për të bërë transplantin e palcës kurrizore. Ky operacion që kushton rreth 100 mijë euro mund të bëhet në spitalet e Turqisë ose në Itali. Për familjen Markola, një shumë e tillë është e papërballueshme. Duke parë gjendjen në të cilën ndodhet Besnike Markola, studentët e universitetit "Luigj Gurakuqi" të Shkodrës kanë marrë një nismë humane për mbledhjen e lekëve në ndihmë të shoqes së tyre, si dhe kanë hapur dy numra llogarie në bankë në "Raiffeisen Bank" në lekë 1401666955, si dhe në euro nr. i llogarisë është 1400666955. Prej tri ditësh, studentët e universitetit "Luigj Gurakuqi" në hyrjen kryesore të shkollës kanë vendosur një arkë ku studentë të ndryshëm hedhin lekë për të ndihmuar sado pak 20-vjeçaren Markola që po lufton me vdekjen.

    Çdo ditë që kalon, jeta e studentes Besnike Markola vihet në pikëpyetje. Sipas mjekëve, nëse ajo brenda një muaji nuk kryen operacionin, ka mundësi të pakta për të jetuar. Ndërsa familjarët e kanë të pamundur të përballojnë nga ana financiare. Babai i vajzës dhe nëna janë të papunë prandaj ata kërkojnë ndihmë.

    © Gazeta Shqip - 2006-2007
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  2. #82
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Qeveria me 7 milionë dollarë krijon tregun informal të bursave studentore

    Bashkitë, komunat dhe mijëra studentë janë të përfshirë në një megaskemë mashtrimi publik me deklarime të rreme

    Habjon Hasani
    Skema e qeverisë për shpërndarjen e bursave për studentët ka ndezur një organizim antiligjor në të gjithë vendin, në të cilin janë përfshirë strukturat vendore dhe një pjesë e mirë e studentëve. Vetëm në dy vitet e fundit, 709 milionë lekë (të reja) janë të akorduara nga Buxheti i Shtetit për bursat e studentëve. Por i gjithë problemi në shpërndarjen e këtyre fondeve ka konsistuar në kriteret e vendosura nga qeveria për përfitimin e këtyre bursave. Me vendim të posaçëm të Këshillit të Ministrave është përcaktuar që secili student, që pretendon të fitojë një bursë të plotë, duhet të ketë maksimalisht 2 mijë e 200 lekë të ardhura për frymë në muaj në familjen e tij. Të ardhurat në fjalë, që janë përcaktuar si kriteri themelor nga vendimi i qeverisë, rezultuan virtuale dhe krejt të gënjeshtërta, pasi mjafton të përmendet fakti se është vetë qeveria ajo që ka të përcaktuar në mënyrë taksative pagën minimale në vlerën 14 mijë lekë në muaj. Këshilli i Ministrave ka vendosur një nivel tavan për të ardhurat për frymë, i cili ka detyruar me mijëra studentë “të varfërohen” vetëm e vetëm për të patur një bursë mbështetjeje për përballimin e studimeve. Vetëm Universiteti i Tiranës i mori buxhetit të shtetit një fond prej 138 milionë lekësh të reja për vitin shkollor 2006. Sipas të dhënave të ofruara nga Universiteti, mësohet se kjo shumë është sa 15 për qind e të gjithë fondit që i akordohet këtij universiteti nga buxheti i shtetit. Vetë drejtuesit e Universitetit shprehen pa rezerva se kanë dijeni të plotë mbi mënyrën evazive se si përfitohen këto bursa nga ana e studentëve, duke u shprehur se mungesa e kompetencave në rregullimin e buxhetit universitar i paralizon tentativat e tyre për të shmangur fenomenin.
    -Nivelet
    Bursat e akorduara nga buxheti i shtetit përfshijnë tetë universitete në të gjithë Shqipërinë, si dhe dy akademi. Në të gjitha këto institucione të larta arsimore, studentët që kanë përfituar bursën “janë detyruar” të falsifikojnë dokumentet e tyre, pasi pragu i vendosur nga qeveria bie ndesh me nivelin e cilësdo familje që mund të ketë pretendime për të shkolluar fëmijët e saj. Ky është një fakt i pranuar edhe nga këshilltari i Kryeministrit Berisha për Arsimin, Myqerem Tafaj, i cili i pohoi “Albania”-s tri ditë më parë se vendimi i qeverisë është jashtë realitetit shoqëror. Ndërkohë që ky vendim i qeverisë, i pakonsultuar me asnjë prej aktorëve që lidhen me këtë çështje, ka bërë që jo vetëm në universitete të legjitimohet falsifikimi i dokumenteve për bursën, por struktura të tëra të qeverisjes vendore të angazhohen në pazare me studentët dhe familjet e tyre duke e përdorur këtë gafë të qeverisë shpesh herë dhe në interesa personale.
    -Dëmet
    Vlerësimi i mangët që ekzekutivi i ka bërë nivelit të jetesës së qytetarëve ka bërë që të varfër e të pasur të pretendojnë për bursë, pasi në raport me kriteret e vendosura nga qeveria të gjithë janë të pasur, por nga ana tjetër ka 7 milionë dollarë që presin t’u ndahen studentëve. Ky fakt ka bërë që bursat t’i synojnë që të gjithë, ndërsa në shumë raste u është mohuar e drejta njerëzve që kanë patur vërtet nevojë për to. Këto të dhëna i kanë edhe drejtuesit e universiteteve, të cilët herë pas here marrin sinjale se studentë që kanë marrë për vite me radhë bursa shtetërore rezultojnë biznesmenë dhe pronarë në lokale luksoze dhe të shtrenjta të kryeqytetit. Amullia e krijuar nga vendimi gjithashtu ka shkaktuar edhe një masë abuzimi në vetë radhët e universitetit, ku shpesh herë ka patur sinjale se sekretaret dhe ekonomistet e fakulteteve kanë shfrytëzuar hapësirat ligjore për të përfituar nga fondi i bursave, të cilat kategorizohen në gjysmëbursa dhe të plota. Kjo ka ndodhur pasi legjislacioni ku referohen institucionet e universitetit për caktimin e bursës i jep të drejtën instancave universitare që në raste të caktuara ta kategorizojnë (gjysmëbursë ose të plotë) dhënien e fondit. Kjo ka ndodhur sepse në ligjin shqiptar janë të përcaktuar dy faktorë kryesorë në dhënien e bursave: pushteti vendor dhe universiteti. Ndërsa të dy këta faktorë nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin dhe veprojnë në mënyrë tërësisht autonome dhe të paharmonizuar, kompetencat që i janë lënë universiteteve janë të rregulluara në ligj në mënyrë të paqartë e të padisiplinuar sipas shumë studentëve. Janë pikërisht këta të fundit, të cilët shpesh herë janë ankuar se u është akorduar vetëm gjysmë burse, ndërsa në dokumentacionin (e falsifikuar) që i kanë paraqitur universitetit ata duhet që automatikisht të përftojnë bursë të plotë. Një tjetër problem në të gjithë këtë histori lidhet me qeveritë studentore. Në praktikën europiane këto instance janë shumë të angazhuara në çështje që lidhen me të ardhurat dhe shpërndarjen e të mirave materiale mes studentëve. Në kontrast me këto parametra, në vendin tonë qeveritë studentore janë tërësisht indiferente, ndërsa aksesi në informacion pranë fakulteteve është gati njësoj i vështirë si për studentët ashtu edhe për mediat, pasi të paktën në tre fakultete në të cilat kërkuam preventivat e detajuar të shpërndarjes së bursave autoritetet e panë me shumë skepticizëm kërkesën tonë, duke mos guxuar asnjëherë të na vënë në dispozicion materialin e kërkuar.

    Gazeta Albania
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  3. #83
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Si zhvillohet provimi, kur shpallen fituesit. Ku mund të aplikosh

    Blerina KACA

    8 dokumentet për të studiuar në Itali

    Të studiosh në Itali, tanimë nuk është më një risi. Madje përkundrazi, përzgjedhja duket sikur bëhet mes universiteteve të të njëjtit vend. Kjo falë numrit të madh të studentëve shqiptarë që kanë mbushur auditorët e universiteteve italiane. Sipas të dhënave nga ambasada italiane, marrja e vizës është e kushtëzuar vetëm nga provimi i gjuhës italiane. Provim i cili është edhe përcaktues nëse kandidati fiton apo jo të drejtën për të studiuar në Itali. Provimi CELI, i gjuhës italiane, bëhet një intervistë e cila vërteton edhe njohjen e gjuhës italiane dhe është unik për të gjithë kandidatët, të cilët më parë kanë dorëzuar në ambasadën italiane kërkesën e pararegjistrimit nga ana e universitetit të zgjedhur. Në fund të muajit gusht universitetet pritet të shpallin listat e të pranuarve.
    Kriteret
    Njohja e gjuhës është një nga kriteret bazë që do të përcaktojë edhe fituesit. Çka do të thotë se asnjë kandidat nuk do t’i nënshtrohet testit për lëndën përkatëse në të cilën ka aplikuar, por vetëm testimit për gjuhën italiane. Test në të cilin ai duhet të marrë maksimumin e pikëve, për të fituar në këtë mënyrë edhe bursën studimit. Përpos kësaj, në rast se kandidati shpallet fitues, ai duhet të paraqesë pranë ambasadës italiane pasaportën, fotografi të muajit të fundit, vërtetim për sigurimin shëndetësor, pranë shoqërive të përcaktuara nga ambasada italiane.
    Studentët
    Duket të jenë më të favorizuar të gjithë ata kandidatë të cilët kanë një mikpritës në shtetin fqinj, i cili siguron dhe garanton fjetjen e personit, akomodimin e tij për gjatë viteve të studimit. Gjatë dorëzimit dhe plotësimit të formularit përkatës, të cilin çdo i interesuar e gjen në pranë zyrave të ambasadës italiane, duhet të paguajë edhe një tarifë të përcaktuar nga ambasada në Bankën Italo-Shqiptare.

    DOKUMENTACIONI

    1. Pasaportë
    (personale e personit që do të aplikojë për në universitetet italiane)

    2. Fotokopje pasaporte
    (e noterizuar dhe e përkthyer)

    3. Fotografi
    (të cilat duhet të jenë domosdoshmërish të muajit të fundit)

    4. Sigurim shëndetësor pranë njërës prej shoqërive të mëposhtme të sigurimit:
    Insig
    Sigma
    Interalbanian
    Sicred
    Intersig
    Sigal
    Atlantik
    Albsig
    DOKUMENTACIONI

    1-Fotokopje e sigurimit shëndetësor
    (në të cilën duhet të jetë shënuar emri i kompanisë së sigurimit, si dhe të jetë e noterizuar)

    2. Deklaratë mikpritjeje nga ana e pritësit në Itali
    (shoqëruar me kopje të lejes së qëndrimit ose me kopje të një dokumenti identifikimi n.q.s është shtetas italian ose deklaratë e studentit mbi hotelin ku do të qëndrojë (e kompletuar me emrin e hotelit, adresën).

    3. Urdhër-xhirimi i përhershëm
    (i cili është njëkohësisht edhe pakthyeshëm, në Bankën Italo-Shqiptare, prej 4.500 Euro.

    4-Formulari i plotësuar në çdo pjesë të tij dhe i firmosur nga studenti.


    Londra, aplikimi nis tetë javë përpara

    Tetë javë përpara se të nisë viti akademik, duhet të aplikojë në ambasadën angleze një kandidat i cili dëshiron të studiojë në Londër. Ndryshe nga vendet e tjera, Anglia duket të ketë edhe numrin më të madh të dokumentacionit dhe procedurave që duhen ndjekur nga ana e të interesuarve. Si dokumenti më i rëndësishëm konsiderohet letra e pranimit nga një shkollë ose universitet me pagesë në Mbretërinë e Bashkuar.
    Çfarë përmban letra
    Letra e pranimit nga shkolla duhet të përmbajë koston e tarifave të kursit dhe faturën e pagesës, hollësi mbi akomodimin dhe kostot përkatëse. Detaje mbi kursin (numrin e orëve të mësimit në javë, lëndët, etj). Datat e fillimit, kohëzgjatja e kursit dhe datat e përfundimit të kursit apo studimit tuaj. Dëshmi të gjendjes financiare që vërteton se keni fonde të mjaftueshme për të përballuar shpenzimet gjatë periudhës së studimeve në MB. Nëse shpenzimet do të mbulohen nga ju ose familja juaj, duhet të paraqisni dokumentet e poshtëshënuara: Librezë personale ose të familjes së kursimeve ose deklarata bankare. Dëshmi të të ardhurave personale ose të anëtarëve të punësuar të familjes tuaj. Nëse dikush nga familja është i vetëpunësuar, duhet të paraqisni dokumentacion që vërteton biznesin e tij/saj.
    Nëse keni prona në emrin tuaj apo si trashëgimtar, duhet të paraqisni vërtetimet hipotekore mbi këto prona.
    Nëse ju sponsorizoheni nga një person apo institucion në MB, duhet të paraqisni dëshmi të statusit ligjor të sponsorit, fotokopje të pasaportës së tij/saj dhe dëshmi të gjendjes së tij financiare ose vërtetim nga institucioni që sponsorizon studimet tuaja. Nëse jeni student ose nxënës, duhet të keni leje për t’u shkëputur nga shkolla që ndiqni aktualisht. Nëse jeni i punësuar duhet të paraqisni një letër nga punëdhënësi juaj që cilëson se ju jepet leje për të ndjekur studimet. Pagesa e tarifës së vizës bëhet në momentin e aplikimit. Pagesa e tarifës së vizës bëhet vetëm në lekë shqiptare. Lista e tarifave të vizave është e publikuar në stendën e ambasadës. Tarifa nuk rimbursohet pavarësisht nga rezultati i aplikimit.

    DOKUMENTACIONI

    1-Dokumentet që do të paraqisni duhet të jenë origjinale ose fotokopje të përkthyera në anglisht dhe të noterizuara. Edhe dokumentet që vijnë nga MB duhet të jenë origjinale.
    2-Një formular të plotësuar (VAF 1).
    3-Dy fotografi të cilat nuk duhet të jenë më të vjetra se 6 muaj nga data e aplikimit.
    4-Pasaportë të vlefshme jo më pak se 6 muaj ose për gjithë kohëzgjatjen e studimeve të propozuara në MB, nëse do të studioni më shumë se 6 muaj.
    5-Certifikatë personale dhe familjare të aplikantit me vulën e Prefekturës dhe të Ministrisë së Jashtme.
    6-Diplomën dhe dëftesën e notave të shkollës.
    7-Vërtetim nga shkolla ku studioni nëse jeni student/nxënës në vazhdimësi.
    8-Letër-pranimi nga një shkollë ose universitet me pagesë në MB.


    Gjuha është një nga testet kryesore që bëjnë kandidatët

    Dy mënyra për studime në Gjermani

    Blerina KACA

    Procedurat që duhet të ndjekin të gjithë kandidatët nga vendi ynë ose Kosova, për të qenë student i një prej universiteteve në Gjermani, duket të jenë më të lehta. Kjo sipas të dhënave nga ambasada gjermane në vendin tonë, krahasuar me kandidatët e vendeve të tjera të Evropës. Të studiosh në Gjermani ka dy mënyra, “rruga” e të cilave duhet ndjekur me përpikëri të madhe, në rast se nuk dëshiron të ripërsërisësh edhe një herë kërkesën.
    Mënyra e parë
    Nëse sapo ke mbaruar gjimnazin dhe dëshiron të studiosh në universitetet e Hamburgut, duhet të aplikosh në fillim në Studienkolleg. Ky është një vit i detyrueshëm për të huajt (qytetarët që nuk i përkasin EU) përpara se të fillosh universitetin. Për të marrë një vend në Studienkolleg duhet të bësh fillimisht një provim të pranimit në Gjermani tek Studienkollegu, në të cilën ke aplikuar më parë. Ky provim përbëhet në shumicën e rasteve nga një provim i gjuhës gjermane me shkrim, një me gojë e një test. Nëse e merr provimin merr edhe vendin në “Studienkolleg”. Në Studienkolleg bën zakonisht 4-5 lëndë mësimore. Studimi këtu zgjat 1 deri 2 vjet. Mbasi mbaron Studienkollegun mund të aplikosh direkt në universitetet gjermane.
    Mënyra e dytë
    Nëse ke studiuar më shumë sesa 2 vjet në një degë të caktuar në universitetet e vendit tënd, mund të aplikosh direkt në universitet gjermane (në të njëjtën degë që ke studiuar dhe atje) pa pasur nevojë të bësh Studienkolleg përpara. Edhe këtu duhet të kesh njohuri të mira të gjuhës gjermane sepse ndërmjet dokumenteve që duhen për aplikimin, është edhe një vërtetim se ke marrë me sukses një prej provimeve të mëposhtme të gjermanishtes (emrat janë në gjermanisht):
    Test Deutsch als Fremdsprache für Studienbeëerber/-innen” (TestDaF) mit der Niveaustufe mindestens 4,0.
    Zentrale Mittelstufenprüfung (ZMP)
    Abgeschlossene Mittelstufe III
    Abgeschlossene Mittelstufe II
    Abgeschlossenes mindestens 4-jähriges
    Germanistikstudium im Ausland
    TestDaF-Prüfung mit der Niveaustufe unterhalb 4,0 (Einzelfallprüfung erforderlich)
    Këto provime organizohen zakonisht nga “INSTITUTI GOETE”.
    Ku bëhen provimet e gjuhës
    Së pari, duhet theksuar se provimet e gjermanishtes për në universitet janë një nga kushtet e aplikimit. Pra, nëse nuk ke një provim të tillë nuk mund të aplikosh, ndërsa provimi në Studienkolleg është provim pranimi, pra nëse e merr atë merr dhe vendin në studienkolegj. Provimet e përmendura më sipër mund të bëhen në institutin GÖETE në çdo vend që ky institut ekziston. Provimin e pranimit për Studienkolleg duhet ta bësh në Studienkolleg-un përkatës, pra në Gjermani.
    Si merret viza?
    Për të marrë vizën duhet të aplikosh në Studienkolegj me postë. Prej andej më pas rikthehet me postë një dokument, ku thuhet se ti mund të marrësh pjesë në provimin e gjuhës. Me këtë dokument dhe me një garanci bankare ose garanci të një shtetasi gjerman mund të marrësh një vizë dyjavore ose tremujore në ambasadën gjermane. Mbasi bën provimin në Hamburg dhe e merr atë, pra e kalon me sukses merr një vizë 1-vjeçare me të cilën mund të qëndrosh në Gjermani.

    Testet që duhet të kryhen (ne Gjermanisht)

    1-Test Deutsch als Fremdsprache für Studienbeëerber/-innen”
    2-(TestDaF) mit der Niveaustufe mindestens 4,0.
    3-Zentrale Mittelstufenprüfung (ZMP)
    4-Abgeschlossene Mittelstufe III

    1-Abgeschlossene Mittelstufe II
    2-Abgeschlossenes mindestens 4-jähriges
    3-Germanistikstudium im Ausland
    4-TestDaF-Prüfung mit der Niveaustufe unterhalb 4,0 (Einzelfallprüfung erforderlich)

    Dokumentet

    1-Kandidatët e interesuar duhet të aplikojnë për në universitetin e Studienkolegj me postë.
    2-Pas kësaj po me postë rikthehet përgjigjja, ku konfirmohet nëse ti mund të marrësh pjesë në provimin e gjuhës.
    3-Me këtë dokument dhe me një garanci bankare ose garanci të një shtetasi gjerman, mund të marrësh një vizë dyjavore ose tremujore në ambasadën gjermane.
    4-Mbasi bën provimin në Hamburg dhe e merr atë, pra e kalon me sukses merr një vizë 1-vjeçare me të cilën mund të qëndrosh në gjermani.
    5-Nëse ke studiuar më shumë sesa 2 vjet në një degë të caktuar në universitetet e vendit tënd mund të aplikosh direkt në universitet gjermane.
    6- Është shumë e rëndësishme që çdo aplikant të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës gjermane.


    Formulari gjendet në zyrat konsulltore të ambasadës greke

    Viza “Shengen”, e domosdoshme

    Vit pas viti Greqia po kthehet në një nga shtetet më të preferuara nga studentët shqiptarë. Kjo edhe falë procedurave që ata duhet të ndjekin për të qenë studentë në një nga universitet helene. Ashtu si për aplikantët e tjerë, të cilët kanë një garanci, një kërkesë për vizë punë apo ftesë biznesi, edhe për studentët procedurat janë thuajse të njëjta. Atyre u duhet të plotësojnë fillimisht një kërkesë, e cila duhet të jetë e firmosur nga nënshkruesi dhe e kohëve të fundit. Pas kësaj kandidatët plotësojnë formularin, i cili jepet falas pranë zyrës konsullore.
    Dokumentacioni
    Pasaporta është një dokumentet bazë që duhet të paraqesë në ambasadën greke çdo kandidat për student. Krahas këtij dokumenti identifikues, do të ketë edhe të tjerë plotësuese, të cilat përcaktojnë gjeneralitetet e kandidatit për student si dhe ato familjare. Kështu certifikata e lindjes, si dhe ajo e sigurimit të jetës dhe shëndetit në udhëtim, kohëzgjatja e së cilës do të jetë sa edhe kohëzgjatja e vizës së kërkuar, nuk duhet të mungojnë në listën e dokumenteve që dorëzon kandidati. Është shumë e rëndësishme që vetë kandidatët të përcaktojnë universitetin në të cilin dëshirojnë të studiojnë, duke përcaktuar saktë fakultetin dhe qytetin. Kjo pasi kërkesat shkojnë në sekretaritë e çdo universiteti i cili më pas kthen përgjigje nëse ka vende apo jo për studentë të huaj. Sipas të dhënave nga ambasada greke, kërkesat duhet të depozitohen brenda dy muajve, ndërkohë që aktualisht ende nuk ka nisur puna për vizat e studentëve shqiptarë.

    Dokumentet

    1-Kërkesë të plotësuar dhe të firmosur si dhe një fotografi të kohëve të fundit.
    2-Formulari jepet falas nga zyra konsullore tek i interesuari, gjatë paraqitjes pranë zyrës konsullore.
    3- Pasaportë të vlefshme ose dokument tjetër kalimi i njohur nga vendi ynë, në përputhje me pikat e përmendura në tabelën e dokumenteve të udhëtimit, në bazë të të cilëve lejohet kalimi i kufijve të jashtëm.
    4- Certifikatë lindjeje.
    5- Certifikatë e sigurimit të jetës dhe shëndetit në udhëtim, kohëzgjatja e së cilës do të jetë sa edhe kohëzgjatja e vizës së kërkuar.


    Adresat e internetit ku mund të gjesh informacion për fakultetet

    Universitetet e Amerikës, formularët dhe pagesat


    Amerika mbetet ëndrra e të gjithëve. Brenda kësaj ëndrre ka edhe një më të madhe, me emrin Haward. Jo pak emra të njohur, mes të cilëve edhe shqiptarë, janë diplomuar në universitetin më të madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aty ku ëndrra merr një kuptim të ri, falë diplomës harvardiane. Aplikimet për në universitetet e Amerikës nisin njëkohësisht me aplikimet në të gjitha universitetet e tjera jashtë vendit. Ndryshe nga ambasadat e tjera, amerikania ka hapur edhe një link të veçantë on_line, në të cilat të gjitha pyetjet janë të sqaruara mjaft mirë nëpër buletinet e ambasadës amerikane. Veç kësaj, çdo qytetar që kërkon të dijë më tepër rreth emigracionit në SHBA, mund të hapë faqen zyrtare të ambasadës www.usemb-tirana.rpo.at. Për ata që nuk dinë anglisht, aty ofrohet dhe opsioni shqip, ku personat e interesuar për emigrimin në “tokën e premtuar” mund të gjejnë një informacion shumë të detajuar.
    Viza për studime
    Për të aplikuar për një vizë të përkohshme ose që quhen ndryshe viza Jo-Emigrimi, të gjithë ju kandidatët për studentë duhet të postoni ose faksoni formularin-kërkesë në adresën: Zyra Konsullore, Ambasada Amerikane, Rr. Elbasanit #103, Tiranë, Shqipëri, Fax: +355-4-374-957, për të kërkuar një intervistim për vizë. Kërkesa për takim duhet bërë minimumi 3 (tri) javë përpara udhëtimit të aplikantit. Pas kësaj do të merrni vetëm me anë të postës përgjigjen në të cilën është shënuar data dhe ora e takimit, si dhe instruksionet se ku mund të gjenden formularët përkatës të aplikimit. Formularët e aplikimit mund të plotësohen nëpërmjet faqes së Internetit: http://www.usemb-tirana.rpo.at/consu...alb_forms.html. Në qoftë se ju nuk merrni një përgjigje nga zyra konsullore brenda 7 (shtatë) ditësh, atëherë duhet të postoni ose faksoni një kërkesë tjetër. Në asnjë rast nuk do të pranohet kërkesa nëse e çoni atë personalisht në ambasadë, me telefon apo e-mail. As rojet e sigurimit nuk pranojnë kërkesa tek dera.

    Pagesa

    1-Kur të kërkoni vizën, nuk duhet të dërgoni pasaportat, pagesat për vizat apo dokumentet mbështetëse, bashkë me formularin kërkesë.
    2-Në qoftë se kërkesa bëhet me anë të postës, aplikantët duhet të vendosin pullat e postës me pagesë të mjaftueshme për të kthyer përgjigjen me anë të postës. Në seksionin konsullor pranohen vetëm individët që kanë një datë takimi.
    3-Pagesat për vizat merren në ditën e takimit. Pagesa e tanishme për të aplikuar për një vizë Jo-Emigrimi është rreth 100 dollarë, e cila nuk kthehet mbrapsht.
    4- Zyra konsullore pranon edhe lekë, gjithashtu sipas kursit të këmbimit.
    5-Pagesat me çek apo kartë krediti nuk pranohen. Orari i pranimit të aplikantëve fillon nga ora 08:00 deri në orën 09:00 të mëngjesit, nga e hëna në të enjte.
    6- Orari i intervistave fillon nga ora 09:00 deri në orën 11:00 paradite. Kur të merrni me postë letrën e datë së intervistës, ju nuk duhet të dërgoni me faks dokumentet mbështetëse në zyrën konsullore, përfshirë garancitë nga të afërmit e tu në SHBA. Dokumentet që sillen, më përpara do të hidhen.
    7-Duhet të dërgoni të gjithë dokumentet, me të cilat të tregoni që keni lidhje të forta sociale, ekonomike dhe familjare me Shqipërinë në ditën e intervistës.


    Rumani

    Çdo fitues duhet të ketë në bankë 500 euro kredi


    Për të gjithë të interesuarit të cilët kanë përzgjedhur Rumaninë për të studiuar, aplikimet kanë nisur. Çdo ditë pranë kësaj ambasade, në një zyrë të posaçme jepen informacione rreth kërkesave, dokumenteve dhe kohës së përcaktuar për të aplikuar. Si në të gjitha ambasadat e tjera, dokumentet që duhen dorëzuar janë disa, ndërkohë që gjuha nuk është kriteri bazë për të fituar në degën e preferuar. Pasi testimi bëhet në gjuhën shqipe dhe pyetjet janë më shumë rreth lëndës që kandidati ka përzgjedhur.
    DokumentetËshtë e domosdoshme që pas kërkesës së parë që ka paraqitur kandidati për student, të vijë nga Rumania një letër-pranimi e dërguar nga Ministria e Arsimit në Rumani, ku konfirmohet pranimi i kërkesës së studentit. Më pas në listën e dokumenteve nuk duhet të mungojë kurrsesi sigurimi shëndetësor. Dokumenti që provon që pagesa e studimit është bërë, pasaporta bashkë me fotokopjen e pasaportës e vlefshme deri në 9 muaj. Si dhe dokumentet për qëndrimin (nëse do të qëndrojë në konvikt, duhet certifikata nga shkolla, nëse në apartament duhet kontrata). Gjithashtu çdo kandidat duhet të ketë minimumi 500 euro në llogari bankare si dhe biletën e udhëtimit.

    Dokumentet

    1-Letër-pranimi e dërguar nga Ministria e Arsimit në Rumani, ku konfirmohet pranimi i kërkesës së studentit.
    2-Sigurimi shëndetësor
    3-Dokumenti që provon që pagesa e studimit është bërë
    4-Pasaportë
    5-Fotokopje e pasaportës e vlefshme deri në 9 muaj
    6-Dokumentet për qëndrimin (nëse do të qëndrojë në konvikt duhet certifikata nga shkolla, nëse në apartament, duhet kontrata).
    7-Aplikantët duhet të kenë minimumi 500 euro në llogari bankare.
    8-Bileta e udhëtimit.

    Tirana Observer
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  4. #84
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Kushtet për të fituar tri degët e Arteve

    Blerina KACA

    Për të fituar fakultetin e Arteve të Bukura, Sportet dhe Arkitekturën kandidatëve u duhet t’i nënshtrohen konkursit. Ashtu si dhe vitin e shkuar akademik, fakultetet kanë vendosur disa faza konkurrimi për përzgjedhjen e më të mirëve, të cilat vazhdojnë mesatarisht një javë. Pikët kryesore do t’i ketë konkursi, ndërsa Matura Shtetërore me të 4 provimet, përfshirë edhe mesataren e viteve të shkollës së mesme ka një minimale pikësh. “Në këto degë, përveç konkursit që do të organizohet në shkollat e larta, pranimet do të bëhen edhe në bazë të rezultateve të provimeve të Maturës Shtetërore në masën: për degën e Arkitekturës 35%, Artet 30% dhe Sportet 30% të pikëve totale”, thotë urdhri i dhënë kohë më parë nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, Genc Pollo, i cili do të gjejë zbatim në këtë fazë konkurrimi. Pikët e tjera, që i bien respektivisht, 65% dhe 70%, i takojnë asaj që do të fitojnë kandidatët nga konkursi.

    Artet Figurative, 5 testime

    Konkursi për Fakultetin e Arteve Figurative do të zhvillohet në pesë ditë, në dy specialitete: Pikturë dhe Skulpturë. I ndarë në pesë faza, konkursi do të përmbajë vizatim, skica të shpejta, realizim të një pikture dhe skulpture dhe një kompozim në pikturë, vizatim etj.

    Skenografia, 3 seanca

    Në mënyrë që të fitosh në degën e Regjisë, duhet t’i nënshtrohesh tri fazave të konkursit. Në ditën e parë, para komisionit duhet të paraqesësh një platformë regjisoriale dhe duhet të testohesh për formimin kulturor rreth teatrit, dramaturgjisë, filmit, letërsisë etj.

    Arti Skenik, monolog dhe etyd

    Për degën e Aktrimit, përveç monologut, monologut klasik, poezisë, fabulës dhe tregimit, konkurrenti duhet të testohet edhe për formimin kulturor, edukimin muzikor dhe të kontrollohet për plastikën trupore. Për degën e Aktrimit, përveç monologut, monologut klasik, poezisë, fabulës dhe tregimit, konkurrenti duhet të testohet edhe për formimin kulturor, edukimin muzikor dhe të kontrollohet për plastikën trupore. Konkurrentëve do t’u bëhen edhe kërkesa të tjera nga komisioni, të cilat duhet t’i përmbushë për të fituar. Për degën e Regjisë së Filmit Televiziv, atyre do t’iu duhet formimi i përgjithshëm dhe ai profesional. Ky i fundit do të matet nëpërmjet testeve teorike dhe praktike. Gjithashtu, kandidati duhet të hartojë një platformë regjisoriale filmike, tema dhe lloji do të caktohet gjatë konkursit nga komisioni, por ai duhet të ketë njohuri të mira edhe mbi përdorimin e aparatit fotografik me film. Në bazë të kësaj, studenti duhet të realizojë një etyd regjisorial. Përveç një testimi për formimin kulturor mbi kinematografinë shqiptare dhe botërore, studenti duhet të ketë me vete edhe një aparat fotografik me film.

    Regjia dhe Skenografia

    Në mënyrë që të fitosh në degën e Regjisë, duhet t’i nënshtrohesh tri fazave të konkursit. Në ditën e parë, para komisionit duhet të paraqesësh një platformë regjisoriale dhe duhet të testohesh për formimin kulturor rreth teatrit, dramaturgjisë, filmit, letërsisë etj. Dita e dytë, do të përmbajë vetëm interpretim në monolog, tregim dhe poezi. Dita e tretë, do të mbyllet me një etyd regjisorial, tema e të cilit do të caktohet nga komisioni. Edhe për degën e Koreografisë, konkursi do të realizohet në tri ditë. Në ditën e parë, janë ushtrime klasike të karakterit popullor, variacion ose monolog nga balete të ndryshme, kompozim të elementëve për ushtrimet klasike e popullore, por njëkohësisht konkurrenti do të gjendet përballë kontrollit për njohuritë teorike e praktike mbi folklorin koreografik shqiptar. Në ditën e dytë, përveç vlerësimit të njohurive në historinë e baletit shqiptar e botëror, parashikohet pantonim, sipas kërkesës së komisionit.

    Fakulteti i Arteve Figurative

    Konkursi zhvillohet në pesë ditë, në dy specialitete: Pikturë dhe Skulpturë. I ndarë në pesë faza, konkursi do të përmbajë vizatim, skica të shpejta, realizim të një pikture dhe skulpture dhe një kompozim në pikturë, vizatim etj. Sa i përket ditës së pestë, kandidati do të vlerësohet për formimin teorik në njohuritë e historisë së artit, interpretimin e materialeve personale dhe të një autori tjetër. Kandidatët nuk duhet të harrojnë për të paraqitur dosjen e tyre personale, e cila duhet të përmbajë vizatime, piktura, skica etj. Si për Fakultetin e Artit Skenik ashtu edhe për Artet Figurative, materialet që duhen për në konkurs do të përballohen nga vetë konkurrentët. Pas konkursit, për të gjitha fakultetet e Arteve të Bukura do të ngrihet një Komision Vlerësimi, i cili do të merret me llogaritjen e pikëve të provimeve të detyruara si dhe rezultateve të marra gjatë konkursit.

    Tabela

    Konkursi për seleksionim dhe përzgjedhjen e kandidatëve të rinj do të zhvillohet sipas kritereve të mëposhtme:
    Konkursi do të ketë dy faza ose thënë ndryshe, dy boshte kryesore:
    1. Punë praktike në atelie
    2. Testim teorik

    1. Puna Praktike në atelie do të zhvillohet si më poshtë:
    Kohëzgjatja : 2 ditë, nga 5orë
    Tema e veprës: Studim nga natyra (Figurë njeriu).
    Dimensioni i veprës: 70 x 90 cm
    Lloji i veprës: Vizatim ose Pikturë (për kandidatë të Pikturës), Vizatim ose Skulpturë (për kandidatë të Skulpturës)

    Disa sqarime të mëtejshme të kritereve të mësipërme

    Studimi nga natyra do të propozohet dhe organizohet si më poshtë:
    Në të gjitha atelietë e shkollës ku do të zhvillohet testimi praktik i kandidatëve për studentë do të ketë modele të vendosur (figurë njeriu). Studentët do të prezantohen me modelet dhe më pas ata do të vetëvendosin:
    a. Cilin model zgjedhin.
    b. Mënyrën se si kompozojnë.
    c. Mjetin me të cilin realizojnë veprën.
    Konkursi për seleksionim dhe përzgjedhjen e kandidatëve të rinj do të zhvillohet sipas kritereve të mëposhtme:
    Konkursi do të ketë dy faza, ose thënë ndryshe, dy boshte kryesore:
    1. Punë praktike në atelie
    2. Testim teorik

    1. Puna Praktike në atelie do të zhvillohet si më poshtë:
    Kohëzgjatja : 2 ditë, nga 5orë
    Tema e veprës: Studim nga natyra (Figurë Njeriu).
    Dimensioni i veprës: 70 x 90 cm
    Lloji i veprës: Vizatim ose Pikturë (për kandidatë të Pikturës), Vizatim ose Skulpturë (për kandidatë të Skulpturës)

    Disa sqarime të mëtejshme të kritereve të mësipërme.
    Studimi nga natyra do të propozohet dhe organizohet si më poshtë:
    Në të gjitha atelietë e shkollës ku do të zhvillohet testimi praktik i kandidatëve për studentë do të ketë modele të vendosur (figurë njeriu). Studentët do të prezantohen me modelet dhe më pas ata do të vetëvendosin:
    a. Cilin model zgjedhin.
    b. Mënyrën se si kompozojnë.
    c. Mjetin me të cilin realizojnë veprën.

    Letër vizatimi 70x90,
    Telajo pikture 70x90, si dhe të gjitha mjetet e tjera plotësuese për të realizuar një vepër në vizatim apo në telajo (pikture).

    Për kandidatët e Skulpturës, fakulteti siguron materialin (baltë plastikë, armaturë) në qoftë se ata zgjedhin modelimin, Plastikën për të realizuar punën e tyre.

    2. Testimi teorik
    Kohëzgjatja: 2 ditë + ( në varësi të nr. të konkurrentëve)
    Fazat:
    Faza e parë
    Është testimi i kandidatit për student në lëndën Histori Arti. Ky Testim do të kryhet nëpërmjet përgjigjes direkt mbi tezën e zgjedhur. Teza është e fshehtë.
    Literaturë:
    - Të gjithë materialet me të cilat kanë studiuar në shkollat e mesme
    - Historia e Artit (E.H. Gombrixh)
    - Aventurë e Artit në shek. XX dhe materiale të tjera alternative.
    Faza e dytë
    Është intervistë e kandidatit për student me anëtarët e Komisionit.

    Qëllimi është: Për të testuar nivelin e përgjithshëm kulturor, ndjeshmërinë artistike, marrëdhënien e tij me një proces artistik që ai kryen, e lidhur kjo ngushtë me formacionin e fakultetit, kërkesat tij, si dhe ato çka ky fakultet kërkon prej studentëve dhe iu ofron atyre njëkohësisht.

    Faza e tretë
    Është shqyrtimi i dosjes personale të kandidatit për student, në të cilën ai prezanton praktikisht një grup punësh të kryera prej tij, dhe që ai mendon se bëjnë prezantimin më të mirë artistik të tij. Këto punë mund dhe duhet të plotësojnë imazhin e punës praktike që ai kryen në atelier në dy ditët e para të konkursit.

    III – Dosje profesionale personale
    1. Vizatime e skica të ndryshme, realizime me laps karbon etj. Realizime në vaj, tempera, akuarel etj. (për pikturën)
    2. Realizime në skulpturë me foto si dhe punime në skulpturë etj. (për skulpturën)
    3. Realizime në teknika të grafikës, tekstil, foto, video, punime në kompjuter etj.

    Vizatim Pikturë,skulpture

    Letër vizatimi 70x90,
    Telajo pikture 70x90, si dhe të gjitha mjetet e tjera plotësuese për të realizuar një vepër në vizatim apo në telajo (pikture).

    Për kandidatët e Skulpturës, fakulteti siguron materialin (baltë plastikë, armaturë) në qoftë se ata zgjedhin modelimin, Plastikën për të realizuar punën e tyre.

    2. Testimi teorik
    Kohëzgjatja: 2 ditë + ( në varësi të nr. të konkurrentëve)
    Fazat:
    Faza e parë
    Është testimi i kandidatit për student në lëndën Histori Arti. Ky Testim do të kryhet nëpërmjet përgjigjes direkt mbi tezën e zgjedhur. Teza është e fshehtë.
    Literaturë:
    - Të gjithë materialet me të cilat kanë studiuar në shkollat e mesme
    - Historia e Artit (E.H. Gombrixh)
    - Aventurë e Artit në shek. XX dhe materiale të tjera alternative.
    Faza e dytë
    Është intervistë e kandidatit për student me anëtarët e Komisionit.

    Tirana Observer
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zemrushja : 08-05-2007 më 00:25
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  5. #85
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Rektori i UT-së, Shezai Rrokaj: Ministria të gjejë një zgjidhje

    Studentët, lot në fakultete: Po na ndryshojnë degën

    Qindra studentë të rinj kërkojnë të mos çregjistrohen


    Sapo çelet dera e sekretarisë, turma të rinjsh drejtohen me nxitim drejt saj. Më pas prindërit. Të irrituar ata i hakërrehen sekretares. "Zonjë, unë nuk dua të ndryshoj degë. Jam shumë mirë në degën ku kam fituar, pse duhet të shkoj te kjo tjetra". Nga ana tjetër, një zë i shpejtë shpjegon: Ky është urdhri i ministrisë, duhet të marrësh dokumentet që këtu e të shkosh në degën tjetër ku të ka dalë emri...Rregulli kërkon që studentët të çregjistrohen në degën e parë që kanë fituar dhe të shkojnë në të dytën, kundra dëshirës së tyre. Për t‘i dhënë një zgjidhje problemit, rektori i UT-së, Shezai Rrokaj, tha se Ministria e Arsimit duhet të ndërhyjë sa më parë.

    Një kaos i vërtetë dje në Fakultetin e Histori-Filologjisë, ku asistuam në një proces regjistrimi të studentëve të rinj. Por jo vetëm aty, por në të gjitha sekretaritë mësimore të Universitetit të Tiranës, siç na informojnë burimet. Janë me qindra studentë që derdhin lot për të mos ndryshuar degën e studimit. Zemëratës së tyre i shtohet edhe arroganca dhe nervozizmi i prindërve dhe të afërme. Problemi është i thjeshtë në dukje, por i madh për nga natyra, pasi s‘ka marrë ndonjë përgjigje nga Ministria e Arsimit. Në bazë të mekanizmave që ka caktuar ky dikaster për përzgjedhjen e studentëve janë dy regjistrime; ai paraprak dhe përfundimtar. Studentët fitues të shkollave të larta u regjistruan javën e kaluar. Por një pjesë e mirë e tyre, mbi 2000, duhet t‘i tërheqin dosjet nga fakultetet ku janë regjistruar dhe të shkojnë në një tjetër, ku iu ka dalë sërish emri si fitues.

    Ministria e Arsimit bëri të ditur, përmes zyrës së shtypit se Qendra e Përpunimit Informatik kreu shpërndarjen e dytë të kandidatëve për arsim të lartë me sistemin Meritë-Preferencë, duke marrë parasysh pikët dhe kërkesat e secilit. Nga kjo rezulton se 2.422 kandidatë ngrihen në një preferencë më të lartë. Kështu me ose pa dëshirë, ata duhet të kryejnë çregjistrimin, sepse ky është rregull.

    Ndaj një kandidat që ka renditur si preferencë të 6-të degën e anglishtes, dhe është regjistruar në raundin e parë, duhet të çregjistrohet nëse i ka dalë emri si fitues, tashmë që është bërë shpërndarja e dytë e pikëve. Pra me pikët që ka marrë ai duhet të shkojë në preferencën e tij të pestë që është frëngjishtja. Për këtë duhet të çregjistrohet nga dega e parë dhe të shkojë tek e dyta edhe në rast se tashmë ndihet mirë me fitoren në anglisht.

    Ky është problemi që shqetësonte dje qindra të rinj të ngjashëm me rastin e lartpërmendur si shembull.

    Ata i kanë bërë kërkesë Ministrisë së Arsimit që të mos iu ndryshojë degën kundra vullnetit të tyre. Të pyetur për renditjen e preferencave në formularin A2, ata thonë se kjo nuk duhet të jetë kusht, pasi kanë pikët e nevojshme dhe duhet të zgjedhin se ku duhet të studiojnë dhe jo t‘ua caktojë me pahir Ministria e Arsimit.

    I njohur me këtë shqetësim, rektori i Universitetit të Tiranës, Shezai Rrokaj, tha se "Ministria e Arsimit duhet të gjejë një zgjidhje për këta studentë". Ata janë ndër më të mirët e universiteteve dhe nuk duhet të kushtëzohen për degën ku do të studiojnë. Sipas Rrokajt është e drejta e tyre të studiojnë në një degë të caktuar, kur e kanë numrin e duhur të pikëve dhe Ministria e Arsimit nuk mund të dërgojë në shkollë të rinjtë në mënyrë urdhërore.

    Dje ishte dita e parë e regjistrimeve, ku në fakultetet e Tiranës kanë kryer regjistrim vetëm studentët që fituan për herë të parë, ndërsa ata që duhet të ndryshojnë degë nuk kanë pranuar. Pritet që ditën e hënë, dikasteri i Arsimit të sqarojnë të rinjtë, por edhe sekretaritë për zgjidhjen e këtij problemi.




    Gazeta Shqip
    #VamosArgentina

  6. #86
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    800 studentë në kërkim të dhomave me qira

    Zyrat imobiliare kanë zhvendosur zyrat e punës në prag të fillimit të vitit të ri akademik, sikurse dhe qiraxhinjtë kanë zënë radhë para kangjellave të konviktit të universitetit "Aleksandër Xhuvani" në qytetin e Elbasanit. Menaxherë të këtyre agjencive të vogla, apo dhe të moshuar që kërkojnë të "mbushin" banesat e tyre bosh. Konviktorët e pamundur për t‘u akomoduar në Qendrën e Strehimit të Studentëve, janë ndërkohë në kërkim të një shtëpie sa më komode por edhe sa më të lirë. Mësohet se nga 1500 studentë të rinj që nisin studimet në këtë vit akademik në këtë universitet, mbi një mijë janë nga rrethet jashtë Elbasanit, ose fshatrat përreth. Ndërkaq, një pjesë e vogël e tyre mundet të akomodohen në godinën e konviktit universitar, pasi aktualisht aty nuk mund të strehohen më tepër së 1100 studentë. Ata qëndrojnë nga 5-6 vetë në një dhomë. Ky fluks kërkesash ka rritur menjëherë çmimin e qerasë së banesave në këtë qytet. Aktualisht, një hyrje një plus një, nga 10 mijë lekë që mund të jepej në çdo muaj të viti, aktualisht është rritur gjer në 20 mijë lekë. Studentët e Elbasanit nuk shpresojnë për një godinë të re studentore, pasi kërkesa për një fond prej 20 milionë lekësh ende nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Ministria e Arsimit.




    Gazeta Shqip
    #VamosArgentina

  7. #87
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Bursat, 8 mijë lekë në muaj për studentët, 5 mijë për nxënësit

    Për herë të parë përfitojnë të rinjtë me statusin e invalidit


    Nxënësit dhe studentët, që nuk kanë të ardhura ekonomike, si dhe ata që kanë rezultate shumë të mira në mësime do të përfitojnë bursë. Këtë e vendosi dje qeveria. Këtë vit janë miratuar 300 bursa më shumë për nxënësit dhe 300 bursa më shumë për studentët. Kjo, për shkak të rritjes së numrit të nxënësve të vitit të parë në arsimin e mesëm profesional, si dhe rritjes së numrit të studentëve në vitin e parë. Gjithashtu, në ndryshim nga viti i kaluar marrin bursë edhe nxënësit dhe studentët që kanë statusin e invalidit. Në vendimin e djeshëm të qeverisë parashikohen bursat për vitet e para, pasi studentët e tjerë i marrin bursat në vijimësi. Në total, për këtë vit janë 2400 nxënës të konvikteve që marrin bursë, të cilëve u shkon në formë ushqimi në mensë dhe jo para në dorë. Ndërkohë, janë 1200 studentë të viteve të para që marrin bursë me para në dorë.

    "Ashtu si edhe në vitin e kaluar përfitojnë bursë studentët që vazhdojnë studimet në specialitetin e matematikës dhe në atë të fizikës, pas përfundimit të vitit paraardhës me notë mesatare tetë", bëhet e ditur në relacionin përcjellës të vendimit. Po kështu, janë edhe 25 studentë të vitit të parë që marrin bursë, sepse janë më të mirët e maturës për këtë vit. Por, në sugjerimin e Ministrisë së Drejtësisë bërë për Ministrinë e Arsimit ishte që të merrnin bursë edhe studentët e sistemit part-time. Por kjo pikë është hedhur poshtë nga dikasteri i Arsimit me pretendimin se ata janë njerëz të punësuar.

    Pagesa mujore ose ndryshe bursa është 8000 lekë për të gjitha fakultetet, përjashtim bën akademia sportive, ku studentët marrin 8500 lekë në muaj. Ndërsa nxënësit e shkollave të mesme, që rrinë në konvikte marrin 5 mijë lekë në muaj. Ndërkohë që, po kaq është shuma që duhet të derdhin prindërit çdo muaj në konvikt për ta. Në tabelën shoqëruese të vendimit thuhet se "për shkollat 9-vjeçare financimi i shtetit është 5000 dhe financimi nga nxënësi është 4800 lekë për ushqim dhe 200 shpenzim vetjak".

    Në të gjithë vendin janë rreth 12 mijë nxënës dhe studentë, që përfitojnë bursë nga shteti. Ata janë fëmijë që vijnë nga familje me të ardhura të pakta ekonomike, jetimë, invalidë, si dhe një numër më i vogël studentësh, që dalin me notë mesatare mbi 8-të. Kështu, ka bursa sipas meritës, përveç bursave për shkaqe ekonomike. Në këtë kategori, shumica e përfituesve janë studentët dhe më të paktë nxënësit. Në bazë të meritës do t‘u jepet bursë nxënësve me rezultate të shkëlqyera në provimin e Maturës Shtetërore 2007, numri i të cilëve është 25". Po kështu, përfitojnë edhe ata studentë që regjistrohen në vitin e parë të shkollës së lartë, që kanë mbaruar shkollën e mesme me medalje të artë. Për nxënësit është shtuar edhe një kategori e re, që përfiton dhe janë ata të shkollave profesionale me rezultate të shkëlqyera në mësime. Ndërsa, kriteret ekonomike të përfitimit të bursës janë të ngjashme me ato të viteve të mëparshme. Sipas kriterit ekonomik, përfitojnë bursë nxënësit dhe studentët që vijnë nga familje me të ardhura të pakta. Të gjithë nxënësit që e gjejnë veten në kategoritë e botuara në tabelë duhet të paraqesin dokumentet në sekretarinë e shkollës. Në të gjithë vendin, nga bursat e shtetit përfitojnë në të 4 vitet e studimit rreth 5000-6000 nxënës dhe 5000-6000 studentë.




    Gazeta Shqip
    #VamosArgentina

  8. #88
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    UT-ja, provimet e mbartura në minisezone



    Studentët do t‘i japin provimet që kanë të mbartura nga viti paraardhës në disa sezoneve dhe jo vetëm në dy të tilla. Këtë e bëri të ditur dje rektori i Universitetit të Tiranës, Shezai Rrokaj. Kështu, nisur nga ky vit, studentët nuk janë të detyruar të japin nga tri apo katër provime në një muaj, por mund ta caktojnë vetë kohën se kur do t‘i japin këto provime. Këtë vendim e kanë marrë të gjithë këshillat e fakulteteve të UT-së. Ai vjen si ndihmë për studentët që nuk kanë arritur ta mbyllin vitin me të gjitha provimet. Kështu, një student i vitit të dytë, që ka nga viti i parë katër provime të vlerësuara me notën katër, mund t‘i japë në cilindo muaj të vitit akademik. Por më parë duhet të regjistrohet në sekretari. Në një takim të organizuar dje në Fakultetin Ekonomik të Tiranës, dekani Dhori Kule ua ka komunikuar një vendim të tillë studentëve, të cilët jo vetëm e kanë mirëpritur por edhe e kanë përshëndetur. Numri i studentëve mbetës në provime është tepër i lartë në të gjitha fakultetet e Universitetit të Tiranës. Një gjë e tillë do të shmangë stazhet që i detyronin studentët të humbnin frekuentimin e shkollës për një vit akademik.



    Gazeta Shqip
    #VamosArgentina

  9. #89
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-02-2008
    Postime
    2

    Ftesë Studentëve Shqiptarë

    Dega e Partise Socialiste ne Selanik nen kujdesin e Sekretarit per Marredhenje me Jashte dhe Kryetarit te Fressh-Thessaloniki z. Aleks Buda ne bashkepunim me Fakultetin e Studimeve Nderkombetare dhe Europiane Ekonomiko Politike te Universitetit Macedonia te Selanikut ju informon:

    Ne datat 30/04-04/05/2008 do organizohet konferenca ThessISMUN me studente nga e gjithe Greqia dhe Europa ku do te diskutohen tematika mbi diplomacinë ndërkombëtare, përballjen me krizat rajonale si dhe diskutime te tjera sipas modelit te diskutimeve ne Kombet e Bashkuara (Model United Nations). Per me shume informacion mbi axhenden dhe programin e diskutimeve drejtohuni tek http://sites.mgkworld.net/thessis08/.
    Ne kuader te bashkepunimit organizatoret ftojne 5 studentë nga universitetet shqiptare te cilet do te përzgjidhen nga profesoret e tyre apo rekomandime te tjera. Kriter i rëndësishëm përbën gjuha angleze pasi punimet dhe diskutimet do të zhvillohen në anglisht.
    Nëse jeni të interesuar dhe për më shumë informacion mund të kontaktoni me ne në adresën e-mail:
    info@ps-selanik.com

  10. #90
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anëtarësuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035

    Konkurs Nderkombetar per Esse

    Banka Boterore ne bashkepunim me qeverine e Norvegjise ju fton qe te merrni pjese ne Konkursin Nderkombetar per Esse, me temen " Shaping the city of your dreams"

    Per me shume klikoni ketu
    • The rest is silence.


  11. #91
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Dokumentet që ju duhen ditën e provimeve


    Një orë përpara kohës zyrtare është afati i përcaktuar nga Ministria e Arsimit për të gjithë maturantët. Ata duhet të jenë përpara orës 09:00 në godinën përkatëse ku do të zhvillohet provimi, në mënyrë që të bëhen të gjitha verifikimet e duhura. Gjithashtu, duhet që nxënësit të kenë me vete ditën e provimit për identifikim certifikatën personale me fotografi ose letër njoftim, pasi hyrja do të bëhet në bazë të emrave që janë të afishuar në listat përkatëse të çdo shkolle. Sistemimi i çdo nxënësi/kandidati, në mjediset/sallat e provimit bëhet një nga një, sipas rendit të hyrjes së tyre. Ndalohet ndërrimi i vendeve.
    Në ato shkolla apo mjedise ku provimi administrohet vetëm në një klasë, sistemimi i nxënësve bëhet sipas rendit alfabetik. Provimet e Maturës Shtetërore do të zhvillohen vetëm me shkrim. Ato do të drejtohen, organizohen dhe realizohen nga Komiteti i Maturës Shtetërore, në mënyrë të centralizuar (vlerësim i jashtëm), duke eliminuar në këtë mënyrë diferencat e vlerësimeve që burojnë nga vlerësimi i brendshëm (në bazë shkolle). Hartimi i tezave të provimeve dhe vlerësimi do të bëhet në nivel qendror nga qendra e specializuar QKAVP, duke u bazuar në urdhrat, udhëzimet dhe rregulloret përkatëse të MASH, nën drejtimin dhe administrimin e drejtpërdrejtë të Komitetit të Maturës Shtetërore.

    Skualifikimi

    Sipas rregullores së Maturës Shtetërore, nëse një nxënës thyen rregullat e provimit, atëherë administratori i provimit njofton përgjegjësin e administrimit të provimit dhe merr këto masa disiplinore. Masat disiplinore konsistojnë automatikisht deri në përjashtimin e kandidatit nga provimi. Kështu, një nxënësi i hiqet e drejta e dhënies së provimit të maturës për 3 vjet, në qoftë se përpiqet që të japë provim për një nxënës tjetër. I njëjti penalizim ndiqet edhe në rastet kur dikush nga kandidatët kapet duke dhënë apo marrë kopje nga persona të tjerë brenda apo jashtë mjediseve ku zhvillohet provimi. Penalizime do të ketë edhe për ata persona, të cilët blejnë një kopje të testit ose përpiqen të marrin informacione nga persona të tjerë mbi përmbajtjen e testit. Nga ana tjetër kandidatët duhet të jenë të kujdesshëm që të mos bëjnë komente mbi përmbajtjen e testit apo zgjidhjen e tij gjatë kohës së zhvillimit të provimit, pasi mund të nxirren automatikisht nga mjediset.

    8 rregulla ditën e provimit

    1- Nxënësi/kandidati paraqitet në shkollë 1 (një) orë përpara fillimit të provimit. Në këtë kohë kryhet identifikimi i nxënësit/kandidatit, hyrja në mjediset e provimit (klasa), ulja e tyre në vende si dhe leximi i rregullave për nxënësit/kandidatët.

    2-Procesi i identifikimit të çdo nxënësi/kandidati gjatë hyrjes së tyre në mjediset e provimit kryhet nga përgjegjësi i administrimit të provimit. Me kërkesën e tij, ai mund të ndihmohet nga drejtori i shkollës dhe administratorët e provimit.

    3-Pas fillimit të zhvillimit të provimit, drejtori i shkollës NUK lejohet të hyjë në mjediset ku zhvillohet provimi.

    4-Hyrja dhe ndarja e çdo nxënësi/kandidati nëpër klasa, bëhet duke ndjekur RIGOROZISHT rendin zbritës te listës emërore te dërguar nga AVA.

    5-Nxënësi/kandidati, ditën e provimit, ka me vete për identifikim certifikatën personale me fotografi ose letërnjoftim.

    6-Lejohet hyrja në provim vetëm e nxënësit/kandidatit të shpallur në listë.

    7-Sistemimi i çdo nxënësi/kandidati, në mjediset/sallat e provimit bëhet një nga një, sipas rendit te hyrjes se tyre. Ndalohet ndërrimi i vendeve.

    8- Në ato shkolla apo mjedise ku provimi administrohet vetëm në një klasë, sistemimi i nxënësve bëhet sipas rendit alfabetik.

    14 raste kur mund të përjashtohesh

    1- Nëse kandidati nuk është i pajisur me dokument identifikimi si certifikata personale.

    2- Nuk qëndron në vendin që i caktohet.

    3- Përpiqet të japë provimin për një nxënës/kandidat tjetër.

    4- Bën përpjekje të fitojë në mënyrë të padrejtë informacion mbi përmbajtjen e testit.

    5- Merr ose jep ndihmë, informacion, kopje ose komunikon me nxënës/ kandidatë të tjerë.

    6- Bën komente lidhur me përmbajtjen ose zgjidhjen e testit gjatë kohës së zhvillimit të provimit.

    7- Përdor mjete shkrimi të ndryshme nga ato të specifikuara për këtë qëllim (të cilat janë: stilolaps me ngjyrë të zezë ose blu dhe vizore, laps, gomë - vetëm për provimin e Matematikës).

    8- Merr me vete telefon celular, radio ose çdo mjet tjetër komunikimi në mjedisin e provimeve.

    9- Largohet nga mjedisi i provimit pa kryer procesin e sekretimit.
    10-Shkruan ose dëmton kodin e sekretimit (barkodin) të vendosur në test.

    11- Nxënësi/kandidati përjashtohet nga provimi, në qoftë se thyen rregullat e provimit.

    12- Nxënësi/kandidati përjashtohet nga provimi dhe i hiqet e drejta të japë provimet e Maturës për 1 vit, në qoftë se nuk zbaton rregullat e pikave 54.3, 54.4,
    54.5, 54.8. Në qoftë se përgjegjësi i administrimit të provimit merr një nga masat e parashtruara në pikën 55.1 ose 55.2, ai urdhëron nxënësin/kandidatin të largohet nga salla e
    provimit, pa shqetësuar të tjerët.

    13-Në rast se nxënësi/kandidati refuzon të largohet nga mjedisi i provimit, përgjegjësi i administrimit të provimit e informon atë mbi mosnjohjen e rezultatit dhe lejon vazhdimësinë e provimit.

    14-Maturantët që dorëzojnë testin e provimit përpara kohës së përcaktuar, nuk duhet të dalin nga mjedisi ku zhvillohet provimi para dy orëve nga fillimi i tij, por të grumbullohen në një sallë, të përcaktuar që më parë.


    T.O
    Sui generis

  12. #92
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kriteret e reja për konkurentët në Shkollën e Policisë


    Drejtues të lartë të policisë kanë ftuar edhe maturantët që të marrin pjesë në konkursin e Shkollës së Policisë, për Patrullën e Përgjithshme, që zhvillohet më 10 korrik në Pallatin e Kongreseve. Madje për ata që këtë vit mbarojnë shkollën e mesme janë krijuar edhe disa lehtësira, në mënyrë që të mos pengohen të konkurrojnë edhe në degë të tjera. Në vend të diplomës se shkollës së mesme do t'u pranohet vërtetim notash me fotografi dhe e konfirmuar nga Drejtoria Arsimore.

    Por, në momentin e marrjes se diplomës duhet ta paraqesin atë pranë zyrës së personelit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut, në të kundërt nuk do të lejohen të vazhdojnë konkurrimin edhe nëse janë fitues.

    Konkursi

    Çdo kandidat për polici, përveçse duhet të marrë parasysh të gjitha rreziqet dhe vështirësitë e punës, si dhe t'i shërbejë qytetarëve me dinjitet, duhet të plotësoje edhe disa kushte, tashmë të përcaktuara me ligj. Gjithçka është përcaktuar si në ligjin e ri të policisë, ashtu edhe në rregulloren e testimit për të gjithë ata që duan të bëhen policë. Aplikimi tashmë ka nisur dhe dokumentet e nevojshme duhet të jenë paraqitur deri më datë 25 qershor. Në fund fitues do të jenë 150 persona, që do të vazhdojnë trajnimet në shkollën e policisë, për të qenë më pas pjesë e Patrullës së Përgjithshme të Policisë. Që të hysh në radhët e policisë, përveçse duhet të jesh domosdoshmërisht shtetas shqiptar, duhet të kesh edhe arsimin dhe kualifikimet e nevojshme për këtë detyrë, madje duhet të kesh edhe dëshmi aftësie për drejtim automjeti të tipit B.

    Kriteret

    Për të veshur uniformën blu të Policisë së Shtetit, përveç përballimit të vështirësive të punës, duhet plotësuar 8 kritere. Të drejtën për t'u bëtë punonjës policie, sipas projektligjit të policisë, e ka çdo person që është shtetas shqiptar, si dhe ka zotësi të plota për të vepruar. Ndërkohë që kriter tjetër është edhe gjendje e mirë shëndetësore dhe të jetë i aftë fizikisht për të kryer detyrën. Nuk është një kusht i fortë arsimi, pasi edhe vetëm shkolla e mesme mund të jetë e mjaftueshme për një punonjës të rolit bazë të policisë. Gjithashtu nëse dikush kërkon të bëhet polic, duhet të japë informacionin e kërkuar në lidhje me punën e tij të mëparshme ose një histori të shkurtër apo ndonjë problem tjetër që lidhet me pranimin e tij në forcën policore. Pas plotësimit të të gjitha kritereve të përcaktuara me ligj, është e nevojshme një periudhë prove prej një viti.

    Testi fizik

    Pasi të kenë përmbushur të gjitha kriteret teorike, ata që e kalojnë këtë provë, do t'i nënshtrohen provës fizike për t'u bërë pjesë e policisë. Duhet të kalojnë domosdoshmërisht edhe testin fizik, ku fillimisht duhet t'u përgjigjen 8 pyetjeve të testit për vendimet në dileme. Pasi të kenë dhënë përgjigje për secilën nga pyetjet, atëherë do të mund të fillojnë përmbushjen e të gjitha detyrimeve fizike, që nga testi i kërcimit vertikal, testit për muskujt e barkut, testit të maksimumit të pompave, atij të vrapimit dhe të ecjes, etj. Më pas do të mblidhen pikët për secilin nga ushtrimet e testit fizik.

    DOKUMENTET

    1. Diploma e shkollës së mesme ose vërtetim notash me fotografi, i konfirmuar nga Drejtoria Arsimore

    2. Formulari i plotësuar i aplikimit, të përcaktuar nga struktura qendrore e personelit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë

    3. Fotokopje e pasaportës ose certifikatë lindjeje me fotografi

    4. Dëshmi penaliteti

    5. Fotokopje e dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit B

    KRITERET

    1. Të jetë shtetas i Republikës së Shqipërisë

    2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar

    3. Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën

    4. Të ketë mbaruar shkollën e mesme

    5. Të japë informacionin e kërkuar në lidhje me punën e tij të mëparshme ose ndonjë çështje tjetër që lidhet me pranimin e tij në shërbimin policor

    6. Të mos jetë dënuar penalisht me vendim të formës së prerë

    7. Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit B

    8. Nuk ka të drejtë të aplikojë për t'u pranuar në Polici personi ndaj të cilit është marrë masa disiplinore e përjashtimit nga Policia e Shtetit ose e largimit nga shërbimi civil.

    SKUALIFIKIMI

    Kandidati skualifikohet në mënyrë të menjëhershme në rastet kur:
    1. Nuk përmbush një nga kriteret e pranimit

    2. Nuk kalon testin me shkrim

    3. Nuk kalon testin e aftësive fizike

    4. Nuk kalon kontrollin shëndetësor dhe psikologjik

    5. Ka qenë i dënuar më parë për kryerjen e një vepre penale

    6. Ka pranuar se ka kryer më parë vepër penale

    7. Ka deklaruar të dhëna të rreme apo ka paraqitur dokumente të falsifikuara që kanë për qëllim të rrisin mundësitë për punësim të aplikantit

    8. Nga testi për përdorim droge rezulton se është ose ka qenë përdorues droge ose provohet se është regjistruar si përdorues droge në shtatë vitet e fundit

    9. Ka kryer një krim në moshë të mitur nën 14 vjeç


    T.O
    Sui generis

  13. #93
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Formulari A2, te gjitha detajet si duhet plotesuar


    Ministria e Arsimit shpall formularin A2 per zgjedhjen e deges nga ana e te gjithe maturanteve, qe duan te vazhdojne studimet e larta. Rrathet e tepert qe ngaterronin maturantet, sivjet jane hequr, por, megjithate, eshte shtuar numri i degeve qe ata kane mundesi te ndjekin. Ndersa numri i degeve qe kandidatet per ne universitete kane te drejte te zgjedhin, mbetet serish 10. Edhe sivjet, sipas udhezimit te ministrit te Arsimit dhe Shkences, zgjedhja do te funksionoje sipas rendit preferencial. Pra, ne fillim zgjidhet dega me e preferuar, me pas ajo me pak e preferuar e keshtu me radhe. Dega e 10-te do te jete me pak e preferuara nga maturantet.

    Udhezimet

    Udhezimet, te firmosura nga drejtori i APRIAL (Agjencia e Pranimit ne Institucionet e Arsimit te Larte), Frederik Shalesi, u tregojne me detaje kandidateve se si duhet te veprojne per ta plotesuar. Udhezimi thekson se duhet plotesuar vetem formulari origjinal, pasi cdonjeri prej tyre do te jete i personalizuar. Pra, cdo formular ka te shkruar emrin e maturantit. Ai mund te fotokopjohet prej ketyre te fundit dhe kandidatet mund te ushtrohen me fotokopjet, por origjinali duhet dorezuar i plotesuar ne rregull. Para se Formulari A2 t'i jepet maturantit, nga mesuesi kujdestar do te plotesohet me pergjegjesi, pa korrigjime nota mesatare, e cila duhet shkruar me shifra dhe me fjale. Formulari ne fjale ne pjesen e prapme permban disa udhezime te shkurtra. Ne fund jane vendet ku do te firmosen nga nxenesi, mesuesi kujdestar dhe drejtori i shkolles, pasi te kene shkruar emer dhe mbiemer. Mesuesi kujdestar dhe drejtori i shkolles mbajne pergjegjesi per formularet e shperndare, pasi ata jane unike dhe nuk riprodhohen.

    Plotesimi

    Leximi i formularit do te behet ne menyre elektronike, ndaj maturantet duhet te kene kujdes kur ta plotesojne. Nje gabim i vetem e ben te pavlefshem ate. "Studiojeni, konsultohuni, provoni ne fotokopje dhe vetem pasi te jeni te bindur, plotesoni origjinalin", keshillojne specialistet. Sipas tyre, maturantet do te shpallen fitues vetem ne nje program studimi, sipas pikeve te mbledhura. Te dhenat per nxenesin jane marre nga plotesimi i Formularit Al. Ne krye te Formularit A2, eshte sigla e Pranimeve 2008 ne Arsimin e Larte permes parimit Merite-Preference (MeP), emri i shkolles, rrethi, qyteti ose fshati, numri i identifikimit te shkolles dhe ne te djathte ID e maturantit. Ne pjesen e majte eshte vendosur Emri, Atesia dhe Mbiemri i nxenesit, si dhe datelindja e tij. Ky konceptim tregon qe askush nuk mund te marre nje Formular A2, qe nuk i perket atij. Poshte emrit te maturantit eshte vendosur Nota Mesatare, e cila duhet plotesuar me shifra dhe me fjale. Ketu me kujdes dhe pergjegjesi, mesuesi ploteson kutite me shifra arabe. Shifrat duhet te jene te qarta, pa korrigjime dhe me stilolaps me ngjyre te zeze. Vetem ne rastin e notes 10.00 mbushen te kater kutite. Ne te gjitha rastet e tjera, nota fillon ne kutine e dyte. Per shembull, 6.53, pra mbushen tre kuti. Kujdes, nota mesatare eshte nota e te kater ose pese viteve te studimit. Eshte ajo note qe do te vendoset ne deftesen e Pjekurise per maturantet e ketij viti shkollor.

    200 Dege jane te renditura ne formularin A2, i cili ka filluar te shperndahet tashme neper shkollat e mesme te te gjithe vendit. Vitin e kaluar ishin vetem 196 te tilla, por me shtimin e 4 degeve me vendim te Keshillit te Ministrave, numri i tyre eshte rritur.

    2000 Leke shuma qe do te paguhet nga maturantet ne nje banke ose ne Posten Shqiptare. Kandidatet do te paraqesin faturen kur te duan te marrin formularin ne shkolle. Kjo fature do t'u mbahet, si deshmi qe pagesa eshte kryer sipas udhezimeve

    Per secilen shkolle, Formulari A2 eshte shoqeruar me tabelen ku ne krah te cdo ID jane shenuar gjeneralitetet dhe te dhena te tjera. Tabela origjinale, e plotesuar me kujdes dorezohet bashke me Formularet A2 te plotesuar, ne APRIAL, ndersa fotokopja e tabeles ruhet ne shkolle.



    K.J
    Sui generis

  14. #94
    Dolen notat apo nuk kane dalur akoma.???
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  15. #95
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Oraret dhe afatet, si bëhet regjistrimi në universitete

    Pas përpunimit të të gjithë të dhënave të grumbulluara për kandidatët maturantë për studime në të gjitha universitetet shtetërore, APRIAL (Agjencia Kombëtare e Pranimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë) ka realizuar përcaktimin e fituesve të Fazës së Parë. Nga lista e fituesve të kësaj faze, është nxjerrë tabela e pikëve me të cilat ka fituar në një program të caktuar studimi, fituesi i fundit. Në kolonën Rend, ku është vendosur i rendituri i fundit, bie në sy se në disa programe studimi, nuk ka pasur kërkesa për të plotësuar kuotat. P.sh. në programet e studimit Vreshtari Enologji të Universitetit Bujqësor, Inxhinieri Fizike të Universitetit Politeknik, Matematikë - Fizikë të Universitetit të Korçës etj.

    Në kolonën Renditja Bazë, tregohet se i sati është renditur fituesi i fundit, në renditjen fillestare për atë program studimi, p.sh. në programin e studimit 026 - Administrim Biznes të Universitetit të Tiranës, fituesi i fundit (i 460-ti) është renditur i 1928 ndër të gjithë ata që kanë shënuar në një nga preferencat e tyre këtë program studimi.
    Regjistrimi
    Regjistrimi i kandidatëve fitues do të kryhet nëpërmjet dy fazave, asaj paraprake dhe përfundimtare. Në fazën e parë e cila do të nis ditën e sotme dhe përfundon në 17 shtator kandidatët që rregjistrohen nuk janë përfundimisht fitues. Ata do të quhen të tillë vetëm nëse do të riregjistrohen në të njëjtën degë gjatë fazës përfundimtare e cila do të zgjasë nga data 26 shtator deri në datën 3 tetor. Gjatë fazës së dytë të rregjistrimeve kandidatët do të paguajnë edhe tarifën vjetore të rregjistrimit e cila është e ndryshme për secilën nga 200 fakultetet në vend. Gazeta "Tirana Observer" boton dokumentacionin e plotë që duhet të dorëzojnë fitruesit për të dyja fazat e rregjistrimit.

    Rregjistrimi Paraprak

    1-Kandidatët fitues duhet të bëjnë regjistrimin e tyre paraprak në programin e studimit ku janë shpallur paraprakisht fitues pranë sekretarive mësimore të fakulteteve në datat 9, 10, 11, 12, 13, 14, 15, 16, 17 shtator 2008 prej orës 08:00 deri në orën 18:00.

    2-Për regjistrimin paraprak kandidati duhet të paraqitet personalisht pranë sekretarive mësimore dhe të dorëzojë një dosje individuale, me dokumentet origjinale të mëposhtëme:

    a)Dëftesë pjekurie origjinale
    b)Dokument identifikimi dhe fotokopje të tij. Në dosje mbahet vetëm fotokopja e dokumentit të identifikimit.
    c)2 fotografi
    d)Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.500 lekë (Nr i llogarisë ku do të derdhet tarifa duhet të kërkohet në fakultetin përkatës)

    3-Në kryerjen e procedurës së regjistrimit paraprak, sekretaritë mësimore të fakulteteve mbajnë regjistër të vecantë, ku kandidatët fitues shkruajnë vetë emrin, atësinë, mbiemrin dhe nënshkruajnë në momentin e regjistrimit për dorëzimin e dokumenteve, duke shënuar datën dhe orën e regjistrimit.

    4-Sekretaria mësimore e pajis kandidatin që regjistrohet me një fletë-regjistrimi paraprak, ku të shënohet numri i regjistrimit, emri i kandidatit, si dhe data e ora e regjistrimit. Fletë-regjistrimi paraprak duhet të jetë i nënshkruar nga dekani e nga kryesekretarja mësimore e fakultetit dhe duhet të jetë i vulosur.

    Regjistrimi Përfundimtar

    1-Nis në datën 25 shtator dhe përfundon në datën 3 teteor
    2-Rregjistrimet do të kryhen nga ora 8.00 e mengjesit deri në orën 18.00 e pasdites

    2-Listat përfundimtare e kandidatëve fitues, në formë të shkruar dhe elektronike do tu dorëzohen IAL-ve, në datën 25 shtator 2008 nga MASH. Po atë ditë këto institucione duhet të afishojnë listat në vende të dukshme, në mjediset e fakulteteve përkatëse.

    3-Kandidatët që janë shpallur fitues në listat përfundimtare, në një program tjetër studimi, të një preference të tyre më të lartë, do të çregjistrohen nga programi i studimit ku janë regjistruar paraprakisht, dhe të regjistrohen në programin e studimit ku janë shpallur përfundimisht fitues.

    4-Kandidatët të cilët edhe në listat përfundimtare rezultojnë fitues në të njëjtin program studimi, nuk kanë nevojë të riregjistrohen.

    5-Sekretaritë mësimore të fakulteteve në datat 26, 27, 28, 29, 30 shtator dhe 1, 2, 3 tetor 2008, prej orës 08:00 deri në orën 18:00, duhet të kryejnë çregjistrimet e kandidatëve që janë shpallur fitues në një program studimi tjetër, të një preference më të lartë të tyre dhe të regjistrojnë kandidatët e rinj fitues, sipas listave përfundimtare të fituesve, të shpallura nga APRIAL-i. Kandidatët që çregjistrohen, do tu kthehet dosja individuale, me dokumentet si më sipër.



    Studentët e trojeve, rregjistrimet nga 1-3 tetor

    Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë kandidatët shqiptarë nga trojet jashtë shtetit si Kosova, Maqedonia, Mali i zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, se duhet të regjistrohen pranë sekretarive mësimore të fakulteteve në Institucionet shqiptare të Arsimit të Lartë, në datat 1, 2 dhe 3 tetor 2008, duke paraqitur dokumentet:

    a) Dëftesë pjekurie origjinale
    b) Dokument identifikimi dhe fotokopje të tij. Në dosje mbahet vetëm fotokopja e dokumentit të identifikimit.
    c) 2 fotografi
    d) Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.500 lekë (Nr i llogarisë ku do të derdhet tarifa duhet të kërkohet në fakultetin përkatës)

    Dokumentet a dhe b duhet të jenë të përkthyera në gjuhën shqipe dhe të noterizuara.

    Lista e këtyre kandidatëve fitues, sipas programeve të ndryshme të studimit, përcaktohen nga Ministritë e tyre të Arsimit, apo autoritetet e autorizuara në vendet përkatëse, në përputhje me kuotat e e pranimeve të miratuara nga Këshilli ynë i Ministrave, dhe duhet të dërgohen në Institucionet publike të Arsimit të Lartë deri më datën 30 shtator 2008.

    Hapen 12 degë të reja në universitete

    Qeveria miratoi dje hapjen e 13 programeve mësimore në pesë universitete të ndryshme të vendit. Nëntë programe mësimore janë në Universitetin e Tiranës, ndërsa katër të tjera janë në dy filialet e tij, përkatësisht në Kukës dhe në Sarandë.
    Programet në Tiranë
    Universiteti Bujqësor i Tiranës do të ketë dy programe të reja për këtë vit akademik. I pari është "Inxhinieria e përpunimit të drurit", ndërsa e dyta është "Inxhinieria pyjore". Programet e studimeve të ciklit të dytë realizohen me 120 kredite dhe zgjatja normale e tyre është dy vite. Ndërsa Universiteti Politeknik i Tiranës do të ketë katër programe të reja. I pari është programi "Gjeologji inxhinierike dhe hidrogjeologji". Programi i dytë është "Inxhinieri e burimeve natyrore", me profile të ndryshme dhe dy programet e tjera janë "Inxhinieri gjeofizike" dhe programi i studimit "Inxhinieri e gjeomjedisit". Programet e tjera do të hapen në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në kryeqytet për "Shkencat dhe teknologjitë ushqimore". Në përfundim të këtij programi studenti merr diplomën e nivelit të dytë, DND, në Shkencat dhe Teknologjitë Ushqimore. Programi tjetër është në
    në Fakultetin e Shkencave Sociale. Në këtë fakultet do të jenë dy programe të reja për këtë vit akademik. I pari është "Psikolog shkollor/organizacional". Studenti që përfundon këtë program merr diplomën e nivelit të dytë, DND, profili psikolog shkollor/organizacional. Ndërsa programi i fundit në Universitetin e Tiranës është programi i studimit "Psikolog klinik i zhvillimit dhe marrëdhënieve".
    Degët në Fakultetin e Kukësit dhe të Sarandës
    Dy filialet e Universitetit të Tiranës në Kukës dhe në Sarandë do kenë këtë vit akademik tre degë të reja. Në të dy filialet do të ketë degë të Gjuhës Angleze. Kuotat e pranimit për këtë vit janë nga 25 studentë për çdo filial. Ndërsa në degën Infermieri e përgjithshme për këtë vit akademik do të jetë vetëm në Universitetin e Kukësit dhe kuotat për këtë vit janë 60 studentë.

    Cikli i parë i Gjuhës Angleze dhe Infermierisë në Kukës dhe Sarandë

    1. Kuotat e programit të studimit Gjuhë Angleze, në filialin e Kukësit janë 25;
    2. Kuotat e programit të studimit Gjuhë Angleze, në filialin e Sarandës janë 25;
    3. Kuotat e programit të studimit Infermieri e përgjithshme, në filialin e Kukësit janë 60.

    Tarifa vjetore e shkollimit për studentët, që regjistrohen në vitin e parë, në këto programe studimi, me kohë të plotë, në vitin akademik 2008-2009, është 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë.

    Programet e reja në Universitetin Bujqësor të Tiranës
    1. "Inxhinieri përpunim-druri", në përfundim të të cilit lëshohet diplomë e nivelit të dytë, DND, në Inxhinieri përpunim-druri;
    2. "Inxhinieri pyjore", në përfundim të të cilit lëshohet diplomë e nivelit të dytë, DND, në Inxhinieri pyjore.
    Programet e studimeve të ciklit të dytë realizohen me 120 kredite dhe zgjatja normale e tyre është dy vite.

    Programet e studimit të ciklit të dytë në UT
    sipas fakulteteve:

    1. Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës:
    Programi i studimit "Shkencat dhe teknologjitë ushqimore", në përfundim të të cilit lëshohet diplomë e nivelit të dytë, DND, në Shkencat dhe Teknologjitë Ushqimore.
    2. Në Fakultetin e Shkencave Sociale:
    Programi i studimit "Psikolog shkollor/organizacional", në përfundim të të cilit lëshohet diplomë e nivelit të dytë, DND, profili Psikolog shkollor/organizacional.
    ii) Programi i studimit "Psikolog klinik i zhvillimit dhe marrëdhënieve", në përfundim të të cilit lëshohet diplomë e nivelit të dytë, DND, profili Psikolog klinik i zhvillimit dhe marrëdhënieve.

    Programet e reja në Universitetin Politeknik të Tiranës

    1. Programi: Gjeologji inxhinierike dhe hidrogjeologji";
    Vendburimet e mineraleve të dobishme-petrologji;
    Gjeologji e vendburimeve hidrokarbure;
    Gjeoinformatikë.
    Në përfundim të këtij programi do të lëshohen diplomat e mëposhtme:
    Diplomë e nivelit të dytë, DND, në Inxhinieri gjeologjike, profili Gjeologji inxhinierike dhe hidrogjeologji;
    Diplomë e nivelit të dytë, DND, në Inxhinieri gjeologjike, profili Vendburimet e mineraleve të dobishme-petrologji;
    Diplomë e nivelit të dytë, DND, në Inxhinieri gjeologjike, profili Gjeologji e vendburimeve hidrokarbure;
    Diplomë e nivelit të dytë, DND, në Inxhinieri gjeologjike, profili Gjeoinformatikë.
    2. Programi i studimit "Inxhinieri e burimeve natyrore", me profile:
    Inxhinieri e burimeve të energjisë;
    Përpunim mineralesh dhe mbetjesh;
    Gjeomatikë;
    Gjeoinxhinieri.
    Në përfundim të këtij programi do të lëshohen diplomat e mëposhtme:
    Diplomë e nivelit të dytë, DND, në Inxhinierinë e burimeve natyrore, profili Inxhinieri e burimeve të energjisë;
    Diplomë e nivelit të dytë, DND, në Inxhinierinë e burimeve natyrore, profili Përpunim mineralesh dhe mbetjesh;
    Diplomë e nivelit të dytë, DND, në Inxhinierinë e burimeve natyrore, profili Gjeomatikë;
    Diplomë e nivelit të dytë, DND, në Inxhinierinë e burimeve natyrore, profili Gjeoinxhinieri.
    3. Programi i studimit "Inxhinieri gjeofizike", në përfundim të të cilit lëshohet diplomë e nivelit të dytë, DND, në Inxhinieri gjeofizike.
    4. Programi i studimit "Inxhinieri e gjeomjedisit", në përfundim të të cilit lëshohet diplomë e nivelit të dytë, DND, në Inxhinierinë e gjeomjedisit.


    T.O
    Sui generis

  16. #96
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Perfundojne regjistrimet, mbeten edhe 264 vende bosh

    Ne momentin kur ora ka shenuar 18.00, pasditen e djeshme sekretarite e te gjitha fakulteteve ne te 11 institucionet arsimore publike kane mbyllur cdo procedure qe lidhet me regjistrimin perfundimtar te kandidateve. Ata qe kane dashur te regjistrohen e kane bere kete qe ne ditet e para te afatit, ndersa ne ditet e fundit numri i te interesuarve qe jane paraqitur ne sekretarite e fakultetit ku kane fituar per t'u regjistruar, ka qene i ulet. Ata qe kane neglizhuar respektimin e afatit nuk kane me shans qe te regjistrohen, ndersa ata qe nuk e kane gjetur emrin ne liste dhe nuk jane ankuar per kete, do te kene te njejtin fat si "neglizhuesit". Pasqyra e numrit te regjistrimeve ne Universitetin e Tiranes tregon se ka pasur nga ato dege mjaft te kerkuara qe nuk jane plotesuar totalisht.

    Kuotat bosh

    Keshtu, ne te gjitha fakultetet e Universitetit te Tiranes jane gjithsej 264 kuota te parealizuara. Nje fenomen i mosrealizimit te kuotave ka ndodhur jo vetem ne deget qe nuk jane shume te preferuara, por edhe ne ato te shumekerkuarat. Keshtu, pas rishperndarjes se pare te fituesve, ende kane mbetur 9 vende bosh. "Rekordin" per numrin e madh te kuotave te parealizuara e mban fakulteti i Shkencave te Natyres, ndersa ne fakultetet e tjera ky numer ka qene me i ulet. Keshtu, ne Fakultetin e Infermierise kane mbetur 25 vende bosh ne deget Teknik Laboratori, Mami, Infermier i Pergjithshem, Imazheri dhe Fizioterapi. Ne Fakultetin e Ekonomise, pa perfshire filialin e Kukesit dhe te Sarandes, numerohen 10 kuota te parealizuara. Sa i perket Fakultetit te Historise dhe Filologjise, ka pasur 17 vende bosh ne deget Histori, Gjuhe - Letersi, Gjeografi dhe Gazetari. Nderkaq, shume vende bosh kane mbetur ne Fakultetin e Gjuheve te huaja, jo vetem ne gjuhet jo shume te perdoruara, por edhe ne Anglisht ku kerkesat kane qene te medha. Keshtu, ne Turqisht ka 20 vende bosh, ne Rusisht 29, Italisht 12, Greqisht 7, Gjuhe Spanjolle 3, Gjermanisht 7, Frengjisht 5 dhe Anglisht 5 vende bosh. Nga ana tjeter, edhe ne Fakultetin shume te kerkuar te Mjekesise ka pasur 9 kuota te parealizuara ne deget Stomatologji, Shendet Publik dhe Mjekesi e Pergjithshme. Fakulteti i Shkencave te Natyres duket se ka qene me i "diskriminuari" per sa i perket numrit te regjistrimit te fituesve. Rreth 101 kandidate nuk kane denjuar te vazhdojne studimet atje, duke bere qe ky fakultet te kete numrin me te madh te vendeve bosh krahasuar me te tjere. Ndersa ne fakultetin e Shkencave Sociale kane mbetur vetem 145 kuota te parealizuara.

    Formulari

    Nje minimature Shteterore do te behet gati per te gjithe kandidatet qe nuk kane mundur te fitojne njeren prej 10 degeve te zgjedhura ne formularin A2, i plotesuar ne qershor te ketij viti, gjithnje nese mbeten shume kuota te parealizuara. Mekanizmi qe do te zgjidhe menyren e fituesve do te jete pikerisht nje "aneks i formularit A2". Sipas burimeve nga specialistet e Ministrise se Arsimit dhe Shkences, ky aneks do te permbaje jo me 200 dege qe gjenden gjithsej ne te gjitha universitetet publike te vendit. "Aneksi do te permbaje vetem ato dege ku ka kuota te paplotesuara", thote specialistet. Aneksi i Formularit A2 eshte pare si metoda me e mire per rishperndarjen e fituesve sidomos neper rrethe. Specialistet e Arsimit bejne me dije se shkaku pse do te aplikohet me ane te nje aneksi te formularit A2 eshte se perseri do te kemi nje perzgjedhje te degeve nga fituesit, te cilet sigurisht qe duhet te kene nje numer te larte pikesh. Te pakten piket do te jene kriteri kryesor per perzgjedhjen e atyre kandidateve qe do te rezultojne jo fitues pas perfundimit te afateve per regjistrimin perfundimtar, pra pas dates 3 tetor.



    Shperndarja e formularit, gati ne nentor

    Burime jozyrtare nga Ministria e Arsimit kane deklaruar se formulari me ane te se cilit do te realizohet nje rishperndarje tjeter e mundshme e kuotave, do te jete ne duar te maturanteve ne muajin nentor. Nderkaq, "strategjia" per plotesimin e kuotave te parealizuara per maturante qe nuk kane arritur te fitojne ne asnje dege, eshte bere gati, ne menyre qe sidoqe te shkojne regjistrimet perfundimtare, specialistet te mos gjenden te papergatitur me situaten. Duke marre parasysh edhe eksperiencen e vitit te kaluar, ne te cilin u veprua pothuaj ne te njejten menyre, po behet gati edhe struktura e formularit te ri. Keshtu, sipas specialisteve, mendohet qe ne "aneks" te kete nje vend te posacem per plotesimin e gjeneraliteteve te secilit kandidat qe eshte shpallur jo fitues. Me pas, ne nje liste te gjate do te jene te renditura te gjitha deget ku ka kuota te paplotesuara. Maturantet do te bejne nje kerkese me ane te ketij aneksi formulari dhe do te rrethojne degen qe kerkojne (nga ato qe kane mbetur). Nese do te kene piket e mjaftueshme, do te fitojne. Kriteri kryesor edhe kesaj here do te jete numri i pikeve, ndersa edhe preferenca nuk do te lihet menjane. Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Arsimit dhe Shkences me se shumti ka vende bosh ne deget qe maturantet i kane kerkuar me pak. Megjithate nese nuk duan qe te humbasin nje vit akademik kot, ata mund te aplikojne.


    Koha
    Sui generis

  17. #97
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anëtarësuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Merrni nje dhurate nga mua:

    Oxford Advanced Learner Dictionary

    --------------------------------------------------------------------------------

    Eshte programi-fjalor me i mire qe ekziston ne qarkullim ne gjith boten, dhe per ju falas, mjafton ta zbrisni nepermjet rapidsharit. Qe ta instaloni duhet te keni deamon tools. Beni unzip te gjitha failet + crack dhe filloni instalimin. Krackun e ben vet, ju thjesht instaloheni. Iu lutem moderatoreve te mos e fshijne sepse ketu nuk ka asgje te paligjshme.

    http://rapidshare.com/files/113852906/oald.part1.rar
    http://rapidshare.com/files/113858547/oald.part2.rar
    http://rapidshare.com/files/113860166/oald.part3.rar
    http://rapidshare.com/files/113861922/oald.part4.rar
    http://rapidshare.com/files/113863484/oald.part5.rar
    http://rapidshare.com/files/113865300/oald.part6.rar
    http://rapidshare.com/files/113850946/oald.part7.rar
    http://rapidshare.com/files/11527189...DICTIONARY.rar

  18. #98
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    PROGRAM PËR PUNË PRAKTIKE NË KOMPANIITË GJERMANE – 2011

    “INTERNSHIP PROGRAMME OF THE GERMAN BUSINESS - 2011”
    Objektivi kryesor i “Programit për punë praktike në kompanitë gjermane” është sigurimi i punës praktike për kandidatë/studentë të kualifikuar, për një periudhë kohore prej 3-6 muaj, në kompani të ndryshme gjermane. Ky program financiarisht mbështetet nga Qeveria Federale Gjermane, ndërsa shpenzimet e praktikantëve do të mbulohen nga autoritetet gjermane. Puna praktike në Gjermani do të filloj në muajin Qershor, 2011.

    Kriteret e aplikimit:
    • Profili i edukimit: (studime të ndërlidhura me ekonominë/inxhinierinë/drejtimet teknike)
    • Mosha: (kandidatët/studentët nuk duhet të jenë mbi 30 vjeç)
    • Niveli i edukimit: (studentë të semestrave përfundimtar ose të diplomuar)
    • Gjuhët e zotëruara: (njohje e shkëlqyer e gjuhës gjermane ose/dhe gjuhës angleze)
    Puna praktike do të sigurohet nga kompanitë më prestigjioze gjermane, varësisht fushës së studimit të kandidatëve/studentëve.

    AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM: 14 NËNTOR, 2010
    Për më tepër detaje, kontaktoni Ms. Alina Gumpert; gumpert@stipendienprogramm.org
    Për informacione shtesë vizitoni ueb-portalin http://www.stipendienprogramm.org ose
    drejtohuni në Qendrën për Shërbime Studentore dhe Karrierë, USHT.
    Center for Student Services and Career | phone: 044/335-510 | fax: 044/334-222 | e-mail: careercenter@unite.edu.mk | web: www.unite.edu.mk

    http://unite.edu.mk/Njoftimet/PROGRA...20-%202011.pdf
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  19. #99
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Aplikoni në programin e Universitetit Veror të Evropës Juglindore 2011

    Universiteti Veror i Evropës Juglindore është një program tre-javor i cili është i organizuar në bashkëpunim me Universitetin Ekonomik të Vjenës (WU-Wien) dhe gjashtë Universitete partnere të Evropës Juglindore.

    Programi i këtij viti do të mbahet nga 29 gusht- 16 shtator në Budva, një nga qytetet bregdetare të Malit të Zi. Programi akademik me titull "Integrimi Evropian: Biznesi në një Evropë Konvergjente" do të ofrohet nga pedagogë të Universitetit Ekonomik të Vjenës dhe Universiteteve partnere, ku gjuha e mësimit do të jetë gjuha angleze.

    Universiteti Veror i Evropës Juglindore ka për qëllim pasurimin e njohurive akademike të studenteve dhe në të njëjtën kohë kompetencën e tyre ndërkulturore.

    Afati i fundit për aplikim është deri më 29 prill 2011!

    Dokumentet e nevojshme të cilat duhet të dorëzohen në Zyrën për Marrëdhënie me Jashtë në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës janë:
    1. Vërtetimi mbi statusin e studentit
    2. Certifikata e Notave
    3. CV ( në gjuhë angleze)
    4. Letër motivuese (në gjuhë angleze)
    Kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë.

    Për më shumë informacione ju lutemi kontaktoni në e-mail adresën elektronike: hana.kursani@uni-pr.edu
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  20. #100
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Studentet shqiptare krijojnë robot që shkruan dhe njeh mjedisin



    Tetovë, 13 maj - Robot që shkruan dhe njeh relievin është krijimi më i fundit i tri studenteve të Inxhinierisë Kompjuterike, Arlinda Imeri, Fjolla Iljazi dhe Mjaftime Alili. Projektin e ndërtimit të robotit e kanë realizuar në kuadër të punimit të diplomës me ndihmën e mentorit Azir Aliu. Roboti është ndërtuar duke shfrytëzuar paketën LEGO Mindstorms NXT 2.0, me qëllim të krijimit të një projekt “real” dhe “fizik” në lëmin e robotikës, duke ikur nga format tradicionale abstrakte që hasen tek projektet në përgjithësi.

    “Objektivi jonë është që ky punim të jetë një nismë për hulumtimet e ardhshme që do t’i bëjmë në lëmin e robotikës, si dhe të rritë entuziazmin dhe interesimin tonë për të shfrytëzuar programimin si mjet për t’i vënë në lëvizje këto pajisje. Të mundësojmë që këto pajisje të hynë në universitetin tonë dhe tu shërbejnë studentëve të ardhshëm si vegël mësimi dhe hulumtimi në lëmenjtë përkatës, duke shfrytëzuar metoda të ndryshme zbavitëse dhe interesante”, thonë studentet, transmeton Zhurnal.

    Roboti e zbulon çdo vend të mjedisit ku ndodhet, i “sheh” muret dhe pengesat para se të ballafaqohet me to dhe mandej kthehet në të majtë dhe të djathtë për të caktuar drejtimin në vazhdim. Në qoftë se rastësisht has në pengesë, atëherë sensori, që reagon në prekje (touch sensor), bën që roboti të ndalet dhe vendos nga cila anë do vazhdojë rrugën.

    Duke shfrytëzuar këtë punim parashikojmë që të inkurajojmë stafin dhe studentët tjerë në shfrytëzimin e kësaj teknologjie për module dhe lëmi të ndryshme, thonë studentet.

    Sipas tyre, së shpejti në Universitetin e Evropës Juglindore do të formohet një “ROBOT CLUB”, ku studentët do të kenë mundësinë t’i shprehin idetë dhe aftësitë e tyre.

    Marrë nga KOHA Ditore
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •