Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 26
  1. #1
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Andon (Anthony) Athanas

    VOA

    Boston: vdes afaristi i sukseshėm shqiptar, Anthony Athanas

    Tė premten vdiq nė Boston njė nga njerėzit mė tė shquar tė komunitetit shqiptar tė Amerikės, Anthony Athanas. Ai ishte njė nga bisnemenėt mė tė famshėm tė Bostonit, por nė komunitetin shqiptar tė Amerikės do tė mbahet mend mė shumė si patriot i shquar qė punoi pa u lodhur pėr tė ndihmuar bashkėkombėsit e tij nė Shqipėri edhe nė Kosovė.

    Anthony Athanas ishte njė figurė qendrore nė organizatėn panshqiptare Vatra dhe bashkėthemelues i organizatave tė tjera shqiptaro-amerikane.

    Anthony Athanas vdiq tė premten nė shtėpinė e tij nė Swampscott pas njė beteje tre-vjeēare me sėmundjen e alcajmerit. Antoni Athanas ishte themeluesi i njė prej restoranteve mė me emėr tė Amerikės – Anthony’s Pier Four.

    Kryetari i Bashkisė sė Bostonit e quajti atė njė traditė nė vetvete, pasi ky restorant u kthye nė njė mikpritės tė mijra takimeve politike dhe ishte shumė bujar nė mbėshtetjen pėr komunitetin.

    Senatori John Kerry u shpreh se Anthony Athanas jetoi ėndrrėn amerikane dhe pėr asnjė minutė nuk harroi se nga kishte ardhur. Me njė prejardhje tė thjeshtė nga Shqipėria, Antoni mundi tė realizojė ėndrrėn e ēdo imigranti duke punuar dhe arritur tė bėhet njė institucion kombėtar, tha senatori Kerry.

    I lindur nė Shqipėri mė 28 korrik 1911, Athanasi imigroi me familjen e tij nė New Bedford nė vitin 1915. Nė fillim ai shiste fruta dhe zarzavate, shiste gazeta dhe ndizte zjarrin e furrave nė kuzhinat e restoranteve. Nė vitin 1937 hapi restorantin e tij tė parė dhe vazhdoi pastaj me restorante tė tjerė, mė i famshmi i tė cilėve u bė Anthony’s Pier Four.

    Anthony Athanas do tė mbahet mend sidomos pėr ndihmėn bujare qė i dha komunitetit shqiptar tė Amerikės dhe kontributin pėr bashkatdhetarėt e tij nė Shqipėri dhe nė Kosovė

  2. #2
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Me thene te drejten, une sot per here te pare e degjova emrin te ketij shqiptaro-amerikani.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e nursezi
    Anėtarėsuar
    21-06-2003
    Vendndodhja
    boston, MA
    Postime
    339
    Citim Postuar mė parė nga 21_Arber_21
    Me thene te drejten, une sot per here te pare e degjova emrin te ketij shqiptaro-amerikani.

    Antoni eshte shume i njohur ketu ne boston. Shume mbremje te 28 nentorit jane bere tek lokali i tij.

  4. #4
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    une nuk banoj ne Boston por e kam lexuar emrin e tij shpesh neper gazeta, mendoj se eshte perpjekur vertete per popullin shqiptar

    ngushellime familjes se tij nga ana ime

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anėtarėsuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464
    Nugshllimet per te gjithe qe dhan kontribut te mbrojn kombesin e vete,te ndihmojne dhe te bashkohen me njeri-tjetrin...
    Ngushllimet qofshin mbi shpirtin e ti shqipetare qe kurr nuk e harroji token shqipetare....

    Shpreji ngushllimet e mija per familjen e te ndjerit Anthony Athanas.....
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    korrieri

    --

    Vdes legjenda shqiptaro-amerikane Anthony Athanas

    E Diele, 22 Maj 2005
    Ish-kandidati per president, John Kerry:``Anthony jetoi endrren amerikane dhe asnjehere nuk harroi se nga vinte dhe se ku duhej qe te shkonte. I ardhur nga rrenje te shkuara te Shqiperise, Anthony, jetoi nje nga historite me te medha te emigranteve dhe arriti qe rrugen e jetes se tij ta bente nje Institucion te vertete Kombetar".

    Sen. Edward Kennedy: "Une e doja ate- ashtu si deshiroja shume qe te mblidhesha atje per te gjitha ngjarjet familjare dhe mbledhjet politike. Anthony e dinte se cfare do te thoshte qe te punosh per te jetuar dhe miresia dhe bujaria e tij do te na mungoje te gjitheve".

    Kryebashkiaku i Bostonit, Kevin White:" Qyteti yne ka humbur nje xhentelmen dhe nje Bostonian te madh"

    Lajmerimi amerikan

    Anthony Athanas, 93 vjec, nderroi jete me 20 Maj 2005 ne shtepine e tij ne Swampscott te Massachusetts. Familja do te prese ngushellime te marten me 24 maj nga ora 04.00-08.00 te mbasdites ne Katedralen Ortodokse shqiptare ne Saint George, 523 East Broadway, South Boston te Massachusetts 02127. Sherbimet funerale do te mbahen qe nga Katedralja te merkuren, Maj 25, 2005 ne oren 11.00 te paradites.

    Qofte i perjetshem kujtimi i tij!

    Konsull Nderi i Republikes se Shqiperise

    Kalores i Shen Gjergjit, Kisha Ortodokse shqiptare ne Amerike

    President Nderi i Federates Pan-shqiptare te Amerikes "Vatra"

    Kryetari i Nderit, i Fondit Studentor Teologjik, Arkdioqeza shqiptare

    Per te kuptuar permasat e njeriut te madh Athanas, duhet te kihet parasysh se dje- te gjitha stacionet televizive ne Boston, ne lajmet kryesore, dhane njoftimin e vdekjes se 93 vjecarit. Ato vune ne dukje perkatesine shqiptare te ketij biznesmeni te suksesshem dhe qenesine e tij si mik i shume politikaneve dhe artisteve- qe kane bere historine amerikane. Me pak fjale, ai ishte burri qe krijoi dhe qe drejtoi Restorantin "Anthony's Pier 4", nje nga legjendat dhe kulmet e kulinarise amerikane

    Anthony Athanas, themeluesi dhe presidenti i Familjes se njohur te restoranteve, ishte nje nga personalitetet me te ndritshme te bisneseve ne Boston. Nga fillime shume te panjohura shqiptare, ai erdhi ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes me prinderit e tij, kur ishte vetem pese vjec. Athanas mundi qe te ngrihej nga rangjet me te uleta dhe te behej nje model kombetar ne industrine e restoranteve, duke personifikuar me kete rast dhe mundesine e realizimit te endrres amerikane.

    Athanas arriti ne Amerike sebashku me Familjen e tij ne vitin 1915 dhe fillimisht u vendos ne New Bedford te Massachusetts, rreth 60 milje ne jug te Bostonit. Punet e tij te para ishin te shperndante me karroce fruta dhe zarzavate, te shiste gazeta, dhe me vone te ndizte soben me dru dhe me qymyr neper kuzhinat e restoranteve te ndryshme. Ai punoi ne kete menyre permes pozicioneve te ndryshme ne restorante dhe ne hotele ne te gjithe New England dhe New York, duke fituar njohuri te paimagjinueshme nga shefa menaxhere dhe pronare shume te zote. Me 1937, ai hapi dhe restorantin e tij te pare, "Anthony's Hawthorne" ne Lynn te Massachusetts, i cili shume shpejt u be nje nga krijimet me te suksesshme ne kete industri, por edhe me shume akoma. Ne vitet qe vazhduan, Athanas hapi dhe "Hawthorne by Sea" (1946) dhe "General Glover House" (1957). Te dyja keto ishin ne Seampscott te Massachusetts. Ketyre, pak me vone, iu shtuan edhe "Anthony's Cummaquid Inn" (1975) ne Yarmouth Port, qe ishte ne Cape Cod ne Massachusetts.

    Ishte viti 1963, kur Athanas hapi ate qe u be restoranti i tij me i njohur, "Anthony's Pier 4", ne skelen e Portit te Boston. Restoranti ishte nje sukses i menjehershem dhe ka merituar shume pershendetje, por edhe Cmime nga e gjithe Bota. Brenda shume pak viteve, "Anthony's Pier 4", restoranti u be nje nga me te njohurit ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Deri ne ditet tona, "Anthony's Pier 4", mbetet si nje nga restorantet me te njohura ne SHBA, por edhe ne te gjithe Boten. Pergjate shume viteve, restoranti ka qene mikprites i shume drejtuesve te shteteve dhe qeverive- te tille si presidente te SHBA-se, lidera religjioze, shkrimtare dhe artiste te njohur, atlete dhe njerez te njohur nga e gjithe Bota artistike, sportive dhe politike. Pervec kesaj, Athanas ka dhene nje kontribut monumental per rindertimin historik te Bregut te Detit te Bostonit me Restorantin e tij te famshem "Anthony's Pier 4 Restaurant".

    Athanas ka kater femije, qe jane - Anthony Jr., Michael, Robert dhe Paul. Te gjithe duhet thene se jane rritur ne bisnesin e restoranteve te familjes. Qe nga moshat e reja, ata kane punuar fillimisht si ndihmeskamariere dhe pastaj pergatites sallatash dhe pastaj kane shkuar deri ne menaxhere te klubit. Sot, ata punojne ne bisnesin e ngritur nga i jati- per te drejtuar Industrite e Restoranteve ne shekullin e 21-te dhe me tej akoma.

    Nderimet e tij

    Duhet thene se per me shume se 40 vjet, Anthony Athanas, ka qene nje figure e madhe ne organizatat e ndryshme te kulinarise. Pergjate drejtimit te tij, si nje nga liderat me te njohur te bisnesit, Athanas ka marre nje numer te madh vleresimesh, cmimesh dhe nderesh, ku perfshihen:

    Cmimi i "Pjates se Argjende" nga International Foodservice Manufacturers Association (1970); Cmimi "Ivy i Paraqitjes" nga Institucioni i Revistes VFM (1971); Cmimi i "Deres se Arte" nga Instituti Nderkombetar i Bostonit (1972); "Restaurateur of the Year"-Cmim nga Shoqata Kombetare e Restoranteve (1976); "Honorary Doctor" per Shkallet e Administrimit te Bisnesit nga Universiteti i "Southeastern Massachusetts" ne Shtetin e Massachusetts (1977); "Horatio Alger Award" (1978);Cmimi i Marredhenieve Humane nga Rajoni verilindor i Kongresit Kombetar te Krishtereve dhe Hebrejve (1979); "Doktor Honorofik" per Letersine Humane nga Universiteti i Northeastern ne Massachusetts (1981); "Fine Dining Hall" i Cmimit te Fames nga "Nation's Restaurant Nees" (1982); "Diploma e Nderit" nga Instituti Kombetar per Industrine e Sherbimit te Ushqimeve (1982); "Doktor Honorifik" i Artit Kulinarik nga Kolegji i Johnson dhe ai i Wales ne Rhode Island (1983);

    Vleresime

    "Honorary Doctorate" ne Shkollen e Ligjit ne New England te Massachusetts

    "Honorary Doctorate" ne Kolegjin e New Hampshire College, New Hampshire

    "Honorary Doctorate" ne Institutin Nderkombetar te Arteve Kulinare ne Massachusetts "Honorary Doctorate" ne Universitetin e Massachusetts,

    "Arritja e Jetes" ne Massachusetts nga Akademia amerikane e restoranteve dhe Shkences se Sherbimeve

    "Njeriu i Visionit" nje cmim i dhene nga Instituti "Eye Research"

    "Arritja e Jetes" nga "Nation's Restaurant News"

    "Arritja e Jetes" nga Asosacioni i Mikpritjes se Massachusetts (1999)

    Ku dhe cfare ka sherbyer

    Administator, Nenpresident i "Constitution Museum Foundation Honorary" ne SHBA, Krijues i Dhomes se Madhe te Tregtise te Bostonit, Administrator ne bord ne Boston ne "University Hospital", Anetar themelues i Institutit te Kulinarise ne Boston, Anetar i Institutit Amerikan te ushqimeve dhe te veres, Ne borde drejtoresh, Krijues i Asosacionit Kombetar te Restoranteve, President i Shoqates Kombetare se Restoranteve, Anetar i Asosacionit te Restoranteve te Massachusetts, Sherbimi i Ushqimeve ne Universitetin e Harvardit dhe Kryetari i Departamentit te Massachusetts , Shoqeria amerikane e Kancerit (1978)

    Ja ku ka ligjeruar si lektor

    Universiteti i Cornell, Universiteti i Nee York te Nee Hampshire, Universiteti i Nee Hampshire te Massachusetts, Universiteti Shteteror i Oklahames se Massachusetts, Universiteti i Harvard ne Oklahama ne Departamentin e Sherbimeve te Ushqimit; Eorkshope punesimi te pervitshme ne Massachusetts

    Ja ku jane restorantet e tij

    III. RESTAURANTS

    Anthony's Pier 4 Restaurant

    140 Northern Avenue

    Boston, Massachusetts 02210

    Telephone, 617-482-6262; Fax, 617-426-2324

    Anthony's Hawthorne

    95 Oxford Street

    Lynn, Massachusetts 01901

    Phone, 781-595-5050; Fax, 781-595-5265

    Anthony's Pier 4 Café and Hawthorne by the Sea Tavern

    153 Humphrey Street

    Swampscott, Massachusetts 01907

    Phone, 781-595-5735; Fax, 781-595-6061

    Anthony's Cummaquid Inn

    Route 6A, Yarmouth Port

    Massachusetts 02675

    Phone, 508-362-4501; Fax, 508-362-4503





    ------------





    Ngushellime Familjes .. Nderime atdhetarit te Madh Anthony Athanas !!!

  7. #7
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Anthony Athanas, Boston's iconic restaurateur, dies
    By Alison Arnett, Globe Staff | May 21, 2005

    Anthony Athanas, an Albanian immigrant who turned a stretch of abandoned landfill on Boston's waterfront into one of the most successful restaurants in the country, died yesterday of Alzheimer's disease at his home in Swampscott. He was 93.

    ADVERTISEMENT

    In its heyday in the 1960s and 1970s, Anthony's Pier 4 was the premier gathering spot in Boston for the powerful: politicians, bankers, judges, athletes, visiting film stars, and celebrities.

    Mr. Athanas was a self-made multimillionaire; he also founded Anthony's Hawthorne in Lynn, Anthony's Pier 4 Cafe and Hawthorne by the Sea Tavern in Swampscott, and Anthony's Cummaquid Inn in Yarmouth Port, Cape Cod.

    Even in his 90s, Mr. Athanas was a dapper, beautifully dressed man with swooping black eyebrows and piercing eyes. He was also the consummate restaurateur.

    For his 90th birthday in July 2001, Mr. Athanas threw himself a party at Pier 4, attended by politicians, celebrities, restaurateurs, friends, and family. After standing for more than an hour in a receiving line, Mr. Athanas began seating people, prompting the MC, anchorwoman Natalie Jacobson, to beg him to sit down and enjoy his own party.

    Roger Berkowitz, chief executive of Legal Sea Foods restaurants, described Mr. Athanas yesterday as ''one of the great restaurateurs of the 20th century." Some of the features Mr. Athanas introduced at Pier 4, such as warm popovers and an expansive selection of fine wines, put him well ''ahead of his time," Berkowitz said.

    ''Anthony was Boston's host," said Mayor Thomas M. Menino. ''Pier 4 with Anthony Athanas at the door was the place to be, always alive, and always full of people."

    Former mayor Kevin White said: ''Like few others, Anthony Athanas was part of the very fabric of the city, and his Pier 4 restaurant as familiar a landmark as the Freedom Trail or Old Ironsides."

    A sprawling display of framed photographs in the restaurant's nautically themed foyer captures the visits of the famous to Pier 4, including Merv Griffin, Johnny Carson, Don Rickles, Joe DiMaggio, Judy Garland, and Wayne Newton.

    But it was its prominence among Boston's politically elite that the restaurant was best known. It became an obligatory stop on the campaign fund-raising circuit. William M. Bulger, the long-serving president of the Massachusetts Senate, made frequent appearances at the restaurant to fill his campaign coffers, as did former House speaker Charles F. Flaherty.

    It was a place of colorful stories and occasional confrontations. One evening in 2002, House Speaker Thomas M. Finneran slipped out of the budget debate at the State House to hold a fund-raiser at Pier 4 that drew a long line of lobbyists and other power players to the restaurant, along with a band of protesters decrying the role of special-interest money in politics.

    Mr. Athanas was born in the town of Korcha, Albania, in 1911. When he was 5, he and his mother, Evangeline, rode out of Korcha on a donkey to reach the port from which they sailed to join his father and siblings, first in New York and then in New Bedford. He once said of the Mercedes he drove later in life: ''A car is nothing special to me, just a way to get around. But it's a hell of a long way from that donkey."

    ADVERTISEMENT

    At 13, he left school to work in restaurants. ''All they had in those days were coal stoves," he said. ''My first job was lighting those stoves and keeping them stoked." He worked seven days a week and took home about $12. Later came jobs as a busboy and waiter.

    He bought his first restaurant, the Hawthorne Cafe in Lynn, in 1938 for a few thousand dollars. In his first year, Mr. Athanas took in about $23,000. By the early 1950s, Anthony's Hawthorne had become the largest-volume restaurant in Massachusetts, grossing more than $1 million a year. It is now closed for renovation.

    He opened his restaurant on Pier 4 in 1963, and by 1981, it was grossing some $12 million annually. Three years later, it was serving nearly 700,000 meals per year and was considered the fifth-most successful restaurant in America in terms of revenue.

    The menu celebrated local seafood: oysters on the half shell, clams casino, and the best fish in season. Other American favorites such as corn on the cob, steak, and the famous popovers filled the first-floor dining room, where big windows on three sides look out over Boston Harbor.

    Mr. Athanas's work ethic and attention to detail were legendary. As Jasper White, chef and co-owner of the Jasper White Summer Shack restaurants, said, Mr. Athanas ''kept his eye on the ball." Day after day, year after year, Mr. Athanas would arrive at Pier 4 well before noon and on holidays by 7 a.m. On weekends or busy nights, it would be after midnight before he would walk downstairs from his top-floor office, make a final check of the main dining room, and head home.

    ''I don't think Boston will see another one like him," White said.

    Jacobson called Mr. Athanas ''the ultimate host" and recalled he had told her that in the early years of Pier 4, he invited taxicab drivers to his restaurant and added a coffee stand outside. The gesture paid off: Cabdrivers returned the favor by bringing out-of-towners looking for a meal to Pier 4.

    Mr. Athanas had served as a president of the Massachusetts Restaurant Association and sat on the board of the National Restaurant Association, which in 1976 named him Restaurateur of the Year.

    At one time, Mr. Athanas employed some 800 people in his restaurants. His sons Anthony Jr., Michael, Robert, and Paul now handle the day-to-day operations of the restaurants. His wife of 64 years, Esther Athanas, died last November.

    White remembers Mr. Athanas once telling him to try to own the land his restaurants were on, saying that the land was far more valuable than the restaurants themselves. Mr. Athanas lost a large parcel of land next to Pier 4 in the early '90s as the result of a highly contentious court battle.

    A large $1.1 billion complex of office towers, residences, and a hotel was planned for Fan Pier, land adjacent to the restaurant that was owned by Mr. Athanas. However, in 1987 he canceled the deal for the property, and the developers sued. Faced with a legal judgment that could have cost him $150 million or more, Mr. Athanas reached a settlement in 1992 that left him with the Pier 4 parcel, but gave title to the rest of the land to the Pritzker family of Chicago.

    His three other restaurants are on land owned by his family.

    Mr. Athanas's extensive wardrobe, partially inspired by Elizabeth Taylor, who once cooed her approval of a double-breasted blue yachting jacket with white pearl buttons he was wearing. ''The result was I had eight more double-breasted yachting jackets made," he explained.

    Funeral services will be Wednesday at the Albanian Orthodox Cathedral of St. George in South Boston. Visiting hours will be from 4 to 8 p.m. Tuesday at the cathedral.

    Globe correspondents Edgar J. Driscoll and Michael Levenson contributed to this report.

    © Copyright 2005 Globe Newspaper Company.

    marre nga The Boston Globe


    Ngushellime familjes, miqve dhe gjithe shqiptareve dhe nderime vepres dhe punes se tij te pavdekshme si ne ceshtjet tona kombetare ashtu edhe ne suksesin e jashtezakonshem ne biznes.

    Me aq informacione qe kam une, vetem Bexhet Pacolli i Mabetex, eshte me i pasur se Anthony Athanasi, nga shqiptaret.

    Tung
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-02-2005
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    54
    Ngushellimet e mia familjes Athanasi
    Mendimet jane si grate:me mire te ushqesh 10 se sa te veshesh 1

  9. #9
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Ngushellimet me te sinqerta per familjen e tij.
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2005
    Vendndodhja
    te guri i shqipes
    Postime
    92
    Ngushellime familjes s tij.
    Fjala e urte,eshte fjale e zjarte

  11. #11
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    gjynah i shkreti! ish kaq i pasur jashte, dhe kaq i varfer brenda shpirtit.
    Summertime, and the livin' is easy...

  12. #12
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Presidenti Rugova ngushėlloi familjen Athanasi nė SHBA me rastin e vdekjes sė Anthony Athanasit

    Prishtinė, 25 maj - Presidenti i Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, ka ngushėlluar familjen Athanasi nė SHBA me rastin e vdekjes sė Anthony Athanasit, afaristit tė njohur shqiptaro amerikan.

    "Me rastin e vdekjes tė mė tė dashurit Tuaj, babait, vjehrrit dhe gjyshit Tuaj, Anthony Athanasit, Ju shpreh ngushėllimet e mia dhe tė popullit tė Kosovės.
    Anthony Athanasi ishte njė burrė i madh shqiptar dhe amerikan qė ndėrtoi mbretėrinė e vet tė biznesit nė tė mirė tė tė gjithė shqiptarėve.
    Nė historinė mė tė re tė Kosovės dhe tė botės shqiptare, Ai do tė mbetet si burrė i njohur qė pėrkrahu lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės.

    Ne sė bashku me Ju ndiehemi krenarė me veprėn dhe figurėn madhėshtore tė Anthony Athanasit, qė do tė jetė shembull pėr tė gjithė shqiptarėt, si duhet punuar pėr kombin.

    Nė kėto momente tė rėnda pėr Ju, bėhuni tė fortė. Ne qėndrojmė pranė Jush.
    I falemi kujtimit tė Tij tė pėrjetshėm! I qoftė i lehtė dheu i Amerikės!", thuhet nė fund tė ngushėllimeve tė Presidentit Rugova.
    My silence doesn't mean I am gone!

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-08-2004
    Postime
    148
    Di ndonjeri cfare ka bere ky per Shqiperine ???

  14. #14
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Nė Boston u zhvillua ceremonia e varrimit tė afaristit tė njohur shqiptaro amerikan Anthony Athanas

    Boston, 27 maj - Nė Boston (SHBA) u zhvillua ceremonia e varrimit tė afaristit tė njohur shqiptaro amerikan Anthony Athanas, i cili vdiq javėn e kaluar nė moshėn 93 vjeēare. Anthony Athanas u varros nė varrezat familjare nė Swampscot afėr Bostonit.
    Anthony Athanas ishte njė figure pajtuese, afruese e bashkuese pėr shqiptaret, thonė ata qė e kanė njohur. Ai kurrė nuk u perzie nė ēėshtje tė brendshme tė politikės shqiptare.

    Pėr herė tė parė ai e vizitoi Shqipėrinė ne vitin 1989 dhe pastaj me 1995 me kthimin e eshtrave tė Faik Konicės. Nė Boston, pa bėrė asnjė dallim partiak, ai nderoi me ftesėn e tij tė gjithė politikanėt dhe udhėheqėsit kryesorė tė pas diktatures nė Shqipėri. Tė njohurit e tij thonė se Anthoni Athanas kishte vetėm njė ėndėr e njė qėllim; mbarėvajtjen e ēėshtjeve kombėtare. Pėr emrin e tij tė njohur dhe veprimtarinė e tij, shteti shqiptar e emėroi atė edhe si konsull nderi tė Shqipėrisė nė Shtetet e Bashkuara, njė post simbolik, por me tė cilin Anthoni Athanas krenohej shumė.

    Tė pranishėm nė emėr tė shtetit shqiptar nė ceremoninė e varrimit ndodhej i ngarkuari me punė pranė ambasadės shqiptare nė Uashington, Mirosh Sako dhe zėvendės shefi i misionit tė Shqiperise pranė OKB sė nė Nju Jork, Lublin Dilja. Mes pėrfaqėsuesve tė komunitetit shqiptar ndodheshin kryetari i shoqatės Vatra, Agim Karagjozi dhe afaristi e veprimtari Ekrem Bardha, si dhe figura tė tjera tė komuniteit shqiptar nė Amerikė. Anthony Athanas ishte njė figurė e njohur dhe e nderuar thuajse nga tė gjithė, pėrfshi politikanė, afaristė apo njerėz tė thjeshtė, shqiptarė e amerikane. Kjo u pa edhe nga numri i madh i njerėzve qė erdhėn nė kishėn e Shėn Gjergjit nė Boston pėr t'i shprehur ngushėllime familjes dhe pėr tė nderuar kujtimin e tij. Nė kishėn shqiptare orthodokse tė Shėn Gjergjit, qindra vetė, tė veēuar apo nė grupe parakaluan pėrpara trupit pa jetė tė Anthony Athanasit pėr tė shprehur nderimin e tyre pėr kėtė personalitet, i cilėsuar nga zyrtarėt vendore si mikpritėsi i Bostonit, pėr arsye tė biznesit tė tij tė suksesshėm nė industrinė e restoranteve nė Amerike.

    "Restoranti i tij Anthony's Pier 4, me zotin Athanas tek dera qė priste dhe percillte klientėt, ishte si njė shtėpi plot gjallėri e gjithmone e hapur", thote William Bulger, ish kryetar i senatitit tė shtetit Masachusets. "Anthoni Athanas", thote ai "ishte njė mik me plot kuptimin e fjalės, pėr ditė tė mira e tė keqia. Ne kemi nevojė pėr miq dhe ai ishte pėr mua njė mik shume i mirė. Do t?a ndjej shumė mungesėn e tij", thotė senatori Bulger.
    "Anthoni Athanas pėrfaqėson ėndrėn amerikane", thotė ish ligjvėnėsi Joe Kenendi, mik i familjes Athanas. "Ai erdhi kėtu si emigrant dhe me punėn e tij krijoi njė rrjet restorantesh me bazė Pier 4 pa tė cilin sot Bostonit do t?i mungonte njė monument historik. Ai merrej jashtėzakonisht edhe me ēėshtjet shqiptare, Kur une isha nė Kongres, ai vazhdimisht e me kėmbėngulje mė shtronte pėrpara nevojėn qė kishte Shqipėria pėr investime e pėr ndihma te tjera nė rrugėn e demokratizimit. Anthoni Athanas ishte njė njeri i jashtėzakonshėm, me zemėr flori", thotė Joe Kenedi.

    "Anthoni Athanas ishte njė pėrkrahės shpirtėror e material i komunitetit shqiptar tė Bostonit e veēanerisht i kishės orthodokse shqiptare nė Amerikė e themeluar nga Fan Noli", thotė bishop Nikoni. "Thuajse nė tė gjitha librat liturgjikė tė pėrkthyera nga Noli, gjendet edhe shėnimi, botuar me ndihmen financiare Anthony Athanasit. Atėhere kjo mund tė dukej gjė e vogėl, por sot kur shikojmė trashėgiminė kulturore qė kalon nga brezi nė brez, themi se ajo ėshtė trashėgimia qė la pas Anthoni Athanas".
    My silence doesn't mean I am gone!

  15. #15
    Cupke pe Korce nese je vertete e tille duhet te kesh te qarte se ai ishte nje kapitalist i njohur ne SHBA dhe se ai nuk ishte nje drejtues OJQ-je qe vidhte fonde nga dhuruesit.Ai nuk ishte as Sudja e Xhaferi por nje ikone e kapitalizmit amerikan me prejardhje shqiptare.

    Ndersa Jonka nuk eshte e thene qe te ndertosh nje kanal a ndonje lulishte qe te thuhet se ke bere per Shqiperine.Shpesh behen shume gjera ne prapaskene pa i marre vesh askush.
    Me ate miqesi qe ka patur Athanas mjafton vetem deklarimi i tij se "eshte shqiptar" qe te quhet ndihmese.

    Prandaj figura si Athanas meritojne nderim dhe respekt nga te gjithe bashkekombasit e vet kudo qe ato jane!

  16. #16
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Homazhe alla shqiptarce ketu....

    Nderime ketij qe nderroi jete!

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Ikja e zotnisė*...

    Ikja e zotnisė*...


    Alfred Lela


    Pikėpjekjet tona me vdekjen e marrin hopa iluzionin e madhėshtisė. Shtati voclak qe dergjet brenda kofinit ne kishen shqiptare te Shen Gjergjit ne South Boston e perforcon kete ide. Antoni Athanas i ka duart e kaperthyera tashme. Bie shi (si do zoti vete) dhe makinat jane parkuar dyshe ne Broadway. Na duhet te pershendesim njerezit ne te djathte, pastaj te bejme pak majtas, te shkruajme emrat ne liberthin ngjyre kabernet te vizitave, te shohim shkarazi per nga busti i Fan Nolit dhe te ēapojme drejt deres se brendshme te kishes. Nje dyshe tjeter pritesish shtrengon duart me ne dhe shenjon majtas. Ne krye te vendit dallohet kaska me dru fin dhe bardherima e akullt e cohes qe e vesh perbrenda . Pastaj vjen njeriu. Bejme kryq me syte nga duart e mbledhura ne peqi dhe lutemi perpak. Ne ate ndoshta minute na prakalon nder kujtese jeta e burrit te shtrire per se fundi. Tetedhjete e shtate vite me pare, femija i vdekur tashme, pati lene Trebicken ne kurrizin e nje mushke. Vetem pese vjeē, bashke me te emen dhe kushedi ē'sille te varfer ne torbe. Po ky femije vite me vone do ta shnderronte vaktin e tij te paplote te ushqimit ne shtateqind mije dreka te bollshme. Ky eshte numri i perafert i racioneve te sherbyera per vit ne restorantin e tij "Anthony's Pier 4", sipas "Boston Globe". E leme te Ikurin e Madh me nje shikim nder sy qe sikur do te thote "lamtumire" dhe ēapojme mbrapsht. Djemte. Nje. Dy. Tre. Kater. Shtrengojme duart me te gjithe dhe peshperisim frazen tejet te lehte "me vjen keq per humbjen tuaj". E bejme gjithe kete shpejt e shpejt a thua se ata do te donin te flisnin per gjera qe do ta benin me pak tragjike vdekjen ne fjale. Ulemi ne nje prej stolave te drunjte te kishes dhe i hedhim nje sy fletushkes qe na zgjaten ne krye te heres. Katerfaqeshi eshte mbushur me idilizma qe as vdekjet e medha nuk mund t’iu shpetojne dhe nje poezi e G. Rosetti-t qe i ben me sentimentale keto vdekje. Hedhim syte perreth. Nje ēift zezak, funksionare te larte lokale, burra e gra ne moshen me te vone te mundshme dhe dita qe vdes pertej dritareve. Me ze te ulet i kthehemi prape kuvendimit mbi te ikurin. “Boston Globe” e hapi numrin e se shtunes me vdekjen e Antoni Athanas si lajm te dyte. Vijuar nga nje faqe e plote speciale. Fakti qe Athanas ishte nje emigrant nag Shqiperia dhe arriti te behej nje nga biznesmenet me te fuqishem ne vend dukej se ishte kryefjala. E gjithe kjo per te ilustruar te sapovdekurin si shembull te Endrres Amerikane. Miq te plakut, senatore dhe biznesmene te Bostonit e quanin Athanasin nje ABC te qytetit. Ikone. E keshtu me radhe. I pyetur njehere per Mercedesin e tij luksoz, i pat thene bashkebiseduesit se nuk iu kushtonte shume rendesi makinave, ato vetem te ēojne nga nje pike ne tjetren. Por ky mjet ishte shume me mire se sa kurrizi i mushkes me te cilen pati lene Shqiperine, vazhdonte ai. Per ta kuptuar rendesine ekonomike te shqiptaro-amerikanit majft te permendet shuma e humbur ne nje gjyq per token perreth restorantit te tij te famshem ne gjirin e Bostonit. Njeqind e pesedhjete milione dollare shkuan ne llogarine e nje firme nga Ēikago. Shuma te tilla gjithsesi do qene vetem numra po te anashkalohej fakti se Athanas qe busulla e shqiptareve te ardhur ne Boston dhe rrethina. Te gjithe ardhacaket kane trokitur se pari ne deren e tij. "Anthony's Pier 4" mbetet per ta shkolla e pare e anglishtes ne Amerike. Vademekum-i i njerezve qe linin boten e vjeter per te rene. Me besimin " shpresa per te ikur na mban gjalle per ta vazhduar endrren".
    Tani eshte fundmaj. Gjeografia e gjerave nuk eshte luhatur kushedi. Por nje shpirt i ka ikur trupit ku banonte per t’u perseritur. Dashte zoti ai shpirt behet trupi i nje femije diku ne nje fshat te Jugut te Shqiperise. Nese ndodh kjo, atehere mund te fleme te qete, zoti Athanas. Udha e mbare te qofte!

    *Zotni- Keshtu e therrisnin mes veti shqiptaret qe punonin ne restorantin e tij. Emri me ngjyrim geg , edhe pse Athanas ridhte nga Korēa, e ka burimin nga punetoret me te vjeter te Pier 4, te cilet vinin nga krahinat shqiptare te Malit te Zi. Nje tjeter emer i perdorur shpesh ishte "plaku". Por te gjithe i drejtoheshin atij
    "Mister Athanas".




    28/05/2005
    KATEGORIA: Analiza

    Marre nga Shekulli
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Respekt per njeriun e madh, Antoni Athanasin

    Respekt per njeriun e madh, Antoni Athanasin
    E Shtune, 28 Maj 2005



    Nga Harry Bajraktari*



    U shua jeta e nje shqiptaro - amerikani te madh. Antoni Athanas keto dite u nda nga kjo jete, duke lene te pikelluar, jo vetem familjen e tij, por miqte te shumte ne te kater anet e botes.

    Antoni Athanasi ka hyre ne historine shqiptare per shume vepra qe beri per te ndihmuar atdheun e tij. Ai mund te jete shqiptari qe ka jetuar larg vendlindjes se tij me shume se cdokush tjeter, por ne te njejten kohe, me shume se cdokush ka qene i lidhur me te ne cdo kohe e duke u perpjekur vazhdimisht per te miren e saj.

    Antoni Athanasi e deshi Shqiperine pa marre parasysh se ne c'gjendje ishte ajo. Ai qe nje burre i urte dhe restoranti e tij i njohur "Anthony's Pier 4", ne Boston, ne cdo ishte i hapur per bashkatdhetaret e tij, te cileve ai u ndihmonte cdohere qe kishin nevoje. Dhe jo vetem kaq, "Anthony's Pier 4" ka qene dhe mbetet nje institucion shqiptar e amerikan dhe nje qender e tubimit te shqiptareve qe nga dita e perurimit te tij.

    Antoni Athanasi eshte simboli i shqiptarit te suksesshem qe u ngjit ne majat e suksesit pa harruar per asnje moment atdheun e tij.

    Presidente shtetesh, mbreter, aktore, shkrimtare, gazetare, biznesmene e njerez te tjere te profesioneve te ndryshme e kane frekuentuar restorantin e tij, duke u ndare me pershtypjet me te mira fale ambientit e mikpritjes qe kish krijuar aty biznesmeni e filantropisti yne i madh Antoni Athanas.

    Ai ishte tejet mirenjohes ndaj Amerikes qe i dha strehe dhe i krijoi mundesine e suksesit ne biznes. Ai po ashtu ishte mirenjohes ndaj prinderve dhe veqanarisht te madhit Fan Noli qe i kishte ndezur ndjenjen e atdhedashurise, te cilen Anthony do ta mbante te ndezur deri ne vdekje.

    Shqiperia e Amerika per te ishin dy vendet me te dashura. Krahas ndihmave per shqiptaret ai ndihmoi edhe shoqatat bamirese amerikane, ne vecanti ato qe merreshin me sherimin e semundjeve te kancerit.

    Antoni ishte nje nga shtyllat e Federates Pan Shqiptare "Vatra", te cilen e mbeshteti, jo vetem financiarisht, por edhe ne forma te tjera. Tek ajo ai shihte vatren shqiptare qe perhapte shqiptartizmen. Duke ditur rendesine e kishes sone ortodokse, si nje institucion jo vetem fetar por edhe kombetar, Antoni dha shume ndihma per te, duke qene nje nga bashkepunetoret me te ngushte te imzot Fan Nolit.

    Secili qe e takoi ka nje kujtim per te. Ata qe e njohen Anthonyn do ta kene si shembull per tu treguar brezave te ardshem se si duhet atdheu. Une isha me fat qe e njoha dhe bashkepunova me kete njeri te madh per shume e shume vjet.

    Sa here qe i kerkoja nje ndihme per Kosoven, Athanasi nuk dinte te thoshte jo. E kemi pare ne demonstrata per lirine e Kosoves, ne takime me personalitete te shquara ne Shtepine e Bardhe, Senat e Kongres per te kerkuar ndihme per lirine e Kosoves. Kur une themelova gazeten "Illyria" me 1991, Athanasi me pergezoi per kete nisme te veshtire. "Une e di, - me thoshte ai, - se sa veshtire eshte te mbahet nje gazette, e di se sa veshtire e kishim te botonim gazeten 'Dielli'".

    Ne gezimet e hidherimet e mia familjare, ai vinte nga Bostoni ne Nju-Jork. I jam shume mirenjohes ketij shqiptaro-amerikani te madh per respektin qe tregonte ndaj meje e familjes sime, por edhe ndaj te gjithe atyre qe punonin per ceshtjen madhore te kombit.

    Ne vjeshten e vitit 1999, Keshilli Kombetar Shqiptaro - Amerikan, bashkethemelues i te cilit ishte edhe Antoni, vendosi te bente nje vizite ne Kosove. Me ne erdhi edhe kongresisti e miku i madh i shqiptareve, Eliot Engel e humanistja Bianca Jagger. Deshira e te gjitheve ishte qe ne kete delegacion te bente pjese edhe Athanasi. Me kujtohet si sot kur i telefonova dhe e pyeta se deshironte te vinte me ne ne Kosove. Pergjigja ishte e menjehershme: te vizitoj Kosoven nuk eshte nje deshire, por nje enderr qe e kam pasur gjithe jeten.

    Per te gjithe ne ishte nje gezim i madh qe ai vinte me ne ne Kosoven e pasluftes, ne Kosoven e lire.

    Pas vizitave ne Shqiperi e Maqedoni, ne u nisem drejt Kosoves. Athanasi dukej i emocionuar. Kur arritem ne kufi, ne dolem nga makina, si nje djale i ri, u perkul e puthi token e Kosoves. Lotet i rrodhen faqeve e me perqafoi. Jam me fat qe m'u plotesua enderra te vij ne Kosove, tha ai dhe hodhi veshtrimin drejt kodrave te bukura te Kosoves e shtepive te shkaterruara nga forcat serbe.

    "Kam qene gjithmone i bindur se Kosova do te fitonte lirine. Kete bindje e kisha fituar kur shihja kosovaret se sa me zell punonin per atdheun e tyre, - fliste Athanasi me lot ne sy."

    Makina vazhdoi rrugen. Athanasi veshtronte djathtas e majtas i thelluar ne mendime. Gjate vizitave ne Mitrovice, Prishtine, Peje e vende te tjera, ai bisedonte me femije, te rinje e pleq e nuk permbahej nga lotet. Ai e kuptonte shume mire se sa kishin vuajtur shqiptaret e Kosoves nga regjimi i Beogradit.

    E vecanta e ketij udhetimi qe vizita ne Vranoc, fshatin tim te lindjes. Vranoci nuk ishte afer. Nga Prishtina duhej udhetuar disa ore. Megjithate, Athanasi pranoi me shume deshire te vinte per vizite ne vendlindjen time bashke me Dom Anton Kciren, Ekrem Bardhen, Bruno Selimajn, John Calvellin, Sabit Biticin, Haxhi Hysenajn, Rustem Gecin, Gjevalin Gegajn, Skender Perollin etj.

    Ne kaluam atje disa caste te paharrueshme te mirepritur nga Vranoci sipas tradites shqiptare te Dukagjinit me buke e kripe e zemer. Mijera bashkevendas kishin dale ne pritje. Figura qendrore e ketij delegacioni ishte Antoni Athanasi, i cili kish kaluar 90 vjet jete dhe po udhetonte neper Kosove per t'u takuar me njerezit qe kishin humbur te afermit e tyre e per te pare nga afer shtepite e shkaterruara e varret e heronjve te rene ne lufte. Vranoci nuk i shpetoi dot dhunes serbe. Rreth 80 per qind e fshatit qe shkaterruar nga forcat e Milloshevicit. Dhe Athanasi e perjetonte thelle kete krim qe kish ndodhur pak kohe me pare ne fshatin tim e uronte qe akte te tilla te mos perseriteshin kurre me.

    "Do te vije dita kur kosovaret do te rindertojne shtepite e tyre e do te jetojne te lire ne nje Kosove te pavarur", - thoshte Athanasi.

    Per Antoni Athanasin kane shkruar gazetat me te njohura te Amerikes. Une me kete rast dua te citoj gazeten "South Boston Tribune", e cila nder te tjera shkruan:

    "Athanasi eshte nje njeri me vizion te madh. Ne qytetin e tij, Bostonin jugor ai pa ate qe te tjeret nuk e pane. Duke qene njeri me kurajo dhe perkushtim, ndertoi ne limanin e vjeter restorantin me te famshem ne bote".

    Presidenti Ricard Nikson ne nje leter drejtuar Athanasit thote: "Une si mik i juaj per nje kohe te gjate kam admiruar shpirtin tuaj bujar dhe jam vecanerisht krenar t'i bashkangjitem gezimit per arritjet tuaja dhe me vjen mire qe kam rastin t'ju them: ju lumte".

    Dua te permbyll kete shkrim me fjalet: ju lumte miku im i shtrenjte per gjithe ate qe bete per kombin shqiptar e amerikan. Ti do te mbetesh shembull se si duhet te punohet per te arritur suksesin me pune e vetemohim. Ti do te mbetesh si shembull se atdheun duhet ta duam pa marre parasysh ne c'gjendje eshte ai.

    Tek personaliteti juaj i larte me shume se te cdokush tjeter u kombinuan tradita shqiptare me ate amerikane. Kjo dhe eshte arsyeja qe te duan e te respetojne njesoj, si shqiptaret ashtu dhe amerikanet.

    Per mua e per shume te tjere ke qene dhe mbetesh inspirim se si duhet te punojme per te arritur suksese dhe njekohesisht per te ndihmuar atdheun qe ka aq shume nevoje per ne.

    Une perkulem me respekt para teje, o njeri i madh!

    * Anetar i Bordit te Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan

    Marre nga Korrieri
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-05-2005
    Postime
    1
    Edhe une shfrytzoj rastin per tė ngushėlluar familjen Athanasi dhe te gjithe Shqiptaret me rastin e vdekjes sė ketij burri dhe patrioti shqiptar.

    Iliria

  20. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet nė Bllog
    17
    Andoni Athanas, siē e kam njohur

    Van Christo

    Kam patur fatin e mirė qė ta njihja Andon Athanasin (Anthony Athanas) pėr mė shumė se 50 vjet; sė pari, si shqiptaro-amerikan, ashtu si dhe unė, me tė cilin mė bashkonte insktitivisht vendlindja e pėrbashkėt, Korēa, dhe pastaj, si njė mik tė ngushtė, model jete dhe vizionar. Andoni, njė burrė i pashėm, kishte shumė sqimė e cila qe, pa pėrjashtim, e dukshme nė ēdo takim me tė ku, ēdo herė, ishte i veshur me stil dhe sipas modės mė tė fundit tė burrave shoqėruar kjo me sjellje elegante dhe njė buzėqeshje kordiale. Garderoba e zgjeruar e Andonit frymėzohej, pjesėrisht, nga aktorja amerikane Elizabeth Taylor e cila kishte shprehur miratim tė fortė pėr njė xhaketė blu dopiopetė me kopsa-rruaza tė bardha qė Andoni pat veshur njėherė.

    E taova sė pari Andonin nė vitet ’50 nė restorantin e tij popullor General Glover Inn nė Swampscott, Massachusetts. E njihja prej sė largu, sigurisht, pasi kisha lexuar pėr tė nė gazetat e Boston-it dhe e kisha parė gjatė meshave nė Katedralen Ortodokse Shqiptare tė Shėn Gjergjit nė South Boston apo veprimtari tė tjera shqiptare nė Massachusetts dhe New York. Njėherė, teksa po darkoja nė General Glover, kur Andoni kaloi nga tavolina ime e thirra me hezitim Hello, Anthony. Mė pa dhe me njė buzėqeshje tė lehtė tha: Vė bast se je shqiptar! Qesha dhe u pėrgjigja: Po, por nga e kuptove? Me njė nėnqeshje nė fytyrė, u pėrgjigj: Ma merr mendja se ishte forma e fytyrės tėnde dhe hunda dhe ktheu kokėn nė profil duke treguar tiparet e veta. Pastaj u ul nė tavolinėn time dhe mė tha t’i tregoja pėr veten. U lumturua kur i thashė se edhe unė isha lindur nė Shqipėri, nė Korēė nė fakt, afėr fshatit tė tij.

    Andoni mbėrriti nga Shqipėria nė Amerikė nė moshėn 5 vjeēare, nė vitin 1916. Familja e tij u vendos nė New Bedford, Massachusetts. Ai punoi nė restorante tė ndryshme nėpėr New England dhe New York ku mori njohuri tė ēmuara (dhe receta gatimi) qė do t’i shėrbenin shumė mė vonė. Pasi bleu restorantin e tij tė parė, nė vitin 1938, nė Lynn, Massachusetts, pėr 1 800 dollarė, filloi edhe legjenda ‘Anthony Athanas’. Mė vonė ai themeloi kompaninė Anthony’s Fine Restaurants nė Massachusetts pėrbėrė nga Anthony’s Hawthorne nė Lynn, Anthony’s Pier 4 Café, General Glover Inn, Hawthorne by the Sea Tavern nė Swampscott, dhe Anthony’s Cummaquid Inn nė Yarmouth Port, Cape Cod, duke arritur kulmin nė vitin 1963 kur ai hapi restorantin, botėrisht tė famshėm, Anthony’s Pier 4, aty ku qyteti i Boston-it takohet me oqeanin Atlantik.

    Andoni dha njė ndihmesė monumentale pėr rindėrtimin dhe zhvillimin pėrfundimtar tė vijės bregdetare tė Boston-it. Si tė gjithė vizionarėt, Andoni pa njė mundėsi ku tė tjerėt shihnin njė pengesė. Zona pėrreth vijės bregdetare tė Boston-it ishte e pistė, e rrėgjuar dhe aspak tunduese. Vendi qė zgjodhi Andoni nė vitin 1962 pėr tė ndėrtuar restorantin e tij ishte njė risk i madh pasi ndodhej nė njė mol tė braktisur prej kohėsh.

    Anthony’s Pier 4 u bė njė sukses i menjėhershėm dhe mori lėvdata e ēmime nga e gjithė bota. Brenda pak vitesh Anthony’s Pier 4 u bė i njohur si restoranti mė fitimprurės nė Amerikė dhe vendi i preferuar i krerėve tė shteteve, presidentėve amerikanė, liderėve fetarė, shkrimtarėve dhe artistėve tė shquar, atletėve etj. Kur ndodheshin nė Boston, Anthony’s Pier 4 ishte vend i parapėlqyr darkimi pėr njė grup njerėzish tė njohur, pėrfshirė Elizabeth Taylor dhe Richard Burton, Sammy Davis, Jr., Presidentin John Kennedy, Senatorin Ted Kennedy, Mohammed Ali dhe shumė tė tjerė.

    Andoni ishte njė perfeksionit. Edhe kur mysafirė nė restorat ishin dinjitarė shtetesh, gjithmonė e shihja tė vendosej nė njė pikė tė restorantit nga e cila mund tė vėzhgonte gjithė sallėn e ngrėnies. Nėse pikaste diēka qė nuk pėrkonte me standardet e tij tė larta, ai largohej duke kėrkuar ndjesė prej bashkėbiseduesit dhe merrej me problemin. Asgjė nuk ishte e parėndėsishme pėr tė. Pėr shembull, njėherė e pashė tek i thoshte njė kamarieri se duhej mė shumė akull pėr gjalpin qė do shėrbente. Sipas meje ishte pėrkushtimi i tij ndaj detajeve qė e bėnte atė njė biznesmen perfekt restorantesh.

    Megjithėse nuk ishte akademik, ai ishte i shumė-kėrkuar si lektor nga Harvard Business School, University of New Hampshire dhe Cornell University.

    Nė vitin 1978, mori ēmimin Horatio Alger Award nga Horatio Alger Association of Distinguished Americans si shenjė e tranzicionit tė tij nga njė djalė i varfėr emigrant nga Shqipėria te njė nga biznemsemėt mė tė sukseshėm nė Amerikė.

    Shoqėria ime e gjatė me Andonin mė lejoi tė isha dėshmitar i dorės sė parė i krenarisė sė tė qenit shqiptar. Shumė herė kam parė si i pėrshėndeste shqiptarėt me kėnaqėsi e dashuri tė njėmendtė. Megjithėse nuk e tregonte kurrė, besoj se ka qenė pak e lodhshme pėr tė, sa herė ndokush, pasi pikaste mbiemrin e tij Athanas, hamendėsonte se ishte me origjinė greke. Sidoqoftė kisha privilegjin tė isha me tė njė rast tė tillė kur, me diplomaci, u pėrgjigj Jo nuk jam grek, por njė fqinj i mirė i tyre; jam shqiptar!

    Andoni ishte gjithnjė i gatshėm dhe i lumtur tė festonte datėn historike tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, 28 nėntorin. Nė atė datė ai e bėnte gati restorantin e tij tė Boston-it, Anthony’s Pier 4 pėr tė mirėpritur shqiptarė nga e gjithė Amerika nė njė banket pėrkujtimor. Ishte njė ngjarje e shumėpritur nga shqiptarėt e tė gjitha besimeve dhe ngjyrave politike sepse gjithmonė ekspozonte njė larmi tė grupeve shqiptare nė mbarė Amerikėn.

    Ėshtė e rėndėsishme tė pėrmendet gruaja e bukur dhe sharmante e Andonit, Esteri, gjithashtu shqiptaro-amerikane. Esteri dhe Andoni ishin tė njohur pėr veprimtaritė e tyre filantropike, veēanėrisht mbėshtetjen e pakursimtė pėr Arqipeshkvinė Ortodokse Shqiptare tė Amerikės. Pėrpos, amerikanėt me origjinė shqiptare ishin shumė krenarė qė Andoni, Esteri dhe djemtė e tyre tė pashėm e tė suksesshėm njiheshin nga shumė njerėz si ‘shqiptarėt’. Nė njė mori rastesh, kur njerėzit mė pyesnin pėr origjinėn time etnike, komenti i parė i tyre ishte Oh, si Andoni Athanas.



    *Van Christo ėshtė aktivist i shquar i komunitetit shqiptaro-amerikan tė Boston-it. Ai ėshtė themelues i Frosina Network nė ndihmė tė emigrantėve shqiptarė e tė tjerė. Familja e tij u shpėrngul nga Korēa nė Amerikė kur ai ishte 1-vjeē. Ka shėrbyer nė ushtrinė amerikane gjatė Luftės sė Dytė Botėrore.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. SS Lazio
    Nga Sherri nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 336
    Postimi i Fundit: 22-08-2019, 11:54
  2. Lawrence Block
    Nga daniel00 nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-12-2008, 06:44
  3. Krishterimi nder shqiptare
    Nga Anton nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 30-06-2008, 13:52
  4. Anthony Quinn
    Nga PrInCiPiEl nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 21-11-2006, 11:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •