NË MILANO U KAP BOSSI I SHUMËKËRKUAR NGA POLICIA NDËRKOMBËTARE, METUSH BAJRAMI – SHTETAS I MAQEDONISË ME PASAPORTË BULLGARE


KA SHITUR NË EUROPË MBI 500 KILOGRAMË DROGË

HEROINË DHE KOKAINË



Ishte i kërkuar nganjësite të specializzata të policisë së SHBA-ve, të Bullgarisë, Turqisë, Norvegjisë, Greqisë, Gjermanisë dhe Zvicrës. U kap nga njësitet e specializuara të repartitr të antidrigës të Guardia di Finanza të Lombardisë “Pablo Escobar”, në Milano, në operacionin “Italian Premier”



Milano, 21 maj 2005

Engjëll KOIQI

Njësiti special i repartit të antidrogës “Pablo Escobar” i Guardia di Finanza të Lombardisë, në operacionin e emëruar “Italian Pemier”, dje në orët e hershme kanë kapur dhe arrestuar – siç thuhet – boss-in e trafiqeve të narkotikëve nga Ballkani, shtetasin e Maqedonisë Metush Bajrami-n, 47 vjeç, me pasaportë bullgare.

Në kumtesën që lëshuan dje organet e ndjekjes thuhet se Metush Bajrami ishte përgjegjës per shitjen e mbi 500 kg heroinë turke dhe kokainë nëpër shumë qendra europiane dhe se ishte shumë i kërkuar dhe në ballë të kartelave të poëlicive të specializuara të SHBA-ve, të Bullgarisë, Turqisë, Greqisë, Norvegjisë, Gjermanisë, Zvicrës…. Më parë ishin kapur dhjetëra “korrierë” të bandave të tij, në flagrancë, thuhet në komunikatë dhe theksohet roli kryesor i pjesëtarëve shqiptarë të atij rrjeti mafioz.

Kapja e Metush Bajramit ishte ëndërr e ëdo komandanti, ka thënë koloneli Claudio Pascucci – komandant i njësitit që ka realizuar këtë operacion shumë të rrezikshëm, por të suksesshëm, pas plot dy vjet përgatitjeje dhe ndërmarrjeve speciale në këtë drejtim. Dyshohet se në këtë rrjet mafioz ende ka banditë të rrezikshë në veprim dhe se lufta për emërimin e pasardhësit të Metushit (si shef i rrjetit) veç mund të ketë filluar. Gjithçka po përcillet me vëmendje të shtuar dhe me profesionalitet të lartë, bëjnë të ditur përgjegjësit e operacionit të realizuar.