Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 22
  1. #1
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Lightbulb Opozita e mbyll fushatën me një miting madhështor nga sheshi Skënderbej

    seleksionimi i kandidateve
    ____________________
    Kriteret e Nanos dhe Berishës për 100 emrat

    Nga Mero Baze
    Gazeta TemA
    20.05.2005

    Opozita prezantoi dje 100 emrat e saj për garën elektorale të 3 Korrikut, duke sfiduar ndjeshëm traditën e saj politike dhe rreziqet që paraqet kundërshtari me listën e tij agresive. Brenda 100 emrave të opozitës ruhet mozaiku i ndryshimeve të fundit të opozitës, kujtesa e saj historike dhe prurjet e reja nga bota akademike. Por nëse këto
    cilësi e bëjnë ofertën e opozitës, joshëse për një pushtet të nesërm, njëherazi e bëjnë atë një listë të rrezikuar nga agresiviteti dhe cilësitë e 100 kandidatëve kundërshtarë, të cilët janë përzgjedhur vetëm përmes një kriteri, - atë të marrjes me çdo kusht të mandatit në zonën që kandidojnë. Kryeministri Fatos Nano nuk ka bërë kujdes as për biografinë e tyre shoqërore dhe politike, as për pastërtinë e tyre morale, as arsimin e tyre, por vetëm për premtimin e tyre se do të përdorin gjithçka për t’i sjellë atij mandatin në Kuvend. Në këtë aspekt Berisha dhe lidershipi i opozitës kanë rrezikuar të luajnë vetëm me një synim, për të bërë një listë për të qeverisur, ndërsa socialistët, një listë për të mbetur në pushtet, edhe pse nuk arrijnë të qeverisin. Ndryshimi i dytë mes dy listave është garancia për ndarjen e pushtetit nesër. Sali Berisha ka futur në listë 100 emra me një distancë të tillë nga pushteti i tij personal, sa shihet qartë se e ardhmja e tij politike mbetet sfidë e hapur. 100 emrat që ai ka propozuar, nuk bëjnë pjesë tek njerëzit e tij të sigurt apo besnikë. Përkundrazi ai ka kandiduar kundërshtarë të tij të vjetër, rivalë të tij dhe kontestatorë të tij me shanse absolute për të qenë deputetë. Ky grup jo aq i vogël brenda 100 kandidatëve, e bën pushtetin e nesërm të PD-së të kontrollueshëm, dhe ekipin e detyron të punojë në grup me mentalitetin e partnerit. Përkundër kësaj grupi socialist prej 100 emrash përshkruhet tej e fund nga një kriter, raporti personal me Fatos Nanon. Në 100 emrat e socialistëve mund të ketë socialistë, mund të ketë qeveritarë të korruptuar, mund të ketë trafikantë dhe ish PD-istë, por të gjithë kanë një raport personal me Fatos Nanon. Ndryshimi i fundit, që është thelbësor nga pikëpamja politike, është rreziku me të cilin luajnë të dy palët. Lista e opozitës duket se luan për fitore ose asgjë, ndërsa lista e Nanos është e fokusuar shumë tek mbetja me siguri të plotë e një grupi besnik në opozitë. Pra kriteri mbi të cilin Nano ka zgjedhur emrat, duket qartë se është siguria që të ketë një grup besnik në opozitë. Dhe brenda tyre ka kë zgjedh për të tillë.

  2. #2
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Gazeta TemA:

    Përbërja e grupimit të kandidatëve të PD-së

    Prania e të rinjve

    -70 për qind e kandidatëve vijnë nga shoqëria civile,
    bota akademike universitare, media dhe biznesi,
    -70 për qind hyjnë në këtë periudhë për herë të parë
    në Parlament.
    -60 për qind e tyre marrim pjesë për herë të parë në
    garën elektorale.

    Kualifikimi arsimor

    -46 për qind e tyre janë me grada dhe tituj shkencorë,
    -30 për qind tyre kanë mbrojtur doktoraturën
    -16 për qind kanë mbaruar masterin
    -13 për qind mbajnë titullin e profesorit
    -32 për qind e tyre vijnë nga universitetet e vendit,
    dhe kanë qenë rektorë, ish rektorë, dekanë, ish
    dekanë, shefa katedrash, pedagogë
    -8 për qind janë biznesmenë, ndër të cilët të parët e
    biznesit shqiptar

    Kualifikimi profesional

    -22 për qind janë të diplomuar në jurisprudencë
    -22 për qind janë kualifikuar në fusha të ndryshme të
    inxhinierisë
    -14 për qind e tyre janë me formim ekonomik
    -12 për qind janë agronomë,
    -30 për qind janë shkrimtarë, arsimtarë dhe individë
    nga fusha të tjera.

    Grupmosha

    -Dominon grup-mosha 40-50 vjeç me 41 për qind të
    kandidaturave
    -35 për qind e tyre janë të grupmoshës nga 35-40 vjeç
    -Pesë për qind janë të grupmoshës mbi 60 vjeç.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Tema

    SPECIALE

    Sllogani “Koha për Ndryshim”, i mbishkruar në një
    flamur 1400 m2, mbuloi mijëra pjesëmarrës në mitingun
    e Partisë Demokratike

    Koha për ndryshim, mbledh mijëra në shesh

    Partia Demokratike zhvilloi dje një takim të madh me
    elektoratin në sheshin Skënderbej, ku ishin të
    pranishëm mijëra qytetarë. 100 kandidatët e Partisë
    Demokratike janë paraqitur përpara votuesve shqiptarë
    me platformën e PD-së për “ndryshimin e madh”.
    Mitingu ishte konceptuar në formën e një takimi të
    kandidatëve me votuesin. 100 kandidatët janë rreshtuar
    në platenë tre-shkallëshe të vendosur tek Pallati i
    Kulturës, sfondi i së cilën mbulohej me një pankartë
    të madhe me slloganin e PD-së, “Koha për Ndryshim”.
    Skenari i mitingut mundësoi që përpara të pranishmëve
    të flisnin kandidatët nga të gjitha zonat e
    Shqipërisë, duke filluar me Tiranën, vijuar me Korçën,
    Vlorën, Elbasanin e Shkodrën. Pas fjalës së tij,
    lideri demokrat, Sali Berisha ka zbritur disa herë mes
    njerëzve të mbledhur në sheshin Skënderbej. Ai ka
    hipur disa herë sipër skelës së vendosur në shesh,
    duke përshëndetur militantët, dhe votuesit e Partisë
    Demokratike. Mijëra të pranishëm janë mbuluar më pas
    nga një flamur gjigant 70m x 20m, mbi të cilin
    shkruhej sllogani “Koha për Ndryshim. Fjalën e hapjes
    së mitingut e ka mbajtur kryetari i Partisë
    Demokratike për Tiranën, Sokol Olldashi. Ai falenderoi
    pjesëmarrësit në këtë miting dhe tha se kjo është
    përballja përfundimtare me qeverinë e korruptuar. “Kjo
    është një përballje përfundimtare mes të mirës dhe të
    keqes për të cilën ne duhet patjetër të fitojmë.
    Përballë nesh është korrupsioni, varfëria, papunësia,
    krimi, përballë nesh është Fatos Nano, ndërsa në krah
    të tij janë të gjithë keqbërësit e këtij vendi,
    trafikantë, hajdutë, të korruptuar, demagogë, të
    paaftë dhe të padenjë,” tha Olldashi. Pas kryetarit të
    Partisë Demokratike për Tiranën, ka marrë fjalën
    kandidatja për deputete në zonën 39 në Laprakë,
    Majlinda Bregu. Ajo tha se ndihet e nderuar që
    kandidon në një zonë të Tiranës dhe u shpreh e bindur
    se shqiptarët do t’i japin fund pushtetit personal të
    disa individëve. “Nevoja e jashtëzakonshme për
    ndryshim gjendet te njerëzit e zakonshëm, jo te
    mendjemëdhenjtë që arrogancën e fituar prej parave që
    nuk u takojnë e quajnë nivel. Këtë radhë jam e bindur
    që të gjithë shqiptarët do të zgjedhin bindshëm të
    votojnë jo për zgjerimin e pushtetit personal të disa
    individëve, por për ëndrrat e tyre,” tha Bregu. Pas
    Majlinda Bregut fjalën e ka marrë kandidati i Partisë
    Demokratike në zonën 80 në Korçë, profesor Gjergji
    Pendavinji. Ai tha se sjell mesazhin e ndryshimit nga
    qyteti i Korçës. “Mesazhi i kohës për ndryshim në
    konceptin tonë politik, paraqet dukuri normale të
    funksionimit të demokracisë në Shqipëri, garën e
    vlerave të qeverisjes së mirë. Ky mesazh është mjeti i
    vetëm për të ofruar mundësinë dhe shanset e munguara
    për një jetë më të mirë. Ndryshimi, nga nevojë, sot
    është bërë projekt,” u shpreh Gjergji Pendavinji. Pas
    kandidatit të Korçës e ka marrë fjalën, kandidati i
    zonës 97 në Vlorë, Xhevahir Rexhepi. Ai u shpreh para
    mijëra të pranishmëve se Vlora mezi po pret 3 korrikun
    për ndryshimin e madh. “Unë vij këtu në emër të atyre
    për të thënë se ato duan të ndryshojnë fatin e tyre,
    ato duan të heqin rrobat e zeza që ua veshi ky regjim
    që është sot në fuqi. Ato duan që fati i tyre të
    ndryshojë dhe ju duhet të dëgjoni zërin e tyre. Nuk ju
    kam sjellë me vete asnjë nga minatorët e zonës më
    shumë nga mungesa e perspektivës dhe sigurisë sesa nga
    fatkeqësitë megjithëse ka plot të tillë,” tha Rexhepi.
    Nga Vlora fjala ka ardhur në Shqipërinë e mesme, në
    Elbasan. Kandidati i zonës 52 Nuri Hasa, u shpreh para
    të pranishmëve, se Elbasani do ta vazhdojë ndryshimin
    ashtu siç bëri me zgjedhjet lokale. “Dhe kur ju vetë
    shikoni juristë të nderuar, doktorë shkencash,
    biznesmenë të ndershëm, politikanë të rinj,
    intelektualë të fushës civile, ky besim shndërrohet në
    realitet dhe bëhet realitet me nënshkrimin e fitores
    së datës 3 korrik,” u shpreh kandidati Nuri Hasa. Pas
    Elbasanit radhën e ka pasur Shkodra, e përfaqësuar nga
    kandidati për zonën 4 në Shkodër, Gilman Bakalli. Ai
    është shprehur i bindur në ndryshimin e madh të tre
    korrikut dhe në realizimin e projektit ambicioz që ka
    ofruar Partia Demokratike para shqiptarëve. “Sot jam
    këtu mes jush si pjesë e intelektualëve shqiptarë që
    janë më të bindur se kurrë, se kjo Shqipëri e jona nuk
    përputhet aspak me idealet për të cilat luftuan
    baballarët tanë. Sot të gjithë shqiptarët janë të
    bindur se ka ardhur koha për ndryshim,” tha Bakalli.
    Pas fjalës së kandidatëve, fjalën e ka marrë kryetari
    i Partisë Demokratike, Sali Berisha. “Është koha për
    ndryshim, sepse ju dhe të gjithë qytetarët shqiptarë
    nuk meritoni të qeveriseni nga qeveritarë që ju
    sodisin me përçmim juve nga helikopterët e tyre, nga
    kazinotë e botës, që hedhin valle mbi zinë tuaj, që
    kanë shndërruar vendin në muzeun e korrupsionit në
    Europë. Më 3 Korrik mbarë shqiptarët votojnë për
    ndryshimin, për qeverisje me duar të pastërta, për
    qeveritarë të barabartë para ligjit me qytetarët e
    tyre,” tha Berisha. Në mbyllje të mitingut, Berisha
    ka përshëndetur pjesëmarrësit, së bashku me kryetarët
    e tetë partive aleate të Partisë Demokratike në
    zgjedhjet e 3 korrikut.


    Sokol Olladshi: Jemi mijëra në shesh, miliona në
    kutitë e votimit

    Ne nisim sot nga zemra e Shqipërisë rendjen tonë drejt
    3 korrikut. Është koha për ndryshim, është koha për të
    qenë elitarë. Ne jemi dhjetëra mijëra sot në shesh, ne
    jemi miliona në kutitë e votimit. Kjo është një
    përballje përfundimtare mes të mirës dhe të keqes për
    të cilën ne duhet patjetër të fitojmë. Përballë nesh
    është korrupsioni, varfëria, papunësia, krimi,
    përballë nesh është Fatos Nano, ndërsa në krah të tij
    janë të gjithë keqbërësit e këtij vendi, trafikantë,
    hajdutë, të korruptuar, demagogë, të paaftë dhe të
    padenjë. Përballë nesh është Fatos Nano me dukët dhe
    baronët e krimit të organizuar, me kokët e trafikut të
    drogës me ministrat e kontrabandës dhe prostitucionit.
    Përballë nesh është Fatos Nano me projektin e tij për
    ta bërë Shqipërinë një kazino të madhe, përballë nesh
    është problemi, ne jemi zgjidhja. Ne jemi miliona
    shqiptarë të ndershëm që kërkojmë transparencë,
    përkushtim, punë, begatinë, progres, rend, integrim.
    Ne jemi Shqipëria e të ardhmes. Nga tre korriku na
    ndajnë vetëm 6 javë, 42 ditë, 1012 orë. Në fakt është
    vetëm një çast, është vetëm një çast që na ndan nga
    fitorja. Është koha për ndryshim dhe ndryshimi nis nga
    Tirana.


    Majlinda Bregu: Po rendim drejt festës së madhe të 3
    korrikut

    Ju përshëndes të gjithëve ju që jeni këtu dhe të
    gjithë ata shqiptarë që me emocion presin festën e
    madhe të katër korrikut. Unë sikurse një pjesë e
    kandidatëve i përkasim atij grupi njerëzish që nuk
    përfaqësojnë pushtetin e parave, as pushtetin e
    forcës, jo pushtetin e mashtrimit, por atë të vlerave
    dhe respektimit të dinjitetit njerëzor. Unë kam lindur
    në Tiranë, jam rritur në Tiranë, jetoj në Tiranë dhe
    kam fatin e madh të kandidoj në një zonë të Tiranës,
    në zonën 39 në Laprakë. Banorët e zonës ku unë
    kandidoj, sikurse edhe pjesa më e madhe e shqiptarëve
    janë të varfër, janë të papunë, janë pa shtëpi, janë
    pa drita, janë pa ujë, por janë aq qytetarë sa të
    mendojnë mos harrojnë se ata që i kanë gënjyer për 8
    vjet me radhë janë zgjuar nga gjumi duke premtuar tani
    përçart vetëm se u ka rënë zgjidhja e fushatës. Nevoja
    e jashtëzakonshme për ndryshim gjendet te njerëzit e
    zakonshëm, jo te mendjemëdhenjtë që arrogancën e
    fituar prej parave që nuk u takojnë, e quajnë nivel.
    Këtë radhë jam e bindur që të gjithë shqiptarët do të
    zgjedhin bindshëm të votojnë jo për zgjerimin e
    pushtetit personal të disa individëve, por për ëndrrat
    e tyre.


    Gjergj Pendavinji: Ndryshimi, nga nevojë është
    shndërruar në projekt

    Kam nderin t’ju përcjell mesazhin e ndryshimit të
    qytetarëve të Korçës në këtë miting madhështor.
    Mesazhi i kohës për ndryshim në konceptin tonë politik
    paraqet dukuri normale të funksionimit të demokracisë
    në Shqipëri, garën e vlerave të qeverisjes së mirë. Ky
    mesazh është mjeti i vetëm për të ofruar mundësinë dhe
    shanset e munguara për një jetë më të mirë. Ndryshimi,
    nga nevojë, sot është bërë projekt. PD në programin
    politik të paraqitur vuri në qendër të vëmendjes
    qytetarin, duke dëshmuar si asnjëherë tjetër përpara
    shqiptarëve, mundësinë, përgjegjësinë, por edhe
    kapacitetin për të administruar procesin e ndryshimit.
    Ky është qëllimi fisnik, të cilit i detyrohemi. Le të
    bashkohemi rreth këtij qëllimi për të larguar kurthin
    e kohës, kurthin e jetës, për të kthyer lodhjen me
    energji, për të kthyer agoninë në shpresë.


    Nuri Hasa: Besimi juaj e shndërron projektin tonë në
    realitet

    Ju sjell nga qyteti i Elbasanit, qyteti i shkencës dhe
    kulturës qytetare dhe i vlerave historike, nga Skampa
    jonë e lashtë, atmosferën e fitores së PD-së. Kjo
    atmosferë që sjell unë shënon fillimin e ndryshimit të
    madh te shqiptarët. Të flasësh para këtyre njerëzve të
    cilëve u shkëlqejnë sytë për fitoren të paktën duhet
    të kesh moralin si edhe ndjenjën e besimit, por ne
    kemi kurajon civile, kemi besimin, kemi dijet
    shkencore, pastërtinë qytetare, ndershmërinë që t’ju
    themi juve besoni te ne, besoni te Partia Demokratike,
    besoni te lideri i saj Sali Berisha, besoni te vlerat
    tona morale. Dhe kur ju vetë shikoni juristë të
    nderuar, doktorë shkencash, biznesmenë të ndershëm,
    politikanë të rinj, intelektualë të fushës civile, ky
    besim shndërrohet në realitet dhe bëhet realitet me
    nënshkrimin e fitores së datës 3 korrik. Në emër të të
    gjithë banorëve të zonës 52, i ftoj të gjithë
    shqiptarët ku janë që të marrin pjesë në votime, të
    votojnë të ardhmen dhe të sjellin ndryshimin.


    Gilman Bakalli: 3 korriku, dita e përmbysjes së
    sistemit të antivlerave

    Jam bir i një të përndjekuri politik të regjimit të
    Enverit, i cili idetë e tija demokratike i pagoi me 18
    vjet burg. Kam qenë pjesë e Lëvizjes studentore të
    viteve ’90, e cila u bë promotori kryesor për
    përmbysjen e sistemit komunist në Shqipëri. Sot jam
    këtu mes jush si pjesë e intelektualëve shqiptarë që
    janë më të bindur se kurrë se kjo Shqipëri e jona, nuk
    përputhet aspak me idealet për të cilat luftuan
    baballarët tanë. Sot të gjithë shqiptarët janë të
    bindur se ka ardhur koha për ndryshim. Ka ardhur koha
    ta përmbysim kastën aktuale të politikanëve që mbahen
    në këmbë mbi krim dhe korrupsion, ka ardhur koha ta
    përmbysim këtë sistem antivlerash që na bën të ndihemi
    të huaj në shtëpitë tona dhe të mbjellim farën që
    nesër do të rrisë pemën e barazisë qytetare para
    ligjit, pemën e konkurrencës së lirë dhe të ndershme,
    pemën e mirëkuptimit dhe paqes midis njerëzve. Në 3
    korrik, ëndrra ime, ëndrra juaj për politikë në
    shërbim të njerëzve dhe jo të politikanëve, do të
    bëhet realitet nëpërmjet votës suaj. Në 3 korrik do të
    jemi sëbashku në të gjitha sheshet e Shqipërisë për të
    festuar fitoren e madhe, fitoren e PD-së, fitoren e
    Shqipërisë.


    Ngjela: Avantazhi i PD-së ndaj PS-së për zgjedhjet e 3
    korrikut është se ne jemi fryma e popullit

    Berisha: Ky është ekipi fitues më 3 korrik

    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u bëri
    thirrje qytetarëve të votojnë për Partinë Demokratike
    dhe ekipin, që ai e quajti si fitues të sigurt në
    zgjedhjet e 3 korrikut. Lideri i opozitës tha se
    grupimi i kandidatëve të Partisë Demokratike është
    ekipi më i kualifikuar për ta çuar Shqipërinë drejt
    integrimit europian. “Unë dua të falenderoj para jush
    kryesinë e re të Partisë Demokratike, Komitetin e
    Orientimit të Politikave të kësaj partie, si dhe të
    100 deputetët e ardhshëm të Partisë Demokratike,
    mbartës të virtytit, ndershmërisë, vlerave të shpirtit
    tuaj qytetar, personalitete të shquara të politikës,
    ekonomisë, arsimit, kulturës, shkencës, drejtësisë,
    mjekësisë, inxhinierisë dhe të gjithë fushave të
    jetës,” u shpreh kryetari i Partisë Demokratike, para
    mijëra të pranishmëve në sheshin Skënderbej. Ndërsa
    kandidati Pashko e ka quajtur mitingun e djeshëm si
    hapin e parë zyrtar të fitores së Partisë Demokratike.
    “Patjetër që ky miting është hapi i parë zyrtar i
    fitores së opozitës në zgjedhjet e 3 korrikut,” u
    shpreh Pashko pas mitingut. Sekretari për
    marrëdhëniet me publikun në Partinë Demokratike
    Spartak Ngjela u shpreh se Partia Demokratike ka
    dëshmuar edhe më parë se është e aftë të fitojë edhe
    pa prurjet e kohëve të fundit. Ngjela tha se të
    rikthyerit dhe anëtarët e KOP-it, rrisin kualitetin e
    PD-së për qeverisjen e nesërme. “Partia Demokratike i
    fiton zgjedhjet edhe pa KOP-in, edhe pa të rikthyerit.
    Por problemi është se në qeverisjen e ardhshme duhet
    spektri më i gjerë. Avantazhi i PD-së ndaj PS-së për
    zgjedhjet e 3 korrikut është se ne jemi fryma e
    popullit.” Ndërsa kandidati i PD Lezhë, Preç Zogaj,
    tha se mitingu i PD-së është sipari i hapit final,
    shkuarjes drejt fitores. “Ky nuk është hapi i parë i
    fitores së zgjedhjeve të tre korrikut, por është
    ngritja e siparit për aktin final që është fushata dhe
    fitorja. Mendoj se figurat e reja, figurat e
    rikthyera dhe aleatët e pasurojnë mozaikun e Partisë
    Demokratike dhe opozitës dhe bashkë jemi më shumë,”
    tha Preç Zogaj.
    Kandidati i Partisë Demokratike në Gjirokastër, Genc
    Ruli tha se Partia Demokratike shkon e sigurt drejt
    fitores në këto zgjedhje dhe me një ekip qeverisës
    shumë cilësor. “Sigurisht që njerëzit e rikthyer dhe
    figurat e reja të KOP-it janë një avantazh i madh, jo
    thjesht një avantazh i kompozimit të imazhit të PD-së,
    por do të thoja është një avantazh i përmbajtjes së
    saj. Do të kemi një PD me një sjellje të re politike
    dhe shumë më të fortë. PD-ja është favorite ndaj
    PS-së në këto zgjedhje, së pari, sepse PS ka
    disavantazhin e një bilanci negativ të 8 vjetëve
    qeverisje,” tha Ruli. Ndërsa zëdhënësi i Partisë
    Demokratike Edi Paloka tha se mitingu i djeshëm çeli
    siparin e fitores së PD-së. “Ky është pikërisht
    mitingu i fitores, është nisja e rrugës së kësaj
    fitoreje që në 3 korrik do të ketë finalen e saj. Me
    të rikthyerit dhe me të rinjtë e KOP-it është një PD
    shumë e fuqishme dhe mendoj se këta do të jenë faktorë
    të rëndësishëm që do të ndikojnë në fitoren e 3
    korrikut.


    Zogaj: U ngrit sipari për aktin final, fitoren e
    opozitës

    “Ky nuk është hapi i parë i fitores së zgjedhjeve të
    tre korrikut, por është ngritja e siparit për aktin
    final që është fushata dhe fitorja. Mendoj se figurat
    e reja, figurat e rikthyera dhe aleatët e pasurojnë
    mozaikun e Partisë Demokratike dhe opozitës dhe bashkë
    jemi më shumë. Avantazhet e Partisë Demokratike ndaj
    PS-së në këto zgjedhje janë jashtëzakonisht shumë.
    Avantazhi i parë është programi i Partisë Demokratike,
    avantazhi i dytë është ekipi i Partisë Demokratike dhe
    avantazhi i tretë ka të bëjë me vetë logjikën e
    rotacionit. Shqipëria kërkon rotacion dhe këtë
    rotacion e kërkon duke sjellë në pushtet Partinë
    Demokratike dhe duke kërkuar në opozitë Partinë
    Socialiste.”


    Ngjela: Treguam se PD është fryma e popullit

    “Mitingu është një nga hapat e parë të rikthimit të
    PD-së në pushtet. Para këtij janë bërë shumë hapa. Por
    hapat vazhdojnë. Ky ishte me të vërtetë një hap i
    madh. Partia Demokratike i fiton zgjedhjet edhe pa
    KOP-in, edhe pa të rikthyerit. Por problemi është se
    në qeverisjen e ardhshme duhet spektri më i gjerë.
    Avantazhi i PD-së ndaj PS-së për zgjedhjet e 3
    korrikut është se ne jemi fryma e popullit.”


    Paloka: Këtu zuri fill rruga e fitores

    Ky është pikërisht mitingu i fitores, është nisja e
    rrugës së kësaj fitoreje që në 3 korrik do të ketë
    finalen e saj. Me të rikthyerit dhe me të rinjtë e
    KOP-it është një PD shumë e fuqishme dhe mendoj se
    këta do të jenë faktorë të rëndësishëm që do të
    ndikojnë në fitoren e 3 korrikut. PD i ka të gjitha
    avantazhet ndaj Partisë Socialiste në këto zgjedhje.
    Nuk ka asnjë pikë ku është në avantazh Partia
    Socialiste ndaj PD-së.


    Ruli: PD me mentalitet të ri, me frymë të re
    qeverisëse

    “Në njëfarë kuptimi fushata dhe procesi elektoral po
    bën kohë që ka filluar, madje me disa hapa publicitarë
    dhe mediatikë shumë të mëdhenj, siç kanë qenë
    prezantimi i platformave, kuvendi i saj, zgjedhjet që
    u bënë për kryesinë e lartë të partisë dhe po të
    shohësh, të gjithë kandidatët për deputetë janë në
    zonat e tyre. Pra fushata kishte kohë që kishte
    filluar. Ky ishte ceremoniali i çeljes. Sigurisht që
    njerëzit e rikthyer dhe figurat e reja të KOP-it janë
    një avantazh i madh, jo thjesht një avantazh i
    kompozimit të imazhit të PD-së, por do të thoja është
    një avantazh i përmbajtjes së saj. Do të kemi një PD
    me një sjellje të re politike dhe shumë më të fortë.
    PD-ja është favorite ndaj PS-së në këto zgjedhje, së
    pari, sepse PS ka disavantazhin e një bilanci negativ
    të 8 vjetëve qeverisje. Ndër mosarritjet e saj
    kryesore është pikërisht zvarritja e procesit të
    arritjes së Shqipërisë me Europën. Avantazhi i
    drejtpërdrejtë i PD-së është mentaliteti i ri politik
    dhe entuziasmi që ajo ka arritur të krijojë jo vetëm
    te strukturat e saj, te simpatizantët, por edhe te
    elektorati. Ky mentalitet do të sjellë një formë të re
    qeverisje.


    Fjala e kryetarit të PDSH-së Prof. Dr. Sali Berisha me
    rastin e hapjes së fushatës elektorale

    Koha për ndryshim ka bashkuar gjithë shoqërinë

    Nga Sali Berisha

    Eshtë nder i veçantë për mua të çel sot, së bashku me
    ju të dashur qytetare dhe qytetarë, fushatën
    elektorale të ndryshimit të madh, të fitores së madhe,
    fitores së vërtetë të mbarë shqiptarëve.
    Dua me këtë rast në emër tuaj, nga zemra të përshëndes
    të gjithë shqiptarët, si dhe t’ju falenderoj me shumë
    mirënjohje të gjithëve ju që me shpresën, gëzimin,
    entuziazmin që buron nga shpirti dhe zemrat tuaja,
    rrezatoni sonte në të gjitha qytetet, qytezat,
    fshatrat, fushat, malet, brigjet e Shqipërisë mesazhin
    e madh të ndryshimit dhe të fitores.
    Ne do të fitojmë!
    Koha për ndryshim ka bashkuar sot shoqërinë dhe mbarë
    kombin si rrallë ndonjëherë në historinë e tij.
    Në emër tuaj unë dua të përshëndes liderët,
    anëtarësinë dhe simpatizantët e partive aleate, që me
    besim dhe me vendosmëri për të ndryshuar Shqipërinë,
    lidhën me Partinë Demokratike aleancën më të gjerë të
    qendrës së djathtë që Shqipëria ka njohur më parë –
    aleancën e fitores.
    Unë gjithashtu dua të falenderoj para jush kryesinë e
    re të Partisë Demokratike, Komitetin e Orientimit të
    Politikave të kësaj partie, si dhe të 100 deputetët e
    ardhshëm të Partisë Demokratike, mbartës të virtytit,
    ndershmërisë, vlerave të shpirtit tuaj qytetar,
    personalitete të shquara të politikës, ekonomisë,
    arsimit, kulturës, shkencës, drejtësisë, mjekësisë,
    inxhinierisë dhe të gjithë fushave të jetës.
    Koha për ndryshim është sot verdikti plebishitar i
    shqiptarëve që duan të ndahen nga sistemi i
    korrupsionit që varfëron, shpronëson, mjeron dhe dëbon
    ata masivisht nga Shqipëria. Me një vendim
    mbarëpopullor shqiptarët kanë vendosur që me votën e
    tyre më 3 Korrik, të zëvendësojnë sistemin e
    korrupsionit me sistemin e vlerave të demokracisë, me
    shtetin ligjor që garanton liritë dhe të drejtat e
    tyre.
    Sot është koha për ndryshim, sepse ju dhe të gjithë
    qytetarët shqiptarë nuk meritoni të qeveriseni nga
    qeveritarë që ju sodisin me përçmim juve nga
    helikopterët e tyre, nga kazinotë e botës, që hedhin
    valle mbi zinë tuaj, që kanë shndërruar vendin në
    muzeun e korrupsionit në Europë.
    Më 3 Korrik mbarë shqiptarët votojnë për ndryshimin,
    për qeverisje me duar të pastra, për qeveritarë të
    barabartë para ligjit me qytetarët e tyre.
    Duar të pastra, barazi para ligjit, janë premtimi ynë.
    Koha për ndryshim është koha për punë dhe punësim për
    ju dhe për fëmijët tuaj, për të gjithë ata që me punë
    duan të ndërtojnë të sotmen dhe të ardhmen e tyre.
    Puna së bashku me familjen janë qendrat kryesore së
    jetës. Ne besojmë tek puna, sepse pa atë nuk ndërtohet
    asgjë. Ne besojmë tek përpjekja se ajo i jep kuptimin
    jetës. Prandaj puna dhe punësimi i shqiptarëve, ulja e
    papunësisë në nivelin e vendeve të zhvilluara është
    qëllimi i projektit tonë të ndryshimit. Për të krijuar
    vende pune ne do të përgjysmojmë taksën e biznesit të
    vogël dhe do të ulim në rreth 30% taksat e tjera, do
    të përgjysmojmë shpenzimet e administratës dhe do të
    krijojmë qeveri të vogël. Për të krijuar vende të reja
    pune ne do të shndërrojmë Shqipërinë në vendin më
    tërheqës për investitorët e huaj. Ne do të garantojmë
    konkurrencën e lirë, do të krijojmë zona të lira dhe
    parqe industriale. Për punësimin e shpejtë të
    shqiptarëve ne do t’i japim përparësi të plotë
    turizmit dhe zhvillimit rural.
    Koha për ndryshim është koha për të vlerësuar punën
    dhe njeriun që punon. Shqipëria që punon është
    Shqipëria që lëviz shpejt, Shqipëria që pasurohet. Për
    ne ndryshim do të thotë dyfishim i rrogave të ulta,
    pensioneve dhe rritje e rrogave të mesme.
    Më 3 Korrik qytetarët shqiptarë do të votojnë për
    ndryshimin, do të votojnë për punësimin e tyre dhe
    fëmijëve të tyre.
    Koha për ndryshim është koha të ndahemi me errësirën,
    gjobën elektrike, mungesën e ujit. Më 3 Korrik
    shqiptarët do të votojnë për furnizimin e tyre me ujë,
    drita, shërbime të tjera si qytetarë europianë.
    Koha për ndryshim është koha për shkollimin e fëmijëve
    tanë në shkolla moderne. Ne zotohemi për zero
    tolerancë ndaj analfabetizmit, shkolla moderne,
    dyfishim të rrogave të arsimtarëve, kualifikim të
    tyre, internet dhe anglisht në çdo klasë, universitete
    me dyer të hapura për të gjithë.
    Më 3 Korrik shqiptarët do të votojnë ndryshimin, do të
    votojnë për fëmijët, mësuesit dhe shkollat e tyre.
    Gara e dijes është gara e zhvillimit.
    Koha për ndryshim është koha për integrim.
    E ardhmja jonë europiane rend para nesh, nuk do ta
    lejojmë të largohet më nga ne. Ne do të rendim, do ta
    kapim atë. Ajo është e jona. Ne e meritojmë atë.
    Më 3 Korrik shqiptarët do të votojnë për ndryshimin,
    për integrimin, për pashaportën e tyre europiane, për
    Shqipërinë shpresëmadhe, zonjë të vërtetë, shtëpinë më
    të bukur të vetes dhe fëmijëve të tyre.


    Nga Vlora vjen zëri i ndryshimit

    Xhevair Rexhepi

    Për të kuptuar sa nevojë ka për të ndryshuar
    Shqipëria, më duhet të them se unë vij këtu si deputet
    i Lumit të Vlorës, zonës e cila do të dëshmojë më 3
    korrik se cila është në të vërtetë opozita shqiptare.
    Nuk ju kam sjellë me vete fëmijë jetimë, megjithëse
    pas ’97-ës kanë mbetur shumë të tillë në atë zonë, por
    ju kam sjellë amanetin e fëmijëve të zonës sime për të
    ndryshuar fatin e tyre. Ata jetojnë aty prej 8 vitesh,
    pa prindër, pasi shumica kanë ikur në emigracion. Pa
    shkolla, pasi shumica e tyre janë braktisur. Pa
    mësues, pasi shumica e tyre që janë emëruar, janë
    militantë të shpërblyer për vitin 1997. Ata duan që
    fati i tyre të ndryshojë dhe ju duhet të dëgjoni fatin
    e tyre.
    Nuk ju kam sjellë me vete asnjë nga gratë e zonës
    sime, mes tyre dhe njerëz të familjes sime, që janë
    veshur me të zeza, megjithëse ka plot të tilla. Ato
    kanë tetë vjet që mbajnë këto rroba, por ndryshe nga
    dikush tjetër që del tribunave me honorare, ato e dinë
    kush ua ka vrarë burrat, djemtë dhe të afërmit e tyre.
    Unë vij këtu në emër të tyre për t’ju thënë se ato
    duan të ndryshojnë fatin e tyre, ato duan të heqin
    rrobat e zeza që ua veshi ky regjim që është sot në
    fuqi dhe që përpiqet t’i mbajë peng brenda tyre. Ato
    duan që fati i tyre të ndryshojë dhe ju duhet të
    dëgjoni zërin e tyre.
    Nuk ju kam sjellë me vete asnjë prej minatorëve të
    zonës të viktimizuar më shumë nga mungesa e
    perspektivës dhe e sigurisë se sa nga fatkeqësitë,
    megjithëse ka plot të tillë. Ata janë atje fisnikë dhe
    të heshtur, me shpresë se ne do të ndyshojmë fatin e
    tyre. Ata kanë nevojë për një vend pune, për një
    pension të mjaftueshëm, për një jetë të sigurt.
    Nuk ju kam sjellë me vete plagët që na ka hapur viti
    1997, por shpresën se viti 2005 do të ndryshojë fatin
    e Vlorës dhe gjithë Shqipërisë. Për këtë arsye kur të
    votoni në Shkodër, kini parasysh se edhe Vlora ka
    ndryshuar, kur të votoni në Sarandë kini parasysh se
    dhe Vlora ka ndryshuar, kur të votoni në Korçë kini
    parasysh se edhe Vlora ka ndryshuar, kur të votoni në
    Tiranë, kini parasysh se dhe Vlora ka ndryshuar. Të
    vetmit që nuk kanë ndryshuar janë ata që dogjën Vlorën
    dhe që duan të mbrojnë të shkuarën e tyre.
    Votoni kundër tyre për të ndryshuar fatin e gjithë
    shqiptarëve.


    ---


    Sokol Olladshi: Jemi mijëra në shesh, miliona në
    kutitë e votimit..



    mir e ke ti o Sokol.. por.. zakonisht demokratet shkojne paradite ne plazh e pastaj nga darka duken nga qendra e votimit e aty pasi nuk gjejne as zonen ku do votojne e as emrin ne ndonje liste.. bejne trimerine... i bejne munë votimit e kthehen fitimtare ne shtepi tek grate e tire trimeresha qe as nuk vene ne votim fare.. per inat te komshive socialiste..



    urojme qe kete radhe keta miljona te vene njeher ne zonen e tyre e te shohin a i kan emrat pastaj neper gjendje civile e ti ujdisin kto gjera e pastaj te shohin a u vune ne lista me kuc e mac si socialistet e pastaj ne dit te votimit te shkojne qe pa gdhire ne kuti te votimit ne mengjez pastaj te ven ne plazh..
    uroj qe demokratet kte radhe te cohen ne mengjes si socialistet.. qe votojne pastaj shkojne ne qejfet e tyre..

    po si zor tendodh kjo pune..

    kush ti mesoje..

    me mire 4-5 vjet nen kerbac te nanos se te prishesh gjumin e mengjezit nje te diele.. e o babam pse ku jemi ketu..ne koh te monizmit mo.. ik aman..na lini rehat..

  4. #4
    ¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Lightbulb Gara Elektorale 2005

    ¤ Urojmë që 'Partia e Punës' të mbetet pa pjesëmarrje në Parlament !

    ¤¤ Urojmë që e Djathta Demokratike Shqiptare të fitoj bindshëm në zgjedhjet Parlamentare

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    PD nis rrugën drejt pushtetit. Miting madhështor dhe spektakël festiv në qendër të Tiranës

    100 mijë në shesh për ndryshimin

    Partia Demokratike ka çelur mbrëmë fushatën elektorale, duke përcjellë mesazhin e një fitoreje të padiskutueshme më 3 korrik 2005. Disa mijëra qytetarë të Tiranës, që mbushën Sheshin "Skënderbej", dëshmuan qartë se shumica e shqiptarëve kërkojnë ndryshimin, kërkojnë ndarjen me sistemin e korrupsionit dhe të mafies. Përmes një regjie moderne, flamujve, ngjyrave, ritmeve dhe gëzimit që vjen nga fitorja e shpejtë, Partia Demokratike realizoi një nga mitingjet më të bukur, qysh prej themelimit të saj. Muzika funksionale, dekori simbolik, atmosfera e ndryshimit dhe paqja kuptimplote ngrohën mbrëmë çdo zemër shqiptare, që pret 3 korrikun për të ndezur një dritë shprese dhe besimi në çdo familje të këtij vendi. Mbi 100 mijë të pranishëm në sheshin Skëndërbej e kanë sjellë dje më afër se kurrë fitoren e PD.

    Në orën 19.00, Sheshi "Skënderbej" oshëtiu nga thirrjet e mijëra qytetarëve që pritën me duartrokitje dhe entuziazëm ardhjen e kryetarit të PD-së, Sali Berisha, si dhe të 100 kandidatëve demokratë për zgjedhjet e 3 korrikut. Një flamur i madh bardh e blu veshi Sheshin "Skënderbej" me sloganin tashmë më popullor në Shqipëri: "Koha për ndryshim". Tirana dhe Shqipëria tashmë janë më afër se kurrë fitores së demokratëve. Sokol Olldashi, kryetar i Degës së PD-së Tiranë, duke parë këtë atmosferë të këndshme, u shpreh me të drejtë se "fitorja fillon nga Tirana".

    Mijëra qytetarë që kishin veshur bardh e blu Sheshin "Skënderbej", kanë pritur me thirrje entuziaste kryetarin e PD-së, Sali Berisha, i cili si gjithnjë shpërndau mesazhet e fitores mbi sistemin më të korruptuar të Europës.

    Berisha, pasi paraqiti shkurtimisht projektin e demokratëve shqiptarë për ndryshim dhe mirëqenie, tha se "më 3 korrik, ne bashkarisht do të zëvendësojmë sistemin e korrupsionit me sistemin e vlerave të demokracisë, me shtetin ligjor që garanton liritë dhe të drejtat e tyre". Ai përsëriti sloganin tashmë të njohur se "është koha për ndryshim, pasi shqiptarët nuk meritojnë të qeverisen nga ata që lënë paratë e shqiptarëve kazinove të botës". Ai premtoi se "do të vendosim sistemin e duarve të pastra dhe të barazisë para ligjit". Berisha tha se "koha për ndryshim është vetë ndryshimi i jetës për fëmijët, familjen tuaj, punën, jetën, të ardhmen. Ne besojmë tek puna dhe përpjekja për të përmirësuar jetën", u shpreh Berisha. Siç tha ai, "puna dhe punësimi është synimi i projektit tonë për ndryshim". Ai sqaroi se "për të rritur punësimin, ne do të ulim taksat, do të ulim shpenzimet e administratës, do të garantojmë sipërmarrjen e lirë". Në vlerësimin e Berishës, koha për ndryshim do të thotë që Shqipëria të punojë, të pasurohet, të zhvillohet, të përparojë. "Për ne, ndryshim do të thotë rritje e rrogave dhe pensioneve", u shpreh optimist Berisha.

    Kryetari i PD Tiranë, Sokol Olldashi, tha se "fushata që nisim sot nuk është thjesht një përballje mes demokratëve dhe socialistëve, por është një përballje përfundimtare mes së mirës dhe së keqës, në të cilën ne do të fitojmë". Siç u shpreh ai, "përballë nesh është Fatos Nano me projektin e tij të Shqipërisë kazino, përballë nesh është korrupsioni, varfëria, papunësia, krimi. Përballë nesh është Fatos Nano me bizneset e tij të pista, lidhjet e tij me dukët dhe baronët e krimit të organizuar, kokët e trafikut të drogës, ministrat e kontrabandës dhe prostitucionit, gangsterët e shtetit që vjedhin çdo ditë".

    Olldashi tha se është koha për ndryshim, nga fitorja na ndajnë vetëm 42 ditë. Në vazhdim kanë përshëndetur mitingun kandidatët për deputetë të PD-së, Majlinda Bregu, Gjergji Pendavinji, Xhevahir Rexhepi, Nuri Hasa dhe Gilman Bakalli.

    Për kënaqësinë e mijëra qytetarëve që mbushën Sheshin "Skënderbej", për të demonstruar aspiratat e tyre për ndryshim, dhanë koncert artistët më të njohur të kryeqytetit. Mbrëmë, PD dhe opozita nisën zyrtarisht fushatën elektorale, e cila do të mbyllet me fitoren e 3 korrikut 2005, një fitore jo vetëm për demokratët, por për të gjithë shqiptarët.

    M.Buçpapaj








    Është koha të ndahemi me errësirën

    Nga Sali BERISHA


    Të nderuar qytetarë dhe qytetare të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë,

    Vëllezër e motra,

    Zonja e zotërinj,

    Të nderuar kryetarë të partive aleate të qendrës së djathtë, drejtues të Partisë Demokratike, anëtarë të Komitetit të Orientimit të Politikave të Partisë Demokratike,

    Të nderuar deputetë të ardhshëm të koalicionit më të gjerë të qendrës së djathtë shqiptare,


    Është nder i veçantë për mua të çel sot, së bashku me ju, të dashur qytetare dhe qytetarë, fushatën elektorale të ndryshimit të madh, fitores së madhe, fitores së vërtetë të mbarë shqiptarëve.

    Dua me këtë rast në emrin tuaj, nga zemra të përshëndes të gjithë shqiptarët, si dhe t'ju falenderoj me shumë mirënjohje të gjithëve ju që me shpresën, gëzimin, entuziazmin që buron nga shpirti dhe zemrat tuaja, rrezatoni sonte në të gjitha qytetet, qytezat, fshatrat, fushat, malet, brigjet e Shqipërisë mesazhin e madh të ndryshimit dhe të fitores.

    Ne do të fitojmë.

    Koha për ndryshim ka bashkuar sot shoqërinë dhe mbarë kombin, si rrallë ndonjëherë në historinë e tij.

    Në emrin tuaj, unë dua të përshëndes liderët, anëtarësinë dhe simpatizantët e partive aleate, që me besim dhe me vendosmëri për të ndryshuar Shqipërinë, lidhën me Partinë Demokratike aleancën më të gjerë të qendrës së djathtë që Shqipëria ka njohur më parë, aleancën e fitores. Përshëndetje të përzemërta!

    Së bashku do të fitojmë.

    Unë, gjithashtu, dua të falenderoj para jush Kryesinë e re të Partisë Demokratike, Komitetin e Orientimit të Politikave të kësaj partie, si dhe të 100 deputetët e ardhshëm të Partisë Demokratike, mbartës të virtytit, ndershmërisë, vlerave të shpirtit tuaj qytetar, personalitete të shquara të politikës, ekonomisë, arsimit, kulturës, shkencës, drejtësisë, mjekësisë, inxhinierisë dhe të gjithë fushave të jetës.

    Ne jemi ndryshimi. Ne do të fitojmë.

    Koha për ndryshim është sot verdikti plebishitar i shqiptarëve që duan të ndahen nga sistemi i korrupsionit që varfëron, shpronëson, mjeron dhe i dëbon ata masivisht nga Shqipëria. Me një vendim mbarëpopullor, shqiptarët kanë vendosur që me votën e tyre më 3 korrik të zëvendësojnë sistemin e korrupsionit me sistemin e vlerave të demokracisë, me shtetin ligjor që garanton liritë dhe të drejtat e tyre.

    Ne do të fitojmë.

    Sot është koha për ndryshim, sepse ju dhe të gjithë qytetarët shqiptarë nuk meritoni të qeveriseni nga qeveritarë që ju sodisin me përçmim ju nga helikopterët e tyre, nga kazinotë e botës, që hedhin valle mbi zinë tuaj, që kanë shndërruar vendin në muzeun e korrupsionit në Europë.

    Më 3 korrik, mbarë shqiptarët votojnë për ndryshimin, për qeverisje me duar të pastra, për qeveritarë të barabartë para ligjit me qytetarët e tyre.

    Duar të pastra, barazi para ligjit, është premtimi ynë.

    Ne do të fitojmë.

    Koha për ndryshim është koha për punë dhe punësim për ju, dhe fëmijët tuaj, për të gjithë ata që me punë duan të ndërtojnë të sotmen dhe të ardhmen e tyre. Puna së bashku me familjen janë qendrat kryesore së jetës. Ne besojmë tek puna, sepse pa atë nuk ndërtohet asgjë. Ne besojmë tek përpjekja, se ajo i jep kuptimin jetës. Prandaj, puna dhe punësimi i shqiptarëve, ulja e papunësisë në nivelin e vendeve të zhvilluara është qëllimi i projektit tonë të ndryshimit. Për të krijuar vende pune, ne do të përgjysmojmë taksën e biznesit të vogël dhe do të ulim në rreth 30% taksat e tjera, do të përgjysmojmë shpenzimet e administratës dhe do të krijojmë qeveri të vogël. Për të krijuar vende të reja pune, ne do ta shndërrojmë Shqipërinë në vendin më tërheqës për investitorët e huaj. Ne do të garantojmë konkurrencën e lirë, do të krijojmë zona të lira dhe parqe industriale. Për punësimin e shpejtë të shqiptarëve, ne do t'i japim përparësi të plotë turizmit dhe zhvillimit rural.

    Koha për ndryshim është koha për të vlerësuar punën dhe njeriun që punon. Shqipëria që punon, është Shqipëria që lëviz shpejt, që pasurohet. Për ne, ndryshim do të thotë dyfishim i rrogave të ulëta, pensioneve dhe rritje e rrogave të mesme. Më 3 korrik, qytetarët shqiptarë do të votojnë për ndryshimin, punësimin e tyre dhe fëmijëve të tyre.

    Ne do të fitojmë.

    Koha për ndryshim është koha të ndahemi me errësirën, gjobën elektrike, mungesën e ujit. Më 3 korrik, shqiptarët do të votojnë për furnizimin e tyre me ujë, drita, shërbime të tjera si qytetarë europianë.

    Ne do të fitojmë.

    Koha për ndryshim është koha për shkollimin e fëmijëve tanë në shkolla moderne. Ne zotohemi për zero tolerancë ndaj analfabetizmit, shkolla moderne, dyfishim të rrogave të arsimtarëve, kualifikim të tyre, internet dhe anglishte në çdo klasë, universitete me dyer të hapura për të gjithë.

    Më 3 korrik, shqiptarët do të votojnë ndryshimin, do të votojnë për fëmijët, mësuesit dhe shkollat e tyre.

    Gara e dijes është gara e zhvillimit.

    Ne do të fitojmë.

    Qytetarë dhe qytetare të Tiranës, dhe mbarë Shqipërisë,

    Koha për ndryshim është koha për integrim.

    E ardhmja jonë europiane rend para nesh, nuk do ta lejojmë të largohet më nga ne. Ne do të rendim, do ta kapim atë. Ajo është e jona. Ne e meritojmë atë.

    Më 3 korrik, shqiptarët do të votojnë për ndryshimin, integrimin, pasaportën e tyre europiane, për Shqipërinë shpresëmadhe, zonjë të vërtetë, shtëpinë më të bukur të vetes dhe fëmijëve të tyre.

    Zoti e bekoftë Shqipërinë!

    Ne do të fitojmë!


    Fjala e mbajtur dje në mitingun e hapjes së fushatës elektorale







    Më 3 korrik hapet një epokë e re

    Dr. Gilman Et'hem Bakalli


    Jam bir i një të përndjekuri politik të regjimit enverist, i cili idetë e tij demokratike i pagoi me 15 vjet burg. Kam qenë pjesë e asaj lëvizje studentore të viteve '90, e cila u bë promotori kryesor për përmbysjen e sistemit komunist në Shqipëri. Sot jam këtu mes jush, si pjesë e asaj shtrese të intelektualëve shqiptarë që janë më të bindur se kurrë, se kjo Shqipëri e jona nuk përputhet aspak me idealet për të cilat luftuan baballarët tanë dhe brezi ynë. Sot, të gjithë shqiptarët janë të bindur se ka ardhur koha për ndryshim, ka ardhur koha ta përmbysim kastën aktuale të politikanëve që mbahen në këmbë me krim dhe korrupsion, ka ardhur koha ta përmbysim këtë sistem antivlerash që na bën të ndjehemi të huaj në shtëpitë tona, dhe të mbjellim farën që nesër do të rrisë pemën e barazisë së qytetarëve para ligjit, pemën e konkurrencës së lirë dhe të ndershme, pemën e mirëkuptimit dhe paqes midis njerëzve. Më 3 korrik, ëndrra ime dhe juaja për një politikë në shërbim të njerëzve dhe jo të politikanëve do të bëhet realitet nëpërmjet votës suaj. Jam i sigurt se më 3 korrik, vota juaj do t'i japë jetë një epoke të re ndryshimesh të mëdha. Më 3 korrik do të jemi së bashku në të gjitha sheshet e Shqipërisë për të festuar fitoren e madhe, fitoren e PD, të Shqipërisë.

    Kandidat për deputet në Shkodër






    Vlora do të heqë rrobat e zeza të këtij regjimi

    Xhevair Rexhepi, Zona 97, Vlorë


    Për të kuptuar sa nevojë ka për të ndryshuar Shqipëria, më duhet të them se unë vij këtu në këtë miting madhështor, në Sheshin "Skënderbej" të Tiranës, si deputet i Lumit të Vlorës, zonës që do të dëshmojë më 3 korrik se cila është në të vërtetë opozita shqiptare.

    Nuk ju kam sjellë me vete fëmijë jetimë, megjithëse pas '97-ës kanë mbetur shumë të tillë në atë zonë, por ju kam sjellë amanetin e fëmijëve të zonës sime për të ndryshuar fatin e tyre. Ata jetojnë aty prej 8 vitesh, pa prindër, pasi shumica kanë ikur në emigracion. Pa shkolla, pasi shumica e tyre janë braktisur. Pa mësues, pasi shumica e tyre që janë emëruar, janë militantë të shpërblyer për vitin '97. Ata duan që fati i tyre të ndryshojë dhe ju duhet të dëgjoni zërin e tyre.

    Nuk ju kam sjellë me vete asnjë nga gratë e zonës sime që janë veshur me të zeza, megjithëse ka plot të tilla. Ato kanë tetë vjet që mbajnë këto rroba, por ndryshe nga dikush tjetër që del tribunave me honorare, ato e dinë kush ua ka vrarë burrat, djemtë dhe të afërmit e tyre. Unë vij këtu në emër të tyre, për t'ju thënë se ato duan të ndryshojnë fatin e tyre, duan të heqin rrobat e zeza që ua veshi ky regjim që është sot në fuqi dhe që përpiqet t'i mbajë peng brenda tyre. Ata duan që fati i tyre të ndryshojë dhe ju duhet të dëgjoni zërin e tyre. Nuk ju kam sjellë me vete asnjë prej minatorëve të zonës së viktimizuar, më shumë nga mungesa e perspektivës dhe e sigurisë, se sa nga fatkeqësitë, megjithëse ka plot të tillë. Ata janë fisnikë dhe të heshtur, me shpresë se ne do të ndryshojmë fatin e tyre. Ata kanë nevojë për një vend pune, një pension të mjaftueshëm, një jetë të sigurt.

    Nuk ju kam sjellë me vete plagët që ka hapur viti 1997, por shpresën se viti 2005 do të ndryshojë fatin e Vlorës dhe gjithë Shqipërisë. Për këtë arsye, kur të votoni në Shkodër, kini parasysh se edhe Vlora ka ndryshuar, kur të votoni në Sarandë, kini parasysh se edhe Vlora ka ndryshuar, kur të votoni në Korçë, kini parasysh se edhe Vlora ka ndryshuar, kur të votoni në Tiranë, kini parasysh se edhe Vlora ka ndryshuar. Të vetmit që nuk kanë ndryshuar janë ata që dogjën Vlorën dhe që duan të mbrojnë të shkuarën e tyre. Votoni kundër tyre, për të ndryshuar fatin e gjithë shqiptarëve!






    Shqiptarët presin me emocion ndryshimin

    Majlinda Bregu, Zona nr.39, Tiranë


    Dua t'ju përshëndes të gjithëve që jeni këtu sot, por dhe të gjithë shqiptarët që me emocion presin ndryshimin e madh.

    Unë i përkas atij brezi që bindshëm përfaqëson, jo pushtetin e parasë, as të forcës, as pushtetin e mashtrimit, por atë të vlerave e respektimit të dinjitetit njerëzor.

    Unë kam lindur në Tiranë, jam rritur në Tiranë dhe jetoj në Tiranë.Tani kam nderin të kandidoj në Tiranë. Banorët e zonës ku unë kandidoj, sikurse dhe një pjesë e madhe e shqiptarëve janë me të vërtetë të varfër, të papunë, pa shtëpi, pa drita, pa ujë, por janë aq qytetarë, sa të mos harrojnë se ata që i kanë gënjyer për 8 vjet, janë zgjuar nga gjumi duke premtuar përçart, vetëm se u ra zilja e fushatës.

    Një qeveri që shpërndan premtime në formën e lëmoshës, nuk e kalon dot pragun e përbuzjes. Dhe njerëzit mund edhe të harrojnë shumë gjëra, por jo se si i ke bërë të ndjehen.

    Mundësitë e jashtëzakonshme për ndryshim gjenden tek njerëzit e zakonshëm, jo te mendjemëdhenjtë, që arrogancën e sistemuar prej parasë që nuk iu takon, e quajnë nivel, elitë. Por këtë radhë, të gjithë duhet të zgjedhim bindshëm: Vota e shqiptarëve nuk duhet të shkojë për zgjerimin e pushtetit personal, por votoni për t'i dhënë pushtet ëndrrave të fëmijëve tuaj.






    Në këtë shesh do të festojmë dasmën e madhe të fitores

    Nuri Hasa


    Ju sjell nga qyteti i Elbasanit, qyteti i shkencës dhe kulturës qytetare, vlerave historike nga Skampa jonë e lashtë atmosferën e fitores së PD. Kjo atmosferë shënon fillimin e ndryshimit të madh për shqiptarët. Të flasësh para këtyre njerëzve që iu shkëlqejnë sytë për fitore, të paktën duhet të kesh moralin si element të besimit, por ne kemi kurajon civile, dijet shkencore, pastërtinë qytetare, ndershmërinë njerëzore, që t'ju themi juve: Besoni tek ne, tek PD, lideri i saj, Dr. Berisha, besoni tek vlerat tona ideale, që kanë një element të përbashkët, ndërtimin e shtetit ligjor. Dhe kur ju vetë para syve shikoni juristë të shquar, sociologë të spikatur, doktorë të shkencave të ndryshme, biznesmenë të ndershëm, politikanë të rinj, intelektualë të fushës civile, ky besim shndërrohet në një realitet dhe nënshkrimi i fitores pret vetëm datën 3 korrik.

    Të gjithë shqiptarët, kudo që jeni, ju them të merrni pjesë në votime. Të ardhmen e keni në dorën tuaj, vetëm kështu i sjellim vendit ndryshime. Në këtë shesh ku çelet sipari i fushatës elektorale, ne do të festojmë dasmën e madhe të fitores, që celebron ndryshimin e madh të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Zoti na bekoftë në rrugën tonë!

    Kandidat për deputet në Elbasan








    Ndryshimi nga nevojë, sot është bërë projekt

    Gjergji Pendavinji, Zona 80, Korçë


    Kam nderin t'ju përcjell mesazhin e ndryshimit të qytetarëve të Korçës në këtë miting madhështor, në Sheshin "Skënderbej" të Tiranës. Mesazhi "Koha për ndryshim", në konceptin tonë politik, paraqet dukurinë normale të funksionimit të demokracisë në Shqipëri, garën e vlerave të qeverisjes së mirë, dukurinë normale të emancipimit të përgjithshëm shoqëror. Ky mesazh është mjet i vetëm, i domosdoshëm për të ofruar mundësitë dhe shanset e munguara për një jetë më të mirë.

    Ndryshimi nga nevojë, sot është bërë projekt. Partia Demokratike, në programin politik të paraqitur, vuri në qendër të vëmendjes qytetarin, duke dëshmuar si asnjëherë tjetër para shqiptarëve aftësinë, përgjegjësinë, por edhe kapacitetin për të administruar procesin e ndryshimit. Ky është qëllimi të cilit i detyrohemi. Le të bashkohemi, motra dhe vëllezër, zonja dhe zotërinj rreth këtij qëllimi për të ndryshuar kursin e kohës, kursin e jetës, për të kthyer lodhjen në energji, për të kthyer agoninë në shpresë.







    Me PD janë të gjithë intelektualët, që duan ndryshimin e madh

    Neshat Fana: Do t'u kthej dibranëve dinjitetin e nëpërkëmbur

    Kush është Neshat Fana

    • Avokat Neshat Fana është 44 vjeç, i martuar, me dy fëmijë

    • Ka mbaruar Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1986 në Tiranë

    • Në vitin 1987 ka mbaruar kursin dyvjeçar për diplomaci, i specializuar për problemet me Jugosllavinë

    • 1986-1990 ka punuar në detyrat e Zv/Prokurorit dhe Prokurorit të Rrethit Mirditë

    • 1991-1992 ka punuar me detyrën e Prokurorit të Rrethit Elbasan

    • 1992-1997, në detyrën e Drejtorit në Prokurorinë e Përgjithshme

    • 1993-1997 kryen detyrën e pedagogut të së Drejtës Penale në Fakultetin e Drejtësisë, Tiranë

    • Gjatë viteve 1992-1997, pranë Prokurorisë së Përgjithshme, ka drejtuar hetimet, hetuar e gjykuar çështjet më të rëndësishme të asaj kohe, që nga procesi i 2 Prillit-Shkodër, i revoltave të Shkollës së Bashkuar, vrasjeve në kufi, ish-bllokmenët që nga R.Alia, A.Çarçani, M.Myftiu, etj.

    • Në vitin 1997 ka dhënë dorëheqjen dhe që nga ajo kohë punon si avokat në studion e tij ligjore "FANA &ASSOCIATES" me qendër në Tiranë dhe Milano.

    • Pas vitit 1997, si avokat është vënë në mbrojtje të drejtuesve të lartë të Partisë Demokratike, të anëtarëve dhe simpatizantëve të saj, të penalizuar nga shteti i sotëm. Është vënë në mbrojtje të Kryetarit të PD-së, Sali Berisha, dhe ka fituar të gjitha proceset penale e civile të ngritura kundër tij.

    • Është specializuar jashtë vendit në fushën e luftës kundër mafies dhe krimit të organizuar.

    • Nuk ka qenë anëtar i asnjë partie.

    • Prej vitesh është anëtar i Departamentit Juridik pranë Partisë Demokratike.

    Dibra mbështet njeriun e drejtësisë

    Partia Demokratike, si parti e hapur ndaj vlerave intelektuale, ka kandiduar për deputet në zonën 22 të Dibrës zotin Neshat Fana, këtë emër të spikatur në gjyqësorin shqiptar, në vitet e para të demokracisë, që sa vjen e bëhet më i famshëm. Avokat e penalist i talentuar profesionalisht, xheneroz e inteligjent. Neshati ka dhënë një ndihmesë të ndjeshme në forcimin e shtetit të së drejtës dhe kushtetutshmërinë e parimeve demokratike.

    Duket sikur urtësia dhe mençuria dibrane kanë zënë vend në subkoshiencën e këtij njeriu brilant e fisnik, demokrat e liridashës, atdhetar. Bisedojmë me të dhe ndjejmë shqetësimin e tij në rrafshin moral, politik dhe filozofik që përbën kuintesencën e përkushtimit të tij qytetar, për të ndryshuar Shqipërinë dhe jetën e shqiptarëve drejt europianizimit dhe integrimit. Avokat Neshat Fana, me prejardhje nga Dibra, është një orator i zoti e tërheqës në bashkëbisedimin e ngrohtë me elektoratin e zonës 22. Ai ndan me banorët e kësaj zone keqardhjen për krizën e rëndë socialekonomike dhe morale që ka mbërthyer këtë zonë. Flet për keqmenaxhimin e pushtetit, mungesën e demokracisë dhe varfërinë, krimin dhe korrupsionin që janë instaluar në sistem, monopolet që i janë mbivendosur dhe kanë zënë për fyti zhvillimin ekonomik dhe shoqëror, dhe më në fund hedh alternativat e zgjidhjes.

    "Unë do të jem në parlament zëri, avokati juaj, që të ndërtojmë së bashku të ardhmen, të ndryshojmë së bashku këtë realitet të trishtuar", iu është drejtuar ai dibranëve. Dhe populli i Dibrës e ka pritur siç e meriton një njeri me vlera intelektuale. Është kënaqësi për dibranët që t'i përfaqësojë në parlament një njeri si Neshat Fana. Ata kanë halle të mëdha dhe presin që t'i zgjidhin në parlamentin e ri me mazhorancë demokratike, të bindur se do t'i mbrojë e përfaqësojë më së miri avokati. Brenda kësaj retorike gjendet filozofia e mbështetjes që merr kandidati i PD, Neshat Fana, në Dibër, ky njeri i Drejtësisë.


    Dibra ka probleme të mëdha, të paimagjinueshme

    "Jam ftuar të kandidoj në zonën elektorale Nr.22 Dibër nga kryetari i PD, Sali Berisha, dhe drejtuesit e Degës së PD-së Dibër, dhe duke u siguruar për përkrahjen e tyre dhe të strukturave të tjera të partisë, pranova të kandidoj", shprehet avokat Neshat Fana për "RD"-në. Ndërkohë ai vlerëson faktin që në atë zonë ka patur edhe kandidatura të tjera të propozuara nga strukturat e PD në bazë, që sipas tij kanë qenë më së shumti dinjitoze dhe shumë të përshtatshme për të përfaqësuar Dibrën në parlamentin e ardhshëm. Avokati i mirënjohur, që pas vitit '97 u vu në mbrojtje të drejtuesve të lartë të PD, të anëtarëve dhe simpatizantëve të saj të penalizuar padrejtësisht nga shteti i sotëm, gjen rastin që të falenderojë ish-konkurrentët brenda strukturave të bazës së PD-së Dibër për kurajon e treguar dhe iniciativën e tyre për t'i dalë zot popullit të vuajtur e të harruar nga qeveritarët e sotëm. Gjithashtu i falenderon ata për përkrahjen e plotë dhe pa asnjë rezervë që i kanë dhënë. Për avokat Neshat Fanën, ata janë intelektualë të ndershëm dhe të zotë, dhe e dinë ashtu si dhe ai se nuk është fjala për interesa të vogla personale, por për interesa më të mëdha se ato të tyret. Prandaj dhe janë përkrah tij, dhe do të jenë të barabartë në fitoren tonë.

    "Dibra ka probleme të mëdha, të paimagjinueshme për një njeri që mendon se jeton në një vend që ka ose duhet të ketë një qeverisje që të mendojë për popullin e tij. Të shkosh në Dibër, të bisedosh me njerëzit, konstaton me lehtësi se kjo qeveri nuk e ka në hartën e vet atë vend dhe atë popull", shprehet zoti Fana. Kjo sipas tij për faktin se, "infrastruktura e paimagjinueshme rurale, mungesa e rrugëve, ujit të pijshëm, energjisë elektrike, shërbimit mjekësor, sistemit arsimor, papunësia, mungesa e tregut për prodhimet bujqësore blegtorale, janë të dukshme". Duke konstatuar me keqardhje se largimi masiv i njerëzve është kthyer në qëllimin e tyre, avokat Fana shprehet se indiferenca qeveritare për atë popull nuk e meriton këtë etiketim, pasi për shumë njerëz atje, Dibra lihet qëllimisht në atë gjendje.

    "Qeveria e sotme, përveç alergjisë për Veriun e Shqipërisë në përgjithësi, për Dibrën në veçanti lufton për t'i humbur identitetin dhe për t'i shuar vlerat më të spikatura të saj, mençurinë, trimërinë, besën, dinjitetin. Edhe kandidatët e dërguar prej saj në këtë garë elektorale përfaqësojnë pikërisht atë qëllim të qeverisë që përmenda më lart", shprehet avokat Fana. Sipas tij, është skandaloz fakti që Partia Socialiste, në vitin 2005 i ofron Dibrës alternativat tashmë të njohura, kur Dibra ka me mijëra intelektualë, të majtë e të djathtë, që mund ta përfaqësojnë atë me dinjitet dhe të mbrojnë me të vërtetë atë popull shumë fisnik.


    Kandidati i PD: "Kam marrë përgjegjësinë t'i dal zot popullit tim"

    "Kam marrë përgjegjësinë shumë të madhe t'i dal zot popullit tim. Programi i PD-së është i plotë dhe shtrihet në të gjitha drejtimet e jetës ekonomike e sociale të vendit, që janë në koherencë të plotë për nevojat e Dibrës", shprehet avokat Neshat Fana. Në të vërtetë, ai ka marrë përsipër më tepër se kaq, që t'u kthejë atyre njerëzve krenarinë dhe dinjitetin e nëpërkëmbur, që t'u kthejë dibranëve shpresën, duke kthyer pushtetin në duart e tyre, t'u ofrojë atyre të drejtën për të marrë vetë vendimet për të ardhmen e tyre.

    "Kam marrë përsipër të jem jo vetëm deputeti i munguar, por avokati i të drejtave të tyre. Kam marrë përsipër që së bashku me ta, të detyroj shtetin të kryejë detyrat e tij ndaj qytetarëve të vet, që së bashku me ta të vendosim ligjin dhe drejtësinë në vend, që më së fundi ta bëjmë atë vend aq të bukur e aq të pasur, të banueshëm dhe të dashur për dibranët", shprehet kandidati i PD për deputet në zonën 22. Ndërkohë, avokat Neshat Fana shpreh bindjen se dibranët më shumë se kushdo tjetër, dinë t'i ndajnë gjërat. Pikërisht nisur nga ky fakt, ai paralajmëron që askujt të mos i gënjejë mendja se mund ta blejë e shesë Dibrën sipas kandarit të tij. Kjo sepse "Dibra ka ditur dhe di t'ia tregojë vendin kujtdo se është e mençur vetë, e ditur vetë dhe në krye të vendit ka vënë gjithmonë njerëzit e mençur, por edhe ata njerëz që e kanë dashur atë, e jo ata që ia kanë pasur me hile. Dhe së fundi, kandidati i PD-së, Neshat Fana, është i bindur se në këtë përballje me rivalin socialist nuk është vetëm. Ai ka me vete gjithë popullin demokrat të Dibrës, gjithë pjesën e ndershme e të vuajtur të tij, të çfarëdo partie qoftë. Me Neshat Fanën janë gjithë intelektualët dhe njerëzit e shkolluar të atij vendi, që duan ndryshimin e madh. Ai e di se fitorja në zgjedhjet e 3 korrikut nuk është thjesht një fitore e tij personale, por fitore e gjithë këtij populli dhe populli, në rrugën e tij për ndryshim dhe përparim, nuk mund të ketë rival.

    Halil RAMA

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ku shkoj nje teme..portret deputetesh?

    ...
    Elbasan. Prezantohet kandidati për deputet i zonës elektorale nr. 52

    Nuri Hasa, një emër më shumë në fitoren e PD

    Kush është Kandidati i PD, Dr. Shk. Nuri Hasa

    Është qytetar i Elbasanit në breza të tërë familjar, me emër në trevën e Elbasanit: Hasa -Novi-Gjini-Vrapi -Mehja.


    Studimet universitare:


    - Diplomuar shkëlqyer në Universitetin e Tiranës për Inxhinieri Mekanike më 15 maj 1978 (me notë mesatare 10)

    - Diplomuar gjithashtu shkëlqyeshëm për Inxhinieri Mekanike në Universitetin e Torinos, në Itali, më 26 korrik 1984. Duke parë përgatitjen e tij në fushën ku përfundoi studimet, i bëhet ofertë për të punuar në Itali, por preferoi më mirë të punojë në Shqipëri dhe pikërisht në qytetin e tij të lindjes, Elbasan.


    Studime pasuniversitare:


    - Merr titullin Doktor i Shkencave në Itali më 1989 përballë Komisionit të Lartë Gjykues të Ministrisë së universiteteve dhe Kërkimeve Shkencore e Teknologjike të Italisë, të përbërë nga profesorë të universiteteve të Milanos, Napolit dhe Basilikatës


    Aktiviteti i punës:


    1988-1992 -zv/drejtor i Institutit të Studimeve e Projektimeve të Metalurgjisë.

    1983-1989 - Studime pasuniversitare në Itali

    1992-1993 - Këshilli i Rrethit të Qarkut të Elbasanit, përgjegjës Seksioni i Industrisë e Marrëdhënieve me Jashtë

    1993 e deri sot - Zv/drejtor i Shoqërisë italo-shqiptare "Ital-Druri"

    2003 - e deri tani - President i Dhomës së Tregtisë e Industrisë Elbasan


    Veprimtaria politike:


    - Një ndër themeluesit e Degës së PD Elbasan. Anëtar i Këshillit Drejtues të PD, këshilltar i Këshillit të Qarkut të Elbasanit 1992-1996

    - I propozuar direkt nga anëtarësia e Nëndegës së PD si kandidat për zgjedhjet e përgjithshme të 3 korrikut 2005 për në Parlamentin e Shqipërisë, propozim i marrë menjëherë në konsideratë nga Këshilli Kombëtar i PD.


    Personale:


    I martuar, ka dy fëmijë

    Zotëron gjuhët e huaja: Anglisht, italisht dhe rusisht. Pasioni: Matematikë.

    Prezantimi i kandidatit të PD për zonën 52 në qytetin e Elbasanit është konsideruar si një festë e kësaj partie në sallën e Teatrit "Skampa". Anëtarët e Kryesisë së PD, Halit Shamata, Mimoza Hasekiu dhe Omer Stringa, kanë qenë edhe të autorizuarit e Kryesisë qendrore për të vlerësuar kandidaturën e qytetarit, biznesmenit dhe Dr. të Shkencave, Nuri Hasa. Pas fjalës së hapjes nga kryetari i nëndegës së zonës 52, Ylli Llanaj, që është edhe kryetari i fushatës elektorale të kandidatit Nuri Hasa, bëri paraqitjen e këtij tubimi, që hap siparin e prezantimit të kandidatëve të fitores në zgjedhjet e 3 korrikut, duke e konsideruar kandidaturën e gjetur si më e mira. Ndërsa anëtari i Kryesisë dhe shkrimtari Halit Shamata në fjalën e tij tha se "kam nderin që para jush të prezantoj qytetarin, biznesmenin, Dr. Shk. Nuri Hasa, duke vlerësuar kontributin edhe të kandidatëve të tjerë të PD në Elbasan. Një fjalë e urtë popullore thotë se "i ngjan peni gëzofit", është postulati më i mirë që i shkon kandidatit tuaj Nuri Hasa, që është përfaqësuesi më i preferuar i fitores së PD. Me kandidatë të tillë do të realizojmë një fitore shumëdimensionale, ku bën pjesë edhe Nuri Hasa".

    Duke përshkuar me epitete të vlerësueshme figurën përfaqësuese të PD në zonën 52, Shamata shtoi se "Nuri Hasa është një emër më shumë në fitoren e PD. Koha është për të ndryshuar dhe asnjë prej nesh të mos jetë i munguar, se gjithkush nga ne do të jetë i fituar. Është një shans historik për të rrëzuar murin e vetëm të izolimit - zgjedhjet e lira dhe të ndershme që u kanë munguar shqiptarëve. Filozofia e PD është që nga viti 1991, që të rrëzojë muret e izolimit të komunizmit dhe sot të rrëzojë edhe murin e izolimit nga korrupsioni, kontrabanda dhe monopolet, për të shpëtuar shtetin nga varfëria për një jetë më të mirë dhe dinjitoze". Duke komentuar thënien e Berishës se akti i parë i demokratëve do të jetë heqja e imunitetit, anëtari i Kryesisë së PD, Halit Shamata, shtoi se "kërkohet transparencë, sepse imuniteti është strehim për hajdutët dhe megahajdutët, kurse Fatos Nano i drejtohet sot pakicës së shqiptarëve që të mbrohen nga shumica e shqiptarëve që duan ndryshimin. Prandaj ne jemi shumë afër fitores, se era fryn për ne, koha punon për ne. Si mund të pretendojë Fatos Nano që të marrë pasaportën e Shqipërisë për në Europë, kur për 8 vjet këtë gjë nuk e bëri, sepse flet rruga Durrës-Morinë që do të na lidhte me Kosovën. Shqipëria në Europë është shansi i demokratëve dhe këtë do ta bëjnë kandidatët e fitores si Nuri Hasa dhe të tjerë në të gjithë Shqipërinë".

    Këtë festë të prezantimit të kandidatit të PD në zonën 52 e përshëndetën edhe kryetari i Bashkisë Elbasan, Ardian Turku, që hapi serinë e fitores së PD në qytetin e Elbasanit në vitin 2003. Ndër të tjera, ai tha se "uragani i demokracisë e çoi në fitore PD në vitin 2003, do ta çojë në fitore edhe në vitin 2005 me kandidatë të tillë si Nuri Hasa, që do të jenë përfaqësuesit e të ardhmes për qytetin tonë, që të shpëtojmë nga propaganda denigruese e socialistëve, të cilët kërkojnë të hedhin baltë mbi punën, sakrificat e Bashkisë Elbasan dhe stafit të saj, vetëm e vetëm për të vjedhur votat e elbasanasve, ta lënë këtë vend në mëshirën e propagandës dhe jo të realitetit të vërtetë, ashtu siç po punon Bashkia Elbasan. Ne dimë të qeverisim, treguam konkretisht se si qeveriset në pushtetin lokal dhe jo me slogane. Me fitoren e Nuri Hasës, ne do të ndryshojmë fytyrën e Elbasanit", përfundoi kryebashkiaku Turku.

    Edhe ish-kryebashkiaku dhe ish-deputeti i PD në këtë zonë, Engjëll Dakli, vlerësoi figurën e përfaqësuesit të PD si kandidat në zonën ku po flitet vetëm për fitore. "Të gjithë të japim kontribut për erën e re që po fryn në PD. Zbatimi i ligjit është mësimi më i mirë që do të japin demokratët me këtë fitore. Nuri Hasa është njeriu i ligjit. Profesor Omer Stringa, që është sot kandidat përbri Nuri Hasës, ka qenë profesori i tij në universitet dhe studenti i tij ka zgjidhur shumë problema të vështira. Sot, kandidati ynë Nuri Hasa do të zgjidhë shumë probleme të vështira që kanë mbërthyer Elbasanin, sepse konkurrentët tanë po e ndjejnë se po u shket toka, kurse ata na quajnë ne kundërshtarë, armiq". Edhe kryetari i PD Dega Elbasan, Aurel Bylykbashi, vlerësoi kandidaturën që PD vuri në zonën 52, duke pohuar se "ne kandidojmë në emër të vlerave të kahershme të PD, prandaj t'i themi ndal fenomenit të vjedhjes së votës më 3 korrik, të dalim në votime dhe t'u japim shqiptarëve dhe Elbasanit portretin e ndryshimit me votën e lirë dhe të ndershme të shqiptarëve".

    Kandidati i PD për zonën 52, në fjalën e tij prezantuese, u shpreh i qartë dhe i sigurt në fitoren e tij, duke thënë se "uroj të gjithë ata që më mbështetën në kandidimin tim, ashtu si edhe konkurrentët e mi të nderuar, anëtaren e Kryesisë së PD, Mimoza Hasekiu, zv/rektorin e Universitetit, Liman Varoshi, doktorin e nderuar Shefqet Deliallisi. Para së gjithash, uroj demokratët dhe të gjithë banorët e zonës 52, duke iu uruar dashuri, respekt dhe mirëqenie". Më tej, në përballjen e tij të parë publike me qytetarinë elbasanase, kandidati i PD për zonën 52 tha se fitorja e tij nuk është fitore personale, por fitore e PD dhe e të gjithë atyre që duan ndryshimin, se rotacionin politik nuk e kërkojnë zgjedhësit, por e kërkon realiteti i zymtë ku ndodhet populli shqiptar, pasiguria për të tashmen dhe ankthi për të ardhmen, pabarazia para ligjit, korrupsioni institucional, lista e gjatë e familjeve pa bukë, papunësia në qytet, e kërkon ndërhyrja ekologjike". Gjithashtu kandidati Nuri Hasa, si më i gjeturi në listën e kandidaturave potenciale që kishte PD në Elbasan, garantoi se "do t'i themi jo ligjit të njëanshëm, por barazi para tij, jo papunësisë, por hapje vendesh të reja pune. Ndal korrupsionit dhe të korruptuarit para ligjit! Ndihmë për fermerët dhe nevojat e tyre, të frenojmë varfërinë, të kthejmë besimin tek fëmijët tanë, të rrisim investimet e munguara, duke u mbështetur në aftësitë tona intelektuale, ndershmërinë, vizionin, tolerancën tonë liberaldemokrate, rigjallërimin politik të PD, etj".

    H. ZANE






    Kryetari i Degës së PD, Veledin Zaçe, shpjegon situatën parazgjedhore në Tepelenë

    PS ka tejngopur listat e zgjedhësve

    Në zonën elektorale nr. 91, ku kandidon Eshref Shehu, përballë Gramoz Ruçit, ka probleme serioze në përgatitjen për zgjedhje. Më kryesor është problemi i listave të zgjedhësve. Sipas kryetarit të Degës së PD të Tepelenës, Veledin Zaçe, listat janë të fryra me persona që paraqiten si zgjedhës, por që në fakt janë të larguar prej vitesh nga Tepelena. Kjo ndodh në shumë komuna ku pushteti vendor është i komanduar nga socialistët. Në fshatrat Izvor të Komunës Luftinj, në Selcë të Komunës Buz, në fshatin Iliras të Komunës Qesarat, Salari, Hormovë, Dukaj, dhe kryesisht në Komunën Qendër, si dhe në dy bashkitë Tepelenë dhe Memaliaj, kaosi me listat është një shqetësim prezent. Në këto fshatra, njerëzit e larguar prej shumë vitesh figurojnë përsëri në lista. Ajo që të çudit, thotë kryetari i Degës së PD, është fakti se këto emra janë shtuar në listën e zgjedhjeve lokale të vitit 2003. Pra, fryrja e listave është bërë tani në prag të zgjedhjeve të 3 korrikut, me qëllimin djallëzor për t'i dhënë hapësirë manipulimit me listat. Një veprim tjetër i kundraligjshëm i drejtuesve lokalë është mosafishimi i listave apo edhe heqja e listave brenda ditës nga vendi ku qenë afishuar, duke mos u lënë kohë qytetarëve që të bëjnë ankimimin e tyre për anomalitë e mundshme. Gjithsesi, kryetari i Degës së PD, Veledin Zaçe, shprehet i sigurt në fitore. Sa më shumë hile të bëjnë socialistët, aq më pak vota do të marrin nga elektorati, thotë ai. Kandidati i PS, Gramoz Ruçi, i dëbuar nga Saranda si deputet i paaftë, është parë këto ditë të interesohet për të hedhur zhavorr në ndonjë rrugë. Por fushatën atij ia ka bërë vetë Fatos Nano, kur që nga Saranda u tha tepelenasve se Gramozi nuk ka mbajtur premtimet.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Tema

    --

    Kandidati i Partisë Demokratike për zonën 96 në Vlorë,
    Ardian Kollozi prezanton projektin e tij për Vlorën

    “Ndërhyrja në infrastrukturë, prioritet”

    Kandidatët e Partisë Demokratike kanë filluar të
    prezantojnë projektet e tyre përpara votuesve,
    shoqërisë civile dhe mediave. Një shembull të tillë e
    ka dhënë dje kandidati i Partisë Demokratike për zonën
    96 në Vlorë, Ardian Kollozi. Ai ka mbledhur në një
    sallë të hotel “Vlora International”, shoqërinë civile
    të qytetit, mediat lokale dhe ato qëndrore si dhe
    votues të thjeshtë. Ardian Kollozi ka paraqitur
    përpara tyre projektin e tij për zonën, nëse ai fiton
    në zgjedhjet e 3 korrikut. Stafi i kandidatit Kollozi
    ka shpalosur përpara të pranishmëve prioritetet e
    punës së kandidatit. “Kjo fushatë lokale në Vlorë
    është një risi e fushatave elektorale në vend duke ia
    afruar qytetarit më shumë mundësinë e përzgjedhjes së
    kandidatit,” tha Kollozi. Kandidatët e Vlorës e kanë
    filluar këtë iniciativë menjëherë pas prezantimit të
    tyre disa ditë më parë nga Kryetari i Partisë
    Demokratike, Sali Berisha.

    Prioritetet

    Kollozi e filloi takimin duke falenderuar
    pjesëmarrësit dhe duke e konsideruar këtë takim një
    formë bashkëbisedimi për t’u njohur më nga afër edhe
    me problemet e qytetarëve të zonës. “Jam sot këtu me
    ju për të treguar përparësitë tona si staf dhe prej
    meje si kandidat për deputet, por dua njëkohësisht të
    marr edhe mendimin tuaj për një sërë problemesh që
    shqetësojnë komunitetin tonë vlonjat,” u shpreh
    kandidati Kollozi para të pranishmëve. Ai sqaroi edhe
    prioritetet e punës së tij. “Synimi im dhe i stafit
    tim në një mandat për deputet, është padyshim
    përmirësimi i infrastrukturës së tmerrshme të qytetit.
    Kthimi i besimit të qytetarëve, i vlerave e i kulturës
    vlonjate. Gjithashtu unë premtoj se do të jem një zë i
    fuqishëm për qytetin e Vlorës në sallën e Kuvendit,”
    tha kandidati Ardian Kollozi.

    “Ndryshimi fillon këtu”

    Ardian Kollozi shpjegoi edhe arsyen e slloganit të
    tij, “Ndryshimi fillon këtu”. Ai tha se ka ardhur
    momenti për të realizuar ndryshimin e madh, i cili u
    la përgjysmë në vitin 1997. “Jo pa qëllim është
    vendosur edhe sllogani ynë “Ndryshimi fillon këtu”.
    Ëndrrën time si student i dhjetorit e shoh të ndërpreë
    përgjysëm dhe ky është synimi ynë, për të mbaruar
    ndryshimin e madh të lënë përgjysëm në ‘97-‘98, vite
    të qeverisjes socialiste. Ne nuk kemi çfarë të
    kujtojmë për këto vite, ata nuk janë pikë referimi për
    ne, ne shohim vetëm përpara,” u shpreh Kollozi. Ardian
    Kollozi tha se është mundësia për të realizuar 24 orë
    ujë dhe drita dhe për t’i dhënë frymëmarrje turizmit.
    “Së pari, nuk mund të vazhdojmë më me problemin e ujit
    e të dritave. Këto dy komponentë jetësorë për
    qytetarët e Vlorës, do të jenë 24 orë pa ndërprerje.
    Kemi si prioritet, ndërhyrjen e menjëhershme në
    infrastrukturë, për t’i dhënë mundësi zhvillimi
    biznesit. Unë vetë vij nga fusha e biznesit dhe e di
    mirë sesi menaxhohen punët në sipërmarrje të tilla,”
    tha Kollozi. Kandidati për zonën 96 të Vlorës thotë se
    do të rikthejë besimin tek qytetarët, pasi do t’u
    qëndrojë afër problemeve të tyre. “Dua të përsëris se
    do të kthej besimin me anë të përqëndrimit tim
    maksimal tek votuesit e thjeshtë, se ka deputetë që
    punojnë për ta. Unë nuk marr sot mandatin e iki nesër,
    pasi jam vlonjat dhe si i tillë banoj e investoj në
    këtë qytet që për mua është shumë i rëndësishëm,” tha
    Kollozi para të pranishmëve.


    Kandidati Ardian Kollozi thotë se ka filluar puna
    intensive për sistemimin e emrave të votuesve

    Vlorë, zona 96: 2200 votues, probleme me listat

    Problemet me listat në qytetin e Vlorës janë
    alarmante. Pas paralajmërimit të shefit të OSBE-së në
    Vlorë se ka shumë parregullsi me listat e votuesve,
    dje kandidati i Partisë Demokratike në zonën 96 tha se
    problemi i listave është shumë shqetësues. Ardian
    Kollozi tha se janë verifikuar deri në këto momente
    probleme me 2200 votues, të cilët nuk e kanë emrin në
    lista ose e kanë në qendra të ndryshme votimi. “Vetëm
    në zonë time elektorale unë dhe stafi ynë kemi nxjerrë
    plor 2200 votues me probleme si ndryshim të qëndrës së
    votimit, mungesa e një numri të banesës, dublime e me
    radhë, besojmë se duke pasur edhe vullnetin e
    gjendjeve civile të rregullojnë sadopak këtë problem
    gjigant,” tha Kollozi.

    ---








    Kta jan pergjumesh..


    ...


    Pas paralajmërimit të shefit të OSBE-së në
    Vlorë se ka shumë parregullsi me listat e votuesve,
    dje kandidati i Partisë Demokratike në zonën 96 tha se
    problemi i listave është shumë shqetësues. Ardian
    Kollozi tha se janë verifikuar deri në këto momente
    probleme me 2200 votues, të cilët nuk e kanë emrin në
    lista ose e kanë në qendra të ndryshme votimi. “Vetëm
    në zonë time elektorale unë dhe stafi ynë kemi nxjerrë
    plor 2200 votues me probleme si ndryshim të qëndrës së
    votimit, mungesa e një numri të banesës, dublime e me
    radhë, besojmë se duke pasur edhe vullnetin e
    gjendjeve civile të rregullojnë sadopak këtë problem
    gjigant,” tha Kollozi.


    ...

    Pra mbas 8 vite opozite duhet te vije nje nga OSB-e tu gjeje Demokrateve se listat jan ber lesh arapi nga arapet e Ps se.. e ti paralajmeroje.. pra po te mos vinte ki i OSb-ese.. do hynin ne votime Demot.. keshtu me brek neper shale.. me lista te bera nga arap Shyto gjik mezanet..

    Ti rregullojme listat sadopak (???) .. thot i ngrati Kolloz..

    jo mor Kolloz se
    me Sadopak...
    del tarallak..
    duhen ujdisur rrumbullak..
    qe te pij uj me sapllak..
    i ngrati popull vlonjak..
    qe i vete 24 ore ne det pa inat
    uji ne uj te ftohte o zoti demokrat..



    ...

  8. #8
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Si gjithmone ne mitingje te PD mund te thyhen xhama,etj. Nuk ndodh ne mitingjet e PS asnjehere por jemi ne demokraci, nejse.
    Une do i propozoja berishes te krijonte nje fond te vecante te paguante demet demostratat e tij lene. Te tregohet i ndershem se e ka seriozisht ndertimin e Shqiperise.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk kemi pare te thuej ndonji xham berisha.
    Kemi pare kastriot Islamin te ulerije ne mitingjet e Ps ku shumica jane xhelat e kelysh xhelatesh.. te bej thirrje per terheqje zvarre e thyerjen e kafkave te "armiqve" te partise.. dhe e pame te realizuar kete ne kasaphanen qe organizoj me mjeshteri Ps ne 97 kur dogjen cdo gje e masakruan njerez e militantet e Ps shqyen trupa njerzish e pin gjak policesh..

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    RD


    --


    Kryetari i PD prezanton përmes mitingjeve të zjarrta, kandidatët për deputetë, Besnik Aliaj, Arian Dhimërtika dhe Grigor Pasko

    Berisha ngre në këmbë Sarandën

    Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë startuar ditën e mërkurë në zonat më jugore të vendit. Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, së bashku me kryetarët aleatë, Fatmir Mediu, Ligoraq Karamelo, Arian Starova, Nikoll Lesi dhe Artur Roshi, kanë zbritur në rrethet Sarandë dhe Delvinë, përkatësisht në zonat elektorale 98, 99 dhe100, ku kanë prezantuar kandidatët Arian Dhimërtika, Besnik Aliaj dhe Grigor Pasko. Qendrat e minoritetit grek, Livadhja dhe Aliko, kanë qenë stacionet e para ku ka zbritur ekipi i fitores, dhe ku ka gjetur një pritje të ngrohtë, vendosmëri për të realizuar me votë të lirë ndryshimin e kërkuar. Pas një takimi entuziast në qendrën e Komunës së Livadhjas, qendër e minoritetit grek në Jug të Shqipërisë, Berisha dhe ekipi që e ka shoqëruar kanë shkuar në Aliko, një tjetër komunë me popullsi të kombësisë greke, ku ka vendosur një buqetë me lule në memorialin kushtuar katër djemve të Alikos, që u vranë në kufi në vitin '90. Më pas, takimet kanë vijuar në Ksamil, Delvinë dhe Sarandë. Po këtë ditë që përkon me Ditën ndërkombëtare të Fëmijëvë, Berisha ka bërë një vizitë në shtëpinë e fëmijës të qytetit të Sarandës. Takimet e ngjeshura të ditës së mërkurë në zonat më jugore të vendit kanë qenë të mbushura me optimizëm dhe kanë përcjellë mesazhet e shpresës dhe fitores.


    Besnik Aliaj, deputeti që do të shërojë plagët e Sarandës


    Kreu i demokratëve të Sarandës, Ylli Piro, e ka quajtur prolog të fitores mitingun madhështor të organizuar në stadiumin e lojërave me dorë. Ai iu drejtua pjesëmarrësve, zotit Berisha dhe përfaqësuesve të aleatëve se sarandiotët kanë dhënë prova që dinë të votojnë, dhe dinë të zgjedhin. Berisha i është përgjigjur entuziazmit dhe optimizmit me respekt dhe përulësi. "Përulem me respekt para jush për mesazhet që i keni dhënë Shqipërisë. Sot, si rrallë ndonjëherë, ¾ e shqiptarëve janë bashkuar në betejën për ndryshim, sepse duan pasaportë europiane, punësim, prosperitet". Puna dhe familja, si dy shtylla të shoqërisë, janë theksuar në fjalën e Berishës duke sjellë në kujtesë ikjen e trishtuar të shqiptarëve nga trojet e tyre. 40% është papunësia dhe 100 mijë vetë largohen çdo vit nga vendi i tyre. Turizmin e ka vlerësuar si "leva e Arkimedit", për të zhvilluar vendin dhe dalë nga varfëria. "Ne zotohemi të dyfishojmë turistët në mbarë Shqipërinë. Do të garantojmë vendosjen e ligjit dhe përmirësimin e infrastrukturës. Saranda është vendi më tërheqës për turistët. Saranda që punon, është ajo që pasurohet. Shqipëria që punon, është ajo që zhvillohet. Ne do ta realizojmë këtë, ndërsa pala tjetër pjell panik dhe lëshon hije mbi Sarandë. Ne nuk do të lejojmë përbindësha si 18 katëshi i bodigardëve të Nanos, që i zënë frymën Sarandës. Në Kakome lahen para të pista të Fatos Nanos. Mbroni Sarandën, këtë pasuri përrallore, nga ponc pilatët! Votoni Besnik Aliajn, këtë intelektual dhe ekspert të shkëlqyer! Besniku ka ardhur në Sarandë me dëshirën dhe vullnetin për të kontribuar, dhe shëruar plagët e qytetit tuaj". Berisha i ka siguruar sarandiotët se Besnik Aliaj do të ketë mbështetje maksimale nga qeveria e ardhshme për projektet e tij për Sarandën. Ndërsa nga ana e tij, Aliaj u është drejtuar sarandiotëve me mesazhe bese e përkushtimi. "Nuk jam unë që rivalizoj me Fatos Nanon, është ai që rivalizon me ju dhe jetën tuaj, janë monopolet e tij që rivalizojnë me varfërinë tuaj. Unë bashkë me ju do ta mundim pushtetin e peshkaqenëve".

    Ksamilin nuk e mposhtin kërcënimet e Fatos Nanos


    "Më 3 korrik të dërgoni në Shqipëri dhe në Europë mesazhin e madh të ndryshimit e të besimit. Ju keni shansin të mundni Fatos Nanon që e përzuri Tepelena, simbolin e korrupsionit. Ju bëj thirrje të qëndroni në të drejtën tuaj dhe të mos tërhiqeni para presioneve. Ksamilin nuk e mposhtin dot kërcënimet e Fatos Nanos. Ai që lan duart si Pilati, shpall masakrën e Sarandës". Kështu u është drejtuar banorëve të Ksamilit Berisha dhe ka vazhduar të zbërthejë gjendjen reale të kësaj perle, të sakatuar nga makutëria qeveritare. "Nano ia faturon masakrën Gramozit, sikur ai të ishte i PR-së apo i ndonjë partie tjetër dhe jo i PS-së. Le të ecim nga Ksamili në Sarandë e Kakome. Kudo e njëjta gjë. Shkoni te Mali i Robit, Shëngjin e Velipojë! Ngado vila të angjelëve dhe durakëve, vila hajdutësh. Shpëtojeni Ksamilin! Ju jap fjalën se do ta shpallim bashki. Ksamili mund të bëhet një qendër turistike, që të përfitojë gjithë rajoni rreth tij". Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, është ndalur në një problem të ndjeshëm për ksamiliotët, atë të pronësimit të banorëve me troje ndërtimi falas, në kompensim të tokës bujqësore që nuk u dha këtu për arsye të planeve të zhvillimit të turizmit me përparësi. "Në vitin '96 kam dekretuar pajisjen me troje të banorëve. Ai dekret është në fuqi. Pse e ka ngrirë atë prej tetë vjetësh Fatos Nano? I bëj thirrje kryeministrit që i kanë mbetur tre javë qeverisje, të sjellë hartat kadastrale dhe të japë tokën. Ata, për tetë vjet, nuk e ngrinë pa qëllim. Pse erdhi ai në Sarandë dhe Ksamil? Pse iku nga Tepelena? Iku, sepse toka e bregdetit është bërë si Eldorado". Pasi është njohur me sulmet e Policisë Ndërtimore dhe ngrirjen e gjithçkaje në këtë Komunë, ka reaguar duke thënë se "është e lehtë të prishësh në fushatë elektorale dhe të godasësh armiqtë e klasës. Mos i hapni rrugë së keqes dhe mos u trembni nga presionet! Ksamilin, nga një parajsë, e kanë shndërruar në një masakër. Ne do ta shndërrojmë atë në një nga bashkitë më të shkëlqyera. E gjithë zona do të përfitojë nga turizmi i Ksamilit". Duke bërë thirrje të qëndrojnë besnikë të votës së lirë, Berisha u tha ksamiliotëve se do të vijnë nga gjithë bota për të vëzhguar zgjedhjet në Sarandë e Ksamil. Më tej ka vazhduar me kontrastet e mëdha midis kandidatit të PD, Besnik Aliaj, dhe figurës së konsumuar të Fatos Nanos. "Votoni Besnik Aliajn, ekspertin e shkëlqyer që me njohuritë dhe përkushtimin e tij do ta shpëtojë këtë zonë!".


    Ngrehuni kundër Delvinës së harruar, Himarës së nëpërkëmbur dhe Bregut të shitur!


    Ky ka qenë apeli që u ka bërë delvinjotëve dhe bregdetasve kryetari i Partisë Demokratike dhe kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, Sali Berisha. Me këtë sens kanë folur edhe krerët e partive aleate, kryetari i Degës së PD Delvinë, Dhurim Alinani, si dhe kandidati për deputet i zonës 98, Arian Dhimërtika. Berisha u është drejtuar delvinjotëve me këto fjalë falenderuese dhe përshëndetëse: "Ju delvinjotët do të përsërisni 12 tetorin 2003. Ju falenderoj për mesazhin që keni dhënë. Sot, ne vijmë në këto zgjedhje të bashkuar si në '92-in, kur me votë të lirë u ndamë nga sistemi i kolektivizimit. Më 3 korrik, me këtë votë do të ndahemi nga sistemi i korrupsionit. Korrupsioni është kanceri i Shqipërisë, ndërsa kryeministri është simbol i tij. Monopolet e Dukës kanë groposur misrin e fermerëve të Vurgut". Berisha u ka bërë thirrje delvinjotëve të votojnë për ndryshimin, për Arian Dhimërtikën dhe jo për deputetët kallp.

    Livadhja, atje ku minoriteti vidhet e nëpërkëmbet nga PS

    Thoma Boro, kryetar i demokratëve të kësaj zone, u ka uruar mirëseardhjen zotit Berisha dhe mysafirëve të tjerë, dhe ka shprehur besimin dhe garancinë për fitoren e Grigor Paskos më 3 korrik. Më pas e ka marrë fjalën kryetari i komunës, Vangjel Anagnosti, i cili ka përshëndetur sinqerisht dhe ka bërë evidente disa probleme, me të cilat përballet sot pushteti vendor dhe banorët e kësaj komune. Kanë përshëndetur gjithashtu zotërinjtë Arian Starova dhe Ligoraq Karamelo. Mes brohoritjeve dhe duartrokitjeve të fuqishme e ka marrë fjalën lideri i fitores, Sali Berisha, i cili u është drejtuar pjesëmarrësve me këto fjalë: "Banorë të Livadhjas, vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, shpreh kënaqësinë që jam këtu mes jush. Ju përshëndes dhe shpreh bindjen, vendosmërinë time që së bashku do të konsolidojmë të drejtat dhe liritë tuaja. Qëndrimi ndaj minoritetit është garanci për konsolidimin e shtetit demokratik". Më tej, Berisha ka thënë se PD respekton dhe garanton të drejtat e të gjithë minoriteteve. Ai iu drejtua të pranishmëve se duhet të jenë krenarë për identitetin e tyre kombëtar dhe kulturor. Kthimi i pronave për kishat dhe manastiret, tabelat dygjuhëshe, mbështetja e dyshtetësisë për banorët e kombësisë greke, janë disa nga garancitë që ka ofruar zoti Berisha. Ai ka sjellë në vëmendjen e banorëve të kësaj zone grabitjen e pronave të tyre nga pushtetarët e sotëm dhe diskriminimin e objekteve të kultit. "Një vit më parë, sejmenët e Nanos vendosën dinamit në kryq, rikthyen vitin '67. Ishin po ata që zvarritën djemtë tuaj në vitin '90, një vit pasi kishte rënë Muri i Berlinit", theksoi Berisha. Ai tha se çështjet e minoriteteve zgjidhen me shtet ligjor, sistem juridik transparent dhe jo me demagogji. Pastaj u është drejtur votuesve të zonës 100 të votojnë për birin e minoritetit Grigor Pasko, duke thënë se "Grigor Paskon e kam mirëpritur unë dhe gjithë demokratët, e ka mirëpritur kushdo në këtë zonë. Do ta mbështes në të gjitha projektet e tij. Ai i bën nder demokracisë shqiptare dhe Shqipërisë. Rivali i tij socialist Stefan Çipa është simbol i mashtrimit. Të gjitha votat Paskos dhe partive aleate. Ju duhet të përfaqësoheni me njerëzit që mbrojnë të drejtat tuaja dhe jo të mafias".

    Feruz Shabani

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2005
    Postime
    41

    Çfarë presim të realizohet dhe çfarë duhet e mundet të realizohet.

    Çfarë presim të realizohet dhe çfarë duhet e mundet të realizohet.

    Adri Nurellari

    Marre nga gazeta panorama


    Pak ditë më parë ministri Bashkim Fino deklaroi me pompozitet të madh se disa qytete do të kenë nderin qe te kenë ujë 24 orë në ditë në vitin 2007. Këtyre qyteteve që gjenden në zemër të Evropës, do t’iu jepej “privilegji” i pashëmbullt që të kishin ujë mjaftueshëm diçka nga fundi i dekadës së parë të mijëvjecarit të tretë të erës sonë. Në kulmin e procesit të globalizmit, në epokën e internetit ku kilometrat e distancës kthehen në kilobajts për sekond, Fino po premton ujin e pishëm për disa qytete me fat të Shqipërisë. Mbase pas një dekade edhe qytetet e tjera do kenë mundësi të kenë ujë të pishëm pa pushim!? Po kështu ministri Doda deklaroi se pas dy viteve do të bëhej e mundur që Shqipëria të kishte drita pa pushim. Më vonë besohet se do të kemi edhe rendin, pastërtinë e çfarëdo gjëje tjetër që jashtë quhet domosdoshmëri e këtu pretendohet se është arritje. Këto deklarata të japin përshtypjen se partisë socialiste në fuqi i duhen veç dy vite të tjera për të përmbushur një detyrë të nisur tetë vjetë më parë. Sipas qeverisë ne duhet të tregohemi të duruar e modest sepse shumë gjëra janë të vështira për tu realizuar “vetëm” në TETË vite. Në fakt elektrifikimi i plotë është deklaruar njëherë i përfunduar në në vitin 1971 porse tingëllon e suksesshme nga ana elektorale që të përdoret edhe njëherë kjo arritje.
    Këto deklarata duken si të marra shabllon nga fjalimet që dilnin në kongreset e Partisë komuniste pesë dekada shkuar pasi në atë kohë mund të dukej e arsyeshme që të flitej për të tilla çështje. Por tani kjo gjë është krejt anakronike sepse aspiratat e njerëzve sot duhet të jenë shumë më të larta. Në atë kohë ne nuk e kishim të mundur që të shikonim se çfarë bëhej jashtë Shqipërisë dhe çdo krahasim bëhej me vitin 1938. Sakaq vendet e tjera shkonin shumë para nesh ndërsa ne konsolidonim pozicionin tonë në vendin e fundit.
    Mirëpo problemi nuk është tek propaganda të cilës jo vetëm I ka dalë boja, por po I rrëzohet edhe suvaja. Problemi qëndron tek fakti që kjo propagandë është shumë më e rafinuar nga sa mendohet dhe nuk ka thjesht qëllim të ngjalli nostalgjitë e elektoratit të moshuar por që të nxjerri si sukses atë që është dështim. Bëhet fjalë për një mekanizëm kompleks që lidh percepsionet midis gjendjes personale dhe kërkesave politike.
    Kjo motodë konsiston në uljen e pritshmërisë dhe uljen e standarteve për të ulur dhe nivelin e pakënaqësisë tek qytetarët. E ilustruar kjo do të thotë që në rastin kur na ikën uji pesë orë në ditë, pas një farë kohe do të na ikën katër, e në vënd që të mërzitemi pse pas gjithë kësaj kohe ende na ikën uji, gëzohemi pse na ikën një orë më pak. E njëjta situatë vlen edhe për dritat, kur ne jemi lodhur nga të priturit të një dite kur nuk ikin dritat, por shpresojmë që thjeshtë të mos ikin në orën e futbollit apo telenovelave. Tanimë nuk thuhet : -Edhe në vitin 2005 po na ikin dritat?-, por –Edhe në vitin e ri apo Bajram po na i heqin dritat?-
    Ideja është që duke ulur pritshmërinë për çështjet kryesore atëhere mund të tolerohet situata negative e vendit për një periudhë më të gjatë nga sa do të tolerohej në një situatë tjetër. Kjo përqasje favorizon status quo-në dhe vonon veprimin ose ndryshimin. Në një rast të tillë humbet shpresa dhe lihen gjërat si të vijnë. Kjo situatë bën që një pjesë e shqiptarëve të mendojnë se këtu tek ne nuk mund të pritet të bëhet shumë e prandaj ata ikin në emigracion. Një pjesë tjetër mendon se edhe të duash nuk mund të bësh shumë këtu tek ne e prandaj nuk votojnë se mendojnë se vota nuk do sjelle ndonjë ndryshim të madh.
    Fatmirësisht egziston një pjesë e tretë e qytetarëve që nuk gënjehet lehtë porse një pjesë e mirë e katërt e qytetarëve mendon me të vërtetë se qeveria ka bërë çfarë ka mundur e ne nuk duhet të pretendojmë shumë prej saj. Kjo vjen pasi pritshmëria është edhe kuti matës i një qeverisje dhe një lidershipi. Nëpërmjet pritshmërisë ne zbulojmë nëse qeveria përmbush atë që pritej prej saj ose jo, e në rast se jo merren masa për ta penalizuar për dështimin nëpërmjet votes kundër.
    Prandaj duke ulur standartet dhe ulur pritshmërinë nga qeveria arrihet mjegullimi I dështimeve të qeverisjes. Kështu qeveritarët në vënd që të qëndrojnë të përkushtuar ndaj atyre impenjimeve dhe rezultateve të premtuara më parë, aplikohjnë metodën e uljes së pritshmërisë në mënyrë që të ndryshohen përkufizimet e dështimit dhe suksesit që ishin përcaktuar më parë. Pra nëse partia socialiste fitoi zgjedhjet e vitit 2001 duke premtuar integrimin evropian, sot ajo përpiqet të stisë si arritje të lartë një deklaratë të zotit Salzman ndërkohë që në të vërtetë integrimi është lënë nderë në pritje të qeverisë së re që do të dalë nga zgjedhjet e këtij viti. Prandaj disa nga ne të lodhur nga pritja sot mendojmë se integrimi evropian është një përrallë me mbret dhe se na duhet të mjaftohemi me ndonjë thjeshtëzim të procedurave të marrjes së vizave apo me ndonjë lehtësim të procesit të legalizimit të emigrantëve tonë.
    Ulja e pritshmërisë realizohet edhe nëpërmjet mënyrës sesi organizohen planet dhe deklarohet përmbushja e tyre. Planet për një vit sajohen duke patur parasysh realizimet, ose më saktë mosrealizimet e vitit të kaluar dhe jo mundësinë ose nevojën për të realizuar një detyrë. Dy raste tipike janë deklarimi se doganat kanë realizuar planin dhe po kështu se drejtoria e tatimeve ka tejkaluar planin. Jo vetëm që kjo gjë të kujton planet e komisionit të lartë të shtetit komunist, por kjo situatë nuk bën gjë tjetër veçse nxjerr si realizim atë që është në të vërtetë dështim. Realizimi I një plani qeveritar sot nuk do të thotë detyrimisht përmbushje të detyrës dhe përgjegjësisë, përkundrazi, do të thotë që mos përmbushja po maskohet e fshihet. Pra mund të jetë përmbushur një plan i tatimorëve ndërtuar me baza të dyshimta por kjo nuk do të thotë që tatimorët kanë përmbushur detyrën e vjeljes së taksave nga të gjithë ata që duhet të paguajnë taksa. Realiteti është krejt i kundërt pasi ekonomia informale zë mbi gjysmën e vëllimit të ekonomisë shqiptare. E njëjta gjë mund të thuhet për realizimin e planit të doganavë kur dihet që kontrabanda vazhdon të lulëzojë. Qeveria mund ta ketë plotësuar dhe tejkaluar planin për zbatueshmërinë e ligjeve nëse plani ka pasur si nivel të parashikuar koefiçientin 0.15 dhe sot realizohet 0.17. Por kjo nuk do të thotë që qeveria po përmbush detyrën e zbatimit të ligjit pasi vende si Mongolia e kanë katër herë më të lartë koefiçientin.
    E njëjta gjë vlen për zgjedhjet, thuhet se zgjedhjet janë përmirësuar porse mbetet akoma shumë për t’u bërë. Por kjo nuk do të thotë që të gjithëve iu është dhënë e drejta për të votuar duke e patur emrin nëpër lista, dhe se vullneti I shumicës ka për t’u dëgjuar.
    Uljes së pritshmërisë i atribuohet edhe fakti që bashkia e Tiranës pretendohet si shëmbull i suksesit të socialistëve. Pas viteve me kjoska dhe kaos urban mjaftonte pastrimi i brigjeve të Lanës nga dyqanet dhe bojatisja pallateve të Tiranës për të thënë se po punohet nga socialistët. Mjaftojnë ato pak kilometra rrugë anës Lanës dhe dy tre kryqëzime me semaforë për të quajtur të suksesshme bashkinë e Tiranës. Dhe këto arritje eklipsuan problemet me rrugët periferike, me mungesën e dritave, ujit, shkollave etj. dhe i siguruan Zotit Rama titullin Kryebashkiaku i Botës. Titull ky “goxha” prestigjoz, paçka se kryebashkiaku e Meksiko Siti që mori vendin e dyte, Andrés Manuel López Obrador, sapo është shkarkuar nga akuza për korrupsion e shpërdorim detyre.
    Shembuj për këtë proces të uljes së pritshmërisë dhe uljes apo relativizimit të standarteve mund të gjenden boll. Por ajo që vlen të theksohet është se aritshmëria ose potenciali për të bërë të mundur shumë gjëra është shumë më I lartë se ajo që shikohet tek qeveria dhe tek pritshmëria e publikut. Dhe kjo jo vetëm parë në lidhje me të ardhmen e mundshme, por edhe më të kaluarën. Shqipëtarët kanë pasur më shumë orë me drita në vitet shtatëdhjetë, kanë pasur koefiçient më të lartë të zbatueshmërisë së ligjit dhjetë vite më parë dhe kemi pasur zgjedhje të lira më parë. Pavarsisht nga pallavrat e sotshme në lidhje me teknikalitetet dhe vështirësitë rrethanore zgjedhjet tona të vitit 1992 ishin shëmbullore për gjithë Evropën Lindore të sapo dalë nga komunizmi dhe nuk u kundërshtuan nga ndokush. Prandaj duhet ti mbajmë aspiratat të larta e mos dekurajohemi pasi janë të shumta gjërat që mund të realizohen nëse egziston vullneti I duhur politik.

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    PD-ja, rekord në “Skënderbej”

    Berisha: Nanos i kanë mbetur 2 ditë dhe 2 orë, pasi minutat e tij po sosen

    Nevila Perndoj

    TIRANË - Si asnjëherë tjetër, në këto 8 vite opozitë Partia Demokratike nuk kishte mbledhur në sheshin “Skenderbej” kaq shumë njerëz. Ka ndodhur dje, për të përcjellë moton “Koha për Ndryshim”. Të katër kryqëzimet që të çojnë në sheshin “Skënderbej”, ishin bllokuar, duke vonuar jo pak fillimin e mitingut përmbyllës të fushatës, të planifikuar në orën 2000. Ndërkohë, si anjëherë tjetër, Partia Demokratike ndryshoi edhe podiumin, për t’i kthyer kurrizin mitingut tjetër përmbyllës, që po zhvillohej nga Partia Socialiste në sheshin “Nënë Tereza”. Të përpiktë kanë qenë grupi “Elita 5”, si dhe kandidatët e Partisë Demokratike në Tiranë, të cilët mbanin në dorë një fletë, ku ishte pasqyruar programi i mitingut. Në skenë janë ngjitur vetëm grupi “Elita 5”, ndërsa të gjithë kandidatët kanë qëndruar poshtë saj për të zbatuar me fanatizëm atë ç’ka kishin planifikuar organizatorët e BG&R. Ndryshe nga mitingjet e tjera, kësaj here demokratët në miting kanë mbajtur vetëm flamuj. Asnjë parrullë e madhe, asnjë akuzë e përcjellë dje siç ka ndodhur rëndom në mitingjet e tjera. Ndërkohë mitingu përmbyllës i Partisë Demokratike ka filluar normalisht me muzikë të huaj, derisa në podium u shfaq edhe zyrtari i parë i lartë i Partisë Demokratike, Bamir Topi. Ky i fundit u shpreh se Tirana tashmë kishte vulosur fitoren e zgjedhjeve, ashtu si edhe qytetet kryesore të vendit. “Mirëmbrëma Tirana”, - i është drejtuar më pas nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, të gjithë elektoratit demokrat. “Ne të gjithë po rikthehemi sërish më të fuqishëm se asnjëherë. Unë e di që ne të gjithë mund ta bëjmë Shqipërinë”, - është shprehur ajo, teksa në anën tjetër, Pallati i Operës dhe Baletit u mbulua krejtësisht me flamurin blu, ku shkruhej më të bardha motoja “Koha për Ndryshim”. Më pas foli sekretari i përgjithshëm i PD-së, Ridvan Bode. Ky i fundit u shpreh se të gjithë ata dje ishin dëshmi e ndryshimit të madh në vend. Ndërsa nënkryetari i PR-së, Neritan Alibali, i ka kërkuar kryeministrit Fatos Nano që të mos luajë me votën, pasi në të kundërt, ai do të përballesh me një popull të tërë. Më pas kanë përshëndetur edhe drejtuesit e tjerë të partive të vogla.


    Berisha

    Në orën 2100, ashtu siç ishte parashikuar në programin e djeshëm, ka mbërritur edhe lideri i opozitës, Sali Berisha, pas mitingut të fundit që kishte zhvilluar në Shijak. Berisha ka hipur direkt në skenë për të mbajtur edhe fjalën përmbyllëse. Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka deklaruar se “kryeministrit Fatos Nano i kanë mbetur 2 ditë dhe 2 orë, pasi minutat e tij po sosen”. Fjala e liderit të opozitës është ndërprerë disa herë nga thirrjet e demokratëve, por edhe nga fishekzjarret që vinin kësaj here nga sheshi “Nënë Tereza”. Fjala e tij ka qenë pothuajse e pamundur që të dëgjohej. Fishekzjarret nga PS-ja nuk rreshnin, ashtu si edhe ekzaltimi i demokratëve në anën tjetër të Tiranës. Më pas në skenë janë ngjitur të gjithë drejtuesit e partive dhe kandidatët e Tiranës. Berisha ka përfituar që të afrohet sërish pranë demokratëve bashkë me grupin “Elita 5”, për të thënë me zë të lartë se Tirana ishte vetëm blu. I shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Berisha ka zbritur shkallët e skenës, bashkë me kandidatët e tjerë demokratë, për t’ia lënë skenën plotësisht grupit “Elita 5”, të cilët mbrëmë kanë kënduar këngët hite të gjithë karrierës së tyre muzikore.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    carta cantaaaa kendon neser .. jo metra katroret e sheshit me koka njerzish..
    ishalla 1% energji e PD-s per mitingje ka shkuar per konsolidimin e qendrave te votimit me komisioner Trima.
    ishalla 50% e atyre pjesmarresve ne votime e dine se.. mitingu nuk eshte asgje.. porse vajtja ne kuti te votimit e kryqezimi e atyre kutizave qe i duhen Pd-se eshte puna qe vlen.

    ti ki temen e semes..slash miting pa vatur per pd-ne.. thon demokratet kur bisedon me ta..
    Mirpo asnjiher sdegjuam te thone .. vajta qe ne 6 te mengjezit te kutia..dhe e bera bamb..

    te shohim a ka punuar Pd-ja per kete me kryesoren.. Voten ne Kuti aty ku duhet.. se kte me te lehten .. mitinmgomanine .. e kan bere shkelqier..

    Tash do duket ne se 8 vjet PD -istet kan bere vërr ne ujë apo kan punuar ti mbrojne ata miljona brek grisur qe me zorr thate shkojne mbas Pd-s..

    Ky popull Do nje Fitore te PD-se ndryshe Komiteti Qendror i tmerrshem i Partise se Punes do sundoje dhe 58 vjet te tjera..

    Urime PD-se..

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Dëgjo zërin e mbijetesës dhe shko të votosh!

    Dëgjo zërin e mbijetesës dhe shko të votosh!


    Sadik Bejko


    Kemi thënë kryetar, mbret, president, sekretar i parë, kryeministër etj… I duartrokitnim, i brohoritnim, u pinim dollinë… i urrenim. E prapë, historikisht e praktikisht, i kemi dashur apo jo, ata kanë qenë udhëheqësit tanë. Disa prej udhëheqësve që i donim, i kemi pëshpëritur me vete si shpëtimtarët tanë. Po vallë, këta na kanë bërë ne? Këta kanë vendosur për diellin a shiun mbi ne? Kanë bërë jetën a vdekjen tonë? Si kemi mbijetuar? Pse jemi këta që jemi? Disa thonë që jemi të tillë se kështu desh Zoti. Të tjerë, kështu desh fati. Të tjerë, ngaqë s’ditëm të bëjmë histori më të mirë. Histori? E ç’na qenka kjo mëma Histori? Kush e bën atë?
    Një mësuesi im i historisë ndonjëherë shpërthente e thoshte: ‘O vend i vogël me halle, që nuk di ta lexosh mirë historinë. Lexoje dhe mësoje atë. Nuk të lejohet të jesh pa kujtesë, pa ndërgjegje historike. Mësimet e saj duhet të të hyjnë në punë”.
    Jo gjithmonë një popull si yni e sa yni mund të vendosë për historinë e tij. Jo gjithmonë është pyetur populli te ne, për të marrë vullnetin e tij në vendimet që janë marrë nga udhëheqësit e tij. E kundërta ka ndodhur. Por ja, sidomos tani në demokraci, së paku njëherë në katër vjet dhe të vegjlit mund të vendosin e ta thonë vetë çfarë duan dhe çfarë nuk duan tek ata që i drejtojnë politikisht. T’i zgjedhin vetë udhëheqësit e tyre.
    Jemi në fushatë. Politikanët na thonë: ju jeni sovrani, ju vendosni. Dhe vërtet, ne ua japim atyre autoritetin që të na udhëheqin. Jemi një sovran ende foshnjë, një sovran dhjetëvjeçar, i papjekur në demokraci. Por duhet të vendosim. Dhe këtu është puna. Si duhet të vendosim. Ndaj më vijnë ndër mend fjalët e atij mësuesit tim të historisë. Të vendosim, duke iu drejtuar ndërgjegjes sonë historike. Ndërgjegjia jonë politike është e çalë, jo e regjur. Të besojmë te përvoja. Më shumë se te ato që shohim në fushatat lodhëse elektorale, më shumë se tek ato që dëgjojmë, bëjmë mirë që t’i mbyllim sytë e veshët e të përqendrohemi thellë në vete. Të gjejmë kohë e të biem në të thella. Nëse nuk kemi një përvojë të pjekur demokratike, kemi një përvojë të gjatë të jetës në vështirësi. Kemi atë se si kemi ardhur deri këtu nëpër kohëra, se si kemi mbijetuar e jetuar, se si kemi gabuar dhe pësuar. Të gjithë këtë hambar kujtese duhet ta bluajmë mirë e mirë dhe ta dëgjojmë zërin që vjen prej tij. Zërin e përvojës së mbijetesës sonë. Përvoja nuk të lë në baltë. Përvoja historike, ndërgjegjia jonë historike, aq e gjatë, aq e hidhur. Duhet ta lexojmë mirë dhe ta dëgjojmë mirë këtë thesar. Jo të harrojmë, as të shkujdesemi. As të lejojmë që të na tërheqin për hunde, nëpër tym e mjegull.
    Jemi një vend i vogël. Shpesh historia jonë është pjellë e lojërave të mëdha botërore. Ndonjëherë pjellë e fatkeqësive, e dëshpërimeve, e moskuptimeve të të mëdhenjve. Ky njerëzim, të cilin e adhurojmë, e studiojmë, e dëgjojmë me një ndjenjë prej të vegjlish, që zëulët i kërkojmë ndihmë dhe miratim, që i lutemi të hapë sytë e zemrën të na shohë, të na dëgjojë, të na kuptojë e zemërbutësisht të na pranojë, ky njerëzim ka dhe hallet e tij. Ai herë-herë na ka dëgjuar dhe duhet t’i jemi mirënjohës. Të përmendim rastin më të fundit: pa ndihmën e Njerëzimit të Madh, ku do të ishte Kosova sot? Dhe po ky, ky Njerëzimi i Madh, do të vendosë për fatin e tij më tej. Pa bukë mbetëm ndonjëherë. Për marrëzinë e turpin tonë, të të gjitha krahëve të politikës sonë, mbetëm dhe pa shtet. Të Mëdhenjtë na u gjendën pranë. Prapë na gjenden edhe sot. Demokracia qenka e vështirë. Po askush nuk të merr gjithmonë për dore. E pastaj, ky Njerëzimi i Madh nuk është përherë një atë qiellor.
    Shekulli i njëzet provoi se burrat e shtetit, të gjithëditurit, të fortët sundimtarë të botës, ashtu siç duken kur hedhin ca firma në fund të luftërave a të epokave historike, ndaj asaj që quhet Nëna Histori, ndodh që janë aktorë a shërbëtorë të vegjël. Edhe gabojnë. Ndaj ne duhet të dimë t’i hapim sytë katërsh.
    Burrat e shtetit duhet të dimë t’i zgjedhim. Sa pushtetarë-pushkatarë, sa qeveritarë demokrato-tarë e komunist-arë pamë në kaq vite që me kongrese, vendime, parlamente, me ushtri, me thesare e prona për vete, me partiakë, kongresmenë e plenumistë na thoshin kështu e kështu të bëni, se këndej janë të mirat. Dhe tranzicioni vazhdon. Dhe Nëna Histori tund kokën e pikëlluar atje pas perdes.
    Ne jemi ata që jemi. Vendimet e mëdha historike për ne, e dimë se cilët i marrin. Duhet ta dimë mirë vendin tonë në këtë botë. Popujt e mëdhenj, ata që bëjnë historinë, edhe mund të gabojnë. Ne duhet ta lexojmë mirë historinë e përvojën. Dhe t’i lexojmë ditë për ditë. Ne mund të ankohemi nga politikanët tanë, por dhe vetë si popull, si zgjedhës nuk kemi qenë engjëj. Kemi gabuar e kemi pësuar shumë keq jo një herë. Kemi gabuar në vendimet për shtetin dhe në ato për familjen tonë. Dikur s’na pyesnin, kur vendosnin për ne, tani që na pyesin, pse të gabojmë? Shpesh në këtë botë, sidomos te ne, marrëzia është më e madhe se arsyeja. Ndaj me instikt midis këtyre të dyjave, marrëzisë dhe mençurisë, duhet gjetur përherë një shteg. Ta nuhatim shtegun me thesarin e përvojës, me mësimet e historisë dhe ta ndiekim. Të mos biem nën ndjenjën e fatalitetit. As në verbërinë e euforisë. Dhe kur nga verbëria jonë nuk shohim asgjë, prapë duhet të veprojmë. Me logjikën e historisë dhe të përvojës, të veprojmë. Duke mbajtur fort duart në timonin e instiktit, të veprojmë. Deti i përvojës, i arsyes, pa instiktin nuk mjaftojnë. Të mëdhenjtë e kësaj bote shpëtojnë vetiu. Të vegjlit duhet t’i hapin mirë sytë. Ç’na mbetet? Të dimë, të njohim, të guxojmë nisur nga përvoja, nga pësimet e vjetra dhe nga ato më të fundit, më të freskëtat dhe të veprojmë. Të dëgjojmë instiktin e mbijetesës. Ky është ligj i të vegjëlve.
    Si të votojmë? Të gjithë këta burra të politikës ti që je zgjedhës, i njeh. Shko të votosh. Vepro jo me bindje. Ndonjëherë s’ka më tradhtare se bindjet. Se shpresat. A nuk e pe ç’të bënë në gjysmëshekullin që shkoi ato gjoja bindjet e tua? Instinkti yt dhe kurrizi yt t’i njohin e t’i dinë hallet më mirë se bindjet që gjasme ke në kokë. T’i njohin më mirë se sa partitë, sesa OSBE-të, a sesa të gjithë OKB-të në botë. Nuk them që të mos i dëgjosh këto, por vendos me instiktin tënd. Instikti i mbijetesës na ka mbajtur gjallë si popull, si komb, si njerëz, si shqiptarë këtu e kudo ku ka shqiptarë. Ai nuk gënjen. Mos e mbush kotruven e mendjes me broçkulla. Popujt e tjerë në botë kanë parë thellë brenda vetes, pa kanë vepruar. Edhe ata pa halle nuk janë, por jo kështu copë e çikë si ti. Votojnë a nuk votojnë, atyre edhe nuk u prishet shumë punë. Ty, dhe në të ka zënë dora ndonjë para, ndonjë biznes, ndonjë punë, të prishet e ardhmja, po nuk dole të votosh. Edhe në je në të keqe, në skamje, ty prapë të duhet të votosh. Ti dëgjo atë zërin brenda vetes tënde, instinktin tënd. Të gjitha dëgjoji dhe shikoji, por vendos me zërin që buron nga rrënjët e mbijetesës. Ti ke mbijetuar. E pra, zëri i mbijetesës nuk gënjen, atë dëgjo dhe shko voto. Ka një mundësi për t’u përmirësuar gjërat dhe atë e vendos ti.
    Këtu në tokë është një vend, një Shqipëri, që do rend, mbijetesë, mirëqenie, mirësi, dashuri, rregulla. Shko të votosh!

    03/07/2005
    KATEGORIA: Analiza Shekulli.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ka kohe qe ki Bejkua shkruan ne stilin "Cifte me di grika"..

    ne dege ka sqiftere e fellenxa.... Bejkua thote bjeruni te dyve..

    dhe e di qerratai se sqifteri i ka bere mune deges pa e shkrepur gjahtari..pra sacmet do godasin fellenxat..

    Ki eshte Bejko firauni.. nje PATERICE E NANOS.. dhe pike..dhe kur thot brari keshtu nuk e luan topi..

    Ja cthot KOJA JONE.. dhe kjo i duhet Shqiptareve sot.. TE VOTOJNE jo "asgjene" qe predikon Sadik spajuni.. POR PD-ne..


    E le te jete 3 korriku Grahm e fundit e Tosit dhe e gjithe Patericave te Tije..

    --------

    KJ

    ....


    E Diele, 03 Korrik 2005


    GRAHMAT E FUNDIT TE FATOS NANOS

    Kryeministri pritet te zbatoje sot cdo skeme manipuluese. Certifikatat, presionet, rryshfetet, gjithcka per te ruajtur pushtetin. Rritet vemendja e vezhguesve dhe presioni i qytetareve per te ruajtur voten e lire

    E gjitha eshte nje skeme. Perkunder gjithe deklarimeve, se eshte me i interesuar per standartet se sa per rezultatin e zgjedhjeve, Nano po ben cdo perpjekje per te manipuluar votimin e sotem. Mund te thuhet perpjekje fatkeqe, pasi verdikti pro-ndryshimit pritet te jete masiv dhe i qarte, dhe i pandikueshem nga marifetet e certifikatave fallso, presioneve, rryshfeteve, etj.

    Sot do te duket qarte gjithe investimi i klanit te Nanos per te ruajtur pushtetin, duke investuar parregullsite dhe shkeljet. Panorama e qetesise se humur vjen qe ne embrion, pra nga Saranda e bukur. Nje dite para zgjedhjeve, shume qytetare te pyetur atje ende nuk ishin te bindur per te votuar Kryeministrin, pavaresisht investimeve miliona dollareshe qe kane rene si shi ne kete qytet, qysh se kryesocialisti u caktua si kandidat.

    Kujtesa e Nanos dhe skotes se tij te kandidaturave per qytetaret dhe hallet e tyre vetem nje muaj para 3 korrikut, eshte transkriptuar drejt nga votuesit si nje arrogance prej se ciles duhet bere divorci.

    Me konkretisht, sipas te gjithe te dhenave te besueshme, Nano ka aktivizuar sistemin e certifikatave fallso, cka do te tentoje shumezim te votave per PS-ne ne disa qendra votimi. Rryshfetet e dhena ditet e fundit, por edhe pak kohe me pare, do te synojne ta prodhojne efektin pikerisht sot. Presionet gjithashtu, vecanerisht ndaj kandidateve dhe perfaqesuesve te LSI-se.

    Per te gjitha keto manovra, vezhguesit nderkombetare jane sinjalizuar ne kohe dhe kane rritur vigjilencen. Ne disa zona problematike, ku perplasen kandidaturat emblematike te PS-se dhe PD-se, pritet te kete nje numer te shtuar monitoruesish.

    Kjo se pari i ben premisa te deshtuara perpjekjet nanoiste. Se dyti, eshte shkurajuese per skemem e Nanos fakti i njohur se nese luhet kesaj radhe me voten, arkitekti i kesaj loje nuk eshte hic me pak se sa autor i nje destabilizimi social qe s'dihet se c'pasoja mund te sjelle ne vend.

    Megjithate, edhe duke qene i ndergjegjshem se manipulimi i votes eshte mbyllja me e keqe qe i ben karrieres politike, Nano serish do te tentoje. Keto jane grahmat e fundit te nje bishe politike. Ai eshte i detyruar nga rrethanat e tij te dyshimta te levize cdo gure per te qendruar ne pushtet. Ndryshe, renia ne opozite i shkakton disa drama. Fillimisht klani i tij i ngushte do te rregjohet edhe me teper, pasi askush nuk do te kete me nevoje per te. Do te kemi te bejme se shpejti me nje te vetmuar te madh. Pos kesaj, drejtesia do te kerkoje llogari per vjedhjet monstruoze qe jane bere ne vend, dhe nuk mund te mos dale edhe emri i tij n` keto procese ku bashkepunetoret e tij te ngushte jane aktoret kryesore. Duke humbur, ai zhgenjen edhe bashkeshorten e tij te re, gje te cilen nuk e suporton assesi. Te gjitha keto kane krijuar nje gjendje kafkiake ne koken kryeministrore, keshtu qe Nano do te jete ne krye te cdo operacioni per te ndaluar metamorfozen.

    Mirepo kjo eshte vetem situata e mjere personale e nje qytetari. Shqiptareve u intereson e ardhmja e shumices, dhe ndryshimi qe pritet pas 3 korrikut. Askush nuk ka ndermend te sakrifikoje apo te lejoje cenimin e votes se tij per shkak te aventures se nje njeriu. E kunderta merr sot shprehje. Qytetaret e shumices do t'i kalojne me indiferencen magjike grahmat e fundit. Neser festa ze vendin e mungeses se shpreses.





    ----------

  16. #16
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Banditeve komuniste edhe 1 ore u ka mbetur.. Ed Rama ka ca dite qe eshte zhdukur nga ekrani.. Sa te behet qeveria e re direkt duhet te funksionojne gjykatat. Pa asnje lloj nuance per hakmarrje politike. Gjej fakte, hap kangjella, mbyll deren.

    60 % kane votuar. Duke konsideruar emigrantet qe mungojne, besohet se rreth 75 % e zgjedhesve prezent ne Shqiperi kane votuar (sado qe u munduan kuqaloshet qe te votonin vetem veteranet)..

    edhe 1 ore!

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Sapo erdha nga votimi. Si asnjehere tjeter kam ndenjur 1 ore e gjysem ne radhe per te votuar. Nuk kam pare asnjehere tjeter kaq shume njerez qe votojne. Besoj se eshte shenje per mire.

    Gje qe nuk me pelqeu ishte turiri i Arben Ahmetajt qe zgerdhihej kur thoshte se une e kam te sigurte fitoren ne oren 4 p.m ne nje konference shtypi.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk flet kot hajdut ahmeti..

    Kan fituar PS .. keshtu tha gramoz Ruci..

    parja blen ..

  19. #19
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918

    Talking

    ble opingen..

    Tiranesit u kane fikur deren derrave te kuq. Kur i kane shporr nga Tirana 'e lavdishme e Rames' merre me mend se c'behet poshte e lart.

    iken iken... edhe njehere, gjehen faktet, jepet vendimi, hapen kangjellat, mbyllen dyert dhe flaken celsat.

    Kolomb te thashe qe do i shporrim


    ti Humdinger, se paske dhe steme te Lazio-s..

    kane votuar 1 700 000 vete.. s'ka me indiference dhe veterane te nderuar.

    do te shihni ne darke
    Ndryshuar për herë të fundit nga darwin : 03-07-2005 më 14:49

  20. #20
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Gjumi letargjik...vazhdon

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 159
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 12:50
  2. "Nano Ik", protesta sërrisht në Bruksel
    Nga Asteroid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 02-05-2004, 12:07
  3. Strategjia e opozitës në zgjedhjet lokale
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •