O cuna tju bej nje pyetje ne lidhje me photoshopin, si mund te shkruash mbi nje fotografi por me shkronja te tejdukshme si fotua e bashkangjitur me poshte?
O cuna tju bej nje pyetje ne lidhje me photoshopin, si mund te shkruash mbi nje fotografi por me shkronja te tejdukshme si fotua e bashkangjitur me poshte?
Zemra eshte e vetmja pasuri qe nuk blihet e as shitet por vetem dhurohet!!!
Shiko ne photoshop per funksionin Watermark.Ai shkrimi webshots i tejdukshem eshte watermark qe identifikon autorin qe ka krijuar fotografine dhe mbroje te drejten e autorit nga vjedhjet,kopjimet.Nje tutorial si te krijosh watermark ne photoshop http://www.candeekis.com/pswatermark/pswmtut.html
Mund te besh watermark ne fotografite edhe duke perdorur programe te vecanta.Per ti hequr watermarks nga fotografite eshte shume e veshtire.jane 2 programe te vjetra qe thone se e bejne,por perseri perdorimi praktik i tyre eshte i veshtire
Mund ti heqesh watermarks duke perdorur photoshopin,por kjo kerkon shume aftesi dhe precizion,eshte e veshtire.Te duhet te perdoresh lenten zmadhuse ne photoshop,zmadhosh sektore te fotografise ku jane shkronjat e watermarkut dhe manipulosh,ndryshosh ngjyrat pixel per pixel duke i uniformizuar me ngjyren qe vjen ngjitur me konturin e germave.
Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 20-05-2005 më 21:52
≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies
shume faleminderit
Zemra eshte e vetmja pasuri qe nuk blihet e as shitet por vetem dhurohet!!!
Ka një mënyrë më të thjeshtë për atë që kërkon të bësh.
1. Hape imazhin në Photoshop
2. Tek paneli i mjeteve kliko mbi butonin e tekstit dhe zgjidh "Horizontal Type Mask Tool" (Fig.1).
Edi
3. Zgjidh një font të gjerë dhe të theksuar dhe madhësinë e përshtatshme në bazë të përmasave të fotografisë.
4. Kliko mbi fotogranië dhe shkruaj tekstin që do të bësh të tejdukshëm. (Fig. 2)
Edi
5. Kur të jesh i kënaqur me formën dhe vendosjen e tekstit në fotografi, shtyp butonin "enter". Tani në ekran do shohësh vetëm bordurën e tekstit (Fig. 3).
Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 21-05-2005 më 15:53
Edi
6. Tek menuja kryesore zgjidh "Edit > Copy" për të bërë një kopje të imazhit.
7. Pastaj, zgjidh "Edit > Paste Into" dhe Photoshop do krijojë një shtresë me imazhin e prerë sipas formës së tekstit (Fig. 4)
Edi
8. Tek paneli i shtresave zgjidh shtresën e sipërme që përmban imazhin e prerë në formën e tekstit. (Layer 1 në Fig. 5)
9. Tek menuja kryesore zgjidh "Layer > Layer Style > Blending Options" për të hapur dritaren e stileve. Stilet mund t'i hapësh edhe duke klikuar dy herë mbi shtresën në panelin e shtresave.
10. Zgjidh "Drop Shadow" për të krijuar efektin e hijes pas tekstit. Ndryshoje distancën në 2 ose 3 sipas pëlqimit. Ndryshoje përhapjen (spread) dhe madhësinë (size) në 0.
Edi
11. Kur të jesh i kënaqur me rezultatet, shtyp butonin "OK" dhe ruaje fotografinë në formatin e duhur. Figura 6 tregon rezultatin e përfunduar me tekst të tejdukshëm dhe efektin e hijes.
Edi
Stilet e shtresave mund t'i ndryshosh sipas dëshirës. Figura 7 tregon stilin "Bevel and Emboss" që krijon efektin e bordurës.
Edi
Krijoni Kontakt