Close
Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 165
  1. #21
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    TOLSTOI, Leon


    TOLSTOI Leon (1828 -1910) shkrimtar i madh rus



    * Kur ishte në universitetin e Kazanit nuk rrinte shumë me shokët, me të cilët pothuaj nuk njihej. Rrinte gjithnjë në një nga bankat më të largëta nga profesori. Këtë e bënte se gjatë mësimit lexonte vepra letrare dhe filozofike.


    * Kur poezitë në prozë të Turgenievit patën në Rusi sukses të madh, Leon Tolstoi provoi të shkruajë dhe ai në këtë gjini. Për të pasur një gjykim sa më të paanshëm për punët e tij, ia dërgoi materialin me pseudonim një revistë që drejtohej prej një miku të tij. Tolstoi atëherë ishte i famshëm dhe shkrimi i tij si do që të ishte do të botohej, prandaj nuk e përdori emrin e vet. Redaktori e ktheu dorëshkrimin si të pabotueshëm, sepse autori nuk e kishte ende përvojën në artin e të shkruarit.
    Tolstoi nuk thuri më kurrë poezi në prozë.


    * Tolstoi prekej shumë shpejt. Turgenievi, pas shtatëmbëdhjetë vjetësh që ishte zemëruar me të, shkoi për ta takuar në Jasnaja Poljana. Gjatë ditëve që ndenji atje foli shumë për veprat e tij dhe i lavdëroi ato.
    Pasi u kthye Turgenievi, Tolstoi i shkroi: "Kur dëgjoj për veprat e mia provoj një ndjenjë komplekse, ku elementi kryesor është turpi dhe dyshimi se po më tallin. Megjithëse besoj në mirësinë tuaj më duket se ju keni qeshur me veprat e mia.
    Më mirë do të jetë që të mos flasim më këtej e tutje me njeri-tjetrin".


    * Tolstoi ishte supersticioz dhe shpesh thoshte se numri 28 kushtëzohej me disa gjëra të jetës së tij. Ai kishte lindur me 28 gusht 1828 dhe ishte martuar në datën 28. Më 1910 i biri i tha një ditë i shkujdesur:
    - Ki kujdes baba se këtë vit t'i mbush 82 vjeç dhe numri 82 është 28-ta e përmbysur.
    - Ndoshta, - u përgjigj Tolstoi, - bëre mirë që ma the. Ai vdiq atë vit.


    * Një ditë kur po shëtiste me kalë me të birin humbi rrugën në mes të pyllit.
    - E di se ku jemi këtu? - e pyeti djalin.
    I biri i tha se Jasnaja ishte përpara tyre. Dhe Tolstoi donte të kthehej në shtëpi, duke ndjekur atë drejtim.
    - Është e pamundur, - i tha i biri, - nga kjo anë ka shumë ferra që do të na i çjerrin duart.
    Tolstoi nuk deshi të kthehej mbrapa dhe i tha të birit:
    - Sidoqoftë le ta provojmë! Vazhdoi të ecte me kalë dhe ferrat e para nisën të gërvishin. I biri e pa krejt të gjakosur por aspak të shqetësuar.
    - Vështro biri im, - i tha, - siç e sheh unë jam çjerrë gjithandej nga ferrat, por ç'rëndësi ka? Unë kërkoj në çdo gjë rrugën e drejtë, dhe në qoftë se do të çirrem ende, prapë do kërkoj rrugën e drejtë që është edhe e vërteta.


    * Një ditë shkoi për ta takuar nacionalisti i famshëm Derul dë Pol, që mbronte idenë e fitores ndaj Gjermanisë.
    * Leon Tolstoi që zakonisht me të huajt ishte i sjellshëm dhe shumë korrekt, këtë radhë e humbi durimin dhe iu përgjigj:
    - Kufijtë duhet të përcaktohen me marrëveshjen e popujve dhe jo me hekur dhe gjak. Dhe kur të ketë njerëz që do ta kuptojnë këtë atëhere nuk do të ketë më luftëra në botë.


    * Kur e mbaronte së shkruari një kapitull të romanit ia kopjonte e shoqja ose një nga të bijat. Kjo kopje i duhej shkrimtarit të madh si një skicë për të punuar mbi të. Në pak ditë e mbushte me korrigjime, prishje me laps dhe me shtesa.
    - Atëhere kapitulli duhet kopjuar për së dyti. Ka disa kapituj nga romanet e tij që janë kopjuar deri edhe dhjetë herë.


    * Kur Tolstoi besonte se kishte arritur qartësinë dhe përsosmërinë e dëshiruar, ua lexonte veprën e re njerëzve të tij të afërm nganjëherë dhe fshatarëve. "Pushteti i errësirës", u lexua përpara fshatarëve, të cilët nuk e pritën mirë. Në pjesën më emocionale të dramës ata qeshën kur dëgjuan disa fjalë vulgare që përdorte në dialog Tolstoi.


    * Tolstoi e donte shumë muzikën, sidomos muzikën e Bethovenit. Kur dëgjoi një pjesë të Bethovenit u emocionua shumë sa iu mbushën sytë me lot, por nga që nuk donte ta kuptonin të pranishmit, i tha së bijës:
    - Më jep pak shaminë se më ka zënë rrufa.

    * Në shtëpinë e Tolstoit ishin piktori i shquar Rjepin dhe aktori Andrejev. Kur po bisedonin të tre së bashku, një zonjë, e cila kishte ardhur për t'i bërë vizitë zonjës së Tolstoit, u ul në piano dhe nisi të luajë me shumë ndjenjë "Sonatën e Krajtzerit" të Betovenit.
    Të gjithëve u la shumë mbresa. Atëherë Tolstoi tha:
    - A duhet të bëjmë edhe ne sonatën tonë Krajtzerit? Unë do ta shkruaj, Rrjepini do të pikturojë dhe Andrejevi do ta recitojë.
    Propozimi u pranua me entuziazëm, por vetëm Tolstoi e kreu detyrimin e tij.
    Tolstoi i tha Gorkit:
    - Po të isha mbret, do të nxirrja një ligj që do t'ia ndalonte të drejtën e të shkruarit atij shkrimtari që përdor një fjali kuptimisht të gabuar ose ai që do të bënte gabim gramatikor të fishkëllehej nga lexuesi.
    - Si, - u përgjigj Gorki, - po liria e të shkruarit?
    - Liria për të shkruar deri sa duhet, por jo liri për të shkruar keq.

    * Pas krizës që pësoi më 1880 Tolstoi vishej shumë thjesht pothuaj fare
    pa kujdes.
    Një herë në Tula u dha shfaqja e një drame të Tolstoit,
    Tek artisti që drejtonte shfaqjen u paraqit portieri i teatrit:
    - Në hyrje, - i tha, - është një fshatar si gjysmë budalla, që kërkon me
    çdo kusht të hyjë në teatër dhe të asistojë në prova. Thotë se ju njeh, po mua më duket e pamundur, sepse është fjala për një fshatar injorant dhe të pagdhendur.
    Kryekomiku doli te hyrja dhe u gjend ballëpërballë me Leon Tolstoin që ishte veshur me rroba dhe këpucë të bëra vetë.

    Në vitin 1891 Leon Tolstoi ishte i zënë me një punë shumë të rëndësishme. Kur shpërtheu zia e bukës, ai la çdo gjë dhe iu vu punës për organizimin e ndihmave për të uriturit. Atëherë hapi mbi dyqind mensa falas.
    Një herë, duke ditur që një grua e ve e varfër fshatare vetëm nuk mund ta korrte grurin, Tolstoi shkoi vetë me drapër në dorë për të ndihmuar, duke punuar përplasi gjurin pas një rrote. Pa u ankuar fare vazhdoi punën. Dhimbja iu shtua shumë. Nga ethet i hipi temperatura e lartë. lu desh të shtrihej në shtrat për disa javë, por nuk u ankua fare.



    * Më 25 shkurt 1901 Leon Tolstoi u shkishërua nga Sinodhi i shenjtë. Atë ditë të gjitha kishat e Rusisë kishin lëshuar anathema kundër këtij "armiku të zotit dhe të perandorit". Tolstoi atëherë ishte në Moskë. Atje po kalonte nëpër një rrugë kryesore. Menjëherë turma e njohu dhe e rrethoi me dashuri të madhe. Njeri prej tyre tha:
    - Po ky na paska qenë djalli me fytyrë njeriu?!
    Grumbulli i njerëzve e mbuloi me brohoritje dhe me thirrje: "Rroftë Tolstoi". U desh ndërhyrja e xhandarmërisë për të shpërndarë grumbullin e madh të njerëzve.


    * Ditën e shkishërimit, Tolstoi kaloi para pallatit të guvernatorit të përgjithshëm të Moskës. Kur e pa shkrimtarin grupi i ushtarëve, që bënin shërbimin e rojës para portës së guvernatorit, me një lëvizje të menjë-hershme, u vu në pozicion gatitu dhe për nder armë. Tolstoi iu kthye mikut që e shoqëronte dhe i tha duke qeshur:
    - Vështro more mik se si këtu te ne në Rusi, i bëjnë nderime ushtarake një krimineli të shtetit që është shkishëruar.



    * Drejtori i "Gazetës zyrtare" shkruante në ditarin e tij:
    "Në Rusi tani kemi dy Carë: Nikollën II dhe Leon Tolstoin.
    Ky i dyti është ndoshta më i fuqishëm se i pari, sepse ndërsa Nikolla nuk mund të bëjë gjë kundër Tolstoit, ky minon çdo ditë e më shumë autoritetin e fronit të Nikollës II në Rusi".


    * Shumë punëtorë shkonin ta takonin Tolstoin që të bindeshin nëse ai vërtetë merrej me punë krahu. Një këpucar erdhi për të parë në se këpucët që kishte bërë Tolstoi ishin të punuara mirë dhe i dha disa këshilla profesionale shumë të vlefshme. Një herë tjetër u paraqit te Tolstoi një njeri i varfër, i zbehtë në fytyrë e me lot në sy. Ai i tregoi se gruan e kishte të sëmurë shumë rëndë nga tuberkulozi. Në pranverë do të vdiste pa tjetër:
    - E po, të lutem mjeshtër, të më shkruani një gisht letër dhe të më thoni a do të rrojë gjatë ime shoqe? E si të mos besojmë te Leon Tolstoi? Kështu të paktën ajo do të vdesë e qetë.
    Tolstoi u emocionua shumë. Ai ishte gati që ta shkruante letrën, por i tha vizitorit se kështu ai do të bënte një gënjeshtër kurse ai ishte mbrojtësi i së vërtetës absolute.
    I varfëri i kërkoi ndjesë. Kur u largua, Tolstoi psherëtiu i hidhëruar, duke menduar se nganjëherë gënjeshtra mund të ketë edhe anën e saj më të mirë.



    * Tolstoi në vitet e fundit të jetës së tij ishte kundër artit për art dhe kundër metodave të mësimit të artit nëpër akademi dhe konservatorë.
    * Kur po bisedonte me disa miq për këtë temë një nga bashkëbiseduesit i tha:
    - E po mirë, le ta zemë se keni arsye dhe po mbyllën të gjitha institutet artistike. Po me çfarë do të zëvendësohen?
    Leon Tolstoi u përgjigj: - Vërejtja juaj është njësoj si kjo që do t'ju them tani: sikur ju të kini një ënjtje në faqe nga dhëmballa, vini tek unë dhe unë ua heq dhëmballën e sëmurë. Ju nuk do të kënaqeni me mua dhe do të më thoni:
    "Po kjo faqja ime që u shfry me se do të zëvendësohet?"
    - Me asgjë, nuk ka nevojë të zëvendësohet, - iu përgjigj bashkëbiseduesi.



    * Leon Tolstoi hyri në sallon kur e shoqja po u lexonte fëmijëve një kapitull nga "Lufta dhe Paqja". Ndenji në këmbë te praku i derës duke dëgjuar dhe kur kapitulli mbaroi tha papritur:
    - Sa i bukur që ishte!


    * Leon Tolstoit i thanë se në të gjithë fshatin Jasnaja Poljana fshatarët e tij kishin vetëm tri lopata që nuk mjaftonin për punë. Ai nuk pranoi të blejë të tjera duke thënë:
    - Më mirë kështu! Fshatarët do t'ia huajnë njëri- tjetrit lopatat dhe do të mësojnë të ndihmojnë dhe të duhen ndërmjet tyre.



    * Tolstoi e pati të shoqen një bashkëpunëtore të çmuar...
    Një mbrëmje ai i tha:
    - Merre këtë letër dhe më shkruaj të gjitha fjalët që të kam thënë kur të kërkova të bëheshe gruaja ime. Shpresoj se do të kujtohesh.
    E shoqja mori letrën dhe nisi të shkruante. E gjithë ajo që shkroi dhe që i shoqi e rikopjoi, ishte deklarata e fashme e dashurisë që gjendet te Ana Karenina.


    * Një ditë Tolstoit i erdhi një zonjushe. Ajo kishte trashëguar një milion monedha të kushtueshme dhe kërkonte mendim se si t'i përdorte sa më mirë ato.
    - Digjeni atë fond, - e këshilloi Tolstoi.
    - Si thatë? Po me atë mund të ngrihet një azil për pleqtë ose një konvikt për fëmijët?
    - Dhe për këtë doni t'i shpenzoni? Jo, prindërit nuk duhet t'i çojnë prindërit në azil. Digjeni, më dëgjoni mua, është gjëja më e mirë që mund te bëni.


    * Tolstoi hapi një shkollë për fëmijët e fshatarëve të tij ku zbatoi një sistem të ri mësimi. Mësimi nuk duhej të jepej mekanikisht dhe me pahir. Kur te nxënësit sbihte lodhje dhe mungesë dëshire për mësim e mbyllte shkollën. Pas një ndërprerje pak a shumë të gjatë ai dëgjoi të trokitnin në portën e tij. Zërat fëminore të nxënësve i thoshnin:
    - Ju lutemi hajdeni na bëni mësim, kemi dëshirë të studiojmë
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #22
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    TOSKANINI, Arturo



    TOSKANINI Arturo (1867 -1957) dirigjent i shquar italian



    * Në Skala të Milanos më 1925, po jepej shfaqja e "Bohemës". Në intervalin midis aktit të dytë dhe të tretë mjeshtri Panica, që drejtonte orkestrën, u sëmur dhe e dërguan në shtëpi. Orkestra nuk po luante nga vendi. Publiku, që nuk dinte asgjë, nisi të mërzitej për vonesën. Një zotni u ngrit në këmbë nga një poltron i bukur në plate, u drejtua në podiumin e dirigjentit, mori në dorë shkopin dhe nën drejtimin e tij orkestra filloi të luante në mënyrë të mrekullueshme.
    Akti mbaroi me duartrokitje frenetike. U ndezën dritat, Dirigjenti që doli nga salla ishte Arturo Toskanini.


    * Kur Toskanini ishte në Nju-Jork për të drejtuar një orkestër, gjatë provave ndërhyri një këngëtare.
    - Oh, thirri ajo shumë e mërzitur. Po a e dini ju që unë jam një artiste e madhe. Mjeshtri iu përgjigj:
    - Rrini e qetë zonjushe se unë nuk do t'i them askujt.


    * Arturo Toskanini kishte kujtesë të shkëlqyer. Ai dirigjonte pa partiturë. Një herë në Nju-Jork një violonçelist kishte prishur nga partitura e tij një batutë jo shumë të rëndësishme.Toskanini gjatë provave e ndërpreu orkestrën dhe i foli violonçelistit:
    - Juve keni harruar disa nota pa luajtur.
    - Jo mjeshtër, unë i kam rënë të gjitha notave që janë të shkruara.
    - Ma jep ta shikoj. Violonçelisti i tregoi partiturën.
    - Po nuk e shikoni? - i tha Toskanini, - këtu kanë qenë disa nota dhe janë prishur.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #23
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    TUEN, Mark


    TUEN Mark (1835-1919) shkrimtar realist amerikan



    * Tueni ishte fëmijë që nuk linte dy gurë bashkë. Luante në brigjet e lumit që kalonte përmes fshatit të lindjes. Shpesh herë e kishin shpëtuar nga mbytja. Kur e çonin në shtëpi nëna plakë thoshte për humor;
    - Gjithnjë kështu ndodh, ata që duhet të varen shpëtojnë nga uji.



    * Emri i tij i vërtetë ishte Samuel Klement. U quajt Mark Tuen në këto rrethana. Qysh fëmijë, midis mjeshtërive të tjera ai punoi edhe si ndihmëspilot në një anije. Gjatë kalimit të Misisipit, piloti maste thellësinë e ujit dhe në çdo matje i thoshte:
    - Mark Tu! Këto fjalë kanë kuptimin "shëno dy". Për këtë arsye, më vonë, kur ai u bë gazetar, në kujtim të këtij piloti që e kishte bërë mjeshtër, mori si pseudonim këto dy fjalë me të cilat pastaj u bë i famshëm.


    * Kur ishte në Uashington, shkrimtari ishte i varfër dhe i uritur. Ai nuk kishte asnjë dollar në xhep. I lodhur dhe i dëshpëruar u ndal përpara një hoteli. Papritur i del përpara një qen i bukur gjahu. Ndërkohë iu afrua aty pranë një gjeneral, i cili e pëlqeu shumë qenin. Ai e pyeti Mark Tuenin në se mund ta shiste për tre dollarë. Marrëveshja u arrit dhe gjenerali hyri në hotel me qenin, që sapo bleu. Pas pak kohë i zoti i qenit e pyeti shkrimtarin në se kishte parë rastësisht një qen gjahu.
    - Në qoftë se më jepni tre dollarë, ua gjej unë, - i tha Mark Tueni: Shkoi te gjenerali, ia ktheu tre dollarët, i mori qenin dhe pastaj ia dorëzoi të zotit marrëveshjes që kishte bërë me të.


    * Kur Mark Tueni ende reporter i ri në një gazetë të San Franciskos, një grua e takoi në rrugë me një kuti kartoni të madhe cigaresh në krah.
    - Zotni, i tha ajo, - ju shoh shpesh me një kuti të tillë të madhe cigaresh në krahë. Më duket se pini pak si shumë cigare.
    - Oh, jo zonjë, - u përgjigj Mark Tueni, - po ndërroj shtëpinë sërishmi. Kutia e madhe e cigareve në atë kohë mblidhte gjithë plaçkat e tij.


    * Mark Tueni hante në një pension ku shkonin më shumë studentët. Ata ishin shpesh viktima të shakave të tij. Një herë për t'u hakmarrë me të u morën vesh me të zonjën e pensionit që t'i vinin në tryezë një gjel deti. Një këmbë ia kishin bërë false (imitim gome) dhe e vendosën që ai ta kapte nga kjo anë. Mark Tueni e kuptoi menjëherë lojën dhe i tha aty për aty pronares:
    - Më duket se e keni ndërruar furnitorin, apo jo zonjë?
    - Jo, - u përgjigj pronarja, - po përse e thoni këtë?
    - Sepse sot mishi i gjelit ishte shumë i zgjedhur. Si ky, nuk më është servisur ndonjëherë në pensionin tuaj.


    * Duke qenë ortak me botuesin e tij ai falimentoi. Tueni sakrifikoi shumë gjëra që të paguante kreditorët e shoqërisë botuese. Ai shiti mobiljet, librat dhe shumë gjëra të tjera. Megjithatë nuk mundi t'i shlyente të gjitha. Atëhere me ngulm dhe guximin e tij karakteristik dhe pse ishte gjashtëdhjetë vjeç, iu vu punës pa pushim deri sa arriti të paguante edhe kreditorët e fundit. Popullj, amerikan e admiroi këtë provë të nderit dhe të guximit të tij dhe vendosi t'i dhuronte shkrimtarit një shtëpi të vogël. Kështu i zëvendësoi ato që kishte shitur kur kishte qenë në ditë të këqija.


    * Shtëpisë së tij të vogël i silleshin rrotull hajdutët që i kishin marrë të gjitha sendet me vlerë prej argjendi. Ai ngriti në murin e sallonit një kartelë ku shkroi me shkronja të mëdha dhe të dukshme:
    - Vihen në dijeni të gjithë zotërinjtë hajdutë, se në këtë shtëpi, nuk ka më veçse vazo të mëdha prej argjendi, të cilat do t'i gjeni në dollapin e dhomës së ngrënies pranë kanistrës ku flenë macet e vogla. Në qoftë se edhe kanistra ju shërben, kini mirësinë t'i vini macet në dollap. Mos bëni zhurmë që të mos mërzitni të zotët e shtëpisë. Ju lutemi kur të dilni mbyllni mirë portën".


    * Shkrimtari i shquar takoi kreditorin e tij që i tha:
    - Po si kështu? Jo vetëm nuk po më paguani, por edhe nuk po i përgjigjeni letrave letrave të mia. Unë ju kam shkruar duke ju futur në zarf një pullë poste për përgjigjen tuaj. Dua të di kur do të jeni gati të më paguani... Me sa duket ju nuk po më përgjigjeni se po kurseni paratë për pullën e postës.
    - I dashur zotni, - u përgjigj qetë- qetë Mark Tueni më është dukur punë delikate që t'ji shkruaja duke përdorur pullat tuaja. Kam menduar se kështu do t'ju shqetësoja.


    * Një mik e kishte ftuar që t'i jepte mendim për popujt e ndryshëm të botës. Mark Tueni tha:
    - Kur zoti mbaroi së bëri botën, pyeti popujt se çfarë kërkonte secili prej tyre nga ai.
    "Biftekë"u përgjigjën anglezët, francezët, deshën "Gra të bukura; gjermanët "Lakër turshi", italianët "Muzikë" amerikanët "dollarë", ndërsa rusët thanë: "Prisni pak se ende nuk kemi vendosur se çfarë do të kërkojmë".


    * Kur kalonte nëpër Berlin e ftoi për drekë perandori Vilhelm II. Pasi shkrimtari u kthye në atdhe, Vilhelmi dërgoi një njeri për ta pyetur se pse shkrimtari amerikan kishte ndenjur fare i heshtur gjatë pritjes në Berlin.
    - I thoni perandorit, - iu përgjigj Mark Tueni, se unë mbeta gjithë kohën, i heshtur sepse fliste gjithnjë madhëria e tij Vilhelmi II, i cili nuk më la radhë. Po në fund, të fundit, ka bërë shumë mirë, sepse ishte në shtëpinë e tij. I thoni se, po të vijë për drekë në shtëpinë time, do të flas gjithnjë unë dhe atij do t'i takojë të heshtë.


    * Një zotni i dërgoi humoristit të shquar fotografinë e vet, që ngjante shumë me Tuenin.
    Mark Tueni iu përgjigj:
    Fotografia juaj më ngjan akoma më shumë se sa i ngjaj unë vetvetes. Do ta vendos në dhomën e vogël të banjës, në vend të pasqyrës, që ta kem çdo mëngjes përpara kur të ruhem.


    * Mark Tueni tregonte se nëna e tij e rrihte me pëllëmbë për marrëzirat që bënte. Shpesh ai nuk ishte i bindur për fajin e tij. Kur i ankohej nënës ajoipërgjigjej:
    - Mund të kesh të drejtë, por në qoftë se nuk i meriton këto pëllëmbë për fajin që ke bërë sot, do t'i kesh merituar një herë tjetër më parë. Kur unë nuk t'i kam dhënë.
    Prandaj po ta jap kusurin tani dhe kështu jemi të larë.


    * Mark Tueni ishte më pak se shtatëmbëdhjetë vjeç kur në një darkë babai i dha të ndante një pulë të pjekur.
    Ai preu lafshën dhe ia dha mysafirit që ishte prift dhe i tha:
    - O at i shenjtë, meqenëse, ju mbani kierikë po ju jap kreshtën e pulës. Pastaj preu kokën dhe ia vuri përpara babait:
    - Babush, meqenëse ti je kryetar i familjes, të takon pra koka e pulës. Pastaj u kthye nga të motrat.
    - Meqenëse ju do të largoheni shpejt nga kjo shtëpi, ju duhen krahë për të fluturuar, prandaj po ju jap krahët e pulës.
    Këmbët ia dha s'ëmës duke i thanë:
    - Meqenëse ty të duhet të shkosh sa andej- këtej nëpër shtëpi, kemi nevojë për këmbë të forta dhe prandaj ty të jap këmbët e pulës.
    Më në fund e mbylli:
    - Atëhere, meqenëse unë jam një trup i vdekur në shtëpi, siç më quani shpesh ju të gjithë, domethënë nuk vlej për asgjë prandaj është drejtë të marr trupin e pulës, që nuk lëviz pa gjymtyrë. Kështu midis të qeshurave të të pranishmëve ai mori për vete pothuaj të gjithë pulën.



    * Një kasap, fqinjë i Mark Tuenit e pyeti:
    Të lutem, më hiq një kuriozitet. Vërtetë të gjitha librat që mbajnë emrin tuaj i keni shkruar ju?
    - Pa tjetër, - u përgjigj Mark Tueni i habitur nga kjo pyetje.
    - Meqenëse e thoni me gojën tuaj e besoj, por ju betohem se edhe sikur t'ju kisha parë nuk do ta besoja.



    * Të tjerët e quanin vetëm si humorist, kurse të afërmit përkundrazi, thonin se ai ishte i prirur për studime serioze.
    Vajza e tij Sofia, që vdiq në moshën dhjetëvjeçare, kishte filluar të shkruante, natyrisht me shumë gabime gjuhësore por me shprehje shumë të bukura për moshën e saj; një bigrafi për babanë. Midis të tjerave ajo shkroi: "Babai im është më shumë filizof dhe pëlqen librat dhe bisedat serioze më tepër se ato që të bëjnë për të qeshur." Edhe Bernard Shou thonte se Mark Tueni do të meritonte admirim dhe mirënjohje më shumë si sociolog sesa si humorist.


    * Një miku i tij duhej të operohej. Mark Tueni e ngushëlloi në një mënyrë të çuditshme. Ai i tha:
    - Kur të të fillojë operacioni për të ngushëlluar veten mendo që ndërkohë që t'i vuan nga dhimbjet, kirurgu gëzohet se do të fusë në xhep paratë e tua.



    * Tueni doli të shëtisë me automobil me një mik, i cili sapo kishte marrë patentën. Një çast miku i tha Tuenit:
    - Diku këtu afër është një restorant i mirë. A ndalemi për të ngrënë mëngjesin?
    Duke thënë këto fjalë, bëri një kthesë të gabuar dhe e përplasi makinën te një pemë. Asnjëri nga udhëtarët nuk u vra, përveç dëmeve që pësoi makina.
    Mark Tueni u ngrit nga toka dhe i tha shoferit:
    - A mund të më tregosh, të lutem, si mund të frenohet makina kur ka drurë përpara?


    * Kur Mark Tueni i paraqiti dorëshkrimin e veprës së tij të parë botuesit Karetlo, ai nuk deshi ta botonte.
    Njëzet vjet më vonë, kur Tueni ishte bërë i shquar, e takoi botuesin në Zvicër. Ai i zgjati dorën dhe i tha:
    -1 dashur Tuen, ka një njeri që sot është bërë edhe më i shquar se ti. Ky person jam unë. Në të vërtetë unë nuk jam ndonjë njeri me rëndësi e, megjithatë, kam një fakt në jetën time që më ka bërë shumë të dëgjuar. Unë kam kthyer dorëshkrimin tuaj. Sigurisht që sot më marrin si gomari më i madh i Tokës dhe i shekullit.


    * Duke shëtitur pranë një varreze, humoristi pa disa inxhinierë dhe punëtorë që bënin disa matje. I pyeti se përse i bënin matjet.
    - Meqenëse gardhi që rrethon varrezën është prishur, duam të bëjmë një mur të mirë rrethues për gjithnjë.
    - Një mur? Po përse bëni mur, sa kohë që ata që janë brenda nuk mund të dalin jashtë dhe ata që janë jashtë, nuk kanë asnjë dëshirë që të hyjnë brenda?


    * Kur udhëtonte me tren Tueni nuk hynte në bisedë me bashkëudhëtarë. Njëherë u mërzit shumë prej një njeriu që donte të bënte muhabet me çdo kusht me të.
    Ai e pyeti se çfarë librash lexonte, por Tueni që hiqej sikur ishte zhytur thellë në lexim, nuk iu përgjigj fare. Atëherë ai nisi ta lëvdonte në sytë e gruas së vet se ishte një djalë studioz. Pastaj i ofroi një cigare:
    - Faleminderit, - i tha Tueni, - nuk e pi.
    Entuziazmi i udhëtarit u dyfishua kur i ofroi një gllënkë uiski. Ai mori përgjigjen:
    - Faleminderit unë nuk pi kurrë liker.
    - Ç'djalë i mirë, - i tha udhëtari së shoqes. Pastaj u kthyen edhe njëherë nga Tueni dhe i tha: Më lejoni t'ju prezantoj gruan time.
    - Faleminderit, - u përgjigj qetë Tueni, - po unë nuk i dua kurrë gratë.



    * Një ditë humoristi i famshëm shkoi të vizitonte studion piktori të dëgjuar.
    - Nuk është keq, - tha Tueni duke parë një tablo të porsa përfunduar. Nuk është keq vetëm se unë do të kisha hequr këtë renë këtu.


    * Dhe zgjati dorën për të treguar vendin ku ndodhej reja e tepërt. -Kujdes, kujdes - bërtiti piktori. Ngjyra ende nuk është tharë.
    - Oh, mos u shqetësoni! - tha Tueni pa e prishur qetësinë, sikurse e shihni unë jam me doreza dhe nuk ka rrezik që të fëlliqen gishtat.


    * Një zonjushe e pyeti Mark Tuenin se cila ishte vlera e librave.
    - Vlera e librave është e paçmueshme, - u përgjigj humoristi i shquar, por varet sipas rasteve. Për shembull një libër i lidhur me lëkurë është i shkëlqyer për të mprehur briskun e rojes. Një libër i vjetër i lidhur me pergamen është një predhë shumë e mirë për të gjuajtur Maçokun. Më në fund një atlas me fletë të gjerë ka letër të përshtatshme për ta vënë në dritare.


    * Kur Tueni ishte drejtor i një gazete, iu ankuan se kronisti i gazetës kishte dhënë lajmin e gabuar, sikur ai kishte vdekur. Humoristi nuk deshi të besonte dhe i tha se kronisti ishte i saktë dhe nuk gabonte kurrë. Lajmi nuk kishte se si të mos ishte i vërtetë. Tjetri kërkoi me këmbëngulje një rektifikim në gazetë.
    - E pamundur, - u përgjigj Mark Tueni, - gazeta ime nuk boton rektifikime.
    Atëhere ai i dërgoi një rektifikim me anën e portierit dhe drejtori nuk mundi të mos pranonte. Vetëm për të mos ardhur në kundërshtim me rregullat veproi kështu, e botoi rektifikimin duke vënë emrin e të interesuarit midis emrave të të lindurve që botonte zakonisht gazeta.


    * Mark Tueni ishte i sëmurë dhe kishte dy ditë që nuk kishte vënë gjë në gojë. Ditën e tretë e ndjeu veten më mirë dhe kishte uri. Infermierja që e kuronte i solli një lugë me lëng mishi.
    Ai donte diçka më shumë por infermierja nuk e lejoi.
    - Kjo mjafton, nuk mund të hash më.
    Shkrimtari u detyrua të bindej, mori lugën e lëngut dhe i tha se donte të lexonte diçka.
    - Po kujdes, - shtoi ai, - se mos më sjellësh për të lexuar ndonjë pullë poste.


    * Një gazetar amerikan që dëfrehej me intervistat e njerëzve të mëdhenj, e pyeti Tuenin se ç'mendonte për ferrin dhe për parajsën. Humoristi i shquar iu përgjigj: - Nuk mund ta them mendimin tim se kam miq në të dy vendet dhe më duhet të ruaj asnjanësi të plotë.


    * Ja disa aforizma të Mark Tuenit:
    - Shqetësimi që shkaktohet nga shembulli i mirë, është nga më të vështirët që të përballohet.
    - Besimi fetar qëndron në të besuarit e atyre gjërave që nuk janë të vërteta.
    - E vërteta është pasuri shumë e çmuar, prandaj duhet ta ruajmë atë si çdo pasuri tjetër.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #24
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    TURGENIEV, Ivan


    TURGENIEV Ivan (1818-1883) shkrimtar i njohur realist rus



    * Turgenievi në bisedë me disa miq tha për një kritik: - Krahasimi që do të bëj nuk është fisnik, por është i vërtetë. Ky kritiku ynë është si një qen gjahu që kam pasur unë. Ai i bënte shumë mirë të gjitha ato që bëjnë zakonisht qentë në gjah, vetëm se nuk kishte nuhatje, prandaj m'u desh që ta shisja.


    * Për dashurinë Turgenievi thoshte:
    - Jeta ime është e mbushur me dashuri. Vetëm dashuria i jep atë zhvillim të përsosur aftësive tona, që është aq i nevojshëm për artistin. Isha i ri dhe dashurohesha me të bijën e një mullixhiu, që banonte në afërsitë e Peterburgut. E shihja sa herë shkoja për gjah në ato anë. Për aq vjet sa njiheshin nuk deshi të pranonte prej meje asnjë gjilpërë.
    Më habiti një ditë kur më tha:
    - Dua të më bëni një dhuratë. Sillmëni një sapun të parfumuar nga Petërburgu.
    - la solla sapunin. Ajo më pa aty dhe më bëri shenjë që të prisja. Pas dhjetë minutash u kthye duke më treguar duart e bardha e me erë të mirë nga sapuni. Pastaj më tha:
    Tani puthmëni duart, sikurse damave nëpër sallonet e Petërburgut.



    * Studentët e Universitetit të Petërburgut ankoheshin se shumë profesorë nuk bënin leksione. Rektori vendosi që pedagogët e pranishëm në fakultete të zëvendësonin ata që mungonin.
    Kështu ndodhi, - tregonte duke qeshur Turgeriievi, - që prifti duhej të fliste për shtatzaninë në vend të gjinekologut që mungonte, kurse gjinekologu kur mungonte prifti duhej të fliste për mbarsjen hyjnore të Maries.


    * Në një restorant të mbushur plot me njerëz Turgenievi mezi gjeti vend, Pas pak hyri në lokal një gjeneral i fryrë si kaposh. Duke parë se kishte vend, ai u afrua te tryeza ku ishte ulur Turgenievi. Shpresonte se ai do të ngrihej, për t'i liruar vendin. Ai i foli gjithë mllef Turgenievit, që po hante i qetë.
    - Zotni, çfarë ndryshimi ka midis njeriut dhe kafshës?
    - Ndryshimi është ky: njeriu ha ulur, kurse kafsha në këmbë.


    * Turgenievi nuk donte të fliste për vete dhe as të tjerët për të. Çdo lavdërim që i bënin e mërziste. Ishte kundërshtar i vendosur i intervistave. Një përkthyes italian i veprave të tij kërkoi më kot ndonjë të dhënë për jetën e tij. Kur ia kërkoi autorit ai i tha:
    - Biografia ime është në veprat e mia.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #25
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    SOKRATI


    SOKRATI (470-401 p.e.r.) filozof i Greqisë së lashtë

    * Sokrati i tha miqve të tij:
    - Unë në jetën time kam pasur tri të këqija të mëdha për të luftuar:
    gramatikën, varfërinë dhe gruan. Duke studiuar të parën e hoqa qafe, fati më shpëtoi nga e dyta, kurse nga e treta, mjerisht, ende nuk kam shpëtuar.

    * Për të mos dëgjuar ulurimat e gruas së vet, Sokrati doli me një kovë ujë dhe ia lëshoi në kokë. Atëherë ai tha:
    - E mora më mënd se pas gjithë atyre bubullimave do të fillonte shiu.

    * Alqiviadhi çuditej me Sokratin sesi i duronte britmat e së shoqes.
    - Tashmë jam mësuar, - i tha Sokrati, - ato nuk më bëjnë më shumë përshtypje nga zhurma e rrotave të karrocës.

    * Kur Sokrati ishte në mes të nxënësve të tij, Platoni i tha:- Mjeshtër, dje keni bërë shumë gabim që keni qortuar shërbëtorin në praninë e të gjithëve. A nuk do të ishte më mirë ta kishit qortuar vetëm për vetëm?
    - Vërtetë, - i tha Sokrati, - por edhe ju më bëni mirë që më qortoni kur nuk ka njeri tjetër këtu pranë.

    * Mbreti Arkelau i Maqedonisë i ofroi pasuri të madhe Sokratit që ta mbante në oborrin e tij. Sokrati iu përgjigj:
    - Mielli është më i lirë në Athinë, ndërsa uji kudo nuk kushton asgjë.

    * Nxënësit e Sokratit u zemëruan shumë me dikë që nuk iu përgjigj përshëndetjes së filozofit.
    - Mos u shqetësoni, kur shikoni se mësuesi juaj është më i edukuar se një tjetër, - u tha Sokrati.

    * E pyetën Sokratin se pse bënte çdo ditë shëtitje të gjata. - Përgatis shijen për drekën time, - u përgjigj Filozofi.

    * Alqiviadhi i solli mësuesit të tij të shquar një dhuratë të çmueshme. Sokrati i tha së shoqes Ksanthipit që t'ia kthente dhuruesit. Për këtë veprim e shoqja u tërbua nga inati se donte ta mbante dhuratën. Por Sokrati i qetë i tha:
    - Duke pranuar gjithnjë dhurata do ta bëjmë që të lodhet dhuruesi. Një mospranim i mençur nuk mund të shpjerë veçse te një bujari më e madhe. Po të mos e kthejmë sot një gjë për të cilën nuk kemi nevojë, nuk do të mund të kërkojmë me lehtësi nesër kur do të jemi të detyruar nga nevoja. Alqiviadhi i dërgoi si dhuratë Sokratit një tortë shumë të mirë. Ksanthipi, që ishte në humor të keq, për inat të të shoqit e hodhi përdhe tortën, e shtypi me këmbë dhe e përzjeu me baltë.
    - Të lumtë Ksanthipi, - i tha Sokrati qetë-qetë, - po shoh me kënaqësi se ju duke hëdhur tej pangopësinë tënde.

    * Kur Sokrati u dënua me vdekje, e shoqja Ksanthipi shkoi dhe e takoi në burg, kur nisi të qajë. Sokrati për ta ngushëlluar i tha:
    - Mos qaj Ksanthipi. Gjyqtarët që më kanë dënuar me vdekje, janë vetë të dënuar me vdekje nga natyra.
    - Po, - i tha gruaja, - por të kanë dënuar padrejtësisht dhe kjo është që më bën të vuaj kaq shumë.
    A do të ishit më i kënaqur, - i tha filozofi i madh, - po të më kishin dënuar për ndonjë faj?

    * Në çastin kur Sokrati ishte duke pirë kupën e helmit Apollodori i afroi mantelin e tij për ta mbuluar mirë.
    - O? Manteli im më ka mjaftuar për të jetuar dhe do të më mjaftojë edhe kur të kem vdekur - i tha Sokrati.
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #26
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    SADIU



    SADIU (1184-1263) Poet i dëgjuar persian



    * E pyetën një herë Sadiun:
    - Po të të futnin në një dhomë me një grua shumë të bukur dhe portat të mbylleshin mirë dhe askush të mos kishte mundësi t'ju mbikqyrte, a do t'i qëndroje tundimit?
    - Ndoshta po, - u përgjigj Sadiu, - por asnjë nuk do të më besonte, sepse është më lehtë t'i shpëtosh tundimit sesa shpifjes.


    * Sadiun e burgosën turqit, e bënë skllav, pastaj e detyruan, të punonte si argat. Ky e pëlqeu si njeri dhe i dha të bijën për grua. Po e shoqja e Sadiut ishte një grua e ashpër, e fortë dhe prepotente. Pas një grindjeje midis dy bashkëshortëve gruaja i tha Sadiut:
    - Nuk të kujtohet që babai im të bleu për dhjetë xekine? Dhe Sadiu iu përgjigj:
    - Është e vërtetë, po pastaj më shiti prapë për njëqind!
    Dhe në qoftë se në fillim isha skllav i një burri, tashti jam skllav i një gruaje.

    * Një mik i Sadiut u ngarkua me një detyrë të rëndësishme.
    Të gjithë shkuan për t'i bërë vizitë, përveç Sadiut. Për këtë qëndrim ai thoshte:
    - Turma vrapon për te ai për shkak të pozitës së tij të lartë. Unë do të shkoj kur ai të mos e ketë më këtë pozitë. Atëherë unë prapë do të jem vetëm.


    * Sadiu trokiti në portën e një të panjohuri për të kërkuar të holla. I pasuri për t'u tallur i tha:
    - Si ndodh kështu që i dituri troket te portat e të pasurit dhe i pasuri nuk troket kurrë te porta e të diturit?
    - Është shumë e thjeshtë - u përgjigj Sadiu. - Kjo ndodh sepse i dituri e njeh vlerën e pasurisë ndërsa i pasuri nuk e njeh vlerën e diturisë.
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #27
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    SAND, Zhorxh



    SAND Zhorxh (1814 - 1876) shkrimtare franceze



    * Zhorzh Sandi ishte ftuar për drekë te një familje e pasur borgjeze, ku ishin edhe prefekti, peshkopi dhe komandanti i xhandarmërisë. Të gjithë prisnin ndonjë fjalim të bukur ku do të shprehesbin ndjenjat e shkrimtares së shquar. Por Sandi heshti gjatë tërë drekës. Prefekti, që ishte ulur në krah të saj, i afroi pjatën e sallatës. Në një çast ai nuk e përmbajti veten dhe teshtiu përsipër pjatës.
    - Derr, - i tha ajo qetë- qetë. Kjo ishte e vetmja fjalë shqiptuar prej saj në atë pritje.


    * Zhorzh Sandi ishte shkrimtare mjaft prodhimtare. Një herë një bashkëkohës i saj tha:
    - Sot në mëngjes shkova të takoj Sandin në orën nëntë, kur sapo mbaroi një roman dhe kishte nisur një tjetër.
    Zhorzh Sandi shkruante shumë dhe shpejt sepse kishte nevojë të madhe për para. Këto i përdorte jo për vete, por për të afërmit e saj të shumtë.
    - Punoj si një zezak për të tjerët - thoshte ajo. - Kur do të kem një vit të tërë për vete që të shkruaj një libër, i cili nuk do të më shtyjë për të fituar?


    * Disa miq të saj e dërguan Sandin te Keretri, autor mediokër romanesh që ishin në modë në atë kohë, për t'i treguar shkrimet e saj dhe për të marrë këshilla prej tij.
    - Bëni fëmijë zonjë, - i tha romancieri, - lëjuani të tjerëve atë zanat se
    nuk është për ju.
    Zhorzh Sandi iu përgjigj:
    -1 dashur zotni, mbajeni për vete atë këshillë.


    * Zhorzh Sandi martoi vajzën e saj me skulptorin e shquar Kleisinger1'. Ajo ishte një vjerrë kërkuese dhe nuk binte në ujdi me dhëndrin. Një herë i tha atij se do të hakmerrej me të duke e bërë personazh në ndonjë roman.
    - Nuk do ta them emrin tënd, por do të përshkruaj aq mirë tiparet e tua, sa që të gjithë do të të njohin menjëherë.
    Dhe dhëndri iu kthye:
    - Ndërsa unë do të hakmerrem me një mënyrë tjetër: do të bëj shtatoren tënde lakuriq dhe do t'i mbuloj fytyrën.
    Megjithatë të gjithë do t'ju njohin.
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #28
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    SEN ZHYST, Antuan



    SEN ZHYST Antuan (1767 -1794) një nga udhëheqësit e jakobinëve, antar i Konventës dhe i Komitetit të Shpëtimit Publik, mik dhe përkrahës i Robespierit



    * Kur shpërtheu revolucioni francez Sen Zhysti sapo mbushi njëzet vjeç. Atëherë ai shkroi një poemë satirike që ia kushtonte me ironi Vatikanit. Në vend të hyrjes në poemë shkruhej: "Jam njëzet vjeç, e kam bërë keq, një herë tjetër do ta bëj më mirë."
    Qysh atëherë u bë shumë ambicioz dhe thoshte:
    - Ndjej diçka në vetvete që më nxit dhe më bën të lundroj mbi shekullin tim.
    Më 1790 në një letër drejtuar Robespierit thoshte: "Unë nuk ju njoh, por jeni njeri i madh. Ju nuk jeni depiutet i një province por i gjithë Francës, i gjithë njerëzimit". Në atë kohë Sen- Zhysti e vuri të gjithë pasurinë në dispozicion të Robespierit dhe të Eepublikës.
    Një ditë Sen Zhysti po diskutonte me Robespierin për rreziqet që u kanoseshin atyre si udhëheqës të revolucionit.
    - Njerëzit e mëdhenj nuk vdesin kurrë në shtrat - i tha Sen Zhysti.


    * Sen Zhysti ishte aq gjakftohtë sa ai kalonte edhe Robespierit të tmerrshëm. Kur diktatori e humbi durimin, Sen Zhysti i tha:
    - Qetësohu, pushteti suprem u përket flegmatikëve.
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #29
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    SENEKA



    SENEKA (2 - 65 era e re) filozof i shquar Latin



    * Seneka i fliste hapur Neronit.
    Parapëlqej - i thoshte Seneka, - t'ju fyej duke ju thënë të vërtetën, sesa t'ju kënaq duke ju bërë lajka.


    * Neroni dënoi me vdekje të gjithë ata për të cilët dyshonte. - Mund të dërgosh në varr një numër të pafund personash, - i tha Seneka, - por sa do që të vrasesh, nuk mund të vrasësh pasardhësin tënd.


    * Kur dua të dëfrehen me ndonjë budalla, - tha një ditë Seneka, - nuk shkoj shumë larg për ta kërkuar, por dëfrehem me vetveten.


    * Seneka i ri punoi si avokat dhe me gojëtarinë e tij pati sukses të madh sa ngjalli ambicien e perandorit Kaligula. Kur po bënte një mbrojtje gjyqësore në prani të Kaligulës, vuri re se perandori, duke dëgjuar duartrokitjet entuziaste të publikut, u prish në fytyrë.
    Kaligula vendosi ta dënojë atë me vdekje, por Seneka shpëtoi se ato ditë ishte i zbehtë. Perandori mendoi se do të jetë i sëmurë nga tuberkulozi e si pasojë do të vdiste shpejt pa qenë nevoja për dënim tjetër me vdekje. Seneka u thoshte shpesh miqve të tij:
    - Më besoni mua, ka shumë njerëz të cilëve sëmundja ua vonon shumë
    vdekjen.


    * Neroni ndërtoi një tendë shumë të kushtueshme, të stolisur me gurë të çmuar. Të gjithë favoritët shpejtuan të lavdëronin perandorin, kurse
    Seneka i tha: ,
    - Ky shpenzim i madh tregon më shumë varfëri se sa pasuri. Në qoftë se e humbet tendën, të gjithë do të shohin se t'i nuk ke më pasuri të mjaftueshme për ta bërë prapë.
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #30
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    SENOKRATI



    SENOKRATI (395 - 314 p.e.r.) filozof, dishepull i Platonit



    * Një grua shumë e bukur, e quajtur Laide, vuri bast se do ta nënshtronte filozofin Senokrat. Por më kot, me gjithë madhështinë e bukurisë dhe artin e të sjellurit, filozofi nuk dha asnjë shenjë dobësie ndaj saj. Atëherë Laidia, që duhej të pranonte humbjen e bastit dhe të paguante shumën e caktuar, nuk pranoi dhe tha:
    - Po unë kam vënë bast të mposht një njeri dhe jo një statujë.


    * Në një mbledhje të madhe të gjithë folën përveç Senokratit. Kur dolën një mik e pyeti për shkakun e asaj heshtjeje.
    - Senokrati u përgjigj:
    - Mund të ndodhë që të pendohesh kur ke folur, por nuk mund të pendohesh kurrë që ke heshtur.
    Senokrati nuk i donte fare lajkatërët. Një ditë një lajkatari që miratonte çdo gjë që i thoshte filozofi, ia ktheu:
    - Po, të lutem, kundërshtomë njëherë, që të marr vesh se jemi dy veta.
    My silence doesn't mean I am gone!

  11. #31
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    SENS, San



    SENS San (1835 - 1921) Pianist dhe kompozitor francez



    * San Sens ishte modest dhe tallej me ata që i bënin lajka. Një ditë një miku i tij organist i tha: - Lum ju mjeshtër që po lini një vepër të pavdekshme. ,
    - Dhe cila, - pyeti menjëherë kopozitori, - nga e gjithë muzika ime do ta kalojë provën e shekujve?
    - Henriku VI".
    - Mirë e ke, ashtu është, edhe unë jam me ju, - i tha kompozitori. Po nga e gjithë opera, cila është ajo pjesë që nuk do të harrohet lehtë?
    - Aria e baritonit në aktin e tretë.
    - Oh! Mrekulli këtë kam edhe unë në mend. Atëherë nga pjesa që do të jetë e përjetshme a mund të më këndosh diçka?
    Organisti, që nuk mund t'i shmangej kërkesës së mjeshtrit, e këndoi arien.
    Sen Sansi ia plasi të qeshurit dhe i shpjegoi organistit: Ajo që këndove ishte një pjesë nga "Hugenotët".


    * Sen Sansi tregonte se me dëshirën e vet ishte treguar vetëm njëherë mendjemadh gjatë gjithë jetës së tij. Hyri në sallon ku të gjithë të pranishmit po diskutonin me pasion të veçantë për muzikën. Polemika ishte ashpërsuar shumë dhe i kishte kaluar kufijtë e mirësjelljes ndërmjet dy palëve. Njëra palë mbronte Vagnerin, kurse tjetra ishte kundër tij. Ata ishin nxehur shumë saqë po kalonin në fyerje.
    - E po mirë, ja të pyesim Sen Sansin, - thanë kundërshtarët. Ti për kë je, për Vagnerin apo për Gunonë?
    - Unë jam për Sen Sansin, - u përgjigj ai duke qeshur. Atëherë të gjithë u turrën atij.
    - Kështu, - përfundoi mjeshtri, - arrita t'i pajtoj të gjithë me njëri-tjetrin dhe t'i vë kundër meje.


    * Një kompozitor i ri kompozoi një kantatë. Kur do të ekzekutohej autori thirri në shfaqje Sen Sansin e shquar për t'i dhënë mendim. Pasi mbaroi koncerti, autori i ri u afrua te mjeshtri i vjetër dhe e pyeti gjithë ankth se Çfarë mendonte.
    - Mirë, mirë! - tha Sen Sansi, - e keni kryer etapën e parë të karrierës suaj muzikore. Tashti do të duhet... tashti do të duhet...
    - Çfarë do të më duhet? Thuaje mjeshtër të lutem pa lavdërime. Epo mirë pra, tashti ty të duhet të fillosh të studiosh muzikë.
    My silence doesn't mean I am gone!

  12. #32
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    SIES, Emanuel Jozef



    SIES Emanuel Jozef (1748 -1836) publicist dhe politikan, një prej udhëheqësve të Revolucionit Francez




    * Një muaj pas 18 brymerit Bonaparti, Sies dhe Rozhe Duko^ ishin përpara komisionit legjislativ ku do të zgjidheshin konsujt. Të gjithë besonin se konsulli i parë do të ishte Siesi, sepse ishte më i vjetri, kishte bërë vepra të mira dhe vlerësohej si më i miri dhe personaliteti politik më i aftë.
    Në çastin e votimit gjenerali i ri u ngrit në këmbë, hodhi tej kutinë e votimit dhe tha:
    - Po ç'duhet kutia e votimit dhe votimi? I takon Siesit, udhëheqësit tonë, që të caktohet Konsull i parë. Ajo që do të bëjë ai, do të jetë më e mira.
    Siesi e kuptoi rrengun që po luante Bonaparti, por i mashtruar nga befasia dhe "ndershmëria" e tij, nuk votoi për veten, por për Bonapartin. Kështu Bonaparti shpëtoi nga një kundërshtar i rrezikshëm.


    * Pati një periudhë që ai pothuaj u tërhoq fare nga jeta politike. Shkonte në mbledhjet e Asamblesë, por nuk u ngjit asnjëherë në tribunë për të folur. Miraboja thoshte:
    - Heshtje e Siesit është një fatkeqësi për shoqërinë franceze.


    * Siesi, i cili ishte deputet i Konventës, mori pjesë në debatin e proçesit gjyqësor të Luigjit XVI. Gjatë votimit secili prej deputetëve në fletën e votimit shtoi nga një frazë, kur i erdhi radha, u ngrit e tha:
    - Me vdekje, pa koment!
    My silence doesn't mean I am gone!

  13. #33
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    SKOT, Valter



    SKOT Valter (1771 - 1832) shkrimtar anglez



    * Skoti nuk bënte kurrë ndonjë plan për romanet e tij.
    - E mbarova mbrëmë në darkë një kapitull të romanit. Nesër në mëngjes duhet ta filloj një roman tjetër të ri dhe nuk kam asnjë ide sesi do të mbarojë ngjarja. Jam si një i humbur në një vend të panjohur. Dhe ajo që më pëlqen është që ta mbaj sa më interesant dhe dëfryes kapitullin që jam duke shkruar, çfarë mbetet ia lë fatit.
    Atij që i thoshte për rrezikun e kësaj ecurie ai i përgjigjej:
    - E di edhe unë, po liria e veprimit është më e shtrenjtë se çdo gjë tjetër. Më duket se në qoftë se e shkel më përpara rrugën, nuk do të ketë më diell në'truallin tim.
    Nganjherë e humbas shpresën se do të dal nga gjendja ku jam zhytur. Atëherë,në vend që të vras mendjen për të gjetur zgjidhjen futem në shtrat. Fle me kënaqësi dhe të nesërmen në mëngjes në ora shtatë më vjen ideja menjëherë.
    Skoti nuk i duronte dot lajkat dhe zemërohej shumë me miqtë, të cilët e krahasonin me Shekspirin.
    - Ç'budallenj, - thërriste ai, - po unë nuk jam i denjë as për të zgjidhur lidhëset e këpucëve të Shekspirit.

    * Skoti në moshën pesëdhjetë vjeç humbi papritur gjithë pasurinë e tij. Ai uli kokën por nuk e përkuli kurrizin. Një mikut të vet i tha me thjeshtësi të madhe:
    - Dora që po të shtrij është ajo e një leckamani. Jam i shkatërruar krejtësisht. Më ka mbetur tashmë pena ime dhe me të do të bëj një jetë tjetër duke punuar si kafshë.
    Të nesërmen e fatkeqësisë së madhe iu shtrua punës dhe shkroi gjithë ditën.
    - Mirupafshim,pavarësi e dashur. Mirupafshim shetitjet e mia të ëmbla, mëngjese me kokën plot ide të gëzuara, - thoshte ai.
    Ky qe i vetmi kujtim i përmallshëm.



    * Skoti shkroi romane edhe në momentet më kritike të jetës së tij, edhe kur nuk mund të shkruante me dorën e vet ai i diktonte sekretarëvve të tij. Lejdlou, një prej sekretarëve të tij tregonte se kur romancieri i shquar gjendej në krevat me dhimbje të mëdha, ai i kishte diktuar disa faqe dëfryese dhe të gëzuara të një romani, ku përzihej humori i hollë i pëesonazheve të tregimit me klithmat e dhimbjes që i dilnin nga vuajtjet e shumta.


    * E shoqja e Skotit nuk ishte në lartësinë e ndjenjave poetike të bashkëshortit. Kur të dy shkuan për të bërë një shëtitje në fshat, kaluan nëpër një livadh ku po kullosnin disa dele.
    - Ah! - thirri Valter Skoti i emocionuar, - sa të bukura që janë! Poetët që në moshë më të njomë e kanë ndjerë dashurinë për këto
    krijesa kaq shumë të dhembshura, - u përgjigj zonja Skot - veçanërisht të pjekur me salcë mendre.


    * Kur mbushi pesëdhjetë e dy vjeç romancieri i madh u kujtua se kishte bërë një gabim të pafalshëm. Ai nuk kishte mbajtur ditar shënimesh për jetën e tij.
    - Kam humbur kështu, - thoshte ai, - kujtimin e shumë gjërave interesante dhe kam privuar familjen time nga shumë të dhëna për jetën time dhe të njerëzve që kam njohur.
    Megjithëse me vonesë ai çdo ditë nisi të shkruajë të gjitha aventurat e jetës së tij deri dhe gjërat më të vogla të ditës, madje edhe cigaret që tymoste, gotat që pinte, kohën që humbiste kur kërkonte bocat e shtypit dhe syzet. Këto kujtime më vonë u botuan.


    * Një admiruese e re dhe e bukur iu lut Skotit që t'i jepte një tufë nga flokët e tij të zes, por ai tashmë ishte plakur.
    Megjithatë ai pranoi që në vend të tufëzës së flokëve t'i jepte një të puthur. Kjo marrëveshje u realizua me kënaqësinë e të dy palëve.
    Kur do të shkonte në Londër, romancieri i shquar shqetësohej se do të udhëtonte me karrocë ku do të rrinte gjithë ditën i shtrënguar dhe pa lëvizur nga që vendet ishin të ngushta. Atëherë për të udhëtuar më rehat dërgoi shërbëtorin që të siguronte dy vende në karrocë. Kur u paraqit te karrocieri për t'u nisur ai i kishte siguruar dy vënde, njërin brenda dhe tjetrin jashtë te karrocieri
    My silence doesn't mean I am gone!

  14. #34
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    SPINOZA, Benedikt



    SPINOZA Benedikt (1632 - 1677) filozof materialist holandez, një nga përfaqësuesit më të shquar të racionalizmit


    * Spinoza ishte i sjellshëm dhe i qetë. Ai nuk e lëshonte kurrë veten dhe nuk rrëmbehej nga zemërimi. Gjithë kohën pothuaj rrinte i mbyllur në dhomën e tij dhe për t'u qetësuar nga studimi kërkonte merimanga në mur dhe t'i vinte të luftonin njëra me tjetrën.


    * Kur princi i Kondës pushtoi Holandën, takoi Spinozën dhe i dha mundësinë të vendosej në Francë, ku do t'i jepte një pension të mirë, por me kusht që veprat e tij të ardhshme t'ia kushtonte mbretit. Atëherë Spinoza tha:
    - Unë nuk kam asnjë dëshirë që t'ia kushtoj veprat e mia mbretit të Francës.
    My silence doesn't mean I am gone!

  15. #35
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    STEFENSON, Xhorxh



    STEFENSON Xhorxh (1781 -1848) inxhinier i shquar anglez, konstruktor i të parës linjë hekurudhore dhe shpikës i lokomotivës




    * Stefansoni ishte punëtor i thjeshtë në një minierë qymyrguri ku merrte shpërblim të vogël sa për të mbajtur gruan dhe fëmijët. Në orët e lira punonte si rrobaqepës vjetërsirash dhe si sahatçi për shokët e tij të punës. Kur mbaronte me këto lloj punësh, i futej studimit dhe ishte shumë i dhënë pas mekanikës. Në minierë kur u prish një pompë uji dhe asnjë nga inxhinierët e saj nuk kishte në gjendje të rregullonte, Stefensoni e mori përsipër dhe, për habinë e të gjithëve, arriti ta rregullonte. Atëherë pronari i minierës e bëri inxhinier. Në atë kohë transporti i mineralit bëhej me vagonë të vegjël mbi rrota druri që tërhiqeshin me kuaj. Stefansoni mendoi t'i zëvendësonte me rrota prej hekuri dhe zbuloi rrugën e hekurt. Pak më vonë shpiku edhe lokomotivën. Lokomotiva e parë ishte një makinë e rëndë, jo e bukur por që lëvizte lehtë.Një koleg i tij inxhinier në provën e parë qeshi, por Stefensoni pa u fyer i tha:
    - Unë jam i kënaqur. Pamjen nuk e kam të hijshme por ama ajo lëviz. Për tashti kaq më mjafton.


    * Rrugët e para hekurudhore dhe trenat e parë nuk i pritën mirë. Trenat e parë nuk ishin komodë. Atëherë Teofil Gotje shkroi një artikull, që jo shumë vjet më vonë u duk i çuditshëm. Shkrimtari i shquar vinte në dukje se hekurudha ishte një lodër fëmijësh dhe pa ashjë të ardhme. "Do të na duhet të shembim malet, të sjellim në nivel terrenin, më në fund të bëjmë rnrekullira të paarritshme prej njeriut. Ai përmëndte edhe se në vagon ka shumë tym qymyri. Shumë shpejt ata do të katandisen në një karrocë".
    My silence doesn't mean I am gone!

  16. #36
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    STENDAL


    STENDAL (1743 - 1842) shkrimtar i madh francez



    * Stendali ishte aq i lidhur me epokën e Napoleonit dhe krejt i trullosur idetë e kohës sa që kur ra Napoleoni atij iu duk vetja i humbur sikur të ishte përmbysur bota.
    - Francezët, - thoshte ai, - dhanë dorëheqjen më 1814. Për të ashtuquajturin "stil i bukur" Stendeki thoshte:
    - Përpara se të nis të shkruaj një roman, unë lexoj disa dhjetëra faqe nga kodi civil.


    * Në Romë, kur ishte në moshën njëzetedyvjeçare si oficer i Napoleonit, Stendali pati shumë sukses me femrat. Kur erdhi tridhjet vjet më vonë, me flokë të bardhë e me bark të madh, ai i tha mikut të tij:
    - Medet, sa kanë ndryshuar zakonet. Gratë e reja sot e kanë ndryshuar dhe paraqiten si të virtytshme. Nënat e tyre ishin më simpatike dhe më të sjellshme.
    Miku i vuri në dukje se ishte ai që kishte ndryshuar. Stendali thoshte:
    - Një peisazh i bukur më zgjon përfytyrimin e një harpe që tingëllon në shpirtin tim.
    Në të vërtetë ishte fare i paditur për teknikën muzikore dhe kjo e dëshpëronte pa masë.
    - Fati e ka thënë që unë t'i vë notat nëpër shkronjat, që janë tingujt e
    shpirtit tim.


    * Te kushëriri i tij Darus, Stendali kaloi disa vjet të adoleshencës së tij. Shumë vjet më vonë, Daruja gjeti në një librari një vëllim të Stendalit dhe e pyeti se sa kushtonte.
    - Dyzet franga, - u përgjigj ai, - mbasi është fjala për një libër që është mbaruar.
    Daruja u habit dhe pastaj thirri:
    - Po si është e mundur një gjë e tillë, që një fëmijë injorant e i trashë si krap të ketë arritur të shkruajë një libër që kushton dyzet franga?


    * Stendali si oficer i ri i ushtrisë së Napoleonit ishte në rreshtat e parë të frontit. Komandanti i tij, një kapiten i shquar i kohës, e pyeti në se kishte frikë. Atëherë Stendali doli nga rreshti, eci me guxim përpara, u vendos në radhën e parë të topave dhe qëndroi atje pa lëvizur për një kohë të gjatë përpara zjarrit të armikut.
    My silence doesn't mean I am gone!

  17. #37
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    STENLI, Xhon



    STENLI Xhon (1841 -1904) zbuluesi i Afrikës



    * Stenli kur po shëtiste me mikun e tij, arriti te porti i lumit Ohajo. Atje një fëmijë po rrokulliste një fuçi të madhe e të rëndë drejt molit.
    - E sheh? - i tha Stenli mikut të tij, - edhe unë po në këtë vend e në moshën e tij kam bërë po atë punë që po bën ai.
    Edhe unë kam punuar që nga mëngjezi në mbrëmje në një magazinë të errët.


    * Një mbrëmje në Afrikë Stenli i tregonte mikut të tij se një person i rangut të lartë nuk kishte dashur t'i jepte as edhe një gisht, kur e takoi për herë të parë.
    - Herën e dytë, - vazhdoi Stenli, - më dha dy gishta, pastaj mbas kthimit tim nga kongoja më dha tre. Më në fund më dha gjith dorën por vetëm kur u bind se nuk isha ai që kisha qenë më parë.


    * Në moshë të pjekur Stenli hyri në dhomën e Komuneve, por ai nuk kishte prirje për t'u marrë me politikë. Rregullorja e ndërlikuar e atij organi e shqetësonte.
    - E sheh? i thoshte njëmiku, në qoftë se dua të flas për një çështje më duhet të kërkoj leje kryetarit, mirëpo përpara se të arrij të marr fjalën, dy ose tre deputetë kanë kërkuar fjalën dhe janë aq të shumta budallallëqet që flasin sa që mua më ikën dëshira për të folur.


    * Edhe në kohën kur ishte i paralizuar nga sëmundja, Stenli e ruajti qetësinë shpirtërore dhe durimin. Ai shpresonte të shërohej shpejt. Një mikut, që kishte ardhur për t'a parë, i tha: - Ja ku më ke dhe po pres fjalën tënde: "Çohu të dalim për shëtitje".
    My silence doesn't mean I am gone!

  18. #38
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    SHALJAPIN, Fjodor



    SHALJAPIN Fjodor (1873 - 1938) Këngëtar i shquar rus me famë botërore



    * Ëndrra fëminore e Shaljapinit ishte që të kishte një pianoforte, por kjo nuk ishte e lehtë.
    Kjo u realizua kur i zoti i shtëpisë vuri në llotari një pianoforte të vjetër. Prindët e këngëtarit të ardhshëm blenë një biletë llotarie edhe me të fituan pianon.
    Shaljapini u gëzua shumë kur mësoi ti binte këtij instrumenti. Por pianoforten ia mbyllën me çelës sepse prindët e ndaluan ta prekte se mos prishej.
    Pianofortja për ca kohë u përdor si shtrat për djaloshin që më parë flinte përdhe, pastaj ajo u shit.


    * Pasioni për teatrin i lindi Shaljapinit të ri kur shikonte kllounet nëpër panaire.
    Djaloshit ata iu dukën të mbinatyrshëm, sepse nxirrnin nga trupi i tyre avuj djerse.
    Shaljapini i vogël nuk e kuptonte se kjo djersë vinte nga lodhja e mundimshme për të nxjerrë bukën e përditshme.


    * Këngëtari i famshëm, kur ishte në Amerikë shqetësohej kur në mëngjes shihte në mur të shkruar me të kuqe, këtë shënim:
    "Posta gjendet në kartelën tuaj". Kjo donte të thoshte se tne postë kishte ardhur diçka në adresë të tij.
    - Gjithçka është e mrekullueshme, - thoshte ai - por ky qytetërim është i tmerrshëm, është i egër. Nuk mundem t'i bëj serenatë damës së zemrës, sepse ajo banon në katin e 24-1.


    * Shaljapini vendosi që udhëtimin nga Parisi në Gjenevë ta bënte me automobilin e tij.
    Kur arriti në kufi u kujtua se kishte harruar pasaportën. Funksionari zviceran e lejoi të kalonte. Në kthim xhandari francez e mbajti në arrest deri sa t'i jepte udhëzime qendra. Të gjitha lutjet e artistit shkuan kot. Xhandari i kërkoi për të njëzetën herë emrin e tij.
    - Ju pretendoni të jeni pra ai, që këndoni në disqe këngën lundërtarëve të VoUgës?
    - Pikërisht, - u përgjigj Shaljapini.
    - E po mirë, këndojeni atë këngë dhe unë do të shoh nëse jeni me të vërtetë ai apo jo.
    Pas disa ditëve që rrinte në burg, aktori i shquar këndoi me gjithë shpirt. Funksionari i kufirit, tundi kokën dhe tha:
    - Po... po...më pëlqeu shumë. Këngëtar mjaft i mirë. Ka mundësi që të jesh edhe Shaljapini! Këtë radhë po ju lejoj të takoni.


    * Një herë Shaljapini do të shkonte nga Parisi në Londër për të dhënë një koncert. I hipi trenit ekspres Paris - Bolonjë me gjithë bagazhin e tij. Rrugës i ra ndërmend se atë ditë nuk ishte e premte, sikurse kishte besuar ai, por e enjte. U kujtua se atë ditë kishte një takim shumë të rëndësishëm në Paris dhe mosparaqitja i sillte dëm të madh. Ç'të bënte? I ra ziles së alarmit në vagon dhe ndaloi të gjithë trenin. Pagoi;gjobën pastaj gjeti një automobil dhe në Paris shkoi në kohën e takimit që kishte lënë. Por atje nuk kishte me vete dokumentet e nevojshme. Ato ishin në bagazhin e tij, të cilin e kishte lënë në tren.
    Për të siguruar bukën e gojës, në kahën e rinisë së vet Shaljapini këndonte nëpër shtëpitë e pasura, kur merrte me vete edhe disa shokë që e shoqëronin në këngë. Repertori i tyre ishte shumë i kufizuar, megjithatë i kënaqnin kërkesat e zotërinjve. Një herë u ftuan që të këndonin si grup te nje fisnik i pasur fshati, i cili do t'u jepte gjashtë rubla po të këndonin këngën "Lulet e kaltra të stepës". Shaljapini dhe shokët e tij as e dinin dhe as e kishin dëgjuar ndonjëherë këtë këngë. Ata nuk donin që edhe t'u iknin nga duart gjashtë rublat që u premtoheshin.
    Shaljapini u tha shokëve që ta shoqëronin sa më mirë. Ai hapi një libër muzike dhe gjoja po lexonte. Nisi të këndojë duke sajuar aty për aty një tekst që i përshtatej idesë që kishin për stepën dhe për lulet e kaltra. I zoti i shtëpisë e kuptoi mirë lojën e tyre, qeshi me të madhe dhe u pagoi të gjashtë rublat për këtë shfaqje komike dhe të improvizuar.
    My silence doesn't mean I am gone!

  19. #39
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    SHELL, Persi



    SHELL Persi (1792 -1822) poet anglez i romantizmit revolucionar



    * Shelli zhytej shumë në botën e brendshme të mendimeve dhe të artit të tij. Ai kujdesej fare pak për trupin dhe për jetën materiale në përgjithësi. Kur merrej me punët e tij shpesh harronte edhe të hante. Kur e thërrisnin për drekë thoshte:
    - Si? Nuk kemi ngrënë ende drekë?
    Ai hante shumë'dhe ushqehej kryesisht me qumësht dhe me bukë.
    Një ditë një mik e gjeti poetin duke zgjidhur një trastë me monedha, që e kishte sjellë nga Livornoja. Shelli i derdhi të gjitha monedhat në qilim, i ndau në dy pjesë dhe i tha së shoqes:
    - Kjo gjysmë do të duhet për shpenzimet e shtëpisë.
    Pastaj mori gjysmën tjetër dhe e ndau në dy pjesë të tjera, njërën prej këtyre pjesëve ia dha gruas dhe i tha:
    - Kjo është për ty dhe kjo që mbetet është për mua. Dhe i shtoi diçka në vesh. Ajo më vonë i tregoi mikut që kishte ardhur në shtëpi:
    - Pjesën e tij do t'ia jepte të varfërit Tom Meavin, që kishte nevojë të shkonte në Napoli dhe nuk kishte asnjë kacidhe në xhep.
    My silence doesn't mean I am gone!

  20. #40
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    SHILER, Fridih



    SHILER Fridih (1759 - 1805) poet dhe dramaturg i shquar gjerman



    * Shileri ishte miku i Gëtes, të cilin e adhuronte shumë. Për të ai thoshte:,
    - Unë e ndiej veten që jam asgjë përpara tij. Po dhe Gëtja kishte një admirim të thellë për Shilerin.
    - Ai është plot madhështi në çdo gjë që bën. Është njësoj madhështor si në tryezën e çajit, ashtu edhe në Këshillin e shtetit, - thoshte Gëtja për Shilerin.


    * Në vitet e rinisë Shileri kompozonte pjesë muzike të ndryshme që i luante në harpë. Fqinji i tij, i cili nuk e'donte muzikën, i tha për t'u tallur:
    - Zoti Shiler, ju interpretoni si Davidi, por jo dhe aq mirë.
    - Dhe ju flisni si Solemoni1', - iu përgjigj Shileri, - po jo edhe aq me mençuri.


    * Në gusht të vitit 1792 Konventa franceze, në shenjë nderimi per Shilerin, autorin e Vilhelm Telit, donte t'i jepte qytetarinë franceze,- por nuk dihej se për çfarë gabimi dekreti u bë në emrin e Xhiles. Pas kësaj Shileri mundi të nderohej zyrtarisht vetëm pas pesë vjetësh.
    Kur duka Karl August i Vajmarit e bëri fisnik, Shile'ri nuk e çmoi aq shumë këtë nderim. Ai ishte më mirënjohës ndaj dukeshës e cila i kishte dhuruar një servis kafeje prej argjendi.
    - Ja, i tha ai, poeti nuk duhet të shpërblehen veçse me dhurata të tilla.


    * Kur Shileri ishte rëndë në shtrat, erdhi ta takonte një mik. Ai e pyeti se si ishte:
    - Gjithnjë e më i qetë, - u përgjigj Shileri, para se të vdiste. Tani po i kuptoj më së fundi shumë gjëra që më parë më dukeshin të errëta.
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Spiunazhi
    Nga Toro në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 13:39
  2. Agim Doçi
    Nga Agim Doçi në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 09-04-2010, 08:57
  3. Shoqeria apo dashuria me njerez qe marrin droge??
    Nga dodoni në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 30-05-2006, 05:20
  4. Vajzat tona punojnë si prostituta në Itali: na zhgenjyen
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 19-07-2005, 08:29
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-04-2005, 10:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •