ZOLA, Emil
ZOLA Emil (1840-1902) romancier francez, përfaqësues i natyralizmit në letërsinë frënge
* Alfons Dode i tha Emil Zolasë:
- Eshtë një autor që i kalon të gjithë.
- E si quhet? - pyeti Zola me kureshtje.
- Rinia!
Atëherë Zola vazhdoi:
- Po, por ka edhe një kritik që do t'i bëjë gjykimin.
- E kush është pra?
- Rinia, - u përgjigj Zola.
* Kur Berzhera iu drejtua Zolasë me shprehje falenderimi, romancieri i madh e ndërpreu menjëherë:
- Berzhera, unë nuk kam votuar aspak për ju.
Zola për mossuksesin e komedisë së tij thoshte:
- Oh, ky mossukses më rinon, më bën të kthehem në moshën njëzet-vjeçare. Suksesi i Asomuasë më bëri të squllët. Kur mendoj për serinë e pafund të romaneve që më kanë mbetur ende pa shkruar e ndjej se vetëm në gjëndje lufte dhe tensioni mund të shkruaj diçka të mirë.
Zola ishte njeri që nuk pyeste për para. Ai mund të shpenzonte me tepri po të mos e frenonte e shoqja.
Kur ishte fëmijë të parën monedhë prej njëzet soldash që i ra në dorë e shpenzoi për të blerë një portofol që kushtonte nëntëmbëdhjetë solde. Brenda vuri të vetmin sold që i kishte mbetur.
* Zola ishte ende i ri kur sapo filloi të shkruante. Ai bënte jetë shumë të keqe dhe shpesh detyrohej të linte peng pantallonat e vetme. Atëherë rronte në shtëpi i veshur me këmishë. Gruaja i quante ato ditë "ditët kur Zola vishej si arab". Ai nuk kujtohej për varfërinë e tij se e kishte mendjen vazhdimisht te një poemë që do të shkruante në tre pjesë:
Gjeneza, Njerëzimi, E ardhriija. Ajo do të ishte historia ciklike e planetit tonë para dhe pas daljes së njerëzimit. Zola ishte shumë i lumtur për gjendjen e tij dhe për suksesin e ardhshëm letrar.
- Nuk di ende se ç'do të bëhem, - thoshte ai, - po me siguri diçka do të bëhem.
Ruaj Lidhjet