Shqiperi: Kuvendi I Muslimaneve konfirmon vijen e moderuar
(ANSA)-Tirane-16 Maj
Pas nje debate te brendshem te tejzgjatur, komuniteti musliman I Shqiperise hodhi poshte propozimin e nje axhende ekstremiste duke konfirmuar edhe nje here se ky komunitet I perket rrymes te moderuar. Ne kuvendin e pergjithshem te zhvilluar ne Tirane eshte hedhur poshte propozimi per te ndryshuar statutin e komuntetit ne favor te tradites kuranike. Eshte preferuar propozimi I moderuar I mbeshtetur mbi mendimin juridik islamik, I cili reflekton traditen myslimane Osmane/Turke. Popullsia e Shqiperise eshte 70% muslimane, megjithate pas 50 vjet ateizmi te imponuar nga regjimi komunist, xhamite mbeten shume pak te frekuentuara.
Propozimi per ndryshim me radikal te statutit, I cili mund te kishte ngritur pengese per integrimin e Shqiperise, eshte bere nga te rinj muslimane te arsimuar ne shkolla Arabe, e qe jane mbartesit e rrymes Vehabiste Saudite nga e cila ka lindur ekstremizmi I sotem Sunit. Fraksioni tradicional I muslimaneve Shqiptare I perket tradites Sufi (e cila e ka origjinen ne Irak) e cila I permbahet shkolles se mendimit Hanefi, nje shkolle teper e perhapur ne Turqine moderne. Nje nga vecorite e shkolles Hanefi eshte toleranca. Ne keto muajt e fundit perballja me faksionin Vehabist ka qene shume e ashper, dhe te vjetrit jane detyruar ti akuzojne te rinjte si terroriste. Duke e pare veten ne minoritet te rinjte jane detyruar te pranojne ndryshimin e moderuar ne statut.
Kjo zgjidhje konsesuale shmangu ndarjen Brenda komuntetit musliman te Shqiperise shpreh kenaqesine e tij Ilir Kulla, shefi I komisionit shteteror te kulteve. Konfrontimi I ketyre fraksioneve vazhdon prej shume vitesh, por doli ne siperfaqe ne vitin 2003 pas vrasjes ne mes te dites te Sali Tivarit, sekretarit te pergjithshem te komunitetit musliman. Vrasesi mbetet ende pa emer por dyshimi mbetet mbi te rinjte ekstremiste te cilet e akuzonin Tivarin per abuzime financiare me pronat e konfiskuara gjate rregjimit komunist te cilat I jane kthyer pjeserisht pas ardhjes te demokracise dhe lirise fetare.
[B]Dyshimet mbi prezencen ne Shqiperi te grupeve ekstremiste myslimane ne mesin e viteve 90-te u konfirmuan ne 1998 me arrestimin e disa eksponenteve Egjyptiane te Vllazerise Islamike dhe Xhihadit Islamik Egjyptian. Atentatet ndaj ambasadave Amerikane ne Kenia dhe Tanzani, ku pati 225 te vdekur, kishin si motiv hakmarrjen ndaj ketyre arrestimeve.[/B] Ne vitet qe vijuan sherbimet sekrete Shqiptare dhe Amerikane dhane alarmin per ri-hyrjen ne vend te shume te rinjve Shqiptare te arsimuar ne shkolla fetare Arabe, ne vecanti ne Arabine Saudite dhe Jemen. Prezenca e tyre brenda komunitetit mysliman u be me e dukshme vitet e fundit deri ne propozimin e tyre per ndryshimin e statutit te komunitetit ne favor te nje vije me radikale te Islamit. Kjo tentative, tani per tani, deshtoi.
(ANSA). BLL 16/05/2005 18:43
Krijoni Kontakt