Close

Rezultati i Sondazhit: Për cilën parti politike do të votoni(t) në 3 korrik?

Votues
450. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Partia Socialiste

    85 18.89%
  • Partia Demokratike

    243 54.00%
  • Levizja Socialiste për Integrim

    27 6.00%
  • Levizja Zhvillimit Kombëtar

    16 3.56%
  • Partia Social Demokrate

    2 0.44%
  • Partia Republikane

    3 0.67%
  • Partia e Bashkimit të Drejtave të Njeriut

    3 0.67%
  • Partia Demokrate Reformatore

    4 0.89%
  • Partia Aleanca Demokratike

    1 0.22%
  • Partia e Ballit Kombëtar

    13 2.89%
  • Partia Demokristiane

    6 1.33%
  • Partia Bashkimit Liberal

    0 0%
  • Partia Agrare

    0 0%
  • Parti tjetër

    6 1.33%
  • Kandidat i pavarur

    5 1.11%
  • Do bojkotoj zgjedhjet

    36 8.00%
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 105
  1. #21
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Vota ime do shkonte,pa medyshjen me te vogel per tek Partia Demokratike.

    Vitet Nano,fatkeqsisht jane mbushur me varferi,me mizerje,korrupsion,prostitucion.
    Jemi nje popull ne mes te Evropes,por qytetare te katandisur te botes se trete.

    Jane te thjeshta gjerat,populli nuk kerkon as kazino nga ato te Luganos,e as hotele arabie me 7 yje,ku shtrin tajaren Tosi,populli thjesht kerkon nje jete me te mire,me drita e uje.
    Thjesht populli do nje qeveri te mendoje edhe per shumicen,jo vetem per pakicen.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  2. #22
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Nuk mbaj mend ndonjehere qe te kishim "drita edhe uje" ne kohen e PD!!!

    Faktoret europiane dhe amerikane jane distancuar qartesisht nga 'zgjidhja Berisha'!

    Jam 80% i sigurte qe PS do fitoje perseri votimet sepse kjo parti mbase varet tek Nano por nga ana tjeter ka shume personalitete qe e reklamojne kurse PD eshte kthyer ne nje parti te stilit enverian, Sala eshte kthyer ne shtyllen dhe reklamen e partise. Prandaj PD nuk do fitoje perderisa te ndroje taktike....

    Megjithate vet do votoja personalitete dhe jo partira, perderisa nuk ekziston parti me program te plote ideologjik ose progresiv. Partite shqiptare jane partira te ngritura nga etja per pushtet dhe prandaj vazhdojne te bazohen ne personalitete dhe jo ne idera apo planifikime. Keshtu do s'do voton persona dhe jo partira. Ne rastin e PD "personi" eshte Berisha, ne rastin e PS "personi" jane njecik me teper (Nano, Rama, Majko etj.) pavarsisht se "zoti" dhe "djalli" i partise mbetet Nano. Nga e majta me duken persona progresive zoterinjte Rama dhe Majko (pavarisht se jane edhe njecik demagoge) kurse nga e djathta me duket progresiv z. Godo (por me moshen qe ka nuk ka te ardhme) saper Meten me duket nje demagog i etur per pushtet! Megjithate ende nuk kam gjetur partine e pershtatur per te votuar, por kjo nuk me pengon te votoje i bazuar ne rethanat!

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Edhe pse mua vota sme takon , pasi nuk jam shtetas i ketij vendi , por me sa kam percjell pak Politiken e atij vendi , besoj qe ne kete votime Sali Berisha me banden e tij do fitoj.

    Sepse populli e kuptoj se kush dhe cka eshte Fatos Nano , Vjedhjet/vrasjet/Korrupsioni sendet qe ai i ben , ka bere qe sot Shqiperia te duket si nje vend me i dobet ne Europ..

    Shqipera ka aftesi vetiake per tu bere e dalluar nga Disa Vende Ballkanike.. por udhheqesia qe ishte deri me tani dhe nese vazhdon qe ajo te jet ne pushtet , kurr nuk do e shohim at Shqiperi qe ne enderrojm edhe pse jam Kosovar enderroj qe te pakten nje Shtet Shqiptar te duket ashtu si i ka hije Shqiptaris..

    Gjith te mirat
    Ndryshuar për herë të fundit nga Nice_Boy : 20-05-2005 më 10:30
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-05-2005
    Postime
    24

    Rotacioni politik është çështje jetike

    Shqipërisë i duhet një rotacion politik dhe këtë duhet ta kenë të qartë shqiptarët kudo që ndodhen. Nuk duhet ecur me mendimin se "U pasuruan të parët dhe tani do të pasurohen të tjerët".
    Unë si shqiptar shpresoj se "Ditet e mira paskëtaj do të vijnë"

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Mesoni qe kur votoni neper sondazhe te mos diskutoni pasi kur voton diskutimi ka marre fund. Hidh voten dhe po ke deshire ta besh voten tende publike jep edhe arsyet ne nje mesazh te shkurter dhe te qarte.

    Votova per kete parti X pasi 1. 2. 3. 4. 5. Dhe lerini komentet e replikat e anetareve te tjere pasi vota e secilit eshte personale dhe duhet respektuar, paçka se se çfare mendon secili prej jush.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 20-05-2005 më 23:05

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Une do te votoj per PARTINE DEMOKRATIKE
    1 - Sepse nuk dua qe te fitoje perseri PS ( arsyet jane kaq te shumta sa nuk i shkruaj dot ketu )
    2 - Sepse vetem ne kohen kur ishte ne pushtet PD shqiptaret mesuan se si numerohen parate ( rritjen e mireqenies ne ate kohe nuk mund ta mohoje njeri )
    3 - Sepse , duan apo jo njerezit ishte PD qe u vu ne krye te levizjes per ndryshime ne vitet 90 , ndryshime qe u nderprene nga komunistet ne vitin 97, dhe tani kjo parti u ka borxh shqiptareve vazhdimin e ketyre ndryshimeve
    Pershendetje per te gjithe shqiptaret

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    huh une nje here qe mu dha rasti te votoj ne 1996 kutia ishte e shpuar...bojkot dhe pike

  8. #28
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    -------------------------------------------------
    Nuk e kuptoj qe dikush i jep voten Sali Piramides dhe Nano Mafise?!

    BOJKOT!!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga iliria e para : 21-05-2005 më 09:16
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Lekë Rezniqi
    Anëtarësuar
    06-06-2002
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    240
    Ndonëse nuk kam të drejtë vote në Shqipëri, unë votova për LZHK-në.

    Megjithatë mendoj se do duhej dhënë shansi edhe Mbretit për t'u dëshmuar.

    Pas votimit, pashë rezultatin. Më bëhet shumë qejfi që PD-ja kudo kësaj radhe ka përkrahje jashtëzakonisht të madhe.

    Pra, shpresoj që të djathtët do ta marrin pushtetin për të vetmën arsye:
    1 - 999... : Duhet punuar që SHQIPËRIA TË JETË E SHQIPTARËVE!

    Dhe ju lutem, si vëllezër, mosni BOJKOT. Nëse jo Sala, Mbreti, nëse jo këta votoni për këdo.
    Shfrytëzoni të drejtën që keni për të zgjedhur më të mirin që r t'ju prijë drejt së ardhmes së ndritshme.


    ***** JO BOJKOT! VOTONI! *****


    Përzemërsisht,
    Leka nga Prishtina
    Ti Shqipëri më jep nder më jep emrin Shqipëtar.

  10. #30
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    Përshëndetje

    Përgëzime për temën..

    Do të dëshiroja në të vertetë që zëri im i shprehur në votë ti bashkohesh zërave ose votave së gjithë rinisë shqiptare e cila është e irrituar me klasën politike shqiptare.Do të dëshiroja që vota ime të ishte një votë për ndryshimin e kaq pritur...

    Le të shpresojmë që shqiptarët do të votojnë për një Shqipëri Europiane...

    Le të votojmë për të ardhmen tonë duke u menduar mirë se kujt do ti besojmë fatet tona 4 vjeçarin e ardhshëm..

    Le të votojmë për një të ardhme më të mirë..


    Gjithë të mirat
    Ndryshuar për herë të fundit nga miko : 22-05-2005 më 18:49
    .........................

  11. #31
    Esprit libre Maska e Calvero
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Shpella e Ariut, Pilur - Vlorë
    Postime
    100
    Tung,
    I bojkotoj zgjedhjet sepse të gjithë më duken të paafte dhe batakçinj. Asnjeri prej tyre nuk e meriton besimin e popullit shqiptar.

    Calvero
    Anthroopos egenou kai to dustukhes biou ekeithen ellabes

  12. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-05-2005
    Postime
    3
    Une jam nga Kosova dhe ndoshta nuk eshte vend per mu te nderhyri ne politiken e Shqiperise por mendoj se vetem Pandeli Majko dhe Kyretari i LSI-se jan njerz qe vertete e dojne te miren e Shqiperise.

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-05-2005
    Postime
    97
    Po Te Isha Ne Shqiperi Do Te Votoja Per Partine Demokratike.Spse sipas mendimit tim :PD eshte e vetmja mundesi per ne shqiptaret per ndryshim
    Ndryshuar për herë të fundit nga alban_alb : 23-05-2005 më 17:40

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Personalisht votova PD, jo se kjo parti sic eshte sot me shpreh por thjesht Shqiperia ka nevoje per ndryshim dhe do te ishte dicka negative dhenia e nje mandati te trete z. Nano....Kjo do te thoshte kthim mbrapa e jo ecje perpara....Edhe pse kam rezervat e mia kryesisht ne lidhje me lidershipin e PD uroj qe kjo parti ti fitoje zdhedhjet dhe le te shpresojme per ecje perpara dhe aderim sa me te shpejte ne familjen evropiane....Personalisht nuk do te votoj ne keto zgjedhje pasi ndodhem jashte shtetit.......
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e BASKETBOY
    Anëtarësuar
    24-05-2005
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    1
    besoj se fitorja e PD do te jete kthese rezultative per shqiperine dhe shqiptaret ashtu dhe per ballkanin.

  16. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-05-2005
    Postime
    3
    Shqipetaret me te vertete duhen te mendojne mire per ken votojne!
    Ndryshuar për herë të fundit nga mirsimi : 24-05-2005 më 15:46

  17. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Vendndodhja
    ne siberi
    Postime
    1
    sa nervozohem kur degjoj se sali berisha do fitoje, se nano mafioz drogmen............pika qe sju bie te gjitheve ! po ku i kini mente kur flisni?saliu nuk eshte me mire se nanua e nanua nuk eshte me mire se saliu! nje M.. jane te gjithe , po kur shikon se kush ka bere dicka ne shqiperi deri tani me vjen keq por eshte partia SOCIALISTE dhe PIK, sa shpejt e harruat 97 sala i mbushi xhepat e maqe tani ska me do i mbushe prape !!
    me mire nje qe mbush xhepat e rregullon (sikur edhe 150km rruge ne vend te 300) sesa te marrin leket e mos bejne gje (sic u be ne 97)

    lol kam ven nje gje re , e kam sinqerisht ata qe me thone qe do votoj per PD jane pak larg nga realiteti e pak te prapambetur ne cdo aspekt te jetes ex: nje 24 vjecar pa shkolle ose nje 35 vjecar pa pune ose nje 42 vjecare pastruse po i jap si shembuj po kam plot e tille e qe thone rrofte PD ......pffffff
    kush eshte i pasur nga jashte zakonisht eshte i varfer nga brenda

  18. #38
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    ja hodha nje vote PD-se, edhe pse e di qe s'ka per te fituar. Zoti e bekofte forumin dhe votat e tij demokratike!!!! Shyqyr qe arriva kete dite kur me nemberohet vota, se sa here qe me eshte dashur te votoj vertet, nuk me gjendet emri ne liste (lol)
    Summertime, and the livin' is easy...

  19. #39
    emigrant Maska e blerina tuzi
    Anëtarësuar
    19-05-2005
    Vendndodhja
    brooklyn ny
    Postime
    1
    shume u fol e pak u tha,
    dihet fajin kush e ka
    vecse njeri qe asht qorr
    s`kishte dite me e pa.
    ju mor vllazen edhe motra
    po mundohi kot me kot
    dihet kush i numron votat
    edhe xhepat i ka plot.
    s`asht nevoja me jua thane
    hajni durt i difton vete
    ju po e shifni te tane
    e ai prape po fiton qete.
    hajde pra more vllazni
    ta lame prape te fitoje
    e keni me pa se si ai
    ka me na vra me buke ne goje.

  20. #40
    Enver Hoxha dhe PPSH cdo 5 vite mbanin kongreset e tyre te famshme dhe deklaronin me mburrje se kaq toka te reja u hapen,kaq km rruge u hapen,kaq km kanale ujitese e kulluese etj etj.Dhe kjo parti merrte gjithmone per baze vitin 1938 pavaresisht se jetohej ne vitet e tetedhjeta e nentedhjeta.
    Kjo ishte ajo propaganda e ndyre e nje regjimi qe donte t'i mbushte mendjen popullit shqiptar se ne po shkojme nga fitorja ne fitore.
    Jane te njejtit njerez qe benin propaganden e PPSH duke filluar nga Nano me Co qe sot drejtojne Shqiperine e jane te njejtat fjale qe perdorte dikur Dokle ne gazeten Bashkimi.
    Degjojini cdo dite lajmet se cfare gjuhe perdoret!
    Dje nuk e shihja dot Doklen ne paraqitjen e Kastriot Islamit me ate fjalor qe te kujtonte kryetaret e kooperativava bujqesore me ate frazeologjine tipike fshatare mburravece.

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovës
    Nga JONI 1 në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 05-03-2023, 21:58
  2. A ka konspiracion kundër Shqipërisë?
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  3. Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 14:08
  4. Sondazh mbi zgjedhjet vendore në Shqipëri
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 80
    Postimi i Fundit: 04-05-2007, 13:46
  5. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •