Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    NANO ja cpon gomonet Gjinushit.

    I erdhi fundi me duket dhe Scafisteve.

    Ja cthot gazeta shqiptare.

    -----------
    Me dhjetėra forca policore janė zhvendosur nga Vlora nė drejtim tė Durrėsit e Velipojės. E ndėrkohė qė nė det skafistėt u bėnin spektakėl motovedetave tė policisė

    Operacioni Qeveritar nga Vlora zhvendoset nė Shkodėr, njė kapet nė Durrės, tjetri nė Shėngjin

    Skafet nga Vlora nė Mal tė Zi
    Malazezėt helikopterė e ushtrinė kundėr skafeve


    --------------------------------------------------------------------------------

    VLORE

    Skafistėt tė trembur nga operacioni i policisė shqiptare tentojnė tė fshihen nė Mal tė Zi. Territori i huaj, vetėm disa kilometra larg nė vijė detare, iu ėshtė dukur skafistėve vlonjatė si njė strehė e pėrshtatshme, pėr tė pritur derisa ujėrat tė qetėsohen nė Shqipėri.

    Por nga tre skafet e nisura nė mesnatė nga Vlora, vetėm njė ka mundur tė shpėtojė nga ndjekja e gjatė qė u ėshtė bėrė nė det. Sipas burimeve nga policia, ata kanė shkuar deri nė ujėrat malazeze, por kėtu sipas agjensisė "Rojter" e cila i referohet agjensisė jugosllave "Tanjug" janė qėlluar me armė nga policia vendase, e cila kishte angazhuar edhe helikopterė pėr tė mos lejuar hyrjen e skafeve shqiptare nė ujrat territoriale Malazeze. Nė rrugėn e kthimit, njė skaf ėshtė bllokuar nė Durrės dhe njė tjetėr nė Shėngjin. Ndėrkohė qė njė tjetėr, ka arritur tė zhduket pa lėnė gjurmė.

    Arratisja
    Eshtė rikthyer me urgjencė nė Shkodėr, ish-drejtori i policisė i kėtij rrethi, kolonel Pjerin Ndreu. Tashmė i komanduar drejtor i Policisė sė Shtetit, ai vazhdon tė drejtojė operacionin mė tė madh antiskaf tė ndėrmarrė ndonjėherė nga ana e policisė shqiptare. Ardhja e tij nė Shkodėr, i dedikohet veprimit mė spektakolar qė skafistėt vlonjatė kanė bėrė deri tani. Pikėrisht, dje ata kanė marrė rrugėn pėr t'u fshehur nė brigjet e Malit tė Zi. Me dhjetėra forca policore janė zhvendosur nga Vlora nė drejtim tė Durrėsit e Velipojės. E ndėrkohė qė nė det skafistėt i bėnin dredha motovedetave, policitė lokale nuk ishin aspak nė dijeni me atė ēfarė bėhej nė det. Gjithēka ka nisur rreth orės 01.00 tė sė mėrkurės. Tre skafe gjigandė janė nisur nga brigjet e Vlorės dhe kanė marrė rrugėn drejt Veriut. Brenda njė kohe tė shkurtėr ata kanė arritur tė hyjnė nė derdhjen e Bunės, tė ngjitin lumin, kanė pėrshkuar mes pėrmes liqenin e Shkodrės dhe kanė kaluar nė pjesėn malazeze. Por aty kanė hasur menjėherė nė rezistencėn e forcave kufitare mala-zeze. Duke u gjendur ngusht, tė tre skafet janė rikthyer edhe njė herė andej nga kanė ardhur. Pasi kanė zbritur brenda pak minutash lumin Buna, ata kanė dalė nė Adriatik. Pikėrisht kėtu kanė tentuar tė kalojnė dhe njė herė nga territori i Malit tė Zi, duke mos u kthyer mė nga Velipoja. Por kėtu rezistenca e forcave kufitare malazeze ka qenė dhe mė e madhe, ku ndjekja nė det ka pėrvijuar me helikopterė dhe skafe. Madje nuk kanė munguar dhe krismat, pasi mėsohet se forcat malazeze kanė hapur zjarr ndaj skafistėve shqiptarė. Duke mosgjetur asnjė rrugėdalje, skafet kanė marrė sėrish rrugėn nga Velipoja pėr tė gjetur ndonjė vend pėr t'u fshehur pėrgjatė kėtij bregu.

    Bllokimet nė Durrės e Shėngjin
    Sapo kanė dalė nė ujėrat territoriale shqiptare ndjekja ka nisur sėrish e furishme. Sipas burimeve nga Drejtoria e Policisė, pas 6 orėsh ndjekje, njė skaf ėshtė ndaluar nė Bisht-Pallė nga ana e policisė sė Durrėsit. Bėhet fjalė pėr njė skaf tė pėrmasave oqeanike, rreth 13 metėr i gjatė, me tre motorrė dhe me 1800 litra benzinė nė tė. Forcat e policisė kanė vėnė prangat mbi dy skafistė qė e drejtonin Dilaver Hajdinin, 33 vjeē, lindur nė Burrel dhe banues nė Vlorė, si dhe Gramoz Meēe, 27 vjeē, lindur e banues nė Vlorė.

    Sipas burimeve tė policisė, skafi mund tė transportonte rreth 50 vetė njėherazi. Ndėrkohė qė mė vonė, rreth mesditės, njė tjetėr skaf ėshtė bllokuar nė Shėngjin. Policia shqiptare e ka quajtur tė suksesshėm bllokimin e dy skafeve qė morėn arratinė pėr nė Mal tė Zi. Por enigmė vazhdon tė ngelet fati i skafit tė tretė, i cili dyshohet se mos ėshtė fshehur pėrgjatė brigjeve tė derdhjes sė Bunės.

    BILANCI 5-DITOR I OPERACIONIT

    Ø 7 skafe tė bllokuar
    Ø 6 pika karburanti tė bllokuara nė bregdetin e Vlorės
    Ø 3 punishte tė bllokuara pėr riparimin e skafeve
    Ø 4 skafistė (drejtues) tė ndaluar
    Ø 3 bashkėpunėtorė tė skafistėve tė ndaluar nė Fier

    ------------

    Pa te shohėm coc do na kullundrise gjinushi nashti me mafien e Vlores..
    Jeshėn mėsuar keqazi me Sali derdimenin keta kapot e Vlorės po me mjekrroshin e Institutit nuku ja mban bitha.

    Hė mė te lumte mo Nano se ti ja di zananė atyreve.

    -------
    Simbas Meros se Bazajve, situata pulitike ne Shqiperi ka ndrishuar kohet e fundit.
    Sot ,thot Merua, Nano nuku ka Berishen opozite por trojken MEJDANI-KLOSI-GJINUSHI.

    Kushedi pse nuku i kane mire pipzat keta me njeri jatrin.
    Une them ta mbeshtesim Shokun Nano nja tre muaj ne keto inisiativat revolucionare kunder ca degeve te Mafies e mos te kakarisim kot.
    Edhe gjerat do duken me qarte me vone.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 22-08-2002 mė 14:04

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407
    Ishte rritur shume konkurrenca e skafeve.

    Tani do lundroje vetem monopoli Nano

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Shoku Stalin ka thene...Pa skafe nuk ka trafik..pa trafik nuk ka prostitucion..

    Le te mbyllet nji plage te pakten..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407
    Do mbyllet thua?

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203
    TIRANE (23 Gusht) - Kryeministri Fatos Nano, firmosi sot njė kontratė bashkėpunimi me ministrin e Rendit Publik, Luan Rama, ministrin e Drejtėsisė, Spiro Peēi, ministrin e Financave, Kastriot Islami, ministrin e Mbrojtjes, Pandeli Majko dhe ministrin e Rregullimit tė Territorit dhe Turizmit, Besnik Dervishi. Sipas njė njoftimi tė Departamentit tė Informacionit pranė Kėshillit tė Ministrave, nė bazė tė kėtyre kontratave qėndron premtimi pėr luftė pa kompromis kundėr ēdo lloj trafiku dhe krimit tė organizuar. "Marreveshja e neshkruar i referohet programit politik tė qeverisė - sqaron njoftimi - nė kuadėr tė angazhimeve qė ka marrė nė luftėn kundėr krimit tė organizuar, trafiqeve dhe korrupsionit, pėr arritjen e standardeve tė nevojshme pėr fillimin e procesit tė stabilizim-asociimit tė Shqipėrisė nė Bashkimin Europian". Gjithashtu, ne te merren parasysh detyrimet e Republikės sė Shqipėrisė, qė rrjedhin nga marrėveshjet ndėrkombėtare dhe legjislacioni i brendshėm pėr luftėn kundėr fenomenit trafik te cdo lloji. Duke patur parasysh fushėn e veprimtarisė qė mbulojnė strukturat nė varėsi tė tyre, si dhe nevojėn pėr rritjen e bashkėpunimit. "Nė baze te marreveshjes palet perkatese angazhohen tė bashkėpunojnė pėr realizimin e detyrimeve qė rrjedhin nga nėnshkrimi i saj duke zbatuar me korrektėsi ligjin dhe pėrgjegjėsitė pėrkatėse. Ato shprehin vullnetin pėr tė rritur nivelin e bashkėpunimit tė strukturave respektive tė varėsisė sė tyre, tė specializuara nė luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe trafiqeve tė ēdo lloji", sqaron njoftimi i Kryeministrisė. in/mr (BalkanWeb)

    TIRANE (23 Gusht) - Kryeministri Fatos Nano, firmosi sot njė kontratė bashkėpunimi me kreun e Prokurorisė sė Pėrgjithshem, Theodhori Sollaku, dhe atė tė Shėrbimin Informativ Shtetėror. Sipas Radio RASH, nė bazė tė kėsaj kontrate qėndron premtimi pėr luftė pa kompromis kundėr ēdo lloj trafiku dhe krimit tė organizuar. Pėr momentin ende nuk janė bėrė publike hollėsi tė tjera rreth pėrmbajtjes sė kėtyre kontratave. in/mr (RASH/BalkanWeb)
    _______________________________________________

    Nano nuk po le zire pa lidhur kontrate; mos ka marre gje nga Rusoi ki djale?. Mbase e ka te pamundur te kriej detirat me kompetencat qe ka. Mos na merr shembull edhe ndonje eksponent tjeter shteror apo parti te benje te njejten gje - mos eshte edhe kjo e per fshire ne marreveshje?

    Po sikur Nano te lidhe (ose te kete lidhur) marrveshje per nje maskarade skafesh, e te marre ne zoterim me pas ate biznes aq fitimprures?

    Po sikur Nanos ti shkonje mendja te lidhe kontrate me administratoreet e moderatoret e forumit tone te dashur, cfare te benjem nevej ahere?
    alumni,

    gjithmone nxenes

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Ema
    Anėtarėsuar
    06-07-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    46
    Rrugaqerirat politike amballazhohen me te tilla blegerima stilistike
    e prodhojne klithma inferiore, ato perdoren nga ustallaret antishqiptare si Nano e te tjere.
    Ato nuk gjejne treg tjeter veqse ne shpellat moderne te qeveritarve te tane te "dashur".
    I`m just saying...
    What a person does for a living,
    does not say who they are.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Behuni pak tolerante. Ta lem Nanon nja tremuaj te punoje me stilin e tije.
    Une kam besim qe ai do bej gjera te mira.
    Mos kujtoni se jane me te mire MEKSET, POLLOT e TRITANAT e KOPLIKAT. I pam dhe ata.
    Ky ka nji gje qe lepurin e ndjek me zagar ..Cakallin me UJK... dhelpres i gjen panteren..
    Saliu i vuri lepujt me kap ujqerit..dhe..deshtoi.

    Mafia VLORES po plas nga Inati..Sot vodhen banken ata si SFIDE ndaj Nanos..
    Te shohim..Nano do fitoj apo Mafia Vlores..
    Mos harrojme se Mafia Vlores talli hallatet me Saliun.


    Beso kontrollo thot Partia.

  8. #8
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Fatos Nanon asnje nuk e mban per burre te mire, as per te nderrshem, as per njeri me ideale.......lista eshte e gjate me epitete qe mund ti ngjiten.
    Fatos Nano eshte ai qe ishte duke e ēuar vendin drejt katastrofes vetem per hir te karrieres se tij, qe na beri qesharake perpara keshillit evropian se bashku me salen, qe bllokoi per shkak te situates qe krijoi ne Shqiperi pothuajse te gjitha investimet e huaja per 6 muaj....
    Ishte Nano ai qe akuzoi haptazi Meten, Daden, dhe klanet qe ata bejne pjese. Akuzat ishin te drejteperdrejta dhe biles foli dhe me fakte dhe i beri thirrje prokurise qe ti ndjeki penalisht per korupsion, i trajtoi si mafjoza dhe per kete pothuajse i gjithe populli shqiptar e perkrahu pasi u kishte ardhur ne maje te hundes te gjitheve nga gjendja e dhimbeshme ku ndoshej vendi.
    Problemi eshte se sot Nano zevendesoi nje qeveri dhe rimori ne pune pas 6 muajsh po ata qe shau e kritikoi, ata qe i quajti mafioza...Nuk diskutohet qe Nano eshte politikani me i talentuar qe eshte ne aktivitet ne Shqiperi ( dhe pse per mua nuk ka me kredibilitet si njeri) po problemi eshte se ne drejtimin e egzekutivit shqiptar Nano ka patur 4 here ne dore te bej reformat e duhura e te udheheqi vendin, dhe kete jo vetem qe se ka arritur dot ta beje por e ka ēuar ne katastrofe dhe ka ikur gjithmone si hajdut.
    Megjithate duhet te jemi objektiv dhe per momentin me elementat qe kemi duhet pranuar se Nano po usheheq vendin me nje dore te forte, po i heq pothuajse ēdo lloj influence ish klaneve te Metes dhe po godet hapur krimin.
    Interesat e tija ne nuk i njohim keshtu qe nuk mundet te flasim kot me tifozllik, dhe ta kritikojme pa fakte.
    Nano tregoi me keto qe beri vazhdon te jete njeriu me me influence ne politiken shqiptare dhe per ta luajtur vendit duhen njerez te zgjuar qe dine te ndertojne strategji dhe aleanca, perndryshe zorr se luan vendit.
    Persa i perket gomoneve per mua ka bere diēka te mrekullueshme per Shqiperine pasi u be gati si profesion legal ne Vlore trafiku i droges, i njerezve, prostitutave....
    Me kujtohet qe nje skafist qe kishte trafikuar klandestin per rreth 10 vjet nga Vlora ne Itali dhe pasi pohonte te kishte ēuar nga 2 gomone brenda nates per rreth 10 vjet, te kishte bere disa here burg ne Itali, kishte nderruar emra me dhjetra here.......protestonte hapur neper mediat shqiptare kundra nje artikulli te mediave italiane pasi ishte permendur si trafikant!!
    Kjo gje ishte qesharake dhe asnje reagim nga ana e ministrise se rendit dhe pse ai fliste ne televizionet nacionale!!
    Nano mund te kete bere 100 poshtersira po qe po lufton per momentin trafikantet e klandestineve kete nuk mund ta mohojme.
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    Ema,
    Me eshte kerkuar nga stafi forumit te te pergjigjem dhe une po e bej.
    Se pari,qe te mund te mbash nje qendrim te drejte duhet te degjosh te dy palet.Ti e pate kete mundesi dhe nuk e bere.Eshte puna jote.Po kjo nuk do te thote se une jam 'rrugac' ( jo rrugaq?!)
    Se dyti,pavaresisht se cfare opinioni ke ti apo te tjere per Nanon,une kam nje pyetje te thjeshte e modeste per ty : A beri mire Nano,apo beri keq me aksionin policor kunder skafeve e skafisteve ? Nese ti mendon se ka bere mire,se veprimi i ndermarre prej tij ndihmon sadopak disa fatkeqe ne atdheun tone te perbashket,atehere cila eshte arsyeja qe sulmon me gjithe arsenalin tend poetik ? Ti nuk me pergjigjesh dot sepse per ty gjithcka eshte bardhe e zi.Ti nuk mund te mendosh vecse( jo veqse?!) :- Nano eshte i keq ,pra ai mund te beje vetem te keqija,pra veprimi i tij kunder skafeve eshte i keq.Vazhdimin besoj se e ben edhe vete.
    Se treti,sa per dijeni,une kam humbur ne ato skafe cnjerezore,njeriun tim te dashur ,dhe jam teresisht pro cdo veprimi kunder tyre,ngado qe te vije,nga Nano,apo babai i Nanos,nga Berisha apo kushdo qofte.Dhe kam minimumin e inteligjences per te kuptuar se nje veprim i mire eshte i mire edhe kur e ben nje i keq,ashtu sic eshte i keq nje veprim i keq i kryer nga nje njeri i mire.
    Se katerti dhe se fundi,une nuk kuptoj ,dhe me vjen keq,ku po shkojme me kete indoktrinim te shemtuar politik, me kete 'besnikeri' idioteske,me kete ndarje per jete a vdekje? A nuk te duket edhe ty se 'kush mohon gjithcka ,pohon gjithcka' qe do te thote se 'ekstremet takohen'; a nuk te duket edhe ty se duhet te kulturohemi e te mos mbetemi mjerisht tere jeten duke i 'lehur' njeri tjetrit? A nuk te duket se duhet te zevendesojme pasionin me logjiken per te mundur te gjejme te verteten,se duhet te kemi nje mase te vetme per te gjykuar edhe majtas edhe djathtas? etj
    Per sa shkruaje ne adresen time preferoj te te permend Shekspirin :" Me pak art,me teper lende."
    Shpresoj te mendohesh pak per sa te shkruajta.
    Me respekt.
    ps-shpresoj qe edhe stafi te jete i kenaqur.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mafia ben kunder goditje.

    "VLORE ( 23 Gusht ) - Sot nė pasdite policia e Vlorės shoqėroi nė komisariat 13 persona, pėr t'u marrė nė pyetje rreth grabitjes sė degės sė Bankės Kombėtare Tregtare tė kėtij qyteti. Midis tė ndaluarve, sipas burimeve zyrtare tė policisė, pėrfshihen edhe punonjės tė kėsaj banke dhe shoferi i taksisė, qė grabitėsit pėrdorėn pėr t'i shpėtuar ndjekjes sė policisė. Ndėrkaq, prokurori i rrethit Petrit Ēano, tha pėr shtypin se, po vazhdojnė hetimet lidhur me ngjarjen e sotme, por nuk dha detaje rreth tyre. "Ende nuk ka tė arrestuar nė lidhje me kėtė grabitje", shtoi Ēano, i cili nuk pėrjashtoi mundėsinė qė gjatė orėve nė vijim mund tė ketė zhvillime tė reja rreth hetimeve. Nė qytetin e Vlorės kanė mbėrritur ekspertėt e Ministrisė sė Rendit Publik, ndėrsa mėsohet se nė mjediset e bankės janė gjetur gjurmė tė vlefshme, qė do tė ndikojnė nė ecurinė e hetimeve. "Po vlerėsohen dhe gjurmėt qė lanė grabitėsit nė automjetin "Benz", me tė cilin u larguan nga vendngjarja", sqaruan tė njėjtat burime, sipas tė cilave, brenda nė automjet, policia gjeti njė automatik dhe dy kapele. Dega e Bankės Kombėtare Tregtare (BKT) e Vlorės u grabit rreth orės 09.45 tė ditės sė sotme. Tre persona tė armatosur, por tė pamaskuar grabitėn prej sporteleve tė saj rreth 10 milionė lekė. "
    in/mr (BalkanWeb)
    -----------

    Te shohim si do pergjigjet Nano kto dite.

    Pelini mir ke folur ne pergjithsi Por.. Ema nuk te ka then ty "RUGAQ".

    Toleranc e mirkuptim duhet.
    Ne jemi vec spektatore ne politike.
    Tjeret po i privatizojne Hotelet dhe trojet.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ministri, shifra tė ndryshme: "Grabitja, pėrpėlitje e personave qė goditėm gjatė operacionit antitrafik"
    Rama: Bankėn e vodhėn skafistėt

    Ministri: "Siguria, lė pėr tė dėshiruar. Pati hezitim pėr t'i dorėzuar policisė kasetėn filmike"

    TIRANĖ- "Grabitja e Bankės Tregtare Kombėtare tė Vlorės ėshtė shprehje e pėrpėlitjeve tė dėshtuara tė personave qė janė goditur nga policia gjatė operacionit Antitrafik". Kėshtu ėshtė shprehur ministri i Rendit Publik, gjatė njė konference pėr shtyp, duke fajėsuar pėr grabitjen e Bankės Tregtare tė Vlorės trafikantėt dhe skafistėt qė janė goditur ditėt e fundit nga policia. Sipas ministrit Rama, dy persona kanė grabitur 1 milionė lekė tė reja, (burime tė tjera thanė 10.5 milionė lekė) nė sportelin e BKT tė Vlorės, gjatė mėngjesit tė djeshėm. Por uniformat blu tė policisė, tė cilat kanė mbėrritur nė vendngjarje kanė bėrė tė mundur bllokimin e automjetit tė grabitėsve si dhe kanė ndaluar disa punonjės tė bankės, mbi tė cilėt bie pėrgjegjėsia e grabitjes. Ministri Rama ėshtė shprehur mė tej se shėrbimi i sigurisė sė Bankės lė pėr tė dėshiruar. "Madje ėshtė vėnė re njė hezitim nga ana e Bankės pėr t'i dorėzuar policisė dhe prokurorisė kasetėn filmike",-ėshtė shprehur mė tej ministri Rama. Gjatė konferencės sė djeshme pėr shtyp, ministri i Rendit Publik i ka premtuar opinionit publik se shumė shpejt do tė identifikohen grabitėsit e bankės dhe do tė vihen pėrpara drejtėsisė shqiptare. Ndėrsa grabitjen e bujshme tė bankės sė Vlorės por edhe rikthimin e maskave nė Tropojė, ministri Rama i ka cilėsuar si pėrpjekjet e fundit tė krimit dhe kriminelėve, qė po luftohen "ditė e natė" nga uniformat blu tė policisė.
    Operacioni
    Ministri Rama i ka cilėsuar gjashtė ditėt e operacionit Antitrafik si tepėr tė suksesshme pėr Policinė e Shtetit. "Nė Vlorė nuk ka mė asnjė gomone dhe asnjė skaf",-tha dje para gazetarėve por edhe para qytetarėve shqiptarė ministri i Rendit Publik, Luan Rama, i cili ka theksuar disa herė faktin se nė hapėsirėn detare shqiptare nuk ka mė gomone dhe trafikantė. Prononcimi gati-gati i pabesueshėm i ministrit tė Rendit Publik ėshtė mbėshtetur nga fakte tė paraqitura nga vetė ai, sipas tė cilave sistemet e ndryshme tė vrojtimit kanė vėnė re vetėm 9 skafe qė transportojnė klandestinė nga brigjet shqiptare drejt atyre italiane. "Tetė prej kėtyre skafeve janė bllokuar gjatė operacionit, ndėrsa skafi i nėntė pritet tė kapet sė shpejti",-ėshtė shprehur mė tej Rama. Sipas tij, nė gjashtė ditėt e para tė operacionit, janė bllokuar 8 skafe apo gomone me 3 ose katėr motorė, pesė prej tė cilėve janė kapur nė Vlorė, 2 nė Durrės dhe 1 nė Velipojė. Gjithashtu, forcat e shumta policore qė kanė marrė pjesė nė operacionin Antitrafik kanė sekuestruar 3 punishte tė riparimit tė skafeve si dhe 6 pika karburantesh ku dyshohet se furnizoheshin skafistėt. Kanė pėrfunduar nė prangat e policisė 12 skafistė si dhe janė shpallur nė kėrkim 10 tė tjerė, tashmė tė identifikuar nga policia. Por pas kėtyre statistikave, ministri Rama ėshtė shprehur se ky ėshtė vetėm fillimi i operacionit Antitrafik, i cili do tė vazhdojė i palimitizuar nė kohė.
    Dekonspirimi
    Sipas ministrit Rama, nė fillim tė operacionit, janė evidentuar 10 punonjės tė policisė, tė cilėt mund tė kenė dekonspiruar gjithė planin Antitrafik. Kėta persona janė pėrjashtuar mė pas nga dijenia pėr vazhdimin e operacionit dhe pritet qė sė shpejti tė ndėrmerren masa pėr ndėshkimin e tyre ligjor. Ndėrsa lidhur me shkarkimin nga detyra tė ish-drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė, Bilbil Mema, kreu i dikasterit blu tha se nuk ka ndėrmend tė bėjė eksperimente me drejtues tė policisė, qė kanė mangėsi nė drejtimin e strukturave policore. Por ministri i Rendit Publik, Luan Rama, nuk ka bėrė tė ditur asnjėrin prej kandidaturave, qė pritet t'i zėnė karrigen e Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė sė Shtetit. "Kandidaturat do tė shqyrtohen nga angazhimi nė detyrė dhe zotėsia qė kanė shfaqur deri tani, dhe jo nga lidhjet qė ata kanė me ministrin e Rendit Publik",-ėshtė shprehur ministri Rama. Sipas tij, tė njėjtat kritere do tė ndiqen edhe pėr drejtuesit e tjerė tė policisė, tė cilėt do tė shkarkohen dhe emėrohen, nė Ministrinė e Rendit Publik.

    "shekulli"

  12. #12
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513

    Efikasiteti i policise shqiptare ne luften kundra krimit

    KORĒE

    Grabitet me maska njė tregtar mallrash ushqimore sapo del nga shtėpia. Por, pak mė vonė, dy tė rinjtė ia kanė kthyer shumėn prej 4 milionė lekėsh, pasi tregtari e kishte njohur njėrin.

    Ka qenė ora 14.00 e ditės sė djeshme, kur Qemal Skėnderi, i njohur nė kėtė qytet si tregtar shumice i mallrave ushqimore, ka dalė nga shtėpia e tij, nė rrugėn e Kolonjės. Por, pasi ka bėrė pak metra rrugė, dy persona me maska e armė i kanė zėnė rrugėn tregtarit, duke e detyruar tė dorėzojė lekėt qė kishte me vete. Dhe nė tė vėrtetė shuma nuk ishte e vogėl. Ishin plot 4 milionė lekė, tė cilat menjėherė janė bėrė pronė e dy grabitėsve. Ndėrsa Skėnderi, i dėshpėruar ėshtė nisur pėr nė Komisariatin e Policisė, ku ka bėrė edhe denoncimin. Sipas burimeve policore, pas pak orėsh kėrkime, Skėnderi ėshtė paraqitur sėrish nė polici, kėsaj radhe pėr tė tėrhequr denoncimin. Shkak pėr kėtė ishte bėrė kthimi i paprekur i shumės sė lekėve. Siē ka treguar tregtari nė polici, njėrin prej maskave ai e kishte njohur nga zėri dhe pasi i ka thirrur nė emėr, ata janė larguar bashkė me lekėt. Por, pak mė vonė, i riu bashkė me shokun tjetėr, emrat e tė cilėve nuk janė publikuar, duket se janė bėrė pishman, ose trembur, pasi janė diktuar dhe ia kanė kthyer lekėt Qemal Skėnderit, tregtarit tė mallrave tė shumicės. Pasi i kanė kėrkuar falje pėr grabitjen, ata i kanė kėrkuar atij qė ta tėrheqė denoncimin, pėr tė mbyllur kėtė ēėshtje pa probleme tė tjera. Dhe kėshtu ka ndodhur. Pasi Skėnderi ka shkuar nė komisariat pėr herė tė dytė, grupet e gatshme qė kanė qenė nė kėrkim tė dy tė rinjve janė kthyer mbrapsht, pasi ēdo gjė ishte zgjidhur.

    Pak e ēuditeshme te thuhet qe ēeshtja u zgjidh kur neper qytet dy grabtes me arme vazhdojne te qarkullojne te lire dhe neser do te grabisin dike tjeter qe nuk do arrije ti njohe, dhe pse policia shume lehte mund ti gjeje qe sot kush jane!
    Just God Can Judge Me

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    VLORE (27 Gusht) - Kryeministri Fatos Nano morri sot pjesė nė djegien e skafeve tė bllokuara gjatė operacionit tė fundit anti-trafik tė koduar "Puna", ku dhe premtoi qė aksioni kundėr krimit do tė jetė i vazhdueshėm deri nė pėrfundim tė mandatit tė Qeverisė sė tij. Sipas Nanos, "toleranca e shtetit ndaj krimit do tė jetė zero". "Dua tė garantoj vlonjatėt dhe tė gjithė shtetasit shqiptar, partnerėt tanė ndėrkombėtarė dhe vendet fqinje, se ky nuk ėshtė njė aksion i rradhės", tha Nano, duke shtuar ajo qė ai drejton "ėshtė njė Qeveri anti- trafiqe". "Kjo do tė thotė - shtoi Kryeministri - se jemi tė vendosur dhe tė aftė tė ē'rrėnjosim nė realitetin shqiptar gjithashtu ēdo lloj trafikimi qė dobėson institucionet, administratėn civile, shėrbimet publike ndaj qytetarėve, qė cėnon mbrojtjen e lirive dhe tė drejtave tė tyre themelore". "Ky program aksioni dhe operacionesh tė pandėrprera qė do tė zgjasė aq sa mandati i Qeverisė qė unė drejtoj, na mėsoi se si tė zgjidhim problemet qė shfaqen, si tė evidentojmė dhe plotėsojmė vakuumet e bashkėpunimit midis institucioneve nė luftėn kundėr krimit dhe si ti organizojmė e koordinojmė veprimet shumėdimensionale dhe komplekse qė sigurojnė suksesin e qėndrueshėm", tha Nano sot gjatė fjalės pėrgėzuese drejtuar tė gjitha forcave qė u pėrfshinė nė operacionin "Puna". "Operacinet e nisura anti-trafik - vazhdoi Kryeministri - dėshmuan se kuadri ligjor ekzistues ėshtė i mjaftueshėm pėr t'u aktivizuar nė funksion tė zbatimit tė vullnetit tė Qeverisė pėr tė eleminuar trafiqet, korrupsionin, kontrabandėn, abuzimet, krimin e organizuar etj. duke plotėsuar njėkohėsisht kapacitetet funksionuese tė shtetit". Nano premtoi se, "ndaj ēdo shkeljeje tė ligjit, apo abuzime me detyrėn, apo mandatin e zgjedhėsve, nė nivelet qendrore apo vendore, qė cėnon liritė dhe tė drejtat kushtetuese tė shtetasve, toleranca e Qeverisė do tė jetė zero".

    in/mr (RASH/BalkanWeb)

    ----------
    Bjeri.. he me te lumte..

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Mos e dhente zoti qe Mojsiu te kerkoj te analizohet edhe puna e ish Ministres se punete jashtme Dades ,se perndryshe vaj halli ku do shkoj ndoshta puna por le te mbetet me Memen.
    Se biznesi i ministrave shqipetar si duket "i ndyr" pat filluar te luelzoj ne shume aspekte.


    Ikjen e Memės e kėrkoi Moisiu per trafik makinash me Kosoven


    TIRANE (31 Gusht) - Njė ndėr shkaqet e shkarkimit tė Bilbil Memės mund tė ketė qenė trafiku i makinave nga Kosova. Gjatė vizitės, mė 15 korrik 2002, sė kryeadministratorit tė Kosovės, Shtajner, nė Tiranė, mėsohet tė jetė diskutuar zgjidhja e problemit tė 33 makinave tė UNMIK-ut, qė deklarohen tė humbura nė Kosovė dhe qė qarkullojnė nė Shqipėri. Shtajneri, gjatė takimit me presidentin Moisiu i cili nė atė kohė nuk kishte filluar punė akoma "de jure", mėsohet tė ketė diskutuar dhe tė ketė kėrkuar ndihmė nga Moisiu pėr kėtė problem. Moisiu problemin e Shtajner dhe tė UNMIK-ut ia ka paraqitur Nanos. Ky i fundit ka gjetur edhe njė pikė tjetėr tė dobėt te Bilbil Mema pėr tė justifikuar shkarkimin e tij. Janė rreth 33 makina tė UNMIK-ut, tip fuoristradash tė bardha, qė mungojnė nė Kosovė. Shtajneri, gjatė takimit me Moisiun, i ka shpjeguar kėtij tė fundit se pėr kėto makina ka tė dhėna tė sigurta qė qarkullojnė nė Shqipėri. Shtajneri mėsohet t'i ketė thėnė Moisiut se UNMIK-u pėr kėtė problem ka dėrguar edhe dosjet nė zyrat e Memės, por, sipas Shtajnerit, ky problem akoma nuk ėshtė zgjidhur, gjė qė nuk ka sjellė reagime tė mira nga UNMIK-u. Moisiu, sipas tė dhėnave, i ka shpjeguar Shtajnerit, se ai akoma nuk kishte kompetenca pėr ta zgjidhur kėtė problem. Kjo pasi nė atė kohė Moisiu nuk e kishte filluar akoma mandatin e tij si president. Megjithatė Shtajneri i ka kėrkuar Moisiut qė ky problem tė trajtohej nga ai gjatė kohės sė ardhme. Sipas Shtajnerit, UNMIK-u i ka dėrguar Policisė sė Shqipėrisė tė gjitha dosjet me tė dhėnat e tė 33 makinave fuoristrada. Nė kėto dosje ishin tė paraqitura tė gjitha veēoritė e makinave. UNMIK-u ia ka bėrė tė qartė Policisė Shqiptare, se kėto makina gjenden nė Shqipėri dhe i ka kėrkuar kthimin e tyre. Nga ana tjetėr, Bilbil Mema mėsohet t'i ketė kthyer njė pėrgjigje jo tė pėlqyeshme UNMIK-ut. Sipas tij, kėto makina nė Shqipėri kanė pronarė tė ligjshėm dhe ėshtė e pamundur tė sekuestrohen nga policia pėr t'i kthyer nė Kosovė. Pas fillimit tė punės si president, Moisiu i ka kėrkuar kryeministrit Nano tė gjente njė zgjidhje pėr problemin e fuoristradave tė UNMIK-ut. Nano kėtė kėrkesė tė Moisiut duket se e ka shtuar nė listėn e justifikimeve apo tė fakteve kundėr punės sė Bilbil Memės. Kėshtu, nė mbledhjen e qeverisė, tė datės 18 gusht, ai ka propozuar shkarkimin e drejtorit tė Policisė, Bilbil Mema. Deri tani akoma nuk ėshtė gjetur ndonjė zėvendėsues i Memės dhe posti i drejtorit tė Policisė ėshtė akoma bosh. ad/mr (GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    Jam martuar002

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    NANO Shkelmon ZAGARET MAFIOZE NE ADMINISTRATE.

    Ashtu i do mushka drute.

    NANO ka Flakur kto dite disa plehra..si psh..


    Ja cthone gazetat
    ----------------------------

    Ikėn dhe Bare, zėvendėsi i Klosit
    Shkarkohen dhe dy drejtues tė tjerė tė SHISH-it


    --------------------------------------------------------------------------------

    TIRANE

    Vetėm njė muaj pas shkarkimit tė Fatos Klosit, ėshtė larguar nga Shėrbimi Sekret edhe zėvendėsi i tij Sokol Bare, njėkohėsisht edhe njė nga miqtė e Klosit. Por nė shkresėn e shkarkimit tė Bares kanė qenė tė shėnuar edhe emrat e dy drejtuesve tė tjerė tė SHIK-ut.

    Burime zyrtare tė kėtij organi pohojnė se janė shkarkuar nga detyra edhe Frederik Ymeri, shef i Antikrimit dhe Eduart Vodica . Kėshtu Myftarit, drejtorit tė komanduar tė SHISH, tashmė i duhet tė mbajė "mbi supe" drejti-min total tė Shėrbimit Sekret.

    Shkarkimet
    Dje paradite kreu i komanduar i Shėrbimit Sekret Shqiptar, Petrit Myftari, u ka komunikuar tre vartėsve tė tij vendimin e shkarkimit. Sokol Bare qė mbante detyrėn e zėvendėsit tė Myftarit ka pohuar se e priste kėtė largim. Sokol Bare ėshtė njė nga oficerėt e karrierės sė Shėrbimeve Sekrete. Pasi ka pėrfunduar ish-shkollėn e Ministrisė sė Brendshme (dega Sigurim) ai ka nisur punė si oficer i thjeshtė nė Sigurimin e Shtetit. E nė vitin 1992, kohė kur ai ishte inspektor nė Drejtorinė e Policisė sė Tiranės ai del i papunė. Deri nė mars-prillin e vitit 1997, kur zgjidhet zėvendėsministėr i Rendit nė Ministrinė e Brendshme nė Qeverinė e Pajtimit Kombėtar. Por pas rėnies sė qeverisė dhe largimit tė drejtorit tė pėrgjithshėm tė Policisė, Agim Shehu, Bare emėrohet drejtor policie, detyrė qė e mbajti deri nė vitin 1998. Pas kėsaj Bare shkon nė Shėrbimin Sekret nė detyrėn e zėvendėsit tė Fatos Klosit. Bare ka qenė njė nga tė dėrguarit e posaēėm tė Shėrbimit Sekret nė bisedimet e Rambujesė, dhe pėr misionin e tij atje pati fėrkime edhe me ish-kryeministrin e atėhershėm, Pandeli Majko.

    Motivet
    Motivi zyrtar i shkarkimit tė tre oficerėve madhorė tė Shėrbimit Sekret ka qenė "reforma nė Shėrbimin Sekret Shqiptar pėr t'i hapur rrugė impaktit tė ri nė funksionet qė ata mbanin". Por burime pranė tė liruarve nga detyra pohojnė se, shkarkimet e tyre janė mė shumė pėr motive politike. Ata njihen si bashkėpunėtorėt mė tė ngushtė tė Klosit, drejtorit tė Shėrbimit Informativ Kombėtar. Vetė protagonistėt nuk kanė preferuar qė tė komentojnė shkarkimin e tyre. Afro njė muaj mė parė Kryeministri Nano kishte propozuar shkarkimin e Klosit, propozim qė ėshtė nėnshkruar menjėherė nga Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu. Arsyetimet qė ka pėrdorur Nano para presidentit pėr shkarkimin e Klosit kanė qenė tejkalim i shpeshtė i kompetencave qė i ka lejuar ligji, ndėrhyrjen nė procesin politik tė rizgjidhjes sė presidentit tė ri tė vendit. Aftėsia nė drejtimin e Shėrbimit Sekret nuk ka qenė nė nivelin e kėrkuar dhe shpeshherė nuk ėshtė pėrputhur me progresin e bėrė. Lidhjen e Klosit me njė nga ngjarjet mė tė bujshme, vrasjen e deputetit demokrat Azem Hajdari. Pėr veprimtarinė e Klosit gjatė kohės qė ai ka qenė nė krye tė Shėrbimit Sekret, Parlamenti vendosi ngritjen e njė komisioni hetimor. Dhe sipas Nanos, largimi i Klosit do tė lehtėsonte mjaft edhe punėn e kėtij komisioni. Tashmė kanė nisur thashethemet edhe pėr kandidaturat e mundshme qė do tė zėvendėsojnė katėr drejtuesit e Shėrbimit Sekret.
    -----------

    Ja pse u shkarkua Drejtori i Rinasit
    Nano pagoi nė lokalin e tij dy shishe 760 mijė lekė


    --------------------------------------------------------------------------------

    Ilir Babaramo

    Zemėrimi i Fatos Nanos duhet tė ketė arritur kulmin kur kamerieri i ka lėnė nė tryezė faturėn e darkės qė ishte plot 1 milionė e 50 mijė lekė tė vjetra dhe vetėm dy shishe vere kushtonin 760 mijė lekė. Ky duhet tė ketė qenė shkaku qė njė javė mė pas restoranti "tė sulmohet" nga 30 policė tatimorė, tė cilėt e bllokuan menjėherė, konfirmojnė burime tė besueshme afėr Kryeministrit. Nė disa gazeta ėshtė shkruar se, lokali qė u gjet pa asnjė dokumentacion ėshtė pronė e Arben Kokomanit, i cili tė shtunėn nė mbrėmje u shkarkua nga posti i kryetarit tė degės sė Doganės sė Rinasit.

    Gjithēka ka nisur tė enjten e dy javėve mė parė. Nano i shoqėruar nga Xhoana, njė qeveritar bashkė me tė shoqen dhe tre tė huaj shkuan pėr tė darkuar nė njė rrugicė nė afėrsi tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme. Lokali ishte hapur vetėm tre javė mė parė, nė vilėn ku gjatė viteve tė fundit tė komunizmit kishte banuar ministri i atėhershėm i Ndėrtimit, Rahman Hanku. Ajo ėshtė pronė e familjes sė vjetėr tiranase Stėrmasi. Ata qė e kishin marrė me qira kishin ndėrtuar njė restorant vėrtet shik. Por vetėm kur hyn brenda vilės e dallon se ajo ishte kthyer nė lokal. Nė hyrje tė saj nuk kishte asnjė reklamė apo qoftė dhe njė tabelė tė thjeshtė ku tė shkruhej emri i restorantit. I fshehur diku nė njė rrugicė, ai dukej si i bėrė enkas pėr njerėz VIP, qė kėrkojnė tė ruajnė privatinė e tyre. Nano ka qenė njė ndėr frekuentuesit e parė tė kėtij lokali, i cili gjithēka, si gatimin ashtu dhe verėrat i kishte pjemonteze. Sapo Kryeministri bashkė me miqtė ėshtė ulur nė njė tavolinė tė veēuar, kamerierėt u kanė ēuar menutė. Nano ka zgjedhur si fillim verėn italiane tė markės "Gaja". Nė menu ishte e shėnuar se kushtonte plot 380 mijė lekė tė vjetra. Shtatė klientėt e kėsaj tavoline e kanė tharė pėr pak minuta. Nano ka porositur njė tjetėr shishe nga e njėjta markė. Kur darka po i afrohej fundit Nano ėshtė treguar mė dorėshtrėnguar. Ka kėrkuar njė shishe tjetėr, e cila kushtonte 100 mijė lekė. Pasi kanė pėrfunduar dhe kėtė shishe, nga tė zotėt e lokalit u janė ēuar si qerasje dhe dy shishe vere e llojit "Moskat" Ēmimi i njėrės prej tyre ishte 40 mijė lekė. Ndėrkohė qė ora po i afrohej mesnatės, Nano i ka kėrkuar kamerierit llogarinė. Ia ēuan menjėherė. Vera qė kishte pirė bashkė me miqtė kushtonte 860 mijė lekė, ndėrsa ushqimi 190 mijė. Nano ka shtangur. Ka nxjerrė me nervozizėm portofolin dhe ka paguar kokėrr mė kokėrr gjithė shumėn.

    Shijen e kėsaj darke Arben Kokomani e ka ndjerė pak ditė mė vonė. Njė ekip kontrolli shkon nė Doganėn e Rinasit. Janė gjetur shumė shkelje, por mė e rėnda ishte mosfunksionimi i skanerit tė doganės. Aparati qė bėn kontrollin pėr armė dhe drogė nuk funksionte qė prej tre muajsh. Tė shtunėn, nė orėt e vona tė mbrėmjes u mor vendim pėr shkarkimin e kryetarit tė degės sė Doganės sė Rinasit. Ndėrkohė, pak ditė pasi Nano "shijoi" darkėn me ēmim tė kripur, Policia Tatimore zbarkoi pėr kontroll. Ishin plot 30 policė me nė krye drejtorin e pėrgjithshėm tė Tatimeve dhe atė tė Policisė Tatimore. Nuk ishte fare e vėshtirė pėr tė gjetur shkelje. Lokali nuk kishte asnjė dokument, madje as liēencėn pėr nisjen e aktivitetit. Ndėrkohė tatimorėt kanė zbuluar se dhe pijet ishin pa pullė fiskale, ēka u konsiderua kontrabandė. Kanė sekuestruar rreth 990 shishe vere si dhe disa lloj pijesh tonike. Policia Tatimore urdhėroi mbylljen e aktivitetit si tė paligjshėm. Ndėrkohė u pėrgatit gjithė dokumentacioni pėr t'ia ēuar ēėshtjen prokurorisė. Ndėrkohė nga organi i akuzės mėsohet se ka nisur ēėshtja penale me akuzėn e tregtimit tė mallrave kontrabandė. Arben Kokomani kishte qenė qė prej tre vjet e gjysėm kryetari i Degės sė Doganės sė Rinasit. Gjatė gjithė kėsaj periudhe ai kishte mundur t'i shpėtonte ndryshimeve qė bėhen nė strukturat drejtuese tė doganave sa herė ndryshon dhe qeveria.

    -------------------
    Si pushoi Nano nga puna dy kamerierėt dhe Ardian Maēin


    --------------------------------------------------------------------------------

    Njė tjetėr drejtues dogane ka qenė i pafat nga prania e Nanos nė njė restorant. Ish-drejtori i Antikontrabandės, Ardian Maēi u shkarkua se gjatė orarit tė punės po drekonte nė tė nėjtėn kohė me Nanon nė restorantin luksoz nė afėrsi tė urės sė Farkės, me emrin "Vila 26". Ngjarja ka ndodhur pak ditė para se Nano tė bėhej Kryeministėr. Ai ishte duke drekuar me disa miq nė kėtė restorant, kur shikon se kamerierėt po i hapnin derėn Maēit gjithė pėrzemėrsi. Ka kapur menjėherė telefonin dhe i telefonoi drejtorit tė atėhershėm tė Doganave, Vaso Pilo. "Nėse ky Maēi nuk largohet nga lokali pėr dhjetė minuta tė pushohet", ishte urdhėri i tij. Pilo mori nė telefon mikun e tij dhe i thotė gjithė panik "Ik menjėherė nga lokali ku ėshtė shefi". "Tė paktėn tė mbaroj supėn", ėshtė pėrgjigjur drejtori i Antikontrabandės. Tė nesėrmen Maēit i ėshtė komunikuar urdhėri i shkarkimit. Tė humbur dolėn dhe dy kamerierėt, pasi Nano i tha i nervozuar administratorit tė restorantit qė, pėrse ia hapėn me servilizėm derėn doganierit.

    ---------------------
    Prokuroria: Nisėn hetimet pėr shitje mallrash kontrabandė


    --------------------------------------------------------------------------------

    Prokuroria Tiranės ka nisur tashmė ēėshtjen penale nė ngarkim tė pronarėve tė restorantit qė u gjet pa liēencė dhe "guxoi" t'i shesė njė shishe verė 380 mijė lekė Kryeministrit tė vendit. Dokumentacioni i plotė ėshtė hartuar nga Policia Tatimore, e cila tė enjten e kaluar, njė javė pas darkės fatale tė Nanos, zbuloi veē tė tjerash dhe 990 shishe verė pa pullė fiskale. Me kėtė ēėshtje tani po merren punonjėsit e krimit ekonomik tė institucionit tė akuzės. Padia qė pritet tė ngrejė ky institucion ėshtė ai i "tregtimit tė mallrave kontrabandė". Veprimet e Policisė Tatimore u kryen me njė shpejtėsi "pėr t'u admiruar". Sapo pėrfunduan pėrpilimin e aktit tė kontrollit dhe pasi konfiskuan gjithė mallin e gjetur nė lokalin qė mendohet se ėshtė i Arben Kokomanit, Policia Tatimore ka ēuar menjėherė dosjen nė prokurori.

    -------------
    Njė muaj mė parė u shkarkua Klosi


    --------------------------------------------------------------------------------

    TIRANE

    Pas dėshtimit tė tentativės sė parė pėr shkarkimin e Fatos Klosit nė shtator tė vitit 1998, ish-kryeministri i asaj kohe Fatos Nano ia arriti qėllimit nė gusht tė vitit 2002, pas rikthimit tė tij nė krye tė ekzekutivit shqiptar. Nė shtator tė vitit 1998, Fatos Nano i kėrkoi Klosit tė jepte dorėheqjen dhe ish-presidentit Mejdani, qė ta shkarkonte ish-shefin e SHIK-ut. Kėrkesa u bė pas arrestimit tė 6 funksionarėve tė lartė qė ishin nė kohėn e PD-sė dhe qė u akuzuan pėr genocid. Mejdani, i cili ėshtė njohur si njė nga mbėshtetėsit e Klosit, refuzoi tė firmoste shkarkimin. Nė korrik tė kėtij viti nga dy partitė opozitare PD dhe PS u kėrkua ngritja e njė komisioni hetimor pėr tė hetuar veprimtarinė e tij. Por ishte pėrsėri Nano ai qė mundi ta rrėzojė kreun e Shėrbimeve Sekrete Shqiptare. Ai i paraqiti njė kėrkesė presidentit Alfred Moisiu, nė tė cilėn i kėrkonte shkarkimin e Klosit. Arsyetimi i vėrtetė i paraqitur nga Nano tek Moisiu pėr shkarkimin e ish-kreut tė Shėrbimeve Sekrete ishte se, Klosi jo pak herė i kishte tejkaluar kompetencat e tij. Klosi akuzohej edhe pėr pėrgjim tė bisedimeve qė ēuan nė zgjidhjen e presidentit tė ri tė vendit.

    -------------
    petrua dhe i vetem trim ne lufte.
    Kryetari i Komisionit tė ligjeve mbrohet: Petro bėn mirė tė vizitohet

    PS, Plasin sėrish polemika
    Koēi: Braho ndihmoi trafikantėt e drogės


    --------------------------------------------------------------------------------

    al.kre

    TIRANE

    Petro Koēi dhe Spartak Braho shkėmbyen polemika dje mes tyre. Dy deputetėt e sė njėtės parti duhet tė jenė shumė larg, ndėrsa pėrmendin fjalėt "ndihmoi trafikantėt e drogės" apo "i sėmurė psikik".

    Kjo ndodhi dje kur ish-sekretari organizativ i PS dhe kryetari i lėvizjes pėr qeverisje me duar tė pastra, Petro Koēi, pėrmendi emrin e deputetit Braho, si njeriu ndaj tė cilit kryesia e PS duhet tė merrte masa dhe jo tė penalizonte ata qė mendojnė ndryshe. "Kryesia e PS duhet tė shqyrtonte dhe tė propozonte masat qė duhen marrė pėr deputetin Spartak Braho, i cili rezultoi se ka ndihmuar trafikantėt e drogės", kėshtu u shpreh dje Petro Koēi. Ai ėshtė bazuar tek ēėshtja e paraqitur pak javė mė parė nė shtyp, ku u publikua njė shkresė e paraqitur nga deputeti Spartak Braho nė Ministrinė e Jashtme me anė tė sė cilės ai kėrkonte qė tė ndėrhyej pėr pajisjen me viza tė dy shtetasve, njė prej tė cilėve njė muaj mė pas kapet me 21.5 kilogramė drogė nė Itali. Ky skandal nuk ngeli pa u sqaruar nga ana e Ministrit tė Jashtėm Ilir Meta, emri i tė cilit ishte pėrdorur nga ana e Brahos pėr marrjen e vizave. Personi i arrestuar sipas shkresės sė paraqitur nga Braho, duhet tė ishte shoferi i Metės. Nė njė njoftim tė Ministrisė sė Jashtme u tha se, deputeti Spartak Braho kishte pranuar se ishte ai qė e kishte paraqitur kėrkesėn pėr vizat e dy personave. Kėtė pėrmendi edhe Koēi dje. Spartak Braho i pyetur nė lidhje me deklarimin e Koēit tha se, nuk dinte gjė dhe se "mbase Koēi duhet tė vizitohet tek mjeku". Dje kryetari i lėvizjes pėr politikė tė pastėr tha se kryesia e PS duhej qė tė merrte njė vendim nė lidhje me kėtė ēėshtje sepse gjithēka kaloi nė heshtje. Nga ana tjetėr ai e krahasoi kėtė me kėrkesėn e Nanos pėr tė mos e kritikuar qeverinė. "Mė mirė njė qeveri e dėshtuar se sa kufizim i fjalės sė lirė", tha Koēi dje. Ai ka reaguar ashpėr ndaj vendimit tė dhėnė, i cili nė radhė tė parė rrezikon anėtarėt e lėvizjes qė drejtohet prej tij.
    ------------



    Jepi NANO se ti ja di zanane ketire jo si Berisha qe ja kalonin miun nen mustaqe dallkauket e tije qe sot bejn qejf ne PDR te Pollo-Tritanit e AD te Neritanit e Pashko Koplikut.
    ----------

    Ja dhe trafikantet e vajzave te vogla qe jane natyrisht pronare te Benzave luksoze protestojne kto dite..
    -------
    GSH
    -------
    E kam blerė makinėn time nė Greqi, thotė Mynyr Avduli, 22 mijė euro dhe e kam tė mbyllur nė mėshirė tė fatit nė polici qė prej 3 ditėsh

    FIER/ "S'i kemi blerė pėr t'i mbyllur". Policia: Presim pėrgjigje nga Interpoli

    Makinat e bllokuara, protestojnė pronarėt


    --------------------------------------------------------------------------------

    Aurora Damini

    FIER

    Dhjetėra pronarė makinash kanė qėndruar dje para Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut tė Fierit dhe kanė kundėrshtuar me forcė qėndrimin nė oborrin e kėsaj drejtorie tė gati 145 makinave luksoze kryesisht "Benz", dhe disa marka fuoristradash, prodhime tė dy viteve tė fundit.

    Ata kanė protestuar duke nxjerrė para duarve dokumentacionet e rregullta tė makinės, ēertifikatat e shitblerjes etj., si dhe duke kėrkuar takim urgjent me nėndrejtorin e policisė sė Drejtorisė sė Fierit. "E kam blerė makinėn time nė Greqi, thotė 36-vjeēari Mynyr Avduli, nga lagjja "Liri", 22 mijė euro dhe e kam tė mbyllur nė mėshirė tė fatit nė polici qė prej 3 ditėsh. Policia na tha se pret konfirmim nga Interpoli. Kjo nuk ėshtė e drejtė, pasi pėrgjigjja mund tė vonohet edhe 9 ditė tė tjera". Shumė prej pronarėve tė tregojnė dokumentin e blerjes nė Itali tė makinave me kilometrazh zero dhe thonė se, i kanė pėr punė e jo pėr t'i mbajtur mbyllur komisariateve tė policisė. Nėndrejtori i policisė u tha pronarėve se "nė bazė tė urdhrit nga lart, asnjė makinė nuk do tė zhbllokohet pa u marrė pėrgjigjja nga Interpoli Zviceran, nėse kėto makina janė tė vjedhura ose jo. Ky ėshtė njė urdhėr i prerė, duan apo s'duan poseduesit e makinave".

    Qė prej disa ditėsh nga fillimi i aksionit ka arritur nė 145 numėri i makinave luksoze tė bllokuara nė Drejtorinė e Policisė sė Fierit.Deri tani janė bllokuar dhe mbajtur nė oborrin e kėsaj drejtorie 145 makina, tė gjitha prodhim i viteve 2000-2001. Nga kėto, 82 janė bllokuar nga Komisariati i Policisė sė Fierit, 46 nga Komisariati i Lushnjės dhe 17 nga Komisariati i Mallakastrės.

    -------
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 03-09-2002 mė 09:57

Tema tė Ngjashme

  1. Historiku i Tiranes
    Nga INDRITI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 92
    Postimi i Fundit: 31-01-2022, 11:25
  2. Drafti pėr Unitet
    Nga Modesti nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  3. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  4. Afatet pėr kalimin nga njė gradė mė e ulėt nė njė mė tė lartė
    Nga Zemrushja nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2007, 00:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •