Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 29 prej 29
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    40

    Thumbs up

    Citim Postuar më parë nga [MaRiO] Lexo Postimin
    E p ë r h i t u r a

    Na ishte një herë një vajzë e bukur e cila jetonte së bashku me babain e vet pasi që nëna i kishte vdekur. A jo shkonte për ç'do ditë tek vari i nënës dhe qante, dhe nuk kishte shokë tjerë pos zogjëve.



    Një ditë u martua babai i saj me një grua e cila i kishte dy vajza. Ato asnjëra nuk e donin të përhiturën ashtu siq ato e quanin sepse ajo ishte më e bukur se ato. Ato ishin aq xheloze sa që e detyronin në punë të ndryshme, poashtu të veshë rrobe të vjetra.
    Kur biente nata dhe vajza kishte përfunduar punët e ditës, ajo ulej pran hirit të zjarrit dhe qante, për këtë arsye dhe filluan të e quajn e Përhitura.
    Një ditë u përhap lajmi se mbreti do bënte një fest ku gjitha vajzat e mbretëris do të ftoheshin. Puna ishte se princi donte të zgjedh një vajzë që të fejohej më të. Kur dy motrat morën vesh se si ishte puna u gëzuan shum dhe nuk mund të mendonin në asgjë tjetër pos se qfar fustani se do të veshin dhe se si do rregullonin flokët.

    E Përhitura dhe ajo kishte dëshirë që të e takonte princin...
    Më në fund dhe dita e madhe mbrini. Njerka dhe dy vajzat e saj morrën rrugën për në kështjellë të mbretit derisa e Pëhitura mbeti duke shiquar pas tyre. Kur më ato humbën nga pamja, e Përhitura filloi të qanë me zë. Një zanë që ishte pranë ndjeu ate dhe u bë e dukshme e tha:
    - Ti dëshiron të shkosh në festë, apo jo?! Unë do të ndihmoj.
    Po moj zanë por unë as fustan të veshi e as këpucë të mbathi, që të mund të shkoj tek princi...
    - Shko në kopsht dhe këpute një kungull dhe më bjer mua! Shko në tavan dhe gjeji gjasht minak dhe nën guri zbuloi gjasht zhapinjë...

    E përhitura pyeste vehten se ç'far don zana me ghith ato?! Sidoqoft ajo bëri mu ashtu siq i tha zana e cila me ndihmë të shkopit të saj magjik e shëndroi kungullin në karrocë të zbukuruar me ari, minakën i shëndroi në kuaj e nga zhapinjët bëri gjashtë shërbëtorë për të Përhiturën. E më në fund lëvizi shkopin magjik dhe veshi të përhiturën më një fustan të bukur punuar me ari e argjent e në këmbë i mbathi një palë këpucë të bukura nga qelqi.
    - Ngutu tani i tha zana të së Përhiturës. Por të keshë kujdesë e të kthehesh para se të bie ora dymbëdhjetë. Pas orës së mesnatës ajo do të shëndrohej mu ashtu siq kishte qenë më parë, me rrobat të vjetra dhe këmbë zbathur. E përhitura i premtoi zanës se do kthehej para se ora të tregojë mesnatë.

    Kur e Përhitura mbrini në festën e mbretit dhe u paraqit në hyrje, salla ku vallzohej u mbush me heshtje. Të gjithë qenë habitur me bukurin e së Përhiturës. Princi kur pa ate, u drejtua menjëherë në drejtim të saj dhe tërë mbrëmjen nuk u largua nga e Përhitura. Mirpo kur e Përhitura dëgjoi se ora filloi të shenjoj mesnatën iu kujtua se çka i kishte thën zana. Ajo iu përkul princit dhe me hapa të shpejtë iku nga aty.

    Ditën e ardhme e përhitura ishte prap në festë dhe prap princi kaloi tërë mbrëmjen pran të së Përhiturës. Ditën e tretë e Përhitura ishte e habitur nga lumturia sa që nuk ndëgjoi orën e cila biente dymbdhjetë. Në qastet e fundit ajo u kthjell dhe kuptoi se duhet të ik nga aty. Ajo nuk mbrini të përshëndes princin ashtu siq duhej dhe ai nuk mbrini të ndalë të Përhiturën të qëndroj pranë tijë. Duke vrapuar një këpucë ra nga këmba e të së përhiturës dhe princi mori ate dhe afroi pranë zemrës.

    Princi ishte dashuruar në të Përhiturën dhe kishte vendosur fellë të gjejë ate gjithsesi. Së shpejti u përhap lajmi se asaj cilës i përshtatet këpuca nga qelqi atë do e fejojë princi.
    vajzat e njerkës u ngutën të provojnë këpucën edhe pse e dinin se ajo nuk ishte e tyre.

    Kur u erdhi rradha të vajzat e njerkës së Përhiturës me grimasa të mëdha dhe mund donin të shtinin këmbën në këpucë, por ajo ishte e pamundur dhe asnerës nuk i përshtatej mu ashtu sikur nuk i përshtatej asnjë vajze tjetër në mretëri.
    E Përhitura u afrua të mbathë këpucën dhe atë e bëri pa problem si dhe njëkohësisht nxori këpucën tjetër qelqi nga xhepi i përparsës dhe pasi mbathi ate ajo u shëndruan në bukurushen më të bukur në mbretëri.

    Ditë më pasë u bë dasmë e madhe:
    Princi dhe e Përhitura martoheshin


    E perhitura = Hirushja

  2. #22
    Kjo "PERRALLA PER MBRETIN LAKURIQ" dhe "Gishtëza" janë të H. C. Andersenit.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e kryenece
    Anëtarësuar
    17-01-2005
    Postime
    167
    Edhe "Çakmaku" eshte shkruar nga H.C. Andersen

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Frederik Rreshpja

    Tek shtepia e dhelpres

    Duke ecur dhe duke ecur, Albani na humbi ne pyll. Ky pylli na ishte i madh dhe druret na ishin te larte, me gjethe shume. Atje, mezi hynte drita e diellit. Pas pak, Albanin e mori uria. Veshtro andej, veshtro kendej na sheh nje kasolle.
    -E kujt eshte kjo kasolle?
    "Tak, tak, tak" trokiti Albani dhe dera e kasolles u hap. Mu ne prag u shfaq zonja dhelper.
    -Ju lutem, - nisi te flase Albani, - a mund te me jepni nje gote uje? Oh, sa jam lodhur!
    Zonja dhelper i dha nje gote uje dhe i tha:
    -Sa keq me vjen qe nuk kam asgje per te ngrene. Nuk me vete hic mbare gjuetia.
    Ne te vertete dhelpra genjente, pasi ate dite kishte kapur nje pule ne fshat, e kishte rrjepur dhe po behej gati ta piqte. Por sapo trokiti Albani ne deren e kasolles, ajo e mbuloi pulen me nje pjate plastike.
    -Desha shume te te jap ndonje gje per te ngrene, por nuk me ndodhet asgje ne shtepi, - genjeu perseri dhelpra.
    Tamam ate cast, per t'u cuditur, pjata me pulen brenda zuri te levizte drejt deres se kasolles.
    -C'eshte kjo pjate keshtu? - pyeti Albani i habitur sa s'ka me.
    Dhelpra u zu ngushte dhe tha:
    -E, e, leviz. Pjate budallaqe hesapi!
    Nderkaq, pula me pjaten ne kurriz doli nga kasollja dhe humbi ne pyll. Dhelpra u be per te vrare veten, se e kuptoi qe mbeti pa dreke.
    Ju e kuptoni besoj, qe pula me pjaten ne kurriz na u be breshke. Dhe iku kjo breshka ne pyll dhe na u martua. Keshtu breshkat u shtuan pa hesap. Qe ate dite, breshka ka kudo.
    Duke ecur e duke ecur, Albani me ne fund na doli nga pylli dhe vajti ne shtepi ku hengri me oreks, kurse zonja dhelper atje tek shtepia e saj ne pyll, ra dhe fjeti e uritur...
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-05-2004
    Postime
    4

    Thumbs up Borbardha

    Na ishte njeher nje fajzë e vogël a jo quhet Borbardha. Njedit princesha e mbretit vdeki dhe mbreti u martua me nje vajze tjeter. A jo vajz ishte e keqe u sillke keq me Borbardhen.Një dit princi u nis per luft dhe ,tani Njerka e ka qu Borbardhen ne pyllë per ta mbytur ujku dhe Borbardha e pa nje shtepi dhe a jo ishte shtepia e gjuajav a jo pa 7 shtrata de 7 pijata dhe keshtu Njerka e qoi nje gjuetar per ta mbytur borbardhen dhe gjuetari shkoi dhe ai nuk e mbyty borbardhen por nje kaprroll keshtu shtriga e morri nje moll dhe ja dha borbardhes dhe Borbardha e hengri mollen dhe vdic..:Dhe 7 gjugjat e shinen Borbardhen ne arkivol dhe pas pak nje princ e pa dhe e hapi arkivolin dhe ai e zjoi me nje puthje dhe jetuna te lumtur per gjith gjithmon:^Dhurata:^Dhurata:^Dhurata
    Kubanez!

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-11-2013
    Postime
    7

    Për: Përralla dhe tregime për fëmijë


  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-11-2013
    Postime
    7

    Për: Përralla dhe tregime për fëmijë


  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-11-2013
    Postime
    7

    Për: Përralla dhe tregime për fëmijë


  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2013
    Postime
    1

    Për: Përralla dhe tregime për fëmijë

    Bilbili dhe trendafili

    Ajo tha se do te kercente me mua po t'i coja trendafila te kuq, -tha studenti i ri, -por ne kopshtin tim nuk ka asnje trendafil te kuq.
    Bilbili i cili kishte ndertuar cerdhen aty prane, e pa permes gjetheve dhe u cudit.
    -Asnje trendafil i kuq ne te gjithe gjithe kopshtin! -thirri ai dhe syte e bukur iu mbushen me lot. -Ah, nga c'gjera te vogla varet lumturia! Kam lexuar gjithe shkrimet e njerezve te mencur dhe zoteroj sekretet e filozofise, por per shkak te nje trendafili jeta ime po shkaterrohet.
    -Ja me ne fund, nje njeri vertet i dashuruar, -tha Bilbili. -Cdo mbremje kam kenduar per te dhe, megjithese nuk e njihja, cdo mbremje u trergoja historine yjeve. Tani ja e shoh. Ka floke te zinj si nje zymbyl ne lulezim e buze te kuqe si trendafili i deshirave te tij, por pasioni ia ka bere fytyren te zbehte si fildish dhe dhembja i ka lene gjurmet e saj ne balle.
    -Princi organizon nje ballo neser ne mbremje, -peshperiti student i ri, -dhe mes te ftuarve do te jete vajza ime. Po i cova nje trendafil te kuq, ajo do te vallezoje me mua deri ne agim. Po i dhurova nje trendafil te kuq, do ta mbaj ne krahet e mi dhe ajo do te mbeshtete koken ne supin tim, dora e saj do takoje timen. Po ne kopsht s'ka trendafila te kuq. Keshtu une do te mbetem vetem dhe ajo do te largohet. Ajo nuk do te me veshtroje dhe atehere zemra do te me behet cope.
    -Ja dikush qe dashuron me gjithe shpirt, -tha Bilbili. -Une kendoj, ai vuan; gezimi im eshte dhimbje per te. Dashuria e vertete eshte dicka e mrekullueshme. Ajo eshte me e cmuar se smeraldet. Me para e flori nuk mundesh dot ta blesh, sepse nuk shitet ne pazar. Nuk shitet nga tregtaret dhe as nuk matet me peshore si ari.
    -Muzikantet do te vendosen ne salle, -vazhdoi studenti, -dhe do te luajne ne instrumentat e tyre. Atehere dashuria ime do te vallezoje nen tingujt e harpes dhe te violines. Ajo do te vallezoje aq lehte, sa kembet e saj nuk do t'i prekin token dhe oborrtaret e veshur shik do te mblidhen rrotull saj. Por ajo nuk do te kerceje me mua, sepse nuk mund t'i fal nje trendafil te kuq. -Dhe u shtri mbi bar, mbuloi fytyren me duar dhe nisi te qante.
    -Pse qan? -e pyeti Hardhuca e gjelber teksa kalonte me bishtin ngritur lart.
    -Vertet, pse? - tha Flutura qe i drejtonte krahet rrezeve te diellit.
    -Pse? - i peshperiti Luledelja fqinjes se saj me ze te ulet.
    -Ai vajton per nje trendafil te kuq! -tha Bilbili.
    -Per nje trendafil te kuq?! -u habiten ata.
    -Sa qesharake!. -Dhe Hardhuca qe ishte disi cinike ia plasi gazit.
    Por bilbili e dinte sekretin e dhembjes se studentit dhe qendronte i heshtur ne degen e lisit dhe mendonte per misterin e dashurise.
    Papritur hapi krahet fluturim dhe u ngrit ne ajer. Fluturoi mbi pyll dhe iu afrua kopshtit. Ne mes te barit qendronte nje shkurre trendafili dhe kur e vuri re, Bilbili u ul mbi njeren dege te tij.
    -Me jep nje trendafil te kuq,- i tha ai, - dhe une do te kendoj kengen me te bukur.
    Por trendafili uli koken.
    -Trendafilat e e mi jane te bardhe, -u pergjigj ai. - Te bardhe si shkuma e detit, me te bardhe se bora ne male. Shko tek vellai im qe rritet ne fund te kopshtit dhe ndoshta ai do te te jape ate qe kerkon.
    Keshtu Bilbili fluturoi tek trendafili qe rritej ne fund te kopshtit.
    -Me jep nje terndafil te kuq, - i tha Bilbili, - dhe un do te kendoj per ty kengen me te bukur.
    Por trendafili tundi koken.
    -Trendafilat e mi jane te verdhe, -u pergjigj ai, - te verdhe si floket e nje sirene qe rri mbi fron dhe me te verdhe se zhabina qe lulezon ne livadh perpara se te vije kositesi me draper. Shko tek vellai im qe rritet poshte dritares se dhomes se studentit dhe ndoshta ai do te te jape ate qe kerkon.
    Keshtu Bilbili fluturoi te trendafili poshte dritares.
    -Me jep nje trendafil te kuq, - i tha ai, - dhe une do te kendoj per ty kengen me te bukur.
    Trendafili rundi koken.
    -Trendafilat e mi jane te kuq, - u pergjigj ai, - te kuq si kembet e pellumbit dhe me te kuq se koralet qe lekunden ne thellesite e oqeanit. Por dimri m'i ka ftohur venat, akulli ma ka ngrire gjoksin dhe stuhi mi ka thyer deget, prandaj nuk do te kem lule gjithe vitin.
    -Dua vetem nje trendafil te kuq, - iu lut Bilbili, - vetem nje. Nuk ka ndonje menyre per ta marre?
    -Ka vetem nje menyre, - u pergjigj Trendafili, - por eshte aq e tmerrshme sa nuk guxoj ta them.
    -Ma thuaj, - u pergjigj Bilbili. - Nuk kam frike.
    -Nese do nje trendafil te kuq, do ta krijosh nga kenga jote nen driten e henes dhe ta ngjyrosesh me gjakun e zemres tende. Duhet te me kendosh mua me kraharorin kundrejt gjembit tim. Gjithe naten do te me kendosh mua dhe gjembi im do te ngulet ne zemren tende. Keshtu gjaku yt plot jete do te hyje ne venat e mia dhe do te behet i imi.
    -Vdekja eshte nje cmim shume i larte per te paguar Trendafil i kuq, - i tha Bilbili. - Jeta eshte e shtrenjte per te gjithe. Eshte bukur te qendrosh ne pyjet e gjelber e te veshtrosh diellin ne karrocen e tij te florinjte dhe henen me kuroren e saj me perla. I embel eshte kundermimi i eres se murrizit, te mrekullueshme jane lulet ne lugina, i embel eshte flladi qe fryn faqeve te kodres. Megjithate dashuria eshte me e madhe se jeta. Po cfare eshte zemra e nje zogu ne krahasim me ate te nje njeriu!
    Keshtu Bilbili hapi krahet dhe u ngrit fluturim. Fluturoi si hije mbi kopsht dhe po si hije zbriti ne korie. Studenti rrinte shtrire mbi bar, aty ku e kishte lene Bilbili dhe lotet ende nuk i ishin thare ne syte e bukur.
    -Do te jesh i lumtur, - thirri Bilbili. - I lumtur! Do ta kesh trendafilin tend te kuq! Do ta krijoj une me kengen time nen driten e henes dhe do ta ngjyej me gjakun e zemres . Ate qe dua ne shkembim eshte dashuria jote e paster, sepse dashuria eshte me e mencur se filozofia dhe me e forte se fuqia. Ka krahet me ngjyren e zjarrit dhe po me ngjyre zjarri ka trupin. Ka buze te embla mjalte dhe aromen e kendshme si rreshira.
    Studenti ngrinti koken dhe degjonte, por nuk e kuptonte se c'thoshte bilbili. Ai dinte vetem gjerat qe qene shkruar ne libra.
    Lisi e degjonte dhe i erdhi keq sepse e donte me gjithe zemer Bilbilin, i cili kishte ndertuar folene ne deget e tij.
    -Me kendo nje kenge te fundit, - i peshperiti. -Do te ndihem i vetmuar kur te largohesh.
    Kur Bilbili mbaroi kengen, studenti u ngrit, nxori nje fletore dhe nje laps nga xhepi.
    -Ka poezi, - tha ai ndersa ecte ne korie, - kete s'mund ta mohosh. Por a ka ndjenja? Kam frike se jo. Ne fakt, ai eshte si gjithe artistet. Ka stil por aspak sinqeritet. Ai nuk do ta sakrifikonte veten per te tjeret. Ai mendon vetem per muziken dhe te gjithe e dine se arti eshte egoist. Megjithate duhet pranuar qe zeri i tij ka nota te bukura. Sa keq qe ate nuk kane kuptim e nuk sjellin dobi!
    Dhe studenti shkoi ne dhomen e tij, u shtri ne dyshekun e thjeshte, e nisi te mendonte per dashurine e tij dhe pas njefare kohe e zuri gjumi.
    Kur hena ndricoi, Bilbili fluturoi te Trendafili i kuq dhe i drejtoi kraharorin gjembit. Gjithe naten kendoi me gjembin ngulur ne kraharor dhe hena e ftohte si kristal rrinte dhe degjonte. Bilbili kendoi gjithe naten dhe gjembi i ngulej gjithnje e me thelle ne kraharor dhe gjaku ngadale largohej prej trupit te tij.
    Ne fillim Bilbili i kendoi lindjes se dashurise ne zemren e nje djaloshi e te nje vajze dhe ne maje te Trendafilit lulezoi nje trendafil i mrekullueshem; petal pas petali celte ashtu sikurse kenga ndiqte kengen. Ne fillim trendafili ishte i zbehte si mjegulla mbi lume, i zbehte si drita e mengjesit dhe i argjendte si krahet e agimit. Ngjante si hija e tendafilit ne pasqyre argjendi, si hija e trendafilit ne uje. Por Trendafili i thirri Bilbilit te ngjishej me fort pas gjembit.
    -Ngjeshu pas gjembit, Bilbil i vogel, ndryshe do te linde dita para se trendafili te lulezoje.
    Keshtu Bilbili u ngjesh pas gjembit dhe kenga e Bilbilit sa vinte e behej me e fuqishme. Ai i kendonte lindjes se pasionit ne shpirtin e nje burri dhe te nje gruaje.
    Nje skuqje e lehte roze u duk ne petalet e trendafilit. Por gjembi ende s'kishte arritur zemren, prandaj zemra e trendafilit kishte mbetur e bardhe, sepse vetem gjaku i zemres se nje bilbili mund ta perskuqte zemren e trendafilit.
    -Ngjeshu me fort, Bilbil i vogel, ndryshe do te linde dita para se gonxhja te cele.
    Keshtu Bilbili u ngjesh me fort pas gjembit dhe gjembi arriti ne zemer dhe nje dhembje e mpreht ei therri ne shpirt. Sa me e hidhur behej fhimbja, aq me e fuqishme dilte kenga, sepse Bilbili i kendonte dashurise deri ne vdekje, dashurise qe nuk vdes as ne varr.
    Dhe trendafili i mrekullueshem u pergjak, ashtu si perskuqet qielli ne perendim. E kuqe ishte kurora e petaleve, me e kuqe se rubini zemra e trendafilit. Por zeri i Bilbilit sa erdhi e u shua. Krahet e vegjel nisen te perpeliteshin dhe nj perde i mbuloi syte. Ndjeu dicka qe po e mbyste ne fyt. Pastaj patu shperthimin e fundit te kenges. Hena e argjendte e degjoi, harroi agimin e dites, dhe qendoi ne qiell. Trendafili i kuq u drosh dhe hapi petalet ne ajrin e ftohte te mengjesit. Kenga e Bilbilit oshetiu neper kodra dhe zgjoi barinjte e pergjumur nga endrrat. Ajo lundroi ne valet e lumit dhe ia coi mesazhin detit.
    -Shiko! Shiko! - thirri Trendafili, - gonxhja ime celi.
    Por Bilbii nuk u pergjigj, sepse shtrihej i vdekur mbi bar me gjembin e ngulur ne zemer.
    Ne msdite studenti hapi dritaren dhe veshtroi jashte.
    -Oh cfare fati! - thirri ai. - Ja ku qenka nje trendafil i kuq. Nuk kam pare kurre trendafil me te bukur se ky ne jeten time. Qenka kaq i bukur dhe jam i sigurt se ka nje emer te gjate ne latinisht.
    U perkul dhe e keputi. Pastaj vuri kapelen dhe vrapoi me trendafil ne dore per tek shtepia e profesorit.
    Vajza e profesorit, ulur te pragu i deres, mblidhte mendafsh ngjyre blu ne rrotullez, ndersa qeni i rrinte prane kembeve.
    -Ti the qe do te kerceje me mua, nese te sillja nje trendafil te kuq, - i tha studenti. - Ja ku eshte trendafili me i kuq ne bote! Do te vendosesh per mua sot ne mbremje. Ndersa do te kercejme, ai do te te tregoje sa shume te dua.
    Vajza e profesorit rrudhi ballin.
    -Kam frike se nuk me shkon me fustanin, - u pergjigj ajo. - Pastaj, vec kesaj, nipi i kryeoborrtarit me ka derguar bizhuteri te mrekullueshme dhe te gjithe e dine se ate vlejne shume me teper se lulet.
    -Ti qenke shume e pasjellshme, - ia ktheu studenti me zemerim dhe e flaku trendafilin e kuq ne rruge dhe rrota e nje karroce qe kalonte, shkeli mbi te.
    -E pasjellshme! - thirri vajza. - Po ta them qe je fare paedukate. Ne fund te fundit cfare je ti? Nje student. Nuk besoj se ke kepuce me togeza argjendi si nipi i kryeoborrtarit. U ngrit nga karrigia dhe hyri ne shtepi.
    -C'gje budallaqe qenka dashuria, -tha studenti, ndersa largohej. -Nuk vlen as sa gjysma e logjikes, sepse nuk provon asgje dhe gjithmone thote gjera qe s'kane per te ndodhur. Te ben te besosh gjera qe nuk jane te verteta. Ne te vertete, eshte jo praktike dhe ne kete moshte te jesh praktik eshte gjithcka. Duhet t'i kthehesh filozofise e te studiosh metafiziken.
    Keshtu studenti u kthye ne dhome, nxori nje liber te madh mbuluar nga pluhuri e nisi te lexonte.

    Oscar Wilde

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 159
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 12:50
  2. Edmond Budina
    Nga Alesia në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 18-04-2007, 21:40
  3. Virgjil Muçi - Na ishte një herë një botë me përralla!
    Nga Davius në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-04-2006, 18:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •