Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 20
  1. #11
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Fjala e autorit :

    I Adhuruari mbi Arshin e qiellit ka qėndruar
    Nga krijesat e Tij ėshtė i Ndarė, i Veēuar


    Nė tė pohohet Cilėsia e “istiuas” (qėndrimit tė Allahut mbi Arsh) e cila pėrfshin Lartėsimin e Allahut. Kėtė Cilėsi Allahu i Madhėruar e ka pohuar shtatė herė nė Kuran, nė kapitujt: Araf, Jusuf, Rrad, Ta Ha, Furkan, Sexhdeh dhe Hadid, gjė qė e bėn tė pamundur mohimin dhe interpretimin e saj nga muatilėt. Njė gjė e tillė do tė ēonte nė mohimin e Lartėsisė sė Tij. Atėherė, Allahu i Madhėruar ose qėndron mbi Arsh i Veēuar nga krijesat e Tij, ose ėshtė i shkrirė me to, ose Ai nuk ekziston. Pra nuk ka tė katėrt nė kėtė ndarje. Kur dihet pavlefshmėria e kėtyre dy tė fundit pranohet se Ai qėndron mbi Fronin e Tij. Disa bidatēinj janė tė mendimit se “isteua” (qėndroi), vjen me kuptimin “u drejtua” sikurse ėshtė pėrmendur nė fjalėn e Allahut tė Madhėruar:

    “Pastaj iu drejtua qiellit (krijimit tė tij)…” Fusilet 11.

    Kjo nuk ėshtė e vėrtetė sepse folja “isteua” kur shoqėrohet me parafjalėn “tek” (ila) ka pėr qėllim kuptimin “u drejtua”, ndėrsa kur shoqėrohet me parafjalėn "mbi" (ala), nuk pėrmban kuptim tjetėr pėrveē lartėsimit dhe ngritjes.
    Ibnul Kajim (Allahu e mėshiroftė!) ka saktėsuar se folja "isteua" edhe nėse shoqėrohet me parafjalėn "ila" ka pėrsėri kuptimin e ngritjes dhe ky kuptim nuk e nxjerrė kėtė fjalė nga kuptimi i saj parėsor. Shiko "Mukhtesar seuaik" vėll. II, f. 318.
    Ndėrsa tė tjerė kanė mendimin se “el istiua” (qėndrimi), vjen me kuptimin “el istilau” qė do tė thotė “mbizotėroi”. Edhe kjo nuk ėshtė e njohur nė gjuhėn arabe ashtu siē e kanė sqaruar kėtė imamėt. Pastaj mbizotėrimi vjen nga epėrsia pas grindjes por kjo nuk ėshtė e saktė nė tė drejtėn e Allahut tė Madhėruar. Pasuesit e sunetit, kur e pohojnė qėndrimin e Allahut tė Madhėruar, nuk pyesin si e qysh, duke u argumentuar me thėnien e imam Malikut: “Qėndrimi i Allahut mbi Arsh ėshtė i ditur, mėnyra se si ėshtė e panjohur, besimi nė tė ėshtė detyrė, ndėrsa tė pyeturit rreth tij ėshtė bidat.”






    Fjala e autorit:

    Gjithėsia ėshtė e krijuar dhe Zoti im Krijues
    Edhe para saj ka qenė Krijues dhe Zotėrues


    Gjithėsi ėshtė ēdo gjė e krijuar nga mosekzistenca dhe ėshtė njė term qė pėrfshin ēdo gjė, pėrveē Allahut tė Madhėruar, Emrave dhe Cilėsive tė Tij. Ėshtė i pamohueshėm fakti, se ēdo ekzistencė ka formėsuesin e saj, ndėrsa Allahu i Madhėruar ėshtė i Vetėekzistueshėm, i panevojshėm pėr tė tjerė. Dhe duke qenė i tillė detyrimisht posedon Cilėsi tė pėrsosura. Emrat dhe Cilėsitė i ka merituar edhe para se tė krijonte krijesat e Tij. Me kėtė varg autori i ėshtė kundėrpėrgjigjur mutezilėve2 tė cilėt thanė se Allahu i Madhėruar u Fuqizua pėr tė vepruar pasi nuk ka qenė i Fuqishėm pėr njė gjė tė tillė.
    Ibn Ebil Izz (komentuesi i Tahauijes) ka thėnė: “Allahu i Madhėruar vazhdon qė tė jetė i cilėsuar me cilėsitė mė tė plota: Cilėsi vetiake (qė pėrshkruajnė qenien e Allahut) dhe cilėsi vepruese. Nuk lejohet qė tė besojmė se Allahu ėshtė pėrshkruar me ndonjė cilėsi tė cilėn nuk e ka pasur (para se tė krijojė krijesat e Tij), sepse kjo do tė nėnkuptonte mangėsinė e Tij. Larg tė metave qoftė Ai! Cilėsitė e Tij janė cilėsi tė pėrsosura, mosprania e tyre ėshtė tregues mangėsie. Kėshtu, nuk mundet tė arrihet pėrsosmėria pasi ka qenė i cilėsuar me tė kundėrtėn e saj; dhe as nuk do t'i pėrgjigjeshin kėsaj cilėsitė vepruese, cilėsitė e zgjedhura, apo tė ngjashme me to siē janė: Krijimi, Formėsimi, Jetėdhėnia, Jetėmarria, Shtrėngimi (kapia), Dhėnia (shtrirja e dorės), Mbėshtjellja (palosja e qiejve), Qėndrimi (mbi Arsh), Ardhja, Qasja, Zbritja, Zemėrimi, Kėnaqėsia etj..., me tė cilat Ai e ka pėrshkruar Vetveten, apo e ka pėrshkruar Atė i Dėrguari i Tij…” Komentimi i Tahauijes vėll. I, f. 6.
    Autori (Allahu e mėshiroftė!) ka pėr qėllim se cilėsitė vepruese edhe pse ndodhin nė pėrputhje me Dėshirėn e Tij, kjo nuk do tė thotė se Ai nuk i ka pasur kėto cilėsi para veprimit. Shkrimtari quhet shkrimtar edhe nėse e le lapsin (nuk shkruan) ndėrkohė qė Allahut i takon shembulli mė i lartė.
    Ibn Ebil Izz ka thėnė: “Vėrtet qė Allahu i Madhėruar ka qenė i cilėsuar Zot para se tė gjendej diēka e zotėruar, dhe i cilėsuar Krijues para se tė gjendeshin krijesat…” Komentimi i Tahauijes, Vėll.I, f.116.





    Fjala e autorit:

    Asgjė si pėrngjet Allahut, tė ngjashėm s’ka me Tė
    I Lartė ėshtė Zoti ynė, i Veēantė nga ēdo gjė


    Nė tė ka kundėrpėrgjigje ndaj pėrngjasuesve tė cilėt e tepruan nė pohim e Cilėsive derisa e pėrngjasuan Krijuesin me krijesat duke u mbėshtetur nė disa argumente, si Fjala e Allahut tė Madhėruar: “Vėrtet ne e krijuam njeriun nė formėn mė tė bukur.” Tijn 4. , pėr tė cilėn kanė thėnė: “Forma mė e bukur ėshtė forma e Allahut tė Madhėruar”. Kjo ide e tyre ėshtė e papranuar, sepse qėllimi kėtu ėshtė: krijesa me formėn mė tė bukur.
    Prej rrregullave tė argumentimit tė saktė ėshtė marrja nė konsideratė e tė gjitha argumenteve dhe jo shkėputja e teksteve kuranore pjesė-pjesė. Pėr kėtė duhet tė bashkojmė Fjalėn e Allahut tė Madhėruar:

    “Vėrtet ne e krijuam njeriun nė formėn mė tė bukur.” Tijn 4.

    me Fjalėn tjetėr:

    “Askush dhe ėsgjė s’ėshtė si Ai…” Shura 11.


    Njė mospėrputhje e tillė do tė shkaktonte pėrplasje argumentesh dhe kundėrthėnie, siē thotė Allahu i Madhėruar:

    “… sikut tė ishte prej dikujt tjetėr pėrveē Allahut do tė gjenin nė tė shumė kundėrthėnie.” Nisa 82.
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  2. #12
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Fjalėt e autorit:

    Kush thotė se sheh Zotin nė kėtė botė
    Ai ėshtė mohues, teprues dhe kokėfortė

    Librat e Allahut ka kundėrshtuar e ata qė janė dėrguar
    Nga Ligji i shenjtė i Zotit ėshtė shmangur e larguar

    Ėshtė prej atyre qė pėr ta Zoti ynė ka thėnė
    Nė ditėn e Gjykimit tė nxirė nė fytyrė do tė jenė

    Do ta shohin Atė, robėrit e Tij nė Xhenete
    Siē ėshtė saktėsuar nė lajme me senede3


    Drejtimi i pasuesve tė sunetit dhe xhematit beson se Allahu i Madhėruar nuk shihet nė kėtė botė, nė kundėrshtim me disa sufi tė cilėt thanė: se Allahut mund tė shikohet nė kėtė botė.
    Nė Sahihun e Imam Muslimit trasmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Dijeni se ju nuk do ta shihni Zotin tuaj derisa tė vdisni.”

    E pėr kėtė nuk ka mosmarrveshje ndėrmjet pasuesve tė sunetit. Ndėrsa nė lidhje me Profetin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), nė natėn e miraxhit, ka dy mendime:

    I pari: ėshtė edhe mendimi i shumicės sė dijetarėve tė cilin e ka mbėshtetur Aishja (Allahu qoftė i kėnaqur prej saj!) dhe shumica e shokėve tė Profetit, se ai nuk e ka parė Allahun.

    Transmetohet nė njė hadith tė saktė se Mesruku e ka pyetur Aishen (Allahu qoftė i kėnaqur prej saj!): “A e ka parė i Dėrguari i Allahut Zotin e tij? ” Ajo tha: “Po mė rrėnqethet trupi nga ajo qė the.” Pastaj shtoi: “Kush thotė se Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e ka parė Zotin e tij vetėm se ka gėnjyer.” Muslimi.

    I dyti: Ėshtė mendimi i Abdullah bin Abasit dhe disa dijetarėve se ai e ka parė Zotin e Madhėruar. Disa prej tyre janė argumentuar me hadithin tė cilin e transmeton Imam Muslimi prej Ebu Dherrit (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) se ai ka pyetur Profetin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) duke thėnė: “A e pe Zotin tėnd?” Ai tha: “Pashė dritė.”
    Sipas njė tjetėr transmetimi: “ishte dritė si mud ta shihja unė Atė?!”
    Ty dyja transmetimet nuk tregojnė pohimin e shikimit, por tregojnė se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka parė perden, sepse perdja e Tij ėshtė dritė, siē ka ardhur nė hadithin e transmetuar nga Buhariu nga Ebu Musa (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij) i cili ka thėnė: “I Dėrguari i Allahut doli pėrpara nesh dhe na kėshilloi pėr pesė gjėra, duke thėnė:

    “Me tė vėrtetė Allahu nuk fle as nuk i shkon pėr shtat Atij tė fjejė. Ai ėshtė qė i ul gradat dhe i ngre ato. Veprat e natės ngrihen tek Ai para agimit tė ditės dhe veprat e ditės para ngrysjes. Mbulesa e Tij ėshtė dritė qė sikur ta zbulonte atė do tė digjte me njė rreze fare tė hollė, nga Madhėshtia e Fytyrės sė Tij, deri aty ku mbaron shikimi.”

    Fjala e autorit: “Ai ėshtė zindijk”. Domethėnė mohues, dezertues, hipokrit.
    Fjala e tij “teprues” domethėnė i ka tejkaluar kufinjtė, e cila vjen nga fjala e Allahut tė Madhėruar:

    “Vėrtet kur uji u ngrit tej kufijve tė tij, Ne ju mbajtėm juve nė lundruese (anije).” El Haka 11.


    Fjala e tij “kokėfortė” domethėnė qė ka dalė nga bindja (kryengritės), e cila vjen nga Fjala e Allahut tė Madhėruar:

    “Ata nuk lusin tjetėr pėrveē Tij, vetėm se femra, dhe nuk lusin tjetėr pėrveē djallit, njė kundėrshtues i pėrhershėm.” Nisa 117.

    Fjala e tij “Librat e Allahut ka kundėrshtuar e ata qė janė dėrguar”. Pėr kundėrshtimin e librave, Allahu i Madhėruar na tregon nėpėrmjet historisė sė Musait ku thotė:

    “E kur Musai erdhi nė kohėn qė caktuam dhe i foli Zoti i vet, ai tha: “Zoti im! Mė mundėso tė tė shoh!” Ai i tha: “Ti nuk ke mundėsi tė mė shohėsh, por shiko kodrėn, e nėse ajo qėndron nė vendin e vet, ti do tė mė shohėsh Mua.” Kur u kthye nga kodra, njė pjesė e dritės nga Zoti i Tij e bėri atė (kodrėn) thėrrmi, e Musait i ra tė fikėt. Kur erdhi nė vete tha: “E Lartė ėshtė Madhėria Jote, pendohem te Ti dhe unė jam i pari i besimtarėve.” Araf 143.

    Kur Musai nuk arriti ta shikojė Atė, e kush tjetėr veē tij mund ta shohė?!
    Ndėrsa pėr kundėshtim ndaj tė dėrguarve kemi paralajmėrimin qė i bėri Profeti popullit tė tij nga dexhali, siē na ėshtė sqaruar se nuk ka pasur asnjė profet qė nuk e ka paralajmėruar popullin prej tij, pastaj ka thėnė:

    “Ju nuk do ta shihni Zotin tuaj derisa tė vdisni.”

    Fjala e tij: “ėshtė shmangur” do tė thotė ka devijuar nga Sheriati, tė cilin Allahu i Madhėruar e ka lartėsuar dhe shenjtėruar.
    “E larguar” domethėnė nga rruga e drejtė.
    Fjala e tij: “Nė Ditėn e Gjykimit tė nxirė nė fytyrė do tė jenė” sinjalizon Fjalėn e Allahut tė Madhėruar:

    “E Ditėn e Kiametit, do t’i shohėsh fytyrat e atyre qė gėnjyen ndaj Allahut, tė nxira.” Zumer 60.


    Gjithashtu sinjalizon Fjalėn tjetėr tė Tij:

    “Nė ditėn kur ka fytyra qė zbardhen dhe ka fytyra qė nxihen.” Ali Imran 106.


    Ibnu Abasi (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) ka thėnė:
    “Do tė zbardhen fytyrat e ndjekėsve tė sunetit dhe do tė nxihen fytyrat e bidatēinjve (risixhinjve).”
    Kjo tregon se kush pohon shikimin e Allahut ka bėrė bidat tė shėmtuar nė kėtė fe dhe pėr shkak tė kėsaj do tė ringjallet me fytyrė tė nxirė

    Fjala e autorit:

    “Do ta shohin Atė, robėrit e Tij nė Xhenete” pėr kėtė pasuesit e sunetit dhe xhematit janė tė njė mendimi.
    Allahu i Madhėruar ka thėnė:

    “Atė ditė do tė ketė fytyra tė ndritura. Qė Zotin e tyre shikojnė.” Kijameh 22-23.


    Gjithashtu thotė:

    “Atyre qė bėjnė vepra tė mira, u takon e mira dhe mė tepėr…” Junus 26.


    Nė hadithin tė cilin e ka nxjerrė Ibnu Xheriri dhe Ibnu Ebi Hatim nga Ebu Musa el Esharij (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

    “Vėrtet, Allahu do tė dėrgojė Ditėn e Kiametit njė thirrės qė do tė thėrrasė: “O banorė tė xhenetit! -me njė zė qė do ta dėgjojė i pari dhe i fundit i tyre- Vėrtet Allahu ju ka premtuar juve tė mirėn dhe shtesė. E mira ėshtė xheneti dhe shtesa ėshtė shikimi i Fytyrės sė Mėshiruesit tė Madhėruar.”

    Allahu i Madhėruar thotė:

    “Jo dhe jo! Atė ditė do tė jenė tė penguar prej (shikimit tė) Zotit tė tyre.”Mutafifin15.

    Imam Shafiu dhe tė tjerė kanė thėnė: “Armiqtė e Tij nuk do ta shikojnė Allahun pėr shkak tė zemėrimit tė Tij me ta, ndėrsa besimtarėt do ta shohin Atė tė gėzuar.”

    Fjala e tij: “Siē ėshtė saktėsuar nė lajme me senede4” tregon se hadithet mbi shikimin (e Allahut) kanė mbėrritur kufirin e teuaturit5, tė cilat transmetohen nga transmetues tė saktė nė librat e suneneve dhe mesanidėve (libra tė transmetimit tė haditheve) mbi rreth 30 sahabė. Njė prej tyre ėshtė hadithi tė cilin e transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Xherir Ibn Abdullah (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

    “Vėrtet, ju do ta shihni Zotin tuaj ashtu siē shikoni Hėnėn. Dhe nuk do tė shtyheni ndėrmjet jush pėr ta parė.”

    Xhehmijtė6 dhe mutezilėt e kanė pėrgėnjeshtruar shikimin e Allahut tė Madhėruar nė botėn tjetėr dhe tė gjitha ajetet dhe hadithet i kanė interpretuar jo nė kuptimin e tyre origjinal. Kėshtu ata kanė thėnė pėr fjalėn e Allahut tė Madhėruar: "Qė Zotin e tyre e shikojnė" ka kuptimin “Ata janė nė pritje tė shpėrblimit tė Tij”, por pa dyshim, interpretimi i tyre ėshtė i pavlerė, sepse ajeti, qė sipas tyre, ka ardhur nė mėnyrė alegorike pėr tė treguar shpėrblimin, nuk tregon shpėrblim, pasi nė pritje nuk ka shpėrblim, por dhimbje dhe vėshtirėsi. Njė problem tjetėr ėshtė se nė gjuhėn arabe fjala “en nedhar” nėse shoqėrohet me parafjalėn ila (tek) vjen me kuptimin e tė shikuarit, ndėrsa kur shoqėrohet me parafjalėn fi (nė) vjen me kuptimin e tė medituarit, ashtu siē pėrmendet nė Fjalėn e Allahut tė Madhėruar:

    “A nuk vėshtruan ata me vėmendje pushtetin e madh nė qiej e nė Tokė…” Araf 185

    Domethėnė meditojnė.
    Mund tė pėrftohet edhe kuptimi i tė priturit, kur nuk ndiqet nga parafjalė, siē ka ardhur nė Fjalėn e Allahut tė Madhėruar: "...na pritni tė ndriēohemi prej dritės suaj."
    Apo Fjala e Tij:

    “… e do tė shoh se ēka do tė na sjellin tė dėrguarit.” Neml 35,


    Domethėnė do tė qėndroj nė pritje se ēdo tė sjellin tė dėrguarit.
    Si kundėrpėrgjigje ndaj interpretimit tė tyre tė kotė, mjafton ajo qė transmetuam mė parė nga Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Kur ata kanė keqinterpretuar ēka vijoi mė lart, ēfarė mund tė bėjnė me lutjen e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) drejtuar Allahut: "Tė lutem Ty tė mė mundėsosh tė shikoj Fytyrėn Tėnde tė Nderuar!"?!

    Ndėrsa argumentimi i tyre me Fjalėn e Allahut tė Madhėruar:

    “…Ti nuk ke mundėsi tė mė shohėsh…” Araf 143

    nuk nėnkupton mohimin e plotė tė tė shikuarit, pasi Ai nuk ka thėnė: "Unė nuk shihem" apo "nuk lejohet shikimi Im". Pra, ka dallim ndėrmjet dy pėrgjigjeve, madje nė vetė pyetjen e Musait (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka kundėrpėrgjigje ndaj tyre, sepse shikimi (i Zotit) sikur tė mos lejohet, atėherė nuk do ta kėrkonte atė njė profet nga tė dėrguarit e vendosur dhe meqė ai e kėrkoi, kjo tregon se kjo gjė lejohet.
    Ndėrsa argumentimi i tyre me fjalėn e Zotit tė Madhėruar:

    “Atė nuk e arrin shikimi (i njerėzve)…” Enam 103

    nuk mund tė merret si argument, sepse arritja tregon pėrfshirjen, ndėrsa mohimi i pėrfshirjes nuk tregon mohimin e shikimit. Kėshtu, ne e shikojmė qiellin, por nuk e pėrfshimė atė.
    Allahu i Madhėruar thotė:

    “Dhe kur u panė dy grupet, shokėt e Musait thanė: “Mė siguri na arritėn!” Ai (Musai) tha: “Kurrsesi, me mua ėshtė Zoti im, Ai do tė mė udhėzojė…” Shuara 61-62.

    Musai nuk mohoi shikimin (e grupit tjetėr), por mohoi arritjen.
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  3. #13
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Fjala e autorit:

    Kuranin tė zbritur nga Zoti, e besojmė ne,
    Qė Muhamedit, Xhibrili ia solli pėrmbi dhč


    Sipas fjalės sė Allahut tė Madhėruar:

    “E ai (Kurani) ėshtė zbritje e Zotit tė botėve. Atė e solli shpirti besnik. Nė zemrėn tėnde, pėr tė qenė ti prej atyre qė tėrheqin vėrejtjen…” Shuara 192-194.

    Sipas mendimit tė tė gjithė komentatorėve tė Kuranit, shpirti besnik ėshtė Xhibrili (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!).


    Fjala e autorit:

    Si shpallje Kuranin atij ia zbriti
    Lum ai qė udhėzim nga Allahu e priti.


    Shpallje nė kuptimin gjuhėsor do tė thotė fjalė e fshehtė, ndėrsa nė kuptimin terminologjik do tė thotė kumtimi i Allahut tė Madhėruar drejtuar tė dėrguarit tė Tij me ndėrmjetėsimin e engjėllit (melekut) ose nėpėrmjet inspirimit. Ai ėshtė dy llojesh: shprehimor, siē ėshtė Kurani dhe kuptimor, siē ėshtė suneti ku futet edhe hadithi i shenjtė (kudsij). Tė dy llojet e shpalljes janė udhėrrėfimi i Allahut (pėr njerėzit), siē ka thėnė Allahu i Madhėruar:

    “…Juve ju erdhi nga Allahu dritė dhe Libėr i qartė. Allahu udhėheq me tė (Kuranin)ata qė kėrkojnė kėnaqėsinė e Tij drejt rrugėve tė paqes dhe me Dėshirėn e Tij i nxjerr ata prej errėsirave nė dritė dhe i udhėzon nė Rrugėn e drejtė (Islam).” Maideh 15-16.



    Fjala e autorit:

    Fjalė e shenjtė e zbritur prej Allahut tė Madhėruar
    Me urdhėrime, ndalime e argumente pėrforcuar


    Allahu i Madhėruar ka thėnė:

    “Se me tė vėrtetė ai ėshtė Kuran i famshėm. Ėshtė nė njė Libėr tė ruajtur(El Leuhul Mahfudh). Atė nuk e prek kush, vetėm tė pastrit. Ėshtė i zbritur prej Zotit tė botėve.” Uakia 77-80.

    E famshme ėshtė cilėsi e fjalės, dhe Fjala ėshtė Cilėsi e Allahut tė Madhėruar.
    Ndėrsa fjala e tij “me urdhėrime, ndalime” ėshtė kundėrpėrgjigje ndaj mutezilėve, tė cilėt thanė se Fjala e Allahut ėshtė krijesė e veēuar dhe jo cilėsi e Allahut tė Madhėruar. U themi atyre: A ka mundėsi qė krijesa tė urdhėrojė apo tė ndalojė? Nėse ata thonė: Urdhėron dhe ndalon me lejen e Allahut, atėherė u themi: A mundet qė tė thotė ajo krijesė:

    “…O Musa, s’ka dyshim se Unė jam Allahu, Zoti i botėve!” Kasas 30.

    Kjo ėshtė kundėrpėrgjijgje edhe ndaj esharive, tė cilėt thonė se Fjala e Allahut ėshtė ēėshtje vetjake, e vetekzistueshme, paformė. Dihet se ēdo gjė qė lidhet me urdhėrin, ėshtė kėrkesė dhe ēdo gjė e lidhur me ndalimin, ėshtė lėnie. Ēdo njėra prej tyre ka format e veta tė njohura. Thėnia e tyre tė lė tė kuptosh se fjalėt e Kuranit nuk janė tė shqiptuara nga Zoti i botėve, por janė tė vetekzistueshme, ndėrsa Kurani ėshtė vetėm shprehės i tyre. Thėnia e tyre ėshtė bazuar nė fjalėn e kristianit Ahtal, i cili ka thėnė:

    Fjalėt nga zemra burojnė
    Prej zemrės gjuhėt i pėrēojnė


    Kėto fjalė nuk janė vėrtetuar as nga ai, e as nė divanin e tij. Edhe nėse vėrtetohet njė gjė e tillė nuk mund tė hidhen pas shpine argumentet e Kuranit dhe sunetit pėr fjalėt e njė kristiani tė vonshėm, tė cilėve nuk u merren nė konsideratė poezia e tyre as pėr ēėshtje gjuhėsore e jo mė pėr ēėshtje tė besimit.


    Fjala e autorit:


    Fjala e Zotit tė botėve ėshtė reale, e vėrtetė
    Kush dyshon nė tė ka mėkatuar e humbur pėrjetė.


    Me kėtė varg, autori u ėshtė kundėrpėrgjigjur tė pasigurtėve dhe atyre qė dyshojnė tė cilėt thanė: “Kurani ėshtė Fjala e Allahut” e pastaj heshtėn.
    Axhurrij ka thėnė, na ka treguar Ebu Mukhlidi i cili tha se na ka folur Ebu Davud es Sixhistani duke na thėnė: “E kam dėgjuar Ahmed ibėn Hambelin duke u pyetur: “A ėshtė e justifikueshme qė tė thotė personi Kurani ėshtė fjala e Allahut tė Madhėruar e pataj tė heshtė? Tha: “Nuk duhet tė heshtė! Sikur njerėzit tė mos binin nė kėtė dyshim do ta pėrhapte atė vetė heshtja, por kur folėn atė ēka folėn e pėrse tė mos flasin?”

    Axhurri tha: “Domethėnia e fjalės sė Ahmed ibn Hambelit vjen me kuptimin se besimtarėt nuk janė nė kontradikta nė atė se Kurani ėshtė Fjala e Allahut tė Madhėruar, mirėpo kur u paraqit Xhehmi7 dhe sajoi kufrin (mohimin) me fjalėn e tij: Kurani ėshtė i krijuar, dijetarėt nuk heshtėn, por iu kundėrpėrgjigjėn atij se Kurani ėshtė Fjalė e Allahut tė Madhėruar, e pakrijuar. S’ka dyshim e as pasiguri nė kėtė. Ai i cili nuk thotė ėshtė i pakrijuar konsiderohet i pasigurtė dhe dyshon nė fenė e tij.” "Esh Sheriah" f. 93.


    Fjala e autorit:


    Prej Tij filloi si Fjalė dhe se ai padyshim
    Te Folėsi do kthehet siē qe dhe nė fillim


    Domethėnė se Allahu i Madhėruar ėshtė Ai i Cili e nisi Fjalėn me Kuranin. Autori ėshtė shprehur me emėr tė pėrcaktuar “Fjalė” pėr tė pohuar se Allahu i Madhėruar ėshtė Ai i Cili e ka thėnė atė nė realitet. Me kėtė autori i ėshtė kundėrpėrgjigjur mutezilėve tė cilėt thanė se Kurani nuk ėshtė Fjalė e Allahut dhe nuk ka filluar prej Tij, porse ėshtė njė krijesė e veēuar dhe bashkangjitja e tij me Tė (Allahun) ėshtė bashkangjitje nderimi, siē themi i dėrguari i Allahut, shtėpia e Allahu, deveja e Allahut. Kjo ėshtė e pasaktė, sepse pėrcaktimi me emrin e Allahut ėshtė dy llojesh: abstrakt dhe kuptimor. Pėrsa i pėrket bashkangjitjes abstrakte kjo bashkangjitje me emrin e Allahut tė Madhėruar ėshtė bashkangjitje nderimi, ndėrsa bashkangjitja kuptimore, kjo bashkangjtje ėshtė bashkangjitje e cilėsive me tė cilėsuarin sikurse themi: Krenaria e Allahut, Fuqia e Allahut, Dituria e Allahut…prej saj ėshtė edhe Fjala e Allahut.

    Ndėrsa fjala e tij “Te Folėsi do kthehet” aludon nė atė se Kurani do tė ngrihet nga Toka, do tė ngrihet nga librat dhe zemrat para Ditės sė Kiametit. Argument pėr kėtė ėshtė hadithi tė cilin e transmeton imam Ahmedi se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

    “Vėrtet Fjala e Allahut (Kurani) do tė ngrihet brenda njė natė tė vetme dhe nuk do tė mbetet prej tij asnjė shkronjė.

    Ndėrsa nė hadithin e Hudhejfes transmetohet: "Vėrtet Libri i Allahut (Kurani) do tė ngrihet brenda njė natė tė vetme dhe nuk do tė mbesė prej tij asnjė ajet". Transmeton Ibnu Maxhe.


    Fjala e autorit:

    Nė zbritjen e tij kush dyshon, besim nuk ka
    Me kokėfortėsi e ka tepruar, kush nė tė shton diēka.


    Dyshimi ėshtė lejimi i dy mundėsive alternative ku asnjėra nuk ka peshė mbi tjetrėn. Ai qė dyshon nė zbritjen e tij ėshtė mohues, pėr shkak tė pėrgėnjeshtrimit tė Fjalės sė Allahut tė Madhėruar " Zbritja e Librit nga Allahu i Plotėfuqishmi dhe i Urti." Me kėtė kuptojmė se ai qė thotė se nuk e di a ėshtė i krijuar Kurani apo jo, ai ėshtė pabesimtar. Kėtė e kanė pėrmendur imam Ahmedi e tė tjerė, ashtu siē e ka pėrmendur edhe imam Buhariu nga shumė dijetarė nė librin “Krijimi i veprave tė njerėzve”.

    Fjala e autorit:

    Kush thotė se fjala e Zotit tonė ėshtė e krijuar
    me injorancė kundėshton shumicėn duke pėrgėnjeshtruar.


    I gjithė ymeti islam ėshtė i njė mendimi se Kurani ėshtė Fjalė e Allahut tė Madhėruar dhe i pakrijuar.Vlen tė pėrmendet se ėshtė e pamundur qė i gjithė ymeti tė bashkohet nė humbje, pasi nė tė gjendet grupi i shpėtuar, i pėrkushtuar nė tė vėrtetėn, tė cilėn nuk do ta dėmtojė atė kushdo qė tė pėrpiqet pėr ta kundėrshtuar deri nė Ditėn e Kiametit. Allahu i Madhėruar ka thėnė:

    “Kush i kundėrvihet tė dėrguarit, pasiqė i ėshtė bėrė e qartė e vėrteta dhe ndjek rrugė tjetėr nga ajo e besimtarėve, Ne e lemė nė atė qė e ka zgjedhur (nė dynja) dhe e fusim nė xhehenem. Sa pėrfundim i keq ėshtė ai!” Nisa 115.


    Fjala e autorit:

    I besojmė tė gjithė librat qė kanė qenė para tij
    Ndėrmjet tė dėrguarve nuk bėjmė padrejtėsi


    Allahu i Madhėruar ka thėnė:

    “Ju (besimtarė) thoni: “Ne i besuam Allahut, atė qė na u shpall neve, atė qė iu shpall Ibrahimit, Ismailit, Is'hakut, Jakubit dhe pasardhėsve (tė tij), atė qė i ėshtė dhėnė Musait, Isait dhe atė qė iu ėshtė dhėnė nga Zoti i tyre profetėve. Ne nuk bėjmė dallim nė asnjėrin prej tyre dhe ne vetėm Atij i jemi bindur.” Bekare 136.


    Ne i besojmė tė gjithė librat, sepse qė tė gjithė ato janė Fjalėt e Allahut tė Madhėruar. Shembulli i tyre ėshtė si shembulli i Kuranit nė zbritje, me pėrjashtim tė shpalljeve para Kuranit tė cilat kanė pėsuar shtrembėrime. Meqė evidentimi i shtrembėrimeve ėshtė i pa mundur, ne i besojmė ata nė mėnyrė tė pėrgjithshme.
    Imam Dhehebiu (Allahu e mėshiroftė!) ka thėnė: “Ne e respektojmė Teuratin tė cilin Allahu ia zbriti Musait (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe i besojmė atij. Ndėrsa kėto fletushka qė sot janė nė dorė tė kėtyre tė lajthiturve (tė humburve) tė krishterė dhe ēifutė, nuk e dimė se ē'janė nė realitet, ndaj dhe qėndrimi ynė ndaj tyre ėshtė asnjanės, as i ngremė lart e as i hedhim poshtė, por themi: besuam nė Allahun, engjėjt, librat dhe tė dėrguarit e Tij. Pėr kėto shpallje na mjafton besimi i pėrgjithshėm dhe pėr kėtė falenderimi i takon Allahut.”
    “Sijer Alam en Nubela” vėll. II.

    Pėrsa i pėrkėt fjalės sė autorit: “Ndėrmjet tė dėrguarve nuk bėjmė padrejtėsi” Allahu i Madhėruar ka thėnė:

    “S'ka dyshim se ata qė nuk besojnė Allahun dhe tė dėrguarin e Tij, dėshirojnė tė bėjnė dallim ndėrmjet Allahut dhe tė dėrguarve tė Tij e thonė: “Ne i besojmė disa e nuk besojmė disa tė tjerė” e mes kėsaj duan tė marrin njė rrugė. Tė tillėt janė jobesimtarėt e vėrtetė e Ne kemi pėrgatitur dėnim tė fortė e nėnēmues pėr jobesimtarėt.” Nisa 150-151.


    Fjala e autorit:

    Besimi ynė ėshtė fjalė, vepėr e qėllim
    shtohet me dovotshmėri dhe pakėsohet me kundėrshtim


    Tani autori na flet pėr vėrtetėsinė e imanit (besimit), ose siē ėshtė quajtur ndryshe ēėshtjet e emrave dhe dispozitave, pasi njerėzit janė ndarė nė tre grupe, tė cilėt janė: murxhijtė8, hauarixhėt9 dhe ehli suneh.
    Pėrsa i pėrket murxhijve, janė ata tė cilėt e ndanė veprėn nga imani dhe thanė se gjynahet nuk e dėmtojnė personin pėrderisa ekziston besimi, ashtu siē nuk i bėn dobi pėrulja duke qenė nė kufėr. Ata janė tė ndarė nė tre grupe:

    I pari: Ata janė xhehmijtė, pasuesit e Xhehm ibn Safuan et Tirmidhiut, tė cilėt thonė se imani ėshtė vetėm njohja me zemėr. Kush e njeh Allahun me zemrėn e tij ai ėshtė besimtar. Ky mendim ėshtė i pasaktė sepse e njėson besimin e tij me besimin e Iblisit (djallit) dhe tė Faraonit. Pėr kėtė shkak imam Ahmedi, Ueki ibn Xherah, Ebu Ubejd el Kasim Ibnu Selam etj. i kanė quajtur ata pabesimtarė.

    I dyti: Ata janė kerramijtė, pasuesit e Muhamed ibn Kerramit, tė cilėt thonė se imani ėshtė vetėm pohim me gjuhė. Ēdokush qė e pohon besimin me gjuhėn e tij, ai ėshtė besimtar. Pėr hipokritin ata thonė se ėshtė besimtar nė pamje tė jashtme dhe pabesimtar nė brendėsi, pėr kėtė hipokriti do tė mbetet pėrgjithmonė nė zjarrin e xhehenemit. Dijetarėt e ehli sunetit i kanė pėrgėnjeshtruar kėta, pėr shkak tė pohimit tė tyre se te hipokriti gjendet diēka prej besimit, duke u argumentuar me Fjalėn e Allahut:

    "E ka prej njerėzve tė cilėt thonė: "Ne besojmė Allahun dhe Ditėn e Gjykimit", por (nė tė vėrtetė ) ata nuk janė besimtarė.".

    I treti:
    Ata janė ehlul kelami (apologjetėt) apo siē i kanė quajtur disa dijetarė: murxhietul-fukaha (juristėt skeptik). Mendimi i tyre ėshtė se besimi ėshtė tė besuarit me zemėr dhe tė pohuarit me gjuhė. Ndėrsa veprat janė kusht nė zbatimin e dispozitave tė fesė islame dhe nuk janė kusht pėr saktėsinė e besimit. Pėr kėtė shkak, lėnėsin e punėve ose atė qė mohon nuk e konsiderojnė femohues, edhe pse mbi tė zbatohet dėnimi nė kėtė botė. Ata e konsiderojnė atė tė tillė vetėm nėse ai e gjykon kėtė (lėnien e punėve) tė lejuar.
    Ndėrsa pasuesit e ehli sunetit dhe xhematit e bazojnė besimin e tyre mbi tri shtylla tė cilat janė: besimi me zemėr, pohimi me gjuhė dhe veprimi me gjymtyrė. Me kėtė parim janė pajtuar edhe hauarixhėt dhe mutezilėt, por ata e kundėrshtojnė ehli sunetin nė ēėshtjen e nxjerrjes sė mėkatarit nga besimi. Paqartėsia e tyre nė kėtė ēėshtje ėshtė se ata i konsiderojnė tė gjitha adhurimet tė njė kategorie. Sipas tyre, kush lė diēka prej tyre, i ka lėnė ato nė tėrėsi dhe ka prishur njė nga shtyllat e besimit, pa tė cilin nuk pranohet besimi. Kėshtu, hauarixhėt e gjykojnė lėnien e punės si dalje nga besimi dhe hyrje nė kufėr (mosbesim). Ndėrsa mutezilėt, pėr tė njėjtėn ēėshtje kanė thėnė se personi del nga besimi, por nuk hyn nė kufėr (mosbesim). Sipas tyre, ky person ndodhet nė njė gjendje midis besimit dhe kufrit. Mendimi i tyre pėrputhet me atė tė hauarixhėve tė cilėt thonė se vepruesi i mėkateve tė mėdha do tė jetė i pėrhershėm nė zjarr. Qėllimi kėtu ėshtė se ata e kanė bėrė jobesimtar ēdokėnd qė bėn gjynah duke lėnė ndonjė obligim, apo duke vepruar ndonjė vepėr tė ndaluar.

    Pėrsa i pėrket ehli sunetit, ata i klasifikojnė adhurimet. Sipas tyre, disa adhurime janė tė lidhur me origjinėn e besimit dhe nuk mund tė ndahen prej tij nė asnjė moment. Adhurimet e tilla nėse braktisen, atėherė lėnėsi i tyre konsiderohet mohues. Por ka adhurime tė tjera tė cilat nuk janė tė kėsaj grade, ku personi nuk del nga besimi vetėm me lėnien e tyre, por duhet qė ai ta gjykojė tė lejuar lėnien e tyre. Ehli suneti nuk e konsideron jobesimtar (kafir) askėnd, pėrveē atė pėr tė cilin ekziston argumenti pėr mosbesimin e tij.
    Argumentet tė cilat qartėsojnė pavėrtetėsinė e thėnieve tė hauarixhėve dhe mutezilėve janė tė shumta. Prej tyre ėshtė hadithi tė cilin e transmeton Buhariu dhe Muslimi se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Kush thotė: S'ka tė adhuruar tjetėr me tė drejtė pėrveē Allahut, do tė hyjė nė xhenet.” Ebu Dherri (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) i tha: “Edhe nėse bėn imoralitet, edhe nėse vjedh o i Dėrguari i Allahut?” Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e pėrsėriti atė tri herė dhe pas ēdo here Ebu Dherri thoshte: “Edhe nėse bėn imoralitet, edhe nėse vjedh o i Dėrguari i Allahut?” Atėherė Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: “Edhe pėrkundėr dėshirės sė Ebu Dherrit.”

    Kuptimi i hadithit ėshtė se kush thotė "La ilahe il lall llah" duke e ditur kuptimin e saj dhe duke punuar sipas pėrmbajtjes sė saj, do tė futet nė xhenet edhe pse do tė dėnohet pėr mėkatet e tij siē janė: imoraliteti apo vjedhja. Kjo mbėshtetet edhe nga thėnia tjetėr e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!):

    "Do tė dalė nga zjarri ēdokush qė ka nė zemrėn e tij sa njė grimcė atomi tė besimit."

    E gjithė kjo ėshtė kundėr thėnies sė hauarixhėve. Hadithi tregon se mėkatarėt do tė dalin nga zjarri, e sikur tė ishin jobesimtarė nuk do tė dilnin prej tij.
    Me hadithin e sipėrpėrmendur dhe me fjalėn tjetėr tė Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!): "Do tė dalin nga zjarri popuj qė nuk kanė vepruar asnjė tė mirė.", janė argumentuar mutezilėt. Nė kėtė hadith nuk ka asnjė argument (pėr lėnien e punės), kėtu nuk ėshtė pėr qėllim mohimi i punės nė tėrėsi, por mohimi i asaj me tė cilėn meritojnė shpėtimin nga zjarri. Sikur hadithi tė shqyrtohej me imtėsi, do tė gjendej edhe mungesa e punėve tė zemrės. Atėherė, nuk ekziston hadith i posaēėm. Nėse pretendohet se e posaēme ėshtė thėnia e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!): "Do tė dalė nga zjarri ēdokush qė ka nė zemrėn e tij sa njė grimcė atomi tė besimit.", kundėrpėrgjigja ėshtė se kjo do tė thotė: njė grimcė besimi tė saktė, dhe sipas mendimit ė shumicės nė tė hyn edhe puna.
    Ibnu Huzejme (Allahu e mėshiroftė!), nė librin e tij "Teuhidi" ka thėnė: "Qėllimi ėshtė mungesa e punės sė plotė dhe ky stil ėshtė i njohur nė arabisht." Disa nga dijetarėt ia dedikojnė kėtė hadith njerėzve tė kohės sė fundit, tė cilėve do t'i sjellė dobi fjala e teuhidit edhe pse e kanė pasė lėnė punėn. Kėtė mendim e mbėshtet edhe hadithi i Hudhejfes ku thuhet: "Islami do tė vjetėrohet ashtu siē vjetėrohet rrobja, derisa tė mos njihet ē'ėshtė agjėrimi, ē'ėshtė namazi, ē'ėshtė kurbani, ē'ėshtė sadakaja. Libri i Allahut do tė ngrihet brenda njė nate tė vetme, derisa tė mos mbesė prej tij nė tokė as edhe njė ajet. Do tė mbesė vetėm njė grup njerėzish, ku tė moshuarit do tė thonė: i gjetėm prindėrit tanė nė kėtė fjalė "S'ka tė adhuruar tjetėr me tė drejtė pėrveē Allahut" dhe e themi atė. Atėherė, Ibn Zufėr i thotė Hudhejfe ibnul Jemanit: "Nuk do t'ju sjellė dobi atyre fjala "La ilahe il lall llah" pėrderisa ata nuk njohin ē'ėshtė namazi, agjėrimi, kurbani apo sadakaja. Atėherė, Hudhejfja i kthen shpinėn, ndėrsa ai e pėrsėrit tri herė, ndėrkohė qė edhe Hudhjefja bėn tė njėjtėn gjė, pastaj herėn e tretė drejtohet nga ai dhe i thotė tri herė: "Do t'i shpėtojė ata nga zjarri". Transmeton Ibnu Maxhe

    Fjala e autorit: “shtohet me dovotshmėri dhe pakėsohet me kundėrshtim” do tė thotė se adhurimi shtohet me pėrulje dhe pakėsohet me mėkate. Tė kėtij mendimi kanė qenė selefėt (tė parėt tanė), duke u argumentuar me Fjalėt e Allahut tė Madhėruar:

    “…qė atyre t’u shtohet besimi bashkė me besimin qė patėn…” Fet’h 4.

    “… tė cilėt kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi…” Enfal 2.


    Ėshtė e ditur se nė ēdo gjė qė gjendet shtimi, gjendet dhe e kundėrta e tij, pakėsimi.
    Siē ka ardhur nė njė hadith: “Nuk kam parė mė tė mangėta nė mendje dhe nė fe, se sa ju”
    Tė dyja kėto ekzistojnė nė origjinėn dhe pėrbėrjen e besimit. E gjithė kjo ėshtė nė kundėrshtim me thėnien e murxhive, tė cilėt pretendojnė se besimi ėshtė statik as nuk shtohet, as nuk pakėsohet.


    Fjala e autorit:

    As rrugėn e pėrngjasimit s’e pranojmė si parim
    as metodėn e deformimit s’marrim si drejtim

    Por me Kuran orientojmė dhe jemi udhėzuar
    I fituar ėshtė ai qė me Kuran ėshtė drejtuar


    Tė dy drejtimet e pėrmendura nė vargjet e mėsipėrme, ai i pėrngjasimit dhe ai i deformimit, kundėrshtojnė argumentet e Kuranit dhe Sunetit. Ēdokush qė mbėshtetet dhe pason metodėn e pėrngjasimit e tė deformimit, ėshtė mbėshtetur nė logjikėn e ngushtė dhe nė interpretimin e prishur, ku humbėn vetė nga rruga e drejtė dhe i humbėn edhe tė tjerėt.
    Ndėrsa ehli suneti mbėshtetet nė Kuran dhe pėr kėtė autori ka thėnė: “Por me Kuran orientojmė”, do tė thotė i thėrrasin dhe i kėshillojnė nė tė njerėzit. Ndėrsa pjesa tjetėr e vargut “dhe jemi udhėzuar”, do tė thotė i vėrtetojnė argumentet e besimit tonė, dhe me kėtė mbėrrijnė nė fitoren me xhenet.



    Fjala e autorit:

    Besojmė se e mira dhe keqja nė tėrėsi
    Pėr njeriun janė caktuar nga i Madhi Perėndi

    Atė qė e deshi Zoti i Arshit, ashtu ndodhi
    Dhe atė qė s’e deshi nė kėtė botė s’e solli


    Ehli suneti beson se Allahu i Madhėruar ka caktuar ēdo gjė qė do tė ndodhė deri nė Ditėn e Kiametit, e mirė apo e keqe qoftė. Kjo ėshtė njė prej shtyllave tė besimit pa tė cilėn besimi ėshtė i pavlefshėm. Nė hadithin e Xhibrilit transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ėshtė shprehur pėr besimin se ai ėshtė:

    “Tė besosh Allahun, engjėjt e tij, librat e Tij, tė dėrguarit e Tij, botėn e ardhshme, dhe se ēdo gjė qė ndodh (e mirė a e keqe), ndodh sipas pėrcaktimit tė Allahut.”

    Para se tė fillojmė tė sqarojmė shtyllat e kaderit (el kada uel kader), ėshtė e domosdoshme tė qartėsojmė njė ēėshtje. Allahu i Madhėruar nuk ka krijuar tė keqen e pastėr dhe se Atij nuk mund t’i pėrshkruhet e keqja elementarisht, porse ėshtė e lejuar qė tė lidhet me disa shprehje, siē janė: qė e keqja mund tė jetė nė strukturėn e tėrėsisė sė fuqisė sė Tij: “Vėrtet qė Allahu ėshtė i Fuqishėm mbi ēdo gjė.” E kėshtu, e keqja mund tė pėrmendet pa e emėruar bėrėsin e saj, siē thotė Allahu i Madhėruar se xhinėt kanė thėnė: “Dhe ne nuk dimė, se e keqja u ėshtė kushtuar atyre qė janė nė Tokė, apo Zoti i tyre do t’i udhėzojė ata nė rrugė tė mirė”. Suretul Xhin 10, nėse kjo na bėhet e ditur.
    Besimi nė caktimin e Allahut mbėshtetet nė katėr ēėshtje:

    1. Tė besuarit se Allahu ka pėrfshirė me Diturinė e Tij gjithēka qė nė pėrjetėsi.
    2. Besimi se Allahu i Madhėruar ka caktuar fatin e ēdo gjėje dhe pastaj e shkroi atė nė Leuhi Mahfudh10.
    3. Besimi se Allahu i Madhėruar ka krijuar ēdo gjė duke iu pėrmbajtur Vullnetit dhe Diturisė sė Tij.
    4. Besimi se Allahu i Madhėruar i ka ligjėruar krijesave tė Tij njė ligj dhe i ka urdhėruar ata qė ta zbatojnė. Kush i bindet Allahut, i bindet me Mirėsinė e Tij, i Cili ėshtė i Vetėm dhe Ai ėshtė begatues pėr kėtė, ndėrsa kush e kundėrshton Allahun, le tė mos fajėsojė askėnd, pėrveē vetes sė tij dhe ai nuk mund tė arsyetohet se kjo gjė ishte e caktuar. Pra, nuk mund tė argumentohesh me caktimin e Allahu tė Madhėruar, sepse askush nuk e di se ēfarė ėshtė caktuar pėr tė. Ēdo gjė qė caktohet pėr krijesėn e Tij, Allahu i Madhėruar e bėn atė nė sajė tė Diturisė sė Tij. Allahu i Madhėruar thotė:

    “E ata qė i shoqėruan (shok nė adhurim) Zotit, do tė thonė: "Sikur tė mos donte Allahu, nuk do t’i bėnim shok, as ne, as prindrit tanė, e as nuk do tė ndalonim asnjė gjė." Kėshtu patėn gėnjyer edhe ata qė ishin para tyre derisa pėrjetuan dėnimin Tonė tė ashpėr. Thuaj: “A mos keni ndonjė fakt e tė na e prezantoni atė neve?” Ju i mbėshteteni vetėm hamendjes, nė tė vėrtetė, vetėm gėnjeni.” Enam 148.

    Kjo do tė thotė se ata nuk e dinė qė Allahu ka caktuar pėr ta mosbesimin dhe as nuk e kanė parė ēfarė ka pėr ta nė Leuhi Mahfudh (Pllakėn e ruajtur).
    Nėse ata thonė: “Mosbesimi ynė tregon se vetėm Allahu e ka caktuar atė mbi ne dhe se gjėrat nuk bien nė kundėrshtim me Vullnetin e Allahut.” Kundėrpėrgjigja ndaj tyre ėshtė se kjo mund tė vėrtetojė atė qė ka kaluar, ndėrsa pėr atė qė do tė vijė, ju nuk e dini se ēfarė ėshtė pėrcaktuar pėr ju. Kjo nuk ju ndalon pėr tė besuar, por pėrkundrazi, ligjėrisht ju urdhėron pėr tė besuar. Nėse ata thonė: “Nėse asgjė nuk ndodh pa suksesin e Allahut, atėherė, pėrse Allahu nuk na ka dhėnė sukses neve pėr t'u udhėzuar?!” U themi atyre se Allahu ju ka krijuar juve pėr t'ju sprovuar dhė pėr kėtė ka thėnė:

    “…Allahu ka argumentin mė tė plotė edhe sikur tė donte Ai, do t’ju vinte nė rrugė tė drejtė tė gjithėve.” En'am 149.

    Ėshtė transmetuar nė gjurmė tė sakta se Hasan el Basri i ka shkruar Hasan ibn Aliut dhe e ka pyetur atė pėr kadanė dhe kaderin, ndėrsa Hasani i ka shkruar: "Kush nuk beson nė vendimin e Allahut tė Madhėruar dhe caktimin e Tij (kadanė dhe kaderin), tė mirėn dhe tė keqen e kėtij caktimi, ai ka mohuar (ka dalė prej fesė). Kush ia ngarkon gjynahet e tij Zotit tė vet, ai ka mėkatuar, sepse bindja ndaj Allahut tė Madhėruar nuk bėhet me mospėlqim dhe se Ai nuk kundėrshtohet me epėrsi, pasi Allahu i Madhėruar ėshtė Sunduesi i asaj qė ka nėn pronėsi, i Fuqishėm pėr atė qė u ka caktuar. Nėse ata veprojnė me bindje ndaj Tij, nuk ndėrhyn ndėrmjet tyre dhe ndėrmjet asaj qė kanė punuar, e nėse ata e kundėrshtojnė Atė me veprimet e tyre, Ai nėse dėshiron do tė ndėrhyjė ndėrmjet tyre dhe asaj ēka vepruan, e nėse nuk e bėn kėtė nuk ėshtė Ai i cili i ka imponon ata pėr tė bėrė gjynahe. Sikur Allahu t’i detyronte krijesat pėr t'iu bindur Atij nuk do t'ua rrėzonte atyre sevapin (shpėrblimin) dhe nėse do t'i detyronte ata pėr ta kundėrshtuar Atė, nuk do t’ua rrėzonte (zbriste) atyre dėnimin, e nėse Ai do t'i linte ata tė vepronin ē’tė donin (t'i linte pa pėrkujdesje) kjo do tė ishte pamundėsi nė kaderin (fuqinė e Tij), porse Ai u ka lėnė atyre dėshirėn, tė cilėn ua ka mbuluar (lėnė nė fshehtėsi). Nėse ata i binden Atij kjo ėshtė mirėdashje e Tij ndaj tyre, e nėse ata e kundėrshtojnė ky ėshtė argument ndaj tyre."

    Ky ėshtė dhe kuptimi i vargjeve tė tjera tė autorit:

    Atė qė e deshi Zoti i Arshit, ashtu ndodhi
    Dhe atė qė s’e deshi nė kėtė botė s’e solli


    Nė kėtė ēėshtje kanė devijuar (ēėshtjen e caktimit tė Zotit) dy grupe:
    Grupi i parė: Kaderijtė11, tė cilėt thonė: "Allahu nuk ka paracaktuar gjė prej punėve tė krijesave, por vetė ata i krijojnė veprat e tyre." Ata mendojnė se sikur tė jetė pėrcaktuar pėr jobesimtarin mosbesimi i tij dhe nėse Zoti do ta ndėshkonte atė, atėherė Ai do tė ishte i padrejtė. Si kundėrpėrgjigje ndaj tyre u themi se Allahu e ka pėrcaktuar kėtė nė pėrputhje me Diturinė e Tij ndaj tyre, ndėrkohė qė i ka lėnė ata ndėrmjet mosbesimit dhe besimit nė pėrputhje me Drejtėsinė e Tij pėr ta.
    Allahu i Madhėruar ka thėnė:

    “E ti thuaj: “E vėrteta ėshtė nga Zoti juaj. E kush tė dojė le tė besojė, kush tė dojė le tė mohojė…” Kehf 29.

    Nėse Allahu i dėnon ata, i dėnon pėr punėt e tyre dhe jo pėr shkak tė Diturisė sė Tij (ndaj tyre). Argumenti i sipėrpėrmendur shėrben edhe si kundėrpėrgjigje ndaj grupit qė do tė vijojė.
    Grupi i dytė: Xhebrijtė12, tė cilėt thonė: "Allahu i Madhėruar i ka detyruar krijesat e Tij pėr veprimet e tyre dhe i ka shtrėnguar ata (pėr tė vepruar) sikurse penda nė drejtim tė erės." Kjo tregon se Allahu i Madhėruar i ka lėnė ata tė lirė dhe ka caktuar pėr ta zgjedhjen.
    Ehli suneti ėshtė i mendimit se Allahu i Madhėruar ka ditur ēdo gjė, pastaj ka krijuar gjithēka nė bazė tė Diturisė sė Tij dhe ka barazpeshuar ndėrmjet Dijes dhe Krijimit. Ata nuk e paraprijnė Diturinė e Allahut mbi lirinė qė u ka dhėnė krijesave tė Tij pėr tė zgjedhur, siē kanė thėnė xhebrijtė; dhe as lirinė pėr tė zgjedhur mbi Diturinė e Tij, siē kanė thėnė kaderijtė.
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  4. #14
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Fjala e autorit:
    Besojmė se vdekja ėshtė e vėrtetė
    Dhe se pas ringjalljes ka njė tjetėr jetė

    I vėrtetė ėshtė dėnimi i varrit dhe ai do tė ndodhė
    Mbi trupin dhe shpirtin aty ku ėshtė varrosė

    Tė shoqėruar sė bashku Munkeri dhe Nekiri
    Tė dy robin do ta pyesin tė ulur brenda te varri

    Vdekja ėshtė ndėrprerja e lidhjes sė shpirtit me trupin apo ndarja e shpirtit nga trupi. Ajo nuk ėshtė pėrfundimi i gjithēkaje, siē e mendojnė shumica e njerėzve, por ėshtė kalimi nga jeta e kėsaj bote nė jetėn e ngushtė tė varrit (Berzah). Vdekja ėshtė e krijuar. Pėr tė Allahu i Madhėruar ka thėnė:

    “Ai ėshtė qė krijoi vdekjen dhe jetėn, pėr t’ju sprovuar…” Mulk 2.

    Transmetohet nga Ebu Seidi (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) i cili tregon se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

    “Ditėn e Kiametit, vdekja e cila i ngjan dashit me ngjyrė hiri, vendoset nė mes tė xhenetit dhe xhehenemit, pastaj thuhet: “O banorė tė xhenetit, a e njihni kėtė?” Ata zgjaten, shikojnė dhe thonė: “Po, ajo ėshtė vdekja!” pasi tė gjithė e kanė parė, thuhet: “O banorė tė xhehenemit, a e njihni kėtė?” Ata zgjaten, shikojnė e thonė: “Po, ajo ėshtė vdekja!” pasi tė gjithė e kanė parė, urdhėrohet qė ajo tė theret ndėrmjet xhenetit dhe xhehenemit…” Muslimi

    Tė gjitha krijesat me shpirt do tė vdesin. Allahu i Madhėruar thotė:

    “Ēdo krijesė do ta shijojė vdekjen…” Enbija 35.

    Ky ėshtė edhe kuptimi i fjalės sė autorit "vdekja ėshtė e vėrtetė" siē thotė dhe Allahu i Madhėruar:

    “Agonia e vdekjes do tė vijė, vėrtet.” Kaf 19.

    Nė fjalėn e autorit: "Dhe se pas ringjalljes ka njė tjetėr jetė", flitet pėr ringjalljen, e cila ėshtė kthimi i shpirtrave nė trupat e tyre ku kanė qenė mė parė. Argument pėr ringjalljen ėshtė hadithi tė cilin e ka nxjerrė Buhariu dhe Muslimi tė transmetuar nga Ebu Hurejre (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) se i dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

    "Nga qielli do tė bjerė njė shi dhe njerėzit do tė mbijnė nga toka ashtu siē mbijnė perimet. Ēdo gjė te njeriu do tė zhduket (tretet), pėrveē njė eshtre, e cila quhet "axhbu dhenb"13. Nė Ditėn e Kiametit prej saj do tė krijohen krijesat."


    Ndėr ata qė kanė mohuar ringjalljen ishin idhujtarėt, tė cilėve Kurani iu ėshtė kundėrpėrgjigjur duke iu thėnė:

    “Ata qė nuk besuan, menduan se kurrsesi nuk do tė ringjallen. Thuaj: “Po, pasha Zotin tim, do tė ringjalleni patjetėr …” Tegabun 7.

    Gjithashtu Allahu i Madhėruar ka thėnė:

    “Ata thonė: “Pasi tė bėhemi eshtra e pluhur, a vėrtetė do tė ringjallemi dhe do tė bėhemi njė krijin i ri?!” Isra 49.

    Edhe disa tė tjerė tė cilėt pretendojnė se janė tė ditur dhe fetarė, kanė mohuar kthimin e trupave tė njėjtė, duke pretenduar se kėnaqėsia dhe vuajtja do tė bjerė mbi trupa tė rinj, tė cilėt do t'i krijojė Allahu i Madhėruar. Thėnia e tyre ėshtė e ngjashme me thėnien e paraardhėsve tė tyre. Ibnul Kajimi (Allahu e mėshiroftė!) ka thėnė:
    "Kjo nuk i pėrshtatet mendimit mbi tė cilin janė pajtuar tė dėrguarit, e as nė atė qė ka lajmėruar Kurani, Suneti dhe tė gjitha shpalljet e Allahut tė Madhėruar. Nė realitet, ky ėshtė mohim i botės sė pėrtejme (ahiretit) dhe i pėrshtatet vetėm pėrgėnjeshtruesve qė e mohojnė atė (botėn tjetėr). Ata nuk kanė mohuar Fuqinė e Allahut pėr krijimin e trupave tė tjerė, ndryshe nga kėta trupa, qė i kėnaq ata apo i lė nė vuajtje...Ata dėshmojnė se gjinia njerėzore krijohet herė pas here dhe se nė ēdo kohė Allahu i Madhėruar krijon trupa dhe shpirta ndryshe nga trupat qė janė zhdukur, ndėrkohė qė habiten prej njė gjėje tė cilėn e dėshmojnė me sytė e tyre. Ata habiten pėr rikthimin e tyre nė tė njejtėn mėnyrė, pasi tė jenė dekompozuar e tė jenė bėrė eshtra tė kalbur dhe pluhur. Ata ēuditen se do tė jenė po tė njejtėt ata qė do tė ringjallen pėr t’u shpėrblyer apo ndėshkuar, dhe pėr kėtė thanė: "Pasi tė vdesim e tė bėhemi eshtra tė kalbur dhe pluhur, a mos do tė ringjallemi?!” Ata vazhduan tė thonė: "Ai kthim ėshtė larg (mendjes dhe mundėsisė)." Sikur shpėrblimi apo ndėshkimi tė ishte mbi trupa tė tjerė, jo mbi kėta trupa, ky nuk do tė ishte as kthim, as ringjallje, por do tė ishte zanafillė. Ndėrsa, Fjala e Tij: "Ne e dimė se ē’pakėson (ē’tret) toka prej tyre…", nuk do tė kishte ndonjė kuptim tė madh. Allahu i Madhėruar e bėri kėtė si pėrgjigje tė pyetjeve tė nėnkuptuara. Ai i dallon ato pjesė tė cilat janė pėrzier me tokėn dhe janė prishur, pjesė ku nuk dallohen as gjinia, as rraca. Allahu i Madhėruar ka treguar se Ai e di se ē’tret toka prej mishrave, kockave dhe flokėve tė tyre. Ashtu siē ėshtė i Ditur pėr ato pjesė (qė janė tretur), Ai ėshtė i Fuqishėm qė t’i mbledhė, t’i grumbullojė ato edhe pas ndarjes sė tyre dhe t'i formojė nė njė krijim tė ri.”
    "El Feuaid" f. 6.

    Fjala e autorit: "I vėrtetė ėshtė dėnimi i varrit ", tregon se varri ėshtė e para banesė prej banesave tė ahiretit.Vuajtja e varrit ėshtė e vėrtetė, ashtu siē lajmėrohet nė Kuran dhe pohohet nė Sunet. Ibnul Kajimi (Allahu e mėshiroftė!) ka thėnė: "Meruazi tregon se Ebu Abdullahu ka thėnė: "Vuajtja e varrit ėshtė e vėrtetė. Nuk e mohon atė, pėrveē atij qė ėshtė i humbur ose i devijuar." Ndėrsa Hanbeli ka thėnė: "E pyeta Ebu Abdullahun (imam Ahmedin) pėr ndėshkimin e varrit dhe ai mė tha: "Ka hadithe tė sakta qė flasin pėr kėtė. Ne i besojmė dhe i pranojmė ato, ashtu siē kanė ardhur nga Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!)…” Err Rruh f. 57.

    Dijetarėt kanė rėnė nė mosmarrėveshje se: a ėshtė vuajta e varrit vetėm pėr kėtė ymet apo ėshtė edhe pėr popujt tė cilėt kanė kaluar para nesh? Pėr kėtė ēėshtje ekzistojnė disa hadithe. Njėri prej tyre ėshtė hadithi tė cilin e transmeton imam Ahmedi nga Aishja (Allahu qoftė i kėnaqur prej saj!) e cila ka thėnė: "Njė ēifute erdhi para derės sime dhe kėrkoi ushqim duke thėnė: "Mė jepni ushqim, ju ruajtė Allahu nga sprova e Dexhalit14 dhe nga shprova e vuajtjes sė varrit!" Aishja tha: "E mbajta atė (tė mos largohej), derisa erdhi i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe i thashė: O i Dėrguari i Allahut! Ē'mendon pėr kėtė ēifute?" Ai tha: "Ēfarė thotė ajo?" I thashė: Thotė: "Ju ruajtė Allahu nga sprova e Dexhalit dhe nga sprova e vuajtjes sė varrit!" Aishja tha: "I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u ēua, ngriti duart e tij duke i zgjatur dhe filloi tė kėrkojė mbrojtje nga sprova e Dexhalit dhe sprova e vuajtjes sė varrit … pastaj tha: “Pėr mua do tė sprovohen dhe rreth meje do tė pyeten …”
    Pohimi qė Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i bėri ēifutes, tregon se ka qenė edhe pėr ta, ndėrsa fjala e tij kur i tha Aishes: “Pėr mua do tė sprovohen dhe rreth meje do tė pyeten …”, nuk e mohon faktin se vuajtja ka qenė edhe pėr popujt para nesh.

    Ibnul Kajimi (Allahu e mėshiroftė!) ka thėnė: “Allahu e di mė sė miri, por, ēdo profet do tė jetė me popullin e tij. Kėshtu, ata do tė vuajnė nė varrezat e tyre, pasi tė pyeten dhe tė ngrihet mbi ta argumenti, ashtu siē do tė ndėshkohen edhe nė botėn tjetėr pasi tė pyeten dhe tė ngrihet mbi ta argumenti." Err Rruh f. 87.

    Fjala e autorit: "Mbi trupin dhe shpirtin aty ku ėshtė varrosė"
    Ibn Kajimi (Allahu e mėshiroftė!) ka thėnė:
    "Ėshtė pyetur pėr kėtė ēėshtje shejhul islami Ibn Tejmijeh (Allahu e mėshiroftė!): A ėshtė vuajtja e varrit mbi shpirtin dhe trupin, apo do tė jetė vetėm mbi shpirtin dhe jo mbi trupin? Ai tha: "Posi! Vuajtja dhe kėnaqėsia do tė jenė mbi shpirtin dhe trupin sėbashku, sikurse janė nė pajtim pėr kėtė ehli suneti dhe xhemati. Ndonjėherė shpirti kėnaqet ose vuan i veēuar nga trupi, e ndonjėherė kėnaqet ose vuan i lidhur me trupin, ndėrkaq trupi ėshtė i lidhur me shpirtin. Nė kėtė gjendje kėnaqėsia ose vuatja do tė jetė mbi tė dy bashkė, sikurse ėshtė mbi shpirtin kur ėshtė i veēuar nga trupi. Ndėrsa, pėrsa i pėrket ēėshtjes se: a do tė ketė vuajtje apo kėnaqėsi vetėm trupi i ndarė nga shpirti? Pėr kėtė ekzistojnė dy mendime tė njohura nga dijetarėt e hadithit, ehlu suneti dhe ehlul kelami. Pėr kėtė ēėshtje ekzistojnė edhe thėnie jo tė sakta…” Pastaj Ibn Kajimi (Allahu e mėshiroftė!) tha: "Pasi tė mėsosh kėto thėnie tė kota, dije se selefėt e kėtij ymeti (populli) dhe tė parėt nė dituri e konsiderojnė se kur njeriu vdes, do tė jetė nė kėnaqėsi apo nė vuajtje dhe kjo pasqyrohet nė shpitin dhe nė trupin e tij. Shpirti pas ndarjes sė tij nga trupi, edhe mė tej mbetet nė kėnaqėsi apo vuajtje dhe ndonjėherė bashkohet me trupin, i cili sėbashku me tė kėnaqet apo vuan. Kur tė vijė Dita e madhe e Gjykimit, shpirti do t’u kthehet trupave tė tyre dhe njerėzit do tė ngrihen nga varret e do tė nisen drejt Zotit tė botėve.” Err Rruh f. 52

    Fjala e autorit: "Tė shoqėruar sė bashku Munkeri dhe Nekiri”
    Disa dijetarė kanė thėnė pėr kėto dy emra se dy engjėjt nuk emėrtohen kėshtu. Por tė dy emrat janė pėrmendur nė hadithin tė cilin e ka transmetuar Tirmidhiu nga Ebu Hurejra (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

    “Kur tė tė varroset i vdekuri, i vijnė dy engjėj tė zinj dhe tė kaltėr, njėri nga ata quhet El Munker, kurse tjetri En Nekir, e i thonė atij: “Ēfarė thoje ti pėr Profetin?…”

    Disa kanė folur pėr saktėsinė e kėtij hadithi.

    Fjala e autorit: "tė ulur", tregon pėr atė qė ėshtė transmetuar nė hadith: "… dhe e ulin atė…"


    Fjala e autorit:
    Peshorja e Zotit tim dhe ura janė realitet
    Mė kot s'janė krijuar njė ferr dhe njė xhenet

    Pėrsa i pėrket peshores, ajo vėrtetohet me Kuran dhe Sunet, siē janė Fjalėt e Allahut tė Madhėruar:

    “Atė ditė peshimi ėshtė i drejtė…” Araf 8.

    “Nė Ditėn e Gjykimit ne do tė vendosim peshore tė drejta…” Enbija 47.

    Transmetohet nga Selmani (Allahu e mėshiroftė!), se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

    “Nė Ditėn e Kiametit do tė vihet peshorja, e sikur tė peshoheshin Toka dhe qiejt, ajo do t’i mbante. Engjėjt do tė thonė: "Pėr kė do tė peshojė kjo?" I Madhėruari thotė: "Pėr ata qė dėshiroj nga krijesat e Mia." Atėherė engjėjt thonė: "I Lartėsuar qofsh o Zot, nuk tė paskemi adhuruar me adhurimin e duhur" Hakimi ka thėnė se sipas kushteve tė Muslimit, hadithi ėshtė i saktė.

    Ndėrsa Ura e Siratit ėshtė njė urė e shtrirė mbi xhehenem. Nė hadithin e Ebu Hurejres tė mbedhur nga Buhariu, tansmetohet se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

    “Do tė vendoset ura mbi xhehenem, e unė, do tė jemė i pari qė do tė kaloj. Atė ditė lutja e Profetėve do tė jetė: "O Allahu im, shpėto, shpėto!” mbi urė do tė ketė ganxha tė mėdha, si gjembat e sadanit15.”

    Ura e siratit ėshtė mė e hollė se floku dhe mė e mprehtė se shpata. Nė hadithin qė e ka nxjerrė imam Muslimi nga Ebu Seidi (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) thutet: "Na ėshtė thėnė se ura (Sirati) ėshtė mė e hollė se qimja e flokut dhe mė mprehtė se shpata.”
    Njerėzit do tė kalojnė mbi tė, sipas veprave tė tyre. Nė hadithin e ndėrmjetėsimit (shefatit) qė e ka nxjerrė imam Muslimi nga Ebu Hurejra (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "…Ata do tė shkojnė te Muhamedi, e ky do tė ngrihet tė kėrkojė leje e do tė lejohet. Pastaj do tė dėrgohen amanetet dhe lidhjet familjare dhe do tė qėndrojnė nė dy anėt e urės, nė tė djathtė dhe nė tė majtė. I pari prej jush do tė kalojė si vetėtima."Ebu Hurejra tha: "Thashė: "sakrifikofsha babanė dhe nėnė time pėr ty, sikur vetėtima?" Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: "A nuk e keni parė vetėtimėn si kalon dhe kthehet nė njė moment tė vetėm? Pastaj do tė kalojė si era, pastaj si shpendi dhe pastaj me vrapin e njerėzve, sipas veprave tė tyre, ndėrsa i Dėrguari juaj do tė qėndrojė nė urė dhe do tė thotė: “O Zot shpėto, shpėto! Kėshtu deri sa tė dobėsohen veprat e njerėzve, e tė vijė njeriu qė nuk do tė mund tė ecė duke u zvarritur." Tha: "Anės urės sė siartit do tė ketė ganxha tė mėdha e tė lidhura e tė urdhėruar qė t'i rrėmbejnė njerėzit sipas urdhėrit. I rrėmbyeri i gėrvishur shpėtoi, e ai qė kapet nga to ėshtė nė zjarr."
    Mutezilėt kanė mohuar urėn e siratit, ndėrsa hadithet qė kanė ardhur pėr tė, i kanė interpretuar duke i shtrembėruar kuptimin.


    Fjala e autorit:
    Llogaria e krijesave ėshtė e pėrgatitur, e vėrtetė
    Ashtu siē ka njoftuar pėr tė nė Kuran Zoti Vetė

    Llogaria ėshtė qėndrimi i njerėzve pėrpara Allahut pėr t'u njoftuar pėr tė gjitha punėt e bėra nė kėtė botė, tė mira apo tė kėqia qofshin dhe ēdo gjė qė lidhet me to, si kthimi i tė drejtave, shpėrblimi apo dėnimi. Nė librin e saktė tė Muslimit nga Ebu Hurejra transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

    “Do tė hakmerren krijesat ndaj njėra-tjetrės saqė do tė hakmerret edhe delja shytė ndaj asaj me brirė.”

    Aishja (Allahu qoftė i kėnaqur prej saj!) transmeton se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Ballafaqimi me llogarinė ėshtė ndėshkim”. Aishja tha: “A nuk ka thėnė Allahu i Madhėruar se: “Pėrsa i pėrket atij, tė cilit do t'i jepet libri i tij nga e djathta, ai do tė gjykohet me njė gjykim tė lehtė dhe do tė kthehet te familja e tij i gėzuar.” Ai tha: “Ky ėshtė vetėm prezantimi, ndėrsa ēdokush qė do tė japė llogari Ditėn e Kiametit, ai do tė jetė i ndėshkuar.”
    Trasmeton Buhariu dhe Muslimi.
    Hadithi tregon se llogaria ndryshon nga njė person te tjetri. Kjo vėrtetohet edhe nė hadithin e transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi se Ibnu Umeri (Allahu qoftė i kėnaqur prej tė dyve!), ka thėnė se ka dėgjuar tė Dėrguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) duke thėnė:

    “Besimtari do t’i afrohet Allahut derisa Ai tė vendosė Dorėn e Tij mbi tė, e t'i thotė: “A e njeh kėtė? (A e ke bėrė kėtė dhe kėtė?)” Ai do tė pėrgjigjet: “Po, e kam bėrė.” Atėherė do t’i thotė: “A e ke bėrė kėtė dhe kėtė?” Ai do tė pėrgjigjet: “Po, e kam bėrė.” Pėrsėri do t'i thotė: “A e ke bėrė kėtė dhe kėtė?” Ai do tė pėrgjigjet: “Po, e kam bėrė.” Do tė vazhdojė kjo (pyetje nga Allahu dhe pėrgjigjet nga robi) sa tė dėshirojė Allahu, e pastaj Allahu i Madhėruar do t'i thotė: “Unė t'i kam fshehur ato nė atė botė, e sot po t'i fal.” Pastaj tha: “E pėrsa i pėrket jobesimtarit dhe hipokritit, ata do tė thirren para tė gjithėve me kėto fjalė: “Kėta janė ata qė kanė pėrgėnjeshtruar ndaj Zotit tė tyre. A nuk e meritojnė mallkimin e Allahut mizorėt?”

    Gjithashtu, Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Gjėja e parė pėr tė cilėn do tė japė llogari njeriu nė Ditėn e Gjykimit ėshtė namazi.” E ka nxjerrė Muslimi nga ibnu Mesudi (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!).
    Mė pas do tė pyetet pėr gjėrat e tjera qė i kanė mbetur. Nė hadithin e mbedhur nga Tirmidhiu e tė transmetuar nga Burejdeh (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!), thuhet se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

    “Njeriu nuk do tė lėvizė, derisa t'i pėrgjigjet katėr pyetjeve: ku e ke kaluar jetėn? ēfarė ke punuar me dijen tėnde? Si e ke fituar pasurinė dhe ku e ke shpenzuar? Ku e ke lodhur trupin tėnd?”
    Hadithi ėshtė i mirė, i saktė.


    Fjalėt e autorit:

    Edhe haudi i tė Dėrguarit tė Zotit ėshtė i vėrtetė, i ėmbėlsuar
    Allahu me ujė tė ftohtė pėr Muhamedin e ka posaēėruar

    Tė gjithė besimtarėt ujin e tij do tė shijojnė
    Atyre qė do t'u jepet etje mė s'do pėrjetojnė.

    Sa numri i yjeve janė enėt, dhe gjėrėsia e tij
    Nga Basra nė San'a pėrcaktuar si largėsi.

    Pėr burimin (haudin) thuhet se ai ėshtė Keutheri, tė cilin Allahu i Madhėruar ia ka dhėnė Profeti tonė (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Kjo duket nė Fjalėn e Tij: “Vėrtet, Ne tė dhamė ty Keutherin.” Ėshtė quajtur Keuther sepse nė tė ka mirėsi tė shumta. Gjithashtu, thuhet se burimi nuk ėshtė Keutheri, pasi ai ėshtė njė lum nė xhenet, ashtu siē ka ardhur nė hadithin e mbledhur nga imam Ahmedi, tė transmetuar nga Enesi (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) i cili ka thėnė: "Tė Dėrguarin e Allahut e kapi njė gjum i lehtė, pastaj ai ngriti kokėn e tij duke buzėqeshur. I thanė atij: "Pėrse qeshe? I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: “Pak mė parė mė zbriti njė sure.” Pastaj lexoi: “Me emrin e Allahut, tė Gjithėmėshirėshmit, Mėshirplotit. Vėrtet, Ne tė kemi dhėnė ty Keutherin.” kur e pėrfundoi atė, tha: “A e dini se ē’ėshtė Keutheri?” Thanė: "Allahu dhe i Dėrguari i Tij e dinė." Tha: “Ai ėshtė njė lum qė ma dhuroi Allahu i Madhėruar nė xhenet…”
    Pėrsa i pėrket burimit, ai do tė jetė nė tokėn e vendtubimit (mahsherit), ku nė tė vėrshon lumi i Keutherit. Nė njė trasnmetim tė imam Muslimit, thuhet se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

    “Vėrtet, ai ėshtė njė lum qė ma premtoi Allahu i Madhėruar, nė tė cilin ka mirėsi tė shumta. Ai ėshtė njė burim pranė tė cilit do tė kalojė ymeti im nė Ditėn e Gjykimit.”

    Mutezilėt e kanė mohuar burimin, edhe pse hadithet e sakta qė ekzistojnė pėr tė janė tė shumta. Ndaj dhe autori e ka pėrforcuar me fjalėn e tij: “Edhe haudi i tė Dėrguarit tė Zotit ėshtė i vėrtetė...”.
    Ndėrsa, nė fjalėn e tij “pėr Muhamedin e ka posaēėruar”, autori tregon se burimi ėshtė i posaēėm dhe i veēantė vetėm pėr Profetin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ndėrsa, pėrsa i pėrket asaj qė pėrmendet nė hadithin: “Ēdo Profet do tė ketė burimin e vet.”, shumė dijetarė mendojnė se transmetimi ėshtė i dobėt.

    Nė fjalėn e autorit: “Tė gjithė besimtarėt ujin e tij do tė shijojnė” pohohet se bidatēinjėve nuk do t'ju jepet kjo e drejtė, ashtu sikurse ėshtė trasmetuar nga Buhariu se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

    “Do tė kalojnė pranė meje njerėz qė i njoh dhe mė njohin mua, por ata do tė pengohen tė takohen me mua (do tė ketė pengesa mes meje dhe tyre). Unė do tė them: “Ata janė nga mesi (ymeti) im.” Atėherė do tė mė thuhet: “Ti nuk e di se ē’kanė bėrė ata pas teje.” E unė do tė them: “Sa mė larg, sa mė larg ai qė ka bėrė ndryshime pas meje!”

    “sada” domethėnė etje, siē ėshtė pėrmendur nė "Mukhtarus sihah" (fjalor arabisht arabisht). Argument pėr kėtė ėshtė hadithi i mbledhur nga Buhariu dhe Muslimi, tė transmetuar nga Abdullah ibnu Amr ibnul Asi (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) i cili tregon se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

    “Burimi im ėshtė sa tė ecėsh njė muaj nė kėmbė. Ujin e ka mė tė bardhė se qumėshti, erėn mė tė mirė se era e miskut, ndėrsa enėt e tij janė sikurse yjet nė qiell. Kush pi prej tij, nuk do tė ndjejė mė kurrė etje.”

    Ndėrsa nė hadithin e imam Ahmedit, tė tansmetuar po nga Abdullah ibnu Amri, pėrveē tekstit tė hadithit tė mėsipėrm, gjendet edhe kjo fjali:

    “Uji i tij ėshtė mė i ftohtė se bora.”

    Argument pėr distancėn ėshtė hadithi tė cilin e ka trasmetuar Ibnu Hibani nga Utbeh ibnu Abd Es-Sulemij (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!), ku thuhet se u ngrit njė beduin tek Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe i tha atij: “Ē’ėshtė ky burim rreth tė cilit po flet?” Ai tha: “Distanca e tij ėshtė sa largėsia ndėrmjet Sanasė dhe Basrės…”


    Fjala e autorit:
    I Dėrguari i Allahut ėshtė mė i miri qė ka ekzistuar
    Prej bijve tė Ademit mbi tokė qė ka kaluar.

    Preferimi ndėrmjet tė dėrguarve nėse bėhet me qėllim qė tė dallohet njėri nga tjetri ose pėr mburrje, nuk ėshtė i lejuar. Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) na e ka ndaluar kėtė duke thėnė: “Mos bėni dallim mes profetėve tė Allahut!” Hadithin e kanė nxjerrė Buhariu dhe Muslimi.
    Nga Buhariu dhe Muslimi transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Unė do tė jem i pari (zotėriu) i bijve tė Ademit nė Ditėn e Kiametit, jo pėr mburrje, por Ademi dhe tė tjerrėt do tė tubohen nėn flamurin tim …” Mė pas Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qartėsoi se kjo nuk ėshtė mburrje e tij ndaj tė tjerėve. Nėse preferimi bėhet me qėllim qė t’i dallojmė ata sipas pozitės, tė cilėn Allahu i Madhėruar u ka dhėnė atyre ,kjo ėshtė e lejuar.
    Allahu i Madhėruar ka thėnė: “Kėta janė tė dėrguarit, disa prej tyre i dalluam nga tė tjerėt…” Bekare 253.
    Nė hadithin e ndėrmjetėsimit, tė transmetuar nga Ebu Hurejra (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) tregohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

    “Unė do tė jem zotėria i njerėzve nė Ditėn e Kiametit …”



    Fjala e autorit:
    Si mėshirė Zoti i qiejve atė e ka dėrguar
    Te dy mė tė rėndėsishmit pėr t'i udhėzuar.

    Nė kėtė varg autori aludon nė fjalėn e tė Madhėruarit: “E Ne tė dėrguam ty (Muhamed) vetėm si mėshirė pėr tė gjithė krijesat (botėrat).” Enbija 107.
    Disa komentatorė tė Kuranit kanė thėnė se kuptimi i ajetit ėshtė: pėr t'i mėshiruar ata me pasimin e tij dhe kjo ėshtė veēanėrisht pėr besimtarėt.
    Ndėrsa, disa tė tjerė kanė thėnė se kuptimi i ajetit ėshtė: pėr t'i mėshiruar tė gjithė me dėrgimin e tij (si profet). Kjo thėnie ėshtė saktėsuar nga shumė dijetarė, duke u argumentuar me hadithin tė cilin e ka nxjerrė imam Muslimi nga Ebu Hurejra (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) i cili ka thėnė: "I ėshtė thėnė tė dėrguarit tė Allahut: "Lutu kundėr idhujtarėve dhe mallkoi ata! Kurse ai tha: “Unė nuk jam dėrguar mallkues, por jam dėrguar mėshirė (pėr njerėzit).”
    Nėse tė thuhet se cila ėshtė forma e mėshirės qė e kanė arritur ata qė e kanė mohuar Profetin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!)? Pėrgjigja e kėsaj pyetje gjendet nė hadithin tė cilin e ka nxjerrė Taberaniu nga Abdullah ibnu Abasi (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) i cili ka thėnė: “Kush e pason atė (Profetin), ai do tė jetė pėr tė mėshirė nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr; ndėrsa ai qė nuk e ndjek atė do tė shpėtojė nga ato prej tė cilave janė sprovuar tė gjithė popujt si: fundosja nė tokė, shndėrrimi i fytyrave (nė pamje tjetėr) dhe gjuajtja (me gurė nga qielli).”
    Tefsiri i Ibn Kethirit vėll. III, f. 272.

    Ndėrsa “dy mė tė rėndėsishmit”, janė njerėzit dhe xhindėt, ashtu siē pėrmendet edhe nė fjalor. Argument pėr dėrgimin e tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tek dy tė rėndėsishmit shėrben hadithi tė cilin e ka nxjerrė Bezari nga Abdullah ibnu Abasi (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:
    “Mua mė janė dhėnė pesė gjėra qė nuk i janė dhėnė asnjė profeti pėrpara meje.” Dhe pėrmendi midis tyre: “Ēdo profet ėshtė dėrguar vetėm pėr popullin e tij, ndėrsa unė jam dėrguar pėr tė gjithė xhindėt dhe njerėzit.”



    Fjala e autorit:
    Natėn ka ecur, pėr nė Arsh ėshtė ngritur,
    Sa dy harqe atij i ėshtė afruar duke u ngjitur.

    El isra quhet ecja natėn. Allahu i Madhėruar e dėrgoi atė nė njė natė tė vetme nga Meka pėr nė Mesxhidul Aksa nė Jeruzalem. Allahu i Madhėruar ka thėnė:

    “Pa tė meta ėshtė Lartėmadhėria e Atij qė robin e Vet e kaloi nė njė pjesė tė natės prej Mesxhidul Haramit (prej Qabes) deri nė Mesxhidul Aksa (xhamia e largėt nė Kuds, Jeruzalem) rrethinat e sė cilės Ne i bekuam, me qėllim qė Ne t'i tregojmė atij nga shenjat (argumentet) tona. Vėrtet, Ai ėshtė Dėgjuesi, Vėshtruesi.” Isra 1.

    Pėrsa i pėrket israsė (udhėtimi i natės), Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e ka bėrė me Burak. Buraku ėshtė njė kafshė sė cilės i hipin vetėm profetėt. Ai ėshtė mė i ulėt se kali, ndėrsa hapi i tij shkon deri ku i mbaron shikimi.
    Ndėrsa, el Miraxh17 (shkallė) quhet mjeti i ngritjes i cili ėshtė pėr tu ngjitur nė lartėsi. Miraxhi ėshtė pėrmendur nė Fjalėn e Allahut tė Madhėruar:

    “Pastaj u lėshua dhe iu afrua. Ishte afėr sa dy harqe (dy kutė) apo dhe mė afėr. Dhe i shpalli robit tė Tij atė qė ia shpalli.” Nexhm 8-10.

    Isra dhe Miraxhi i kanė ndodhur Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) duke qenė i zgjuar, me trup e me shpirt. Disa nga selefėt kanė menduar se Israja ka ndodhur vetėm me shpirt. Mendimi i parė ėshtė mė i saktė, pasi ėshtė edhe mendimi i shumicės sė dijetarėve prej tė parėve dhe tė mėvonshmėve. Allahu i Madhėruar ka thėnė:
    “…qė robin e Vet e kaloi nė njė pjesė tė natės…”
    ndėrsa njeriu pėrbėhet nga trupi dhe shpirti. Hadithin e Israsė e ka mbledhur tė plotė Buhariu, tė transmetuar nga Enes ibn Malik, e ky nga Malik ibn Sa’sa’ah (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) se Profeti i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i ka folur atij pėr natėn qė udhėtoi, duke thėnė:
    “Ndėrsa isha nė shtėpi nė njė gjendje mes gjumit dhe zgjimit, si njė njeri i shtrirė mes dy burrash, njė tabaka e artė plot me urtėsi dhe besim m'u soll mua dhe pastaj m'u la barku me ujė Zemzemi dhe (zemra ime) u mbush me urtėsi dhe besim. M'u soll Buraku, njė kafshė e bardhė mė e vogėl se njė mushkė dhe mė e madhe se njė gomar dhe unė u nisa bashkė me Xhibrilin. Kur arrita nė qiellin mė tė afėrt, Xhibrili i tha rojes sė portės sė qiellit: “Hape portėn!” Roja e portės tha: “Kush ėshtė?” Ai tha: “Xhibrili.” Roja e portės tha: “Kush ėshtė me ty?” Xhibrili tha: “Muhamedi.” Roja e portės tha: “A ėshtė ftuar?” Xhibrili tha: “Po.” Pastaj u thanė (fjalėt): “Mirė se tė vijė! Ē’vizitė e mrekullueshme e tij! (Ē’vizitor i mrekullueshėm ėshtė ai!). Pastaj takova Ademin dhe e pėrshėndeta, ndėrsa ai mė tha: “Mirė se vjen, o bir dhe Profet!” Pastaj ne u ngjitėm drejt qiellit tė dytė. Pyeti: “Kush ėshtė?” Xhibrili tha: “Xhibrili.” Pyeti: “Kush ėshtė me ty?” Ai tha: “Muhamedi.” Pyeti: “A ėshtė i ftuar?” Ai tha: “Po.” Foli: “Mirė se tė vijė!” Ē’vizitė e mrekullueshme e tij! Pastaj takova Isanė dhe Jahjanė tė cilėt thanė: “Mirė se vjen, o vėlla dhe Profet!” Pastaj ne u ngjitėm drejt qiellit tė tretė. Pyeti: “Kush ėshtė?” Xhibrili i tha: “Xhibrili.” Tha: “Kush ėshtė me ty?” Xhibrili tha: “Muhamedi.” Pyeti: “A ėshtė i ftuar?” Xhibrili tha: “Po.” Foli: “Mirė se tė vijė! Ē’vizitė e mrekullueshme e tij!” Aty unė takova Jusufin dhe e pėrshėndeta atė dhe ai m'u pėrgjigj: “Mirė se vjen, o vėlla dhe Profet!” Pastaj ne u ngjitėn drejt qiellin e katėrt dhe pėrsėri tė njėjtat pyetje dhe pėrgjigje u shkėmbyen si nė qiejt e parė. Aty takova Idrisin dhe e pėrshėndeta atė. Ai mė tha: “Mirė se vjen, o vėlla dhe Profet!” Pastaj ne u ngjitėm drejt qiellit tė pestė dhe pėrsėri tė njėjtat pyetje dhe pėrgjigje u shkėmbyen si nė qiejt mė pėrpara. Aty unė takova dhe pėrshėndeta Harunin i cili mė tha: “Mirė se vjen, o vėlla dhe Profet!” Pastaj ne u ngjitėm drejt qiellit tė gjashtė dhe pėrsėri tė njėjtat pyetje dhe pėrgjigje u shkėmbyen si nė qiejt pėrpara. Aty takova dhe pėrshėndeta Musain i cili mė tha: “Mirė se vjen, o vėlla dhe Profet!” Kur unė vazhdova rrugėn, ai filloi tė qajė dhe kur u pyet pse po qante, ai tha: “O Zot! Pasuesit e kėtij tė riu i cili ėshtė dėrguar pas meje, do tė hyjnė nė xhenet mė tė shumtė se pasardhėsit e mi.” Pastaj ne u ngjitėm drejt qiellit tė shtatė dhe pastaj tė njėjtat pyetje dhe pėrgjigje u shkėmbyen si nė qiejt e mėparshėm. Aty takova dhe pėrshėndeta Ibrahimin i cili mė tha: “Mirė se vjen, o bir dhe Profet!” Pastaj m'u tregua El Bejt el Mamur (shtėpia e Allahut). E pyeta Xhibrilin pėr tė dhe ai mė tha: “Kjo ėshtė El Bejt el Mamur ku shtatėdhjetėmijė engjėj falen ēdo ditė dhe kur largohen, nuk kthehen mė tek ajo (por ajo vizitohet nga njė grumbul tjetėr qė nuk ka ardhur mė parė).” Pastaj mu tregua Sidretul Munteha (pema nė kufirin mė tė lartė mbi qiellin e shtatė, pėrtej sė cilės askush nuk mund tė kalojė) dhe pashė frutat e saj, Habk, tė cilat u ngjanin vorbave tė argjilės tė Haxherit (qytet nė Arabi), gjethet e saj ishin si veshė elefanti. Katėr lumenj buronin te rrėnjėt e saj, dy prej tyre dukeshin dhe dy nuk dukeshin. E pyeta Xhibrilin pėr ata lumenj dhe ai mė tha: “Dy lumenjtė qė nuk duken, janė nė xhenet dhe ata qė duken janė Nili dhe Eufrati.” Dhe m'u afruan mua tre gota, njėra me verė, njėra me qumėsht dhe tjetra me mjaltė. Mora gotėn me qumėsht, pastaj m'u tha: “Kjo ėshtė rruga e drejtė nė tė cilėn je ti dhe populli yt.” Pastaj m'u detyruan pesėdhjetė falje. Zbrita, derisa takova Musain i cili mė pyeti: “Ēfarė bėre?” I thashė: “M'u detyruan pesėdhjetė falje.” Ai tha: “Unė i njoh njerėzit me mirė se ti, sepse unė pata pėrvojėn mė tė vėshtirė pėr tė sjellė nė bindje beni israilėt. Pasuesit e tu nuk mund ta pėrballojnė njė detyrim tė tillė. Pra, kthehu te Zoti yt dhe lutju Atij pėr ta ulur numrin e faljeve!” U ktheva dhe Ai m'i uli dhjetė. U ktheva dhe takova Musain, e pata po tė njėjtėn bisedė, pastaj u ktheva pėrsėri tek Allahu pėr pakėsim dhe Ai i bėri ato tridhjetė, pastaj njėzet, pastaj dhjetė dhe pastaj erdha tek Musai i cili mė pėrsėriti tė njėjtėn kėshillė. Mė nė fund, Allahu i uli nė pesė. Kur erdha pėrsėri tek Musai, ai mė tha: “Ēfarė bėre?” I thashė: “Allahu e ka bėrė faljen ditore vetėm pesė herė (nė ditė).” Pasuesit e tu nuk mund tė pėrballojnė njė obligim tė tillė, sepse unė pata pėrvojėn mė tė vėhtirė pėr tė sjellė nė bindje beni israilėt, por unė i thashė: “Iu luta Zotit tim derisa u turpėrova, por unė u kėnaqa dhe iu nėnshtrova (urdhėrit tė fundit tė Allahut). (Allahu) iu drejtua tė Dėrguarit tė Tij duke e thirrur: “Unė e kam vendosur detyrimin Tim dhe e kam lehtėsuar barrėn mbi robėrit e Mi. Unė do ta shpėrblej njė vepėr tė vetme si tė ishin dhjetė vepra tė mira.”
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  5. #15
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Fjala e autorit:
    Me fjalën e tij Zoti ynë Musain e ka dalluar
    Mbi Tur e ka thirrur e Musai thirrjen ka dëgjuar.

    I Lartësuari ka thënë:

    “…e Musait i foli Allahu me fjalë.” Nisa-164.

    Gjithashtu Allahu i Madhëruar thotë:

    “E kur Musai erdhi në kohën që i caktuam, i foli Zoti i Vet…” Araf -143.

    Ajo ishte Fjalë reale e Allahut, me zë e cila dëgjohet. Për këtë autori ka thënë: “e ka thirrur” e thirrja nuk mund të jetë ndryshe, vetëm me zë që dëgjohet, ashtu sikurse ka thënë i Madhëruari:

    “Dhe Ne e thirrën nga ana e djathtë e kodrës Tur, e afruam te Ne për bisedë me të.” Merjem 52.


    Fjala e autorit:
    Çdo profeti nga një mrekulli Zoti i ka dhuruar,
    Muhamedin, Zoti im me Kuran e ka veçuar.

    Në hadithin e mbledhur nga Buhariu dhe Muslimi, të transmetuar nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) thuhet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
    “Nuk ka asnjë profet që të mos i jenë dhënë shenja. Sa më shumë shenja i jepeshin, aq më shumë njerëz besonin. Çfarë më është dhënë mua, është Zbulesë të cilën Allahu ma ka shpallur. Unë shpresoj që në Ditën e Gjykimit të kem ithtarë më shumë se të gjithë profetët e tjerë.” E gjithë kjo, për shkak se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) është vula e të gjithë profetëve dhe të dërguarve dhe është veçuar me Kuranin si shenjë e vazhdueshme deri në përfundimin e kësaj bote (deri në Ditën e Kiametit). Allahu i Madhëruar e ka marrë Vetë përsipër ruajtjen e tij (Kuranit), në kundërshtim me shenjat e tjera sepse ato vdesin (zhduken) me vdekjen e të zotëve të tyre. Për këtë Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: “…dhe unë shpresoj që në Ditën e Gjykimit të kem ithtarë më shumë se të gjithë profetët e tjerë.”
    Kadi Ijadi në (librin) "Esh Shifa" ka thënë:
    “Kuptimi i kësaj tek korrektuesit është se mrekullia e Kurani do të qëndrojë me qëndrimin e kësaj bote (sa të jetë jeta), ndërsa të gjitha mrekullitë e profetëve të tjerë, shkuan për momentin. Ata nuk i ka parë askush përveç atyre të cilët ishin prezent në kohën që ndodhën këto mrekulli. Kurse mrekullia e Kuranit do të jetë e përqëndrueshme shekull pas shekulli duke e vështruar me vëmendje dhe jo duke u treguar (sikurse shkopi i Musait etj.) Kjo do të vazhdojë deri në Ditën e Kiametit.”
    "Esh Shifa" vëll. I, f. 223.


    Fjala e autorit:
    Të ndërmjetësojë në vendtubim atë e ka lejuar
    Siç tregon hadithi në dy librat e saktë i vërtetuar.

    Ndërmjetësimi i Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në vendtubim (mahsher) është një prej llojeve më të mëdha të ndërmjetësimit (ndërmjetësimi i madh). Ky është ndërmjetësimi i njohur si "Mekamul Mahmud" vendi i lavdishëm i të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), të cilin ia ka premtuar atij Allahu i Madhëruar. Këtë e kanë treguar në hadith autorët e dy librave të saktë të hadithit (Buhariu dhe Muslimi). Hadithi gjendet edhe në libra të tjerë përveç këtyre të dyve prej të cilive është shkëputur edhe teksti i hadithit të mëposhtëm, fjalë për fjalë të transmetuar nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) i cili ka thënë:
    “Ishim me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), në një vendulje. Atij ia dhanë këmbën e parë (të deles) e atij kjo pjesë e mishit i pëlqente shumë dhe me dhëmbët e parë mori një copë dhe tha: “Në Ditën e Kiametit unë do të jem i pari i njerëzimit; a e dini pse? Allahu do t'i tubojë të parët dhe të fundit në një vend. Do të shohë vetëm ai që sheh dhe do të dëgjojë thirrjen vetëm ai që dëgjon. Dielli do të afrohet shumë afër, e njerëzit do të përjetojnë shqetësim dhe brenga të padurueshme, ndërsa disa do të thonë: “A nuk e shihni ju se ku jeni dhe çka ju ka gjetur? A nuk përpiqeni ta gjeni dikënd që do t’ju ndihmojë te Zoti juaj? Babai juaj, (do të thotë dikush) do të shkojnë tek ai dhe do t'i thonë: “O Adem, ti je babi i tërë njerëzimit. Allahu të krijoi me Dorën e Tij, të frymëzoi me një pjesë të shpirtit të Tij, i urdhëroi melekët e ata të ranë në sexhdeh, të bënë të jetosh në xhenet. A nuk do të na ndihmosh te Zoti yt, a nuk na sheh se ku jemi dhe çka na ka gjetur? Ai do t’u thotë: “Zoti im është hidhëruar aq shumë, saqë asnjëherë më parë nuk është hidhëruar deri në këtë shkallë. Më ndaloi të ha nga pema, e unë e shkela urdhërin. Më mjaftojnë hallet e mia. Shkoni te dikush tjetër, shkoni te Nuhu!" Do të shkojnë te Nuhu dhe do t’i thotë: "O Nuh, ti je i dërguari i parë në Tokë, Allahu të emëroi rob falenderues. A nuk na sheh se ku jemi dhe çfarë hallesh kemi? A nuk do të na ndihmosh te Zoti yt? Zoti im sot është aq shumë i hidhëruar, saqë asnjëherë nuk është hidhëruar, e asnjëherë nuk do të hidhërohet, - do të thotë ai. Mjaft i kam hallet e mia. Unë pata një lutje (kërkesë) që ia bëra Allahut për popullin tim të paditur. Shkoni te Ibrahimi dhe i thoni: “O Ibrahim, ti je i dërguari i Allahut. Ti je miku dhe dashamiri i Tij në tokë, na ndihmo te Zoti yt, a nuk e sheh se ku jemi dhe në çfarë halli gjendemi?! Zoti im sot është shumë i hidhëruar, saqë asnjëherë nuk është hidhëruar, e asnjëherë nuk do të hidhërohet, - do të thotë ai. Unë gënjeva njëherë… Më mjaftojnë hallet e mia, shkoni te dikush tjetër, shkoni te Musai! Do të shkojnë te Musai dhe do t'i thotë: "Ti je i dërguari i Allahut. Ty të nderoi me shpalljet dhe Fjalët e Tij ndaj njerëzimit, na ndihmo te Zoti yt! A nuk na sheh se në çfarë halli dhe gjendje jemi?! Zoti im sot është hidhëruar shumë, saqë asnjëherë nuk është hidhëruar, e asnjëherë nuk do të hidhërohet, – do të thotë ai. Unë vrava një njeri për të cilin nuk isha i urdhëruar ta vrisja. Mjaft kam hallet e mia, shkoni te dikush tjetër, shkoni tek Isai! Do të shkojnë tek Isai dhe do t'i thonë: "O Isa. Ti je i Dërguari i Allahut. Fjala e Allahut që e përcolli te Merjemja, Shpirti i Tij, flisje me njerëzit kur ishe në djep, na ndihmo te Zoti yt! A nuk e sheh se në çfarë halli dhe gjendje jemi? Zoti im sot është hidhëruar aq shumë saqë asnjehërë nuk ishte hidhëruar, e asnjëherë nuk do të hidhërohet, –do të thotë ai duke mos përmendur mëkat. Mjaft i kam hallet e mia, shkoni te dikush tjetër, shkoni te Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)! Do të shkojnë te Muhamedi. Në një transmetim tjetër thuhet: " Do të vijnë tek unë dhe do të thonë: "O Muhamed, ti je Dërguari i Allahut dhe vula e të dërguarve (i vundit). Allahu ty të liroi nga gabimet e bëra, të mëparshme dhe të mëvonshme, a nuk na ndihmon te Zoti yt! A nuk e sheh se në çfarë halli dhe gjendje jemi?!" Unë do të shkoj dhe do të arrij nën Arshin. Do t'i bie në sexhde Zotit tim. Pastaj Ai do të më ndihmojë t'i them lavdërimet dhe falenderimet ndaj Tij, që para meje askujt nuk i ka ndihmuar, dhe do të thotë: “O Muhamed! Ngrije kokën! Kërko se do të të jepet! Ndërmjetëso se do të pranohet ndërmjetësimi!” Unë do të ngre kokën time dhe do të them: “O Zot! Ymeti im! O Zot! Ymeti im! O Zot! Ymeti im! Ai do të thotë: “O Muhamed! Fut nga ymeti yt ata që nuk kanë llogari nga dera e djathtë (e xhenetit), e ata që janë pjesëmarrësit e njerëzve të tjerë në dyer të tjera!” Pastaj tha: “Betohem në Atë që shpirti i Muhamedit është në Dorën e Tij, se ndërmjet dyerve të xhenetit apo ndërmjet dy krahëve të derës është larg sa ndërmjet Mekës dhe Haxherit, apo sa ndërmjet Mekës dhe Basrës.”


    Fjala e autorit:
    Kush dyshon në të s'do të jetë pjesë e tij
    E ai që do të ndërmjetësohet ka arritur sukses e lumturi.

    Në këto vargje, autori u kundërpërgjigjet hauarixhëve dhe mutezilëve, të cilët refuzuan daljen e çdokujt që do të futet në zjarr, duke e konsdideruar ata si të prishur dhe duke i quajtur mëkatarët mohues. E gjithë kjo bie në kundërshtim me hadithet muteuatire, të cilat flasin për ndërmjetësimin dhe daljen e njësuesve mëkatarë nga zjarri. Ka transmetruar Axhurri në librin e tij "Esh-sheri’ah" dhe Lalikai në librin "Shpjegimi i parimeve të ehlis sunetit" nga Enesi i cili ka thënë: “Kush e përgenjeshtron ndërmjetësimin, nuk ka pjesë në të.” E sipas një tjetër transmetimi: “Nuk do të përfitojë prej tij.”
    Ndërsa fjala e tij “E ai që do të ndërmjetësohet ka arritur sukses e lumturi” do të thotë se për këdo që Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) do të ndërmjetësojë, ai do të hyjë në xhenet. E kush hyn në të, ai ka korrur e arritur suksesin dhe fitoren më të madhe dhe do të arrijë një lumturi pas së cilës kurrë s'ka për të ndjerë mjerim e fatkeqësi.


    Fjalët e autorit:
    Pas Muhamedit do të ndërmjetësojë çdo i dërguar
    Për atë që këtu jetoi dhe vdiq, Zotin duke e njësuar.

    Përveç idhujtarisë çdo mëkat atij që do ia fal Zoti im
    Dhe çdo besimtar nga një mohues do të ketë si flijim.

    Përsa i përket fjalës së autorit “pas Muhamedit", do të thotë, ashtu siç ka transmetuar Muslimi në koleksoinin e tij të saktë të haditheve nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Unë do të jem ndërmjetësuesi i parë në xhenet.”
    Ndërsa për ndërmjetësimin e profetëve dhe e të dashurve të Zotit (eulijave) ekziston si argument hadithi që gjendet në librin e saktë të Muslimit, të transmetuar nga Ebu Seid (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Allahu i Madhëruar thotë: “Ndërmjetësuan engjëjt, ndërmjetësuan profetët, ndërmjetësuan besimtarët…” Përsa i përket thënies se ndërmjetësimi do të jetë i posaçëm vetëm për ata që e njësuan Zotin, argumentohemi me hadithin të cilin e ka trasmetuar Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) i cili ka thënë: “I thashë Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): “O i Dërguari i Allahut! Kush është më i lumturi i njerëzve (ai që meriton) me shumë ndërmjetësimin tënd në Ditën e Kiametit?” Tha: “Mendova (o Ebu Hurejre) që askush nuk do të më pyeste për këtë (hadith) para teje, si shkak i lakmisë tënde për hadith! Më i lumturi i njerëzve me ndërmjetësimin tim në Ditën e Kiametit është ai që thotë me sinqeritet nga zemra e tij se s'meriton të adhurohet askush me të drejtë përveç Allahut” Kurse në transmetimin e Tirmidhiut nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) tregohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Ndërmjetësimi im do të jetë për ata që nga ymeti im kanë bërë mëkate të mëdha.” E sipas një trasmetimi tjetër: “Për njësuesit (e Zotit).”


    Fjala e autorit:
    Përveç idhujtarisë çdo mëkat atij që do ia fal Zoti im
    Dhe çdo besimtar nga një mohues do të ketë si flijim.

    Allahu i Madhëruar ka thënë:

    “S'ka dyshim se Allahu nuk e fal t’i përshkruhet Atij shok, e përveç këtij (mëkati) i fal kujt do. Kush i përshkruan Allahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh.” Nisa 48.

    Gjithashtu thotë:

    “ Është e vërtetë se Allahu nuk fal t’i bëhet Atij shok, e përveç këtij (mëkati), të tjerat ia fal atij që dëshiron. Ai që i përshkruan shok Allahut, ai e ka humbur rrugën tepër larg.” Nisa 116.

    Në librin e saktë të Buhariut tregohet nga Ubade ibnu Samiti (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

    “Më jepni besën se nuk do t’i përshkruani Allahut shok, nuk do të vidhni, nuk do të bëni imoralitet, nuk do t’i vrisni fëmijët tuaj, nuk do të shpifni duke trilluar me qëllim gënjeshtrën (duke i bërë të paligjshëm fëmijët që u përkasin bashkëshorteve të tyre) dhe se nuk do të më kundërshtoni mua në punë të mira. Kush e prish besën me çka do qoftë nga këto do të jetë i ndëshkuar në këtë botë, e që kjo do t’i shërbejë atij si shpagim për mëkatet. Ndërsa ai që shkel diçka nga këto dhe Allahu ia fsheh (ia mbulon këtë gabim), atëherë kjo çështje i takon Allahut, nëse dëshiron e fal dhe nëse dëshiron e ndëshkon.”

    Ibën Xheriri (Allahu e mëshiroftë!) thotë se Neueuiu ka thënë: “Përgjithshmëria e këtij hadithi veçohet18 me fjalën e Allahut të Madhëruar: “S’ka dyshim se Allahu nuk e fal t’i bëhet Atij shok…” sepse nëse dezertuesi (lënësi i fesë) vritet për dezertimin e tij, atëherë kjo vrasje nuk është shpagim për të (nga mëkatet). Kurse unë them se ky hadith bazohet në atë se fjala e tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) : “Me çka do qoftë nga këto” përfshin të gjitha ato që u përmendën (në hadith) dhe kjo është e qartë.”
    Gjithashtu është thënë: “Mundet që qëllimi të jetë për mëkatet që u përmendën pas idhujtarisë. Në këtë kontekst, fjalimi u drejtohet muslimanëve dhe nuk futet derisa të ketë nevojë për nxjerrjen e tij. Këtë e mbëshet transmetimi i Muslimit: “E ai ndaj të cilit zbatohet ligji (dënimi i caktuar nga sheriati)…” "Fet'h" vëll. I, f. 84.
    E rëndësishme është, se vepruesit e mëkateve janë nën Dëshirën dhe Vullnetin e Allahut të Madhëruar dhe jo siç thonë kërcënuesit prej hauarixhëve dhe mutezilëve se është e obligueshme që Allahu i Madhëruar të zbatojë kërcënimin dhe se kush futet në zjarr (xhehenem), nuk do të dalë prej tij. Kështu, ata me këtë pretendim të kotë dhe të pasaktë të tyre, i mohuan të gjitha hadithet e ndërmjetësimit. Pretendim i pasaktë është edhe ai i murxhive, të cilët thonë se besimin nuk e dëmton mëkati dhe Allahu i Madhëruar fal kë të dojë me Mirësinë e Tij, dhe ndëshkon kë të dojë me Drejtësinë e Tij.
    Ndërsa fjalën e autorit: “Dhe çdo besimtar nga një mohues do të ketë si flijim", e argumenton edhe hadithi të cilin e ka transmetuar imam Muslimi nga Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i cili ka thënë se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kur të bëhet Kiameti, Allahu për çdo musliman e shpaguan me një hebre apo një të krishter dhe atij i thotë: “Ky është liruesi yt nga zjarri.” Imam Neueuiu (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Kuptimi i asaj që ka ardhur në hadithin e Ebu Hurejres (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se për secilin prej jush është ndërtuar një vend në xhenet dhe një vend në xhehenem, do të thotë se besimtari kur futet në xhenet ia zëvendëson vendin atij në xhehenem mosbesimtari, sepse ai e meriton atë për shkak të mohimit (mosbesimit) të tij.” Me kuptimin e hadithit të mësipërm shpjegohet edhe domethënia e fjalës së autorit “do të ketë si flijim” pasi besimtarit ishte përcaktuar vendi në zjarr dhe jobesimtari është liruesi i tij, sepse Zoti i Madhëruar krijoi për në zjarr një numër të caktuar që do ta mbushë me ta xhehenemin. Pra, hyrja e jobesimtarëve në zjarr për shkak të mëkateve dhe mohimit të tyre, bëhet edhe lirues i muslimanëve nga zjarri. Zoti e di më së miri.
    "Rijadu Salihin" f. 212.

    Për këtë mund të argumentohemi edhe me hadithin që gjendet në dy përmbledhjet e sakta të haditheve, të transmetuar nga Ebu Seidi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) i cili thotë se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Në Ditën e Kiametit Allahu i Madhëruar do t'i thotë Ademit: “O Adem!” Ai i thotë: “Si urdhëroni, lumturia dhe mirësia janë në Dorën Tënde.” Ai thotë: “Çohu dhe nxirre grupin e zjarit!” Ai thotë: “Ç’është grupi i zjarrit o Zot?” I thotë: “Për çdo njëmijë, nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë vetë, duke lënë vetëm një.” Ky është momenti kur do të plaket fëmija, kur çdo shtatzënë e hedh barrën e saj dhe kur ti i, sheh njerëzit si të pirë, por ata nuk janë të dehur, por dënimi i Allahut është i ashpër. Tha: "Njerëzve (që ishin aty prej shokëve të Profeti), nuk u erdhi mirë dhe thanë: “O i Dërguari i Allahut! Për çdo njëmijë, nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë dhe mbetet vetëm një?! E kush prej nesh është ai i vetmi (që do të shpëtojë)?! I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u ngrit, doli te ta dhe tha: “Përgëzohuni, se nga jexhuxhët dhe maxhuxhët janë njëmijë, e nga ju një.”

    Fjala e autorit:
    Nuk do të mbesë në zjarrin e skëterrës asnjë monoteist
    Dhe sikur të ketë vrarë njeriun e ndaluar qëllimisht.

    Në hadithin të cilin e ka nxjerrë Tirmidhiu nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) tregohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Allahu i madhëruar thotë: “Nxirreni nga zjarri atë që më ka njësuar Mua dhe më është frikësuar në ndonjë vend!” Kurse në dy përmbledhjet e sakta të haditheve, transmeton Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Do të dalë nga zjarri ai që thotë se nuk meriton të adhurohet askush përveç Allahut.”
    Për fjalën e autorit: “Dhe sikur të ketë vrarë njeriun e ndaluar qëllimisht”, pasuesit e sunetit janë të mendimit se monoteistët (njësuesit e Zotit) nuk do të jenë përherë në zjarr. Qëndrimi i përhershëm në zjarr nuk do të jetë për askënd, përveç jobesimtarëve të cilët mohuan njësinë e Allahut (që Allahu është Një e i Vetëm) dhe përgënjeshtruan atë me të cilën erdhën të dërguarit e Tij. I Lartmadhëruari ka thënë:
    “Ata që mohuan dhe përgënjeshtruan argumentet Tona, ata janë banues të zjarrit.” Maide 86. Hazini në komentin e tij të Kuranit ka thënë: “Ky ajet është citat i prerë dhe tregon se të qëndruarit e përhershëm në xhehenem, nuk do të jetë për askënd përveç jobesimtarëve, sepse shoqëria kërkon lidhjen e ngushtë (të jesh i pandashëm), ashtu siç thuhet se filani është shok me filanin, domethënë ka lidhje të ngushta me të.”

    "Lubabu Tauijl",vëll .I, f.438 shkëputur nga “Akidetul Islamijeh” të Azuziut, f. 350.

    Përsa i përket përhershmërisë që është deklaruar në disa tekste për disa nga mëkatarët, si: vrasësi me paramendim, Allahu i Madhëruar ka thënë: “Kush vret një besimtar me qëllim, dënimi i tij është xhehenemi, në të cilin do të jetë përgjithmonë…” Nisa 93. Për gjykimin e kësaj çështjeje dijetarët kanë rënë në kundërshtim. Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ka thënë: “Për të nuk ka pendim (teube)!" Ai e ka marrë në konsideratë ajetin nga pamja e tij e jashtme.
    Shumica e dijetarëve janë të mendimit se qëndrimi i përhershëm në xhehenem është për atë i cili nuk pendohet, sepse nëse ai pendohet, Allahu do t’ia pranojë atij pendimin, duke u argumentuar në fjalën e Allahut të Madhëruar:

    “Edhe ata që përveç Allahut, nuk i luten ndonjë zoti tjetër, nuk vrasin njeriun që e ka ndaluar Allahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, nuk bëjnë imoralitet; ndërsa kush i punon këto, ai e gjen ndëshkimin. Atij i dyfishohet dënimi Ditën e Kiametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë. Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve Allahu të këqijat ua shndërron në të mira. Allahu është mëshirues, ndaj Ai fal shumë.” Furkan 68-70.

    Gjithashtu, për personin në këtë gjendje është thënë se nëse pendohet, ai është në dëshirën e Allahut të Madhëruar. Për këtë Ebu Hurejra është shprehur: “Shpërblimi i tij, nëse ai do të shpërblehet.” Atëhërë atë mund ta kapë Mëshira e Mëshiruesit të mëshiruesve, ose ndonjë punë e mirë apo të mirat e tij ia shlyejnë të këqijat. Nëse nuk do ta përfshijë mëshira e Zotit dhe futet në zjarr, ai nuk do të qëndrojë në të pambarim, sepse përhershmëria mund të jetë qëllimi i një qëndrimi të gjatë. Arabët thonë: “E burgosa filanin me burgim të përjetshëm, ku as filani, as burgu nuk do të jenë të përhershëm.” (Shih tefsirin e Kurtubit dhe të Ibn Kethirit)

    Fjala e autorit:
    Dëshmoj se Allahu të Dërguarin e Tij e ka ndihmuar,
    Me shokë të sinqertë, të pastër e të përkushtuar.

    Allahu i Madhëruar ka thënë:

    “…Ai është që të mbështeti (fuqizoi) ty me ndihmën e Vet dhe me besimtarët.” Enfal 62.

    Ka nxjerrë imam Ahmedi nga Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) i cili ka thënë: “Vërtet, Allahu i Madhëruar shikoi në zemrat e robërve dhe e gjeti zemrën e Muhamedit më të mirën e zemrave të të gjithëve. E zgjodhi atë për Veten e Tij dhe e dërgoi atë me mesazhin e Tij. Pastaj pas zemrës së Muhamedit shikoi në zemrat e robërve dhe i gjeti zemrat e shokëve të tij (sahabëve) më të mirat e zemrave të të gjithë robërve dhe i bëri ata ndihmëtarët e Profetit të Tij që të luftojnë për fenë e Tij.”

    Fjala e autorit:

    Pas profetëve ata janë më të mirët që Allahu ka krijuar,
    Është udhëzuar në fe çdokush që rrugën e tyre ka pasuar.

    Buhariu, Muslimi e të tjerë, transmetojnë nga Imran ibn Husajn (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) i cili tregon se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Më të mirët e popullit (ymetit) tim janë ata që jetojnë në shekullin tim…” Në një transmetim tjetër të Ahmedit (Allahu e mëshiroftë!) thuhet: “Më të mirët e këtij ymeti janë ata të shekullit në të cilin u dërgova.” Qëllimi me ta është padyshim për sahabët. Me që ymeti i tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) është më i miri i të gjithë popujve, atëherë sahabët (shokët e tij) janë më të mirët e njerëzve pas profetëve, sikurse transmetohet edhe në hadithin “Unë jam dërguar në shekullin më të mirë te bijve të Ademit.” Ata janë më parësorët (më të meritueshmit) për t’u pasuar. Ata janë më të pastërtit e njerëzve në zemra, më të thelluarit në dituri, më të qëndrueshmit në pasim, më të drejtët (të vërtetët) në fjalë, ata që përjetuan zbritjen e shpalljes (Kuranin) dhe nga Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) morën kuptimin (shpjegimin) e tij. Ndërsa, përsa i përket hadithit të cilin e transmeton Daru Kutni ku tekstualisht thuhet: “Shokët e mi janë sikur yjet, cilindo prej tyre ta pasoni do të udhëzoheni.”, është hadith i trilluar. Këtë e ka përmendur imam Ibn Xheuzi në librin e tij “Hadithet e dobëta”, ndërsa shejh Albani ka thënë se hadithi është i pasaktë.

    Fjala e autorit:
    Pas profetit Muhamed, prej tyre ka qenë më i miri
    Ebu Bekr es Sidiku, bujari dhe zemërdëliri.

    Ebu Bekër, është pseudonimi i Abdullah ibn Ebi Kuhafe - Uthman ibn Amir ibn Umer ibn Kab et Tejmi. Pas të Dërguarit të Allahut, ai është më i miri i njerëzve. Për këtë kanë rënë dakort të gjithë muslimanët, përveç rafidijëve19. Abdullah ibn Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ka thënë: “Në kohën e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nuk krahasonim asnjë me Ebu Bekrin e pas tij vinte Umer ibn el Hatabi e pas tij Uthman ibn Afan. (përveç këtyre nuk bënin veçime ndërmjet shokëve të tij).” Trasmetoi Buhariu. Gjithashtu, është trasmetuar nga Muhamed ibnul Hanefijeh se ka thënë: “I thashë babait tim (Aliut): “Cili prej njerëzve është më miri pas të dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)? Ai tha: “Ebu Bekri.” Thashë: “Pastaj kush?” Tha: “Umeri.” (u frikësova se do të thoshte Uthmani.) e i thashë: “Pastaj ti?” Dhe ai tha unë nuk jam tjetër përveç një njeri prej muslimanëve.”
    “Es sidijk (i sinqert)” është pseudonimi më i njohur i tij. Në disa tregime thuhet: “Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) u betonte se Allahu e zbriti emrin e Ebu Bekrit (i sinqerti) nga qielli.” Trasmeton Tebaraniu.
    Ka për qëllim Fjalën e Allahut të Madhëruar:

    “E Ai që solli të vërtetën dhe ai që e vërtetoi atë…” Suretu Zumer 33.

    Thuhet se shkaku që ai është quajtur “I sinqerti” është se ai ishte nga të parët që i besoi Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), gjithashtu thuhet se ai ka filluar të quhet kështu që nga mëngjesi i israsë.
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  6. #16
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Fjala e autorit:
    Në çdo fjalë të Zgjedhurin e vërtetoi
    I pari që e përkrahu dhe e besoi.

    Në këto vargje lajmërohet se ai ishte i pari që u bë musliman. Nuk ka asnjë kundërshtim se ai ishte i pari nga burrat që e pranoi Islamin. Imam Buhariu na përcjell fjalët e Amarit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) i cili ka thënë: “E pashë të Dërguarin e Allahut dhe me të ishin vetëm pesë njerëz, dy gra dhe Ebu Bekri.”

    Fjala e autorit:
    Ditën e shpellës plot dëshirë veten e tij sakrifikoi,
    Të gjithë pasurinë e tij për të e shpenzoi.

    Përsa i përket historisë së shpellës, ajo është e njohur. Allahu i Madhëruar ka thënë: “Në mos e ndihmofshit atë (Profetin), atë e ka ndihmuar Allahu. Kur ata që nuk besuan, e nxorrën atë vetë të dytë; kur që të dy ishin në shpellë, kur po i thoshte shokut të vet: “Mos u pikëllo, Allahu është me ne!” E Allahu i zbriti qetësi atij…” Teubeh 40. Në hadithin e mbledhur nga Ebu Naimi, të transmetuar nga Enesi tregohet se Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ka thënë: “Natën që shkuam te shpella thashë: “O i Dërguari i Allahut, më lër të futem para teje në shpellë, nëse ekziston ndonjë rrezik, le të më gjejë mua e jo ty.” Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), hyri në shpellë, e kontrolloi atë me dorën e tij, shqeu rrobën (shallin) dhe kudo që shikonte ndonjë vrimë e bllokonte atë me rrobën e tij. Këtë gjë e bëri në të gjithë shpellën, në të cilën mbeti edhe një vrimë pa e zënë, të cilën e bllokoi duke vendosur këmbën e tij mbi të; e pastaj tha: "O i Dërguari i Allahut, futu në shpellë!” Kurse në hadithin të cilin e trasmeton Ebu Derdai tregohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Vërtet, Allahu më bëri të dërguar te ju, por ju më thatë gënjeshtar, kurse Ebu Bekri më besoi dhe u bë ndihmëtari im me trupin dhe me pasurinë e tij.” Trasmetoi Buhariu.

    Fjala e autorit:
    Pas tij është Faruku, vlera e të cilit s’duhet harruar,
    Për Islamin ka qenë kështjellë e fortifikuar.

    Faruk, është pseudonimi i Umer ibn Hattab ibn Nufejl ibn Abdul Uzah ibn Rebah el Adeuij. I pari që e ka emërtuar “El Faruk” ka qenë Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!).

    Fjala e autorit:
    Me forcën e shpatës ai i çliroi,
    Shumë vende muslimane i lehtësoi.

    Ebu Bekër es Sidiku (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) luftoi kundrejt dezertueve (renegatëve), ndërsa në duart e Farukut, Allahu i Madhëruar çliroi Irakun, Shamin, Egjiptin dhe përhapi fenë Islame në to. Prej tij u trembën njerëzit e u frikësuan popujt.

    Ky është kuptimi i vargjeve të tjera të autorit:

    E shfaqi fenë e Allahut pas fshehtësisë,
    E fiku njëherë e përgjithmonë zjarrin e idhujtarisë.

    Ndërsa me "zjarrin e idhujtarisë" autori ka për qëllim zjarrin e mexhusëve (zjarrputistëve) në Persi, të cilët në vend të Allahut të Madhëruar adhuronin zjarrin.

    Fjala e autorit:

    Uthmani, posedues i dy dritave ka vdekur duke agjëruar,
    gjithë jetën duke u falur e lexuar Kuran natën e ka kaluar.

    Uthmani është i biri i Afan ibn Ebil As ibn Umejeh ebu Amr el Kurejshi. Është quajtur posedues i dy dritave për shkak se ai është martuar me dy vajzat e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Në hadithin e Lalikait, të transmetuar nga Abdullah ibn Imran ibn Aban tregohet se ai ka thënë: " Husejn el Xhafij më tha: “A e di përse u quajt Uthmani posedues i dy dritave?” Nuk e di, - i thashë. Tha: “Që nga Ademi deri në Kiamet, askush nuk është martuar me dy vajza të një Profeti, përveç Uthman ibn Afanit.” Daru Kutni tregon se kur Aliu ka përmendur Uthmanin ka thënë: “Ai është një person që në qiell thirret me emrin posedues i dy dritave." Përsa i përket vdekjes së tij agjërueshëm, Hakimi ka përmendur në Mustedrukun e tij hadithin, me të cilin ka rënë dakord edhe Dhehebiu, të transmetuar nga Abdullah ibn Umeri: " Kur agoi, Uthmani u foli njerëzve, duke u thënë: “Këtë natë pashë në ëndërr Profetin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i cili më tha: “O Uthman! Bëj iftar sonte tek ne!” Uthmani u gdhi agjërueshëm dhe u vra po atë ditë (duke qenë agjërueshëm).” Ndërsa për fjalën e autorit "gjithë jetën duke u falur e lexuar Kuran natën e ka kaluar", Taberani përmend fjalët e Ibn Sirinit, i cili ka thënë se Naileh bint Karafisah el Kelbijeh kur u fut tek Uthmani (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) kur e kishin vrarë, tha: “E vratë ?! Ai e kalonte tërë natën duke lexuar Kuranin në një rekat”
    Hasan ibn Thabiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë:
    "Zgjohen nga gjumi duke bërë sexhde ( duke u përulur) Zotit, duke e kaluar natën me tesbih (lavdërim Zotit) dhe lexim të Kuranit."

    Fjala e autorit:

    E përgatiti ushtrinë e vobektë atë ditë me tërë pasurinë,
    ia zgjeroi të Zgjedhurit dhe shokëve të tij xhaminë.

    Këtu flitet për ushtrinë e vobektë e cila doli në Tebuk. Përgatitja nga ana e tij e kësaj ushtrie ishte prej virtyteve të tij të larta. Në përmbledhjen e Buharit trasmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: “Kush e përgatit këtë ushtri të vobektë për luftë, ka xhenetin.” Kështu, ushtria u përgatit nga Uthmani.

    Fjala e autorit:
    Me të majtën e vet Mustafai dha besën në vend të tij
    në marrëveshjen e Riduanit vërtetuar me dëshmi

    Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e dërgoi Uthmanin si të dërguarin e tij te Kurejshët që t'ua bënte të ditur atyre se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kishte ardhur për të kryer umren e jo për të luftuar. Kur Uthmani shkoi atje, u përhap lajmi se idhujtarët kishin për qëllim të luftonin ndaj muslimanëve. Ndërkohë muslimanët u përgatitën për të luftuar kundrejt tyre, duke i dhënë besën Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nën një pemë se nuk do të dezertojnë (largohen) nga lufta. Ibn Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) thotë: “Përsa i përket mungesës së tij (Uthmanit) në marrëveshjen e Riduanit,...marrëveshje që ndodhi pasi Uthmani shkoi për në Mekë, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) për dorën e tij të djathtë tha: “Kjo është dora e Uthmanit, dhe e kapi me dorën tjetër të tij e tha: “Kjo është për Uthmanin.” Transmeton Buhariu dhe Tirmidhiu. Sipas një transmetimi tjetër vetë Uthani është shprehur: “Për mua i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka kapur dorën e tij të djathtë me të majtën e tij; e, e majta e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) është më e mirë se e djathta ime.” Allahu i Madhëruar thotë: “Ata që të zotohen ty, në të vërtetë, ata i zotohen Allahut, se Dora e Allahut është mbi duart e tyre…” Fet’h 10. I Madhëruari, gjithashtu, ka thënë: “Vërtet, Allahu qe i kënaqur me besimtarët kur ata nën hijen e atij druri të zotoheshin ty dhe Ai e dinte se ç’kishin zemrat e tyre, prandaj u dhuroi qetësimin dhe së shpejti i shpërbleu me një fitore.” Fet’h 18.

    Fjala e autorit:

    Mos harro dhëndërrin e Mustafait, djalin e xhaxhait të tij
    I cili ka qenë gur themeltar në shkenca dhe zotëri.

    Autori këtu ka për qëllim Aliun (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) i cili është i biri Ebu Talibit, emri i të cilit ishte Abdulmenaf ibn Abdulmutalib. Ai është djali i xhaxhait të Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). U lind dhjetë vjet para dërgimit të Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe u edukua prej tij.
    Fjala “es sihru” do të thotë "i afërt". Me këtë fjalë, gjithashtu, i thuhet edhe bashkëshortit të bijës, sikurse e ka përmendur këtë edhe Ragibi (e për këtë në vargun e poemës e përktheva me fjalën dhëndër). Përsa i përket diturisë së tij (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), këtë e kanë dëshmuar të gjithë sahabët. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Më i plotësuari i tyre (d.m.th. i këtij ymeti) është Aliu.” Trasmetoi Tirmidhiu. Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ka thënë: “O Allahu im! Më ruaj nga ai problem, të cilin nuk e ka zgjidhur Ebu Hasani!” Ndërsa në hadithin e Tirmidhiut, në të cilin transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Unë jam qyteti i fikhut (jurisprudencës dhe i të kuptuarit të fesë), ndërsa Aliu është dera e tij.”, sipas Ibnul Xheuzij është hadith i trilluar.

    Fjala e autorit:

    Me dëshirë për të dërguarin e Allahut veten sakrifikoi
    në shtrat të Pejgamberit u shtri, natën kur ai emigroi.

    Kjo ngjarje ndodhi kur idhujtarët u grumbulluan për të vrarë Profetin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Ata grumbulluan për vjasjen e tij nga një person për çdo fis, në mënyrë që të humbiste (shpërndahej) gjaku i tij ndërmjet fisesh dhe kështu nuk do të mundej askush të hakmerrej për të. Kështu ata u mblodhën rreth shtëpisë së Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ndërkohë ai doli nga shtëpia duke lexuar: “Dhe Ne e kemi vënë një pengesë para tyre dhe një pas tyre dhe në sy u kemi vënë një perde, prandaj ata nuk shohin.” Jasin 9. Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), e la Aliun (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) në shtëpinë e tij për t'u kthyer amanetet të zotëve të tyre. Kur ata hynë brenda e gjetën Aliun të mbështetur në shtratin e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Ngjarja është e njohur edhe te historianët.

    Fjala e autorit:
    Për këdo që Profeti të jetë mik i parë
    edhe Aliu për të bëhet mik dhe “shpëtimtar”

    Autori aludon këtu në hadithin të cilin e trasmeton Ahmedi dhe Tirmidhiu, për të cilin kanë thënë se është hadith i mirë, ku tekstualisht thuhet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Për këdo që unë jam mik i tij (meula) edhe Aliu është mik për të." Në hadith nuk përmendet shtesa: "O Zot, ji mik me miqtë e tij dhe armik me armiqtë e tij!" Ahmedi ka thënë se (shtesa) është prej banorëve të Kufës. Një grup dijetarësh këtë hadith e kanë konsideruar të dobët. Shejhul Islam Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: "Përsa i përket fjalës së tij: "Për këdo që unë jam mik i tij (meula) edhe Aliu është mik për të.", nuk ndodhet në koleksionet e sakta, por ai është prej haditheve të transmetuara nga dijetarët, saktësia e të cilit është diskutuar. Është transmetuar nga Buhariu, Ibrahim el Harbij dhe një grup dijetarësh të hadithit se ata kanë diskutuar për këtë hadith dhe e kanë konsideruar atë të dobët."
    "Muhtesar Minhaxh Esuneh" vëll. II. f. 744.
    Përveç kësaj vlerat e Aliut (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) janë të shumta. Në hadithin të cilin e ka nxjerrë Buhariu dhe Muslimi, thuhet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i ka thënë Aliut: "A nuk je i kënaqur të jesh për mua si Haruni për Musain?" Po nga ata të dy tregohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: " Nesër do t'ia jap flamurin një personi, të cilin e do Allahu dhe i Dërguari i Tij, apo, e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij." Dhe ia dha atë Aliut (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!).
    Ndërsa për fjalën e tij: "shpëtimtar", ka vërejtje, pasi Shpëtimtari është vetëm Allahu i Madhëruar.
    Kjo përmban atë që Allahu i Madhëruar e ka përforcuar me të vërtetën dhe ka ardhur ne trajtën pësore (ismul meful).

    Fjalët e autorit :
    Prej të përgëzuarve është Talha, Zubejri dhe Sadi,
    i gëzuar e i lumtur me ta po kështu edhe Seidi.

    Duke shpenzuar e jepte pasurinë Ibnu Aufi,
    besnik dhe përkrahës ka qenë Ibnu Xherrahi.

    Të gjithë këta janë pjesa tjetër e dhjetë personave për të cilët është dëshmuar se do të jenë në xhenet pas katër halifëve (mëkëmbësve të Profetit dhe udhëheqësve të shtetit islam pas vdekjes së tij). Imam Ahmedi dhe Tirmidhiu kanë mbledhur hadithin të transmetuar nga Abdurrahman ibn Aufi i cili ka thënë: "I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Ebu Bekri është në xhenet; Umeri është në xhenet; Uthmani është në xhenet; Aliu është në xhenet; Talha është në xhenet; Zubejri është në xhenet; Abdurrahmani është në xhenet; Sadi është në xhenet; Seid ibn Zejdi është në xhenet; Ebu Ubejdeh ibnul Xherrah është në xhenet."
    Talha, është i biri i Ubejdullah ibn Uthman ibn Amr ibn Sad ibn Temim ibn Murreh ibn Kab. Ai është prej të parëve që ka pranuar Islamin. Ai i mundonte armiqtë dhe ishte ai i cili i largoi idhujtarët nga Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ditën e Uhudit. Transmeton Buhariu nga Kajs ibn Ebi Hazim i cili ka thënë: " E kam parë dorën e Talhas me të cilën mbrojti të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në ditën e Uhudit, të paralizuar." Në librin e saktë të Muslimit nga Ebu Bekri dhe Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!) trasmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: " Talha e fitoi xhenetin."
    Zubejri, është i biri i El Auam ibn Huuejlid ibn Esed ibn Abduluza, ndërsa e ëma e tij ishte Safijah, e bija e Abdulmutalibit dhe halla e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Ai e pranoi Islamin në moshën tetë vjeçare. Për të Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Çdo Profet ka pasur përkrahës, e përkrahësi im është Zubejri." Trasmetoi Buhariu dhe Muslimi.
    Sadi, është Ebu Is'hak Sad ibn Ebi Uekas, emri i të cilit ishte Malik ibn Uehib ibn Abdulmenaf. Edhe Sadi renditet prej të parëve të cilët pranuan Islamin. Buhariu përmend hadithin e tansmetuar nga vetë Sadi, i cili ka thënë: "Askush nuk e kishte pranuar islamin në ditën që e pranova unë. Qëndrova shtatë dhe unë isha i treti në Islam." Si duket, ai e ka pranuar Islamin me Ebu Bekrin (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) dhe ka qëndruar shtatë ditë në të cilat askush nuk e ka pranuar Islamin askush, përveç tij dhe Ebu Bekrit. Kështu që, me Ebu Bekrin dhe me Profetin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), ata formuan treshen në Islam. Ibn Haxheri ka thënë: "Kjo është në përputhje me shquarsinë e tij. Shkaku në këtë qëndron se kush e pranonte islamin e fshihte atë." "El Fet'h" vëll. VII, f. 106. Ai ka qenë i pari nga ata që kanë gjuajtur shigjeta në rrugë të Allahut (për çështjen e Tij). Buhariu përmend një hadith tjetër, të transmetuar nga vetë Sadi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) i cili ka thënë: "Unë jam i pari i arabëve që kam gjuajtur me shigjetë në rrugën e Allahut." Për vlerat që ai ka pasë, tregon edhe hadithi të cilin e transmeton Buhariu nga Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) i cili ka thënë: "Nuk e kam parë Profetin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të përmendë të dy prindërit e tij për askënd përveç Sadit. Në ditën e Uhudit ai filloi të thoshte: "Gjuaj o Sad, gjuaj! Babë e nënë, kurban i bëfsha për ty!"
    Seidi, është i biri i Zejd ibn Amr ibn Nufejl. Babai i tij ka qenë në fenë e pastër të Ibrahimit, që nga koha para dërgimit të Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Ai e pranoi islamin para hyrjes së Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në shtëpinë e Erkamit dhe ka marrë pjesë në të gjitha betejat. Axhurrij ka thënë: "Seidi është prej atyre personave që kur ndërroi jetë Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishte i kënaqur prej tyre. Gjithashtu, ai është prej atyre me të cilët ishte i kënaqur edhe Umer ibn Hatab (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) si dhe të gjithë sahabët. Ai ishte edhe prej atyre që i pranohej lutja."
    "Esh Sheria" f. 840.
    Zejdi ka trasmetuar edhe hadithin e dhjetë sahabëve për të cilët u dëshmua se do të jenë në xhenet. Në këtë hadithi ai nuk e përmendi veten e tij. Kur e pyetën se kush ishte i dhjeti, ai tha: "Shoku juaj".
    Ibn Aufi, është Abdurrahman ibn Auf ibn Abdu Auf ibn Abdul Harith ibn Zuhreh ibn Kilab ibn Murreh ibn Kab el Kurejshij ez Zuhrij, prej të parëve që e pranuan Islamin dhe prej atyre që morën pjesë (dëshmuan) në luftën e Bedrit. Në ditën e vështirësisë (në luftën e Tebukut e cila u quajt edhe ushtria e vështirësisë), ai dha sadaka (lëmoshë) njëqind kg argjend.
    Ibnul Xherrahi, është Ebu Ubejdeh, emri i të cilit ishte Amir ibn Abdullah ibnul Xherah. Imam Muslimi ka nxjerrë nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) në të cilin ai ka thënë: " Kur erdhën banorët e Jemenit tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e lutën që t'ju dërgonte një person për t'i mësuar ata. Ai dërgoi me ta Ebu Ubejdeh ibnul Xherrahun dhe tha: "Ky është besniku i këtij ymeti."

    Fjalët e autorit:
    As shokët dhe familja e tij s'duhen harruar
    as ensarët e tabinët e udhëzuar.

    Të gjithë ata Allahu i ka lavdëruar
    E më pas i Dërguari lëvdatat ka përforcuar

    Kjo është një thirrje për të mos harruar vlerën e tyre. Allahu i Madhëruar i ka lavdëruar duke thënë: "Allahu është i kënaqur me të hershmit e parë prej emigruesve (muhaxhirëve) dhe prej vendasve ndihmëtar (ensarëve); edhe prej atyre që i pasuan ata me punë të mira; edhe ata janë të kënaqur ndaj Tij. Atyre u ka përgatitur xhenete, nën të cilët rrjedhin lumej, ku do të jenë përjetë të pasosur. E ky është fitim i madh." Teubeh 100.
    Ndërsa lavdërimi i Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) gjendet në fjalën e tij: "Mos i përbuzni shokët e mi! Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është jeta ime, nëse ndonjëri prej jush do të shpenzojë (në rrugën e Zotit) një pirg ari të madh sa mali i Uhudit, ai nuk do të jetë i barabartë as edhe me një grusht të dhënë prej tyre apo as gjysma e tij (grushtit)." Mutefekun alejh.

    Fjala e autorit:
    Mos u bë prej refuzuesve që e tepruan
    Mjerë për ato krijesa që rrugën e tyre pasuan

    Rafiditë (refuzuesit), janë grup (sekt shiit) që pretendojnë se kanë lidhje me Islamin. U quajtën me këtë emër për shkak se refuzuan të pranonin si kryetar të ligjshëm të shtetit islam (imamatin) Ebu Bekrin dhe Umerin (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!), gjithashtu, ata refuzuan çdokënd që e pranoi imamatin (udhëheqjen) e atyre dyve. Për këtë arsye ata e refuzuan Zejd ibn Alij ibnul Husejnin. Atë e pyetën për Ebu Bekrin dhe Umerin dhe ai qëndroi i mëshirshëm ndaj atyre dyve (e pranoi udhëheqjen e tyre) e ata e refuzuan. Ai u tha: "A më refuzuat mua, dhe u quajtët për këtë shkak "errafidah-refuzues". Pas kësaj sharje ata shprehën haptazi (përbuzjen) e tyre edhe ndaj shokëve të tjerë të Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Buhariu dhe Muslimi kanë nxjerrë nga Ebu Seidi një hadith në të cilin thuhet se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Mos i përbuzni shokët e mi! Betohem në Atë në Dorën e të Cilit është jeta ime se nëse ndonjëri prej jush do të shpenzojë (në rrugën e Zotit) një pirg ari të madh sa mali i Uhudit, ai nuk do të jetë i barabartë as edhe me një grusht të dhënë prej tyre dhe as gjysmën e tij (grushtit)."
    Ndërsa Aishja ka thënë: "Ishin të urdhëruar që të kërkonin falje për shokët e Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e ata i përbuzën." Transmetoi Muslimi.

    Fjala e autorit:
    Për konfliktin e sahabëve rrimë në heshtje
    Ajo që ndodhi tek ata, ishte vetëm përpjekje

    Rafiditë më së shumti e përmendin ndodhinë e grindjes që ngjau ndërmjet sahabëve, e gjithë kjo për të nxitur ngatërresa. Këtë e bëjnë duke shtrembëruar realitetin e ndodhisë dhe duke ua përshkruar dëgjuesve se sahabët i bënë padrejtësi familjes së profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). E vërteta është se ajo që ndodhi ndërmjet sahabëve ishte një ixhtihad21 që iu imponua mospajtimi i mendimeve. Për këtë ne jemi të detyruar që të shprehim për të gjithë ata tërë dashurinë dhe respektin dhe të mos kërkojmë (sqarime) për ndodhinë që ngjau ndërmjët tyre, sikurse kanë thënë disa prej dijetarëve kur janë pyetur për këtë ngatërresë: "Ishte një ngatërresë që Allahu ruajti prej saj shpatat tona dhe ne le të ruajmë prej saj gjuhët tona." Dhe sikurse ka thënë Allahu i Madhëruar: "Ai ishte një popull që kaloi, atij i takoi ajo që e fitoi, e juve u takon ajo që fituat, prandaj ju nuk jeni përgjegjës për atë që vepruan ata." Bekare 134.

    Fjala e autorit:

    Jo vetëm të vrarët, saktësisht, siç është treguar
    Por edhe vrasësit e tyre në xhenet kanë për të qëndruar

    Allahu i Madhëruar ka thënë “…por të gjithëve Allahu u premtoi shpërblim…” Suretu Nisa 95. Kjo përmendet edhe në një hadith.

    Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Do të vijë një kohë kur prej umetit tim do të dalin disa dezerues nga feja dhe do t'i luftojë ata njëri nga dy grupet që janë me të drejtën, ai i cili është më pranë saj (të drejtës22)." Transmetoi Buhariu. Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) na e bëri të qartë se të dyja grupet janë me të drejtën dhe e drejta është një.
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  7. #17
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Fjala e autorit:

    Ky është besimi i imamit tonë Shafiut
    Malikut, Numanit dhe Ahmed Hambeliut

    Shafiu është Muhamed ibn Idris ibnul Abas ibn Uthman ibn Shafi. Dhehebiu (Allahu e mështiroftë!) ka thënë: "Imami (prijësi), dijetari i kohës (së tij), ndihmues i hadithit, juristi (fakihu), Ebu Abdullah el Kureshij Eshafij... kia lindur në Gaza në vitin 150... Është transmetuar nga Muzeniu se ai ka thënë se e ka dëgjuar Shafiun duke thënë: "E mësova Kuranin përmedësh kur isha 7 vjeç dhe e mësova muataanë23 e unë isha 10 vjeç." "Sijer alam en nubelau" vëll. X, f.5.
    Ndërsa Maliku është imam i Darul Hixhreh (Shtëpisë së emigrimit), siç është quajtur ndryshe Medineja e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Ai është Ebu Abdullah Malik ibn Enes ibn Malik ibn Amir ibn Amru el Asbuhij el Medenij. U lind në vitin 93 dhe ndërroi jetë në vitin 179. Dhehebiu (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: " Pas gjeneratës së tabiinëvë (pasuesëve të sahabëve) në Medine nuk ka patur dijetar që t'i ngjasojë Malikut në dituri, fikh, fisnikëri dhe në të mësuarin përmendësh." "Sijer alam en nubela" vëll. VI, f.48.
    Përsa i përket Numanit për të Dhehebiu ka thënë: "Ai është imami, fakihu i këtij ymeti, dijetari i Irakut Ebu hanife Numan ibn Thabit ibn Zuta Etejmij Elkufi. Lindi në vitin 80, në jetën e të vegjëlve nga sahabët. E ka parë Enes ibn Malikun kur erdhi tek ta në Kufe, por nuk vërtetohet se ai ka transmetuar nga ndonjëri prej tyre"...Shafiu ka thënë: "Njerëzit në lëmin e fikut janë fëmijë (të varfër) para Ebu Hanifes..." Ibnul Mubareku ka thënë: "Nuk kam parë njeri më serioz në mexhlisin e tij, dhe as më të mirë në heshtje dhe urtësi, se sa Ebu Hanifja." Ai ndërroi jetë (Allahu e mëshiroftë!) në vitin 150."
    "Sijer alam en nubela" vëll.VI, f.390.

    Ndërsa për Ahmedin Dhehebiu ka thënë: "Ai është imami me të drejtë, shejhul islami me të vërtetë (besnikërisht), Ebu Abdullah Ahmed ibn Hambel ibn Muhamed ibn Hilal ibn Esed ibn Idris Edhuhlij Eshejbanij Elmiruazij Elbagdadij, njëri prej imamëve e teologëve të njohur... I biri i tij Salihu ka thënë: " Im atë më ka thënë se ka lindur në vitin 164..." "Sijer alam en nubela" vëll. XI, f.177.
    Ky është besimi (akidja) e këtyre imamëve, themeluesit e shkollave (medhhebeve) të njohura siç është vërtetuar prej tyre. Nga këta kemi "Kitabus-sunneh" (Libri i sunetit) të imam Ahmedit, librin e Ebu Hanifes "El fikhul ekber" (Fikhu më i madh), gjithashtu "El fikhul ekber" të imam Shafiut dhe ajo çka na është treguar nga imam Maliku. Ajo që na është trasmetuar nga ata që iu përmbajtën medhhebeve të tyre, me të drejtë tregon se është në përputhshmëri me këtë poemë ajo që ata kanë besuar dhe e kanë shpallur si fe. Në këtë besim ata i kanë kundërshtuar shumë prej atyre të cilët pretendojnë se janë kapur pas medhhebit të tyre dhe se janë pasues të tyre, duke iu përbajtur akides së mutekeliminëve (apologjetëve) ose mutezilëve. Ata janë kapur pas asaj që imamët kanë qenë në mospajtim në të dhe në fjalën e tyre ndaj drejtimeve të tyre në fikh: "Ky është drejtimi im, e kush gjen mendim më të mirë se ky le të marrë atë që është më i mirë." Ata kundërshtojnë në atë që ata se kanë pranuar, ndaj dhe për këtë shkak nuk pranohet kundërshtimi i tyre. Sikur ata të ishin kapur pas akides së tyre dhe t'i kishin kundërshtuar ata në drejtime të tyre (të fikhut) -nëse kjo do të ishte e domosdoshme- do të ishte çështja shumë më e lehtë .

    Fjala e autorit:
    Besimtar është ai që të gjitha këto i ka besuar
    Kush devijon nga kjo, vetëm se ka kundërshtuar

    Kjo do të thotë se ai që beson këtë që e përmendëm, ai është besimtar me të cilin duhet të përforcojmë vëllazërinë islame e kush devijon nga ajo (çka përmendëm), ai ose devijon duke e tepruar ose duke lënë mangët. Që të dyja këto çështje janë të qortuara. Devijimi është dalja nga rruga, ndërsa tejkalimi është të kaluarit e kufirit në këtë dalje (nga rruga), ndërsa kundërshtimi është mosbindja dhe mos nënshtrimi. Allahu i Madhëruar ka thënë: "Ti (Muhamed) përqëndrohu vendosmërisht ashtu siç je i urdhëruar, e bashkë me ty edhe ata që u penduan (prej idhujtarisë), e mos tejkaloni (kufijtë e caktuar), se me të vërtetë ai është Shikues i asaj që veproni. Dhe mos anoni nga ata që bënë zullum, e për atë shkak t'ju kapë zjarri, sepse përveç Allahut nuk keni ndonjë mbrojtës, e mbeteni të pandihmuar." Hud 112-113. Dijetarët për këtë kanë thënë se metoda e ehli sunetit është e mesme, ndërmjet të tepruarit dhe të lënurit mangët, si dhe ndërmjet mospërmbajtjes dhe neglizhencës. Ehli suneti nuk ka as tejkalim, as kalim të kufiri, as anim nga ndonjë çështje dhe as lënie pas dore (mangët) të asaj çështje. Ata në kapitullin e emrave dhe cilësive të Allahut të Madhëruar janë të mesëm, ndërmjet gjymtuesve (muatilëve) të cilët i përgënjeshtruan ajetet e Allahut dhe Cilësitë e Tij dhe e mohuan realitetin e asaj me të cilën Allahu e cilësoi me të Veten e Tij, derisa e përngjasuan atë me mosekzistencat dhe me gjërat e ngurta dhe ndërmjet krahasuesve, të cilët sollën për Të (Allahun) shembuj, duke e përngjasuar Atë me krijesat. Ehli suneti i ka pohuar Allahut të Madhëruar gjithçka që kanë treguar citatet e Kuranit dhe hadithit, për pohimin (vërtetimin) e Tij (Allahut të Madhëruar) dhe e kanë mohuar çdo gjë që citatet kanë treguar për mohimin e saj. Ata i kanë pohuar Allahut Emrat e bukur dhe Cilësitë e larta dhe i kanë mohuar (Atij) shqyrtimin (e tyre) si e qysh dhe krahasimin e përngjasimin (e tij) me krijesat. Atëherë, kemi pohim pa krahasim dhe përngjasim dhe mohim pa gjymtim. Ata janë më të veçuarit dhe më të lumturit e njerëzve me Fjalën e Allahut të Madhëruar: "Askush dhe asgjë nuk është si Ai. Ai është Dëgjuesi, Shikuesi." Shura 11. Ndërsa në kapitullin e përcaktimit të Zotit (kaderit), ata janë të mesëm ndërmjet përgënjeshtruesve në Fuqinë e Allahut të Madhëruar dhe gjithpërfshirjen e Diturisë së Tij, Vullnetit dhe Krijimit të tij dhe ndërmjet xhebrijve (rrënuesve të fesë së Allahut të Madhëruar) të cilët e mohuan vullnetin e robit, zgjedhjen, fuqinë e veprimin e tij, derisa arritën në pozitën e idhujtarëve (u bënë sikurse idhujtarët) të cilët thanë: "...sikur të donte Allahu nuk do t'i bënim shok (nuk do të ishim idhujtarë) as ne, as prindërit tanë, e as nuk do të ndalonim asnjë send..." E'nam 148. Ehli Suneti e ka pohuar Diturinë e hershme të Allahut, Gjithpërfshirjen e Dëshirës, Vullnetit, dhe Krijimin e Tij në çdo gjë, prej tyre veprat e njerëzve, siç kanë pohuar se njeriu ka vullnet, zgjedhje, fuqi dhe punë, mbi të cilat renditet shpërblimi ose ndëshkimi, dhe Allahu është i Gjithëditur, i Urtë. Ndërsa në kapitullin e Emrave, dispozitave, premtimit dhe kërcënimit, ata janë mesatarë, ndërmjet kërcënuesve (el ueidijeh) të cilët e quajtën pabesimtarë (mohues) vetëm me kryerjen e një gjynahu të madh, duke i bërë ata të përhershëm në zjarr, duke i nxjerrë ata plotësisht nga imani dhe duke ua ndaluar atyre shefatin (ndërmjetësimin), dhe ndërmjet murxhive të cilët thanë se: "Imani i të prishurve (i atyre që janë dhënë pas epsheve) dhe imani i profetëve dhe i njerëzve të mirë (salihinëve) është një (i barabartë). Ehli suneti ka thënë: "Besimi ka rrënjë dhe degë, shtohet me bindje dhe pakësohet me kundërshtime, sikurse ka thënë Allahu i Madhëruar: "...Kur u lexohen ajetet e Tij (Allahut) atyre (besimtarëve ) u shtohet besimi..." En'fal 2. Gjithashtu i Lartësuari thotë: "...E atyre që besuan t'u shtohet edhe më besimi..." Mudethir 31. Përsa i përket sahabëve ata janë mesatarë, ndërmjet tepruesve prej shi’itëve24 të cilët e shenjtëruan (ehlul bejt) pjesëtarët e familjes së Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe raportuan për ta imamatin (udhëheqjen) dhe pagabueshmërinë, por disa prej tyre pretenduan edhe hyjninë e Aliut (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), dhe ndërmjet hauarixhëve (që i kanë shoqëruar në këtë çështje shi’itët dhe që nuk marrin pjesë në shenjtërimin e familjes së Profetit) të cilët ishin dashakeqës dhe armiqësorë ndaj të gjithë sahabëve, kur i akuzuan ata duke i quajtur pabesimtarë (femohues)...Ehli Suneti ka thënë: "Sahabët janë më të mirët e këtij umeti pas Profetit të tyre (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe janë konkurues në vlerat e tyre. Më të lartët e tyre në vlera janë katër halifët e drejtë, pastaj pjesa tjetër e dhjetë të përgëzuarve me xhenet dhe nuk besojnë se ata janë të pagabueshëm. Ehli suneti e mbajnë veten për grindjen që ndodhi ndërmjet tyre dhe thanë: "...Zoti ynë, falna ne dhe vëllezërit tanë që para nesh u paisën me besim dhe mos lejo në zemrat tona asnjë urrejtjeje ndaj atyre që besuan..." Hashër 10.
    "Menhexhul istidlal ala mesailil itikad" f.47-48.


    Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Muhamedin, familjen dhe shokët e tij.
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  8. #18
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Biografia e imam Shejbanit

    Emri i tij i plotë është Muhamed ibn Ahmed ibn Ebi Bekr ibn Aram ibn Ibrahim ibn Jasin ibn Ebil Kasim ibn Muhamed er Rrebij Shejbanij el Usuanij el Iskenderij esh Shafij Tekijudin ebu Abdilah. Imam, muhadith, jurist (fekih) dhe myfti. Lindi më 18 Sheual të vitit 703, sikurse është thënë në "Edurer el kamineh" (Perlat e pashfaqura) vëll. III, f. 373. Ai ka studiuar prej teologëve:
    1. Reshidudin Ismail ibn Uthman, i njohur si ibn Mualim el Hanefij, vdekur më 724.
    2. Hasan ibn Umer el Kurdij Ebu Alij, i ardhur nga një ishull në Egjipt, vdekur në të në vitin 720.
    3. Hixhar Shihabudin Ebul Abas Ahmed ibn Ebu Talib, vdekur në vitin 730.
    4. Sherif Musa ibn ebi Talib Izudin Ebul Kasim el Musauij, vdekur në Egjipt në vitin 715.
    5. Alem ibn Duradeh.
    6. Taxhudin ibn Dekik el Id Ahmed ibn Alij, vdekur në Kajro, thuhet se ka vdekur në Kaus në vitin 723.
    7. Ahmed ibn Muhamed ibn Kemaludin, vdekur më 718.
    8. Sherij Alij ez Zejnebij.
    9. Umer el Atebij Ruknudin ibn Muhamed el Kureshij, vdekur më 724.
    10. Zejneb bint Ahmed ibn Umer ibn Ebu Bekr ibn Shukr el Makdesij, e cila ndërroi jetë në vitin 722, etj., të cilët nuk po i përmendim.
    Ai është autorizuar për të dhënë mësim dhe fetua nga El Mutim, Ibn Abdu Daim, Ibnu Nuhas, Jahja ibn Sa’d, nga Mekka Radiudin ebu Ishak Ibrahim et Teberij el Mekij esh Shafij, i cili ndërroi jetë në vitin 722, etj.
    Ibn Haxheri ka thënë në librin e tij "Edurer" (Perlat) : “Ka folur , ka dhënë fetua ka dhënë mësime, ka nxjerrë hadithe dhe është veçuar me gjëra të qarta dhe të shkoqitura." Ka ndërruar jetë në vitin 777.
    Biografinë e tij e kemi shkëputur nga libri "Shedheratu dheheb" (Thërmijat e arta) vëll. VI, f. 252., ku ai konsiderohet nga ata që ka dëgjuar prej tij, Ibn Makhluf Ali ibn Nahid en Nuuejij el Malikij el Kadij, i cili ka ndërruar jetë më 718.
    Në jetën e tij ai nuk është cilësuar si autor poemash, por ne po e prezantojmë si të tillë, pasi imam Ebu Abdullah Muhamed esh Shejbanij esh Shafij, të cilit i atribohet kjo poemë me këto cilësi, nëpër fjalorë nuk nuk i referohet askujt tjetër përveç atij, dhe Allahu është më së miri i njoftuar për çdo gjë.
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  9. #19
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Shënimet:

    1. Akide; është besimi të cilit i përmbahet muslimani dhe në të cilën mbështetet fuqimisht mendja dhe zemra e tij.
    2. Qartë, siç është (duket) edhe dielli.
    3. Njësimi i zotërimit; është bindshmëria e fuqishme se Allahu i Madhëruar është Krijuesi dhe Sunduesi i të gjithave dhe se tjetër Sundues nuk ekziston.
    4. Njësimi i adhurimit; është bindshmëria e fuqishme se vetëm Allahu i Madhëruar është Zot i vërtetë dhe se tjetër Zot nuk ekziston. Të gjitha llojet e adhurimitr duhet t'i kushtohen vetëm Atij.
    5. Ehlul kelami; janë ata të cilët merren me apologjikën islame, shkenca që merr përsipër të mbrojë parimet e besimit Islam, duke besuar në argumentet logjike, ndërsa sufitë (mistikët) janë sekt islam që kryejnë me tepri adhurime të caktuara.
    6. Në përhershmëri e përgjithmonë, pra që nuk ka filluar në ndonjë moment të caktuar.
    7. Fjalët, veprat dhe pëlqimet e Profetit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!)
    8. Mutezilët; sekt islam që doli nga mesi i shekullit të dytë të hixhretit dhe i ndikuar nga filozofia greke vuri argumentimin logjik para argumentimit me tekstet hyjnore në studimin e botëkuptimit islam.
    9. Allahu i Madhëruar ka qenë i cilësuar me cilësitë e Tij të përsosura edhe para krijimit të gjithësisë.
    10. Teuatir; hadith i përcjellë brez pas brezi nga një grup i madh njerëzish me të folur e me të shkruar.
    11. Xhehmijtë; sekt i humbur pasues të Xhehm ibn Safuan.
    12. Xhehm ibn Safuan është themelues i sektit xhehmij.
    13. Murxhiet; sekt islam i devijuartë cilët thonë se mëkatet nuk e dëmtojnë besimtarin dhe punët e mira nuk i vlejnë mosbesimtarit, ose skeptikët.
    14. Hauarixhët; sekt islam i shfaqur në shekullin e parë të hixhretit, kanë mendime ekstreme duke e quajtur pabesimtar (kafir) çdo besimtar që nuk ka mendimet e tyre.
    15. Leuhil Mahfudh (Pllaka e ruajtur mirë); aty Allahu ka parashkruar çdo të ndodhë deri në Ditën e Kiametit.
    16. Kaderijtë; sekt islam, i shfaqur nga fundi i shekullit të parë të hixhretit që thotë se e keqja nuk është e paracaktuar nga Zoti, por nga djalli ose njerëzit.
    17. Xhebrijtë; fatalistët, sekt që thonë se njeriu është i detyruar dhe jo i lirë të zgjedhë, duke hequr kështu çdo përgjegjësi prej tij.
    18. Munkeri dhe Nekiri; janë engjëjt që marrin në pyetje të vdekurin.
    19. Axhbu dhenb; ashti i fundit të boshtit kurrizor; gjendet në pjesën e poshtme të kurrizit.
    20. Dexhali; Antikrishti, njeriu që do të dalë para Ditës së Kiametit e që në fillim do të pretendojë se është profet dhe më pas pretendon se është zot. Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e ka konsideruar si një nga shenjat e mëdha të Kiametit dhe si sprova më e vështirë që do të kalojë njerëzimi.
    21. Sadani; është një lloj druri me gjemba jashtëzakonisht të mëdha.
    22. Xhinët; krijesa të tjera sikur njerëzit, por që jetojnë në një lloj tjetër jete jolëndore. Prej tyre ka besimtarë dhe jobesimtarë, punëmirë dhe punëkëqinj.
    23. Miraxh quhet shkuarja e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) prej Kudsit në Jeruzalem në sferën e lartë qiellore.
    24. Dispozitë përgjithsuese dhe dispozitë veçuese janë terma që përdoren në një prej shkencave islame që quhet "usulul fikh" bazat e jurisprudencës.
    25. Rafiditë; Refuzuesit, sekt i shiitëve. Quhen të tillë se refuzuan imam Zejd bin Aliun, nipin e imam Husejnit, pasi i pranonte Ebu Bekrin, Umerin dhe Uthmanin si kryetarë të ligjshëm të shtetit islam. Besojnë se Zoti, pas Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ia la kujdestarinë e muslimanëve imam Aliut dhe pasardhësve të tij.
    26. Faruku; është Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!). U quajt me këtë emër për shkak se dalloi të vërtetën nga e pavërteta.
    27. Ixhtihad; përpjekje që bëjnë juristët islamë për të gjetur zgjidhje të caktuara në çështjet e sheriatit (legjislacionit) Islam.
    28. El muëta; është koleksioni i haditheve të cilat i mblodhi imam Maliku (Allahu e mëshiroftë!).
    29. Shizmi është drejtimi më i vjetër politik në Islam, i cili u shfaq në fund të kalifatit të Uthmanit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!)
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  10. #20
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Vlerësim

    Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

    Falenderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij dhe më pas:
    Pasi lexova shkrimin e vëllait të nderuar Husein Alij es Serraxh në shpjegimin e poemës Shejbanijeh, konstatova se ajo është një broshurë që përmban sqarime të thjeshta, e pajisur me argumente bindëse dhe në përputhje me mendimet e dijetarëve konform pasuesve të sunetit, ku komentet e saj gjejnë miratim. Allahu ia shpërbleftë mundin për këtë broshurë të vlefshme e të përmbledhur dhe Allahu sjelltë dobi me të! Suksesi është në dorë të Allahut dhe paqja e bekimi qofshin mbi profetin tonë Muhamed, mbi familjen dhe shokët e tij!

    Dr. Abdulaziz Muhamed al Abdulatif.

    Anëtar i Këshillit Pedagogjik pranë Departamentit të Akides
    Fakulteti Usulu Din Riad Saudi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ~Geri~ : 11-10-2005 mė 15:54
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-08-2006, 16:53
  3. Besimi dhe besimtari
    Nga Fjala e drejte nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-12-2004, 16:41
  4. Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:59
  5. DOKTRINA - Kapitulli II. Simboli i Besimit
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 21:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •