Citim Postuar mė parė nga Davius Lexo Postimin
Duket sikur midis ideologjise permbledhur ne shprehjen "jeto ēastin" dhe ideologjise se investimit per te ardhmen, nuk mbetet shume vend per te shkuaren. Por romantiket ende nuk jane zhdukur, megjithese jane "specie ne rrezik"
.................................
Me kersheri do prisja edhe pervoja te rendesishme te jetes suaj, nga ato qe nguliten dhe determinojne menyren tone te te sjellit.


Darius, duke te falenderuar per temen, them se eshte e rendesishme dhe e shkuara. Shpesh ajo sherben si themeli i gjithe jetes se mevonshme.
Per mua personalisht, jane te paharruara, kujtimet e femijerise dhe gjithēka qė lidhet me ate moshe.

Po shkepus, diēka nga ditari im:

"...... Kur ne tė vegjėlit, vendosnim se do tė shkonim tė nesėrmen, tek tezja, daja apo halla, atė natė nuk kishte gjumė, prisnim me padurim qė tė vinte dita sa mė herėt. Kėrkonim tė ishim pranė dashurisė sė tyre tė ngrohtė. Njė dashuri e pamasė. Pastaj na merrnin, na ēonin e na shėtisnin nė kopshtin me mollė e rrush. Kopshti i mbuluar i tėri me gjethe, nė ato mėngjeset me fllade erėrash. Fllade, qė kishin sjellė dhurata pėr ne fėmijėt. Qė kishin shpėrndarė ftonjtė dhe dardhėt gjithandej, duke zverdhur tėrė sheshin. Gorricat e qullta tė futura e tė fshehura nėn sqetullat e gjembėta tė ferrave. Si mund tė harrohen gostitjet e tyre, me gjithēka u gjendej, e mbi tė gjitha me buzėn e qeshur e me ėmbėlsinė e fjalėve tė zemrės, mė tė ėmbla se ēdo llojė fruti. Ndėrsa sot, krejt ndryshe ndodh …?!
Sot virtualisht po se po, por edhe fizikisht mund tė gjendesh nė ēdo qoshe tė globit, ndėrsa shpirti, mendja me sytė dhe veshėt e saj ndjekin rrahjet e zemrės s’dihet se ku…....."