Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216

    Çka mendoni për tekstet e këngëve shqipe?

    Meqenëse në muzikën tonë të lehtë janë futur lloj-lloj plagjiatesh nga gjuhët e huaja, më intereson të dijë mendimin tuaj rreth teksteve të cilat shoqërojnë këngët e muzikës së lehtë shqipe.
    Do të doja të dijë i aprovoni apo jo si të tilla?
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  2. #2
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Mendoj se eshte veshtire te komentosh ne gjera te pergjithesuara per arsye se te gjitha kenget jane disi te ndryshme nga njera tjetra.Disa kane tekst kot fare...disa kane tekst te bukur.
    Per sa i perket muzikes eshte normale te jete e influencuar nga muzika e vendeve te tjera qyshe se ne nuk kemi ndonje taban te muzikes se lehete apo moderne.Ka kenge qe i pelqej shume ,ka dhe kenge qe s'me behet ti degjoj me teper se nje here.

    ZiM
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216

    Kjartësim

    Citim Postuar më parë nga Zeri_i_Mirdites
    Mendoj se eshte veshtire te komentosh ne gjera te pergjithesuara per arsye se te gjitha kenget jane disi te ndryshme nga njera tjetra.Disa kane tekst kot fare...disa kane tekst te bukur.
    Per sa i perket muzikes eshte normale te jete e influencuar nga muzika e vendeve te tjera qyshe se ne nuk kemi ndonje taban te muzikes se lehete apo moderne.Ka kenge qe i pelqej shume ,ka dhe kenge qe s'me behet ti degjoj me teper se nje here.

    ZiM
    Në rregull ZiM, do të jemë më konkret:
    Çka mendoni për tekstet e përkthyera nga gjuhët e huaja, të cilat kanë të kopjuar muzikën në tërësi, duke u munduar që të modifikojnë apo përshatin tekstin original, apo në rastet më drastike duke bërë tekst kinse të ri në muzikën ekzistuese.
    Në veçanti mua më bën me nerva kur e dëgjoj muzikën sërbe duke e përkthyer tekstin në shqip….(ende dhe kurrë nuk do të shërohen plagët e asaj që kemi përjetuar nga armiku ynë shekullor)
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  4. #4
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anëtarësuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    Per kengetaret qe jane treguar me kohe qe nuk perulen para materializmit( edhe pse sot kan mbete te paket ata) texti dhe muzika gjithnje do te luajn rolin kryesor ne kultivimin e muzikes se lehte e te embel shqipe.Per fat te keq per disa sidomos te disa te rinje qe duan me nje kenge te ngjiten ne lartesite e toplistave, kjo eshte e parendesishme,nje text i perkthyer nje muzike e kombinuar dhe nje spot i paguar mire dhe po behen hite.Por une nuk e shoh problemin te kengetari por tek degjuesi i cili po thith ne vete gjera te tilla,dhe po i voton me vetedeshire.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216

    Mu këtë e kërkoja!

    Citim Postuar më parë nga Foleja_
    Per kengetaret qe jane treguar me kohe qe nuk perulen para materializmit( edhe pse sot kan mbete te paket ata) texti dhe muzika gjithnje do te luajn rolin kryesor ne kultivimin e muzikes se lehte e te embel shqipe.Per fat te keq per disa sidomos te disa te rinje qe duan me nje kenge te ngjiten ne lartesite e toplistave, kjo eshte e parendesishme,nje text i perkthyer nje muzike e kombinuar dhe nje spot i paguar mire dhe po behen hite.Por une nuk e shoh problemin te kengetari por tek degjuesi i cili po thith ne vete gjera te tilla,dhe po i voton me vetedeshire.
    Mu kjo është ajo që e kërkoja e nderuar!?
    Kush është fajtor që këngët me tekste të tilla të qorodituar gjejnë vend në muzikën e lehtë shqipe dhe për çfarë arësye mediat tona elektronike si radio dhe TV po i transmetojnë me miliona herë, aq sa edhe veshi po na mësohet t’i dëgjojmë edhe po nuk i pëlqyem?! Kjo po i ngjanë asaj fjalës së çmuar të popullit: gënjeshtra që shpesh përsëritet, me kohë duket sikur një e vërtetë??!
    Çfarë duhet të ndërmarrim që kësaj shund muzike të ia ndalim turrin?
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  6. #6
    Kenget i pershtaten shijeve te publikut dhe tregut.
    Kur ekziston nje publik me shije te tilla dhe nje treg qe i kerkon ato doemos se te tilla krijime do te kete.
    Kjo vjen sipas mendimit tim nga fakti se cfare niveli kulturor ka ne pergjithesi shoqeria shqiptare qe ne shumice per fat te keq degjon dhe argetohet me melodi qe vetem shqiptare nuk jane.
    Ka ne kohen e sotme nje zhvillim marramendes te prodhimeve muzikore nder shqiptaret e cila per mendimin tima ka te mira por dhe te keqia.
    E mira eshte se nxitet shpirti i lire i krijimit por e keqja eshte se per hir te atij tregu pa nivel krijohen lloj-lloj kengesh qe ashtu sic krijohen ashtu dhe harrohen.
    E keqja me e madhe eshte se ato edukojne nje shije mjaft te keqe tek publiku-shijen e pranimit te cdo lloj krijimi me ose pavlere.
    Nuk mund te kuptohet ndryshe se bie fjala me shume shkruhet ne forum per Adelinen e Genten e askujt nuk i ben pershtypje Nexhmije Pagarusha?!
    Shpesh here ne PalTalk marr pjese ne grupet shqiptare por pasi bej nje fare kohe largohem i tmerruar nga ajo qe afrohet aty.Pa le dhe i thone "muzike shipe" kur ajo vetem shqip nuk eshte.
    Si shume probleme qe kane shqiptaret sot eshte dhe ai i edukates muzikore si pjese e edukates ne pergjithesi qe per mendimin tim eshte pjesa me e lene pas dore ne shkolla.
    Nuk e imagjinoj sot se si kryhet dhenja e lendes se muzikes neper shkolla kur aty nuk jipet ne rregull matematika apo gjuha shqipe?!
    P.sh. di te them se ne Kukes pati muzike vertete me nivel kur aty punonte Zef Gruda e me pas Aleksander Lalo.
    Pse?
    Sepse ata ishin artiste te vertete qe muziken e folklorin kukesjan diten t'a kthejne ne tinguj te kultivuar, pra me te perparuar se burimi.
    Mbaj mend mesuesen time te muzikes nje durrsake Violeta Ibrahimi se sa me pasion na e mesonte ne tetevjecare lenden e muzikes sa sot e kesaj dite ja di per nder per shijet qe na edukoi ajo me pasionin e nje muzikante te apasionuar.
    Por besoj se koha do te beje pune e saj si ne fushat e tjera dhe ne kete fushe e se shqiptaret do te fillojne te europianizohen dhe muzikalisht.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 17-05-2005 më 14:32

  7. #7
    - Shumica e teksteve nuk jane te mira, jane shume pak t'cilat kane nje qellim te mire. Une mundem ta pelqej nje kenge edhe nese tekstin nuk e ka te mire, mjafton ta kete nje ritem te mire. Por ka raste kur ritmi i kenges nuk me pelqen, kurse teksti e ndryshon ate dhe me bene ta pelqej.

    - Kengetaret shqiptare ne pergjithesi, nuk mundohen aspak qe te sjellin dicka unike, apo dicka qe nuk eshte edhe aq e zakonshme, mirepo cdonjeri vrapon pas tjetrin. T'gjithe me tekse prekese, per deshmoret e luftes (per te cilet kurrfare kundershtimi se kam, mirepo ka mjaft kenge per ta), pastaj kenge tradhtie, e dashurie, te shkruara ne menyre te zakonshme si gjithe t'tjerat qe jane. Ka me bollek, te gjithat gjithashtu i takjone te njejtit zhaner!

    - Do ta marr per shembull grupin Ritmi i Rruges, nga Kosova, te cilet vazhdojne te krijojne kenge prekese per deshmoret, me te cilat i sulmojne te dashurit e tyre, sidomos nenat. Per mendimin tim, ne kete menyre nuk eshte edhe aq veshtire te emitohesh shpesh neper programet televizive, si dhe neper radiostacionet.
    Njeriu qe ka zemer dhe eshte mirenjohes, nuk do ti harroj, kurse ai qe nuk e lodh trurin fare eshte mosmirenjohes! Ata nuk i harrojm, nuk i harron familja e tyre, keshtuqe nuk kemi nevoje qe ta teprojme duke krijuar kenge per ta, sepse ne kete menyre ne edhe i lendojme ndjenjat e prinderve te tyre, duke ju rikujtuar atyre personat me te dashur qe i kane humbur, duke mos i lene te qete edhe neper media. Une e di se ata jane te kenaqur dhe i respektojne keta kengetare.

    - Eshte shume veshtire te jesh nje kengetare, e jo te merresh me muzike duke mos pasur aftesi ta zoterosh ate.

    - Do i kisha vecuar grupin Humus, tekstet e te cileve me pelqejne shume. Tjeret nuk po me bien ndermend.

Tema të Ngjashme

  1. Nezir Myrta - Iliristika
    Nga GL_Branch në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 09-02-2013, 13:51
  2. Illiristika - Nezir Myrta
    Nga Henri në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 17:47
  3. Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 11:35
  4. Hapen shkolla shqip për fëmijët e emigrantëve në Toronto
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-10-2005, 12:24
  5. "Alfabetare e gjuhësë shqip", 1879
    Nga Fiori në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-04-2002, 00:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •