Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 40
  1. #1
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Mrekullia e Pashkës - Flaka e Shenjtë e Jeruzalemit

    Kjo pra është një nga mrekullitë më të mëdha ndër shekuj të epokës së krishterë, që vulos edhe miraton vërtetësinë e mësimeve orthodhokse!

    Kisha e ringjalljes në Jeruzalem u takon edhe katolikëve, koptëve, armenëve edhe protestantë ka atje, por Zjarri i Shenjtë i Pashkës u ka zbritur historikisht vetëm orthodhoksëve. Janë përpjekur të tjerët por asgjë s'u është dhënë!

    Unë e kam parë të filmuar në një video origjinale të viteve 95-96 s'më kujtohet saktësisht, edhe pashë se si kandilët e Kishës, qirinjtë e besimtarëve edhe ai i Patrikut orthodhoks u ndezën vetvetiu mrekullisht me një zhurmë qiellore.

    Një myfti që po këndonte në minare, gjatë mesjetës, kur e pa dritën të zbriste nga qielli, filloi të këndojë "Krishti u ngjall së vdekurësh". Muslimanët të lebetitur nga kjo e hodhën poshtë nga minareja, duke dhënë kështu një nga martirët muslimanë të Jeruzalemit, Shën. Ahmeti (festohet diku nga Korriku, apo Qershori).

    Përse kjo mrekulli u jepet vetëm orthodhoksëve?
    Përse nuk flitet në perëndim për këtë mrekulli?


    ===========================================


    Kur dhe ku ndodh kjo mrekulli?

    Mrekullia e Flakës së Shenjtë ndodh para çdo Pashke, festimi i së cilës bëhet në Kishën e Ringjalljes në Jeruzalem në Pashkët orthodhokse. Data orthodhokse e Pashkëve është caktuar sipas kalendarit Julian edhe jo sipas atij të zakonshëm të Evropës perëndimore Gregorian, gjë që do të thotë se Pashka bie normalisht në ditë të ndryshme me katolikët edhe protestantët. Kjo mrekulli është ndoshta më e madhja në botën orthodhokse edhe jo orthodhokse. Ndodh për çdo vit, në të njëjtën kohë, në të njëjtën mënyrë, edhe në të njëjtin vend. Asnjë mrekulli tjetër nuk është njohur të ndodhë kaq rregullisht edhe për një periudhë kaq të zgjatur kohe...


    Ceremonia e Dritës së shenjtë

    Qe të jenë sa më afër varrit që të jetë e mundur, pelegrinët mblidhen rreth varrit (në një kuvuklio-ose Kishë-dhomë), që ndodhet brenda Kishës së ringjalljes, duke pritur prej së pasdites së të Shtunës. Prej rreth 11.00 para dite deri me 01.00 pasdite, të krishterë arabë këndojnë këngë tradicionale me zë të lartë. Këto këngë datojnë që nga koha e pushtimit turk të Jeruzalemit në shekullin e 13-të, një kohë në të cilën të krishterët nuk lejoheshin të këndonin kënget e tyre përveçse nëpër Kisha. "Ne jemi të krishtere, të tillë kemi qënë prej shekujsh edhe të tillë do të jemi në jetë të jetëve. Amen!" - këndojnë ata me zëra të lartë edhe të shoqëruar me vegla muzikore. Instrumentistët qëndrojnë mbi supet e të tjerëve, që kërcejnë solemnisht përreth vendit të ringjalljes. Por në orën 1 të pasdites, këngët pushojnë edhe më pas vijon një heshtje e rëndë edhe e madhe e ngarkuar prej manifestimit të madh të fuqisë së Zotit, për të cilën janë dëshmitarë të gjithë.

    Në orën 13.00 një delegacion i autoriteteve lokale vijojnë përmes turrmave. Në kohët e pushtimit turk, ishin muslimanë turq; ndërsa sot janë izraelitët. Funksioni i tyre është përfaqësimi i romakëve të kohës së Jisuit. Ungjijtë flasin për romakët që vajtën të vulosin varrin e Jisuit, në mënyrë që dishepujt e tij të mos vidhnin trupin e tij edhe të thoshin se është ringjallur. Në të njëjtën mënyrë autoritetet izraelite vijnë edhe e vulosin varrin. Para se të vulosin portën, është zakon, që ata të hyjne në varr për të kontrolluar praninë e ndonjë burimi zjarri, që mund të bëjë mrekullinë me mashtrim.


    Si ndodh mrekullia

    "Hyj në Varr edhe gjunjëzohem përballë vendit ku Krishti qëndroi i shtrirë pas vdekjes edhe ku u ngjall sërish prej së vdekurish...(tregon Patriku orthodhoks Diodor-i) Çaj rrugën përmes errësirës për në brendësinë e dhomës, ku edhe bie në gjunjë. Aty them disa lutje që na janë kaluar prej shekujve edhe pasi i kam thënë, pres. Ndonjëherë pres disa minuta, por zakonisht mrekullia ndodh menjëherë pasi kam mbaruar lutjet. Prej çdo cope guri, mbi te cilat qëndronte shtrirë Krishti, derdhet një dritë e papërshkrueshme. Zakonisht ka një nuance blu, por ngjyra i ndryshon në nuanca të ndryshme. S'mund të përshkruhet me terma njerëzorë. Drita del prej gurit, edhe duket pothuajse sikur një re mjegulle, por është dritë. Çdo vit drita është e ndryshme. Ndonjëherë mbulon vetëm një gur, ndërsa herë të tjera ndriçon tërë varrin, kështu që ata që rrinë pranë varrit edhe shohin brenda, e shohin të mbushur me dritë. Ajo dritë nuk djeg - kurrë nuk më është djegur mjekrra prej saj në këto 16-vite që kam qenë Patriku i Jeruuzalemit, edhe që kam marrë Zjarrin e Shenjtë. Drita e saj është e një vazhdimësie tjetër nga ajo e dritës së zjarrit nëpër llamba vaji...Në një pikë të caktuar, drita ngrihet në formë të një kolone, ku zjarri është i një natyre të ndryshme, kështu që jam në gjendje të ndez qirinjtë e mi prej saj. Kur e marr në qirinjtë e mi, dal jashtë edhe ia jap fillimisht Patrikut Armen edhe më pas atij kopt. Pas kësaj ia jap të gjithë të pranishmëve në Kishë."

    Ndërsa Patriku qëndron brenda në Varr i gjunjëzuar përpara gurit, jashtë është errësirë edhe një qetësi tepër e madhe. Mund të dëgjohet vetëm ndonjë pëshperimë, ndërsa atmosfera është tepër e ngarkuar. Kur Patriku del jashtë me dy qirinjtë e ndezur që ndriçojnë fuqimisht errësirën, një klithmë festimi jehon tërë Kishën.

    Drita e shenjtë nuk përhapet vetëm prej Kryepiskopit, por edhe vetvetiu. Del prej Varrit të shenjtë me një shkëlqim krejtësisht ndryshe prej flakës natyrale. Xixëllon, ndriçon porsi rrufe, fluturon lehtësisht porsi pëllumb përreth tabernakullit të Varrit të shenjtë edhe ndez kandilët e pandezura të varura para saj. Shkon nga njëra anë e Kishës në anën tjetër (**Shënim- siç e kam parë edhe të filmuar në kasetë-video origjinale të Pashkës). Hyn nëpër Kishëzat e ndryshme brenda Kishës, sikur asaj të Kalvarit, edhe ndez edhe llamadhat e saj, po ashtu edhe të disa pjesmarrësve. Kjo Dritë e shenjtë ka edhe disa veçori: Sapo shfaqet ka një ngjyrë blu edhe nuk djeg. Në momentet e para të shfaqjes, nqs prek duart, faqet, gojën nuk djeg. Kjo është një provë e origjinës hyjnore edhe mbinatyrore. Gjithashtu duhet të konstatojmë se Drita e Shenjtë i jepet vetëm pas lutjeve të Kryepiskopit orthodhoks.

    Mrekullia nuk përkufizohet vetëm brenda asaj që ndodh brenda varrit të vogel, ku Patriku lutet. Çfarë është edhe më domethënëse është se Drita blu shfaqet edhe është aktive edhe jashtë varrit. Çdo vit shumë besimtarë e pohojnë këtë mrekulli të ndezjes së qirinjve të tyre, që mbajnë nëpër duar, prej vetvetiu. Të gjithë në Kishë presin me qirinj se mos ato u ndizen vetvetiu. shpesh Kandilerë të fikur ndizen vetvetiu para syve të besimtarëve. Drita blu është parë të levize në vende të ndryshme në Kishë. Një numër dëshmish të shënuara prej pelegrinësh, qirinjtë e të cilëve janë ndezur spontanisht, vërteton vlerën e asaj që ndodh. Personat që e përjetojnë këtë mrekulli nga një distancë e afërt, duke patur një qiri të ndezuar vetvetiu në dore, largohen të tjetërsuar prej Jeruzalemit.


    Sa e moçme është mrekullia?

    Citimet e para të shkruajtura rreth Zjarrit vijnë nga Shekulli IV, por ka edhe autorë që flasin për të që në shekullin e parë. Kështu Shën. Joan Damaskinoi edhe G. Nissky tregojnë se si Apostoll Petro pa Dritën e Shenjtë pas ringjalljes së Krishtit. Abati Rus Danieli, në udhëtimin në Jeruzalem në ditarin e tij shkruar në vitet 1106-07 na tregon për "mrekullinë e Dritës së shenjtë" edhe festimet që bëhen në të në mënyrë të detajuar. Ai kujton se si Patriku shkon në Kishëzën e Ringjalljes me dy qirinj. Ai gjunjëzohet para gurit mbi të cilin Krishti qëndronte shtrirë pas vdekjes së Tij edhe thotë disa lutje, pas të cilave mrekullia ndodh. Drita del prej brendësisë së gurit - një dritë blu e papërshkrueshme, e cila pas disa momentesh ndez llambadat e pandezura, po ashtu si dhe dy qirinjtë e Patrikut. Kjo Dritë është "Flaka e Shenjtë", edhe u shpërndahet të gjithe të pranishmëve në Kishë. Ceremonia që rrethon "mrekullinë e Flakës së Shenjtë", mund të jete një nga më të vjetrat në ceremonitë e vazhdimësisë së krishterë në botë. Prej shekullit të katërt e deri më sot, burime na rikujtojnë për këtë ndodhi frymëzuese. Prej ketyre burimeve bëhet e ditur se ajo ndodh në të njëjtin vend, në të njejten ditë feste, edhe në të njëjtën mënyrë liturgjie nëpër gjithë këto shekuj.

    Sa herë që jo-orthodhoksë përpiqen të marrin Flakën e Shenjtë, dështojnë. Ka tre nga këto tentativa të njohura. Dy ndodhën në shekullin XII, kur priftërinj të Kishës Romake (pra "katolike") që nxorrën me forcë orthodhoksët përjashta, por dështuan edhe përfunduan me ndëshkimin e Perëndisë. Por ngjarja më e mrekullueshme ka bërë vaki më 1579, kur Zoti e bëri më se të qartë, se vetëm kujt mund ti jepet kjo mrekulli.

    "Një herë Armenët monofizitë (heretikë) paguan turqit, të cilët kishin pushtuar në atë kohë Tokën e Shenjtë (Izraelin), që të merrnin leje për Patrikun e tyre që të hyjë në Varrin e Shenjtë. Patriku orthodhoks po qëndronte plot keqardhje jashtë së bashku me besimtarët në hyrje të Kishës, pranë kolonës së majtë, kur Drita e shenjtë Çau këtë kolonë vertikalisht duke ndriçuar pranë Patrikut Orthodhoks."

    Një muzein musliman i quajtur Tounom, i cili e pa këtë mrekulli prej një Xhamie pranë, e braktisi menjëherë muslimanizmin, duke u bërë orthodhoks. Kjo ndodhi më 1579, gjatë mbretërimit të Sulltan Muratit IV, kur Patrik i Jeruzalemit ishte Sofroni i IV.

    Një luftëtar turk, qëndroi mbi mure të një godine afër portave edhe kolonës së ndriçuar. Kur ai pa mrekullinë e mahnitshme, thërriti se Krishti është me të vërtetë Perëndi edhe ra poshtë rreth 10-metra, por nuk u vra. Ai u dogj prej turqve pranë Kishës. Eshtrat e tij të mbledhura prej grekërve ruhen në manastirin e Panagjias.





    Mund të pyetet se pse kjo mrekulli e Flakës së Shenjtë nuk është e njohur në Evropën perëndimore. Në disa zona protestante mundet, deri në një farë mase, të shpjegohet me faktin se nuk ka ndonjë traditë mrekullish.

    Po ne vendet katolike, ku ka një interesim të madh mbi mrekullitë? Arsyeja është vetëm një politikat kishtare.

    Vetë Kisha Orthdhkse e ndjek ceremoninë që rrethohet nga mrekullia. Ajo ndodh ditën e Pashkëve Orthodhokse, pa prezencën e autoriteteve katolike.


    për të parë fotografi edhe video klikoni këtu
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 29-07-2005 më 02:49

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Seminarist për postimin:

    el dorado (06-01-2016)

  3. #2
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Seminarist,

    Te falenderoj per kete shkrim.
    Une kam degjuar per kete mrekulli nga miq te mi qe e kane pare ate me syte e tyre dhe eshte mahnitese.

    Nje mrekulli tjeter eshte paprishmeria e lipsanave dhe burimi prej tyre i mirove aromatike. Nje nga keto eshte dhe lipsani i Shen Nektarit (i cili fjeti me 1920) dhe trupi i tij u shperbe vetem pas 20 vjetesh, ndersa eshtrat dhe sot vazhdojne te jene burim arome, duke i lene pa goje materialistet dhe ateistet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 20-07-2005 më 11:54
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Kjo eshte mrekulli e mahnithshme, Dhurate e Perendise per te gjithe besimtaret ne festen me te madhe te kalendarit vjetor orthodhoks, Ditën e Pashkës.

    Fjalet jane te teperta.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 05-05-2021 më 11:02

  5. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Foto nga kjo mrekulli qe ndodh cdo vit te Shtunen e Shenjte te Pashkes Orthodhokse ne Kishen e Ringjalljes, ne Jeruzalem.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    el dorado (06-01-2016)

  7. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Ketu me poshte do te deshmoni te filmuar ceremonine qe u mbaj vjet, 2006, ne Kishen e Ringjalljes ne Jeruzalem.




    Krishtu u ngjall!
    Perëndia është me ne!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 11-02-2013 më 13:00

  8. #6
    humble
    Anëtarësuar
    24-03-2007
    Vendndodhja
    in M.T's heart
    Postime
    637
    Po me te vertete Krishti u Ngjall! Perendia Eshte me Ne!
    Gezuar Pashket vellezer e motra Orthodokse!
    Yevgeny Rodionov
    Rroft AMERIKA!

  9. #7
    Krishti u ngjall se vdekurish, me vdekjen vdekjen shkeli, edhe te varrosurve u fali jeten. AMIN.

  10. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-12-2006
    Postime
    13
    per flaken e shenjte mund te shikoni me shume ketu http://www.holyfire.org/eng/

  11. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-12-2006
    Postime
    25
    seminarist me lejo te te korigjoj per dicka.ai myftiu nuk ishte shen ahmeti por shen ismaili .ndersa shen ahmetit i kane prere koken ne konstandinopoje.

  12. #10

    Thumbs up

    Kisha pare diçka para dhjete vjetesh......., por kaq shume material mbledhur bashke me beri te prekem......, ato murgeshat me qirinj nder duar..., ai flamuri Shqiptar perpara flamurit Rus...., ata njerez ne mosha te ndryshme qe qeshnin te lumtur si femije...., ketu ne Itali as qe behet fjale te tregojne çbehet, qofte edhe me nje permbledhje te shkurter...., kur ne tenjejten kohe behen "hetime shume serioze" se perse madoninat ( statuja te Shen Merise ) po qajne....!Flasin per shamanet e çuditshem, per Dalai Lamen, si shpojne trupin sheileret e Pakistanit dhe si vetekryqezohen ne Filipine te devotet katolike...., por qe per Ortodoksine as qe behet fjale, perjashto rastet e uniateve.
    Faleminderi Albo dhe atyre qe kane sjellur keto dokumentare.

  13. #11
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1
    I nderuar Seminarist!

    Mrekullia e flakes se shenjte ne Jerusalem konfirmon edhe nje here te verteten qe pershkruan edhe Kryepeshkopi Averky i Sirakuzes tek shkrimi "Cfare eshte Orthodhoksia".
    Orthodhoksia eshte sot besimi i vertete ne Jisu Krishtin dhe Kisha Orthodhokse eshte Kisha drejt se ciles synojne Kishat e tjera te ndara prej saj per herezite e tyre te medha apo te vogla qofshin ato.
    Parashikimi i Kryepeshkopit eshte mese i vertete, po te veme re se vetem lutjet e Kryepeshkopit Orthodhoks benin qe te ndriconte drita hyjnore e Jisu Krishtit dhe te ndizej flaka prej se ciles ndizej qiriri i Kryepeshkopit e me pas te tjereve.
    "Ejani merrni drite nga drita qe nuk perendon"- eshte oferta e bere nga Kryepeshkopi yne i dashur +Anastasi. Kudo gjendet kjo drite hyjnore dhe mistikerisht kalon neper te gjithe Kishat Orthodhokse, duke percjellur urimin e gezueshem "Krishti u Ngjall".
    Drejt kesaj drite jane duke ecur Kishat e tjera dhe e gjithe gjinia njerezore.
    Drejt kesaj drite eshte duke ecur vete populli i Izraelit.

    Pershendetje!

  14. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

  15. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126
    Flaka e Shenjte eshte simbol i Orthodoksise dhe jo vetem kaq edhe i gjithe krishterimit, pavaresisht se ajo ndodh vetem ne prezence te patriarkut orthodoks, por ka dhe nje qellim misionarizues per te gjithe te krishteret e muslimanet te cilet nese ne shpirtin e tyre nuk kthehen dot ne krishterim te pakten e respektojne dhe kjo eshte nje e vertete e madhe se gjithmone ndermjetimi i Perendise se krishtere ka qene i pranishem nder te krishteret orthodoks te atyre viseve, si ka ndodhur me Manastirin e Shen Ekaterines e cila ruhet nga beduinet mysliman i cili ishte i vetmi manastir qe nuk u prek nga ikonoklazma, apo raste te tjera per te cilat nuk eshte nevoja te permenden. Kjo ka bere qe bota islame te respektoje me shume te krishteret dhe madje ti mbroje (gjithmone flasim per krishterimin orthodoks) dhe nese perseri endemi neper histori do shohim qe shume kalife e sulltane kane qene te interesuar per njohjen e krishterimit duke kontribuar ne vazhdimin e tradites. Sot ndoshta shembulli me i perkryer ne Shqiperi eshte manastiri i Shen Joan Vladimirit i cili respektohet nga myslimanet ne mase te gjere jo vetem sot por edhe ne kohet e pushtimit osman, sepse jane te shumta shenjat e ketij shenjti i cili ishte apostull per ruajtjen e orthodoksise ne koherat kur Shqiperia e mesme u islamizua ne menyre te gjere ku ortodokset zinin me pak se 7% te pop se prefektures se Elbasanit. Prandaj le te falenderojme Perendine e cila eshte treguar e bollshme me shenjat e saj ndaj komunitetit te krishtere orthodoks, ne te gjithe globin.

  16. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Video me poshte eshte filmuar nga Associated Press (AP) ne Kishen e Ringjalles se Krishtit ne Jeruzalem, 3 mars 2010.


  17. #15
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Per here te pare ne historine e Krishterimit, kjo Drite mberriti ne Pashket e ketij viti ne Shqiperi (ne qytetin e Korces) !
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 06-04-2010 më 05:29
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  18. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Matrix për postimin:

    user010 (11-04-2015)

  19. #16
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    Teme interesante,ketu ku jetoj vitin e kaluar kur ishin pashket shkova ne nje kishe ortodokse rumune qe ishte mbushur plot dhe pothuaj me shume se 75% e besimtareve ishim jashte duke bllokuar dhe rrugen perpara kishes.kur arriti flaka deri tek une dore mbas dore e pyeta personin qe me shoqeronte se si e ndezin flaken e shenjte dhe mu pergjigj qe vjen nga larte.me thene te drejten nuk e besova por nuk i thashe gje.a ka mundesi te me shpjegoni se si ndizet flaka e shenjte neper gjithe kishat ate nate te shenjte?
    vetem ne Jeruzalem ndodh kjo mrekulli apo edhe ne kisha te tjera?
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  20. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Citim Postuar më parë nga skampin Lexo Postimin
    a ka mundesi te me shpjegoni se si ndizet flaka e shenjte neper gjithe kishat ate nate te shenjte?
    vetem ne Jeruzalem ndodh kjo mrekulli apo edhe ne kisha te tjera?
    Lexo artikullin e pare dhe shiko videot se do te ndihmojne te kuptosh. Mrekullia ne fjale ndodh cdo vit te Shtunen e Shenjte te Pashkes se Madhe, vetem ne Jeruzalem, ne Kishen e Ringjalljes (katoliket e protestantet e njohin kishen si Varri i Shenjte, pasi eshte ndertuar mbi vendin ku eshte varrosur Krishti). Flaka vjen nga qielli pasi peshkopi i Jeruzalemit thote disa lutje te vecanta dhe ndricon pllaken e gurit ku eshte shtrire trupi i Krishtit. Peshkopi ndez qirinjte e tij tek ajo flake dhe ua jep edhe peshkopeve te tjere qe e presin jashte. Pastaj ua kalon edhe besimtareve te mbledhur aty dore me dore. Flaka e Shenjte dergohet ne kishat e tjera orthodhokse fqinje, dergohet edhe me avion ne vende te tjera orthodhokse.

    Kurse ne ato vende e kisha ku nuk arrin flaka e Jeruzalemit, prifterinjte e ndezin nga flaka e shenjte e jodhimes (altarit ku sherben prifti) pasi thone lutjet perkatese. Flaka e Shenjte e Jeruzalemit, eshte prova qe vjen nga lart qe besimi i krishtere orthodhoks qe Kisha Orthodhokse ruan dhe na jep, eshte besimi i vertete, nuk ka besim tjeter.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 13-10-2010 më 11:49

  21. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    user010 (11-04-2015)

  22. #18
    i/e regjistruar Maska e liana76
    Anëtarësuar
    15-06-2009
    Postime
    73
    Une kam 14 vjet qe jetoj ne Greqi dhe riti i marrjes se flakes se shenjt eshte nje nder ritet me te bukura fetare qe karakterizohet nga nje solidaritet i papershkrushem.Njerzit qe afrohen pran kishave me qirinj ne duar nje qetsi nje hare ,biseda te shkurtra e gjith vemendja te flaka e shenjt.Dhe me e bukura pasi te gjith kane marre flaken kthehen ne banesat e tyre e neper rruge shikon vetem driteza qirinjsh e feneresh .E adhuroj kete dite....

  23. Anetarët më poshtë kanë falenderuar liana76 për postimin:

    user010 (11-04-2015)

  24. #19
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    E Shtune e Madhe, 03-Prill-2010, ora 23:00

    Ne vigjiljen e Pashkes, se bashku me te tjere u ngjitem ne Kishen e Shen Thanasit ne kodrat e qytetit te Korces. Gjithe qyteti dukej sikur levizte, po shkonte per te pritur Ngjalljen e Krishtit. Kjo feste eshte jo vetem festa me e madhe e Orthodhoksise por dhe festa me e madhe dhe me solemne e ketij qyteti.
    Sapo arrita ne Kishe, afrohem prane Psalteve dhe bashkohem me ta duke kenduar psalmet e Kanonit te se Shtunes se Madhe: "Zotin qe dikur me valet e detit e mposhti ndjekesin tiran, nen dhe e fshehen sot bijte e te shpetuarve....".
    Me te vertete fjale tronditese, fjale qe permbledhin ne vargje gijthe Ungjillin dhe Historine e Shpetimit tone, Shpetim ky i blere me jo me pak se sa Gjaku i Paster i Vete Zotit dhe Perendise Sone, Kryebariut te Shpirtrave tane, Jezus Krishtit.

    Nuk kaloi shume dhe prifti i Kishes me therret te shkoj ne Ajodhime. Shkoj aty duke pritur te kuptoj arsyen se perse me ka thirrur.
    "Degjo - me thote - Me moren ne telefon dhe me njoftuan se ne Kishen Katedrale te qytetit kane sjelle Driten nga Jerusalemi. Eshte hera e pare qe vjen ne Shqiperi, dhe duhet qe dikush ta sjelle ne kete Kishe qe besniket te ndezin qirinjte me kete drite kur te shpallet Ngjallja. A mund te shkosh me makine aty e ta sjellesh?"
    Une gezohem pa mase qe kjo Drite me ne fund mberriti tek ne, kjo Drite qe zbret nga vete Froni i Perendise ne realitetin e padukshem, behet e dukshme pikerisht ne Varrin ku Ai u shtri per tre dite kur ishte ne toke, ne te Shtunen e Madhe te Pashkes.

    Nga njera ane e ndjeva veten shume te privilegjuar qe po me ngarkohej mua ky mision.
    Por nga ana tjeter frikesohem se ndoshta nuk do arrij dot ne kohe ta sjell kete Drite ne kete Kishe. Rruget ishin te mbushura plot me njerez qe drejtoheshin drejt Kishave dhe madje ne disa rruge ndalohej ecja me makina. Kishte me pak se nje ore kohe per ta sjelle Driten.
    U kujtova se per Perendine nuk ka asgje te pamundur dhe ju drejtova Atij te me ndihmoje.

    Se bashku me dy persona te tjere zbres nga Kisha me makinen time.
    Rruges shihja njerezit qe te qeshur po ecnin drejt Kishave me qirinjte e pandezur ende. Mendoja se pikerisht keto qirinj kete nate do ndizen me Driten Qiellore qe Perendia me meshiren e Tij na e solli sot ne vendin tone. Keta njerez sot do kene ne shtepite e tyre, Driten e Pakrijuar te Zotit. Kjo me kenaqte por dhe m'i shpeshtonte te rrahurat e zemres sepse kisha frike nese Drita do sillej dot ne kohe. Akoma me shume me trembte fakti sikur kjo Drite te shuhej rruges duke ardhur ne Kishe.

    Pasi arrita ne Katedralen "Ngjallja e Krishtit", aty me veshtiresi depertuam deri ne Ajodhime. Prifterinjte se bashku me Kryepeshkopin e Korces, Hiresi Joanin, po beheshin gati per te dale per te shpallur Ngjalljen e Krishtit. Hyra aty dhe Hiresi Joani i ndezi qirinjte tane me Driten e Jerusalemit, Driten e Pakrijuar te Zotit, Dhuraten e Pashuar te Orthodhoksise.Dolem me pas nga dera e pasme e Ajodhimes per te shmangur pengesat qe mund te vinin nga turmat e njerezve qe mund te suleshin per te ndezur qirinjte ne kete Drite. Kjo Drite dukej se nuk ishte e zakonshme. Ajo ishte e bardhe si nje neon dhe djegia e saj ishte e ndryshme nga djegiet e flakeve te zakonshme.

    Duke ecur me veshtiresi mes njerezve, arritem me ne fund ne Kishen e Shen Thanasit. Ora po afronte 24:00. Misioni u krye dhe syte tane shnderrinin nga gezimi. Kisha ishte e mbushur plot me besnike qe prisnin Driten e Shenjte te Pashkes dhe Lajmin e gezueshem te Ngjalljes se Krishtit. Tek dera e Kishes na priti prifti i kesaj Kishe i cili ndezi Kandilin e Pafjetur tek kjo Drite dhe e puthi ate dhe me pas hyri ne Ajodhime. Dritat e Kishes u shuan. Me pas prifti ndezi llambadhet e Pashkes tek Kandili i Pafjetur qe sapo u ndez nga Drita e Shenjte dhe u shpalli besnikeve qe prisnin me padurim ne kete Kishe: "Ejani merrni Drite, prej Drites qe nuk perendon, dhe lavderoni Krishtin qe u ngjall se vdekuresh...."

    Ende sot ne kete Kishe, Kandili i Pafjetur qendron i ndezur me kete Drite, duke qene deshmia e gjalle se besimi yne Orthodhoks nuk mund te vdese. Vete Krishti i Ringjallur eshte Garantuesi i ketij besimi!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 13-10-2010 më 16:58
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  25. #20
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Mrekullia e Pashkës - Flaka e Shenjtë e Jeruzalemit

    Ceremonia e flakes se Jerusalemit,2013


Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Letra e Kishës së Romës drejtuar Kishës së Korinthit
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2007, 16:35
  3. Jeta e Shën Nilit - 7 maj, 12 nëntor
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 22:19
  4. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02
  5. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •