Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Shėn Onufri - 12 qershor

    Shėn Onufri - 12 qershor

    Parathėnie

    Jeta e Shėn Onufrit tė Egjiptit ndriēon me dritė tė plotė jetėn tonė mė Krishtin. Dritė qiellore vėrshon, dritė qė paraqet marrėdhėnie tė vėrteta ndėrmjet tė krishterėve dhe Perėndisė, qė janė marrėdhėnie tė fėmijėve kundrejt tė atit. Kjo marrėdhėnie Atė - bir bėhet e ndjeshme vetėm tek ata qė jepen me gjithė zemrėn e tyre tek Perėndia, si i lumturi Onufri qė "duke imituar jetėn e engjėjve" u bė, siē thotė himnshkruesi i tij "Zbukurim i Egjiptit dhe Palmė pjellore".
    Jetoi nė shekullin IV, nė fillim nė njė manastir afėr Ermupolis tė Thivės sė Egjiptit dhe mė vonė, i mbushur me dashuri hyjnore, vrapoi si dre i etur nė "burimet ujore" nė shkretėtirėn e famshme egjiptiane. 60 vjet larg syrit njerėzor, i vetėm, vetėm me Perėndinė, luftoi ashpėr kundėr pasioneve tė tij dhe demonėve, u pastrua dhe u shenjtėrua aq sa u bė "i dėgjuar dhe stacioni ligjor i asketėve." Pėrpara njė jete tė tillė, tė ēuditur ėngjėjt e Perėndisė pėruleshin dhe i shėrbenin "Onufrit qiellor" nė ēdo nevojė jetėsore dhe si pjesėtar tė shoqėrisė qiellore tė Liturgjisė sė Shenjtė, e kungonin ēdo tė diel me misteret e kulluara. Nė kėtė jetė engjėllore e gjeti Shėn Pafnuti, i cili shkroi jetėn e tij, qė po e japim kėtu nė njė gjuhė tė thjeshtė.


    Jeta e Shenjtit
    (E shkruar nga Shėn Pafnuti dhe e pėrpunuar nė gjuhėn e sotme.)

    1) Udhėtimi nė qiell
    Njė ditė, ndėrsa qėndroja nė qelinė time, Perėndia frymėzoi zemrėn time tė shkoje nė shkretėtirėn e thellė, qė tė gjej njerėz tė shenjtė pėr tė marrė bekimin e tyre. Dola nga manastiri duke marrė me vete pak bukė dhe ujė. Fillova ecjen me shumė pasion dhe pasi eca pak ditė, gjeta njė shpellė tė mbyllur. Trokita nė derė duke thėnė tė zakonshmen "Atė, beko". Nuk dėgjova pėrgjigje. Hapa derėn dhe duke u futur brenda gjeta njė njeri qė rrinte nė qėndrim lutjeje dhe sapo e preka ra pėrtokė. Rrobat qė vishte ishin nga gjethe palme dhe nga koha e shumtė u bėnė hi nė duart e mia. U tremba dhe fillova tė them psalme tė ndryshme, aq sa njihja dhe si mundja. E varrosa si munda dhe gjithė natėn lutesha pėr shpirtin e tij. Nė mėngjes rrethova hyrjen e shpellės dhe u largova. Eca katėr ditė, derisa me mbaroi buka. U sėmura nga uria dhe rashė pėrtokė si i vdekur. Atėherė shikoj pėrpara meje njė engjėll tė mrekullueshėm me formė njeriu tė bukur dhe shumė tė ndritshėm, prandaj dhe u tremba shumė. Duke u afruar me atė fytyrė tė mrekullueshme, ai mė preku duart, kėmbėt, dhe buzėt e mia. Atėherė ndjeva brenda meje njė forcė tė ēuditshme dhe eca me atė ndihmė hyjnore edhe katėr ditė pa ngrėnė. E pashė pėrsėri engjėllin edhe dy herė dhe pėrsėri mė dha forcė nė tė njėjtėn mėnyrė, me tė njėjtėn fuqi eca pa ngrėnė, herėn e dytė pėrsėri katėr ditė dhe herėn e tretė dhe dhjetė tė tjera.


    2) Takimi me Shenjtin
    Arrita shumė i lodhur nė vendin qė mė tregoi Perėndia. Sapo u ula pak tė ēlodhem, shikoj nga larg tė vijė drejt meje njė njeri i frikshėm nė pamje, i zhveshur dhe me shumė qime si ndonjė kafshė e egėr. Nė mes ishte i ngjeshur me degėza pemėsh. Sapo e pashė u tremba dhe u ngjita nė njė shkėmb tė lartė qė tė fshihesha. Kur arriti ai u shtri nė anėn e poshtme tė shkėmbit, i dėrrmuar nga nxehtėsia e diellit. Pastaj, pasi u ēlodh pak, thirri: "Zbrit, o shėrbėtor i Zotit, Pafnut, dhe mos u tremb, sepse edhe unė njeri mėkatar jam qė asketoj pėr shpėtimin e shpirtit tim nė kėtė shkretėtirė".
    I gėzuar atėherė unė zbrita shpejt dhe rashė nė kėmbėt e tij, duke kėrkuar faljen dhe bekimin e tij. Ai mė ngriti dhe pasi pėrshendetėm njeri-tjetrin u ulėm tė bisedonim. Ishte i lodhur veēanėrisht nga pleqėria e tij e asketizmi dhe qimet e tij ishin tė bardha si qumėshti. Duke dėshiruar tė mėsoj emrin dhe mėnyrėn e jetės sė tij, i thashė: "Tė lutem, Atė i shenjtė, ashtu si Zoti tė zbuloi tė fshehtat nė lidhje me mua, ashtu dhe ti mė trego nga je, si quhesh dhe kur erdhe kėtu nė shkretėtirė".


    3) Shenjti rrėfen jetėn e tij
    Atėherė ai u pėrgjigj: "Quhem Onufėr". Kam 70 vjet qė banoj nė kėtė vend, duke jetuar me egėrsirat dhe duke ngrėnė barishte. Njeri tjetėr nuk pashė asnjėherė, pėrveē teje, qė tė dėrgoi Perėndia, pėr tė varrosur trupin tim nesėr. Babai im ishte mbret i Persisė. Nėna ime ishte shterpė dhe i luteshin Perėndisė t'u jepte njė trashėgimtar. Pas shumė lutjesh i dėgjoi Perėndia dhe kur mbeti shtatzėnė nėna ime, u bė gėzim i madh nė pallat. Pas shtatzanisė, babai im pa njė shfaqje qė i thoshte tė mė quante Onufėr nė pagėzimin e shenjtė. Pastaj tė mė drejtojė nė manastirin qė ėshtė nė Thivaidha tė Egjiptit dhe e quajnė Isikastir. Kėshtu bėri babai im. Ndėrsa drejtohej me shėrbėtorė pėr nė Egjipt, na shoqėronte me shenjė hyjnore njė drenushė qė mė ushqente me qumėshtin e saj aq sa zgjati tėrė ajo ecje, pėr ēudinė e tė gjithėve.
    Pasi arritėm te manastiri mė i lartė, babai im ia tregoi igumenit tė gjitha dhe ai i tha: "Kėtu, grua s'ka shkelur asnjėherė, si ėshtė e mundur tė ushqehet njė fėmijė!" Babai im u pėrgjigj: "Sikurse Zoti rregulloi dhe na shoqėroi tėrė rrugės njė drenushė qė e ushqente, kėshtu pėrsėri me urdhėr hyjnor, ajo do tė vijė kėtu pėrditė pėr ta ushqyer derisa tė rritet". Kėshtu pra vendosi igumeni dhe qėndrova nė atė manastir. Babai im iku pėr nė pallat dhe drenusha vinte ēdo ditė deri nė vitin e tretė dhe mė jepte gji.
    Tė gjithė murgjit e atij manastiri qenė tė shenjtė dhe pa tė meta dhe rronin duke zbatuar tė gjithė porositė e Zotit, kishin tė gjithė njė shpirt, njė zemėr dhe njė dashuri tė mrekullueshme midis tyre. Nėse i pėlqente diēka ndonjėrit e donin tė gjithė. Mbanin kreshmė, luteshin tėrė natėn dhe ditėn bėnin punėdore me aq heshtje, sa asnjė nuk guxonte pa nevojė tė thoshte tė paktėn edhe njė fjalė tė vogėl. Mėsova pra nga ata Shkrimin e Shenjtė, dhe gjithė rregullin e jetės monakale, me saktėsi tė madhe. Shumė herė lavdėronin profetin Ilia, si u formua nga Perėndia nė shkretėtirė me durim dhe asketizėm dhe mori hir nga Perėndia tė bėjė gjėra tė mrekullueshme dhe veēanėrisht nuk shijoi gotėn e hidhur tė vdekjes, por u vendos nė parajsė trupėrisht. Por dhe tė nderuarin Pagėzor dhe Pararendėsin Joan, i cili mbi tė gjithė shenjtėt ėshtė martir i Krishtit, e lavdėruan shumė.
    Duke dėgjuar ēdo ditė Etėrit e manastirit tė lavdėronin kėta shenjtorė, pyeta: "Domethėnė eremitėt kanė mė shumė vlerė te Perėndia?" Ata mė thanė: "Po, biri im, janė mė tė mėdhenj nga ne, sepse ne shikojmė ēdo ditė njėri-tjetrin, bėjmė bashkė shėrbesat fetare me shkėlqim shpirtėror e qetėsi. Kur kemi uri e gjejme gati tavolinėn. Nėse sėmuret ndonjė nga ne trupėrisht ose shpirtėrisht, e ndihmojmė dhe i shėrbejmė me shumė kujdes. Patjetėr, ēfarė tė kėrkojmė do tė gjejmė. Por ata asketė tė bekuar nuk kanė ngushėllim njerėzor, por me gjithė shpirt besojnė vetėm te Perėndia. Nėse u vjen ndonjė ngasje nga i ligu, nuk kanė njeri t'i kėshillojė. Nėse kanė uri ose do tė jenė tė zhveshur apo do tė kenė nevojė pėr gjė tjetėr, nuk kanė asgjė veē vetes.
    Nė shėrbesat fetare dhe nė lutjet jepen mė sbumė. Engjėjt e Perėndisė u shėrbejnė ēdo ditė dhe kur ikėn shpirti i tyre nga trupi, ata e marrin me shumė kujdes dhe e sjellin pėrpara Trinisė sė Shenjtė, duke psalur gėzim dhe qetėsi.
    Pasi dėgjova kėto unė i vogli nga Etėrit e Perėndisė, u plagosa nė zemėr nga dėshira dhe dashuria pėr vetmi, ēdo ditė shtohej kjo dėshirė dhe shkrinte shpirti im pėr dashurinė e qetėsinė.
    Njė natė pra mora me vete disa bukė dhe ika nga manastiri duke iu lutur Perėndisė tė mė drejtojė ku ėshtė e pėlqyeshme pėr tė, pėr tė banuar. Kur arrita nė shkretėtirė, vendosa nė mendjen time tė banoj diku nė njė mal dhe atėherė shikoj para meje njė dritė tė shkėlqyeshme. I mbushur me frikė desha tė kthehesha pėrsėri nė manastir. Por menjėherė u duk tek ajo dritė njė njeri shumė i bukur, i mrekullueshėm nė pamje dhe i lavdishėm, dhe mė tha: "Mos u frikėso Onufėr. Unė jam engjėlli qė Perėndia urdhėroi tė tė mbrojė nga ora e lindjes deri nė orėn qė do tė vdesėsh. Ec pra dhe mos u tremb nga dinakėritė e djallit apo ngasjet ose ēfarėdo qė tė ndodhė, sepse unė jam bashkė me ty pėr t'u kujdesur derisa tė dorėzoj shpirtin tėnd nė duart e Perėndisė. Duke mė thėnė kėto engjėlli mė shoqėroi deri 70 milje ku ishte njė shpellė. Atėherė ai u bė i padukshėm. Unė trokita nė derėn e shpellės dhe pashė tė dalė njė plak i kėndshėm dhe plot merita. Pasi e pėrshendeta, mė pėrshendeti dhe ai duke mė thėnė: "Mirė se erdhe, o vėllai im Onufėr. Zoti do tė tė mbrojė dhe do tė tė ruajė. U futėm pra nė shpellė dhe qėndrova pranė tij disa ditė duke mėsuar gjėra tė ndryshme. Pasi mė urdhėroi mjaft pėr ato qė ishin tė nevojshme pėr asketizmin mė tha: "Ēohu djali im tė tė drejtoj nė njė shpellė tė qetė nė brendėsi tė shkretėtirės, tek e cila do Zoti tė banosh i vetėm dhe tė luftosh kundėr demonit pėr tė marrė shenjėn e fitores.
    Duke ecur katėr ditė e katėr net arritėm nė njė kasolle tė vogėl qė kishte palma dhe njė ēezėm tė bukur dhe mė thotė: "Ky ėshtė vendi qė tė pėrgatiti Zoti pėr tė banuar". Qėndroi me mua 30 ditė duke mė mėsuar ēdo hollėsi tė ndeshjes me vetminė. Pastaj shkoi nė shpellėn e tij dhe vinte e mė vizitonte derisa vdiq kėtu dhe e varrosa. Siē tha, emri i tij ishte Ermias nga fisi Isohar.


    4) Pafnuti kėrkon tė mėsojė mė shumė
    Pasi dėgjova tė gjitha kėto, unė Pafnuti i thashė: "E di, o Atė i shenjtė, se shumė mundime provove nė kėtė shkretėtirė". Ai plotėsoi: "Mė beso, i dashur, qė engjėlli na kungon tė gjithė eremitėt, tė vetmuarit. Ditėn qė do tė kungojmė, mbushemi me ngushėllim shpirtėror. As kemi uri, as kemi etje, as ndjejmė dhimbje apo mėrzitje tjetėr. Dhe nėse ndonjėri nga ne do tė dėshirojė tė shikojė njeri, merret nga engjėjt nė Parajsė dhe kur shikon atje aq shkėlqim dhe bukuri tė rreshtave qiellore verbohet, bėhet njė me dritėn hyjnore, gėzon shpirtin e tij, gėzohet dhe qetėsohet sė tepėrmi, i vlerėsuar pėr kaq tė mira. Harron fare tė gjitha mundimet e mėparshme dhe mėrzitjet qė duronte. Ndizet mė shumė dėshira e dashurisė hyjnore dhe asketizohet mė shumė me gjithė shpirtin e tij nė ndeshjet shpirtėrore qė tė vlerėsohet tė trashėgojė pėrjetėsisht njė lumturi tė tillė." Ndėrsa mė tregonte kėto i paharruari Onufėr, ndjeja kaq ėmbėlsi sa harrova pėrfundimisht mėrzitjet e ecjes, tė etjes, tė urisė dhe gjithė lodhja ime u duk se nuk kishte asgjė. I formuar shpirtėrisht dhe trupėrisht, i thashė me qetėsi: "Lum si unė qė u bėra i denjė tė tė shikoj dhe tė dėgjoj fjalėt e tua shumė tė ėmbla". Ai tha: "Le t'i lemė fjalėt, biri im, dhe le tė shkojmė tė shikosh banesėn time."


    5) Nė ēlodhjen e tė drejtėve
    Ecėm tri milje. Arritėm nė njė kasolle tė vogėl afėr sė cilės ishte njė burim dhe njė palmė. Pasi nė fillim u falėm, u ulėm pastaj tė flasim pėr Perėndinė. Pasi mbaroi dita, rreth perėndimit tė diellit, shikoj nė mes tė qelisė njė bukė tė madhe dhe shumė tė bukur. Shenjti mė tha: "Ēohu, djali im, ha dhe pi ēfarė na dėrgoi Zoti, sepse je shumė i lodhur nga ecja nė kėmbė dhe nėse nuk do tė hash, rrezikon tė sėmuresh."
    Unė thashė: "Jeton Zoti shpėtimtari ynė pėrpara tė cilit gjendemi. Por nuk do tė ha, nėse nuk do tė hamė me dashuri vėllazėrore bashkė",
    Iu luta shumė dhe me vėshtirėsi e binda. Bekoi tavolinėn, preu bukėn dhe pasi hėngrėm nė lavdinė e Perėndisė u ngopėm dhe mbeti edhe mė bukė. Pastaj nga kėnaqėsia kaluam gjithė natėn duke u lutur.
    Pasi u gdhi, pashė ēehren e fytyrės sė shenjtit tė zbehtė dhe tė ndryshuar; i frikėsuar pyeta tė mėsoj shkakun. Ai mė thotė: "Mos u frikėso, vėlla, sepse Zoti i mirė dhe i pėrshpirtshėm tė dėrgoi pėr tė varrosur trupin tim. Ja qė sot mbaron qenia ime nė kėtė botė dhe ikėn shpirti im tek gėzimi i papėrshkruar i lumturisė qiellore dhe tė kujtohesh kur tė shkosh nė Egjipt tė predikosh tek murgjit dhe tek tė gjithė tė krishterėt, qe i kėrkova Perėndisė kėtė bir: "Atij qė do tė bėj pėrkujtimoren time dhe do tė mė kremtojė ose tė do shkruajė dhe tė predikojė jetėn time, siē ta tregova, tė mos i vijė ngasje nga djalli". Unė i thashė: "Kam shumė dėshirė, Atė i shenjtė, pėr kėtė vend. Mė jep bekimin tėnd, tė qėndroj kėtu nė pjesėn tjetėr tė jetės sime". Mė thotė: "A nuk tė dėrgoi Zoti tė qėndrosh kėtu, pėr tė varrosur trupin tim dhe tė gėzohesh me shėrbėtorėt e tij tė shenjtė qė qėndrojnė nė kėtė shkretėtirė dhe tė predikosh mėnyrėn e jetės sė tyre tek ata qė duan Krishtin pėr lavdinė e Zotit, pėr tė imituar sa tė munden?" Atėherė rashė nė kėmbėt e shenjtit, duke thėnė: "Ati i Tėrėshenjtė qė njeh se ēfarė do tė kėrkosh nga Perėndia do tė t'i japė, pėr shkak tė pėrpjekjeve tė tua, tė kėrkoj dhe tė lutem tė mė bekosh tė behem i ngjashėm nė virtyt, tė marrė nga Perėndia bashkė me ty tė njėjtėn lavdi dhe kurorė nė jetėn e pėrjetshme, siē u vlerėsova nė kėtė jetė dhe tė shijova ty". Ai u pėrgjigj: "Zoti mos tė hidhėroftė pėr kėto qė kėrkove, por tė bekoftė dhe tė forcoftė nė dashurinė e tij, tė ēliroftė nga ēdo mėkat dhe ngasje e armikut dhe e realizoftė ėndrrėn tėnde. Engjėjt e tij tė mbulofshin dhe tė mbrofshin nga provokimet e armikut dhe mos gjetė shpirti yt asnjė faj nė ditėn e Gjykimit. Bekimi i Atit e Birit dhe i Shpirtit tė Shenjtė qoftė me ty tani dhe nė jetė tė jetėve". Sa mė tha kėto fjalė, u pėrkul, ngriti duart lart dhe shikimin nė qiell, duke thėnė me lot: "O Perėndi i Lartė dhe i Padukshėm, lavdia e tė cilit ėshtė e pakuptueshme dhe e pashprehshme dhe mėshira e pafundme dhe e pamatshme, tė himnoj, tė bekoj tė falem dhe tė lavdėroj Ty qė tė dėshirova qė nė rininė time, Ty tė ndoqa. Mė dėgjo! Ty tė thėrret shpirti im. Sepse u kujdese pėr mua tė varfėrin, largove shpirtin tim nga nevojat, nuk mė fute nė duart e armiqve, por mė dhe jetė nė zemrėn time. Tė lutem, Zoti im, mė mbulo me send qė tė mos dridhet shpirti im nga demonėt kur tė ndahet nga trupi, por merre me ėngjėjt e shenjtė dhe ēoje atje, ku thotė drita e fytyrės Tėnde, sepse je i bekuar dhe i lavdėruar nė shekuj. Mė kujto, o i Shumėmėshirshėm pėr popullin Tėnd besnik. Ai qė do tė gjendet nė rrezik, nė det ose pėrpara gjyqit apo nė ndonjė shqetėsim tjetėr dhe do tė tė ftojė duke tė thėnė:
    "Zot i Plotfuqishėm, me ndėrmjetimet e shėrbėtorit tėnd Onufėr, mė mėshiro, Tė lutem dėgjoje lutjen e tij dhe falja mbretėrinė tėnde, ashtu siē mė premtove".


    6) Fundi i Shenjtit
    Duke mbaruar lutjen tha: "Zot, nė duart e tua lė frymėn time. Dhe u shtri pėrtokė duke u lutur nė fshehtėsi. Fytyra e tij u bė si dritė dhe ndjeva kaq shumė erė saqė ngela i verbuar nga ajo frymė e pashprehshme dhe ėmbėlsia e Parajsės. Rrufe dhe bubullima qė shpėrthyen nė atė moment e hodhėn tė trembur pėrtokė dhe i pashė tė hapur qiejt dhe ushtritė e engjėjve tė psalin sipėr shenjtit himne tė ėmbla dhe melodioze, tė vijnė nė rregull me llambadha tė ndezura dhe temjanica tė arta nė duart e tyre si dhjakonė. Ndėrmjet tyre u duk njė dritė e fortė dhe brenda dritės njė zė i ėmbėl qė thoshte: "Eja, shpirti im i dashur, qė tė tė drejtoj nė qetėsinė e tė drejtėve dhe nė prehjen e pashprehshme qė e dėshirove. Atėherė u nda nga trupi ai shpirt i lumtur nė formėn e njė pėllumbi tė bardhė dhe duke e marrė atė Zoti ynė Jisu Krisht nė duart e tij tė pastra, u ngjit nė qiell me engjėjt qė psalnin. Atėherė unė u ngrita dhe putha me lot lipsanin e tij tė shenjtė qė shndriste si margaritar i ēmuar dhe lėshonte aromė. Duke u drithėruar nga hidhėrimi pėr pak kohė, sepse humba kaq shpejt njė thesar kaq tė ēmuar, qė me kaq mund e fitova, mendohesha se si do tė gėrmoja tokėn qė ta fshihja, sepse nuk kisha asnjė vegėl. Atėherė erdhėn dy luanė dhe duke u afruar me butėsi lėpinė kėmbėt e tij dhe lėvizėn me dhimbje sikur ishin qenie tė logjikshme. Unė u thashė: "E di qė Perėndia ju dėrgoi qė tė varrosni lipsanin e shenjtė. Sepse edhe kafshėt pa fjalė himnojnė Krijuesin dhe i binden atij. Dhe duke marrė shkopin tim nėnvizova nė tokė gjatėsinė e varrit. Ata menjėherė filluan tė gėrmonin me thonj dhe hapėn njė kanal. Pastaj unė nxora gjysmėn e palltos qė mė kishte ngelur nga eremiti pėr tė cilin fola pak mė parė dhe mbėshtolla lipsanin e shenjtė me shpresėtari dhe e varrosa. Dy luanėt vunė metani nė varrin e shenjtit dhe tek unė dhe u larguan.
    Ngela duke qarė dhe duke menduar pėr paaftėsinė dhe mėkatet e mia.
    "Mjerė unė mizori dhe i ngathti. Sa shėrbėtorė shembullorė ka Zoti im dhe ushtarė trima. Por unė i pakujdesshmi, ēfarė llogarie do t'i jap Krijuesit tim? Ēfarė kurore lavdie do tė marr pėrderisa nuk luftova "asnjėherė kundėr demonit"? Duke thėnė kėto mendova tė qėndroj nė atė vend duke duruar hidhėrimin. Por menjėherė u bė njė tėrmet dhe ra mali e mbuloi shpellėn, burimin, palmėn dhe tė gjitha u zhdukėn. Duke parė kėtė ngjarje e kuptova qė ishte dėshirė e Perėndisė qė tė mos qėndroja atje dhe fillova tė qaj. Atėherė m'u shfaq engjėlli qė pėrmenda mė sipėr dhe mė tha: "Mos qaj mė, por pėrkundrazi gėzohu qė pe gjėra tė mrekullueshme. Shko pra nė Egjipt dhe prediko jetėn e tė lumturit Onufėr dhe gjėrat e tjera qė pe dhe do tė shohėsh nė kėtė shkretėtirė. Ec pra nė paqe i fuqizuar nga Perėndia."
    I bekuari Onufėr fjeti mė 12 qershor, pėr lavdi tė Zotit tonė Jisu Krisht.


    Si epilog

    Sa gjėra nuk shprehen brenda kėsaj jete. Sa gjėra tė vėrteta na mungojnė nga kjo jetė hyjnore neve tė krishterėve tė sotėm! Qendra dhe motoja e jetės sė oshėnarit Onufėr ėshtė urdhri i Ungjillit. "Kėrkoni sė pari mbretėrinė e Perėndisė dhe Drejtėsinė e Tij dhe tė gjithė tė tjerat do t'ju vijnė mė pas". I vėshtirė ėshtė pėrjetimi i kėtij urdhri dhe kėrkon shumė besim. Ajo qė shpesh shihet, ėshtė se ne mbytemi nė pėrkujdesjet e jetės, sepse jemi tė dobėt pėr tė menduar qė pėr kėtė do tė kujdeset pėrveē nesh i Plotfuqishmi, Ati Ynė nė qiell. Ankthi qė zotėron shpirtin tonė ėshtė rezultat i mosbesimit tek Ati ynė Perėndi.
    Sepse zgjidhja e problemeve tė jetės ėshtė e pamundur nga vetė njeriu. Mendja njerėzore ėshtė krejt e pafuqishme tė pėrgjigjet veē problemeve qė i paraqiten nė njė moment tė caktuar dhe nė kėtė rast akoma, nė kohėn qė e ka mundėsinė ėshtė shumė e dyshimtė nėse pėrgjigja qė do tė japė do tė jetė e pėrshtatshme. Nga ana tjetėr nevoja njerėzore pėr siguri duhet tė japė pėrgjigje. Kėshtu njeriu ngelet pa rrugėdalje dhe mbushet me ankth. Por nėse do tė besojmė tek ekzistenca e Atit Perėndi, gjėrat do tė merrnin pikėrisht pamjen e atyre sendeve qė shfaqen tek jetėt e shenjtorėve dhe nė mėnyrė tė veēantė tek ajo e Atit Oshėnar Onufėr tė Egjiptit, d.m.th. nuk do tė mėrziteshim pėr pėrkujdesjet jetėsore. Por duke pasur besimin qė nė formėn e saj tė thellė ėshtė njohje e ekzistences sė Atit Perėndi dhe duke parė dobėsinė tonė pėr t'iu pėrgjigjur problemeve tė jetės qė duan njė pėrgjigje, do t'i drejtoheshim me thjeshtėsi Atit tonė dhe do t'i thoshim: "Bukėn tonė tė pėrditshme jepna neve sot." Ky mosbesim tek Kujdesi Atėror i Perėndisė nuk u pėrket vetėm jobesimtarėve, por kryesisht neve besimtarėve. Besimi ynė zakonisht nuk arrin nė atė gradė qė ta ndjejmė Perėndinė si Atin tonė, nė mėnyrė qė t'i jepemi atij me gjithė dėshirėn tonė, pa e lėnė mendjen tė zotėrohet nga pėrkujdesjet. Oshėnari Onufėr ėshtė njė shembull qė tė bėn pėrshtypje. Dhėnia e tij tek Perėndia nuk shfaq njė mbinjeri, sado qė nga historiku i jetės sė tij mund tė na duket kjo ikonė. Pėrkundrazi shfaqet si njė njeri i pėrmasave tė vėrteta njerėzore. Tė pėrmasave tė vėrteta njerėzore janė marrėdhėniet e njė fėmije me tė atin. Ashtu si fėmijėt duan vetėm babanė dhe nėnėn e tyre dhe duan tė duhen nga prindėrit dhe nuk preokupohen pėr problemet e tyre, duke pasur bekimin se do tė kujdesen pėr ta prindėrit e tyre, pikėrisht ashtu siē dėshiron dhe Perėndia tė krijohen marrėdhėniet me Tė. Prandaj kur nxėnėsit pyetėn Krishtin sesi do tė luten d.m.th. si do tė komunikojnė me Perėndinė, Krishti u tregoi lutjen atėrore: "Ati ynė ..."

    Jeta e Shėn Qnufrit ėshtė njė bombė nė themelet e marrėdhėnieve tė njeriut me jetėn, bombė qė lėkund marrėdhėniet tona me jetėn qė bėhet sot. Sot jeta e Oshėnar Onufrit ose bėhet e pranueshme dhe tė emocionon ose kundėrshtohet si diēka fantastike dhe jashtė sė vėrtetės. Sepse paraqet njeriun e pastėr qė ėshtė hyjnjeri d.m.th. i bashkuar nė mėnyrė tė pandashme me Perėndinė. Eshtė bombė nė marrėdhėniet tona me Perėndinė sepse shumica nga ne tė krishterėt nuk kėrkoi "tė parėn Mbretėrinė e Perėndisė" qė gjendet "brenda nesh" me lutjen e pazonjė, por kėrkon tė mirat materiale dhe shpirtėrore.

    Nuk kėrkojmė tė duam Perėndinė me gjithė zemrėn tonė, por kėrkojmė tė duam gjėrat e tjera materiale dhe gjėrat e tjera shpirtėrore me gjithė tė mirat qė i shoqėrojnė. Por dhe ky pėrftim i tė mirave shpirtėrore, thjesht na drejton tek marrėdhėnia jonė e vėrtetė me Perėndinė, njerėzit dhe jetėn. Kjo marrėdhėnie e vėrtetė fitohet vetėm kur njeriu i vendos tė gjitha kėto gjėra si dytėsore dhe ngulmon nė fillim nė komunikimin personal me Perėndinė, ashtu siē shfaqet nė jetėn emocionuese tė Oshėnar Onufrit qė ėshtė njė marrėdhėnie Atė e Bir.

    Le tė lutemi qė ndėrmjetimet e Atit Oshėnar Onufėr tė Egjiptit tė na vendosin dhe ne nė kėtė marrėdhėnie tė vėrtetė. Oshėnar i Perėndisė, Onufėr, ndėrmjeto pėr ne.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet nė Bllog
    1
    Jeta e Shėn Qnufrit ėshtė njė bombė nė themelet e marrėdhėnieve tė njeriut me jetėn, bombė qė lėkund marrėdhėniet tona me jetėn qė bėhet sot. Sot jeta e Oshėnar Onufrit ose bėhet e pranueshme dhe tė emocionon ose kundėrshtohet si diēka fantastike dhe jashtė sė vėrtetės. Sepse paraqet njeriun e pastėr qė ėshtė hyjnjeri d.m.th. i bashkuar nė mėnyrė tė pandashme me Perėndinė. Eshtė bombė nė marrėdhėniet tona me Perėndinė sepse shumica nga ne tė krishterėt nuk kėrkoi "tė parėn Mbretėrinė e Perėndisė" qė gjendet "brenda nesh" me lutjen e pazonjė, por kėrkon tė mirat materiale dhe shpirtėrore.

    Nuk kėrkojmė tė duam Perėndinė me gjithė zemrėn tonė, por kėrkojmė tė duam gjėrat e tjera materiale dhe gjėrat e tjera shpirtėrore me gjithė tė mirat qė i shoqėrojnė. Por dhe ky pėrftim i tė mirave shpirtėrore, thjesht na drejton tek marrėdhėnia jonė e vėrtetė me Perėndinė, njerėzit dhe jetėn. Kjo marrėdhėnie e vėrtetė fitohet vetėm kur njeriu i vendos tė gjitha kėto gjėra si dytėsore dhe ngulmon nė fillim nė komunikimin personal me Perėndinė, ashtu siē shfaqet nė jetėn emocionuese tė Oshėnar Onufrit qė ėshtė njė marrėdhėnie Atė e Bir.

    Le tė lutemi qė ndėrmjetimet e Atit Oshėnar Onufėr tė Egjiptit tė na vendosin dhe ne nė kėtė marrėdhėnie tė vėrtetė. Oshėnar i Perėndisė, Onufėr, ndėrmjeto pėr ne.
    Sa here lexoj kete shkrim pyes veten, a eshte valle fantazi apo realitet??
    Pse valle habitemi, aq sa nuk mundemi dot ta besojme? Pikerisht per faktin sepse jeta e Shen Onufrit eshte nje bombe, eshte nje rrufe ne qiell "te kthjellet", e pakuptueshme per njerezit e epokes "moderne".
    Sot e keqja eshte kaq e zakonshme sa te shumtet thone se me siguri kemi te bejme me nje perralle te bukur.
    Jeta e Shen Onufrit eshte si nje elektroshok qe na sjell ne vete nga gjumi i erret i mekatit ku ka rene sot njerezimi. Kuptojme pra situaten ekzistenciale, gjendjen e mjerueshme shpirterore ne te cilen ndodhemi, per ata qe duan ta kuptojne kete gjendje.
    Dhe sa me shume ta lexojme kete shkrim dhe te tjere shenjtore, gjithmone duhet te shkundemi nga letargjia dhe te perpiqemi ne imitim te tyre per vazhdimin e jetes qe na ka mbetur porsi kane bere edhe ata.
    Le t`i lutemi, sot diten e emrit te Tij, Shen Onufrit, me fjalet qe vete na ka lene:

    "Zot i Plotfuqishėm, me ndėrmjetimet e shėrbėtorit tėnd Onufėr, mė mėshiro, Tė lutem dėgjoje lutjen e tij dhe falja mbretėrinė tėnde, ashtu siē mė premtove".
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ilia spiro : 12-06-2010 mė 13:21
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #3
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Shume e vertete Ilia, Jeta e Shen Onufrit eshte vertet nje bombe qe therrmon cdo lloj mentaliteti ateist dhe materialist te epokes "moderne". Kur lexon jete te tilla, kujtohesh per madheshtine e Zotit tone dhe se ekziston nje realitet paralel me ate pseudo-realitet qe jetojme perdite. Ky realitet eshte jeta e shenjtoreve te cilet e preken dhe e shijuan Jeten qe Krishti na e beri te mundur permes sakrifices se Tij ne Kryq dhe Ringjalljes se Tij te lavdishme
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #4
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet nė Bllog
    1

    Pėr: Shėn Onufri - 12 qershor

    "Zot i Plotfuqishėm, me ndėrmjetimet e shėrbėtorit tėnd Onufėr, mė mėshiro, Tė lutem dėgjoje lutjen e tij dhe falja mbretėrinė tėnde, ashtu siē mė premtove".
    Duaje te afermin tend si veten

Tema tė Ngjashme

  1. 200 tė shumėkėrkuarit shqiptarė nė tė gjithė Botėn
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  2. Raporti i OSBE: Zgjedhjet e qershorit, nje permiresim i ndjeshem
    Nga juanito02 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 16-09-2009, 08:08
  3. Katalog shenjtorėsh
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:31
  4. 12 Qershor: Shen Onufri (vetmitar)
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-06-2006, 19:58
  5. Onufri dhe Mikelanxhelo
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2006, 18:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •